Tag: katërt

  • Spiropali, takime entuziaste në Kavajë dhe Rrogozhinë: Beteja për mandatin e katërt, më thelbësorja

    Spiropali, takime entuziaste në Kavajë dhe Rrogozhinë: Beteja për mandatin e katërt, më thelbësorja

    Drejtuesja politike e PS për qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, vijon intensivisht takimet elektorale në kuadrin e zgjedhjeve të 11 majit. Në takimin e organizuar paraditen e sotme me qytetarë të Golemit ishin edhe kandidatët Ilva Gjuzi, Pandeli Majko dhe Eldi Çepeli, ndërsa në takimin e pasdites me qytetarë të Rrogozhinës ishin kandidatët Pandeli Majko dhe Antonela Dedej.
    “Ekipi ynë për Kavajën dhe Rrogozhinën është një ekip kompakt që rrezaton punë dhe përkushtim për njerëzit.

    Beteja për mandatin e katërt qeverisës është më thelbësorja dhe më e rëndësishmja, sepse është beteja mes nesh që po e çojmë Shqipërinë në Bashkimin Europian dhe atyre që duan ta kthejnë në baltën ku ishte para 12 vjetësh.
    Me ne Shqipëria po shkon drejt familjes europiane, e cila nuk të le kurrë vetëm dhe është një shans i jashtëzakonshëm për të gjithë shqiptarët, fermerët, studentët, njerëzit e thjeshtë dhe komunitetet.
    Ne e sollëm Shqipërinë para dyerve të Bashkimit Europian dhe kjo nuk ishte as një fushë me lule dhe as një rrugë e shtruar me tapet të kuq, por një betejë për të lartësuar prestigjin e vendit tonë, që e mundësoi vetëm qeverisja e PS dhe Edi Ramës.
    Ne fituam besimin e njerëzve dhe po ua kthejmë atyre me punë, arritje dhe dinjitet.”, theksoi Spiropali.

  • F1/ Rikthehet kampioni holandez, pole position-i i katërt në Suzuka

    F1/ Rikthehet kampioni holandez, pole position-i i katërt në Suzuka

    Çmimi i Madh i Japonisë, i treti sezonal, zhvillohet mengjesin e ditës së diel me start orën 07:00

    Holandezi kampion bote në fuqi në F1 Maks Verstapen arriti të marrë pole position në Suzuka të Japonisë. Piloti me Red Bull realizon pozicionin e katërt radhazi pole në Suzuka me një xhiro në kufi me përsosmërinë.

    Maks arriti të mposhte në mënyrë sensacionale dy McLaren-ët me një performancë të pastër “hands-on” që e vendosi klasin e pilotit përpara efikasitetit të makinës. Ky është pozicioni i 41-të i poleve të Verstapen në F1 dhe i pari i tij këtë sezon.

    Me 12 të qindtat e vonesës, rreshti i parë plotësohet nga Lando Norris i cili vendoset përballë Oskar Piastrit me vetëm 31 të qindtat dhe është një kandidat i fortë për fitoren e garës./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Muçollari: Rama e do mandatin e katërt sepse është i friksuar nga drejtësia

    Muçollari: Rama e do mandatin e katërt sepse është i friksuar nga drejtësia

    Kandidati demokrat në Qarkun e Tiranës, Grigels Muçollari, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus deklaroi se kundërshtari politik nuk ka një program real në këto zgjedhje.
    Sipas Muçollarit Rama do një mandat të katërt pasi është i frikësuar nga drejtësia.
    Pjesë nga biseda:

    Muçollari: Se ata i dhanë vota Ramës.
    Borakaj: PS duket sikur shkon e sigurt në një mandat të katërt?
    Muçollari: Po të vësh re diksionin e zotit Rama, po të vësh re programin e tij, se i ka ai zyrat e PR, duke dëgjuar programin e PD, u detyrua të bëjë një program dhe të prezantojë. Rama po këkron një mandat vetëm për vete.
    Borakaj: Mandatin e vet e ka të sigurtë ai.
    Muçollari: Mandatin personal e do tër të plotësuar egot e tij, ose sepse ka frikë nga drejtësia. Rama kërkon një mandat të katër pasi nxorri një program në 2013-ën. Të vetmen pikë të programit të tij zbatoi taksën progresive, që ne do të zhbëjmë në 12 maj.
    Borakaj: Grigels, ke 20 vite që bën fushatë me PD, a është PS shumë pëpara me ju në terren, në konakt me qytetarët?
    Muçollari: Çdo të thotë të dalësh në terren. Do flasim për strukturat e një partie? Të rinjtë janë apsionantë në ato që besojnë. Nëse flasim për strukturë të organizuar partie, mbase ata e kanë më të fortë. Ne po flasim për nevojat e qytetarëve, si mund të zgjidhim strehimin në Tiranë.

  • Rama: 24 orë ujë të pijshëm, brenda mandatit të katërt furnizim i pandërprerë

    Rama: 24 orë ujë të pijshëm, brenda mandatit të katërt furnizim i pandërprerë

    Kryeminisitri Edi Rama beson se në fund të mandatit të katërt, nëse Partia Socialiste fiton sërish, përmbyllet i gjithë programi i furnizimit 24 orë më ujë të pijshëm.
    ‘Shkop magjik nuk ka, por ama ta përsëris, çfarë është bërë dhe çfarë është investuar për ujin e pijshëm në këto tre mandate, nuk është bërë dhe nuk është investuar në dekada e dekada të tëra të marra së bashku.  Gjithë programi kombëtar i furnizimit me ujë 24  orë edhe për 16 zona urbane dhe 37 rurale”, tha Rama.
    Në përgjigje të komentuesit në rubrikën online “Sy m sy”, kreu i qeverisë u ndal në qytetin e Durrësit duke kujtuar vitin 2013 kur erdhën në pushtet.

    “Kur ti më dhe votën, kishte a s’kishte 3 orë ujë në ditë gjithandej. Që kur ti më dhe votën kemi investuar për ujin e pijshëm në Durrës, rreth 60  milionë euro më shumë se të gjitha vitet e tjera të mbledhura së bashku me përfitues banorët e të gjitha njësive administrative të asaj bashkie, ku të mos harrojmë, s’ka pasur kurrë ujë 24 orë se ka rëndësi ta kujtojmë edhe këtë. Atëherë, ne kemi rindërtuar apo ndërtuar krejt nga e para linjat e ujit të pijshëm në shumë segmente”, tha Rama.
    Furnizimi  24 orë më ujë të pijshmë vijon të jetë një ndër objektivat kryesore që mazhronca zotohet të përmbush në kërkim të mandatit të katërt.

  • Gjendet edhe trupi i ushtarit të katërt amerikan të zhdukur në Lituani

    Gjendet edhe trupi i ushtarit të katërt amerikan të zhdukur në Lituani

    Trupi i ushtarit të katërt të Shteteve të Bashkuara, që ishte shpallur i zhdukur, është gjendur pranë Pabrades, në Lituani, bëri të ditur Ushtria amerikane përmes një deklarate më 1 prill.
    Operacionet e kërkim-shpëtimit, të mbështetura nga bashkëpunimi ndërkombëtar dhe teknologjia e avancuar, zgjatën për disa ditë pasi një automjet ushtarak me katër ushtarë amerikanë u fundos në një zonë moçalore më 25 mars.
    Trupat e tre ushtarëve amerikanë si dhe automjeti i tyre i blinduar M88A2 Hercules, u gjetën një ditë më parë.
    “Kjo javë ka qenë shkatërruese. Sot, zemrat tona mbajnë peshën e një dhimbjeje të padurueshme me humbjen e ushtarit tonë”, tha gjeneralmajor Christopher Norrie.
    Kërkimet ishin intensifikuar në 24 orët e fundit me mbërritjen e personelit dhe pajisjeve të specializuara. Qentë e shpëtimit dhe dy sisteme të avancuara dronësh, ndihmuan në operacionin e kërkimit.
    Qindra ushtarë të Divizionit të tretë të Këmbësorisë, së bashku me zhytës të Marinës amerikane, Forcat e Armatosura të Lituanisë, inxhinierë polakë, policinë ushtarake të Estonisë, agjenci civile shumëkombëshe dhe ekspertë teknikë nga Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë amerikane morën pjesë në operacionin e kërkimit.
    Emrat e ushtarëve të vdekur nuk janë bërë publikë deri në njoftimin zyrtar të familjarëve.
    Hetimet kanë nisur mbi këtë tragjedi. Autoritetet po shqyrtojnë rrethanat që çuan në incident, përfshirë terrenin, kushtet atmosferike dhe gjendjen e automjetit.
    Zhdukja e automjetit dhe e ushtarëve nxiti një operacion të gjerë ndërkombëtar shpëtimi, dhe gjeneralmajor Curtis Taylor, shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuuan në këtë operacion.
    “Nuk mund t’i falënderojmë aq sa duhet aleatët dhe kolegët tanë, veçanërisht lituanezët, të cilët nuk kursyen asnjë burim për të mbështetur këtë mision”, tha ai. “Së bashku, e mbajtëm premtimin për të mos lënë kurrë pas një ushtar të rënë”.
    Lituania, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, është mikpritës i më shumë se 1.000 trupa amerikane që janë të stacionuar në këtë shtet baltik në baza rotative./REL

  • Edicioni i katërt i Javëve Kulturore Ndërkombëtare, Rama: E domosdoshme të investojmë në këtë drejtim

    Edicioni i katërt i Javëve Kulturore Ndërkombëtare, Rama: E domosdoshme të investojmë në këtë drejtim

    Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishin sot në eventin HangArt.
    Në këtë aktivitet u prezantua dhe nisja e edicionit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare CulturAlb, rrjeti i qendrave për promovimin e kulturës shqiptare në botë, programi Kombëtar i Granteve për Kulturën dhe Krijimtarinë si mbështetje për skenën e pavarur artistike.
    Kjo hapësirë e re kulturore bashkon skenën e pavarur, institucionet kulturore dhe partnerët e tyre.
    “Ndjejmë që ka një hendek që te ne është i mangët. Është e domosdoshme që të investojmë në këtë drejtim, sepse do të krijojmë hapësira të reja dhe më ambicioze, por pastaj pyetja e madhe që mbetet është si do të arrijmë që këto hapësira t’i kthejmë në hapësira pjellorie dhe begatie sa i përket produkteve që mund të sjellin këto hapësira. Këtu nuk është çështje as e talenteve, as e parave që duhen investuar për këto hapësira, por dhe për mënyrën se si këto hapësira menaxhohen”, tha Rama.
    “Për muzeun kombëtar, që do t’i nënshtrohet një transformimi dhe do strehohen objekte dhe copëza historie, por dhe të krijohet në të përditshmen një aktivitet kërkimesh, ekspozimesh apo debati”, shtoi ai.
    “Ka filluar një aktivitet shumë frymëzues me shkollën e re të filmit, një aktivbitet bashkimi vullnetar mes atyre që kanë hapur derën e shkollës, ne që i kemi vënë në dispozicion hapësirën, por është pjesë e dëshirës për të frymëzuar sa më shumë hapësira të tilla, për vajza dhe djem të rinj që mbarojnë shkollën dhe aspirojnë të bëhen pjesë”, tha kreu i qeverisë.

  • Prezantimi i edicionit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare CulturAlb, Rama: Domosdoshme që të investojmë në këtë drejtim

    Prezantimi i edicionit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare CulturAlb, Rama: Domosdoshme që të investojmë në këtë drejtim

    Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishin sot në eventin HangArt.

    Në këtë aktivitet u prezantua dhe nisja e edicionit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare CulturAlb, rrjeti i qendrave për promovimin e kulturës shqiptare në botë, programi Kombëtar i Granteve për Kulturën dhe Krijimtarinë si mbështetje për skenën e pavarur artistike.
    Kjo hapësirë e re kulturore bashkon skenën e pavarur, institucionet kulturore dhe partnerët e tyre.
    “Ndjejmë që ka një hendek që te ne është i mangët. Është e domosdoshme që të investojmë në këtë drejtim, sepse do të krijojmë hapësira të reja dhe më ambicioze, por pastaj pyetja e madhe që mbetet është si do të arrijmë që këto hapësira t’i kthejmë në hapësira pjellorie dhe begatie sa i përket produkteve që mund të sjellin këto hapësira. Këtu nuk është çështje as e talenteve, as e parave që duhen investuar për këto hapësira, por dhe për mënyrën se si këto hapësira menaxhohen”, tha Rama.
    “Për muzeun kombëtar, që do t’i nënshtrohet një transformimi dhe do strehohen objekte dhe copëza historie, por dhe të krijohet në të përditshmen një aktivitet kërkimesh, ekspozimesh apo debati”, shtoi ai.
    “Ka filluar një aktivitet shumë frymëzues me shkollën e re të filmit, një aktivbitet bashkimi vullnetar mes atyre që kanë hapur derën e shkollës, ne që i kemi vënë në dispozicion hapësirën, por është pjesë e dëshirës për të frymëzuar sa më shumë hapësira të tilla, për vajza dhe djem të rinj që mbarojnë shkollën dhe aspirojnë të bëhen pjesë”, tha kreu i qeverisë.

    Top Channel

  • LIVE/ Rama në eventin ‘Hangart’, nis edicioni i katërt i Javëve Kulturore Ndërkombëtare

    LIVE/ Rama në eventin ‘Hangart’, nis edicioni i katërt i Javëve Kulturore Ndërkombëtare

    Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm mbrëmjen e sotme në eventin HangArt.
    Në këtë aktivitet do të prezantohet nisja e edicionit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare CulturAlb, rrjeti i qendrave për promovimin e kulturës shqiptare në botë, programi Kombëtar i Granteve për Kulturën dhe Krijimtarinë si mbështetje për skenën e pavarur artistike.
    Në hapje të këtij eventi Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri një pasyqrim të aktiviteve që pritet të mbahen në vend.
    ‘Sipas fushave të mëbshtetura për vitin 2025 shifrat flasin qartë se kemi një ekuilibër shumë më të drejtë, muzika dhe baleti 31 për qind artizanti dhe trashëgimia 23 për qind, artet pamore 22 për qind teatët kinematografi 14 për qind. etëria 10 për qind. Viti 2025 do të sjell 3500 evente nga skena e pavarur artistike ose 52 për qind akticitete më shumë se viti 2024 me 600 mijë spektatorë të pritshëm’, tha ministri Gonxhja.

  • “Lufta ndaj korrupsionit vazhdon edhe në vendet brenda unionit”/ Gogu: Nuk do të hyjmë në BE si një copë parajse

    “Lufta ndaj korrupsionit vazhdon edhe në vendet brenda unionit”/ Gogu: Nuk do të hyjmë në BE si një copë parajse

    Deputeti socialist Toni Gogu, kandidat në listën e hapur të PS-së, ka deklaruar se mandati i katërt i socialistëve do të jetë vendimtar për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
    Në një media televizive, Gogu theksoi se Shqipëria ka humbur mundësi në të shkuarën për shkak të fatit historik dhe gabimeve në vendimmarrje, por tani është koha për të realizuar këtë objektiv.
    “Mandati i katërt ka të bëjë me Shqipërinë në BE dhe me vazhdimin e reformave shtetformuese. Bashkimi Evropian nuk është një parajsë ku problemet zhduken, por një mundësi për të forcuar demokracinë dhe për të luftuar korrupsionin me standarde më të larta,” tha ai.
    Sipas Gogut, rruga drejt BE-së kërkon seriozitet dhe përkushtim për të ndërtuar institucione të forta dhe për të fituar besimin e vendeve anëtare.
    “Mandati i katërt socialist ka të bëjë me mbërritjen në portin evropian që na është mohuar, ndonjëherë nga fati historik, ndonjëherë nga gabimet tona në vendimmarrje. Mandati i katërt ka të bëjë me Shqipërinë në BE dhe vazhdimin e reformave shtet formuese. Në momentin që cojmë anijen tonë në atë port do kemi mundësi ta riparojmë nga dallgët që kemi pasur në të shkuarën si beteja me korrupsionin, me pronat, etj.BE vazhdon u lë detyra të natyrës anti korrupsion vendeve anëtare, apo për fuqizimin e demokracisë dhe institucioneve. Nuk do të thotë që shkon në BE dhe je një engjëll, një copë parajse ku nuk ka nevojë të vazhdojnë reformat. BE do të thotë që ulesh dhe ke bërë të të besojnë gjithë anëtarët se je serioz në besimin për të aderuar në të njëjtat vlera me ta duke qenë një kontribues serioz në këtë familje demokratike”, u shpreh ai mes të tjerash.

  • “BE s’është parajsë, as ne engjëj. Edhe atje luftohet me korrupsionin”, Toni Gogu: Mandati i 4 ka të bëjë me anëtarësimin dhe vazhdimin e reformave

    “BE s’është parajsë, as ne engjëj. Edhe atje luftohet me korrupsionin”, Toni Gogu: Mandati i 4 ka të bëjë me anëtarësimin dhe vazhdimin e reformave

    Deputeti socialist Toni Gogu, kandidat në listën e hapur të PS-së, ka deklaruar se mandati i katërt i socialistëve do të jetë vendimtar për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
    Në një intervistë për News24, Gogu theksoi se Shqipëria ka humbur mundësi në të shkuarën për shkak të fatit historik dhe gabimeve në vendimmarrje, por tani është koha për të realizuar këtë objektiv.