Tag: katërt

  • Për herë të katërt! Enrique Iglesias do të bëhet baba në moshën 50 vjeçare

    Për herë të katërt! Enrique Iglesias do të bëhet baba në moshën 50 vjeçare

    Këngëtari dhe ish-tenistja janë rikthyer në lajmet rozë ndërsa përgatiten të mirëpresin një anëtar të ri të familjes. Imazhet e modeles ruse në Miami, e veshur me rroba sportive, konfirmuan se po vjen ne jete fëmija i katërt i çiftit.

    Në moshën 44-vjeçare, Kournikova po përballet me një amësi të re së bashku me Enrique Iglesias, i cili majin e kaluar mbushi 50 vjeç. Lajmi ka ardhur si surprizë për shkak të diskrecionit të saj dhe momentit në të cilin vjen, vetëm një javë pas rikthimit të këngëtarit në skenë.
    Çifti e di tashmë se si është të rritësh disa fëmijë. Binjakët e tyre, Lucy dhe Nicolas, janë shtatë vjeç, dhe e vogla Mary do të mbushë së shpejti pesë. Tre fëmijë që ishin po aq diskretë sa kjo shtatzëni e re, pa asnjë njoftim publik dhe të ndarë vetëm me miqtë e tyre më të ngushtë.
    Fëmija i ri që pritet të vijë në jetë për Enrique Iglesias do të jetë gjithashtu nipi i nëntë i Isabel Preysler. Nëna e artistit spanjoll ka tashmë një numër të madh pasardhësish midis fëmijëve të saj më të mëdhenj dhe martesave të mëparshme. Tre nga Chabeli Iglesias, tre nga Ana Boyer dhe Fernando Verdasco, dhe tani i katërti nga Enrique me Annën. Historia e çiftit filloi 24 vjet më parë, në vitin 2001, kur Kournikova luajti në videoklipin e këngës ‘Escape’. Një kimi që shkoi përtej ekraneve dhe i ka mbajtur ata bashkë që atëherë.

  • Ministrat e rinj? Mandati i katërt i Ramës s’është për socialistët, është për Europën

    Ministrat e rinj? Mandati i katërt i Ramës s’është për socialistët, është për Europën

    Nga Ardit Rada
    Fundi i gushtit pritet të sjellë edhe emrat e ministrave të rinj të mazhorancës socialiste, një ngjarje kjo jo pa interes kur në Shqipëri çdo afrim apo largim në qeveri pasohet me komente të gjata nga kafenetë tek panelet telvizive. Por me fitoren e mandatit të katërt, Edi Ramës duket se i ka lindur ‘detyra’ që qeverisjen e ardhshme të mos e ndertojë më mbi themelet e nostalgjisë partiake me “të fortët” e bazës. Shqipëria është në prag të një kapitulli historik: udhëtimit drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian. Kjo sfidë, më e madhe se çdo tjetër në tri dekadat e fundit, kërkon një kabinet ndryshe nga ç’jemi mësuar – një qeveri teknokrate. Kjo edhe për faktin se anëtarësimi në BE është kryefjala e këtij mandati të Ramës dhe PS-së.
    Arsyeja kryesore e nevojës së një qeverie të tillë është vetë natyra e procesit të integrimit. Negociatat me BE-në nuk janë betejë politike, por ushtrim i thellë teknik. Çdo kapitull kërkon ekspertizë: nga standardet mjedisore, tek konkurrenca e tregut, nga sundimi i ligjit, tek bujqësia dhe siguria ushqimore. Për të përballuar këtë sfidë nuk mjafton retorika politike apo loja e pushtetit; nevojiten njerëz që e njohin dosjen, që kanë punuar me Brukselin dhe që kanë aftësinë t’i përkthejnë direktivat europiane në politika kombëtare konkrete.
    Një qeveri e mbushur me teknokratë – pra me profesionistë që kanë kontribuar ndër vite në procesin e negociatave, që kanë qenë pjesë e skuadrave të punës pranë Komisionit Europian, apo që kanë ekspertizë akademike dhe praktike në fushat ku Shqipëria duhet të përafrohet me standardet europiane. Kjo do të ishte garancia se mandati i katërt nuk do të mbetet peng i ciklit të brendshëm politik.
    Nga ana tjetër, emërimi i “socialistëve të vjetër” në kabinet, qoftë edhe për të shpërblyer besnikëri apo për të ruajtur ekuilibra partiakë, do ta kthente qeverinë në një administratë rutinë. Kjo do të ishte fatale në një periudhë ku çdo vit është vendimtar për kapitujt e negociatave pasi integrimi nuk njeh tolerancë për vonesa apo dështime teknike. Çdo hap i gabuar përkthehet në vite të humbura dhe këtë na e kanë mësuar qeverisjes e tri dekadave të fundit.
    Po ashtu, sfida e integrimit mund të diktojë krijimin e ministrive të reja apo riformulimin e atyre ekzistuese. Shqipëria mund të ketë nevojë për një Ministri të Integrimit Europian me fuqi të plota koordinuese, një Ministri për Klimën dhe Energjisë sipas modelit të vendeve të BE-së, apo një strukturë të veçantë për Dixhitalizimin dhe Inovacionin, që lidhen drejtpërdrejt me kapituj të negociatave. Vetëm një qeveri teknokrate do ta kishte fleksibilitetin dhe vizionin për të rindërtuar “arkitekturën” e shtetit, pa u kufizuar nga interesat elektorale.
    Në këtë kuptim, mandati i katërt i Edi Ramës nuk është një mandat për pushtet, por një mandat për histori. Ai duhet të zgjedhë mes dy rrugëve: ose të mbajë të njëjtën skemë partiake, duke e kthyer integrimin në një premtim të pafund, ose të ndërtojë një kabinet të ri, të çliruar nga lidhjet e vjetra, të drejtuar nga teknokratë që do ta çojnë vendin drejt anëtarësimit të plotë në BE.
    Në fund të fundit pyetja është e thjeshtë: A duam një qeveri që ruan pushtetin e brendshëm të Partisë Socialiste, apo një qeveri që siguron të ardhmen europiane të vendit? Nëse përgjigjja është e dyta, atëherë mandati i katërt duhet të jetë mandati i teknokratëve./Javanews

  • “Qeveri përgjegjëse, mjaft me mashtrime”/ PL, akuzon rëndë: Shqipëria, vendi i katërt më i shtrenjtë në Europë për…

    “Qeveri përgjegjëse, mjaft me mashtrime”/ PL, akuzon rëndë: Shqipëria, vendi i katërt më i shtrenjtë në Europë për…

    Zëdhënësja e PL, Jasmira Memelli në një deklaratë për mediat u shpreh se Shqipëria renditet zyrtarisht si vendi i katërt më i shtrenjtë në Europë për çmimet e bulmetit, një fakt skandaloz dhe i pafalshëm për një vend ku mbi 30% e popullsisë jeton nga bujqësia dhe blegtoria.
    Deklarata e plotë:
    Shqipëria renditet zyrtarisht si vendi i katërt më i shtrenjtë në Europë për çmimet e bulmetit, një fakt skandaloz dhe i pafalshëm për një vend ku mbi 30% e popullsisë jeton nga bujqësia dhe blegtoria.
    Të dhënat e Eurostat tregojnë se produktet bazë si qumështi, djathi dhe veza kushtojnë 131.5% të mesatares së Bashkimit Europian, më shumë se në Greqi, Bullgari, Kosovë apo çdo vend tjetër të rajonit.
    Ky është rezultati i drejtpërdrejtë i politikave të mbrapshta dhe kriminale të kësaj qeverie, e cila prej vitesh po zhduk me vetëdije bujqësinë shqiptare, po falimenton fermerët dhe po varfëron konsumatorët. Ky është një akt i pastër sabotimi ekonomik dhe social ndaj popullit shqiptar.
    Qeveria i ka shkulur rrënjët bujqësisë shqiptare, ka shkatërruar skemën e TVSH-së për përpunuesit, duke rritur kostot dhe çmimet për konsumatorin, jep subvencione mizerabël, ndërkohë që vendet fqinje financojnë drejtpërdrejt çdo litër qumështi dhe çdo krerë bagëtie.
    Ka braktisur kreditimin rural, duke bllokuar aksesin në investime dhe zhvillim për fermerët tanë dhe mbi të gjitha, ka kthyer shpinën fshatit shqiptar, që sot është i braktisur, i shpopulluar dhe pa asnjë perspektivë për të rinjtë.
    Sot, Shqipëria nuk është më vetëm një vend që nuk prodhon dot për veten, por është një vend që qeveria e ka kthyer në treg për importet, në dëm të prodhuesit shqiptar dhe përfitim të klientelës së saj.
    Fshati po shuhet. Fermerët po falimentojnë. Të rinjtë po largohen dhe shqiptarët paguajnë çmime europiane për produkte që duhet t’i kishin me bollëk dhe me kosto minimale.
    Ky është krim ekonomik me pasoja sociale të rënda, dhe kjo qeveri është drejtpërdrejt përgjegjëse. Jo vetëm për çmimet e larta, por për shkatërrimin sistematik të një sektori që mban në këmbë gjysmën e vendit.
    Partia e Lirisë kërkon rikthimin e skemës së TVSH-së së rimbursueshme për përpunuesit dhe prodhuesit;
    Subvencione të drejtpërdrejta për fermerët, si në çdo vend të qytetëruar;
    Fonde dhe kredi me interesa të ulëta për bujqësinë, me garanci shtetërore;
    Një politikë të re kombëtare për mbrojtjen e prodhimit vendas, ndryshe Shqipëria do të kthehet përfundimisht në një vend që vetëm konsumon dhe nuk prodhon.
    Mjaft me mashtrime, tallje dhe propagandë. Qeveria duhet të veprojë menjëherë. Ky është një akt tradhtie ndaj interesit publik dhe ne nuk do të heshtim përballë tij.
    Partia e Lirisë ka një program të qartë dhe mëse të realizueshëm, 5 prioritete për katër milionë shqiptarë plus, ku fokus të vecantë ka zhvillimi I bujqësisë dhe shndërimi I Shqipërisë në një fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon, pasi ne besojmë së Shqipëria ka potencialin të jetë.

  • ‘Focker In-Law’, rikthehet seria e famshme ‘Meet the Parents’ me pjesën e katërt në 2026

    ‘Focker In-Law’, rikthehet seria e famshme ‘Meet the Parents’ me pjesën e katërt në 2026

    Universal Pictures ka njoftuar zyrtarisht se filmi i katërt i serisë “Meet the Parents” do të titullohet “Focker In-Law” dhe do të publikohet në Ditën e Falënderimeve në vitin 2026.

    Ben Stiller, Robert De Niro, Blythe Danner, Teri Polo dhe Owen Wilson do të rikthehen për të interpretuar rolet e tyre ikonike. Kësaj here, kastit do t’i bashkohet edhe këngëtarja Ariana Grande, megjithëse ende nuk janë zbuluar detaje mbi rolin e saj.

    Në njoftimin e shpërndarë në Instagram nga Universal Pictures, i cili u ripostua edhe nga vetë Stiller dhe Grande, shkruhej: “Familja Focker po zgjerohet.”

    Filmi i parë “Meet the Parents” u publikua në vitin 2000, i ndjekur nga “Meet the Fockers” në 2004 dhe “Little Fockers” në 2010. Historia ndjek Greg Focker (Stiller), një infermier nga Çikago, dhe partneren e tij Pam (Polo), ndërsa përballen me situata të sikletshme dhe humoristike për shkak të babait të saj mbrojtës dhe ish-agjentit të CIA-s, Jack (De Niro).

    Detajet e ngjarjes së “Focker In-Law” nuk janë zbuluar ende, por dihet që regjinë do ta bëjë John Hamburg, producent i “Little Fockers”. Në kast do të jenë gjithashtu edhe Beanie Feldstein dhe Skyler Gisondo.

    Në qershor, Ben Stiller, Robert De Niro dhe Teri Polo u ribashkuan në një shfaqje speciale të “Meet the Parents” në Festivalin e Filmit Tribeca, për të festuar 25-vjetorin e filmit origjinal. Gjatë këtij eventi, Stiller ndau disa detaje rreth vazhdimit të ardhshëm: “Ajo që na shtyu drejt idesë është fakti që tani unë jam në moshën që kishte Bob kur bëmë filmin e parë. Ndjehej si një pasqyrim i asaj historie, ku një nga fëmijët e mi po mendon të prezantojë partnerin e tij me familjen.”

    Edhe pse nuk u dhanë shumë informacione shtesë, De Niro konfirmoi se e kishte lexuar skenarin dhe e përshkroi atë si “shumë argëtues”.

    “Focker In-Law” pritet të sjellë një tjetër kapitull të ngarkuar me humor, përplasje brezash dhe situata të paharrueshme, që e kanë bërë këtë seri të dashur për miliona shikues në mbarë botën./CNN/KultPlus.com

  • Tadej Pogaçar triumfon në Tour de France, Vut van Aert princi i Parisit

    Tadej Pogaçar triumfon në Tour de France, Vut van Aert princi i Parisit

    Slloveni 26 vjeçar fiton për herë të katërt Turin më të madh në planet mbi biçikletë. Pogaçar ka triumfuar në 2020, 2021, 2024 dhe sot 27 korrik 2025.

    Përfundon këto çaste Tour de France 2025. Fitues i këtij turi për herë të katërt në histori është slloveni Tadej Pogaçar (UAE).

    Në etapën e 21-të të fundit zhvilluar në rrugët me asfalt dhe kalldrem në Paris fitues doli belgu Van Aert (Team Visma) i cili në 7-8 km e fundit shkëputet nga grupi me 5 çikistë mes të cilëve ishte dhe fanella e verdhë Pogaçar dhe triumfon i shkëputur.

    Vut Van Aert sulmoi shokun e tij të skuadrës Jorgenson, së bashku me Pogaçar, Balerini, Trentin dhe Mohoriç. Në xhiron e fundit në Montmartre, pas përparimit të fanellës së verdhë, Van Aert sulmoi, duke u shkëputur më në fund.

    Duke marrë rreziqe në zbritje dhe në kalldrëm, ai gradualisht fitoi terren derisa arriti vetëm në Champs-Élysées: kjo ishte ndoshta fitorja më e madhe e karrierës së tij.

    Disa sekonda më vonë, Davide Balerini zuri vendin e dytë dhe Matej Mohoriç të tretin. Pogaçar, duke festuar fanellën e tij të katërt të verdhë në karrierë, përfundoi i katërti.

    Klasifikimi përfundimtar i Tour de France, edicioni 112:

    1-Tadej Pogaçar, 2-Jonas Vingegard, 3-Florian Lipovitz /Sportiim.al/

    POG4CAR 💛💛💛💛#TDF2025 pic.twitter.com/d6eXchXQfU— Tour de France™ (@LeTour) July 27, 2025

    Vazhdo leximin

  • Tadej Pogaçar triumfon në Tour de France, Wout van Aert princi i Parisit

    Tadej Pogaçar triumfon në Tour de France, Wout van Aert princi i Parisit

    Slloveni 26 vjeçar fiton për herë të katërt Turin më të madh në plant mbi biçikletë. Pogaçar ka triumfuar në 2020, 2021, 2024 dhe sot 27 korrik 2025.

    Përfundon këto çaste Tour de France 2025. Fitues i këtij turi për herë të katërt në histori është slloveni Tadej Pogaçar (UAE).

    Në etapën e 21-të të fundit zhvilluar në rrugët me asfalt dhe kalldrem në Paris fitues doli belgu Van Aert (Team Visma) i cili në 7-8 km e fundit shkëputet nga grupi me 5 çikistë mes të cilëve ishte dhe fanella e verdhë Pogaçar dhe triumfon i shkëputur.

    Wout Van Aert sulmoi shokun e tij të skuadrës Jorgenson, së bashku me Pogaçar, Balerini, Trentin dhe Mohoriç. Në xhiron e fundit në Montmartre, pas përparimit të fanellës së verdhë, Van Aert sulmoi, duke u shkëputur më në fund.

    Duke marrë rreziqe në zbritje dhe në kalldrëm, ai gradualisht fitoi terren derisa arriti vetëm në Champs-Élysées: kjo ishte ndoshta fitorja më e madhe e karrierës së tij.

    Disa sekonda më vonë, Davide Balerini zuri vendin e dytë dhe Matej Mohoriç të tretin. Pogaçar, duke festuar fanellën e tij të katërt të verdhë në karrierë, përfundoi i katërti.

    Klasifikimi përfundimtar i Tour de France, edicioni 112:

    1-Tadej Pogaçar, 2-Jonas Vingegard, 3-Florian Lipowitz /Sportiim.al/

    POG4CAR 💛💛💛💛#TDF2025 pic.twitter.com/d6eXchXQfU— Tour de France™ (@LeTour) July 27, 2025

    Vazhdo leximin

  • Edicioni i katërt “Enkelanës”, 600 sportistë nga vende të ndryshme marrin pjesë në maratonë

    Edicioni i katërt “Enkelanës”, 600 sportistë nga vende të ndryshme marrin pjesë në maratonë

    Pogradeci mirëpriti edicionin e katërt të maratonës Enkelana, një aktivitet sportiv ndërkombëtar që këtë vit mblodhi mbi 600 sportistë nga 40 vende të botës, duke shënuar një tjetër sukses në promovimin e qytetit dhe turizmit sportiv.

    Gara u zhvillua në dy disiplina: 21 kilometra Lin–Pogradec dhe 11.5 kilometra Pogradec–Tushemisht, duke përfshirë itinerare piktoreske buzë liqenit dhe natyrës së pasur të zonës. Në garën kryesore triumfuan atletët nga Ukraina, Bogdan Semenovych për meshkuj dhe Natalya Semenovych, bashkëshortja e tij, për femra.
    “Nuk ishte e lehtë, ishte një garë e vështirë, kjo edhe për shkak të temperaturave të larta. Unë isha i lodhur sepse dje kam bërë një garë, sot përsëri dhe nesër do të vrapoj. Është çështje pasioni. Është hera ime e dytë në Pogradec, jam kënaqur shumë. Nuk është se vrapova i vetëm, sepse edhe të tjerët ishin goxha mirë, por eksperienca fiton.”

    “Është hera ime e parë në maratonën e Pogradecit. Më pëlqeu atmosfera festive këtu, ishte më tepër se një garë. Më pëlqeu shumë fakti që ju na trajtoni si miq sesa garues.”
    Në këtë maratonë morën pjesë edhe shumë shqiptarë nga diaspora, si dhe atletë nga Kosova, të cilët udhëtuan enkas për të garuar në Pogradec.
    Një risi e këtij edicioni ishte përfshirja e garave për grupmoshat 40, 50 dhe 60 vjeç, duke dhënë një mesazh të fortë se sporti nuk njeh moshë dhe se gara është për të gjithë. Maratona Enkelana vazhdon të jetë jo vetëm një aktivitet sportiv, por edhe një festë që lidh kulturën, natyrën dhe jetën aktive në qytetin buzë liqenit.
    /vizionplus.tv

  • Mandati i katërt me “furtunë”, Rama premton epokë të re urbane, ndalet te dorëheqjet në bashki

    Mandati i katërt me “furtunë”, Rama premton epokë të re urbane, ndalet te dorëheqjet në bashki

    Këtë të hënë, 21 korrik, kryeministri Edi Rama iu rikthye rubrikës së tij virtuale “Sy m’Sy”. Komunikimin me qytetarët e nisi me aksionin më të fundit me urdhër qeverie, atë të lirimit të hapësirave publike.
    Në përgjigje të të gjitha aludimeve për kohën kur u vunë në zbatim këto masa në Tiranë e më gjerë, Rama theksoi se “ishte kërkesa e komunitetit në të katër anët”.
    Ai sqaroi se gjatë fushatës elektorale, si pjesë e skuadrës për kryeqytetin, arriti të shohë qartazi të gjitha problematikat në terren, pa harruar transformimet pozitive.

    Megjithatë sipas tij, “ky çlirim i madh” ishte një dosmosdoshmëri duke parë se sa shumë ishin zgjeruar në hapësirat e të gjithëve, njësitë e shërbimit.
    Monitorim me dronë
    Paralajmëroi edhe monitorim me dronë, në kuadër të këtij operacioni.
    “Kemi pjesë të këtij plani pune edhe monitorimin e shkollave, por jemi në një proces për të nisur edhe monitorimin teknologjik, të strukturuar, të territorit. Do ndjekim gjithçka ndodh në territor përmes dronëve dhe informacioni të marrë nga dronët, gjë që do të bëjë që puna e inspektorëve dhe syve në terren të ballafaqohet me vëzhgimin e teknologjisë”, deklaroi ai.
    Transformim i Tiranës
    Paralajmëroi një “rinovim” të Tiranës, duke thënë se mandati i katërt do të sjellë rilindjen urbane në një nivel tejet të avancuar.
    “Kemi riorganizuar tërësisht veten, duke vënë deputetët në një pozicion edhe më kërkues sa i përket për të identifikuar problemet në territoret e kujdestarisë së tyre”, tha ai.
    “Rilindja urbane 2.0 në mandatit e katërt. Hapësira publike të kualifikuara me një rrjet arkitektësh të njohur, shqiptarë e të huaj. Janë 60 arkitektë lokalë që janë angazhuar në tetë grupe pune në Tiranë. Tirana ka nevojë të ngjitet në një nivel tjetër të hapësirave publike, të kulturës urbane, të cilësisë dhe estetikës së shërbimeve”, shtoi kryeministri.
    Dorëheqjet masive
    U ndal edhe te zinxhiri i dorëheqjeve në thuajse të gjitha bashkitë e mëdha në vend.
    “Të gjitha qeveritë në historinë e njerëzimit janë krijuar për të bërë punën dhe jo një vezë të kuqe, dhe qeveritë dallojnë te mënyra se si e bëjnë punën, edhe drejtuesit, edhe liderët. Jo se sa vezë të kuqe bëjnë. Kjo nuk është çështje e mburrjeve. Por diskutimi, sqarimi e reflektimi! E dyta, e përsëris, unë u detyrova të ndërhyj duke parë disa gjëra që kishin nevojë për shtytje të fortë nga lart”, shpjegoi numri një i kabinetit, duke nënvizuar se në kaq pak kohë, pas ristrukturimit, mund të shihet ndryshimi.
    Rama-Basha (rikthehet telenovela)
    Nuk munguan batutat, madje si një “déjà vu” na u kujtuan ironizimet në distancë mes kryeministrit dhe Lulzim Bashës.
    “More Lul ku je mor artist, u bë shumë kohë që s’të shoh. S’më ndoqe që s’më ndoqe, mbete atje, te 7×7!”, tha Rama me humor. (Lexo më shumë)
    “Bankers Petroleum”
    Çështja kyçe tek e cila u ndal sot, ishte padyshim ajo e kompanisë që është nën hetim, “Bankers Petroleum”.
    Theksoi se problematikat me këtë ndërmarrje kanë ardhur si pasojë e një koncesioni para se të merrte këtë detyrë. Më tej, inkurajoi Prokurorinë e Fierit që jo vetëm ta hetojë “Bankers”, por “t’ia nxjerrë ujin e zi”.
    “Së pari, ne kemi fituar me Bankersin një arbitrazh dhe kjo kompani na detyrohet 240 milion euro! Shyqyr që ka ardhur dita që Prokuroria investigon në mënyrë të pavarur, i heq kapelen që ka bërë këtë hetim dhe uroj t’i nxjerrë të gjithë ujin e zi asaj ndërmarrje ku realisht ka pasur shumë problematika dhe është akoma sot kostoja e një koncesioni të dhënë para se të merrja detyrën”, deklaroi Rama.

  • Aksidenti tragjik në Angli/ Një mjek mes të vdekurve nga rrëzimi i avionit, sapo kishin dorëzuar një pacient! Viktima e katërt ende nuk është gjendur

    Aksidenti tragjik në Angli/ Një mjek mes të vdekurve nga rrëzimi i avionit, sapo kishin dorëzuar një pacient! Viktima e katërt ende nuk është gjendur

    Një mjek ishe mes katër personave që humbën jetën në aksidentin ajror që ndodhi të dielën pasdite në Aeroportin Southend në Angli.

    Mes viktimave ishin edhe infermierja 31-vjeçare Maria Fernanda Rojas Ortiz, si dhe dy pilotë holandezë.
    Policia e Essex-it njoftoi të martën se deri tani kanë gjetur tre trupa dhe po punojnë për të rimarrë trupin e katërt brenda 24 orëve të ardhshme. Autoritetet konfirmuan se avioni ishte një fluturim mjekësor, i cili kishte sjellë një pacient në aeroport për trajtim të mëtejshëm në Mbretërinë e Bashkuar.
    Avioni kishte përfunduar dorëzimin e pacientit dhe po kthehej drejt Holandës kur u rrëzua rreth orës 15:48. Identitetet e viktimave nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga policia.

    Top Channel

  • “E frikshme vazhdimësia e pushtetit të një personi”, Bamir Topi komenton fitoren e mandatit të katërt nga Edi Rama

    “E frikshme vazhdimësia e pushtetit të një personi”, Bamir Topi komenton fitoren e mandatit të katërt nga Edi Rama

    Bamir Topi, i ftuar në  një emision televiziv, foli për mandatin e katërt të Ramës. Ai u shpreh mjaft kritik duke bërë paralelizëm me sistemin e kaluar totalitar dhe kultin e njëshit. Topi tha se pushteti i Ramës buron nga marreveshja me Berishën në vitin 2008 dhe ata ndajnë pushtetet, njëri në pozitë dhe tjetri në opozitë.
    “Rama është kryeministri dhe kryetari i maxhorancës dhe në mënyrë absolute nuk kam patur asnjë nevojë për Edi Ramën. Në jetën politike ka penguar projektin që unë të shkoja në krye të shtetit në vitin 2007.
    Kam zero përfitim nga mandati i tij. Sot ai i ka marrë të gjithë pushtetet nga marrëvshja e vitit 2008.
    Këto ide të tij si shteti bektashi janë projekte ekstravagante. Duhet të shkojë në OKB dhe të deklarojë atje nga tribuna projektin për shtetin bektashi. Si ka mundësi që të deklarohet një projekt kur në këtë vend, kur janë gjëra kaq të rëndësishme për një vend, duhet të diskutohet, të merren strukturat, apo të shkohet edhe te zgjedhja referendare që ne e kemi harruar.
    Ky është një vend i vogël që i kaluar një herë një sistem. Duket sikur po shkojmë te gjurmët e pushtetit të njëshit. Do ta konsideroja të frikshme idenë e vazhdimësisë së pushtetit të një personi. Demokracia nuk po ndihet të ekzistojë më sepse janë në komoditet njëri në pushtet tjetri monopolist i 25 partive.  Është çështja e mbajtjes së pushtetit kur ndodhin paradokse të mëdha. Sa më shumë problem të ketë aq më shumë mandate merr.
    Është një klimë që në mjekësi quhet proces i organizuar, i kalçifikuar dhe nëse nuk hiqet me kirurgji nuk ka recetë që e shëron”- tha Topi.