Gazetari Artan Hoxha ka parashikuar se çfarë do të ndodhë me Bashkinë e Tiranës pas vendimit të Kushtetueses që rikthen në detyrë si kryebashkiak Erion Veliajn.
Hoxha, duke ironizuar ministren virtuale të qeverisë së Ramës, tha se kryeministri sot ka të gjitha pushtetet në dorë, përfshi dhe bashkinë dhe atje mund të delegojë në detyrë një nga 83 këlyshët e Diellës.
Ndërsa Veliaj sipas tij me vendimin e sotëm, ka një argument në dorë për të negociuar me Ramën.
“Pas 9 muajsh iu dha një e drejtë. Ai na tha nën rreshta, ky është armiku im, këta janë armiqtë e mi. Po unë nuk jam kaq i zi.
Për sa kohë ai është në burg nuk bën dot përplasje, ai do të përplaset me Ramën vetëm kur të dalë nga burgu dhe Rama nuk është më kryeministër.
Ky vendim i Kushtetueses, i ka dhënë një argument në dorë për të bërë negociatë me Ramën. Rama do e drejtojë bashkinë me një tjetër. Rama sot ka gjithcka. Meqë Diella është shtatëzënë me 83 këlyshë, ku i dihet se mund ta cojë atë. Kush do ta pengojë?”, tha Hoxha.
Tag: këlyshët
-
‘Bashkinë ai mund ta drejtojë me një nga këlyshët e Diellës’, Hoxha: Ja kur mund të përplaset Veliaj me Ramën, tani kanë…
-

“Bashkinë ai mund ta drejtojë me një nga këlyshët e Diellës”, Hoxha: Ja kur mund të përplaset Veliaj me Ramën
I ftuar në Log, gazetari Artan Hoxha ka parashikuar se çfarë do të ndodhë me Bashkinë e Tiranës pas vendimit të Kushtetueses që rikthen në detyrë si kryebashkiak Erion Veliajn.
Hoxha, duke ironizuar ministren virtuale të qeverisë së Ramës, tha se kryeministri sot ka të gjitha pushtetet në dorë, përfshi dhe bashkinë dhe atje mund të delegojë në detyrë një nga 83 këlyshët e Diellës.
Ndërsa Veliaj sipas tij me vendimin e sotëm, ka një argument në dorë për të negociuar me Ramën.
“Pas 9 muajsh iu dha një e drejtë. Ai na tha nën rreshta, ky është armiku im, këta janë armiqtë e mi. Po unë nuk jam kaq i zi.
Për sa kohë ai është në burg nuk bën dot përplasje, ai do të përplaset me Ramën vetëm kur të dalë nga burgu dhe Rama nuk është më kryeministër.
Ky vendim i Kushtetueses, i ka dhënë një argument në dorë për të bërë negociatë me Ramën. Rama do e drejtojë bashkinë me një tjetër. Rama sot ka gjithcka. Meqë Diella është shtatëzënë me 83 këlyshë, ku i dihet se mund ta cojë atë. Kush do ta pengojë?”, tha Hoxha. -

A i mbajnë mend? Çfarë ndodh kur qentë takojnë vëllezërit e motrat e tyre pas një kohe të gjatë
Shumë prej nesh mund të dallojmë menjëherë vëllezërit dhe motrat, edhe pas shumë vitesh. Po si qëndron puna me qentë? A janë në gjendje të kujtojnë dhe të njohin anëtarët e familjes së tyre, veçanërisht nëse janë ndarë që në moshë të vogël?
Sipas studimeve të fundit, qentë kanë aftësi të njohin nënën dhe vëllezërit e tyre, por kjo varet nga disa faktorë si koha e kaluar së bashku, mënyra e ndarjes dhe natyrisht fuqia e jashtëzakonshme e nuhatjes së tyre.
Ndarja e hershme nga familja mund të sjellë pasojaKëlyshët duhet të qëndrojnë me nënën dhe vëllezërit e tyre të paktën deri në moshën 8 deri në 12 javëshe. Nëse ndahen më herët, mund të zhvillojnë probleme të sjelljes si agresivitet, ankth nga ndarja dhe vështirësi në gjumë. Edhe pas kësaj moshe, ndarja mund të jetë stresuese për ta, pasi ata humbasin kontaktin me ngrohtësinë dhe sigurinë që ofron familja biologjike.
Qentë dhe kujtesa ndaj familjes së tyre
Një studim interesant tregoi se qentë mund të njohin vëllezërit e tyre deri në dy vjet pas ndarjes, por vetëm nëse kanë jetuar së bashku pas lindjes. Në rast se bëhet fjalë për vëllezër nga një tjetër pjellë, nuk ka prova që ata arrijnë t’i dallojnë.
Ajo që është më e fortë, është lidhja me nënën. Qentë, sipas studimeve, mund ta njohin nënën e tyre edhe pas dy vitesh ndarjeje, dhe në mënyrë të ngjashme, edhe nëna mund të njohë këlyshët e saj. Ky lidhje e fortë ka të bëjë me nevojën jetike për mbijetesë në javët e para të jetës.
Roli vendimtar i nuhatjes
Qentë lindin të verbër dhe aftësia e tyre kryesore në ditët e para është nuhatja. Përmes saj, ata mësojnë të dallojnë të afërmit, ambientin dhe më vonë, kujtojnë përmes aromës edhe njerëzit që kanë pasur pranë. Në një eksperiment, qentë që ishin ndarë nga nëna për disa muaj apo vite, reagonin më shumë ndaj aromës së saj se sa ndaj një qeni tjetër femër të panjohur.
E njëjta gjë ndodhi edhe kur u testua reagimi i qenve ndaj kujdestarëve të mëparshëm: ata që kishin kaluar muaj apo vite me ta, tregonin interes të veçantë kur ndjenin aromën e kujdestarit të tyre, në krahasim me një person tjetër të panjohur.
Kur fillojnë këlyshët të njohin familjen?
Këlyshët fillojnë të hapin sytë pas 10-14 ditësh nga lindja, por njohja vizuale nuk është menjëherë e zhvilluar. Rreth moshës 4-5 javëshe, ata fillojnë të dallojnë më qartë nënën dhe vëllezërit përmes përzierjes së aromave, zërave dhe pamjeve.
Përfundim
Qentë mund të kujtojnë vëllezërit dhe motrat e tyre vetëm për disa vite dhe vetëm nëse kanë kaluar kohë së bashku që në fillim. Kujtesa e tyre nuk është e njëjtë me të njeriut, dhe baza e njohjes qëndron më shumë në aromë sesa në pamje. Lidhja me nënën është më e fortë dhe më e qëndrueshme me kalimin e kohës. Për këtë arsye, ambienti ku rritet një këlysh dhe koha që kalon me familjen biologjike ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin dhe kujtesën e tij.
Një arsye më shumë për të kuptuar më mirë dhe për të respektuar mënyrën unike si funksionojnë qentë tanë.
/vizionplus.tv -

“Ish-menaxheri i Soros ktheu hotelet në burgje seksi”, Murrizi ironizon Berishën: Aty mbaji këlyshët e tij derisa të..
Myslim Murrizi ka reaguar për arrestimin e Howard Rubin, ish-menaxherit të fondeve të miliarderit George Soros.
Ai akuzohet për një sërë veprash të rënda penale që përfshijnë abuzim dhe prostitucion të grave në një apartament luksoz të shndërruar në një “burg seksi”.
Rubin dyshohet se gjatë viteve 2009–2019, ka shfrytëzuar fillimisht hotele luksoze në Manhattan për të abuzuar me gratë dhe vajza dhe më pas ka ngritur një ambient të specializuar në një apartament luksoz me dy dhoma gjumi, ku përdorte pajisje BDSM dhe teknologji për të dokumentuar gjithçka. Dhomat ishin të pajisura me kamera dhe kompjuterë për të regjistruar skenat e abuzimeve, ndërsa viktimat ishin gra të rekrutuara përmes agjencive të eskortave apo rrjeteve të modeleve.
Murrizi ironizon duke thënë se “i kam thënë disa herë doktor Berishës që të pastrojë PD nga këlyshët e SOROSIT”. Sipas tij, kreu i PD nuk e bën dot sepse “si mjek jua di vuajtjet siç duket dhe ndjen dhembshuri”.
Ai shkruan gjithashtu se “bile njërin ose njërën prej kësaj tufe të abuzimit vendose kandidat për bashkinë e Tiranës që të rehatohen të gjithë ‘hallexhinjtë’ e kësaj kategorie”.
“Nuk e kam ditur që këta të SOROSIT paskan hequr të zezën e ullirit kur janë bërë pjesë e kësaj tufe mostër të racës njerëzore.
Ju “kërkoj ndjesë” dhe nuk iu them asgjë më duke parë se çfarë paskeni “vuajtur” për tu “anëtarësuar” në këtë bordello politike që paska qenë dhe burg seksi.
Flas për femrat se për burrat do kenë mbajtur radhë për tu anëtarësuar besoj.
I kam thënë disa herë doktor Berishës që të pastrojë PD nga këlyshët e SOROSIT.
Tani e kuptova pse nuk e bën dot, sepse si mjek jua di vuajtjet siç duket dhe ndjen dhembshuri.
Pas këtij lajmi po “të lutem” edhe unë doktor që:
Mos i hiq jo, aty mbaji derisa të rehabilitohen ose ta harrojnë çfarë kanë “vuajtur”.
Dhe unë si i pa ftilluar, pa kulturë dhe pa jua ditur hallin ju paskam rënë në qafë kot.
Bile njërin ose njërën prej kësaj tufe vendose kandidat për bashkinë e Tiranës që të rehatohen të gjithë “hallexhinjtë” e kësaj kategorie”, shkruan Murrizi.