Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 muaj burg mjekun Dervish Hasi. Mjeku me 4 gra u mor i pandehur për akuzën e pornografisë, por gjykata bëri rikualifikim të veprës penale dhe e dënoi atë për dhunë në familje.
Hasi u arrestua më 18 janar 2024 nga Komisariati nr.1 në Tiranë pasi akuzohej se prej 2 vitesh kishte shfrytëzuar një vajzë të mitur, tani 16-vjeçe, duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt.
Dervish Hasi, me profesion mjek kardiokirurg, në Sanatorium, spitali universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, i cili njihet si besimtar mysliman, kishte edhe 3 gra të tjera, të cilat i mbante në banesën e tij, nën justifikimin e besimit.
Tag: katërt
-

Mori në shtëpi si grua të katërt të miturën, ja me sa vite burg dënohet mjeku Dervish Hasi
-

Jepet vendimi për Dervish Hasin/ Kirurgu që kreu marrëdhënie me të miturën dhe e quante gruan e katërt…
Kirurgu, Dervish Hasin është dënuar me 15 muaj burg sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Tiranës. Mjeku me 4 gra u mor i pandehur për akuzën e pornografisë, por gjykata bëri rikualifikim të veprës penale dhe e dënoi atë për dhunë në familje.
Kujtojmë se Dervish Hasi me profesion mjek kirurg kishte përdorur si bashkëshorten e tij të katërt vajzën 16 vjeçare. Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera.
E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës.me vajzën ai është njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe. -

Nara Smith mirëpret fëmijën e saj të katërt në moshën 24 vjeçare
Nara dhe Lucky Blue Smith kanë mirëpritur fëmijën e tyre të katërt!
Ylli i TikTok, e njohur për videot e saj të gatimit, ndau lajmin e gëzuar në një postim të përbashkët në Instagram me bashkëshortin e saj.
“Ajo është këtu! Mirë se vjen në botë engjëll i vogël”, shkruhej në mbishkrimin e postimit. Nara dhe Lucky nuk zbuluan asnjë detaj rreth lindjes së foshnjës, përfshirë fytyrën e saj.
Në postimin e ëmbël në Instagram, prindërit e rinj shiheshin duke e mbuluar të porsalindurin me dashuri, si dhe tre fëmijët e tjerë duke përqafuar vëllain/motrën e tyre të vogël.Nara dhe Lucky janë gjithashtu prindër të vajzave Rumble Honey, 4 vjeç, dhe Whimsy Lou, 18 muajsh, dhe djalit Slim Easy, 3 vjeç.
Nara njoftoi se ajo dhe bashkëshorti i saj Lucky prisnin fëmijën e tyre të katërt në qershor, më pak se një vit pasi thanë se nuk kishin më fëmijë të tjerë.
“Surpriza jonë e vogël”, shkruan të dy në mbishkrimin e një postimi të përbashkët në Instagram, i cili paraqiste një video të dyshes duke u argëtuar jashtë, ndërsa barku i Narës mund të shihej i plotë.
Në korrik, influencuesja postoi një video në TikTok-un e saj në lidhje me emrat që nuk do t’i përdorte për foshnjën e saj të porsalindur, duke bërë shaka për të gjitha komentet që ka parë në lidhje me zgjedhjet e saj të guximshme dhe unike të emrave.
Idetë e saj për emrat e djemve përfshinin Moss, Goody, Champ, Sundae, Silk dhe Dare. Ndërsa për vajzat, ajo përmendi Velvet Twinkle, Button, Willow Mirror, Merit dhe Shimmer. -

Rama: Mandati i katërt fokusohet te hapësirat publike, nuk është aksion por mision
Kryeministri Edi Rama, në episodin e 5-të të podcastit “Flasim”, ka deklaruar se mandati i katërt qeverisës do të përqendrohet në çlirimin dhe transformimin e hapësirave publike në vend. Ai e ka cilësuar këtë jo si një aksion të përkohshëm, por si një “mision” afatgjatë për të mbrojtur vendbanimet nga ndërtimet pa leje dhe zaptuesit. Rama theksoi gjithashtu ndërhyrjet që pritet të bëhen në zonat bregdetare si Ksamil, Sarandë dhe Velipojë, ku bashkitë do të marrin në menaxhim plazhet për të kontrolluar çmimet dhe ndotjen akustike. Ai shtoi se edhe shëndetësia është në prag të një etape të re reformash.
“Mandati i katërt ka nisur dhe do të bitiset për hapësirat publike. Dhe bazat ligjore që kemi marrë për ndërtimet pa leje, është një rrugëtim i joni, për të liruar të gjitha hapësirat në vendbanimet tona nga zaptuesit për të mbrojtur vendbanimet tona. Ky nuk është aksion, është misioni jonë për ta përmbysur që e kemi nisur viti pas vitit dhe mandate pas mandati. Në Ksamil, Sarandë dhe Velipojë, ku janë vërejtur problematika të hekurta me çmimet, bashkitë do të marrin në menaxhim plazhet, muzika në zonat e banuara do të jetë e ndaluar. Plazhi tradicional i Durrësit ka hyrë në një transformim rrënjësor. Do të bëjmë çmos që të gjitha qëllimet tona t’i realizojmë. Shëndetësia po hyn në një etapë tjetër”, tha kryeministri Rama. -

BBVK4 shtyhet për shkak të zgjedhjeve, ja kur nis spektakli
Përgatitjet për sezonin e katërt të Big Brother VIP Kosova kanë hyrë në fazën përfundimtare. Sipas burimeve pranë produksionit, spektakli do të startojë më 31 tetor, duke rikthyer një prej formateve më të ndjekura në ekranet shqiptare.
Këtë edicion, producentja e spektaklit do të jetë Olsa Muhameti, ndërsa drejtimi i mbrëmjeve do t’u besohet sërish Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit, dyshja që kanë udhëhequr edhe edicionet e mëparshme.
Arsyeja e shtyrjes së nisjes
Fillimisht, nisma e spektaklit ishte planifikuar të ndodhte më herët gjatë tetorit, por për shkak të zgjedhjeve komunale që do të mbahen më 12 tetor në Kosovë, produksioni ka vendosur që premiera të zhvendoset drejt fundit të muajit.
Banorët ende sekret
Ndërkohë, emrat e banorëve që do të hyjnë në “shtëpinë më të famshme në Kosovë” nuk janë zbuluar ende. Fansat e programit presin me padurim të mësojnë se cilët personazhe do të bëhen pjesë e këtij edicioni, duke e kthyer edhe njëherë BBVK në qendrën e vëmendjes së publikut dhe mediave.
Edicioni i katërt pritet të jetë edhe më i fortë, duke parë suksesin e madh të tre edicioneve të para. Produksioni ka lënë të kuptohet se priten risi në format, surpriza në dinamika dhe një kast banorësh që do të mbajë publikun të lidhur për javë të tëra. -

Bundesliga/ Dortmundi merr fitoren e katërt radhazi, ndjek Bayernin
Dortmundi duket se ka rigjetur vetveten pasi ka marrë fitoren e katërt radhazi në Bundesligë.
Verdhezinjtë fituan me shifrat 2-0 në transfertën e Mainzit me golat e Svenson dhe Adejemit.
Me këtë fitore ngjitën në vendin e dytë teksa janë 2 pikë larg Bayernit kryesues.
Bajer Leverkusen është rikthyer te fitorja pas barazimit në javën e shkuar.
“Aspirinat” kanë fituar me rezultatin 2-1 në transfertën e St. Paulit.
Heidenheim ka mposhtur me shifrat 2-1 Augsburgun, ndërsa Leipzigut i ka mjaftuar vetëm një gol kundër Wolfsburgut. -

Vajza tentoi të vetëvritej, u hodh nga kati i katërt i banesës/ Babai: Ka tentuar edhe herë tjetër, kur e pyeta më tha…
Babai i vajzës që u vetëhodh nga kati i katërt i banesës së saj ditën e djeshme ka folur në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”.
Ai deklaroi se vajza ka pasur shqetësime për mënyrën sesi shoqëria sillej me të.
“Te them të drejtën, vajza ka pasur shqetësime gjatë një periudhe nga klasa e 9-të këtu në Sarandë edhe deri tani që ka shkuar në vitin e parë në gjimnaz. Herë pas here më tregon mua si prind gjëra, situata të ndryshme se si shkonte me shoqet ose si silleshin ato me të. Jam munduar t’i them realitetin që jetojmë sot, se bullizmi është vështirë të zhduket.
Kohët e fundit e shikoja që i jepja para për të ngrënë ushqim kur kishin pushim, ajo nuk hante, gjente pretekste të ndryshme. Ajo diçka bluante nga brenda dhe nuk më tregonte. Është shumë e mbyllur në vetvete. Çfarëdo që i thonin shoqet ose shokët, ajo nuk m’i thoshte. Gjithmonë i thosha: “Bije e babit, më trego çfarë ke se do i zgjidhim këto hallet, këto problemet, çfarë të shqetëson?” – më thotë: “O babi, s’kam asgjë”.
Gjithashtu ai është shprehur se kjo nuk ishte hera e parë që vajza ka tentuar t’i japë fund jetës.
“Një rast para dy-tre muajsh këtu në parmakun e korridorit ku zbresim nga shkallët, ishte e mbështetur atje dhe vajta menjëherë edhe i them: Çfarë ke që rri përkulur këtu se bie poshtë edhe me ka thënë “më tha djalli hidhu”.
E mora me kujdes edhe e shtriva në krevatin ku ajo fle edhe kam ndenjur roje atë natë deri në mëngjes. Nuk e di a kam bërë një orë a një orë e gjysmë gjumë, nga meraku që kisha vetëm nga ajo fjalë që më tha, që më shtyu djalli të hidhem. Kjo situatë ka ndodhur para 3–4 muajsh”. -

Vajza u hodh nga kati i katërt i banesës, babai i adoleshentes: Ka tentuar edhe herë tjetër, kur e pyeta më tha…
Babai i vajzës që u vetëhodh nga kati i katërt i banesës së saj ditën e djeshme ka folur në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”.
Ai deklaroi se vajza ka pasur shqetësime për mënyrën sesi shoqëria sillej me të.
“Te them të drejtën, vajza ka pasur shqetësime gjatë një periudhe nga klasa e 9-të këtu në Sarandë edhe deri tani që ka shkuar në vitin e parë në gjimnaz. Herë pas here më tregon mua si prind gjëra, situata të ndryshme se si shkonte me shoqet ose si silleshin ato me të. Jam munduar t’i them realitetin që jetojmë sot, se bullizmi është vështirë të zhduket.
Kohët e fundit e shikoja që i jepja para për të ngrënë ushqim kur kishin pushim, ajo nuk hante, gjente pretekste të ndryshme. Ajo diçka bluante nga brenda dhe nuk më tregonte. Është shumë e mbyllur në vetvete. Çfarëdo që i thonin shoqet ose shokët, ajo nuk m’i thoshte. Gjithmonë i thosha: “Bije e babit, më trego çfarë ke se do i zgjidhim këto hallet, këto problemet, çfarë të shqetëson?” – më thotë: “O babi, s’kam asgjë”.
Gjithashtu ai është shprehur se kjo nuk ishte hera e parë që vajza ka tentuar t’i japë fund jetës.
“Një rast para dy-tre muajsh këtu në parmakun e korridorit ku zbresim nga shkallët, ishte e mbështetur atje dhe vajta menjëherë edhe i them: Çfarë ke që rri përkulur këtu se bie poshtë edhe me ka thënë “më tha djalli hidhu”.
E mora me kujdes edhe e shtriva në krevatin ku ajo fle edhe kam ndenjur roje atë natë deri në mëngjes. Nuk e di a kam bërë një orë a një orë e gjysmë gjumë, nga meraku që kisha vetëm nga ajo fjalë që më tha, që më shtyu djalli të hidhem. Kjo situatë ka ndodhur para 3–4 muajsh”.Top Channel
-

Vajza 15-vjeçare në Sarandë hidhet nga kati i katërt pas bullizimit nga shoqet
Vajza 15-vjeçare në Sarandë hidhet nga kati i katërt pas bullizimit nga shoqet
Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e djeshme në Sarandë, ku një 15-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i banesës së saj.
Sipas burimeve policore, shkak i këtij veprimi tronditës dyshohet të ketë qenë bullizimi i vazhdueshëm nga bashkëmoshatarët. Vajza fatmirësisht nuk ka rënë në tokë, pasi është penguar nga një tendë e katit më poshtë, duke shmangur pasojat fatale.
E mitura u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ky episod ka ngritur sërish alarmin mbi fenomenin e bullizmit tek të rinjtë dhe pasojat dramatike që ai mund të shkaktojë. Autoritetet po vijojnë hetimet për rrethanat e ngjarjes.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
