Një vatër zjarri është raportuar këtë pasdite, në një banesë në fshatin Kusarth, Njësia Administrative Bradashesh, në Bashkinë Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në katin e parë të banesës, ku kanë marrë flakë kryesisht mbeturina dhe sende jashtë përdorimit.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e MZSH Elbasan, të cilat po punojnë për shuarjen dhe izolimin e plotë të flakëve, duke mos lejuar përhapjen e tyre në pjesët e tjera të banesës.
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa po vijon puna për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.
gijotina.com/
Tag: katin
-

Elbasan/ Zjarr në katin e parë të një banese, zjarrfikësit izolojnë vatrën
-

Braçe i shqetësuar: Banorët e njësisë 5 marrin shërbim shëndetësor në katin e parë të një pallati! 850 shtëpi në Selitë ende të palegalizuara
Në seancën dedikuar problemeve të qytetarëve, deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka ngritur si shqetësim rritjen e pensioneve dhe bonuset e shpërndara për të moshuarit si dhe personat me aftësi të kufizuara.
Tjetër shqetësim që Braçe ngriti kishte të bënte me shërbimin shëndetësor për banorët e njësisë nr.5 në Tiranë të cilët marrin shërbim nga një qendër e ndodhur në katin e parë të një pallati. Një tjetër problematikë që theksoi deputeti i PS, ishte moslegalizimi i disa banesave në Selitë, për të cilën qeveria ka premtuar mbyllje të kësaj problematike brenda vitit 2028.
“Jemi në muajin dhjetor kur bëhet efektiv një akt i qartë, i shpërblimit të të gjithë moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar. Ka filluar që të ndahen 10 mijë deri në 15 mijë lekë për të moshuarit. Për një çift të moshuarish vlera e përfituar shkon deri në 30 mijë lekë. Ky është bonusi i dytë për këtë vit se në pranverë u shpërnda në tjetër bonus, duke mbledhur të dy bonuset, natyrisht që shkojmë në parametrat një pensioni plus. Jo nuk mjaftojnë. Pikërisht nga 1 janari fillon rritja e të ardhurave për të gjithë moshuarit dhe për ata më aftësi të kufizuar dhe me radhë. Normalisht viti duhet të mbyllet ashtu siç është parashikuar nga qeveria duke llogaritur dhe një bonus tjetër në raport me rritjen ekonomike dhe mund të ekzekutohet gjatë viti 2026.
Natyrisht që e drejta për shërbim shëndetësor është jetike dhe themelore. Ka plot që banojnë në njësinë nr 5 dhe problemi është ofrimi i shërbimit shëndetësor. I gjithë shërbimi është kufizuar në një qendër që është në katin 1 të një pallati. Në njësi me 120 mijë banorë, merr shërbim atje. Nuk ka poliklinikë dhe vetëm disa ambulanca që janë deri në 2-3 dhoma e kuzhinë në katet e para të pallatit. I kam ngritur këto probleme dhe në komision më thënë po ke të drejtë dhe nuk lëviz kush. Janë gati 850 banesa që në Selitë janë pa legalizuar prej 35 vitesh. Madje ka banesa që janë ndërtuar para viteve ‘90 dhe ende nuk kanë një certifikatë pronësie. Shqetësimi ka qenë i vazhdueshëm por nuk ka pasur lëvizje. Në programin e qeverisë është e shkruar që ky problem duhet të marrë fund brenda vitit 2028, por ajo që më shqetëson nuk shoh asnjë plan konkret të qartë dhe efikas pe t’i japi zgjidhje problemit të certifikimit të pronësisë. Këto 3 shqetësime t’ i paraqiteshin ministrave respektivë”, tha Braçe. -

Flakët përpijnë katin e dytë të banesës në Gramsh, dyshohet defekt në instalimet elektrike
Një banesë në fshatin Kukur të Gramshit u përfshi nga zjarri pasditen e sotme. Ekipet e zjarrfikëses ndërhynë menjëherë dhe po vijojnë punën për të vënë nën kontroll flakët, të cilat kanë përfshirë katin e dytë të shtëpisë.
Sipas informacioneve paraprake, nuk ka të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Autoritetet ende nuk kanë përcaktuar shkakun e zjarrit, por dyshimet e para lidhen me një defekt të mundshëm në instalimet elektrike të banesës. Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
-

Flakët përfshijnë katin e tretë të një pallati në Shkodër, shpëtojnë mrekullisht dy të moshuarit…
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një apartament në rrugën “Isuf Sokoli” në Shkodër. Flakët kanë shpërthyer në katin e tretë të një pallati, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.
Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë ndodheshin dy të moshuar, të cilët fatmirësisht kanë arritur të dalin menjëherë, pa pësuar lëndime.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat po punojnë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e flakëve në apartamente të tjera.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

“Kreu i PD rrezikon të mbyllet sërish në katin e 8-të”/ Kulluri: Protesta të hënën bëhet nga Rama dhe Berisha
Teksa ditën e hënë do të mbahet protesta e opozitës, para Kryeministrisë, analisti Edvin Kulluri befason me deklaratën e tij.
Ai tha sot në Log në News24 se protesta është ‘marrëveshje’ apo pazar mes Ramës dhe Berishës, për të hapur një cikël destabiliteti.
“Parlamenti para Kryeministrisë, është një çadër nr.2. Një projekt i dështuar i çadrës. Autori ka qenë Berisha, nuk është e huazuar. Do jetë tendë me andrra, me qepje. Besoj se tre janë arsyet kryesore që po mbahet protesta; zgjedhjet e datës 9. Janë katastrofë, që nga pjesëmarrja, apo dhe rëndësia që kanë kryetarët e bashkive, vlejnë sa drejtorët. Nuk kanë vlerë të madhe. Vlora, ka qenë simbolikë, ka qenë e parë. Kjo tregoi se sistemi ka rënë. Kjo elitë ka marrë grusht turinjve në 9 nëntor, refuzim masiv. Kryetari i Vlorës është zgjedhur me 8 % të votave, të tjerët 4 %, Këtu ka mbaruar çdo gjë, me këta aktorë që janë. Besoj se thirrja nga SPAK e zotit Berisha për 21 Janari, është arsye se pse u thirr protesta. Kjo është tentative e dështuar për mos t’u lëshuar ndaj SPAK-ut. Pamë dhe fjalimet e Ramës për të mos lëshuar ministren. Në protestën e fundit Berisha bëri një akt në rëndë terrorizmi politik, ka qëlluar me molotiv PS-në. Këta do të luajnë tangon e fundit. Do ta shohim. Fakti që SPKA ka shkuar te nr.2 i qeverisë, dhe këtu njeriu më i pafajshëm është Balluku në raport me Ramën, Rama ka një betejë të rëndë kundër drejtësisë. Kjo nuk është protestë kundër Ballukut. Por protestë e Ramës dhe Berishës për të hapur një cikël destabiliteti. Këtu do të jemi. Hedh letra, por i kam ca letra në dorë. Çdo ku dhe më ka dalë ndonjë gjë. Të dy janë të rrezikuar. Nuk dihet se ca kanë thënë dëshmitarët. Nuk dihet ca ka thënë Ina Rama. E ka marrë malli për katin e 8. Do të shkojë lart, se ka dhe tarracë (Ironizon Berishën). Pse ka interes Rama që Berisha të bëjë akte radikale? Ramës i kanë rënë një nga këmbët e pushtetit. Një PS dhe një Berisha. Ai ka që në 2013 gishtin nga Berisha. Nëse i bie Berisha, karrigia ku është ulur Rama, rrëzohet, pasi është njeri pa bilanc dhe suksese”, tha ai. -

Shpërthim i fuqishëm në një ndërtese në Torino, shembet i gjithë muri i apartamentit, plagoset çifti i moshuar
Një shpërthim ndodhi në një ndërtesë katërkatëshe këtë mëngjes në Rivarolo Canavese, në Torino të Italisë.
Si pasojë e shpërthimit mbetën të plagosur një çift 70-vjeçarësh që jetonin në katin e dytë. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe u transportua me helikopter nga ekipi emergjent. Por autoritetet italiane bëjnë me dije se asnjëri prej të moshuarve nuk është në rrezik për jetën.
Alarmi u dha rreth orës 7 të mëngjesit nga banorët e zonës pasi dëgjuan një zhurmë të fortë. Shpërthimi shkatërroi apartamentin në katin e dytë, duke hedhur jo vetëm xhamat e dritares dhe mobiljet në oborr, por edhe murin e kuzhinës dhe kangjellat e ballkonit. Brigada e zjarrfikësve dhe disa ambulanca u përgjigjën.
“Kemi evakuuar pesë familje”, tha Martino Zucco Chinà, kryebashkiak i qytetit Canavese.
“Zona tani është e sigurt. Hetimet janë duke u zhvilluar, por ka shumë të ngjarë të jetë shkaktuar nga bombola e gazit të kuzhinës”, shtoi ai.Top Channel
-

74-vjeçari vrau djalin me thikën e bukës, mbyllen hetimet për Gjonin, si nisën përplasjet pas “divorcit” familjar
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për vrasjen e 37-vjeçarit Asim Gjoni, nga babai i tij 74-vjeçari Hekuran Gjoni, më 1 shkurt të këtij viti. Ndërkohë është publikuar dosja e vrasjes nga gazetarja Anila Hoxha, ku tregohet se babë e bir fillimisht kanë debatuar me fjalë. Pasi i riu ka qëlluar me shpullë të atin, 74-vjeçari ka marrë thikën e bukës, në tavolinën ku po darkonin, dhe ka goditur djalin e tij. I moshuari është penduar për vrasjen e të birit, teksa ka deklaruar se ka qenë ngjarje e momentit dhe se është i rënduar psikologjikisht për krimin.
Mbi Hekuran Gjonin rëndon akuza “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Hetuesit kanë gjetur njolla gjaku në këmbët e tavolinës, peshqir dhe tapetin e vendit ku ndodhi ngjarja. “Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:40, në rrugën “Ilia Shyti”, lagjja “Kodra e Priftit”, Tiranë, në ambientet e banesës së tij, shtetasi Hekuran Asllan Gjoni për motive banale ka debatuar dhe është konfliktuar me djalin e tij Asim Hekuran Gjoni, dhe në konflikt e sipër, shtetasi Hekuran Gjoni ka goditur me mjet prerës djalin e tij Asim Gjoni i cili si pasojë e plagës së marrë në krahun e majtë, ka gjetur vdekjen. I pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasi Valentin Hekuran Gjoni, i cili ka shpjeguar se: jeton familjarisht në një banesë 3 katëshe, në katin e 3-të. Në katin e dytë jeton vëllai i madh i quajtur Muis Gjoni, i cili jeton me bashkëshorten dhe vajzën, ndërsa në katin e parë në dy banesa të ndara, në njërën banesë jeton babai Hekuran dhe nëna Mine, bashkë me motrën Brunilda, ndërsa në banesën tjetër jeton vëllai Asim Gjoni me nusen dhe dy djemtë. Për sa i përket ngjarjes ku është konfliktuar babai i tij Hekurani me vëllain Asim, nuk di si ka ndodhur konflikti pasi nuk ka qenë aty.
Dijenia e tij e vetme është se nga ora 17.30–18.00, në shtëpinë time në kat të 3-të, ku ai ndodhej aty me nusen Valentina dhe vajzën Ledjona, kanë shkuar babai i tij, nëna dhe motra Brunilda, për të pirë kafen e pasdites. Gjatë kohës që këta kanë qenë për kafe, kanë bërë muhabet dhe kanë konsumuar nga 1 gotë raki ai me babain. Kanë qëndruar rreth gjysmë ore, dhe më pas janë larguar. Pasi janë larguar, rreth gjysme ore më pas, më pas nena dhe motra Brunilda dhe i ka thënë “o vëlla hajde shpejt se po bë fjalë babai me Asimin”. Kanë zbritur poshtë në katin e parë dhe aty ka parë Asimin në krevatin tek me kokën e varur poshtë. Më pas ka hapur sytë për pak dhe koka i ka shkuar nga mbrapa. Nëna Mine ka thënë se Asimi ka gjak në ije, teksa më pas i kanë parë plagën rreth 3 centimetra, i ka ngritur bluzën dhe i ka shtrënguar plagën me peshqir. Më pas ka ardhur ambulanca dhe ka marrë Asimin, ndërsa Valentini së bashku me bashkëshorten Valentina kanë qenë nga pas me një taksi. Valentini ka sqaruar se në fillim kur është martuar vëllai ka patur marrëdhënie shumë të mira dhe kanë qëndruar sëbashku përreth 3 vite dhe më pas vëllai Asimi ka patur dëshirë që të ndanin katin në mes dhe ashtu kanë bërë dhe ashtu kanë vepruar. Kanë pasur marrëdhënie të mira, por vetëm babi i tij Hekurani i mbante mëri nuses së Asimit, Trëndafiles, që kur kanë ndarë shtëpinë. Trëndafilja e përshëndeste dhe i fliste babait, por ai herë ia kthente herë jo. Ndërsa Asimi bënte shumë shaka dhe kur kthehej nga puna bënte shaka me të tjerët dhe me babain, e shpesh i thoshte “a ke bërë gjë me plakën”, shaka të kësaj natyre, por babai ndonjëherë nxehej”, thuhet në dosje. -

74-vjeçari vrau djalin me thikën e bukës, Prokuroria mbyll hetimet për Hekuran Gjonin/ Zbulohet dosja e plotë, përplasjet nisën pas “divorcit” familjar
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vrasjen e 37-vjeçarit Asim Gjoni, nga babai i tij 74-vjeçari Hekuran Gjoni, natën e 1 shkurtit të këtij viti.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tregohet se si ka ndodhur ngjarja, teksa fillimisht kanë debatuar me fjalë e më pas e ka goditur me shpullë.
Pas kësaj 74-vjeçari ka marrë thikën e bukës, në tavolinën ku po darkonin, dhe ka goditur djalin e tij.
I moshuari është penduar për vrasjen e të birit, teksa ka deklaruar se ka qenë ngjarje e momentit dhe se është i rënduar psikologjikisht për krimin.
Mbi Hekuran Gjonin rëndon akuza “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Hetuesit kanë gjetur njolla gjaku në këmbët e tavolinës, peshqir dhe tapetin e vendit ku ndodhi ngjarja.
“Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:40, në rrugën “Ilia Shyti”, lagjja “Kodra e Priftit”, Tiranë, në ambientet e banesës së tij, shtetasi Hekuran Asllan Gjoni për motive banale ka debatuar dhe është konfliktuar me djalin e tij Asim Hekuran Gjoni, dhe në konflikt e sipër, shtetasi Hekuran Gjoni ka goditur me mjet prerës djalin e tij Asim Gjoni i cili si pasojë e plagës së marrë në krahun e majtë, ka gjetur vdekjen.
I pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasi Valentin Hekuran Gjoni, i cili ka shpjeguar se: jeton familjarisht në një banesë 3 katëshe, në katin e 3-të. Në katin e dytë jeton vëllai i madh i quajtur Muis Gjoni, i cili jeton me bashkëshorten dhe vajzën, ndërsa në katin e parë në dy banesa të ndara, në njërën banesë jeton babai Hekuran dhe nëna Mine, bashkë me motrën Brunilda, ndërsa në banesën tjetër jeton vëllai Asim Gjoni me nusen dhe dy djemtë.
Përsa i përket ngjarjes ku është konfliktuar babai i tij Hekurani me vëllain Asim, nuk di si ka ndodhur konflikti pasi nuk ka qenë aty. Dijenia e tij e vetme është se nga ora 17.30–18.00, në shtëpinë time në kat të 3-të, ku ai ndodhej aty me nusen Valentina dhe vajzën Ledjona, kanë shkuar babai i tij, nëna dhe motra Brunilda, për të pirë kafen e pasdites. Gjatë kohës që këta kanë qenë për kafe, kanë bërë muhabet dhe kanë konsumuar nga 1 gotë raki ai me babain. Kanë qëndruar rreth gjysmë ore, dhe më pas janë larguar.
Pasi janë larguar, rreth gjysme ore më pas, më pas nena dhe motra Brunilda dhe i ka thënë “o vëlla hajde shpejt se po bë fjalë babai me Asimin”. Kanë zbritur poshtë në katin e parë dhe aty ka parë Asimin në krevatin tek me kokën e varur poshtë. Më pas ka hapur sytë për pak dhe koka i ka shkuar nga mbrapa. Nëna Mine ka thënë se Asimi ka gjak në ije, teksa më pas i kanë parë plagën rreth 3 centimetra, i ka ngritur bluzën dhe i ka shtrënguar plagën me peshqir.
Më pas ka ardhur ambulanca dhe ka marrë Asimin, ndërsa Valentini së bashku me bashkëshorten Valentina kanë qenë nga pas me një taksi.
Valentini ka sqaruar se në fillim kur është martuar vëllai ka patur marrëdhënie shumë të mira dhe kanë qëndruar sëbashku përreth 3 vite dhe më pas vëllai Asimi ka patur dëshirë që të ndanin katin në mes dhe ashtu kanë bërë dhe ashtu kanë vepruar.
Kanë pasur marrëdhënie të mira, por vetëm babi i tij Hekurani i mbante mëri nuses së Asimit, Trëndafiles, që kur kanë ndarë shtëpinë. Trëndafilja e përshëndeste dhe i fliste babait, por ai herë ia kthente herë jo. Ndërsa Asimi bënte shumë shaka dhe kur kthehej nga puna bënte shaka me të tjerët dhe me babain, e shpesh i thoshte “a ke bërë gjë me plakën”, shaka të kësaj natyre, por babai ndonjëherë nxehej”, thuhet në dosje.
Top Channel
-

74-vjeçari vrau djalin me thikën e bukës, Prokuroria mbyll hetimet për Hekuran Gjonin/ Zbulohet dosja e plotë
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vrasjen e 37-vjeçarit Asim Gjoni, nga babai i tij 74-vjeçari Hekuran Gjoni, natën e 1 shkurtit të këtij viti.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tregohet se si ka ndodhur ngjarja, teksa fillimisht kanë debatuar me fjalë e më pas e ka goditur me shpullë.
Pas kësaj 74-vjeçari ka marrë thikën e bukës, në tavolinën ku po darkonin, dhe ka goditur djalin e tij.
I moshuari është penduar për vrasjen e të birit, teksa ka deklaruar se ka qenë ngjarje e momentit dhe se është i rënduar psikologjikisht për krimin.
Mbi Hekuran Gjonin rëndon akuza “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Hetuesit kanë gjetur njolla gjaku në këmbët e tavolinës, peshqir dhe tapetin e vendit ku ndodhi ngjarja.
“Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:40, në rrugën “Ilia Shyti”, lagjja “Kodra e Priftit”, Tiranë, në ambientet e banesës së tij, shtetasi Hekuran Asllan Gjoni për motive banale ka debatuar dhe është konfliktuar me djalin e tij Asim Hekuran Gjoni, dhe në konflikt e sipër, shtetasi Hekuran Gjoni ka goditur me mjet prerës djalin e tij Asim Gjoni i cili si pasojë e plagës së marrë në krahun e majtë, ka gjetur vdekjen.
I pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasi Valentin Hekuran Gjoni, i cili ka shpjeguar se: jeton familjarisht në një banesë 3 katëshe, në katin e 3-të. Në katin e dytë jeton vëllai i madh i quajtur Muis Gjoni, i cili jeton me bashkëshorten dhe vajzën, ndërsa në katin e parë në dy banesa të ndara, në njërën banesë jeton babai Hekuran dhe nëna Mine, bashkë me motrën Brunilda, ndërsa në banesën tjetër jeton vëllai Asim Gjoni me nusen dhe dy djemtë.
Përsa i përket ngjarjes ku është konfliktuar babai i tij Hekurani me vëllain Asim, nuk di si ka ndodhur konflikti pasi nuk ka qenë aty. Dijenia e tij e vetme është se nga ora 17.30–18.00, në shtëpinë time në kat të 3-të, ku ai ndodhej aty me nusen Valentina dhe vajzën Ledjona, kanë shkuar babai i tij, nëna dhe motra Brunilda, për të pirë kafen e pasdites. Gjatë kohës që këta kanë qenë për kafe, kanë bërë muhabet dhe kanë konsumuar nga 1 gotë raki ai me babain. Kanë qëndruar rreth gjysmë ore, dhe më pas janë larguar.
Pasi janë larguar, rreth gjysme ore më pas, më pas nena dhe motra Brunilda dhe i ka thënë “o vëlla hajde shpejt se po bë fjalë babai me Asimin”. Kanë zbritur poshtë në katin e parë dhe aty ka parë Asimin në krevatin tek me kokën e varur poshtë. Më pas ka hapur sytë për pak dhe koka i ka shkuar nga mbrapa. Nëna Mine ka thënë se Asimi ka gjak në ije, teksa më pas i kanë parë plagën rreth 3 centimetra, i ka ngritur bluzën dhe i ka shtrënguar plagën me peshqir.
Më pas ka ardhur ambulanca dhe ka marrë Asimin, ndërsa Valentini së bashku me bashkëshorten Valentina kanë qenë nga pas me një taksi.
Valentini ka sqaruar se në fillim kur është martuar vëllai ka patur marrëdhënie shumë të mira dhe kanë qëndruar sëbashku përreth 3 vite dhe më pas vëllai Asimi ka patur dëshirë që të ndanin katin në mes dhe ashtu kanë bërë dhe ashtu kanë vepruar.
Kanë pasur marrëdhënie të mira, por vetëm babi i tij Hekurani i mbante mëri nuses së Asimit, Trëndafiles, që kur kanë ndarë shtëpinë. Trëndafilja e përshëndeste dhe i fliste babait, por ai herë ia kthente herë jo. Ndërsa Asimi bënte shumë shaka dhe kur kthehej nga puna bënte shaka me të tjerët dhe me babain, e shpesh i thoshte “a ke bërë gjë me plakën”, shaka të kësaj natyre, por babai ndonjëherë nxehej”, thuhet në dosje. /tch/ -

Zjarr në katin e 8 të një pallati pranë xhamisë, shkrumbohet apartamenti (Detaje)
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në katin e 8 të një pallati pranë xhamisë në Fier, ku është djegur një apartament.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në banesat e tjera.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.