Tag: katërt

  • Champions turi i katërt, Liverpul- Real dhe PSG- Bajern për të mos u humbur

    Champions turi i katërt, Liverpul- Real dhe PSG- Bajern për të mos u humbur

    Pas pak dy ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve, turi i katërt. Nisin Sllavia Pragë-Arsenal dhe Napoli-Eintraht (18:45).

    Në mbrëmje me start orën 21:00, 7 duelet e tjera të ditës. Veçohen ndeshjet Liverpul- Real me trajnerin e Los Blancos Çabi Alonso i cili si futbollist ka kaluar 5 vite te Reds. Tjetër sfidë shumë interesante ajo mes PSG-së dhe Bajernit të Mynihut.

    Ndeshjet sot:

    Vazhdo leximin

  • Allegri para Atalanta-Milan: Përplasje direkte për vendin e katërt, Leao mund të shënojë 20 gola në sezon

    Allegri para Atalanta-Milan: Përplasje direkte për vendin e katërt, Leao mund të shënojë 20 gola në sezon

    27 Tetor 2025

    13:10

    Alfred Lleshi

    Barazimi në minutat e fundit ndaj Pisa i kushtoi Milanit kreun e renditjes, tashmë një pikë pas Napolit dhe Romës. Massimiliano Allegri përballet sërish me emergjencën e dëmtimeve, ndërsa e pret sfida e vështirë në Bergamo ndaj Atalantës së Juric. “Është përballje direkte për vendin e katërt, – tha trajneri kuqezi. – Jemi në emergjencë, por skuadra është e përgatitur për t’u përballur me këto probleme. Rikuperojmë Loftus-Cheek”.
    Në sulm, protagonist pritet të jetë Rafa Leao: “Mund të bëjë 15-20 gola në sezon, por duhet të besojë më shumë në aftësitë e tij si sulmues. Brenda zonës duhet të jetë më i ftohtë”. Allegri kërkon qetësi pas polemikave me gjyqtarët: “Duhet më shumë luajalitet, edhe nga unë. VAR i ka përmirësuar shumë gjëra, por kur situatat janë subjektive, lindin debatet”.
    Trajneri shtoi se ekipi ka forcë të qëndrojë lart në renditje, pret kthimin e Pulisic e Jasharit pas pushimit (kualifikueseve të kombëtareve) dhe nuk kërkon afrime në janar: “Skuadra është e fortë, me grupin e plotë vetëm mund të përmirësohemi”.

  • Presidenti i Brazilit do të kandidojë për një mandat të katërt: Jam 80 vjeç por kam energjinë e një 30-vjeçari

    Presidenti i Brazilit do të kandidojë për një mandat të katërt: Jam 80 vjeç por kam energjinë e një 30-vjeçari

    Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ka njoftuar se do të kandidojë për një mandat të katërt në zgjedhjet presidenciale të vitit 2026.

    Lula da Silva, i cili u rikthye në presidencë në vitin 2023 pasi mundi presidentin e ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, e konfirmoi vendimin e tij gjatë një fjalimi në kryeqytetin indonezian, Xhakarta.

    “Jam pothuajse 80 vjeç, por mund të jeni të sigurt se kam të njëjtën energji që kisha kur isha 30 vjeç. Dhe do të kandidoj për një mandat të katërt në Brazil”, njoftoi Lula, i cili feston ditëlindjen të hënën.

    Edhe pse i afrohet të 80-ave, Lula mbetet padyshim figura më me ndikim në të majtën braziliane, vëren Guardian, një pozicion që ish-udhëheqësi i sindikatës e ka gëzuar për 40 vitet e fundit.

    Nëse zgjidhet, ai do të jetë 85 vjeç kur të përfundojë mandatin e tij të katërt dhe do të jetë bërë presidenti i vetëm i zgjedhur në mënyrë demokratike i Brazilit që ka kaluar 16 vjet në detyrë.

    Fushata katastrofike e Joe Biden për vitin 2024, të cilën presidenti e braktisi në mes të një debati me Donald Trump, i ka lënë brazilianët të vënë në pikëpyetje vendimin e tetëdhjetëvjeçarit Lula për të kërkuar një mandat tjetër.

    Por Fernando Morais, një biograf dhe mik i Lulës, këmbënguli se presidenti brazilian, i cili shkon në palestër, është në gjendje të shkëlqyer fizike dhe mendore. Në fakt, ai nuk ka pirë asnjë cigare që kur e la pasi mundi kancerin e fytit gati 15 vjet më parë.

  • Presidenti i Brazilit do të kandidojë për një mandat të katërt: Jam 80-vjeç por kam energjinë e një 30-vjeçari

    Presidenti i Brazilit do të kandidojë për një mandat të katërt: Jam 80-vjeç por kam energjinë e një 30-vjeçari

    Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ka njoftuar se do të kandidojë për një mandat të katërt në zgjedhjet presidenciale të vitit 2026.

    Lula da Silva, i cili u rikthye në presidencë në vitin 2023 pasi mundi presidentin e ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, e konfirmoi vendimin e tij gjatë një fjalimi në kryeqytetin indonezian, Xhakarta.
    “Jam pothuajse 80 vjeç, por mund të jeni të sigurt se kam të njëjtën energji që kisha kur isha 30 vjeç. Dhe do të kandidoj për një mandat të katërt në Brazil”, njoftoi Lula, i cili feston ditëlindjen të hënën.
    Edhe pse i afrohet të 80-ave, Lula mbetet padyshim figura më me ndikim në të majtën braziliane, vëren Guardian, një pozicion që ish-udhëheqësi i sindikatës e ka gëzuar për 40 vitet e fundit.
    Nëse zgjidhet, ai do të jetë 85 vjeç kur të përfundojë mandatin e tij të katërt dhe do të jetë bërë presidenti i vetëm i zgjedhur në mënyrë demokratike i Brazilit që ka kaluar 16 vjet në detyrë.
    Fushata katastrofike e Joe Biden për vitin 2024, të cilën presidenti e braktisi në mes të një debati me Donald Trump, i ka lënë brazilianët të vënë në pikëpyetje vendimin e tetëdhjetëvjeçarit Lula për të kërkuar një mandat tjetër.
    Por Fernando Morais, një biograf dhe mik i Lulës, këmbënguli se presidenti brazilian, i cili shkon në palestër, është në gjendje të shkëlqyer fizike dhe mendore. Në fakt, ai nuk ka pirë asnjë cigare që kur e la pasi mundi kancerin e fytit gati 15 vjet më parë.

    Top Channel

  • “Ky është operimi i katërt”/ Efi Dhedhes flet për herë të parë pas ndërhyrjes: Nuk ishte estetike

    “Ky është operimi i katërt”/ Efi Dhedhes flet për herë të parë pas ndërhyrjes: Nuk ishte estetike

    Efi Dhedhes ka ndarë një video-mesazh me ndjekësit e saj pak orë pas daljes nga operacioni, duke i siguruar se ajo është mirë dhe në gjendje të qëndrueshme. Në videon e postuar, ish-banorja e “Big Brother VIP” shfaqet e qetë dhe e sinqertë, teksa tregon se ndërhyrja që ka kryer nuk ka qenë estetike, por shëndetësore.
    “Zakonisht kur dal nga narkoza, sepse në fakt ky është operimi i katërt që unë bëj, jam shumë në qejf dhe kam shumë gjëra për të thënë, por kësaj radhe qenkam shumë e plogësht. Dje dola nga operimi mirë, kisha energji dhe jam çuar në këmbë,” – shprehet ajo.
    Efi theksoi se nuk bëhet fjalë për asgjë serioze apo shqetësuese, por një procedurë mjekësore që e ka detyruar të ndalojë për pak ditë. Megjithatë, ajo ka shfrytëzuar momentin për të përcjellë një mesazh reflektues për ndjekësit e saj:
    “Jo, nuk është ndërhyrje estetike, është ndërhyrje shëndetësore, jo diçka për t’u shqetësuar. Thjesht ndonjëherë kur gjendesh në situata të tilla dhe ke dhimbje, kupton sa pa vlerë është çdo gjë tjetër përveç shëndetit tënd. Kështu, një kujtesë për ty: kujdesu për veten.”
    Ky reagim i saj është pritur me shumë komente pozitive dhe urime për shërim të shpejtë nga ndjekësit, të cilët e kanë përgëzuar për transparencën dhe për mënyrën si e ka shfrytëzuar momentin për të dhënë një mesazh njerëzor.

  • Efi Dhedhes tregon të vërtetën: Ky është operimi i katërt

    Efi Dhedhes tregon të vërtetën: Ky është operimi i katërt

    Showbiz E Enjte, 23 Tetor 2025 17:32
    Efi Dhedhes ka ndarë një video-mesazh me ndjekësit e saj pak orë pas daljes nga operacioni, duke i siguruar se ajo është mirë dhe në gjendje të qëndrueshme. Ajo shfaqet e qetë dhe e sinqertë, teksa tregon se ndërhyrja që ka kryer nuk ka qenë estetike, por shëndetësore.
    ”Zakonisht kur dal nga narkoza, sepse në fakt ky është operimi i katërt që unë bëj, jam shumë në qejf dhe kam shumë gjëra për të thënë, por kësaj radhe qenkam shumë e plogësht. Dje dola nga operimi mirë, kisha energji dhe jam çuar në këmbë”,-shprehet ajo.

    Efi theksoi se nuk bëhet fjalë për asgjë serioze apo shqetësuese, por një procedurë mjekësore që e ka detyruar të ndalojë për pak ditë. Megjithatë, ajo ka shfrytëzuar momentin për të përcjellë një mesazh reflektues për ndjekësit e saj:

    “Jo, nuk është ndërhyrje estetike, është ndërhyrje shëndetësore, jo diçka për t’u shqetësuar. Thjesht ndonjëherë kur gjendesh në situata të tilla dhe ke dhimbje, kupton sa pa vlerë është çdo gjë tjetër përveç shëndetit tënd. Kështu, një kujtesë për ty: kujdesu për veten”.

  • E rëndë në Korçë, një person hidhet nga kati i katërt i pallatit, humb jetën

    E rëndë në Korçë, një person hidhet nga kati i katërt i pallatit, humb jetën

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në Korçë, ku një person i ka dhënë fund jetës.

    Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një i moshuar rreth 70 vjeç, është hedhur nga kati i katërt i një pallati.
    70-vjeçari ka ndërruar jetë ndërsa nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar drejt vetëvrasjes, pasi nuk është banor i lagjes dhe i pallatit ku ka ndërmarrë aktin e rëndë.
    Mësohet se i moshuari është ngjitur në kat të katërt e më pas është hedhur nga ballkoni i korridorit.  Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
     

    Top Channel

  • E rëndë/ 70-vjeçari i jep fund jetës, hidhet nga kati i katërt i një pallati, ja detajet e para

    E rëndë/ 70-vjeçari i jep fund jetës, hidhet nga kati i katërt i një pallati, ja detajet e para

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në Korçë ku një person i ka dhënë fund jetës.
    Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një i moshuar rreth 70 vjeç, është hedhur nga kati i katërt i një pallati. 70-vjeçari ka ndërruar jetë ndërsa nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar drejt vetëvrasjes, pasi nuk është banor i lagjes dhe i pallatit ku ka ndërmarrë aktin e rëndë.
    Mësohet se i moshuari është ngjitur në kat të katërt e më pas është hedhur nga ballkoni i korridorit. Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

  • E rëndë në Korçë! Një person hidhet nga kati i katërt i pallatit dhe humb jetën

    E rëndë në Korçë! Një person hidhet nga kati i katërt i pallatit dhe humb jetën

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në Korçë, ku një person i ka dhënë fund jetës.
    Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një i moshuar rreth 70 vjeç, është hedhur nga kati i katërt i një pallati.

    70-vjeçari ka ndërruar jetë ndërsa nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar drejt vetëvrasjes, pasi nuk është banor i lagjes dhe i pallatit ku ka ndërmarrë aktin e rëndë.
    Mësohet se i moshuari është ngjitur në kat të katërt e më pas është hedhur nga ballkoni i korridorit.
    Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

  • Mori në shtëpi si grua të katërt të miturën/ Gjykata dënon me 15 muaj burg mjekun Dervish Hasi për dhunë në familje 

    Mori në shtëpi si grua të katërt të miturën/ Gjykata dënon me 15 muaj burg mjekun Dervish Hasi për dhunë në familje 

    Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 muaj burg mjekun Dervish Hasi. Mjeku me 4 gra u mor i pandehur për akuzën e pornografisë, por gjykata bëri rikualifikim të veprës penale dhe e dënoi atë për dhunë në familje. 
    Hasi u arrestua më 18 janar 2024 nga Komisariati nr.1 në Tiranë pasi akuzohej se prej 2 vitesh kishte shfrytëzuar një vajzë të mitur, tani 16-vjeçe, duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt.
    Dervish Hasi, me profesion mjek kardiokirurg, në Sanatorium, spitali universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, i cili njihet si besimtar mysliman, kishte edhe 3 gra të tjera, të cilat i mbante në banesën e tij, nën justifikimin e besimit.