Tag: katërt

  • E rëndë në Sarandë, 15-vjeçarja vetëhidhet nga kati i katërt, përfundon në spital

    E rëndë në Sarandë, 15-vjeçarja vetëhidhet nga kati i katërt, përfundon në spital

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë, ku një 15-vjeçare është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës.

    Sipas uniformave blu, e mitura ndodhet aktualisht në spital, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
    “Po këta specialistë u referuan materiale për vlerësim pasi, më datë 23.09.2025, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital, një shtetase e mitur 15 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së saj në Sarandë. 15-vjeçarja aktulisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën“, thuhet në njoftimin e policisë.

  • E rëndë në Sarandë/ 15-vjeçarja vetëhidhet nga kati i katërt i banesës, përfundon në spital

    E rëndë në Sarandë/ 15-vjeçarja vetëhidhet nga kati i katërt i banesës, përfundon në spital

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë, ku një 15-vjeçare është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës.

    Sipas uniformave blu, e mitura ndodhet aktualisht në spital, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
    “Po këta specialistë u referuan materiale për vlerësim pasi, më datë 23.09.2025, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital, një shtetase e mitur 15 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së saj në Sarandë. 15-vjeçarja aktulisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • E rëndë në Sarandë/ 15-vjeçarja vetëhidhet nga kati i katërt! Dyshohet se bullizohej nga shokët, ja si paraqitet gjendja e saj

    E rëndë në Sarandë/ 15-vjeçarja vetëhidhet nga kati i katërt! Dyshohet se bullizohej nga shokët, ja si paraqitet gjendja e saj

    Një e mitur 15 vjeçe në Sarandë ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pas dyshimeve se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së saj.

    E reja aktualisht është jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar në Tiranë për trajtim të specializuar.

    Sipas burimeve policore, ajo nuk ka arritur të bjerë direkt në tokë pasi është penguar nga tenda e katit të mëposhtëm, çka ka ndihmuar në zbutjen e goditjes.

    Si shkak i këtij akti dyshohet bullizimi nga bashkëmoshatarët e saj, ndërsa specialistët po vazhdojnë vlerësimin e rastit.

     

  • Guardiola proteston ndaj gjyqtarit të katërt, më pas e lë pa fjalë… I jep një puthje të papritur (video)

    Guardiola proteston ndaj gjyqtarit të katërt, më pas e lë pa fjalë… I jep një puthje të papritur (video)

    22 Shtator 2025

    10:13

    Alfred Lleshi

    Pas barazimit të Arsenalit ndaj Manchester City me golin e Martinellit në minutën e 93-të, Guardiola u bë protagonist i një momenti “viral”. Trajneri spanjoll iu afrua arbitrit të katërt për të protestuar, pas një situate jo të qartë në lojë, por papritur e kapërceu tensionin. Aty për aty ndryshoi mendje dhe i dha një puthje në faqe arbitrit të katërt.
    Ky gjest qartësisht miqësor e la këtë të fundit pa fjalë, duke u larguar me një buzëqeshje të turpshme. Nuk dihet se çfarë i thanë njëri-tjetrit, por momenti u bë “viral” për shkak të natyrës krejtësisht të papritur të tij.
    Shikuesit nuk prisnin kurrë që Guardiola, i zemëruar fillimisht, ta kthente situatën në një gjest miqësor, pothuajse si të ishin miq të vjetër. Ky episod i pazakontë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe mbetet një nga momentet më të çuditshme të ndeshjes, që përfundoi me barazimin 1-1.

    pic.twitter.com/kN7XMlHN4a
    — Follow @bt3 (@mmtv40036) September 21, 2025

  • Dinamo zhgënjen ndaj Bylis, Vora nuk fal as Flamurtarin

    Dinamo zhgënjen ndaj Bylis, Vora nuk fal as Flamurtarin

    21 Shtator 2025

    17:57

    Telesport

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e radhës për javën e katërt të Abissnet Superiore. Në “Elbasan Arena”, Dinamo e Ilir Dajës ka zhgënyer duke barazuar pa gola ndaj Bylis.
    Në 25 minutat e fundit, Bylis mbeti me 10 lojtarë, pasi Perlata goditi me bërryl Bruno Ditën. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, dy ekipet kënaqen me nga një pikë.
    Vora e drejtuar nga Arian Bellai ka mposhtur 1-0 Flamurtarin në sfidën e luajtur në stadiumin e Laçit. Goli për Vorën u shënua nga pika e bardhë e penalltisë nga Luis Felipe, pas një kontakti në zonë.
    Në orën 19:00, luhet sfida e fundit për këtë javë të katërt, Teuta pret Vllazninë në “Niko Dovana”.

  • Java e katërt e Superiores, kryeqyteti kërkon “ringjalljen”

    Java e katërt e Superiores, kryeqyteti kërkon “ringjalljen”

    Kategoria Superiore rikthehet këtë fundjavë me javën e katërt, ku programi rezervon ndeshje mjaft interesante dhe me peshë për renditjen. Pas tre javëve të para, Elbasani ka befasuar me kryesimin, ndërsa disa prej skuadrave të mëdha, si Tirana, Dinamo dhe Partizani, ende nuk kanë treguar fytyrën e vërtetë.
    PARTIZANI – ELBASANI Takimi i parë i javës sjell një përballje mes një pretendenti tradicional dhe surprizës së këtij sezoni. Partizani, me vetëm 4 pikë, ka nevojë urgjente për të fituar për të mos humbur kontaktin me kreun. Në krahun tjetër, Elbasani vjen i paprekur pas tre javëve dhe kërkon të konfirmojë formën e mirë në një transfertë të vështirë.

    EGNATIA – TIRANA Një nga ndeshjet më të forta të javës. Kampionët e Egnatias kanë pasur luhatje, por luajnë përballë një Tirane që gjendet në fund të tabelës me vetëm 2 pikë. Për bardheblutë është një test jetik, pasi një tjetër hap fals do të thellonte krizën që në fillim të sezonit.
    DINAMO – BYLIS Dy skuadra që ndajnë fundin e tabelës përballen në një duel të drejtpërdrejtë për pikë shpëtimi. Dinamo ka fituar vetëm një ndeshje deri tani, shumë pak për objektivin titull, ndërsa Bylisi ende nuk e ka gjetur ritmin. Ky takim shihet si mundësia ideale për njërën prej tyre për të marrë frymëmarrje.
    VORA – FLAMURTARI Një duel mes dy skuadrave që kanë treguar potencial, por u mungon stabiliteti. Vora ka shënuar 4 gola në 3 ndeshje, ndërsa Flamurtari ka vuajtur në prapavijë. Të dyja ekipet kërkojnë të qëndrojnë pranë zonës së sipërme dhe një fitore do të ishte sinjal force.
    TEUTA – VLLAZNIA Sfida më e zjarrtë e javës mbyll raundin e katërt. Teuta është ende e pamposhtur dhe në fushën e saj kërkon të tregojë pjekuri, ndërsa Vllaznia ka startuar shumë mirë me 6 pikë. Ky duel pritet të jetë i fortë dhe me ritëm, pasi të dyja skuadrat janë të etura të qëndrojnë në garën për kreun. Java e 4-t do të jetë një provë karakteri, sepse Partizani dhe Tirana kërkojnë ringritjen, Elbasani dëshiron të tregojë se kryesimi nuk është rastësi, ndërsa Vllaznia dhe Teuta matin realisht forcat për garën e titullit.

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë, objektivat e mandatit të katërt

    Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë, objektivat e mandatit të katërt

    Ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala, u prezantua para uniformave të bardha këtë të shtunë në mëngjes në një ceremoni në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama.
    Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shprehu vlerësime për Salan, ndërsa tha se objektivi i mandatit të katërt është vijimi i transformimit të sistemit të shëndetësisë.
    “Jam besimplotë për të ardhmen e shërbimit shëndetësor sot, kur ju prezantoj me ministren e re të Shëndetësisë. Jam i bindur se shumëkush e njeh si studente të dikurshme me shkëlqim në Fakultetin e Mjekësisë, që për gati 30 vite ka zhvilluar një karrierë ndër më mbreslënëset. Ka spikatur si akademike, mjeke dhe drejtuese në spitalet më të njohura të botës, ka punuar në qendrën spitalore të betejës me kancerin. Ka thelluar studimet ne Universistetin e Kembrixhitit. Para se të vinte në Shqipëri këto ditë, drejtonte Qendrën për Imazheri Diagnostike dhe Radioterapi Onkologjike në Poliklinikën “Gemelli”. Ka publikuar mbi 300 artikuj shkencorë, mbajtur mbi 500 kumtesa dhe ligjërata në forume ndërkombëtare. Po ashtu, është një personalitet i vlerësuar me çmime prestigjioze ndërkombëtare, më vjen kënaqësi të them pranimin e saj në Tokio si e para grua… Sjell në qeverinë e re shembullin rrezatues të shqiptareve të suksesshëm të Europës dhe botës, që do t’u hapim derën sa më shumë. Në mandatin tonë të parë, mbyllëm gropat e thella të borxheve të trashëguara të sistemit shëndetësor. Në dy mandatet e tjera, bëme investime të qenësishme në infrastrukturë, transformuar dhe ndërtuam spitale të reja. Në mandatin e tretë, rritëm pagat e mjekëve dhe të infermierëve. Në mandatin e katërt, duam të hyjmë më thellë në përmbajtjen e transformimit sa i përket asaj që duhet që sistemi ynë shëndetësor t’u ofrojë qytetarëve, përtej strukturës së transformuar. Disa piketa kyçe janë vendosur. Është e qartë që janë dy shtylla të rëndësishme mbi të cilat do të mbështet, zgjerimi i aleancave dhe futja me përparësi e AI në sistemin tonë shëndetësor. Në aspektin e parë kemi hapur një trase dhe kemi firmosur një marrëveshje për QSUT-në dhe për universitetin, që duam të krijojë sinergji me Vita e Saslute”,-tha Rama.

  • “Hapim universitet të ri në Fier”, Rama rendit synimet e mandatit të katërt për shëndetësinë: Spitali onkologjik, projekt i përbashkët me SHEBA në Izrael

    “Hapim universitet të ri në Fier”, Rama rendit synimet e mandatit të katërt për shëndetësinë: Spitali onkologjik, projekt i përbashkët me SHEBA në Izrael

    Kryeministri Edi Rama teksa ka prezantuar ministren e re të shëndetësisë, ka prezantuar disa prej projekteve që, sipas tij, do të transformojnë shëndetësinë në mandatin e katërt.
    Ai tha se qeveria ka hapur një trase bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë dhe ka firmosur marrëveshje me ekselencën italiane dhe europiane, si për administrimin e QSUT, ashtu edhe për universitetin.
    “Kemi hapur një trase dhe kemi firmosur marrëveshje me ekselencën italiane dhe europiane, qoftë për administrimin e QSUT dhe universitetin. Kemi nisur bashkëpunimin per spitalin onkologjik me spitalin SHEBA në Izrael, duam të shkojmë me hapjen e një Universiteti në Fier. Duam të shkojmë më tutje edhe me ndërtimin e një spitali ekselence që të ofrojë shërbime, si pikë referimi e turizmit shëndetësor dhe të përballojë kërkesa sidomos gjatë sezonit veror dhe nga ana tjetër jemi në diskutime për të lidhur partneritet me një nder kompanitë më të njohura në fushë e AI në shërbim te shëndetësisë”, tha Rama.
    /vizionplus.tv

     

  • “Rama nis mandatin e katërt”/ Reuters: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar nga skandalet e korrupsionit

    “Rama nis mandatin e katërt”/ Reuters: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar nga skandalet e korrupsionit

    Agjencia e njohur ndërkombëtare e lajmeve Reuters i ka kushtuar një artikull nisjes së mandatit të katërt të kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke vënë theksin te ambicia e tij për të çuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, por edhe te sfidat serioze me korrupsionin dhe krimin e organizuar që rrezikojnë këtë objektiv.
    Në analizën e saj, Reuters thekson se Rama mori 82 vota në parlamentin shqiptar dhe se partia e tij, Partia Socialiste, siguroi shumicën për herë të katërt radhazi në zgjedhjet e muajit maj.
    “Shqipëria në BE në 2030 është thelbi i këtij mandati,” citohet Rama në fjalën e tij para deputetëve, ndërsa theksohet se reformat e qeverisë do të udhëhiqen nga synimi për integrim evropian.
    Por, sipas Reuters, përpjekjet për integrim janë vështirësuar nga perceptimi i përhapur për korrupsion në nivelet e larta të qeverisë, si dhe nga roli i Shqipërisë si qendër për pastrimin e parave që burojnë nga trafiku i drogës dhe armëve.
    Agjencia ndalet edhe te lëvizja e pazakontë e Ramës për të emëruar një inteligjencë artificiale, “Diella”, si përgjegjëse për dhënien e tenderëve publikë, një veprim që, sipas Reuters, është kritikuar ashpër nga opozita si antikushtetues dhe potencialisht i rrezikshëm për përkeqësimin e korrupsionit.
    Në fund, Reuters vë në dukje se, megjithëse Rama është zotuar për reforma dhe transparencë, besueshmëria e qeverisë së tij mbetet e dobësuar për shkak të skandaleve të përsëritura dhe mungesës së rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit.

  • Nisja e mandatit të katërt/ Zelensky uron Ramën: Me padurim pres vazhdimin e dialogut për paqe

    Nisja e mandatit të katërt/ Zelensky uron Ramën: Me padurim pres vazhdimin e dialogut për paqe

    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka uruar kryeministrin Edi Rama në X, për nisjen e mandatit të katërt qeverisës, pas miratimit të kabinetit të ministrave sot në Kuvend.
    Zelensky shkruan në X se mezi pret të vijojë me Ramën dialogun për një të ardhme të sigurt dhe me paqe të qëndrueshme në Evropë.
    Më tej i uron Ramës sukses në planet e tij për anëtarësimin e Shqipërisë në Evropë, duke vënë në dukje vlerat e përbashkëta mes dy vendeve, për një Evropë të fortë dhe të bashkuar.
    Urimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në X:

    Urime për @ediramaal për rizgjedhjen si Kryeministër i Shqipërisë.
    Me padurim pres të vazhdojmë dialogun tonë të shkëlqyer dhe të punojmë së bashku për të arritur paqe dhe siguri të qëndrueshme për të gjithë Evropën.
    I uroj Kryeministrit Rama çdo sukses në realizimin e planeve të tij ambicioze për Shqipërinë, përfshirë edhe në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.
    Së bashku, do të çojmë përpara vlerat tona të përbashkëta dhe një të ardhme të sigurt dhe të begatë për kombet tona, në një Evropë të fortë dhe të bashkuar.