POLICIA E SHTETIT
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 48 vjeç, banues në fshatin Kosinë, pasi në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 48-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Tag: këlcyrë
-

Aksident në aksin Këlcyrë-Përmet, plagoset 48-vjeçari
-

Aksident në aksin Dragot-Këlcyrë, dy të plagosur
POLICIA E SHTETIT
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen L. L., 42 vjeçe, banuese në Përmet, pasi në aksin rrugor “Dragot-Këlcyrë”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Izolohen katër fshatra në Këlcyrë nga rënia e inerteve, qindra banorë bëjnë thirrje për hapjen e rrugës
Kronikë E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 12:18
Katër fshatra të Njësisë Administrative Ballaban, në Bashkinë Këlcyrë, vijojnë të jenë totalisht të izoluara si pasojë e rënies së inerteve në rrugën që i lidh me aksin nacional.
Rreth 500 banorë të fshatrave Kajc, Pavar, Vinokash dhe Toshkëz raportojnë se janë prej orësh të bllokuar dhe nuk kanë asnjë mundësi lëvizjeje. Banorët apelojnë për ndërhyrje emergjente për hapjen e rrugës, ndërsa thonë se deri tani asnjë institucion nuk u është përgjigjur.Bllokimi i rrugës ka krijuar vështirësi të mëdha për furnizimet dhe aksesin në shërbimet bazë, duke rënduar situatën në këto zona malore.
Banorët kërkojnë reagim të menjëhershëm nga autoritetet vendore dhe strukturat e emergjencave civile për normalizimin e qarkullimit.
-

Kanosi një shtetas me armë, arrestohet 42-vjeçari në Këlcyrë
POLICIA E SHTETIT
Si rezultat i intensifikimit të kërkimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Këlcyrë dhe me shërbimet e DVP Gjirokastër, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, në fshatin Peshtan, Këlcyrë, organizuan punën për kapjen e tij.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinimi”, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit E. T., 42 vjeç, banues në fshatin Peshtan.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datën 02.11.2025, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në ajër për të kanosur shtetasin V. M., 48 vjeç, banues në fshatin Peshtan.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në një zonë të pyllëzuar të fshatit Peshtan, gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit me të cilën dyshohet se ky shtetas ka kanosur 48-vjeçarin, si dhe një sasi municioni luftarak, të cilat 42-vjeçari i kishte fshehur menjëherë pas ngjarjes.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit V. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë gjahu dhe 1 gjerdan me fishekë gjuetie, të cilat i posedonte pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Ish-kryeministri grek Karamalis në Këlcyrë, homazh te varrezat greke: Aty ku mijëra ushtarë grekë dhanë jetën për një besim, për një ide, për një komb
Ish-kryeministri grek Kostas Karamanlis ka bërë një ndalesë përkujtimore në jug të Shqipërisë, në zonën e Këlcyrës, pranë varrezave të ushtarëve grekë.
Foto u postua nga bashkëshortja e tij, mjekja Natasa Pazaïti, e cila shpërndau në rrjete sociale.
Në përshkrimin që shoqëronte foton, Pazaïti shkruan: “Tepelenë – Këlcyrë – Vouliarates. Aty ku mijëra ushtarë grekë dhanë jetën për një besim, për një ide, për një Komb. Për të gjithë ne. I falënderojmë dhe i nderojmë.”
Mesazhi është tipik për narrativën e Athinës për varrezat ushtarake greke në Shqipërinë e jugut, të cilat prej vitesh kanë qenë mollë sherri mes Athinës dhe Tiranës. -

Firmosi me Berishën në 2009 marrëveshjen për ushtarët grekë, Karamanlis homazhe në varrezat e Këlcyrës
Ish-kryeministri grek, Kostas Karamanlis ka bërë dy ditë më parë një udhëtim në Shqipëri ku është ndalur në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë.
Bashkëshortja e tij ka nxjerrë disa fotografi nga udhëtimi në vendin tonë, ku shkruan “Tepelenë – Këlcyrë – Vouliarates. Aty ku mijëra ushtarë grekë dhanë jetën për një besim, për një ide, për një Komb. Për të gjithë ne. I falënderojmë dhe i nderojmë.”
Karamanlis ka qenë kryeministër i Greqisë në vitin 2009, kur së bashku me Sali Berishën, nënshkruan dy marrëveshjet e diskutuara për Detin dhe ngritjen e dy varrezave të ushtarëve grekë në jug të vendit.
Njëra prej këtyre varrezave ishte pikërisht në Këlcyrë, ndërsa e dyta në Bularat.Top Channel
-

Firmosi me Berishën në 2009 marrëveshjen për ushtarët grekë të rënë në luftë, Karamanlis homazhe në varrezat e Këlcyrës
Ish-kryeministri grek, Kostas Karamanlis ka bërë dy ditë më parë një udhëtim në Shqipëri ku është ndalur në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë.
Bashkëshortja e tij ka nxjerrë disa fotografi nga udhëtimi në vendin tonë, ku shkruan “Tepelenë – Këlcyrë – Vouliarates. Aty ku mijëra ushtarë grekë dhanë jetën për një besim, për një ide, për një Komb. Për të gjithë ne. I falënderojmë dhe i nderojmë.”
Karamanlis ka qenë kryeministër i Greqisë në vitin 2009, kur së bashku me Sali Berishën, nënshkruan dy marrëveshjet e diskutuara për Detin dhe ngritjen e dy varrezave të ushtarëve grekë në jug të vendit.
Njëra prej këtyre varrezave ishte pikërisht në Këlcyrë, ndërsa e dyta në Bularat.Top Channel
-

Këlcyrë, kapet makina me dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme
POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. D., banues në Këlcyrë, pasi u konstatua duke transportuar me automjet, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Mjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Në Libohovë dhe Këlcyrë, policia ndalon dy të mitur pa patentë në makinë
POLICIA E SHTETIT
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 2 shtetas të mitur:
-një 17-vjeçar, banues në Libohovë, pasi në aksin rrugor “Sofratik-Libohovë”, u konstatua duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-një 14-vjeçar, banues në Këlcyrë, pasi dje, në lagjen “Gur”, Këlcyrë, u konstatua duke drejtuar automjetin kamioçinë, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Zjarr në një magazinë në Këlcyrë
POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr dhe si pasojë është djegur magazina në pronësi të shtetasit Sh. H.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.