Tag: këmba

  • Moti i keq në Dropull/ Dëmtohet këmba e urës, banorët të izoluar

    Moti i keq në Dropull/ Dëmtohet këmba e urës, banorët të izoluar

    Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar dëmtimin e këmbës së një ure në Glinë të Dropullit, duke bllokuar qarkullimin.

    Kjo ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e banorëve. Një nga këmbët mbajtëse të urës është dëmtuar, duke e bërë kalimin të pasigurt për qarkullim.
    Në pamjet e siguruara nga TCH, shihet se këmba e urës është dëmtuar, ndërsa niveli i ujit mbetet i lartë.
    Bashkia Dropull po shqyrton hapjen e një rruge dytësore të përkohshme për të lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe furnizimin me produkte të nevojshme.

    Top Channel

  • Këmba diabetike, 1800 persona në Shqipëri janë prekur për shkak të diabetit të pa kuruar

    Këmba diabetike, 1800 persona në Shqipëri janë prekur për shkak të diabetit të pa kuruar

    Në Shqipëri janë 100 mijë paciente me diabet të cilët marrin trajtim, por kjo shifër është shumë më e lartë, pasi shumë të tjerë nuk e dinë që e kanë.

    1,800 paciente janë të prekur nga këmba diabetike për shkak se kjo sëmundje ose nuk është kuruar si duhet, ose është kapur vonë, pasojat e së cilës mund të shkojnë deri në humbje të këmbës.
    Mjekët endokrinologë shprehin shqetësim për mungesën e specialistëve për trajtimin e këmbës diabetike.
    Mjeku endokrinolog, Prof. Dr. Florian Toti, thotë: “Mungojnë edukatorët e diabetit. Roli i podologut është shumë i rëndësishëm për të zbuluar ata persona që janë me rrezik të lartë për këmbën diabetike. Këta persona janë trajnuar që të kujdesen edhe për plagët e këmbës diabetike. Ky është një entitet që mungon totalisht në Shqipëri.”
    Këmba diabetike mund të konsiderohet një dështim i mjekëve endokrinologë, pasi ajo mund të parandalohet, thekson mjeku Florian Toti, nëse pacienti kurohet si duhet: “Këmba diabetike është një sëmundje e kushtueshme, pasi kërkon një kujdes shumëdimensional. Duke qenë infeksion, kërkon një ditë qëndrimi të zgjatur, trajtim shumë specifik dhe gjysmë-intensive, sepse kemi pacientë me temperaturë të lartë, të intoksikuar, me vlera të larta të glicemisë, dhe pavarësisht mjekimeve, një pjesë e rasteve përfundojnë në amputim.”
    40 mjekë të njohur endokrinologë nga 12 vende të ndryshme u mblodhën në Tiranë për të diskutuar për trajtime bashkëkohore të pacienteve me diabet, me qëllim ofrimin e kujdesit shëndetësor për këmbën diabetike që të mund të menaxhohet edhe në sistemin shëndetësor parësor.

  • “Epidemia e heshtur” që merr jetë, 100 mijë persona vuajnë nga diabeti në Shqipëri

    “Epidemia e heshtur” që merr jetë, 100 mijë persona vuajnë nga diabeti në Shqipëri

    Nëse tetori është muaji i ndërgjegjësimit të grave kundër kancerit të gjirit, nëntori është muaji që i dedikohet fushatave kundër diabetit.

    Është kjo sëmundja që cilësohet “epidemia e heshtur” e shoqërive të sotme. Me ndryshimin e stilit të jetës dhe mënyrës së ushqyerjes janë rritur shifrat e të sëmurëve me diabet, shkruan A2.

    100 mijë persona në vendin tonë, apo 10% e popullsisë së rritur vuajnë nga diabeti. Mjekë endokrinologë nga gjithë Europa, gjatë një takimi rajonal në Tiranë kanë ngritur disa problematika që po shkakton debati sot, ku një prej tyre është këmba diabetike.

    Endokrinologu Florian Toti, njëherësh President i Shoqatës së Diabetit, tregon për rritjen e sëmundshmërisë nga këmba diabetike, por dhe mungesën e specialiteteve të veçanta për trajtimin e këtyre pacientëve.

    Sot, afro 2% e personave me diabet vuajnë nga këmba diabetike, e cila për shkak të problematikave të shumta shkakton deri në invalidizim të pacientëve, ndërsa para 20 vitesh kjo shifër ka qenë 0.5%.

  • “Epidemia e heshtur” që merr jetë, në Shqipëri, 100 mijë persona vuajnë nga diabeti

    “Epidemia e heshtur” që merr jetë, në Shqipëri, 100 mijë persona vuajnë nga diabeti

    Nëse tetori është muaji i ndërgjegjësimit të grave kundër kancerit të gjirit, nëntori është muaji që i dedikohet fushatave kundër diabetit.
    Është kjo sëmundja që cilësohet “epidemia e heshtur” e shoqërive të sotme. Me ndryshimin e stilit të jetës dhe mënyrës së ushqyerjes janë rritur shifrat e të sëmurëve me diabet.
    100 mijë persona në vendin tonë, apo 10% e popullsisë së rritur vuajnë nga diabeti. Mjekë endokrinologë nga gjithë Europa, gjatë një takimi rajonal në Tiranë kanë ngritur disa problematika që po shkakton debati sot, ku një prej tyre është këmba diabetike.
    Endokrinologu Florian Toti, njëherësh President i Shoqatës së Diabetit, tregon për rritjen e sëmundshmërisë nga këmba diabetike, por dhe mungesën e specialiteteve të veçanta për trajtimin e këtyre pacientëve.
    Sot, afro 2% e personave me diabet vuajnë nga këmba diabetike, e cila për shkak të problematikave të shumta shkakton deri në invalidizim të pacientëve, ndërsa para 20 vitesh kjo shifër ka qenë 0.5%.

  • VIDEO- Putin i sëmurë? Presidentit rus i “dridhet” këmba teksa bisedon me Trump në Alask

    Pamje nga momenti

    ALASKA- Një video që po bën xhiron e rrjetit tregon një moment të pazakontë që ka ndodhur gjatë takimit të Vladimir Putinit me Donald Trump në Alaska. Në video, këmba e presidentit rus u pa duke u “dridhur në mënyrë të dyshimtë”, ndërsa ai u përshëndet me Donald Trump, duke shkaktuar teori konspiracioni rreth shëndetit dhe qëndrimit të tij.
    Dyshja dukej sikur po shkëmbenin fjalë të mira ndërsa takimi i tyre në Alaskë po mbaronte, por ky moment ngriti pikëpyetje rreth sjelljes së udhëheqësit rus.

    Shumë njerëz kanë përdorur mediat sociale për të ndarë teori të tilla si ajo e Putinit që zgjodhi të vishte këpucë që rrisin gjatësinë për të zvogëluar hendekun në gjatësi me homologun e tij 1.88 metra të gjatë. Kremlinit i është dashur vazhdimisht të shuajë thashethemet rreth shëndetit të tij vitet e fundit, përfshirë sugjerimet se ai vuan nga sëmundja e Parkinsonit ose kanceri./ZËRI