Kim Kardashian ka zbuluar një mënyrë të veçantë se si fëmijët e saj e mbajnë të përmbajtur dhe me këmbë në tokë. Në episodin e fundit të serialit The Kardashians, 45-vjeçarja hapi derën e shtëpisë së saj për kamerat, duke treguar rutinën e mëngjesit me familjen.
Ndërsa përgatit fëmijët për shkollë, Kim rrëfen se shpesh merr “check-in realiteti” nga të vegjëlit e saj. “Çdo gjë që bëj është për fëmijët e mi dhe ata gjithmonë më mbajnë me këmbë në tokë,” shprehet ajo me humor. Sipas saj, fëmijët thonë gjëra të çuditshme: “Njëri mund të thotë, ‘Je kaq e mërzitshme! Nuk mund të besoj që nuk e di këtë fjalë.’” Apo, “Kur do të bësh një facelift si Lovey?”
Kim është nënë e katër fëmijëve: North, 12, Saint, 10, Chicago, 7, dhe Psalm, 6. Ajo ka treguar gjithashtu se vajza e saj më e madhe, North, ka një stil të vetin dhe nuk e shqetësojnë shumë kritikat e të tjerëve, madje edhe kur vendosi një piercing në gisht.
Ylli i SKIMS ka pranuar se ndonjëherë bën gabime si prind, sidomos kur lejon fëmijët të zgjedhin veshje të veçanta, por kërkon vetëm pak durim dhe mirëkuptim. Për më tepër, Kim është kundër detyrave për shtëpi, duke argumentuar se fëmijët tashmë kalojnë shumë kohë në shkollë dhe duhet të kenë mundësi të merren me sport dhe kohë familjare.

Tag: këmbë
-

Fëmijët e Kim Kardashian: Mësuesit e saj më të rreptë
-

Ish-minatori i Matit vjen në këmbë në protestë: Një copë bukë thatë e kam në fund të çantës, nuk pata lekë me i dhënë..
Opozita është mbledhur sërish këtë të hënë përpara Kryeministrisë, ku po zhvillohet foltorja e radhës.
Ashtu si në protestat e mëparshme, edhe këtë herë janë bashkuar dhjetëra qytetarë dhe deputetë të opozitës.
Gjatë protestës, fjalën e mori një qytetar nga Mati, ish-minator dhe ish-kryetar i fshatit Urxall. Ai u ngjit në foltore me një elektrik të vendosur në ballë, të cilin e mbajti deri në përfundim të fjalimit.
“Një copë bukë thatë e kam futur në fund të çantës së shpinës, nuk pata lekë me i dhënë makinës. Kam ardhur në këmbë nga rrethi i Matit.
Jam Abdi Toçi nga fshati Urxall i Matit, ish-mi -

‘Në Bullgari u ngrit në këmbë i gjithë populli’, Paloka: Shqiptarët duhet të reagojnë vetë, jo të presin nga Berisha
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka kritikuar mungesën e reagimit qytetar ndaj situatës politike dhe ekonomike në vend. Ai solli si shembull protestat në Bullgari, ku sipas tij populli u ngrit në këmbë për çështjen e taksave.
“Shohim çfarë ndodh në Bullgari, kudo… edhe në vende si Bangladeshi ku demokracinë nuk e kanë as si term në shkolla. Në Bullgari, për taksat, u ngrit në këmbë i gjithë populli,” tha Paloka.
Ai theksoi se shqiptarët nuk duhet të presin thirrjen e Sali Berishës për të protestuar: “Nuk duhet t’i thërrasë më Berisha shqiptarët, ata duhet të thërrasin Berishën.”
Sipas tij, opozita është thuajse e çaktivizuar dhe parlamenti “nuk ekziston më”, ndërsa qytetarët reagojnë vetëm “kur të vijë ekskavatori t’u shembë shtëpinë”. Paloka shtoi se interesimi i njerëzve është shumë më i madh sesa pjesëmarrja në protesta: “Sikur vetëm ata që më kanë shkruar në Facebook të dilnin, do të ishim 10 herë më shumë në protestë.” -

Aksioni i RENEA-s, u plagos në këmbë, Erzen Uka dërgohet me urgjencë në spitalin e Shkodrës
Erzen Uka, i arrestuari gjatë aksionit të bujshëm të RENEA-s në Fushë-Arrëz, është paraqitur mëngjesin e sotëm në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës për të mjekuar plagën.
Pas dorëzimit, rezultoi se ai ishte i plagosur në këmbë. Nën kushte të rrepta sigurie, ai është shoqëruar në spital.
Ndërkohë, që prej dorëzimit, së bashku me Julian Cumrrakun, vazhdojnë të jenë në paraburgimin e Drejtorisë së Policisë së Shkodrës, në pritje të gjyqit. Deri më tani, nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për grupin hetimor.Top Channel
-

Legjenda e Rozafës: I ra mjegulla Bunës dhe…
Kalaja e Rozafatit ka një legjendë të dhimshme…Lexojeni!
I ra mjegulla Bunës dhe e mbuloi të tërë. Kjo mjegull mbeti aty tre ditë e tre netë. Pas tri ditësh e tri netësh fryu një erë e hollë dhe e lartoi mjegullën. E lartoi dhe e shpuri gjer në kodrën e Valdanuzit.
Aty majë kodrës punonin tre vëllezër. Ndërtonin një kështjellë. Murin që e bënin ditën u prishej natën dhe kështu nuk e lartonin dot.
Na shkon aty një plak i mirë.
– Puna e mbarë, o tre vëllezër.
– Të mbarë paç o plak i mirë. Po ku e sheh ti të mbarën tonë.
Ditën punojmë, natën prishet. A di të na thuash një fjalë të mirë? Ç’të bëjmë që të mbajmë muret në këmbë?
– Unë di – u thotë plaku – po e kam për mëkat t’ua them .
– Atë mëkat hidhe mbi kryet tona, se ne duam që ta qëndrojmë në këmbë këtë kështjellë.
Plaku i mirë mendohet e pyet:
– A jeni të martuar o trima ? A i keni ju të tre vashat tuaja?
– Të martuar jemi – i thonë ata – edhe të tre i kemi vashat tona.
Na thuaj pra ç’të bëjmë që ta qëndrojmë këtë kështjellë ?
– Në doni ta qëndroni, lidhuni me besa besë: vashave mos u rrëfeni, në shtëpi mos kuvendoni për fjalët që do t’u them unë.
Atë nga të tri kunatat që do të vijë nesër t’ju sjellë bukën, t’a merrni e t’a muroni të gjallë në mur të kështjellës.
Atëherë keni për ta parë se muri do t’u zërë vend e do t’u qëndrojë për jetë e mot.
Tha kështu plaku, pastaj shkoi; tani u pa, pastaj s’u pa.
Vaj !
Vëllai i madh e shkeli besën e fjalën: ia tregoi të gjitha vashës së vet kështu e kështu, i tha të mos vinte atje të nesërmen.
Edhe i mesmi e shkeli besën e fjalën: ia tregoi të gjitha vashës së vet. Vetëm i vogli e mbajti besën, fjalën: nuk kuvendoi në shtëpi, nuk i tha gjë vashës së vet.
Në mëngjes ata të tre ngrihen shpejt e shkojnë në punë. Çekanët godasin, gurët copëtohen, zemrat rrahin, muret lartohen…
Në shtëpi nëna e djemve s’di gjë. I thotë së madhes:
– Moj nuse e madhe, mjeshtrit duan bukë e ujë; duan kungullin me verë.
Nusja e madhe ia kthen:
– Besa nënë, sot s’mund të shkoj se jam sëmurë.
Kthehet i thotë së mesmes:
– Moj nuse e mesme, mjeshtrit duan bukë e ujë: duan kungullin me verë.
– Besa nënë, sot s’vete, se do shkoj tek fisi për të bujtur.
– Nëna e djemve i kthehet nuses së vogël.
– Moj nuse e vogël…
Nusja e vogël brof në këmbë:
– Urdhëro zonja nënë !
– Mjeshtërit duan bukë e ujë; duan kungullin me verë.
– Besa nënë unë shkoj, po e kam djalin të vogël. Druhem se do gji të pijë e qan.
– Nisu, shko se djalin ta shikojmë ne e s’ta lëmë të qajë, – i thonë të kunatat.
Ngrihet e vogla, e mira, merr bukë e ujë, merr kungullin me verë, puth djalin e vogël në të dy faqet.
Niset e bie në Kazenë; që aty ngjit kodrën e Vladanuzit, i afrohet vendit tek punojnë të tre mjeshtrit: dy të kunetërit dhe i shoqi.
– Puna mbarë, o mjeshtër!
Po ç’është kështu? Çekanët ndalen e s’godasin, po zemrat rrahin fort e fort. Fytyrat zbehen. Kur e sheh i vogli të shoqen, hedh çekanin nga dora, malkon gurin e murin.
E shoqja i thotë:
– Ç’ke ti im zot ? Pse mallkon gurin e murin ?
Hidhet kunati i madh:
– Ti paske lindur në ditë të zezë, moj kunata jonë. Ne e kemi bërë me fjalë të t’murojmë të gjallë në mur të kështjellës.
– Shëndoshë ju o tim kunetër. Po unë do t’ju lë një porosi: kur të më muroni në mur, synë e djathë të ma lini jashtë, dorën e djathtë të ma lini jashtë, gjirin e djathtë të ma lini jashtë. Se djalin e kam të vogël. Kur të nisë të qajë – me njërin sy do ta shikoj , me njërën dorë do ta ledhatoj, me njërën këmbë do t’i tund djepin e njërin gji do t’ia jap të pijë.
Gjiri im u muroftë, kështjella qëndroftë, djali im u trimëroftë, u bëft mbret e mbretëroftë!
Ata e marrin nusen e vogël dhe e murojnë në themel të kështjellës. Dhe muret ngrihen, lartohen nuk shemben më si më parë. Po rreth tyre gurët janë dhe sot të lagur e të myshtë, sepse vazhdojnë të pikojnë lotët e nënës për birin e saj…Dhe i biri u rrit, luftoi e trimëroi.
(Nga “Tregime të moçme shqiptare” të Mitrush Kutelit)
Përgatiti: ObserverKult
Mitrush Kuteli
Lexo edhe:
MITRUSH KUTELI: NGRIHEM SI I ÇMENDUR TË SHKRUAJ…
Poezi nga Mitrush Kuteli
Më di a nuk më di se qaj,më di a nuk më di se vuajnë orët e thella të natës,kur ngrihem i çmendur të shkruajme gjakun e zemrës, të shkruaj.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
-

Ja pse pirja e ujit në këmbë është e dëmshme për shëndetin?
Uji është thelbësor për mbijetesë. Jo vetëm që ndihmon në ruajtjen e nivelit të hidratimit të trupit, por gjithashtu mban larg një mori problemesh shëndetësore.
Por, pavarësisht se sa e nevojshme është të pish ujë, pirja në pozicionin e duhur është shumë e rëndësishme.
Mjekët mbështesin këtë deklaratë, duke thënë se si pirja ashtu edhe ngrënia në këmbë janë të dëmshme për shëndetin.Ne e dimë që duhet të pimë 8-10 gota ujë çdo ditë, por shumica prej nesh nuk janë të vetëdijshëm për rëndësinë e qëndrimit gjatë pirjes. Pozicioni gjatë pirjes ndikon ndjeshëm në shëndetin tuaj.
Kur një person pi ujë me shpejtësi dhe e bën këtë ndërsa është në këmbë, kjo prish ekuilibrin e lëngjeve në trup, gjë që rrit toksinat në trup, si dhe probleme të tjera me stomakun. Kjo shkakton akumulimin e lëngjeve në nyje, të cilat mund të shkaktojnë simptoma të artritit në planin afatgjatë. Në mënyrë të ngjashme, është më mirë të mos pini ujë ndërsa hani.
Kur një person pi ujë në këmbë, uji rrjedh me shpejtësi poshtë drejt stomakut të poshtëm pa u filtruar. Kjo bën që papastërtitë e pranishme në ujë të grumbullohen në fshikëzën e tëmthit, gjë që është e dëmshme për shëndetin e veshkave.
Përveç kësaj, pirja e ujit në këmbë nuk lejon që lëndët ushqyese të arrijnë në mëlçi, gjë që nuk e shuan etjen. Kjo është arsyeja pse nuk ndihemi të ngopur edhe pasi kemi pirë disa gota ujë. Të gjitha lëndët ushqyese thelbësore kalojnë pa i sjellë dobi trupit. -

Autori dhe i plagosuri ishin shokë me njëri-tjetrin! Detaje nga ngjarja në Institut ku 40-vjeçari u qëllua me pistoletë
Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e plagosjes së 40-vjeçarit, Marilen Jata që ndodhi mbrëmjen e djeshme (23 nëntor) në zonën e Institutit. Mësohet se Marilen Jata është qëlluar me armë zjarri nga shoku i tij, ku plumbi e ka kapur në këmbë. Ata më përpara kanë qenë shokë, por prej tre muajsh nuk flisnin me njëri tjetrin.
Mbrëmjen e së dielës i plagosuri sapo është futur në rrugicë, aty i ka dalë para autori ku e ke qëlluar me pistoletë. Menjëherë pas kësaj, autori është arratisur. Pritet që oficerët e policisë të marrin në pyetje të plagosurin në Spitalin e Traumës për motivet dhe përplasjet që kishte me autorin.
Njoftimi i policise
Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij.
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit ndaj Pronës dhe Jetës, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Ramadan Citaku”, një shtetas kishte plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin M. J., 40 vjeç, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. F., 36 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme, plagosi me armë zjarri në këmbë shtetasin M. J. Ky i fundit ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit F. F dhe dokumentimin e plotë të rastit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.