Tag: katërt

  • Japonia përballet me ndryshim tjetër, kush do të jetë kryeministri i katërt? Në mesin e kandidatëve një grua

    Japonia përballet me ndryshim tjetër, kush do të jetë kryeministri i katërt? Në mesin e kandidatëve një grua

    Kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba, ka dhënë dorëheqjen pas më pak se një viti në detyrë, duke e çuar vendin drejt zgjedhjes së kryeministrit të katërt brenda pesë vitesh.

    Vendimi vjen pas humbjeve të mëdha të Partisë Liberale Demokratike (LDP) në zgjedhjet e fundit, duke krijuar pasiguri të re politike në Tokio.
    Dorëheqja e Ishibës erdhi një ditë para një votimi të brendshëm në LDP që pritej ta shkarkonte.
    Ai u përball me presion të madh pas humbjes së shumicës në të dyja dhomat e parlamentit, një rënie e mbështetjes publike dhe kritika për menaxhimin e krizës ekonomike.
    Largimi i tij nxit një tjetër garë për udhëheqjen e LDP-së, që pritet të zhvillohet në fillim të tetorit. Fituesi do të marrë automatikisht postin e kryeministrit.
    Tre figura politike përmenden si pretendentë kryesorë:
    Shinjiro Koizumi – Ministër i Bujqësisë, figurë e re dhe djali i një ish-kryeministri të njohur.
    Yoshimasa Hayashi – Sekretar i kabinetit, me përvojë të gjerë dhe profil më të qetë politik.
    Sanae Takaichi – Konservatore e linjës së ashpër dhe aleate e ngushtë e të ndjerit Shinzo Abe, që mund të bëhet gruaja e parë kryeministre në historinë e Japonisë.

    Çfarë sfidash i presin?
    Kryeministri i ardhshëm do të përballet me:
    Krizën e kostos së jetesës dhe një jeni të dobët, që kanë ulur fuqinë blerëse të qytetarëve.
    Marrëdhënie të tensionuara me SHBA-në, përfshirë presionin për të rritur kontributin financiar për trupat amerikane në Japoni.
    Rritjen e nacionalizmit në rajon, me Kinën, Korenë e Veriut dhe Rusinë që shfaqin gjithnjë e më shumë solidaritet kundër aleancave të udhëhequra nga SHBA.
    Humbjen e votuesve konservatorë, që po largohen drejt partive të reja si Sanseito, duke dobësuar bazën tradicionale të LDP-së.

    Top Channel

  • “Reformat duhet të përmbyllen”, analisti Minxhozi: Pse mandati i katërt i Ramës është i vështirë?

    “Reformat duhet të përmbyllen”, analisti Minxhozi: Pse mandati i katërt i Ramës është i vështirë?

    Analisti Skënder Minxhozi, në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për mandatin e katërt të qeverisë Rama, duke u fokusuar gjatë intervistës së tij edhe tek sfida për integrimin dhe reformat e realizuara në vend.
    Gjatë fjalës së tij, Minxhozi renditi disa nga faktorët që sipas tij e bëjnë mandatin e katërt të Ramës më të vështirë. Ai theksoi se menaxhimi i ujit dhe territorit janë faktorë shumë të rëndësishëm për një shtet.
    “Një mik i joni i përbashkët, më pyeti,- a mendon se do jetë i vështirë mandati i Ramës? Përgjigja e parë, mandati do të ishte shumë i lehtë. Por ka disa faktorë që mandatin e 4 të Ramës e bëjnë shumë të vështirë. Duke qenë kryeministër nga 2013 ndodhet në pikat fundore të disa premtimeve që ose si ka mbajtur…Menaxhimi i ujit dhe territorit që janë faktorë me shumë rëndësi. Në anën tjetër janë disa reforma të mëdha që kanë mbetur gjysmake, si për arsimin mund të themi. Nuk i përshtatet mirë kohës, brezave të rinj që po vijnë. Janë hedhur shifra të hatashme në shëndetësinë shqiptare…Por nëse shqiptarit të sotëm i thua si është shëndetësia, do të flasë për keq. Ne kujtojmë se si bashkia dikur u përpoq t’i zbriste depozitat lart, por kjo ishte shumë pak. Tjetra, shumë mirë që u mbarua Qafë-Plloça më në fund…ndërsa për ndërtimet pa leje, mund ta themi që situata në Theth ishte jo e mirë. Ndërsa për sipërfaqen e djegur gjatë verës është shumë e madhe, dhe kjo është e rëndë, dhe tregoi një krizë menaxhimi. Ramës i ngelet një sfidë e madhe. Çdo alarm që nisi me bashkitë, ndërtimet pa leje, ujin dhe mbetjet, për mua është alarm i mirë. Por kur shteti vepron me frymë aksionesh, do të thotë që veprim me periudha kohore, dhe për këtë kam frikë. Nuk dua të shoh që Ramës t’i bjerë vullneti dhe shfaqen sërish këto situata”, tha ai.

  • Mandati i katërt i Edi Ramës dhe ca japonezë të zhgënjyer

    Mandati i katërt i Edi Ramës dhe ca japonezë të zhgënjyer

    Nga Skënder Minxhozi/

     

    Do të jetë një mandat i vështirë apo i lehtë për Edi Ramën?! Në parim pyetja s’do të kishte sens. Rama fitoi në 11 maj gjithçka një politikan mund të ëndërrojë të fitojë për të katërtën herë rresht: 83 mandate dhe një humnerë e thellë votash e konsensusi nga kundërshtari, i cili vijon të kalojë ditët e tij më të vështira. Socialistët duken të qetë dhe disi të kotur në monotoninë e 12 vjetëve pushtet. Kanë gjithçka nën kontroll. Madje edhe kur na bie zjarri nuk del njeri të reagojë por thjeshtë lexojmë bilancet e hektarëve e shtëpive të djegura nëpër portale. Kudo sundon një klimë paqeje që ka shijen e një vetëdorëzimi. Më lehtë se kaq nuk mund të merret dhe të mbahet pushteti.

    E megjithatë askush nuk e ka sferën e kristalit për të lexuar të ardhmen. Sepse në vetvete mandati i katërt përbën një sfidë të paprecedent për Partinë Socialiste në planin njerëzor, profesional, intelektual dhe politik. Pas tre mandatesh, qeverisja e katërt është një garë me pengesa e cila thith e shterron kapacitetet humane, mpak dhe bjerr vullnetin për t’u marrë me punët e shtetit, krizat dhe problemet e panumërta. Nuk ka qenë i rastësishëm cikli historik i pas vitit 1990, kur maxhorancat qeverisnin për dy mandate dhe hapnin krahun.

    Precedenti i këtij cikli politik të PS ka rrëzuar çdo piketë dhe konvencion në këtë drejtim. Edi Ramës i duhet të rishpikë vetveten në çdo garë zgjedhore, një herë me drejtësinë e re, pastaj me tepsinë e timonin, e në fund me pasaportën evropiane. Që nga kjo simbolikë elektorale duket qartë sesa e vështirë është ta ushqesh pushtetin që ke me njerëz, ide dhe vullnet politik.

    Në këtë vjeshtë socialistët përgatiten të përballen me qeverisjen e radhës, teksa shtysat për vertikalizim të pushtetit dhe centralizim fshehin vetëm pjesërisht krizën e drejtimit dhe të ekzekutimit. Rama ka nisur një muaj më parë të shkundë godinën e pushtetit socialist duke goditur bashkitë. Më pas ai nisi nga Thethi i largët një valë shembjesh të ndërtimeve abuzive në mes të sezonit turistik (të cilin e kuptoi se do të ishte më modest në shifra se paraardhësi). Më tej radhën e pati reforma e mbetjeve me shpalljen e një skeme të re organizimi, ashtu siç ndodhi edhe me ujin, i cili nga mbi 50 ndërmarrje lokale do të ketë dhe ai operatorin kombëtar. Në mesin e kësaj përmbysjeje me duart e qeverisë së vjetër, Ramës ju desh të përballej edhe me zjarret më të egra që mbahen mend, të cilat dogjën plot 2% të territorit kombëtar të Shqipërisë.

    Këto premisa të cilat janë paradhoma e mandatit të katërt, na flasin për një qeverisje me këmbë në tokë, e jo vetëm në avion apo në Samite. Të paktën ky është perceptimi, nëse gjithçka s’do të ketë fatin e zjarreve verore që u shuan me shirat e parë të vjeshtës. Kryeministri nuk humbet rast këto ditë pa nënvizuar se e gjitha kjo nuk është një flakë kashte, por një erë e re drejtimi e menaxhimi e shtetit, edhe nën dritën e skanerit evropian të negociatave, të cilat janë veçanërisht të hollësishme dhe të bezdisshme në këtë pikë të raporteve me Bashkimin Evropian.

    Dilema e Edi Ramës për katër vitet që e presin është kjo: qeverisje duke i mëshuar edhe një herë imazhit dhe pozitivitetit, apo duke ju kthyer punëve e problemeve reale. Atyre më të vështirave, më të pistave dhe sfidueseve që ka një vend i varfër si ky i yni. Ekonomia, punësimi, pagat, shteti social, rrugët, shëndetësia e arsimi – dosja është e trashë dhe e frikshme nëse preket me themel. Do të qeveriset me një sy nga iks takim ndërkombëtar apo ypsilon mesazh nga ky apo ai kryetar shteti, apo do të qeveriset edhe për ata turistët e gjorë japonezë që lanë të tmerruar Dhërmiun prej zhurmës e muzikës së çmendur?!

    Në fakt, në fillim e më së pari duhet qeverisur për ne shqiptarët e më pas për të huajt. Më i pari në radhë n e sfidave mbetet shteti social, me kompleksitetin e tij unikal. Një sfidë që nuk fitohet në një mandat por që më në fund duhet ndërmarrë e duhet zgjidhur. Një qeveri që konsiderohet si e majtë nuk mund dhe nuk duhet të lejojë që pensionisti i sotëm të shtyjë deri në fund të muajit me 200 euro, pa folur për të papunët e invalidët apo familjet me shumë fëmijë që kacafyten me çmime të cilat de facto janë barazuar me Italinë e Greqinë. Karakteri social i shtetit është një sfidë e cila deri tani nuk është fituar në tranzicionin shqiptar. Pabarazia është një fenomen endemik në këtë vend dhe po vjen duke u thelluar prej dekadash. Pozita e atyre që nuk kanë vijon të rëndohet me luftën e pandeminë e radhës, të cilat i kanë çuar çmimet e tarifat në qiell.

    Arsimi e shëndetësia, megjithë investimet e reformat e nisur një dekadë më parë, janë ende në situatë delikate e plot gropa. Shërbimet që ofron shteti janë gjithashtu të një niveli të ulët megjithë dixhitalizimin dhe progresin e dekadës së fundit. Duhet të paguash nën dorë atë që dikur e paguaje nën sportel. Rrugët dhe transporti janë një lëkurë laramane leopardi, me pjesën jugore ku është relativisht e lehtë të udhëtosh dhe me segmentin Tiranë-Durrës, rrugën drejt Veriut dhe atë drejt Lindjes – që të gjitha të mbingarkuara nga trafiku i dendur.

    Pagat, çmimet, pensionet dhe standartet bazë të jetesës janë ato aspekte që të bëjnë të rrish e të jetosh në një vend, apo të ikësh prej tij. I parë nën këtë prizëm, mandati i katërt i Partisë Socialiste është i vështirë dhe sfidues. Një mal i lartë për t’u ngjitur pa oksigjen. Rama po premton se do t’i dalë në krye kësaj sfide në katër vitet që do të vijnë. Është akumuluar shumë vonesë deri më sot sepse malli më pa vlerë për ne shqiptarët ka qenë dhe mbetet koha. Por tani kohë më s’ka. Jo sepse na e thonë negociatat, por sepse na e imponojnë vitet që po ikin pa e parë Shqipërinë vend normal.

  • Rama premton hyrjen në BE në 2030/ Kryeministri zbulon sfidën më të madhe të mandatit të katërt

    Rama premton hyrjen në BE në 2030/ Kryeministri zbulon sfidën më të madhe të mandatit të katërt

    Premtimi kryesor i fushatës elektorale për të anëtarësuar Shqipërinë në BE në vitin 2030, është dhe objektivi kryesor i qeverisë së katërt të Edi Ramës.
    Në emisionin “Opinion”, Rama tha se vijimi i punës për negociatat do të ketë një nga angazhimet më të mëdha të qeverisë.
    Cili është objektivi i juaj në këtë mandat?
    Objektivi im kryesor është që ti, bashkë me të gjithë këta të jesh te oborri i Komisionit Europian nën flamurin kombëtarë edhe të bëjmë intervistë. Dhe pastaj do ta lë ty stafetën. Unë e shoh që ne fund të ditës partia jote ngado që të rrotullohet do të vijë tek ti.
    Jo, unë me politik nuk merrem. Unë shpëtova më shpejt se ti, ti e hëngre që u more me politik..
    Kështu thoja dhe unë para se të merresha…
    Ky është objektivi i këtij mandati, të mbyllim negociatat me BE. Dua që në shtator në vitin 2030 unë dhe ti të jemi kështu e të them Fevzi si erdhe deri këtu e ti do të thuash e solli koha

  • Rama i vendosur: Objektivi kryesor në mandatin e katërt, në 2030 në Bruksel

    Rama i vendosur: Objektivi kryesor në mandatin e katërt, në 2030 në Bruksel

    Në fund të intervistës në emisionin “Opinion” në Tv Klan, kryeministri Edi Rama u pyet për objektivin kryesor të mandatit të katërt, të rifituar nga zgjedhjet e 11 majit.
    Pa asnjë hezitim dhe siç ka theksuar që prej fushatës e gjithashtu gjatë verës, ai përsëriti se mbetet integrimi në Europë. Madje për këtë, thotë se në vitin 2030 do ta bëjë intervistën në oborrin e Komisionit Europian, me flamurin shqiptar.
    Blendi Fevziu: Cili është objektivi kryesor juaji në këtë mandat? Juaji personal, jo vetëm i qeverisë.
    Edi Rama: Objektivi im kryesor është që në vitin 2030, ti bashkë me gjithë këta të jesh në Bruksel…
    Blendi Fevziu: Unë e kam thënë publikisht që sa të jem gjallë s’kam për ta arritur.
    Edi Rama: Sa gjëra ke thënë ti publikisht, s’të kanë dalë, por… te oborri.
    Blendi Fevziu: Shumica më kanë dalë, në fakt.
    Edi Rama: Te oborri i Komisionit Europian, nën flamurin shqiptar dhe të bëjmë këtë intervistë dhe aty pastaj do të ta kaloj ty stafetën.
    Blendi Fevziu: Shpresoj që ti ta kesh këtë fat, megjithëse unë dyshoj.
    Edi Rama: Do të ta kaloj stafetën.
     

  • Sinner “pret biletën” për në raundin e 4-t të US Open, kualifikohen edhe Swiatek e Gauff

    Sinner “pret biletën” për në raundin e 4-t të US Open, kualifikohen edhe Swiatek e Gauff

    Janë mbyllur sot takimet e raundit të tretë në grand slam të US Open, turne që zhvillohet në Nju Jork. Numri 1 në botë për meshkuj, italiani Jannik Sinner, fitoi 3-1 me përmbysje ndaj kanadezit Denis Shapovalov (5-7, 6-4, 6-3, 6-3).
    Një tjetër Italian që avancon më tej është Lorenzo Musetti, ndërkohë që edhe numri 3 në botë, gjermani Alexander Zverev, siguron një biletë për në raundin e katërt. Kualifikohen edhe Andrey Rublev e Alex de Minaur.
    Te femrat, numri 2 në botë, polakja Iga Swiatek, fitoi 2-0 (7-6, 6-4) ndaj ruses Alina Kalinskaya. Në raundin e katërt shkon edhe tenistja amerikane Coco Gauff, numri 3 në botë, fituese në vitin 2023.
    Fitore të vështirë korri tenistja japoneze Naomi Osaka, ndërkohë që në raundin e katërt kanë avancuar edhe ajo amerikane Anika Anisimova, M.Kostyuk e Ukrainës, K.Muchova e Cekise dhe Haddaa Maia e Brazilit.

  • Kabineti i ri qeveritar, Rama zbulon emrat në qeverinë e katërt më 11 shtator, prapaskenat e vendimeve

    Kabineti i ri qeveritar, Rama zbulon emrat në qeverinë e katërt më 11 shtator, prapaskenat e vendimeve

    Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë publike emrat e kabinetit të tij të katërt qeverisës më 11 shtator, në një mbledhje të posaçme të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste që do të zhvillohet në Tiranë, në orën 10:00.
    Burime brenda PS bëjnë me dije se përzgjedhja e ministrave të rinj është bazuar në dy parime kryesore: profesionalizëm teknik dhe integritet të pastër ligjor, raporton gazetari Ergys Gjencaj.
    Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë publike emrat e kabinetit të tij të katërt qeverisës më 11 shtator, në një mbledhje të posaçme të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste që do të zhvillohet në Tiranë, në orën 10:00.
    Burime brenda PS bëjnë me dije se përzgjedhja e ministrave të rinj është bazuar në dy parime kryesore: profesionalizëm teknik dhe integritet të pastër ligjor. Qeveria e re synon të jetë një ekip i aftë për të përmbyllur kapitujt e integrimit europian, duke shmangur çdo rrezik për përballje me SPAK gjatë mandatit të ardhshëm.
    Burime pranë selisë rozë bëjnë me dije se ndërtimi i skuadrës së re qeverisëse është bazuar mbi dy parime themelore:
    1.Profesionalizmi teknik – Ministrat e rinj do të kenë profil të lartë teknik, për të ndihmuar në përmbylljen e kapitujve të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
    2.Integriteti ligjor – Rama ka zgjedhur persona me histori të pastër ligjore, duke minimizuar çdo mundësi përballjeje me SPAK gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar.
    Në Asamblenë e 11 shtatorit pritet gjithashtu të shpallen edhe emrat për postet e rëndësishme politike si zëvendëskryeministri, kryetari i Kuvendit dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS.
     
     

  • Ndryshime radikale në qeveri, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Rama në PS, si do të zëvendësohen besnikët partiakë…

    Ndryshime radikale në qeveri, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Rama në PS, si do të zëvendësohen besnikët partiakë…

    Portreti i mandatit të katërt të kryeministrit Rama po merr formën e një transformimi të thellë në Partinë Socialiste dhe qeverisjen e vendit. Gazetari Ardit Rada paralajmëron në një intervistë për gazetën “SOT” se shtatori do të shënojë një “tërmet” në kabinetin qeveritar, ku për herë të parë Rama pritet të sakrifikojë besnikët e tij partiakë për t’u hapur rrugën teknokratëve dhe ekspertëve që njohin nga afër proceset e integrimit europian. Sipas tij, qeveria e re nuk do të ndërtohet mbi nostalgjinë e socialistëve të vjetër, por mbi nevojën e domosdoshme për të përballuar fazën vendimtare të negociatave me BE. Ndërkohë, në krahun tjetër të politikës, Rada paralajmëron se Partia Demokratike mbetet peng i hijes së Sali Berishës, i cili pavarësisht humbjes në zgjedhjet e 11 majit, nuk do të largohet nga drejtimi i saj, duke e lënë opozitën pa perspektivë për të ardhmen.
    -Z. Rada, si e shikoni ju portretin e mandatit të katërt të PS-së? Duke qenë se jemi në fund të muajit gusht dhe zakonisht në këtë periudhë PS thërret Asamblenë, keni ndonjë informacion se kur do të mblidhet ajo dhe a pritet që pikërisht aty të bëhen publike emrat e qeverisë së re?
    Mandati i katërt i Edi Ramës nuk është thjesht një mandat për pushtet, por ka një dimension historik dhe strategjik. Kjo bazuar edhe në premtimin e vetë kreut socialist se në mandatin e katërt do të synohet së pari anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian. Nisur nga kjo mund të parashikoj deri diku se qeveria e re do të ndërtohet jo mbi bazat e nostalgjisë partiake dhe besnikërisë, por me bazë teknokratike. Domethënë me ekspertë që njihen mirë me proceset, standardet dhe negociatat me Bashkimin Europian. Në fund të fundit e thënë ndryshe, me disa të rinj që flasin të paktën një gjuhë të huaj dhe kanë qenë ndoshta pjesë e grupit negociues deri më sot. Besoj se këto do të jenë veçoritë e shumicës së ministrave të rinj. Sa i përket Asamblesë, ne kemi patur eksperiencën e prezantimit të ministrave të rinj në fund të gushtit, por duke qenë së Kryeministri duhet të udhëtojë në fundjavë drejt Sllovenisë, këtë praktikë edhe mund ta shtyjë. Unë di me siguri që në 15 shtator qeveria e re do të votohet në Kuvend. Gjer atëherë Rama është i lirë të tregohet serioz dhe ta prezantojë qeverinë para Asamblesë, apo të lërë një kasetë me regjistrim dhe ta transmetojë në Facebook teksa vetë është në avion. Kjo në thelb nuk ndryshon asgjë, përveç formës.
    -Ndërkohë ju keni përmendur mundësinë që qeveria “Rama 4” të jetë një qeveri e mbushur me teknokratë. Sa realiste është kjo dhe a do të ishte kjo garancia që mandati i katërt të mos mbetet peng i ciklit të brendshëm politik?
    Ç’është e vërteta Partia Socialiste duket e helmuar nga thashethemet dhe intrigat që kanë kulmuar pas arrestimit të Erion Veliajt. Në mungesë të një transparence dhe llogaridhënie në lidhje me këtë situatë, minimalisht disa figura politike duhen frenuar për t’u bërë pjesë e pushtetit ekzekutiv. Nga ana tjetër përfshirja e të rinjve në qeveri nuk është një dëshirë e imja, apo një parashikim qorrazi. Kam parasysh këtu jo vetëm procesin e integrimit, por edhe premtimet e Edi Ramës për rivitalizimin e PS me figura të reja dhe me këtë rivitalizim nuk mund të kuptojmë asgjë tjetër veçse prurjeve të reja në Parlament dhe në Qeveri. Sepse PS nuk ka më një forum rinor për shembull, që të themi se këto deklarata duan të hapin garën për këtë strukturë. Kështu në Grupin Parlamentar kjo është arritur deri diku. Më saktë është realizuar në nivele shumë më të larta se kundërshtari, pra përfshirja e të rinjve. Në Kabinet mendoj se do të ndiqet e njëjta logjikë.
    -Si mund të ndihmojë eksperienca e teknokratëve në procesin e negociatave me Bashkimin Europian për të shmangur pengesat e politikës së brendshme?
    Një ministër që ka marrë pjesë në takimet e Brukselit dhe ka hartuar dokumentacionet e kërkuara, e të tjera, sigurisht që është më i dobishëm në këtë proces sesa një personazh që ka marrë ca vota në zonë dhe rreh gjoksin si i preferuari i popullit. Pra ka ardhur momenti final që “të fortët” e bazës të mos shpërblehen me poste ministrore. Këtu nis dhe dallimi i shtetit me pushtetin. Duhet të kuptojmë se me anëtarësimin luhet fati i të gjithë popullit, jo vetëm i socialistëve.
    –Si e shikoni aktualisht situatën brenda Partisë Demokratike?
    Nëse e keni fjalën se a ka shpresë në PD, besoj se jo. Jo tani, por për një kohë të gjatë edhe nëse Sali Berisha largohet për zgjedhjet e veta apo të Zotit. Sepse e ka çimentuar dhe e ka përfshirë familjen e tij aq shumë në proceset e PD-së saqë hija e tij do të mbetet shumë gjatë dhe do të vijojë të diktojë edhe kur të mos jetë më pas nesh. Është pak a shumë ndikimi i emrit të Enver Hoxhës gjatë drejtimit të Ramiz Alisë. Berisha është kujdesur ta lejë këtë situatë dhe trashëgimi me parimin “sot unë, pas meje qameti u bëftë”. Nuk i intereson ta ketë askush tjetër pushtetin në PD veç vetes së tij.
    -A keni ju një “recetë” se si PD mund të rikthehet në pushtet?
    Për momentin jo. Të paktën edhe për 14 vite të tjera s’do jetë askush i aftë t’i bëjë derman Partisë Demokratike. Imagjinoni se Shqipëria do të anëtarësohet në vitin 2029 apo2030 në BE, sipas të gjitha premtimeve dhe zhvillimeve. Pse do të votonin shqiptarët Sali Berishën në 2029 ndërkohë që në BE po i anëtarëson Partia Socialiste? Dhe pse do të çmendej Edi Rama që t’ia linte PD-së qeverinë në momentin që Shqipëria bëhet pjesë e BE? Kështu që kjo çështja e fitores së PD-së vijon e bëhet e pamundur zgjedhje pas zgjedhjesh.
    –Duke qenë se z. Berisha humbi zgjedhjet e 11 majit, mendoni se ai do të respektojë nenin “Basha” dhe t’i nënshtrohet votëbesimit?
    Jo nuk do ta respektojë dhe ne nuk kemi pse habitemi me një njeri që me pabesi ka drejtuar shtetin, e jo më partinë që e ka çifligun e tij. Nëse largohet Sali Berisha nga PD, ku do të rrijë? Familjarët i rrinë gjysmën e vitit në Mynih, gjysmën tjetër në Dubai. Herë me arreste shtëpie e herë me detyrime paraqitje. Pse duhet të rrijë në shtëpi Berisha ndërkohë që të gjithë shërbëtorët e vet i ka në zyrë dhe në grup parlamentar? Berisha e pati mundësinë të amnistohej nga drejtësia e re dhe SHBA-të që në 2013. Tentoi të luajë me PD-në përmes Bashës, sulmoi partinë e tij, u shpall non-grata nga dy shtetet më të fuqishme të globit dhe tani do përballet me pasojat për aq kohë sa të ketë fuqi fizike. Kur t’i shterojnë dhe ato, me hallet e shtëpisë së Berishës do merren Flamuri, Albana, etj.
    -A rrezikon PD të përçahet edhe më tej për shkak të rivaliteteve të brendshme?
    Nuk ka asnjë rivalitet brenda PD dhe duhet të bindemi për këtë njëherë e mirë. Ata që dukeshin si kryengritës kanë ikur nga PD me kohë. Hapni televizionet të shihni sesi ata që përzuri Berisha kanë përfunduar të gjithë si analistë politikë nëpër studio. Disa të tjerë nëpër rrethe janë bërë pjesë e qeverisjes së Ramës në shkëmbim të votave të fisit të tyre. Lulzim Basha ka humbur dhe me siguri do të ndjekë shembullin e Fatos Nanos. Pjesë tjetër aktive në selinë blu që të kundërshtojë veprimet e lidershipit nuk ka mbetur.
    -Nga ana tjetër, hetimi nga SPAK duket se e ka vënë ish-presidentin Ilir Meta në një pozitë të vështirë. Mendoni se ky është fundi i karrierës së tij politike, apo ai do të arrijë të rikthehet përsëri në qendër të lojës?
    Fundi i karrierës së Ilir Metës ndodhi që kur ishte në Presidencë. Ajo që po shohim tani është fundi i partisë së tij. Domethënë nëse kishte ndonjë dyshime se Meta kur të rikthehej në terren do të ringrinte partinë, tani e ka të qartë dhe zgjedhjet e fundit e treguan këtë. Është e paimagjinueshme sesi një parti të përfundojë nga 18 deputetë në 7 mijë vota në Qarkun Tiranë saqë të mos nxjerrë dot deputet as kryetarin e saj. Pa llogaritur pjesën tjetër që të fshehë në listat e Berishës individë për të marrë qyl mandate deputetësh. Meta mund të dalë nga qelia nëç do moment, por çfarë do të gjejë jashtë dhe kush do ta ndjekë? Kështu që sigurisht fundi është prekur. Meta po gëzon vetëm hapësirën mediatike që i japin për hir se ka patur funksione të larta publike.
    –A duhet të japë Meta llogari për aferat korruptive që dyshohet se është përfshirë…
    Sigurisht që po. Madje edhe për ato që nuk është nën hetim duhet të rrëfehet dhe na ka borxh një sqarim. Jo detyrimisht të marrë përsipër fajësinë, por të përgjigjet me seriozitet në respekt të qytetarëve. Sepse e pamë të shpërfytyruar për vite me radhë, ku akuzave i përgjigje herë si Vojo Kushi, herë si Mujo Ulqinaku dhe pamë sesi kjo sjellje e degraduar e çoi në pikiatë. Ndërsa para drejtësisë duhet të japë llogari sa herë që t’ia kërkojnë edhe pse Shqipëria fatkeqësisht vuan nga ‘pentitot’ e politikës.
    -Ndërkaq ish-kryeministri Sali Berisha po hetohet nga SPAK për aferën “Partizani”. Si mendoni se do të ndikojë ky proces në pozitën e tij brenda Partisë Demokratike dhe në imazhin e tij publik?
    Vetë procesi i tejzgjatur për ‘Partizanin’, masat e sigurisë që ndryshojnë herë pas here, apo fakti që Sali Berisha dikton trupat gjykuese dhe datat e gjyqeve e bëjnë qesharake situatën. Pa llogaritur që vetë akuza është qesharake. Këtu po gjykohet për disa apartamente një njeri që mbart mbi shpinë krimet më makabre që i kanë ndodhur vendit në 100 vite. As në diktaturë nuk vritej njeri me duar në xhepa në rrugë apo të shpërthente ndonjë fabrikë e të vriste 30 vetë përnjëherë. Unë nuk po them se fitilin e Gërdecit e ka ndezur Berisha, por qeveria mban përgjegjësi. duke u dorëhequr apo duke tërhequr kryeministrin dhe ministra. Ky personazh që u ka ardhur shqiptarëve si mallkim,jo vetëm që nuk mbajti përgjegjësi, por mori në mbrojtje edhe vrasësit dhe i futi në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, si rasti i Gardistëve të 21 Janarit, etj. Këto për disa duken si çështje të konsumuara, por ki parasysh së këta njerëz që kanë humbur jetën nga duart e shtetit kanë lënë pas fëmijë jetimë, prindër, gra, burra e të tjerë. Pra janë shkatërruar familje të tëra nga papërgjegjshmëria e Sali Berishës. Dhe e gjitha kjo për pasurimin e paligjshëm të familjarëve dhe klikës së tij. Dhe sot fatkeqësisht këto para i shohim të investohen serbes madje edhe në media.
    Intervistoi: Rigels Seliman

  • “Carabao Cup”, turpërohet nga skuadra e kategorisë së katërt. Amorim: Iu kërkoj ndjesë tifozëve tanë

    “Carabao Cup”, turpërohet nga skuadra e kategorisë së katërt. Amorim: Iu kërkoj ndjesë tifozëve tanë

    Në “Blundell Park”, mes Grimsby dhe Manchester United, ndodhi e paimagjinueshmja. Skuadra e kategorisë së katërt të futbollit anglez arriti, pas një serie prej 26 penalltish, të eliminojë nga “Carabao Cup”, në raundin e 1/16-ve skuadrën nga “Old Trafford”.
    Pa vlerë mbeti barazimi i marrë në fund, me golat e Mbeumo dhe Maguire. Ruben Amorim, trajneri aktual i Manchester United, mori përgjegjësinë dhe komentoi disfatën e plotë të skuadrës së tij, pas penalltive:
    “Dua vetëm t’iu kërkoj ndjesë tifozëve tanë, s’kam asgjë tjetër për të thënë në lidhje me paraqitjen. Kur gjithçka është kaq e rëndësishme në klubin tonë, përpiqesh t’i bësh të gjitha. Që nga parasezoni, edhe kundër Arsenalit…, mund ta humbasësh ndeshjen, por të paktën je aty, po përmirësohesh, sheh se çfarë bëjnë lojtarët në fushë”.
    Duke analizuar më tej sfidën e mbrëmshme ndaj Grimsby, trajneri portugez nuk i kurseu fjalët: “Pastaj arrin në një ndeshje të tillë, ku gjithçka është kaq e rëndësishme për klubin tonë. E fillon kështu…, mendoj se lojtarët e mi po e thonë me zë të lartë se çfarë duan vërtet”.
    Dhe për ta mbyllur: “Prandaj, më vjen shumë keq për tifozët tanë. Nuk kam gjë tjetër për të shtuar”.

  • “Mandati i katërt, fokusi drejt integrimit në BE”, Çupi: Merr fund historia e tranzicionit në Shqipëri

    “Mandati i katërt, fokusi drejt integrimit në BE”, Çupi: Merr fund historia e tranzicionit në Shqipëri

    Socialistët do të mbledhin Asamblenë Kombëtare më 11 shtator, aty ku Edi Rama, pritet të zyrtarizmi skuadrën me të cilën do të drejtojë vendin në mandatin e katërt qeverisës.
    Mbetet për t’u parë nëse Rama do të zgjedhe të bashkëdrejtoi me figura politike apo edhe ne qeveri do të ketë figura të reja, njëjtë si me listat për deputetë.
    Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News tha se mandati i katërt i qeverisë Rama do ketë fokus mandatin e integrimit drejt BE-së.
    “Është epoka, që do jetë ekipi qeveritar më shumë dimensional. Do jetë ekipit qeveritar, që do të dëshmojë jo vetëm rrugën e bërë, por dhe vullnetin pozitiv për të shkuar në qytetërim të lartë në BE. Një ekip shumëdimensional. Është mbyllja përfundimisht, deri në gurin e fundit, të tranzicionit në Shqipëri. Me qeverinë qe vjen, Shqipëri nuk ka më tranzicion”, theksoi ai.
    Sipas tij, ky mandat i Partisë Socialiste ndan përfundimisht të drejtën nga e padrejta. Ai parashikon se Berisha dhe Meta do jenë emra të harruar, për shkak të zullumeve të tyre.
    “Kjo e përmbyll plagën e rëndë të drejtësisë në Shqipëri. Në fund të këtij 4-vjeçari, e drejta në Shqipëri ndahet nga e padrejta që ushtron shteti mbi individin. Do të shohim ish-kryeministra dhe ish-presidentë prapa hekurave. Do  t’i shohim të gjithë prapa hekurave, do kemi harruar emrat e Sali Berishës, Ilir Metës dhe emra të disa të fortësh, që na kanë shqetësuar nëpër lagje. Fokusi kryesor thuajse është shpallur. Ai e ka shpallur gjatë kohës që ka zhvilluar fushatën elektorale. Fokusi kryesor për qytetarët duket qartë, është një fokus larg propagandës, është një fokus që ka mirëqenien, sigurinë kombëtare dhe të individit po ashtu, shëndetësimin ekonomik dhe financiar të shtresave të dobëta të shoqërisë si: pensionistë, të sëmurë. të pamundur etj. Do ketë në fokus rritjen e nivelit të kontributit arsimor të vendit. ”, tha ai.
    Ai komentoi dhe planin e Sali Berishës për të ngritur disa grupe parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.
    Analisti Çupi thekson se këto lojëra Berisha i bën për t’u dukur shumë, por sipas Çupit ai harron se të gjitha skenarët e mundshëm do t’i bien poshtë pasi e pret burgu për veprat, të cilat i ka kryer gjatë kohës që drejtonte Shqipërinë.
    “Berishës i duhen shumë zëra, shumë media, i duhen shumë thashethemexhinj me qëllim që të duket se është shumë. Por realisht nuk është shumë, ai është Saliu. I duhet për të thënë që opozita është e madhe. E dyta, Saliu i ka të pasigurta të gjitha gjërat dhe do t’i shpërndajë njësoj siç bënin dikur. Por një gjë e harron. Të gjitha këto bien, kur ai do të shkojë në burg”, tha ai.