Tag: këlliçi

  • Këlliçi denoncon hipokrizinë e ‘pastorit’: Qytetarëve u premtohen çertifikata pronësie dhe legalizime banesash si strategji për vota

    Këlliçi denoncon hipokrizinë e ‘pastorit’: Qytetarëve u premtohen çertifikata pronësie dhe legalizime banesash si strategji për vota

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ekspozuar publikisht hipokrizinë dhe mashtrimet e kandidatit të Partisë Socialiste për deputet, Toni Gogu, gjatë një vizite në fshatin Arbanë.

    Në një postim në Facebook, Këlliçi ironizoi Gogu-n, duke e quajtur “pastor dhe gënjeshtar”, pasi ai u shfaq me një grup mbështetësish në rrugët e shkatërruara të fshatit, duke bërë premtime boshe për legalizime dhe çertifikata pronësie.

    Këlliçi theksoi se Arbana është lënë në harresë prej 12 vitesh nga qeveria socialiste, ndërsa banorët detyrohen të hedhin vetë çakull në rrugë për të çuar fëmijët në shkollë. Ai e cilësoi të turpshme që një kandidat që pretendon se ka qenë pastor, të përdorë besimin fetar për të manipuluar njerëzit.. 

    Postimi i plotë:

    Pastori dhe gënjeshtra!

    Një pastor kandidat për deputet vizitoi fshatin Arbanë dhe si në një rikrijim të filmit Zonja nga Qyteti, na prezantoi dhe me baletin e tij në gurët e fshatit.

    Ajo që pastori fsheh është e vërteta e fshatit Arbanë. 

    Rrugët ku ai kolovitet janë të braktisura prej 12 vitesh. I vetmi investim që kanë parë me sy janë lopatat me çakull që vetë banorët hedhin për të çuar fëmijët në shkollë, pasi çizmet nuk mjaftojnë për të kaluar pellgjet me ujë.

    Eshte tejet e pandershme dhe madje kriminale t’u premtohen çertifikata pronësie dhe legalizime banesash këtyre banorëve, si strategjia e vetme për të marrë votat në një zonë të braktisur.

    Për më tepër kur ky mashtrim vjen nga një pastor, kjo është fyese edhe për vetë komunitetin e besimtarëve ku ai pretendon se predikon apo ka predikuar dikur!

  • “Ogerta Manastirliu thirrje prindërve të votojnë symbyllur PS-në”, Këlliçi: Skandaloze! SPAK të zgjohet

    “Ogerta Manastirliu thirrje prindërve të votojnë symbyllur PS-në”, Këlliçi: Skandaloze! SPAK të zgjohet

    Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me një shkelje të rëndë të Kodit Zgjedhor, pasi ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, i ka bërë thirrje publike prindërve të nxënësve të votojnë masivish me symbyllur PS-në.
    Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka publikuar thirrjen e Manastirliut, ku njëkohësisht i ka bërë thirrje SPAK që të zgjohet dhe të veprojë duke ndërmarrë veprime konkrete.

    ‘Partia Demokratike i bën thirrje drejtësisë të reagojë pasi rasti i abuzimit me detyrën është flagrant. TASK FORCA e SPAK të zgjohet dhe të ndërmarrë veprime konkrete menjëherë. Partia Demokratike i siguron qytetarët se me votën e tyre me 11 Maj këto skandale e turpe institucionale do të marrin fund një herë e mirë!’, shkruan Këlliçi.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ ‘Manastirliu po bën presion mbi prindërit’, Këlliçi: Vrasje e mendimit kritik

    Zgjedhjet e 11 majit/ ‘Manastirliu po bën presion mbi prindërit’, Këlliçi: Vrasje e mendimit kritik

    Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka cilësuar si skandalozë orientimin që ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, po tenton t’u bëjë prindërve të nxënësve në prag të zgjedhjeve të 11 majit. Këlliçi akuzon Manastirliun për shkelje të etikës dhe abuzim me detyrën, duke thënë se ajo i drejton prindërit të votojnë “symbyllur” për Partinë Socialiste.
    Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi e konsideron këtë akt si një konflikt të hapur të interesit, duke theksuar se administrata publike duhet të mbetet apolitike dhe se është e papranueshme që një ministër të orientojë prindërit për zgjedhjen e votës. Ai i bëri thirrje drejtësisë dhe SPAK-ut të ndërmarrin veprime të menjëhershme për këtë abuzim me detyrën.
    Këlliçi shtoi gjithashtu se me fitoren e Partisë Demokratike në 11 maj, këto skandale dhe keqpërdorime do të marrin fund, dhe i premtoi qytetarëve një program që do të dyfishojë buxhetin për arsimin dhe do të transformojë sistemin arsimor drejt teknologjisë dhe zhvillimit të mendimit kritik.

  • ‘Ogerta Manastirliu thirrje prindërve të votojnë symbyllur PS’/ Këlliçi: Skandaloze! SPAK të zgjohet…

    ‘Ogerta Manastirliu thirrje prindërve të votojnë symbyllur PS’/ Këlliçi: Skandaloze! SPAK të zgjohet…

    Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me një shkelje të rëndë të Kodit Zgjedhor, pasi ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, i ka bërë thirrje publike prindërve të nxënësve të votojnë masivish me symbyllur PS-në.

    Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka publikuar thirrjen e Manastirliut, ku njëkohësisht i ka bërë thirrje SPAK që të zgjohet dhe të veprojë duke ndërmarrë veprime konkrete.

    ‘Partia Demokratike i bën thirrje drejtësisë të reagojë pasi rasti i abuzimit me detyrën është flagrant. TASK FORCA e SPAK të zgjohet dhe të ndërmarrë veprime konkrete menjëherë. Partia Demokratike i siguron qytetarët se me votën e tyre me 11 Maj këto skandale e turpe institucionale do të marrin fund një herë e mirë!’, shkruan Këlliçi.  

    Postimi i plotë:

    SKANDALOZE!!!

    Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu u bën thirrje prindërve që të votojnë symbyllur PS-në!

    Ky është një tjetër rast skandaloz i konfliktit të hapur dhe të qartë të interesit.

    Në një kohë kur administrata publike duhet të jetë apolitike, organizata kriminale e Edi Ramës jo vetëm që i shndërron ata në patronazhistë, por vetë Ministrja e Arsimit merr guximin të orientojë prindërit e nxënësve se ku duhet ta hedhin votën. Madje ta bëjnë edhe me sytë mbyllur!!!!!

    Partia Demokratike i bën thirrje drejtësisë të reagojë pasi rasti i abuzimit me detyrën është flagrant. TASK FORCA e SPAK të zgjohet dhe të ndërmarrë veprime konkrete menjëherë.

    Partia Demokratike i siguron qytetarët se me votën e tyre me 11 Maj këto skandale e turpe institucionale do të marrin fund një herë e mirë!

    Me programin e Partisë Demokratike, buxheti i arsimit dyfishohet, arsimi transformohet në drejtim të teknologjisë digjitale dhe brezi i ri edukohet me një model të ri, larg mësimit fiktiv dhe vrasjes së mendimit kritik.

    Një Shqipëri më e mirë për të gjithë është e mundur 🇦🇱

  • “Boll më!”, Këlliçi sulmon Ramën: Po mashtron dhe po kopjon programin e opozitës për zgjedhjet e majit

    “Boll më!”, Këlliçi sulmon Ramën: Po mashtron dhe po kopjon programin e opozitës për zgjedhjet e majit

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po kopjon programin e opozitës. Në një postim në Facebook, Këlliçi e cilëson Ramën si “kreun e narkoshtetit të parë në Europë” dhe e akuzon për propagandë dhe mashtrim.
    Sipas tij, qeveria socialiste, e cila për 12 vite ka pretenduar se nuk ka fonde për rritjen e pensioneve dhe vendosjen e minimumit jetik, tani po premton të bëjë të kundërtën. “Vallë, kësaj radhe, ku pretendon t’i gjejë paratë?” – pyet Këlliçi, duke sugjeruar se fondet e qeverisë janë shpërdoruar nga korrupsioni.Ai shton se shqiptarët nuk do të lejojnë më eksperimente të tjera me fatin e tyre dhe paralajmëron se zgjedhjet e 11 majit do të jenë një “shuplakë” për Ramën dhe mazhorancën. “Boll më!” – përfundon ai, duke theksuar se vendi po afrohet rrezikshëm drejt një pike kritike.
    Postimi i plotë:
    I PANGOPUR NË VJEDHJE, EDI RAMA VJEDH EDHE NGA PROGRAMI I PARTISË DEMOKRATIKE!
    Aktualisht, Shqipëria kërcënohet prej shumë rreziqeve.Rreziku më i madh është, sigurisht prodhuesi i tyre, shkaktari, kreu i narkoshtetit të parë në Europë, Edi Rama!
    I cili, pa dëshirën, vullnetin, kapacitetin e duhur për t’iu ofruar shqiptarëve zgjidhje, propagandon dhe vjedh programin e Partisë Demokratike, idetë e të cilit, prej muajsh i kemi shpalosur.
    I njëjti njeri që në 12 vite thoshte: “s’kemi para të rrisim pensionet dhe të vendosim minimumin jetik” është sërish, befas, po i njëjti që thotë se në të ardhmen do të bëjë kundërtën, absolutisht të kundërtën!Vallë, kësaj radhe, ku pretendon t’i gjejë paratë?!Apo do të frenojë babëzinë e tij, do të ulin vjedhjet me 5D, 5B dhe ER?!
    Vetëm paturpësia e paftyrësia e tij mbërrin deri në këto paradokse.Gjithsesi, diçka është e padiskutueshme: shqiptarët nuk do ta lejojnë edhe një tjetër eksperiment katërvjeçar me ta, sepse janë pranë kufirit kritik, tej të cilit është asgjësimi absolut, tej të cilit, prandaj nuk mund të shkohet!!Boll më!!!11 Maji do të jetë shuplaka e shqiptarëve të thjeshtë për kreun e organizatës.

  • “Kjo është skandaloze”, Këlliçi denoncon krimin zgjedhor të Ramës: Ambasada pagoi takimin në Kretë

    “Kjo është skandaloze”, Këlliçi denoncon krimin zgjedhor të Ramës: Ambasada pagoi takimin në Kretë

    Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se po kryen krim zgjedhor. Këlliçi deklaroi se Rama po përdor pushtetin e tij dhe se është rast i një korrupsioni të shfrenuar qeveritar.
    Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi thotë se një media greke ka konstatuar kryerjen e një pagese nga Ambasada e Shqipërisë në Greqi, për zhvillimin e një takimi elektoral në Hania të Kretës.
    Këlliçi shprehet se kjo është skandaloze, jo vetëm sepse ndodh haptazi, por edhe për arsye se është krim zgjedhor dhe si i tillë duhet dënuar.
    “Edi Rama kryen krim zgjedhor!
    Nën peshën e rëndë të korrupsionit të shfrenuar qeveritar, kreu i organizatës vazhdon të përdorë gjithë pushtetin e tij, duke abuzuar dhe kryer krim zgjedhor, pa u shqetësuar aspak!
    Media greke “Zarpaneës” konstaton se ambasada e Shqipërisë në Greqi ka kryer pagesën e një salle, në të cilën Edi Rama zhvillon takim elektoral.
    Kjo është skandaloze, dhe jo vetëm pse ndodh kaq haptaz, por akoma më shumë…
    Është krim zgjedhor, dhe si i tillë duhet dënuar!!!
    Task Forcën e SPAK për krimet zgjedhore e ka parë njeri ku është?!”,-shkruan Këlliçi.