Tag: katërt

  • Zgjedhjet/ Pëllumbi: Objektivi i PS mandati i katërt, kemi BE në krah! Jupi: PS-PD janë bashkë, të ikin

    Zgjedhjet/ Pëllumbi: Objektivi i PS mandati i katërt, kemi BE në krah! Jupi: PS-PD janë bashkë, të ikin

    Zgjedhjet parlamentare të 11 majit po afrojnë, por cili është projeksioni elektoral për fituesit e mundshëm.
    A do e marrë Edi Rama dhe PS mandatin e katërt, apo PD do rikthehet për herë të tretë në pushtet me kryetarin e saj “non grata” në SHBA-Britani dhe i akuzuar nga SPAK për dosjen e aferës “Partizani”? A do e çajnë dot forcat e reja bipolaritetin politik PD-PS për të sjellë ndryshimin apo do ketë status-quo politike.
    Të ftuar në ‘5 Pyetje nga Babaramo’ në Report Tv ishin deputeti i PS, Arben Pëllumbi, që kandidon përsëri për PS më 11 maj, kandidati Akil Kraja i PD, kandidatja e Koalicionit Euroatlantik, Taulanda Jupi, dhe kreu i lëvizjes ‘Bashkë’, Arlind Qori.
    “Të gjitha Kodet Elektorale kanë avantazhe dhe disavantazhe, nuk ka të mirë e të keq. Për shkak të vendimit të Kushtetueses u desh të merrej një vendim në Parlament dhe tani jemi përballë këtij kodi. Objektivi i PS është të marrë mandatin e katërt, pavarësisht se vjen nga tre mandate dhe nuk është edhe aq e lehtë. Askush nuk ka lindur në politikë apo vdes në politikë, vjen një ditë që edhe mund të largohesh. Momenti në të cilin ndodhet Shqipëria është që të japim të gjithë kontributin tonë për fitoren, edhe për shkak të integrimit dhe projektit të BE. Kjo do jetë votë për Shqipërinë drejt integrimit europian, pasi është moment historik. Vota përcakton se cili është i besueshëm, deri tnai PS ka qenë më e besueshme. PD përfaqësohet nga një personazh prej 35 vitesh, që lidhet edhe me histori të shëmtuara. Populli shqiptar nuk ka gabuar asnjëherë me votën e tij. Këtë herë kemi edhe BE-në në krah, pa atë s’e bënim dot”, tha deputeti socialist Pëllumbi.
    Ndryshe mendon përfaqësuesi i PD, Akil Kraja.
    “Gazmend Bardhi nuk ka qenë pro Sali Berishës, ai ka qenë kundër tij, por ja që tani është pjesë e jona në PD. Realiteti aktual tregon përfshirjen e qeverisë në skandale korrupsioni. Duhet respektuar prezumimi i pafajësisë për të gjithë, edhe për socialistët, po përse nuk u bë për Berishën dhe Salianjin. Pra mungon demokracia dhe barazia”, tha ai.
    Përfaqësuesja e Koalicionit Euroatlantik, Taulanta Jupi mendon se ka nevojë për një rotacion politik pas tre dekadash, duke denoncuar dyshen Rama-Berisha që “natën bëjnë marrëveshje dhe ditën bëjnë sikur zihen”, por i votojnë.
    “A do kemi rotacion për hir të rotacionin apo ndryshim thelbësor dhe ndryshim politik, konfigurim të ri në skenën politike shqiptare, me dy persona si Rama-Berisha që natën bëjnë marrëveshje dhe ditën grinden. Ata bashkuan votat për interesin e tyre, duke zgjedhur listat e mbyllura apo çështjen e herësit. Deputeti që duam i PS dhe Primaret e PD ishin thjesht makijazh. Shqiptarët duhet të kenë mundësi zgjedhjeje dhe përfaqësimi në Parlament”, u shpreh ajo.
    Kurse kreu i lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori mendon se Shqipëria ka ndryshuar dhe shqiptarët besojnë se këtë herë mund të realizohet rënia e sistemit dhe bipolaritetit politik PS-PD.
    Ai tha se nëse do zgjidhej deputet në Parlament, nuk do të ishte më kryetar i partisë, por do e kalonte stafetën.
    “Shqipëria ka ndryshuar. Nevoja dhe besimi se sistemi duhet thyer i bipolarizmit të PD-PS duhet thyer dhe për herë të parë pas 16 vitesh mund të ndodhë vërtetë, besimi është më i lartë se shumë vite më parë. Nëse do të zgjidhem deputet në zgjedhjet e 11 majit, kryetari i partisë “Bashkë” nuk do të jem unë, por do të jetë Redi Muçi. Ashtu siç e kam thënë edhe më parë, edhe kur kandidova për kryebashkiak të Tiranës dhe i qëndroj. Kryetari duhet të jetë shembulli i marrjes së përgjegjësive jo i përfitimeve, ai që vrapon më shumë se të tjerët dhe jep shembullin. Nëse qytetarët shqiptarë marrin pjesë masivisht në zgjedhje, sistemi politik aktual do të thyehet”, deklaroi Qori.

  • Rama në Athinë: Pagë mesatare 1 mijë euro në mandatin e katërt, do të ketë më shumë se në Greqi

    Rama në Athinë: Pagë mesatare 1 mijë euro në mandatin e katërt, do të ketë më shumë se në Greqi

    Kryeministri Edi Rama, në takimin me shqiptarët e Athinës, deklaroi se “pagën mesatare 1000 euro në sektorin publik e shikojmë me optimizëm në mandatin e katërt”.
    “Kur ne morëm detyrën, bankat ishin zhytur në kredi të këqija. Ishte një dritë e kuqe që paralajmëronte një rrezik të madh, që shqiptarët e Greqisë e kanë përjetuar në lëkurën e vet, ku piramidat u kthyen në gropa dhe ku u varros një pjesë e madhe e pasurisë së tyre. Sot kreditë e këqija janë nën 5 përqind, njësoj si vendet e tjera dhe Shqipëria nuk ka asnjë rrezik. Kur ne morëm detyrën, të ardhurat për frymë ishin 3200 euro, sot janë mbi 10 mijë euro dhe në Shqipërinë 2030 do të jenë 15 mijë euro. Paga mesatare ishte 370 euro, në sektorin publik, ku njerëzit punësohen për t’u shërbyer të tjerëve, sot me vitin 2024, të mbyllur me pagën mesatare në sektorin publik 1 mijë euro e shikojmë me optimizëm mandatin e katërt.

    Ky është lajmi për të gjithë ju dhe ata që kanë filluar ta shohin Shqipërinë si vendin ku mund të kthehen, por ende ngurrojnë për shkak se janë të pasigurtë nëse do të gjejnë aty të paktën atë që kanë këtu, ndërkohë që them se kush ka kurajon të kthehet sot, do të gjejë aty mundësinë që nesër do të ketë më shumë se këtu (Greqi). Paga mesatare asokohe ishte 320 euro, sot paga mesatare e përgjithshme midis shtetit dhe privatit është 830 euro dhe në mandatin e katërt do ta çojmë 1 mijë euro”, shtoi Rama.

  • “Paga mininale 500 euro, pensioni mesatar 400”, kryeministri Rama prezanton programin për mandatin e katërt

    “Paga mininale 500 euro, pensioni mesatar 400”, kryeministri Rama prezanton programin për mandatin e katërt

    Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i PS-së, shpalos sot programin e Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030 me të cilën u kërkon votën shqiptarëve në zgjedhjet e11 majit. Rama ftoi shqiptarët të votojnë PS-në më 11 maj dhe jep arsyen pse
    “Duhet që në 11 maj shqiptarët të na japin mandatin dhe jo vetëm të na japin mandatin, por t’i japin një mesazh shumë të fortë të gjitha vendeve të BE-së, t’i japin një mesazh shumë të fortë Brukselit, duke votuar masivisht për anëtarësimin BE dhe për pasaportën e BE-së
    Piketat kryesore të programit Shqipëria 2030
    Piketat kryesore të premtimeve qeveritare të cilat Rama thotë se “nuk janë në hava, por janë kontrolluar dhe kanë marrë aprovimin” janë
    -Paga mesatare në 2013 ishte 332 euro, do ta çojmë në të paktën 1 mijë euro– Paga minimale ishte 157 euro, në 2024 shkoi 400 euro, nga janari 2026 do jetë 500 euroShqipëria 2030 do të ketë një prodhim të përgjithshëm prej 35 miliardë €-Pensioni mesatar ishte 86 euro, në 2024 u bë 175 euro, në 2030 do të shkojë në 400 euro– Paga mesatare e mësuesve ishte 420 euro, sot është 950 euro, në 2030 do shkojë 1250 euro-Brenda mandatit të katërt duam të mbyllim marrëveshjen me Greqinë për njohjen e pensioneve-Deri në 2029, Shqipëria do jetë i vetmi vend me zero taksë për biznesin e vogël në rajon– Paga mesatare e mësuesve ishte 420 euro, sot është 950 euro, në 2030 do shkojë 1250 euro
    Rama thotë se do të ketë një risi gjatë mandatit të katërt, një paqe fiskale të negociuar me biznesin Sipas tij, për tre vite, bizneset do të paguajnë një tatim prej 15% mbi fitimin e përputhur me normën e rritjes ekonomike, ndërsa për çdo fitim shtesë mbi këtë normë, tatimi do të jetë vetëm 5%. Në këmbim, inspektimet dhe kontrollet tatimore do të ndërpriten, duke synuar formalizimin e të ardhurave të padeklaruara.
    Rama tha se PS është e vetmja forcë politikë që garanton drejtësinë.

  • Projektet infrastrukturore/ Rama: Brenda mandatit të katërt 700 km të reja rrugë

    Projektet infrastrukturore/ Rama: Brenda mandatit të katërt 700 km të reja rrugë

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot programin elektoral të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit. Rama premtoi ndërtimin e 700 km të reja rrugë brenda mandatit të katërt. Ai tha se kanë kemi vazhduar të punojnë me rrugët e mbetura rrugëve. Sipas tij qeveria e mëparshme nuk pati përfunduar as rrugët e nisura duke i lënë si kantiere.
    “Flasin e flasin këneta dhe të gjitha moçalishtet e vogla, 1909 lloje analizash laboratorike të akredituara nga BE, gjatë mandatit të katërt do e çojmë në 500 milionë euro investimin në bujqësi dhe 1 mld euro eksporte. Kur ta zhveshim bufin me të gjitha puplat e zogjve të kënetës, bëmë 935 km rrugë kombëtare, kemi vazhduar të punojmë me rrugët e mbetura rrugëve, këneta dhe bufi me daulle ka hapur shumë kantierë për të fituar vota me ato 10 mijë km fantazmë, një të vetme jo që nuk e kanë përfunduar por as s’e kanë financuar, e kanë hapur me 5 lekë një rrugë që bën 1 lek dhe na lanë një gropë e madhe”, tha Rama.

  • “Në kulturë, tre projekte madhore në mandatin e katërt!”/ Rama: Brenda 2026, digjitalizim i plotë i Kadastrës

    “Në kulturë, tre projekte madhore në mandatin e katërt!”/ Rama: Brenda 2026, digjitalizim i plotë i Kadastrës

    Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij theksoi përpjekjet dhe arritjet e qeverisë në fusha të ndryshme, duke përmendur digjitalizimin e kadastrës, që do të përfundojë brenda 2026, dhe përmbylljen e procesit të legalizimeve deri në 2028. Ai gjithashtu vuri në dukje avancimet në sektorin e kulturës, duke përmendur ndërtimin e teatrove dhe muzeve, si dhe investimet në restaurimin e objekteve kulturore. Rama theksoi ambicien për të zhvilluar një rrjet kulturor shqiptar në vende të ndryshme, si dhe për të ndërtuar Galerinë Kombëtare dhe Muzeun Kombëtar gjatë mandatit të katërt.
    Rama: “Brenda 2026, falë edhe financimeve do të përfundojmë digjitalizimin e kadastrës. Regjistrimi fillestar od të mbyllet brenda 2028 dhe do të jetë cdo gjë ndryshe. Legalizimet, 21 750 ishin në ditën që kam marrë unë detyrën. 270 mijë legalizime kemi kryer ne dhe brenda 2028 do të mbyllen dhe ato që kanë mbetur.
    Në kulturë kemi realizuar 650 operacione shpëtimi dhe rinkonstrukioni të objekteve që ishin në prag të mbylljes. Jemi e para qeveri që ka ndërtuar Teatro dhe muze. Kemi bërë 20 salla teatri dhe 20 muzeume. Në mandatin e katërt synojmë Galerinë Kombëtare, Teatrin dhe Muzeun Kombëtar. Ambicie, ngritja e rrjetit që qendrave kulturore shqiptare në vende të ndryshme, kërkesë që vjen nga Diaspora”, tha Rama.

  • Edhe sa mandate i duhen Ramës për të shfarosur totalisht bujqësinë

    Edhe sa mandate i duhen Ramës për të shfarosur totalisht bujqësinë

    Klodian Tomorri/

    Grafiku më poshtë tregon rritjen reale të prodhimit bujqësor në tremujorin e katërt të 6 viteve të fundit. Ose më saktë rënen e tij. Baza krahasuese është vjetore, pra tremujori i katërt krahasuar me tremujorin e katërt të vitit parardhës.
    Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, bujqësia shqiptare ka hyrë në një spirale të pandalshme rënie, duke shënuar tkurrje të prodhimit në pesë nga gjashtë tremujorët e fundit të vitit. Dhe shifrat e rënies janë të larta. Por çfarë do të thotë kjo?  Më poshtë, grafiku që tregon ndryshimin kumulativ të prodhimit bujqësor në vëllim.

    Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, bujqësia shqiptare prodhoi 17.8 për qind më pak prodhim se sa në tremujorin e katërt të vitit 2018. Dhe efekti financiar i kësaj rënie është dramatik.

    Nëse çmimet e prodhimeve bujqësore do të fiksoheshin në vitin 2020 për të pastruar efektin e inflacionit, atëherë rezulton se familjet bujqësore të Shqipërisë, në tremujorin e fundit të vitit të kaluar fituan nga prodhimet e tyre 100 milionë euro më pak se sa fitonin në tremujorin e fundit të 6 viteve më parë.

     

    Duke qenë se familjet fermere janë përgjithësisht ato me të ardhurat më të ulëta, impakti social i kësaj rënie është dramatik. Të varfër që bëhen gjithmonë edhe më të varfër për shkak të shkatërrimit të sektorit nga i cili ata sigurojnë shumicën dërrmuese të të ardhurave të tyre.

    Dhe ky cikël i paprecedentë rënie, shtron natyrshëm një pyetje cinike. Edhe sa mandate i duhen qeverisë për të shfarosur totalisht bujqësinë shqiptare?

    Nëse merr për bazën trendin e mandatit të fundit, rezulton se në vitin 2030, atëherë kur Edi Rama premton se do t’u japë shqiptarëve pasaportën e BE-së, bujqësia shqiptare do të ishte gati sa gjysma e asaj të vitit 2018.

    Ky është një realitet distopik për shkak se ciklet e ekonomisë e bëjnë praktikisht të pamundur rënien e vazhdueshme të një sektori për një kohë të gjatë dhe kaq të thellë. Por po të shohësh atë që ka ndodhur me bujqësinë shqiptare në 7 vitet e fundit, misioni për të asgjësuar totalisht ekonominë rurale të vendit dhe fshatin nuk është aq i pamundur.

  • Zbulohet plantacioni me marijuanë, arrestohen 3 shqiptarë në Spanjë

    Zbulohet plantacioni me marijuanë, arrestohen 3 shqiptarë në Spanjë

    Garda Civile e Spanjës ka arrestuar tre shtetas shqiptarë dhe po heton një të katërt, në operacionin më të madh kundër kultivimit të marijuanës në ambiente të mbyllura në provincë. Në total, 3880 bimë marijuanë, me peshë 330 kilogramë u sekuestruan në dy laboratorë të vendosur në një zonë banimi në Maello.
    Gjatë këtij operacioni u arrestuan tre persona, ndërsa një i katërt po hetohet për krime të dyshuara kundër shëndetit publik që përfshinin trafik droge dhe mashtrim me energjinë elektrike.

    Garda Civile po vijon hetimet për të përcaktuar shkallën e plotë të aktivitetit kriminal dhe përfshirjen e mundshme të një organizate shqiptare të trafikut të drogës.
    Ky hetim buron nga hetimet e mëparshme që i shtynë anëtarët e kësaj force të dyshonin se brenda dy banesave në një zonë banimi të këtij qyteti mund të kryheshin aktivitete të paligjshme lidhur me lëndët narkotike.
    Për këtë arsye, në zonë u vendosën pajisje vëzhgimi për verifikimin e dyshimeve të sipërpërmendura.