Tag: katror

  • Historiani tregon se si ne kto 200 vite Shqipëria humbi 69% të sipërfaqes dhe u zmadhuan Greqia dhe Serbia

    Historiani tregon se si ne kto 200 vite Shqipëria humbi 69% të sipërfaqes dhe u zmadhuan Greqia dhe Serbia

    Në emisionin “Opinion”, drejtori i muzeut etnografik në Lezhë, Paulin Zefi tregon se si u zmadhua sipërfaqja e Serbisë dhe Greqisë, ndërsa ajo e Shqipërisë, u zvogëlua.

    Teksa shpjegon hartën e ndarjes së kufijve të Shqipërisë pas Luf.tës së Parë Ballkanike, Zefi thotë se Shqipëria ka humbur me ndarjen e kufijve rreth 69% të sipërfaqes së saj.

    Paulin Zefi: Në vitin 1862 territori i parë që ne kemi hu.mbur është Vranina që u fitua nga Mali i Zi. Nëse shohim sot hartën në total sipërfaqja e banuar me shumicë shqiptare ka qenë 91400 km katrorë me 2 milionë e 450 mijë banorë në vitin 1878. Ne sot kemi 28748 km katrorë dhe duhet të llogarisim që Mali i Zi aso kohe ka qenë një shtet shumë i vogël me 4405 km katrorë.

    Tani kemi një Mal të Zi 13800 km katrorë. Pjesa më e madhe e këtij territori është zgjeruar në Hercegovinë në pjesën veriore dhe në pjesën jugore e lindore të territorit shqiptar. Nëse llogarisim territorin serb nga Pashalliku i Beogradit dhe Principata e Serbisë, më vonë Mbretëria e Serbisë, në total ka qenë 37500 km katrorë.

    Sot kemi një Serbi me sipërfaqe 88361 km katror, por normalisht humbi Kosovën. Greqia në vitin në vitin 1878 para Luftës së Parë Ballkanike ka pasur një sipërfaqe prej 4750 km katror, sot kemi një Greqi me 132000 km katror, pra Shqipëria është gjithsej nga 91400 km katror ne jemi sot 28748 km katror. Kemi humbur 69% të sipërfaqes

  • Sa i ka shtrenjtuar çmimet e apartamenteve në bregdet, kërkesa nga të huajt

    Sa i ka shtrenjtuar çmimet e apartamenteve në bregdet, kërkesa nga të huajt

    Kërkesa për pasuri të paluajtshme në zonat bregdetare nga Golemi në Qerret, Vlorë, Rradhimë, Orikum dhe Sarandë vazhdon të dominohet nga shtetas të huaj, kryesisht nga vendet pa dalje në det në Europë si Çekia, Polonia dhe Hungaria.
    Drejtuesi i agjencisë imobiliare “Century 21” Jonian Antoni më herët pohoi se në tërësi te zonat bregdetare 90% e shitjeve bëhet te blerës të huaj. Kërkesa dominohet për prona të tipologjive 1+1 dhe 2+1 me vlerë shitje nga 80 mijë euro deri në 300 mijë euro.
    Rreth 70% e blerësve të huaj, pronat e blera në bregdet sipas zotit Antoni i përdorin për disa javë pushime në vit, dhe pjesa e mbetur e vitit shfrytëzohet për investim nëpërmjet qirasë ditore.
    Kjo kërkesë ka sjellë rritje të ndjeshme të çmimeve gjatë vitit 2025. Në përgjithësi, pasuritë në bregdet janë shtrenjtuar ndjeshëm në vitin 2025, me rritje që variojnë nga 20 deri në 67%, duke reflektuar një treg aktiv të orientuar kryesisht nga blerës të huaj.
    Vlorë
    Nga rritja e kërkesës së të huajve, sivjet shtrenjtimet më të larta në çmime u regjistruan në zona, si: Lungomare, Rradhimë dhe Orikum, në Vlorë.
    Në vijën e dytë të ndërtimit në Lungomare, çmimet e shitjes janë rritur me 33 deri në 67% krahasuar me një vit më parë.
    Sipas të dhënave të agjencive të shitblerjes së pasurive të paluajtshme nga 1,500 euro për metër katror që u shitën vjet pronat në Lungomare, për 2025 çmimi varioi nga 2,000 deri në 2,500 euro për metër katror.
    Në vijën e parë të ndërtimit, çmimet arritën 2,500 deri në 3,500 euro për metër katror, për shkak të mungesës së ofertës dhe kërkesës së lartë.
    Zonës së Rradhimës prej 2023 vijojnë t’i shtohen projektet rezidenciale. Çmimet e shitjes variojnë nga 2,000 deri në 3,000 euro për metër katror, krahasuar me 1,500–2,000 euro që ishin në 2024, që përfaqëson një rritje prej 20 deri në 33%.
    Në Orikum, çmimet e apartamenteve të kategorisë së ulët janë rritur nga 800 në 1,300 euro për metër katror (rritje prej 63%), ndërsa çmimet maksimale kanë mbetur në nivelin e 1,500 euro për metër katror.
    Kjo zonë po preferohet për blerje pronash edhe nga emigrantët, kryesisht atyre që jetojnë në Itali, që e shfrytëzojnë apartamentin për pushimet verore.
    Aurela Xhaferaj, agjente real estate pranë agjencisë “Century 21 Aulona” tha më herët se 90% e kërkesës për prona në këto zona vjen nga shtetas të huaj, kryesisht italianë dhe emigrantë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
    Znj. Xhaferaj theksoi se së shumti blerjet bëhen për qëllime investimi, si për dhënie me qira në platforma si Airbnb apo Booking.com, ashtu edhe për rishitje në të ardhmen.
    “Rritja e çmimeve është ndikuar drejtpërdrejt nga kërkesa e lartë për prona, veçanërisht nga të huajt kryesisht shtetas italianë dhe emigrantët” thotë Xhaferaj
    Teksa blerësit vendas mbeten të fokusuar për prona me çmime të ulëta nga 800 deri 1,000 euro për metër katror, në zonën urbane të Vlorës.
    Sarandë
    Prej disa vitesh Saranda po përjeton shtrenjtim çmimesh të pronave nga shtimi i kërkesës së të huajve. Edhe në këtë qytet 90% e blerjeve kryesohen nga të huajt.
    Në Sarandë këtë verë çmimet e shitjes për apartamente në ndërtimet e reja me afërsi deri 1,000 metra nga deti u ofruan me çmime 2000 deri 2,500 euro për metër katror.
    Në vijën e parë çmimet kanë arritur 3,000 deri 3,500 euro për metra katror. Në resorte apartamentet po shiten me çmime 4,000 euro për metër katror.
    Për agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme tendenca në rritje e kërkesës për prona nga turistët e huaj ka ndikuar në pakësimin e ofertës dhe rritjen e çmimeve.
    Por shtrenjtimet e çmimeve kanë bërë, sipas agjencive vendase imobiliare, që kërkesa për prona nga të huajt të hyjë në vitin e dytë të rënies.
    Eron Çumani drejtues i “Saranda Property” një prej agjencive imobiliare më të vjetra në qytet më herët për Monitor tha se në 2025 kërkesa ka rënë 30% krahasuar me 2024.
    Ndërsa vjet kërkesa u tkurr 50% krahasuar me 2023.
    Edhe Ilir Konomi drejtues i “Albanian Property Group” agjenci imobiliare në Sarandë tha se finalizimi për transaksione shitjeje është më i ulët se vjet, nga çmimet e larta.
    Sipas zotit Konomi prej të huajve synohet të blihen prona me çmime shitjeje nën 2,000 euro.
    Por Jonian Antoni nga “Century 21” tha më herët se në tërësi kërkesa për prona në bregdetin shqiptar mbetet e lartë e nxitur nga çmimet konkurruese krahasuar me rajonin.
    Golem
    Edhe në Golem kërkesa për vijon të kryesohet prej shtetasve të huaj. Arjan Gjuzi agjent imobiliar nga “Century 21 EON” së më tepër në Golem preferojnë të blejnë apartamente shtetasit çekë, polakë dhe hungarezë.
    Sipas tij, të huajt më tepër i bëjnë blerjet për qëllime investimi, për t’i dhënë me qira ditore.
    Për shkak të kërkesës në rritje dhe pakësimit të ofertës çmimet e shitjes së apartamenteve në vijën e parë në Golem arritën 2,000 euro për metër katror. Rritja ishte 33% krahasuar me 2024.
    Pranë zonës së “Shkëmbit të Kavajës” çmimet e pronave u rritën 11% krahasuar me vjet. Çmimi i shitjes arriti 2,000 euro për metër katror nga 1,700 euro për metër katror që ishte nivel maksimal për 2024.
    Edhe çmimet e pronave brenda qytetit të Durrësit mbeten të larta, në nivelet 2,000 deri në 2,500 euro për metër katror. Sipas agjentit imobiliar Arian Gjuzi, këto çmime të larta ndikohen nga oferta e kufizuar dhe kërkesa e qëndrueshme.
    Për shkak të çmimeve të larta për gati 1 dekadë kërkesa nga vendasit në Golem qëndroi me tkurrje. Vetëm sivjet për shkak të ofrimit të shitjeve me këste, vendasit u janë rikthyer blerjeve.
    Çmimet në Qerret në rritje deri 40%, dominon kërkesa nga të huajt
    Edhe për zonën e Qerretit shtrenjtimi i çmimeve të apartamenteve vijoi edhe për 2025. Sipas të dhënave të agjencive imobiliare, në vijën e parë të ndërtimit çmimet arritën deri në 2,000 euro për metër katror, apo 33% më shumë krahasuar me vitin e kaluar.
    Në vijën e dytë çmimet shkojnë deri në 1,700 euro për metër katror, që përfaqëson një rritje prej rreth 40% krahasuar me 2024-n.
    Në ndërtimet e reja në Qerret, pranë fshatrave turistike, çmimet e shitjes variojnë nga 1,000 deri në 1,400 euro për metër katror.
    Sipas ekspertëve të tregut të pasurive të paluajtshme, rritja e çmimeve është ndikuar nga kërkesa në rritje, kryesisht nga shtetas të huaj.
    Nga ana tjetër, oferta në treg është përmirësuar në aspektin e zhvillimit urbanistik, me ndërtimin e rezidencave banimi me 5 deri në 7 kate, të pajisura me ambiente pishine dhe gjelbërim.
    Arian Gjuzi nga agjencia “Century 21 EON” pohon se rreth 90% e ndërtimeve në këtë zonë po blihen nga të huaj, kryesisht për shtëpi pushimi dhe qëllime investimi, ndërsa kërkesa nga vendasit mbetet e ulët.
    Për shkak të kërkesës së lartë në këtë zonë, pritet që në vitet e ardhshme çmimet të rriten edhe me 20 deri në 30%./ Monitor

  • Sa do ndryshojë taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

    Sa do ndryshojë taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

    Ndryshimet në çmimet e referencës së apartamenteve në rrethe pritet të sjellin rritje të detyrimit të taksës së ndërtesës edhe për bizneset, ashtu siç ndodhi edhe në Tiranë.
    Me çmimet e referencës së apartamenteve llogaritet vlera e ndërtesës edhe për rastet kur ajo nuk përdoret për qëllime banimi.
    Formula e llogaritjes së vlerës së taksës së ndërtesës ku zhvillohet aktiviteti ekonomik, parashikon që taksa është 0,2% e vlerës së dyqanit. Për rrethet, çmimi i vlerës së dyqaneve është 1,5 herë më shumë se çmimi për metër katror i apartamenteve.
    Ndërsa në Tiranë vlera e dyqanit llogaritet sa dyfishi i çmimit fiskal për metër katror të apartamenteve.
    Për qytetin e Durrësit në projektligjin e ri, Ministria e Financave ka propozuar rritje të çmimeve fiskale deri 196% (zona e Portit) nga niveli aktual. Nga një zonë të vetme kadastrale qyteti i Durrësit propozohet të ndahet në 13 zona kadastrale.
    Sipas llogaritjeve të Monitor nëse një biznes posedon një dyqan në këtë zonë me sipërfaqe 60 m2 katror, pagesat vjetore do t’i rriten 23,850 lekë në vit apo 196%. Detyrimi për bizneset në këtë zonë do të 3-fishohet, duke shënuar rritjen më të lartë krahasuar me tërësinë e zonave të reja kadastrale të rretheve.
    67,500 x 1,5 x 60 m2 = 6,075,000 lekë është vlera e dyqanit.
    Taksa që paguhet është sa 0,2% e vlerës së dyqanit e llogaritur sa 1,5 herë e çmimit fiskal të apartamenteve.
    6,075,000 x 2% = 12,150 lekë në vit
    Sa bëhet detyrimi i ri  
    200,000 x 1,5 x 60 m2 =18,000,000 lekë
    Taksa që paguhet është sa 0,2% e vlerës së dyqanit e llogaritur sa 1,5 herë e çmimit fiskal të ri të propozuar për zonën prej 200,000 lekë/m2.
    18,000,000 x 0,2 =36,000 lekë në vit detyrimi i ri.
    Detyrimi do të rritet për të gjitha bizneset në rrethe në të njëjta nivele të rritjes së propozuar për referencat.
    Në qytetin e Korçës aktualisht një biznes me dyqan me sipërfaqe 60 m2 paguan 8,730 lekë në vit. Detyrimi për bizneset do të jetë nga 8,2 mijë lekë në 12,6 mijë lekë në varësi të vendndodhjes së dyqanit. Qyteti i Korçës ashtu si rrethet e tjera nga 1 zonë e vetme kadastrale është propozuar të ndahet në 4 zona. Në Korçë detyrimi për bizneset do të rritet nga 5,2 deri 44,3%.
    Për të parë zonat e reja dhe çmimet përkatëse të referencës referoju hartave të zonave kadastrale:
    Për qytetin e Lezhës detyrimi i biznesit për taksën e ndërtesës pritet të rritet nga 12 deri në 25%. Me çmimin aktual të referencës një biznes që disponon një dyqan me sipërfaqe 60 m2 paguan 10,080 lekë në vit. Një biznes që operon në zonën e Tales apo Shëngjinit do të paguajë 12,600 në vit. Rritja 25%.
    Detyrimi vjetor për taksën e ndërtesës për 1 biznes që operon në Kavajë dhe disponon një dyqan me sipërfaqe 60m2 është 9,180 lekë në vit. Me projektligjin e ri qyteti i Kavajës është propozuar të ndahet në 6 zona kadastrale. Detyrimi i bizneseve për taksën e ndërtesës pritet të rritet deri në 47%. Nga 9,180 lekë në vit që paguante një biznes i zonës kadastrale nr.1 pritet të paguajë 13,500 lekë në vit.
    Sa ndryshoi detyrimi i biznesit në Tiranë në 2023
    Pas hyrjes në fuqi në muajin gusht të 2023-t të çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të Tiranës, detyrimet vjetore të bizneseve për taksën e ndërtesës u rritën deri 76% në nivele të njëjta me ndryshimet e referencës.
    Konkretisht nëse një pronar dyqani me sipërfaqe 100 metër katror me vendodhje në zonën kadastrale 1/1 (përfshin zonat nga Kinema “Ali Demi”, Fusha e Sportit, fshati Shkozë deri te Depo e Ujit)  ku çmimi i referencës me vendimin e vitit 2018 ishte 97,700 lekë për metër katror paguante në vit taksë për ndërtesën 39,080 lekë (97,700x2x100 m2 vlera e dyqanit është 19,540,000 lekë. Taksa që paguhet është sa 0,2% e vlerës së dyqanit e llogaritur sipas dyfishit të çmimit fiskal të apartamenteve për zonën kadastrale 1/1 ku ndodhet edhe ndërtesa e biznesit).
    Me rritjen e çmimeve fiskale, konkretisht në zonën kadastrale 1/1 çmimi i referencës për 2023 u bë 102,800 lekë për metër katror, biznesi paguan 41,120 lekë në vit taksë. Krahasuar me më parë taksa është shtuar në vlerë 2,040 lekë në vit apo 5% më shumë.
    Me taksimin e ri në vitin 2018 qeveria përfshiu edhe garazhet dhe bodrumet e mbyllura. Taksa për garazhet dhe bodrumet është 0,2% e vlerës, por për garazhet dhe bodrumet taksa llogaritet sa 70% e çmimit fiskal, për parkimit e hapur sa 30% e çmimit fiskal të apartamenteve dhe magazinat e përpunimit për 50% e çmimit të sipërfaqeve të banesave të zonës përkatëse sipas qyteteve.
    Çfarë parashikon vendimi “Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, e bazës së taksës për kategori specifike”.
    Llogaritja e shumës së taksës së ndërtesës/ njësisë pronësore Njësitë e vetëqeverisjes vendore, duke përdorur të dhënat e mbledhura për ndërtesën/njësinë pasurore, përcaktojnë bazën e taksës dhe llogarisin shumën e taksës vjetore të ndërtesës për t’u paguar nga çdo taksapagues. Baza e llogaritjes së taksës së ndërtesës është vlera e ndërtesës/njësisë pronësore, përcaktuar me një nga metodat e parashikuara në këtë metodologji.
    Për efekt të llogaritjes së taksës për ndërtesën/ njësi pronësore, baza e taksës shumëzohet me shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj, sipas kategorive të ndërtesave, si më poshtë: a) 0,05%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për banim;
    b) 0,2%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike;
    c) 30% e shkallës së taksës përkatëse, për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë, sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.
    ÇMIMET MESATARE PËR METËR KATROR SIPËRFAQE NDËRTIMI PËR NDËRTESAT QË NUK SHËRBEJNË PËR BANIM
    a) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për veprimtari tregtimi dhe shërbimi është 1.5 (një pikë pesë) herë më i lartë se çmimi i sipërfaqeve të banimit sipas qyteteve. Në këtë kategori do të përfshihen edhe ndërtesa tregtare, ku njëkohësisht realizohen edhe procese të përziera prodhim, tregtim ose/edhe shërbime me pakicë. Në zonat që përfshihen në Bashkinë Tiranë, ky koeficient është 2 (dy) herë më i lartë.
    b) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për parkim të mbuluar dhe bodrume është 70 (shtatëdhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve.
    c) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për parkim të hapur është 30 (tridhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve.
    ç) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi të destinuara për veprimtari industriale, si: prodhim, përpunim ose magazinim të mallrave industriale, duke përfshirë fabrikat, depot, magazinat dhe objektet e tjera të ngjashme, është 50 (pesëdhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të banesave të zonës përkatëse sipas qyteteve.
    d) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi që përdoren për bujqësi dhe blegtori apo veprimtari mbështetëse, si grumbullim, magazinim dhe ruajtje të produkteve bujqësore dhe blegtorale është 30 (tridhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të banesave të zonës përkatëse, me përjashtim të përpunimit ushqimor. dh) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi të destinuara për banim në njësitë administrative jashtë qytetit përkatës, të cilat iu bashkuan njësive të vetëqeverisjes vendore pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 115/2014, reduktohet deri në 35 (tridhjetë e pesë) për qind, krahasuar me çmimin e zonës më të afërt, përjashtuar zonat rezidenciale. Në zonat që përfshihen në Bashkinë Tiranë, ky reduktim është deri në 30 (tridhjetë) për qind krahasuar me çmimin e zonës më të afërt.
    e) Për ndërtesat e privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, të ndryshuar, çmimi për metër katror është 70 (shtatëdhjetë) për qind e çmimit sipas zonave të tabelës, vetëm në rastin e shitjes së parë./ MONITOR

  • Tabela, sa do ndryshojë taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

    Tabela, sa do ndryshojë taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

    Ndryshimet në çmimet e referencës së apartamenteve në rrethe pritet të sjellin rritje të detyrimit të taksës së ndërtesës edhe për bizneset, ashtu siç ndodhi edhe në Tiranë.Me çmimet e referencës së apartamenteve llogaritet vlera e ndërtesës edhe për rastet kur ajo nuk përdoret për qëllime banimi.Formula e llogaritjes së vlerës së taksës së ndërtesës ku zhvillohet aktiviteti ekonomik, parashikon që taksa është 0,2% e vlerës së dyqanit. Për rrethet, çmimi i vlerës së dyqaneve është 1,5 herë më shumë se çmimi për metër katror i apartamenteve.Ndërsa në Tiranë vlera e dyqanit llogaritet sa dyfishi i çmimit fiskal për metër katror të apartamenteve.Për qytetin e Durrësit në projektligjin e ri, Ministria e Financave ka propozuar rritje të çmimeve fiskale deri 196% (zona e Portit) nga niveli aktual. Nga një zonë të vetme kadastrale qyteti i Durrësit propozohet të ndahet në 13 zona kadastrale.Sipas llogaritjeve të Monitor nëse një biznes posedon një dyqan në këtë zonë me sipërfaqe 60 m2 katror, pagesat vjetore do t’i rriten 23,850 lekë në vit apo 196%. Detyrimi për bizneset në këtë zonë do të 3-fishohet, duke shënuar rritjen më të lartë krahasuar me tërësinë e zonave të reja kadastrale të rretheve.Shembulli Sa është detyrimi67,500 x 1,5 x 60 m2 = 6,075,000 lekë është vlera e dyqanit. Taksa që paguhet është sa 0,2% e vlerës së dyqanit e llogaritur sa 1,5 herë e çmimit fiskal të apartamenteve.6,075,000 x 2% = 12,150 lekë në vit Sa bëhet detyrimi i ri  200,000 x 1,5 x 60 m2 =18,000,000 lekëTaksa që paguhet është sa 0,2% e vlerës së dyqanit e llogaritur sa 1,5 herë e çmimit fiskal të ri të propozuar për zonën prej 200,000 lekë/m2.18,000,000 x 0,2 =36,000 lekë në vit detyrimi i ri. Detyrimi do të rritet për të gjitha bizneset në rrethe në të njëjta nivele të rritjes së propozuar për referencat.Në qytetin e Korçës aktualisht një biznes me dyqan me sipërfaqe 60 m2 paguan 8,730 lekë në vit. Detyrimi për bizneset do të jetë nga 8,2 mijë lekë në 12,6 mijë lekë në varësi të vendndodhjes së dyqanit. Qyteti i Korçës ashtu si rrethet e tjera nga 1 zonë e vetme kadastrale është propozuar të ndahet në 4 zona. Në Korçë detyrimi për bizneset do të rritet nga 5,2 deri 44,3%.Për të parë zonat e reja dhe çmimet përkatëse të referencës referoju hartave të zonave kadastrale:https://monitor.al/publikohen-hartat-e-zonave-kadastrale-per-cmimet-e-references-per-61-bashkite/Për qytetin e Lezhës detyrimi i biznesit për taksën e ndërtesës pritet të rritet nga 12 deri në 25%. Me çmimin aktual të referencës një biznes që disponon një dyqan me sipërfaqe 60 m2 paguan 10,080 lekë në vit. Një biznes që operon në zonën e Tales apo Shëngjinit do të paguajë 12,600 në vit. Rritja 25%.Detyrimi vjetor për taksën e ndërtesës për 1 biznes që operon në Kavajë dhe disponon një dyqan me sipërfaqe 60m2 është 9,180 lekë në vit. Me projektligjin e ri qyteti i Kavajës është propozuar të ndahet në 6 zona kadastrale. Detyrimi i bizneseve për taksën e ndërtesës pritet të rritet deri në 47%. Nga 9,180 lekë në vit që paguante një biznes i zonës kadastrale nr.1 pritet të paguajë 13,500 lekë në vit. Sa ndryshoi detyrimi i biznesit në Tiranë në 2023Pas hyrjes në fuqi në muajin gusht të 2023-t të çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të Tiranës, detyrimet vjetore të bizneseve për taksën e ndërtesës u rritën deri 76% në nivele të njëjta me ndryshimet e referencës.Konkretisht nëse një pronar dyqani me sipërfaqe 100 metër katror me vendodhje në zonën kadastrale 1/1 (përfshin zonat nga Kinema “Ali Demi”, Fusha e Sportit, fshati Shkozë deri te Depo e Ujit)  ku çmimi i referencës me vendimin e vitit 2018 ishte 97,700 lekë për metër katror paguante në vit taksë për ndërtesën 39,080 lekë (97,700x2x100 m2 vlera e dyqanit është 19,540,000 lekë. Taksa që paguhet është sa 0,2% e vlerës së dyqanit e llogaritur sipas dyfishit të çmimit fiskal të apartamenteve për zonën kadastrale 1/1 ku ndodhet edhe ndërtesa e biznesit).Me rritjen e çmimeve fiskale, konkretisht në zonën kadastrale 1/1 çmimi i referencës për 2023 u bë 102,800 lekë për metër katror, biznesi paguan 41,120 lekë në vit taksë. Krahasuar me më parë taksa është shtuar në vlerë 2,040 lekë në vit apo 5% më shumë.Me taksimin e ri në vitin 2018 qeveria përfshiu edhe garazhet dhe bodrumet e mbyllura. Taksa për garazhet dhe bodrumet është 0,2% e vlerës, por për garazhet dhe bodrumet taksa llogaritet sa 70% e çmimit fiskal, për parkimit e hapur sa 30% e çmimit fiskal të apartamenteve dhe magazinat e përpunimit për 50% e çmimit të sipërfaqeve të banesave të zonës përkatëse sipas qyteteve.Çfarë parashikon vendimi “Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, e bazës së taksës për kategori specifike”.Llogaritja e shumës së taksës së ndërtesës/ njësisë pronësore Njësitë e vetëqeverisjes vendore, duke përdorur të dhënat e mbledhura për ndërtesën/njësinë pasurore, përcaktojnë bazën e taksës dhe llogarisin shumën e taksës vjetore të ndërtesës për t’u paguar nga çdo taksapagues. Baza e llogaritjes së taksës së ndërtesës është vlera e ndërtesës/njësisë pronësore, përcaktuar me një nga metodat e parashikuara në këtë metodologji.Për efekt të llogaritjes së taksës për ndërtesën/ njësi pronësore, baza e taksës shumëzohet me shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj, sipas kategorive të ndërtesave, si më poshtë: a) 0,05%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për banim;b) 0,2%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike; c) 30% e shkallës së taksës përkatëse, për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë, sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi. ÇMIMET MESATARE PËR METËR KATROR SIPËRFAQE NDËRTIMI PËR NDËRTESAT QË NUK SHËRBEJNË PËR BANIM a) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për veprimtari tregtimi dhe shërbimi është 1.5 (një pikë pesë) herë më i lartë se çmimi i sipërfaqeve të banimit sipas qyteteve. Në këtë kategori do të përfshihen edhe ndërtesa tregtare, ku njëkohësisht realizohen edhe procese të përziera prodhim, tregtim ose/edhe shërbime me pakicë. Në zonat që përfshihen në Bashkinë Tiranë, ky koeficient është 2 (dy) herë më i lartë.b) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për parkim të mbuluar dhe bodrume është 70 (shtatëdhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve.c) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për parkim të hapur është 30 (tridhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve.ç) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi të destinuara për veprimtari industriale, si: prodhim, përpunim ose magazinim të mallrave industriale, duke përfshirë fabrikat, depot, magazinat dhe objektet e tjera të ngjashme, është 50 (pesëdhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të banesave të zonës përkatëse sipas qyteteve.d) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi që përdoren për bujqësi dhe blegtori apo veprimtari mbështetëse, si grumbullim, magazinim dhe ruajtje të produkteve bujqësore dhe blegtorale është 30 (tridhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të banesave të zonës përkatëse, me përjashtim të përpunimit ushqimor. dh) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi të destinuara për banim në njësitë administrative jashtë qytetit përkatës, të cilat iu bashkuan njësive të vetëqeverisjes vendore pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 115/2014, reduktohet deri në 35 (tridhjetë e pesë) për qind, krahasuar me çmimin e zonës më të afërt, përjashtuar zonat rezidenciale. Në zonat që përfshihen në Bashkinë Tiranë, ky reduktim është deri në 30 (tridhjetë) për qind krahasuar me çmimin e zonës më të afërt.e) Për ndërtesat e privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, të ndryshuar, çmimi për metër katror është 70 (shtatëdhjetë) për qind e çmimit sipas zonave të tabelës, vetëm në rastin e shitjes së parë./ Dorina AzoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Jo vetëm në Tiranë, edhe apartamentet në rrethe pritet të shtrenjtohen, më e prekur zona e bregdetit

    Jo vetëm në Tiranë, edhe apartamentet në rrethe pritet të shtrenjtohen, më e prekur zona e bregdetit

    Çmimet e referencës të pasurive të paluajtshme, të cilat u rishikuan së fundmi në rritje për rrethet, përdoren jo vetëm për shitblerjen, por edhe për llogaritjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë, që paguhet nga ndërtuesit.

    Rritja e tyre pritet që të sjellë automatikisht shtim të detyrimit të ndërtuesve që rrezikon të përkthehet në shtrenjtim të çmimeve të shitjes së apartamenteve.

    Kjo tendencë u konstatua në Tiranë, që i rishikoi referencat rreth dy vite më parë, ku çmimet e referencës në Tiranë u ndanw për 32 zona kadastrale. Të njëjtën nocion qeveria për herë të parë propozoi të zbatohet edhe për rrethet kryesore, duke vendosur çmime të ndryshme me ndarjen e re të zonave kadastarle. Në rrethe deri tani ishte i miratuar vetëm një çmim reference.

    Në kryeqytet zbatimi i çmimeve të reja nisi në gusht 2023, ku referencat u rritën nga 5 deri 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës. Menjëherë në gjysmën e dytë të atij viti çmimet u rritën me të paktën 50-100 euro për metër katror, me një shtrenjtim mesatar prej 30%.

    Shoqata e Ndërtuesve pohoi në atë kohë se shtrenjtimi u ndikua kryesisht nga shtimi i detyrimeve të ndërtuesve për taksën e ndikimit në infrastrukturë, pas rritjes së çmimeve të referencës.

    Ekspertët pohojnë se pas referencave të reja në rrethe, shtrenjtimi më i fortë i çmimeve pritet të jetë në zonat bregdetare, ku dhe referenca pësoi kërcimin më të lartë. Në Durrës, referencat për disa zona janë dyfishuar e trefishuar, si në Port, ku po ndërtohet projekti i Marinës së Jahteve, që referenca është 200 mijë lekë/m2, apo në vijim në Vollga, me referencë 124 mijë lekë/m2 e në Lalëz me 140 mijë lekë/m2. Më parë, Durrësi kishte një referencë unike prej 67,500 lekë/m2.

    Në Vlorë ka zona ku referencat janë dyfishuar, si në zonën 1 dhe 2 në Himarë, që tashmë kanë referenca përkatësisht 140 dhe 100 mijë lekë/m2, nga 58 mijë lekë që ishte më parë. Në Sarandë, referenca për zonën e parë është rritur me 79%, në 100 mijë lekë/m2.

    Sa rritet detyrimi për taksën e ndikimit në infrastrukturë

    Taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja i nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e tjera. Taksa paguhet nga ndërtuesit para zbardhjes së lejes së ndërtimit.

    Për llogaritjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë, baza e taksës është vlera në lekë për metër katror e çmimit të shitjes së ndërtimit qoftë për qëllime banimi apo për shërbime. Ndërsa çmimi i shitjes për metër katror bazohet në vlerën referuese të vlerës së tregut, sipas metodologjisë së miratuar nga qeveria.

    Diapazonet e nivelit të taksës së ndikimit në infrastrukturë janë të përcaktuara në ligjin Nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore i ndryshuar”. Konkretisht Pika 2 te Neni 27 përcakton se “në rastin e ndërtimeve të destinuara për qëllime banimi apo për njësi tregtimi dhe shërbimi, të cilat kryhen nga shoqëri ndërtimi, shkalla e taksës së ndikimit në infrastrukturë është në masën 4 (katër) për qind deri 8 (tetë) për qind të çmimit të shitjes për metër katror”. Detyrimin për përcaktimin e nivelit të taksës në rrethe brenda diapazonit 4 deri 8% e ka Këshilli Bashkiak.

    Shembull për qytetin e Durrësit.

    Sipas vendimit “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Durrësit për vitin 2023” miratuar në muajin dhjetor 2022 është miratuar niveli 8% i taksës për “ndërtime me funksion banimi apо shërbimi nga zhvillues me qëllim përfitimin, të cilat nuk destinohen për përdorim në sektorin e turizmit, industrisë apo për përdorim publik.

    Çmimi aktual i referencës për qytetin e Durrësit është 67,500 lekë/m2

    Vlera Totale e një ndërtimi rezidencial me sipërfaqe 100 mijë metra katror llogaritet:

    100,000 m2 x 67,500 lekë/m2 = 6,750,000,000 lekë. Detyrimi për taksën: 8% x 6,750,000,000 = 540,000,000 lekë

    Vlera e ndërtimit rezidencial me çmimin e propozuar prej  200,000 lekë/m2 për zonën kadastrale nr.13 që në terren përkon me zonën e portit të Durrësit në ndërtimin e projektit Durrës Yacht Marina është 100,000 m2 x 200,000 lekë/m2 = 20,000,000,000 lekë. Detyrimi për taksën: 8% x 20,000,000,000 = 1,600,000,000

    Rritja e detyrimit 1,600,000,000 – 540,000,000 =  1,060,000,000 apo 196% (Rritja e njëjtë në përqindje me çmimet e referencës).

    Për Tiranën taksa e ndikimit në infrastrukturë është në nivelin 8% dhe llogaritet për metër katror mbi çmimet e referencës të cilat nga gushti 2023 u rritën nga 5 deri 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës. Rritja të tyre pati edhe për 5 komuna të kryeqytetit, si Kashar, Petrela, Preza, Farka dhe Dajti.

    Nga konkluzionet e Shoqatës së Ndërtuesve mbështetur në analizat konkrete për lejet e miratuara të ndërtimit, llogaritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë me çmimet e reja të referencës shtoi 80% barrën fiskale te ndërtuesit. Shtimi i detyrimit në metër katror sipas ndërtuesve llogaritej 50 deri 100 euro për metër katror sipas zonave kadastrale. Për rrjedhojë kjo solli rritje të çmimeve të shitjes së apartamenteve mesatarisht me 20% në Tiranë sipas Shoqatës së Ndërtuesve, pasi ndryshimit e çmimeve të referencës ndikuan në kostot e ndërtimit.

    ÇFARË PARASHIKON LIGJI “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE I NDRYSHUAR” PËR NIVELIN E TAKSËS SË NDIKIMIT NË INFRASTRUKTURË

    Taksa e ndikimit në infrastrukturë

    Në këtë kategori investimesh përfshihen edhe ndërtimet zëvendësuese për qëllime banimi, të kushtëzuara për t’u ndërtuar si shkak i zbatimit të një kontrate koncensionare, e cila prek banesat ekzistuese. Gjithashtu, në këtë kategori përfshihen edhe ndërtimet e destinuara për qendra tregtare apo të biznesit.

    Baza e taksës është vlera në lekë për metër katror e çmimit të shitjes së ndërtimeve për qëllime banimi apo të njësive të tregtimit dhe shërbimit. Çmimi i shitjes për metër katror bazohet në vlerën referuese të vlerës së tregut, sipas përcaktimeve të nxjerrë me akt nga Këshilli i Ministrave.

    (Shfuqizuar me Ligj Nr. 98/2020, datë 23.07.2020, botuar në F.Z. nr.145, dt.06.08.2020)

    Nga pagesa e kësaj takse përjashtohen edhe investimet në kuadër të programeve të rindërtimit, sipas dispozitave të ligjit, për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore.

    (Ndryshuar me Ligj Nr. 142/2015, datë 17.12.2015. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr.252, datë 22.01.2016)

    (Ndryshuar me Ligj Nr. 106/2017, datë 30.11.2017. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr.222, datë 19.12.2017)

    (Ndryshuar me Ligj Nr. 41/2018, datë 09.07.2018. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr.111, datë 30.07.2018. Ky ligj botohet në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi më 1 janar 2019)

    Ndryshuar me ligjin nr. 95/2018, datë 03.12.2018, botuar në F.Z. nr.187, dt.27.12.2018

    (Shtuar me Aktin Normativ Nr. 3, datë 2.10.2019, botuar në F.Z. nr.137, dt.07.10.2019)

    (Hequr me Ligj Nr. 122/2020, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 197, datë 12.11.2020)

    (Shtuar me Aktin Normativ Nr. 19, datë 23.04.2020, botuar në F.Z. nr.73, dt.24.04.2020)./ Monitor

  • Ashtu siç ndodhi me Tiranën, edhe apartamentet në rrethe pritet të shtrenjtohen, sidomos në bregdet

    Ashtu siç ndodhi me Tiranën, edhe apartamentet në rrethe pritet të shtrenjtohen, sidomos në bregdet

    Çmimet e referencës të pasurive të paluajtshme, të cilat u rishikuan së fundmi në rritje për rrethet, përdoren jo vetëm për shitblerjen, por edhe për llogaritjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë, që paguhet nga ndërtuesit.Rritja e tyre pritet që të sjellë automatikisht shtim të detyrimit të ndërtuesve që rrezikon të përkthehet në shtrenjtim të çmimeve të shitjes së apartamenteve.Kjo tendencë u konstatua në Tiranë, që i rishikoi referencat rreth dy vite më parë, ku çmimet e referencës në Tiranë u ndanw për 32 zona kadastrale. Të njëjtën nocion qeveria për herë të parë propozoi të zbatohet edhe për rrethet kryesore, duke vendosur çmime të ndryshme me ndarjen e re të zonave kadastarle. Në rrethe deri tani ishte i miratuar vetëm një çmim reference.Në kryeqytet zbatimi i çmimeve të reja nisi në gusht 2023, ku referencat u rritën nga 5 deri 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës. Menjëherë në gjysmën e dytë të atij viti çmimet u rritën me të paktën 50-100 euro për metër katror, me një shtrenjtim mesatar prej 30%.https://monitor.al/cmimet-e-apartamenteve-ne-kryeqytet-shtrenjtohen-deri-ne-30-brenda-nje-viti-kryeson-periferia/Shoqata e Ndërtuesve pohoi në atë kohë se shtrenjtimi u ndikua kryesisht nga shtimi i detyrimeve të ndërtuesve për taksën e ndikimit në infrastrukturë, pas rritjes së çmimeve të referencës.https://monitor.al/ndertuesit-rritja-e-detyrimit-per-taksen-e-ndikimit-ne-infrastrukture-dhe-pagesat-e-larta-per-punetoret-ndikuan-te-shtrenjtimi-i-cmimeve/Ekspertët pohojnë se pas referencave të reja në rrethe, shtrenjtimi më i fortë i çmimeve pritet të jetë në zonat bregdetare, ku dhe referenca pësoi kërcimin më të lartë. Në Durrës, referencat për disa zona janë dyfishuar e trefishuar, si në Port, ku po ndërtohet projekti i Marinës së Jahteve, që referenca është 200 mijë lekë/m2, apo në vijim në Vollga, me referencë 124 mijë lekë/m2 e në Lalëz me 140 mijë lekë/m2. Më parë, Durrësi kishte një referencë unike prej 67,500 lekë/m2.Në Vlorë ka zona ku referencat janë dyfishuar, si në zonën 1 dhe 2 në Himarë, që tashmë kanë referenca përkatësisht 140 dhe 100 mijë lekë/m2, nga 58 mijë lekë që ishte më parë. Në Sarandë, referenca për zonën e parë është rritur me 79%, në 100 mijë lekë/m2.Zbardhen zonat më të shtrenjta në rrethe, kryeson Durrësi, nga Porti i Jahteve deri në LalëzSa rritet detyrimi për taksën e ndikimit në infrastrukturë Taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja i nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e tjera. Taksa paguhet nga ndërtuesit para zbardhjes së lejes së ndërtimit.Për llogaritjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë, baza e taksës është vlera në lekë për metër katror e çmimit të shitjes së ndërtimit qoftë për qëllime banimi apo për shërbime. Ndërsa çmimi i shitjes për metër katror bazohet në vlerën referuese të vlerës së tregut, sipas metodologjisë së miratuar nga qeveria.Diapazonet e nivelit të taksës së ndikimit në infrastrukturë janë të përcaktuara në ligjin Nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore i ndryshuar”. Konkretisht Pika 2 te Neni 27 përcakton se “në rastin e ndërtimeve të destinuara për qëllime banimi apo për njësi tregtimi dhe shërbimi, të cilat kryhen nga shoqëri ndërtimi, shkalla e taksës së ndikimit në infrastrukturë është në masën 4 (katër) për qind deri 8 (tetë) për qind të çmimit të shitjes për metër katror”. Detyrimin për përcaktimin e nivelit të taksës në rrethe brenda diapazonit 4 deri 8% e ka Këshilli Bashkiak. Shembull për qytetin e Durrësit. Sipas vendimit “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Durrësit për vitin 2023” miratuar në muajin dhjetor 2022 është miratuar niveli 8% i taksës për “ndërtime me funksion banimi apо shërbimi nga zhvillues me qëllim përfitimin, të cilat nuk destinohen për përdorim në sektorin e turizmit, industrisë apo për përdorim publik.Çmimi aktual i referencës për qytetin e Durrësit është 67,500 lekë/m2Vlera Totale e një ndërtimi rezidencial me sipërfaqe 100 mijë metra katror llogaritet:100,000 m2 x 67,500 lekë/m2 = 6,750,000,000 lekë. Detyrimi për taksën: 8% x 6,750,000,000 = 540,000,000 lekëVlera e ndërtimit rezidencial me çmimin e propozuar prej  200,000 lekë/m2 për zonën kadastrale nr.13 që në terren përkon me zonën e portit të Durrësit në ndërtimin e projektit Durrës Yacht Marina është 100,000 m2 x 200,000 lekë/m2 = 20,000,000,000 lekë. Detyrimi për taksën: 8% x 20,000,000,000 = 1,600,000,000Rritja e detyrimit 1,600,000,000 – 540,000,000 =  1,060,000,000 apo 196% (Rritja e njëjtë në përqindje me çmimet e referencës). Për Tiranën taksa e ndikimit në infrastrukturë është në nivelin 8% dhe llogaritet për metër katror mbi çmimet e referencës të cilat nga gushti 2023 u rritën nga 5 deri 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës. Rritja të tyre pati edhe për 5 komuna të kryeqytetit, si Kashar, Petrela, Preza, Farka dhe Dajti.Nga konkluzionet e Shoqatës së Ndërtuesve mbështetur në analizat konkrete për lejet e miratuara të ndërtimit, llogaritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë me çmimet e reja të referencës shtoi 80% barrën fiskale te ndërtuesit. Shtimi i detyrimit në metër katror sipas ndërtuesve llogaritej 50 deri 100 euro për metër katror sipas zonave kadastrale. Për rrjedhojë kjo solli rritje të çmimeve të shitjes së apartamenteve mesatarisht me 20% në Tiranë sipas Shoqatës së Ndërtuesve, pasi ndryshimit e çmimeve të referencës ndikuan në kostot e ndërtimit. ÇFARË PARASHIKON LIGJI “PËR SISTEMIN E TAKSAVE VENDORE I NDRYSHUAR” PËR NIVELIN E TAKSËS SË NDIKIMIT NË INFRASTRUKTURË Neni 27Taksa e ndikimit në infrastrukturëBaza e taksës është vlera në lekë e investimit të ri që kërkohet të kryhet sipas preventivit, ose vlera në lekë e çmimit të shitjes për metër katror të investimit të ri. Klasifikimi si investim i ri përcaktohet në përputhje me legjislacionin në fuqi për dhënien e lejes së ndërtimit.Në rastin e ndërtimeve të destinuara për qëllime banimi apo për njësi tregtimi dhe shërbimi, të cilat kryhen nga shoqëri ndërtimi, shkalla e taksës së ndikimit në infrastrukturë është në masën 4 (katër) për qind deri 8 (tetë) për qind të çmimit të shitjes për metër katror.Në këtë kategori investimesh përfshihen edhe ndërtimet zëvendësuese për qëllime banimi, të kushtëzuara për t’u ndërtuar si shkak i zbatimit të një kontrate koncensionare, e cila prek banesat ekzistuese. Gjithashtu, në këtë kategori përfshihen edhe ndërtimet e destinuara për qendra tregtare apo të biznesit.Baza e taksës është vlera në lekë për metër katror e çmimit të shitjes së ndërtimeve për qëllime banimi apo të njësive të tregtimit dhe shërbimit. Çmimi i shitjes për metër katror bazohet në vlerën referuese të vlerës së tregut, sipas përcaktimeve të nxjerrë me akt nga Këshilli i Ministrave.Në rastin e ndërtimeve të ndryshme nga ato të përcaktuara në pikën 2, të këtij neni, niveli i taksës shprehet si përqindje e vlerës së investimit dhe është:a) Për ndërtime që destinohen për përdorim në sektorin e turizmit, të industrisë, bujqësisë; të ndërtimeve individuale për qëllime të përdorimit vetjak nga individët, të ndërtuara vetë individi apo me sipërmarrës; si dhe të ndërtimeve për qëllime publike, taksa e ndikimit në infrastrukturë është 1 (një) deri në 3 (tre) për qind e vlerës së investimit, ndërsa për Bashkinë e Tiranës është 2 (dy) deri 4 (katër) për qind e saj.b) Për projekte të infrastrukturës, për ndërtimin e rrugëve kombëtare, të porteve, aeroporteve, tuneleve, digave, ndërtimit të infrastrukturës në energji, përfshirë makineritë dhe pajisjet për këto projekte, taksa e ndikimit në infrastrukturë të ndërtimeve të reja është 0.1 (zero pikë një) për qind e vlerës së investimit, por jo më pak se kostoja e rehabilitimit të infrastrukturës së dëmtuar, kur kjo kosto nuk është përfshirë në preventivin e investimit.c) Për ndërtesat, të cilat janë në proces legalizimi, taksa e ndikimit në infrastrukturë e ndërtimeve të reja është 0.5 (zero pikë pesë) për qind e vlerës së investimit. Leja e legalizimit lëshohet vetëm pasi të jetë vërtetuar pagesa e taksës nga taksapaguesi.(Shfuqizuar me Ligj Nr. 98/2020, datë 23.07.2020, botuar në F.Z. nr.145, dt.06.08.2020)d) Për ndërtesat, që destinohen për qëllime banimi në zonat malore, taksa e ndikimit në infrastrukturë është 0 (zero) deri në 3 (tre) për qind të vlerës së investimit. Këshilli Bashkiak përcakton me vendim zonat malore për efekt të zbatimit të këtij paragrafi.Këshilli bashkiak miraton kategori dhe nënkategori për klasifikimin e investimeve, të cilat mund të përdoren për vendosjen e nivelit të taksës.Detyrimi për pagesën e taksës i takon investitorit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga organi që lëshon lejen e ndërtimit dhe arkëtohet, për çdo rast, për llogari të bashkisë, që mbulon territorin ku do të bëhet investimi.Nëse objekti, për të cilin do të bëhet investimi, shtrihet në territorin e më shumë se një bashkie ose kur objekti ndikon në infrastrukturën e një bashkie tjetër, të ardhurat nga taksa ndahen proporcionalisht ndërmjet tyre, në përputhje me raportet përkatëse të shtrirjes së objektit dhe të ndikimit të investimit në infrastrukturën e secilës bashki.Përjashtohen nga pagesa e kësaj takse investimet e kryera për ndërtimin e strukturave akomoduese “Hotel/Resort me pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit dhe që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”.Përjashtohen nga pagesa e kësaj takse edhe investimet e subjekteve, të cilat zhvillojnë veprimtari pritëse të certifikuar si “agroturizëm”, sipas legjislacionit në fuqi në fushën e turizmit.Përjashtohen nga pagesa e kësaj takse investimet për rindërtimin, riparimin apo restaurimin e ndërtesave të destinuara për qëllime banimi, të dëmtuara si pasojë e fatkeqësive natyrore, sipas përkufizimit të dhënë në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen civile. Kushtet, rregullat dhe dokumentet që shoqërojnë kërkesën për përjashtimin nga detyrimi për pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë, sipas kësaj pike, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.Nga pagesa e kësaj takse përjashtohen edhe investimet në kuadër të programeve të rindërtimit, sipas dispozitave të ligjit, për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore.(Ndryshuar me Ligj Nr. 142/2015, datë 17.12.2015. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr.252, datë 22.01.2016)(Ndryshuar me Ligj Nr. 106/2017, datë 30.11.2017. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr.222, datë 19.12.2017)(Ndryshuar me Ligj Nr. 41/2018, datë 09.07.2018. Botuar në Fletoren Zyrtare Nr.111, datë 30.07.2018. Ky ligj botohet në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi më 1 janar 2019)Ndryshuar me ligjin nr. 95/2018, datë 03.12.2018, botuar në F.Z. nr.187, dt.27.12.2018(Shtuar me Aktin Normativ Nr. 3, datë 2.10.2019, botuar në F.Z. nr.137, dt.07.10.2019)(Hequr me Ligj Nr. 122/2020, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 197, datë 12.11.2020)(Shtuar me Aktin Normativ Nr. 19, datë 23.04.2020, botuar në F.Z. nr.73, dt.24.04.2020).Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Top 5 zonat me pronat më të shtrenjta në Shqipëri, Memaliaj mes zonave më të lira

    Top 5 zonat me pronat më të shtrenjta në Shqipëri, Memaliaj mes zonave më të lira

    Tregu i pronave në Shqipëri vijon të reflektojë zhvillimet e ndryshme urbane, turistike dhe demografike në të gjithë vendin. Të dhënat më të fundit për çmimet referuese tregojnë se disa zona bregdetare dhe urbane janë ndër më të kërkuarat, ndërsa zona të tjera karakterizohen nga çmime më të ulëta për metër katror.
    Në krye të listës renditet Sazani, një ishull në jug të Vlorës me vlerë referuese 200,000 lekë për metër katror. E njëjta vlerë është regjistruar edhe në Zonën 13 të Durrësit, në afërsi të portit dhe projektit të njohur “Durrës Marina”.
    Gjiri i Lalzit dhe Hamallaj, pjesë e Zonës 6 në Durrës, rezultojnë ndër zonat më të kërkuara të vijës bregdetare, me çmim referues 140,000 lekë për metër katror. Po kaq është edhe vlera për Zonën 1 në Himarë, e cila ka përjetuar rritje të interesit turistik dhe ndërtimor. Ndërkohë, Zona 1 në Durrës, e pozicionuar pas portit, ka një vlerë prej 124,000 lekë për metër katror.
    Në anën tjetër të spektrit, të dhënat tregojnë se çmimet më të ulëta janë të përqendruara në qytete të vogla ose zona më pak të urbanizuara. Fushë-Arrëz ka çmimin më të ulët në nivel kombëtar – 10,500 lekë për metër katror. Pas saj renditet Memaliaj me 17,000 lekë, si dhe Leskoviku, me një vlerë referuese prej 23,800 lekë për metër. Puka dhe Skrapari ndajnë të njëjtin çmim prej 26,000 lekë për metër katror.
    Këto çmime referuese shërbejnë si një bazë për vlerësimin e pronave në treg dhe për planifikimet urbanistike. Ato nuk përfaqësojnë çmimet reale të shitjes, por japin një pasqyrë të përgjithshme të vlerës së tokës dhe pronës në çdo zonë të vendit, duke ndihmuar institucionet, qytetarët dhe investitorët në marrjen e vendimeve.
    5 zonat më të shtrenjta për pronat në Shqipëri
    Sazan (Vlorë) – 200,000 lekë/m²
    Zona 13, Durrës (pranë portit) – 200,000 lekë/m²
    Zona 6, Durrës (Gjiri i Lalzit – Hamallaj) – 140,000 lekë/m²
    Zona 1, Himarë – 140,000 lekë/m²
    Zona 1, Durrës (pas Portit) – 124,000 lekë/m²
    5 zonat më të lira për pronat në Shqipëri
    Fushë-Arrëz (Shkodër) – 10,500 lekë/m²
    Memaliaj (Gjirokastër) – 17,000 lekë/m²
    Leskovik (Korçë) – 23,800 lekë/m²
    Skrapar (Berat) – 26,000 lekë/m²
    Pukë (Shkodër) – 26,000 lekë/m²

  • Zbardhen zonat më të shtrenjta në rrethe, kryeson Durrësi, nga Porti i Jahteve deri në Lalëz

    Zbardhen zonat më të shtrenjta në rrethe, kryeson Durrësi, nga Porti i Jahteve deri në Lalëz

    Çmimet e reja të referencës më të larta të propozuara për rrethet në projektvendimin e fundit të qeverisë janë për zonat bregdetare, përkatësisht për Durrësin dhe ishullin e Sazanit në vlerën e 200 mijë lekëve për metër katror apo për Gjirin e Lalëzit në vlerën e 160 mijë lekëve.Tabela, çmimet e reja të referencës deri në 2 mijë euro/m2; trefishim për Durrës (Vollga) e Sazan Bregdeti i Durrësit me referenca më të larta se Vlora e SarandaNë Durrës zona kadastrale nr.13 për të cilën është propozuar çmimi më i lartë prej 200 mijë lekë (2 mijë euro) për metër katror, mësohet i përket zonës pranë portit të Durrësit, ku po ndërtohen ndërtesat rezidenciale të projektit “Durrës Yacht Marina”.Në këtë zonë çmimet maksimale të shitjes së apartamenteve kanë arritur 3 mijë euro për metër katror. Krahasuar me çmimet fillestare të shitjes rritja është 51%. Në ankandin e parë të zhvilluar në muajin Qershor 2023 çmimet e apartamenteve për godinat e para nisën nga 1,650 deri 1,750 euro për metër katror. Për këtë projekt rezultojnë se çmimet e shitjeve për ndërtesat në projektin e “Durrës Yacht Marina” kanë shënuar rritje progresive, në vlera prej 150, 200 deri 500 euro për metër katror.Në Durrës Yacht Marina çmimet e apartamenteve arrijnë 3,000 euro/m², brenda 3 muajve shtrenjtohen deri në 11%Çmimet e referencës për zonën kadastrale nr.13 të Durrësit dhe Sazanit barazohen me çmimet e zonës kadastrale nr. 2/1 në Tiranë, që në terren i përkasin zonave pranë Piramidës dhe stadiumit “Air Albania”.Me ndryshimet e vendimit të metodologjisë që hynë në fuqi në muajin korrik 2023 çmimet e referencës në këtë zonë të kryeqytetit arritën 202,4 mijë lekë për metër katror nga 187 mijë lekë që ishin më parë. Rritja 8%. Ndërsa zona e më e shtrenjtë në Tiranë vijon të mbetet zona kadastrale nr. 5/1 që i përket ish Bllokut me çmim reference 228 mijë lekë për metër katror. Rritje ishte 20% krahasuar me vendimin e 2018-s.Çmime të shtrenjta reference në rrethe rezulton se janë propozuar edhe për zonën kadastrale nr.6, që mësohet se i përket Gjirit të Lalëzit. Çmimi i propozuar është në vlerën e 140 mijë lekëve për metër katror. Krahasuar me çmimin e mëparshëm të referencës së Durrësit rritja është 107,4%. Ndërsa për zonën kadastrale nr.1 që përket Shkëmbit të Kavajës është propozuar çmimi i referencës në vlerën e 124 mijë lekë për metër katror. Rritja krahasuar me çmimin e mëparshëm 83,7%.Pas zonave bregdetare të Durrësit rritja më e lartë e çmimeve të referencës të shitblerjes së apartamenteve është propozuar për ishullin e Sazanit në vlerën e 200 mijë lekëve. Rritja 223% krahasuar me çmimin e referencës së mëparshme të Vlorës.Zona nr. 1 në Himarë gjithashtu është propozuar me çmim të lartë prej 140 mijë lekë për metër katror. Krahasuar me çmimet e 2019-s rritja për Himarën është 78.6%.Në Vlorë, duke përjashtuar Sazanin, çmimi më i lartë i referencës është deri në 98 mijë lekë.Me propozimet e reja Saranda do të ndahet në 5 zona kadastrale. Në 2 prej tyre pikërisht zonat nr. 1 dhe nr. 3 propozohen çmime reference 100 mijë lekë. Krahasuar me çmimin e mëparshëm rritja është 78,6%.Zona nr.1 e bashkisë së Selenicës do të ketë çmime 98 mijë lekë për metër katror, duke u renditur në zonat me rritjen më të lartë prej 58,6%.Konispoli është një tjetër bashki me rritjen më të lartë të çmimeve të referencës. Nga 28 mijë në 57 mijë lekë për metër katror propozohet çmimi i ri nga Ministria e Financave. Rritja 103,6%.Pas Konispolit propozohet që edhe bashkia e Sarandës të këtë çmime të lartë reference.Në Kavajë zona nr.1 do të ketë rritje më të lartë prej 47%.Në Radhimë të Vlorës propozohet rritje reference 45,6% nga 61,800 që ishte më parë në 90 mijë lekë për metër katror.Në Juglindje të Shqipërisë çmimet më të larta të referencës do të jenë në zonën kadastrale nr.1 të Korçës nga 48,5 mijë lekë që ishte çmimi i vetëm i Korçës për zonën e re propozohet 70 mijë lekë për metër katror. Rritja 44,3%. Qyteti i Korçës propozohet të ndahet në 4 zona kadastrale.Qyteti i Pogradecit gjithashtu do të ndahet në 2 zona kadastrale me rritje çmimi 20% vetëm në zonën nr.1 nga 49,9 mijë lekë çmimi i referencës propozohet në 60 mijë lekë. Ndërsa zona nr.2 në Pogradec ka pësuar rritjen më të ulët në rang vendi prej 0,2%.Bashki të tjera për të cilat propozohet rritje e lehtë e çmimeve të referencës është ajo e Bulqizës me 0,5%. Çmimi i ri propozohet 42 mijë lekë. Orikumi me rritje 1,7%. Zona 12 në Durrës prej 0,7%. Zona 5 në Shkodër 1.7%. Bashkia e Milotit 5,7%. Vlerat e reja i përafrohen tregut Në relacionin e projektligjit Ministria e Financave argumenton se ndarja e zonave për caktimin e çmimeve mesatare referuese është bazuar mbi këto faktorë: nga të dhënat kadastrale mbi shitblerjet; struktura dhe hierarkizimi i sistemit urban me një fokus të veçantë mbi zonat me kategori përdorimi banimin, bazuar mbi përcaktimet e planeve të përgjithshme vendore; ndërlidhja e hierarkisë hapësinore dhe çmimeve të tregut për të përcaktuar një logjikë ndarëse, që mund të parashikojë tendencat e ardhshme të tregut imobiliar.“Agjencia Shtetërore e Kadastrës, në zbatim të detyrave për evidentimin e çmimeve mesatare të ndara sipas zonave, realizoi grumbullimin e të gjitha kontratave të shitblerjeve për periudhën 2022-2024. Të dhënat specifike, të mbledhura për çdo kontratë, përfshijnë: zonën, numrin e pasurisë, sipërfaqen në metra katrorë, vlerën e kontratës dhe datën e kontratës.Analiza u kufizua vetëm tek të dhënat për llojin e pasurisë “apartament” dhe “ndërtesë”, referuar objektit të Urdhrit. Këto të dhëna u organizuan sipas bashkive, të cilat u ndanë bazuar në zonat përkatëse. Gjithashtu, u bë konvertimi i vlerave monetare në lekë, duke përdorur kursin mesatar të këmbimit për monedhat e huaja (euro, dollarë, franga, paund, etj.) gjatë periudhës së shqyrtuar. Çmimi për metër katror u llogarit për çdo kontratë.Në çdo zonë, të dhënat u ndanë më tej sipas blloqeve, që janë njësitë më të vogla me të dhëna digjitale të disponueshme nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Mbi këto blloqe, u përllogarit çmimi mesatar për metër katror për çdo bllok. Nga analiza u përjashtuan vlerat, të cilat nuk kanë logjikë ekonomike dhe ato më të ulëta se çmimi referencë.Përpunimi i të dhënave përfshiu edhe analizën e informacioneve hartografike kadastrale, duke përdorur hartat digjitale të regjistrimit fillestar të zonave, që përfshijnë bashkitë dhe zonën bregdetare të specifikuar në Urdhër. Hartat u gjeneralizuan deri në nivelin e blloqeve dhe më pas u lidhën me të dhënat alfanumerike, bazuar në numrin e bllokut.Rezultatet, në formën e të dhënave hartografike dhe alfanumerike, u paraqitën në formatin e files “shape” dhe “.kmz”, ku për çdo bllok që përmbante transaksione ishin të paraqitura numri i transaksioneve dhe çmimi mesatar për metër katror.Përcaktimi i ndarjeve zonale është bazuar mbi një logjikë hapësinore që merr parasysh disa karakteristika të qyteteve për të bërë diferencimin e çmimeve. Këto përfshijnë:– Afërsinë me zonën qendrore të qytetit – duke supozuar që zhvillimi ekonomik, kërkesa dhe si rrjedhojë dhe çmimet e banesave janë përgjithësisht më të larta në zonat qendrore të qyteteve.– Afërsinë me polet e zhvillimit strategjik të qytetit – projektet dhe investimet strategjike përbëjnë një motor ekonomik që parashikohet të rrisë zhvillimin dhe si rrjedhojë çmimet e banesave në këto zona. Këto projekte që planifikohen për t’u zhvilluar janë marrë në konsideratë për ndarjen e zonave dhe përcaktimin e çmimeve.– Afërsinë me rrugët kryesore të aksesit ndaj qytetit (arteriet) – afërsia me akset qendrore të transportit është një nga faktorët për çmimet më të larta në tregun imobiliar për shkak të rritjes së aksesit fizik.– Afërsinë me zonat historike të qytetit – zonat historike kanë vecoritë e tyre arkitekturore dhe urbanistike dhe si të tilla, mendohet që çmimi referencë i banesave të pasqyrojë këto veçori.– Për bashkitë bregdetare, afërsia me zonën bregdetare – duke qënë se ka një fokus më të madh mbi zhvillimin e bregdetit nëpërmjet strukturave akomoduese dhe potencialit të turizmit, banesat në fashat bregdetare konsiderohen më atraktive dhe si rrjedhojë vërehet një ndryshim te çmimi”, shpjegohet në relacionin që shoqëron projektligjin. / D.AzoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Pronat, qeveria përcakton çmimet e referencës në 11 qarqe

    Pronat, qeveria përcakton çmimet e referencës në 11 qarqe

    Nga 1 janari i vitit 2026, çdo qytetar do të ketë mundësinë të kryejë rivlerësimin e banesës së tij në bazë të çmimeve të reja të referencës, të publikuara tashmë për konsultim publik.
    Sipas draftit të hedhur për konsultim nga qeveria propozues, kërkesa për rivlerësim mund të paraqitet pranë Agjencisë së Kadastrës, duke përfituar nga një normë e reduktuar tatimore prej 5%.
    Çmimet e reja të referencës, të propozuara nga Financat, bazohen në analizat e transaksioneve të shitblerjes gjatë periudhës 2022–2024 dhe prekin 11 qarqe të vendit, përfshirë Durrësin, Fierin, Korçën dhe Vlorën. Ndarja e qyteteve në zona dhe përcaktimi i çmimeve është bërë sipas afërsisë me qendrat urbane, rrugët kryesore dhe zonat historike.
    Vihet re një rritje e çmimeve të referencës në zonat turistike si Durrës dhe Vlorë. Në Durrës, çmimet variojnë sipas zonës nga 45 mijë deri në 200 mijë lekë për metër katror.

    Çmimi maksimal përfshin pikërisht zonën e Portit të këtij qyteti bregdetar, ndërsa në zonën e Hamallajt dhe Gjirit të Lalzit, çmimi shkon në 140 mijë lekë për metër katror.

    Në Vlorë, çmimin më të lartë e ka zona 1 në qytet me 140 mijë lekë, ndërsa ky çmim në Sazan llogaritet në 200 mijë lekë për metër katror. Ndërsa çmimi në Himarë në 5 zonat kadastrale varion nga 45 mijë deri në 140 mijë lekë për metër katror.
    E vetmja bashki ku çmimet referuese nuk kanë ndryshuar është Bashkia Tiranë. Për kryeqytetin, do të vijojë të përdoret e njëjta skemë vlerësimi si më parë.
    Ministria e Financave e argumenton këtë nismë me rritjen me mbi 23% të çmimeve të banesave vetëm në gjysmën e dytë të vitit 2024. Me një kosto të ulët dhe procedura të qarta, projektligji synon të ndihmojë qytetarët të reflektojnë vlerën reale të pronave të tyre. Për qeverinë, ky reformim pritet të sjellë rritje në të ardhurat vendore dhe të përmirësojë drejtësinë në sistemin e taksimit të pasurive të paluajtshme.
    Përvoja e mëparshme ka treguar një interes të lartë nga qytetarët për procesin e rivlerësimit, që solli mbi 254 mijë aplikime dhe të ardhura në buxhet mbi 23 miliardë lekë vetëm në tre fushatat e fundit.
    Tv Klan

  • Bregdeti i ‘pakapshëm’/ Ministria e Financave publikon referencat, ja sa është çmimi për metër katror në Durrës e Sazan

    Bregdeti i ‘pakapshëm’/ Ministria e Financave publikon referencat, ja sa është çmimi për metër katror në Durrës e Sazan

    Hovi i çmimeve të kripura të pronave nuk do të ndalet, sidomos pas referencave të reja që Ministria e Financave ka bërë publike.
    Sikundër Report TV e pati paralajmëruar, çmimet e reja të metrit katror në vend do të rriten me gati 100% në jug dhe deri më 300% në bregdetin e Durrësit (Vollga).
    Durrësi do të ndahet në 13 zona, ku çmimi i referencës për metër katror ndryshon nga njëra te tjetra, ndryshe nga sa ndodh aktualisht, ku i gjithë qyteti bregdetar ka vetëm dy referenca: 472 euro dhe 675 euro. Me referencat e reja, një metër katror në zonën më të frekuentuar të bregdetit të Durrësit, që është ‘Zona 13’, e njohur si lagjja e plazhit, një metër katror pritet të kushtojë 2000 euro, me rritje 323% në raport me referencën aktuale prej 472 euro/metri.
    Ndërsa në zonat afër qendrës së qytetit, çmimi referencë për metër katror do të jetë afro 1000-1400 euro, nga 472 euro/metri që është aktualisht. Kurse periferia e Durrësit do të ketë çmime afërsisht sa referencat e sotme.
    Kurse në jug, çmimet më të kripura do të jenë në Sazan me 2000 euro metri katror, ndikuar prej resortit luksoz që do ndërtojnë dhëndri i Trump.
    Rritje të fortë do të pësojnë edhe çmimet e pronave në Himarë, ku nga mesatarisht 580 euro që kushton një metër sot, do të arrijë në 1400 euro, apo në Sarandë, ku metri katror do të kushtojë deri 1000 euro, nga mesatarisht 560 euro që është.
    Miratimi i referencave të reja do të sjellë drejtpërdrejt një rritje të çmimeve të pronave thuajse në të gjithë Shqipërinë, me përjashtim të Tiranës, ku çmimi tavan i pronave u miratua në vitin 2023.