Tag: këlliçi

  • Këlliçi: PD me qytetarët më 11 Maj do t’i nxjerrin kartonin e kuq Edi Ramës!

    Këlliçi: PD me qytetarët më 11 Maj do t’i nxjerrin kartonin e kuq Edi Ramës!

    Këlliçi: PD me qytetarët më 11 Maj do t’i nxjerrin kartonin e kuq Edi Ramës!

    Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, gjatë fjalës së tij në takiin në njësinë nr. 2 në Tiranë, u shpreh se qytetarët po e bëjnë Edi Ramën të humbë kontrollin.

    Ai e akuzoi kryeministrin për mashtrimet e tij gjatë këtyre viteve dhe theksoi se Partia Demokratike, bashkë me qytetarët, do t’i japë përgjigjen e merituar me 11 Maj, duke nxjerrë kartonin e kuq për Ramën.

    “Faleminderit demokratëve që keni ardhur, sepse në fakt, po e çmëndni Edi Ramën këto kohë. Nëse shihni postimet e tij të fundit, do të vini re një montazh video nga një njësisë tjetër, por në fakt, ai ka probleme të theksuara me zonjat. Ai ka sulmuar kryetaren e PD-së në degën nr. 9.

    Sot, jemi në degën nr. 2, ku kemi një zonjë të nderuar si kryetare të degës, zonjën Tabaku, Metaj dhe të tjerë. Prisni reagimin e Ramës me hardhuca, zhapikë dhe bufa, sepse tjetër gjë nuk di të thotë për qytetarët. Ka 12 vite që nuk mban asnjë premtim.

    Për momentin, jemi në njësinë numër dy, në një zonë që mban emrin “Depo e Ujit”, dhe ndërkohë, ujë të pijshëm nuk ka. Rama në 2013 premtoi ujë të pijshëm 24 orë për qytetarët e Tiranës, dhe sot, 12 vjet më vonë, vijon të premtojë ujë 24 orë në ditë. Dhe kush është fajtor për këto 12 vjet? Saliu, thotë ai, por ka 12 vjet që është kryeministër.

    Doktor, kam përshtypjen që pas këtij takimi të zjarrtë, Rama do të lajthitë prapë me videomontazhe të tjera, por Edi Ramës i kemi lënë hardhucat, zhapikët dhe të gjithë llojet e kafshëve.

    Korrupsioni, krimi i organizuar, trafiku i drogës, orët e dorës nga gjysmë milion ose 1 milion euro, shishet e verës 33.600 euro dhe 200 pensione mujore, ai i pi në një drekë me një shishe verë.

    Është kryeministri i vendit më të varfër të Europës, që udhëton me avion privat. Një njeri i cili, para se të zgjidhej kryeministër, pretendonte se ishte artist dhe nuk kishte hapur asnjë ekspozitë në jetën e tij.

    Me paratë e qytetarëve, për rrugë, ato para i ka çuar për të hapur ekspozita nëpër botë, me lekët e shqiptarëve. Përgjigjen do t’ja japim më 11 Maj. PD, me nr. 1, bashkë me qytetarët e këtij vendi, më 11 Maj i nxjerrin kartonin e kuq Edi Ramës”, tha Këlliçi.

  • “Spiun 5 lekësh dhe frikacak”, Këlliçi “hedh tërmet” ndaj Bollinos: I dridhen duart dhe zëri në gjykatë

    “Spiun 5 lekësh dhe frikacak”, Këlliçi “hedh tërmet” ndaj Bollinos: I dridhen duart dhe zëri në gjykatë

    Drejtuesi politik i PD, për Tiranën, Belind Këlliçi i është përgjigjur deklaratave të Carlo Bollinos, i cili tha se do ta padiste. Këlliçi në përgjigjen e tij e quan Bollinon frikacak dhe spiun 5 lekësh.
    Më tej Këlliçi shkruan se sa i përket kallëzimit të bërë ndaj tij nga Idajet Beqiri, autori i vërtetë i atij kallëzimi është Carlo Bollino.
    “Carlo godet sërish! Edhe frikacak, edhe skuth, edhe spiun 5 leksh, por edhe IMBECIL!  Sapo pranoi me dorën e tij autorësinë e “Kallëzimit” ndaj meje, të depozituar nga kamikazi presta nome Idajet Beqiri!!!  Autori faktik i atij “kallëzimi” është pikërisht ky që sot kërcënon me një kallëzim të dytë, ky që i dridhen duart dhe zëri në sallën e gjyqit, leçjani Carlo Bollino”, shkruan Këlliçi.

     

  • “I kemi lënë zhapikët dhe verën”,  Këlliçi ironizon Ramën dhe luksin e tij: Kryeministër që hap ekspozitë me lekët e..

    “I kemi lënë zhapikët dhe verën”, Këlliçi ironizon Ramën dhe luksin e tij: Kryeministër që hap ekspozitë me lekët e..

    Drejtuesi i Partisë Demokratike pë Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi ishte pjesë e një bashkëbisedimi që u zhvillua nga Partia Demokratike, me banorët e zonës së Depos së Ujit dhe anëtarët e degës nr. 2 në Tiranë. I pranishëm ishte edhe kreu i PD-së, Sali Berisha.
    Në fjalën e tij, Këlliçi u shpreh se më 11 maj, qytetarët do t’i nxjerrin karton të kuq Edi Ramës.
    Këlliçi tha se reagimi i radhës që pritet nga Rama është vetëm me bufa, zhapikë e hardhuca, se gjë tjetër nuk ka çfarë poston.
    Këlliçi shtoi se Rama ka shpërdoruar paratë e qytetarëve, duke e akuzuar se me to ka hapur  ekspozitë pikturash.
    “Po e çmendni Ramën ditët e fundit.  Ai ka probleme të theksuara me gratë në politikë. Kishte sulmuar kryetaren e njësisë numër 9. Prisni reagimin e radhës me bufa, zhapikë e hardhuca. Se gjë tjetër nuk ka çfarë poston.
    Sot jemi me banorët e zonës së Depos së Ujit, por ujë këtu nuk ka. Kush ia ka fajin në këto 12 vite? Edi Rama do lajthisë sot.
    I kemi lënë zhapikën e hardhucat, shishet e verës. Është kryeministri i një vendi të varfër që udhëton me charter privat.
    Pretendonte se ishte artist e piktor, por nuk kishte hapur ekspozitë. U bë kryeministër hapi ekspozitë me paratë e qytetarëve.
    Në 11 maj i nxjerrim karton të kuq Edi Ramës”,-tha Këlliçi.

  • Këlliçi demaskon videon e Ramës, ja çfarë ndodhi realisht në takim (Video)

    Këlliçi demaskon videon e Ramës, ja çfarë ndodhi realisht në takim (Video)

    Drejtuesi politik për Tiranën në Partinë Demokratike, Belind Këlliçi nxjerr bllof Ramën, me videon që ky i fundit ka shpërndarë në rrjetet sociale.
    Tek kjo e fundit e shpërndarë prej Ramës me qëllimin e tij dashakeq, e montuar mjaft mirë, dëgjohet Këlliçi teksa flet për premtimin e bërë nga lideri i PD, Sali Berisha, moment ky i montuar me reagimin e qytetarëve të pranishëm në takim.
    Më poshtë shihni videomontazhin e postuar nga Rama.

    Mirëpo, nuk ka vonuar shumë edhe përgjigjja e drejtuesit politik për Tiranën në PD, Belind Këlliçi, i cili tregon të vërtetën e video-montazhit të Ramës.
    “E keni vënë re që e ka humbur kohët e fundit?!
    Edhe më keq do bëhet, por Shqipëria do bëhet më mirë pa të. Rama ik”, shkruan Këlliçi, ndërkohë bashkëngjit edhe videon me reagimin e qytetarëve.
    Në fakt qytetarët reagojnë me ‘gishtin e rënë’, por atë e kanë për vetë Ramën, e jo liderin e opozitës.
    Shihni videon e vërtetë.

     

  • Edi Rama ironizon Belind Këlliçin (Video)

    Edi Rama ironizon Belind Këlliçin (Video)

    Kryeministri Edi Rama ka ironizuar ditën e sotme drejtuesin politik të PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi. Në një video të shpërndarë nga Rama në rrjetet sociale shihet Këlliçi duke thënë se Berisha po dha fjalën e mban.
    Por ajo që bie në sy gjatë videos është reagimi i një qytetari që bën shenja ironie në momentin që flet Këlliçi.

    Në vijim videoja e postuar nga Rama në Facebook: 

     

  • Këlliçi “s’përmbahet” ndaj Ramës e socialistëve: Filozofia e tij, kriminalizimi i shoqërisë

    Këlliçi “s’përmbahet” ndaj Ramës e socialistëve: Filozofia e tij, kriminalizimi i shoqërisë

    Sipas demokratit Belind Këlliçi, nuk ka forcë politike në rajon e as në rang bote që ka qeverisur në mënyrë kriminale për 12 vite, referuar Partisë Socialiste. I ftuar në studion e Klan News, ai foli edhe për fushatën elektorale, duke theksuar se më 12 Maj duhet të jetë Partia Demokratike ajo që do udhëheqë procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.“PD dhe Sali Berisha premtimet e tyre i ka mbajtur, flas me prova. A ka pasur probleme në qeverisje?! Patjetër që po, por po të vësh në peshore 8 vite qeverisje të PD-së me 12 vite të PS-së… Më vjen keq, por kjo është një organizatë kriminale! Ju ftoj të më thoni një parti politike në Ballkan, Europë e botë që ka kaq shumë zyrtarë në burg. Gjysma e kabinetit qeveritar janë hajdutë”, u shpreh ai.
    “Njëri kanabizoi Shqipërinë e tjetri shpiku 5D-në”, tha për ish-ministrin Saimir Tahiri dhe kryebashkiakun eTiranës Erion Veliaj.Duke u ndalur specifikisht te figura e kryeministrit Edi Rama, tha se që në krye të herës ai ka pasur vetëm një qëllim. “Rama që kur erdhi në krye të PS, kishte filozofinë e tij për të kriminalizuar partinë dhe më pas gjithë shoqërinë shqiptare, kriminalizoi biznesin dhe segmente të caktuara të medias”, deklaroi Këlliçi.

  • Këlliçi: Nesti Angoni mund të jetë Arbjan Mazniku

    Këlliçi: Nesti Angoni mund të jetë Arbjan Mazniku

    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë një deklaratë të fortë në studion e News 24, duke akuzuar Arbjan Mazniku për lidhje me tendera korruptivë dhe duke ngritur dyshime se ai mund të jetë Nesti Angoni – denoncuesi anonim i Erion Veliajt në SPAK.
    Sipas Këlliçit, Arbjan Mazniku, i cili ka firmosur tendera korruptivë si titullar i Autoritetit Kontraktues, është lënë jashtë hetimit, pavarësisht dyshimeve serioze për lidhjet e tij me abuzime financiare. Ai shtoi se Mazniku mund të jetë Nesti Angoni.
    “Njeriu që ka firmosur tendera korruptive Arbjan Mazniku është lënë jashtë hetimit. Arbjan Mazniku mund të jetë Nesti Angoni. Ai është titullari i Autoritetit Kontraktues dhe është i lirë. Do jem në njësinë 2, njësinë 5 në takime me struktura të PD dhe banorë të Tiranës. Jemi pranë njerëzve dhe na shohin kudo në qytet dhe në fshat”, tha Këlliçi.

  • “Shqipëria vend i bekuar, por i vjedhur”, Këlliçi sulmon Belindën: Pas 5D të Veliajt, tani kemi 5B të Ballukut

    “Shqipëria vend i bekuar, por i vjedhur”, Këlliçi sulmon Belindën: Pas 5D të Veliajt, tani kemi 5B të Ballukut

    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza të forta ndaj ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, gjatë një interviste në studion e News 24. Këlliçi tha se pas projektit 5D të Bashkisë së Tiranës, tani qytetarët janë përballë 5B të Ballukut. Ai theksoi se Balluku ndërton rrugë me tre herë më shumë kosto se sa është standardi në vendet e Bashkimit Europian.
    Këlliçi theksoi gjithashtu disa pika të programit të Partisë Demokratike, duke përfshirë mbështetje financiare për çiftet e reja, të cilët do të përfitojnë 30 mijë euro me zero përqind interes për të filluar jetën bashkëshortore, dhe në rastet e familjeve me 3 fëmijë, do t’u falen këto 30 mijë euro. Sipas tij, PD parashikon një rritje të ndjeshme të pagave, duke përfshirë një rrogë minimale prej 500 eurosh dhe një rrogë mesatare prej 1200 eurosh.“Në programin e PD, parashikojmë një çati për çdo çift. Të rinjtë largohen se nuk përballojnë dot jetesën. Ata që do nisin jetën bashkëshortore, do të marrin 30 mijë euro me zero përqind interes. Nëse një çift ka 3 fëmijë, do u falen 30 mijë euro. Duhet të shtojmë popullsinë në vend. Në 10 vitet e fundit, kemi humbur 40 përqind të popullsisë. Programi i PD është që rroga minimale do jetë 500 euro dhe mesatarja 1200 euro. Rama s’ka mbajtur asnjë premtim, se tha legalizimi falas, shëndetësia falas. Pas 12 vitesh, Rama vazhdon me të njëjtat premtime. Belinda Balluku ndërton rrugë me 3-fishin e buxhetit të BE-së. Pas 5D të Veliajt, sot kemi 5B të Ballukut”, tha Këlliçi.
    Këlliçi akuzoi qeverinë e Edi Ramës për mosmbajtjen e premtimeve të bëra në fushatat e mëparshme, duke përmendur legalizimet falas dhe shëndetësinë falas si premtime që nuk janë realizuar. Ai shtoi se Shqipëria është një vend i bekuar nga Zoti, por i mallkuar nga korrupsioni dhe vjedhjet masive gjatë 12 viteve të qeverisjes socialiste.
    “Qytetarët janë të interesuar për programin. Edhe në SHBA, një pjesë e shqiptarëve atje planifikojnë që kur të jenë në pension, të vijnë në Shqipëri. Kjo, sepse Shqipëria është vend i bekuar, por jemi të vjedhur. Flitet për Europë dhe nuk kemi rrugë, ujë e drita. Vjedhja që ka ndodhur në 12 vite është e paprecedentë dhe nga shëndetësia falas kaluam tek Ilir Beqaj e Vilma Nushi. Këto janë të vërtetuara nga SPAK, që ne e kritikojmë, që ne themi se nuk po bën punën. Ne jemi të gjithë njësha, përfaqësojnë PD-në. Mua më intereson fitorja e PD dhe më intereson rezultati i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës”, deklaroi ai.

  • “I përfshirë në afera korruptive”, Këlliçi plas “bombën”: Arbjan Mazniku mund të jetë Nesti Angoni

    “I përfshirë në afera korruptive”, Këlliçi plas “bombën”: Arbjan Mazniku mund të jetë Nesti Angoni

    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë një deklaratë të fortë në një studio televizive, duke akuzuar Arbjan Mazniku për lidhje me tendera korruptivë dhe duke ngritur dyshime se ai mund të jetë Nesti Angoni.
    Sipas Këlliçit, Arbjan Mazniku, i cili ka firmosur tendera korruptivë si titullar i Autoritetit Kontraktues, është lënë jashtë hetimit, pavarësisht dyshimeve serioze për lidhjet e tij me abuzime financiare. Ai shtoi se Mazniku mund të jetë Nesti Angoni.Belind Këlliçi: Njeriu që ka firmosur tendera korruptive Arbjan Mazniku është lënë jashtë hetimit. Arbjan Mazniku mund të jetë Nesti Angoni. Ai është titullari i Autoritetit Kontraktues dhe është i lirë. Do jem në njësinë 2, njësinë 5 në takime me struktura të PD dhe banorë të Tiranës. Jemi pranë njerëzve dhe na shohin kudo në qytet dhe në fshat.

  • Skandaloze dhe kriminale, ku është SPAK?/ Kellici: Kuvendi i Shqipërisë fushatë për PS-në

    Skandaloze dhe kriminale, ku është SPAK?/ Kellici: Kuvendi i Shqipërisë fushatë për PS-në

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona