Florjan Lata do të jetë sot gjyqtari kryesor, ndërsa Slavia e Pragës U-19 dhe Atletik Bilbao U-19 masin forcat në “UEFA Youth League”. Erind Burgu si i parë dhe Elvis Gjoka gjyqtar i katërt, do e asistojnë gjatë ndeshjes në Pragë.
Ky takim nis në orën 13:00 dhe vendos përballë në “Sportovní areal Radotin”, dy ekipe që kanë bërë mjaft mirë. Atletik Bilbao U-19 kryeson me pikë të plota renditjen pas katër javësh.
Në anën tjetër Slavia e Pragës numëron 7 pikë. Gjyqtari i katërt dhe vëzhguesi i UEFA-s për këtë takim janë vendës, pikërisht nga Çekia. Delegat i UEFA-s është vendosur hungarezi Peter Kezdi.
Në Pragë bën ftohtë, ndërsa temperaturat kanë shkuar edhe minus gjatë këtyre ditëve duke u shoqëruar me borë. Për Florjan Latën kjo sfidë vjen pasi gjykoi ndeshjen Dinamo-Elbasani(1-1) në stadiumin “Air Albania”.
Gjyqtar kryesor: Florjan Lata
Asistent i parë: Erind Burgu
Asistent i dytë: Elvis Gjoka
Arbitër i katërt: Jakub Vulkan(Çeki)
Vëzhgues i UEFA-s: Mikal Benes(Çeki)
Delegat i UEFA-s: Peter Kezdi(Hungari)
Tag: katërt
-

Nga “Air Albania” në Pragë/ UEFA ia beson gjyqtarit shqiptar ndeshjen ku vëzhgohet nga vendasit
-

Barça prezanton fanellën e katërt, është kujtim shumë i hidhur për madrilenët
20 Nëntor 2025
8:03
Alfred Lleshi
Java e risive te Barcelona vazhdon. Pas njoftimit zyrtar për rikthimin në “Spotify Camp Nou” këtë të shtunë kundër Athletic, klubi ka prezantuar fanellën e re të katërt, e cila del në shitje pikërisisht në 20-vjetorin e fitores historike 3-0 në “Bernabéu”, me Ronaldinho si protagonist absolut.
Atë ndeshje shënuan Eto’o dhe më pas Ronaldinho (me dopietë), çka solli momentin ikonik kur tifozët e Real Madridit e duartrokitën brazilianin. Fanella përmban detaje simbolike: në brendësi të jakës janë numrat 14, 58 dhe 77, minutat e golave. Pantallonat e shkurtëra rikrijojnë modelin e asaj ndeshjeje, me ngjyrë grana dhe një vijë blu anësore.
Fanella është tashmë në shitje në faqen dhe dyqanin zyrtar të klubit katalanas. Ajo është prezantuar nga lojtarë si Rashford, Balde, Bernaol, Roony, si edhe Aitana, Alexia dhe Ona Batlle, duke sjellë nostalgji për tifozët blaugrana dhe kujtime të pakëndshme për madrilenët. -

Në pritje të playoffit, kundërshtarët e Kombëtares dhe procedura e shortit
Tashmë është mbyllur faza e kualifikueseve të Botërorit 2026 për zonën evropiane dhe janë zgjidhur të gjitha enigmat teksa janë mësuar emrat e skuadrave të kualifikuara direkt dhe të atyre që do të luajnë në playoff.
Mes skuadrave që janë pjesëmarrëse në këtë fazë playoffi janë edhe Kombëtarja shqiptare dhe Kosova të cilat do të mësojnë fatin e tyre në shortin që do të hidhet ditën e enjte. Në total janë 16 skuadra që do të luajnë fazën e playoffit të cilat do te ndahen në 4 vazo. 12 ekipet e kualifikuara si vendet e dyta në grup do të jenë në 3 vazot e para një ndarje kjo që është bërë në bazë të klasifikimit të FIFA. Ndërsa në vazon e katërt janë skuadrat e kualifikuara nga Nations League.
Kombëtarja shqiptare dhe Kosova janë të dyja në vazon e tretë që do të thotë se nuk do të ketë asnjë përballje mes tyre. Bashkë me to në këtë vazo janë edhe Irlanda dhe Bosnje Hercegovina. Në vazon e parë janë italia, Turqia, Danimarka dhe Ukraina, në vazon e dytë janë Polonia, Cekia, Uellsi dhe Sllovakia, ndërsa na vazon e katërt janë Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut dhe Irlanda e Veriut.
Skema e zhvillimit të këtyre ndeshjeve të playoffit është e tillë; Skuadrat e vazos së parë do të ndeshen me ato të vazos së katërt; ndërsa ato të vazos së dytë me ato të vazos së tretë që do të thotë se Kombëtarja shqiptare dhe Kosova do të kenë si kundërshtar të mundshëm Poloninë, Çekinë, Uellsin ose Sllovakinë. Nëse Kombëtarja dhe Kosova do të fitojnë ndeshjet e tyre gjysmëfinalet e tyre, në finale do të përballen me skuadrat fituese që do të dalin nga sfidat mes skuadrave të vazos së parë me ato të vazos së katërt, pra në rast se Kombëtarja dhe Kosova do të mund të kualifikohen mund të përballen me Italinë, 4 herë kampione të botës, gjithnjë nëse edhe Të Kaltrit do të mund të kualifikojnë kundërshtarin e tyre në gjysmëfinale. -

Nis edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova, opinionistë të rinj, banorë të parë dhe surpriza në spektakël
Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova ka nisur zyrtarisht, duke sjellë në ekran emra të rinj, opinionistë të përzgjedhur dhe prezantimin e banorëve të parë që do të garojnë për çmimin e madh.
Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi është një nga risitë e këtij sezoni. Ajo ka pranuar rolin e opinionistes, duke e cilësuar këtë pjesëmarrje si një eksperiencë krejt të re për të.
“Është një emocion i veçantë, një eksperiencë ndryshe. E kam pasur shumë të vështirë t’i thoja ‘po’ këtij formati,” u shpreh Leonora, e cila theksoi se roli i saj do të jetë kryesisht analizues dhe këshillues.
Aktorja Olta Gixhari i rikthehet formatit për të dytin vit radhazi, sërish në rolin e opinionistes.
“Për mua është një nder i madh. Nuk ka më bukur sesa të jesh pjesë e një reality show kaq të madh,” tha ajo.
Banorja e parë e këtij edicioni është Hygerta Sako, e cila u prezantua në një hyrje simbolike me sy të mbyllur. E emocionuar, Hygerta tha se ndihet me fat që hyri e para dhe se dëshira e saj është të largohet vetëm në fund të lojës.
Ish-banori i BBVK, Blero Muharremi, prezantoi banoren e dytë, Benita Zena, e cila i bashkohet garës me energji dhe ambicie për t’u përballur me sfidat e formatit. Gjatë prezantimit, Blero tha se do të merrte pjesë sërish në Big Brother vetëm nëse organizohet një edicion me yjet e sezoneve të kaluara.
I treti që hyri në shtëpi është Getoari, i cili u shpreh hapur për një “vijë të kuqe” personale:
“Jam i martuar, ndaj dua që vajzat e shtëpisë të mos më presin,” tha ai me humor, duke prezantuar kufijtë e tij që në fillim.
Banorja e radhës është Elijona, e cila vjen si konkurrentja më e re në moshë e këtij edicioni.
“Nëse dikush më prek në pika të dobëta, më mirë të zhduket,” deklaroi ajo në klipin prezantues, duke lënë të kuptohet se është gati për çdo sfidë. -

Konferenca e 7-të Ndërqeveritare/ “Ndihem si ambasadorja e katërt e Shqipërisë në Bruksel”, Marta Kos: Kjo është shtëpia juaj e re
Sot hapet grupkpatulli i fundit i negociatave, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri- BE.
Komisionerja Marta Kos deklaroi se vendi ynë ka shënuar përparim dhe shtoi se BE është shtëpia e re e shqiptarëve.
Ajo shprehet se e ndjen veten si ambasadore të katërt të Shqipërisë në Bruksel, ndërsa theksoi se Shqipëria ka bërë përparim gjigant.
“E ndjej veten… ndjesë, si ambasadoren e katërt të Shqipërisë këtu në Bruksel. Po ju po jepni rezultate. Arsyeja e dytë është se ju nuk po flisni vetëm, ju po realizoni. Ne shohim veprat. Nuk jua shpreh dot sa e lumtur jam kur kam mundësi të shpjegoj me fakte që ju keni bërë një përparim vërtet gjigant dhe është e gjitha falë punës suaj.
Më pëlqen gjithnjë ta theksoj, nuk ka asnjë proces anëtarësimi pa një udhëheqje të përkushtuar, që nuk i kthehet së shkuarës duke kërkuar të gjejë justifikime se pse diçka është e pamundur, por ju keni një udhëheqje ose keni një udhëheqës, i cili sheh nga e ardhmja që të shquajë apo të kërkojë arsyet e përgjigjet se pse diçka është e mundur. Ky është – dhe do thoja mos më citoni, ky është një nga dallimet më të mëdha midis Shqipërisë dhe disa shteteve të tjera nga Ballkani Perëndimor. Sigurisht, i dashur Kryeministër, i dashur Edi, e kam fjalën për ju dhe do ta mbyll duke thënë: “Kjo është shtëpia juaj e re”. Detyra ime është t’ju sjell ju, Shqipërinë, në shtëpi, në Europë.”, tha Marta Kos.Top Channel
-

Rama nuk i ndahet premtimit: Rritja e pensioneve dhe pagave, prioritet i mandatit të katërt
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rritja e pensioneve do të jetë një nga prioritetet kryesore të mandatit të katërt të qeverisë, ndërsa angazhimet financiare për këtë reformë janë përfshirë tashmë në projektbuxhetin afatmesëm.
Në episodin e gjashtë të podkastit “Flasim – Zëdhënës malesh”, Rama theksoi se qeveria ka përcaktuar objektiva të qarta dhe ambicioze për rritjen e pensioneve, të cilat janë shpallur paraprakisht gjatë kërkesës për mandatin e ri.
“Kryelajmi është vendosja e pensioneve në fokusin e mandatit të katërt dhe të angazhimit financiar në buxhetin afatmesëm për të arritur objektivat ambiciozë të shpallur paraprakisht kur kërkuam mandatin e katërt. E thënë ndryshe, për çuarjen e pensionit mesatar të plotë në zonat urban 400 euro dhe pensionit mesatar në zonat rurale 180 euro”, deklaroi Rama.
Kryeministri nënvizoi se ky proces ecën paralel me rritjen e pagave në administratë dhe në sektorët e tjerë, një rritje e konsiderueshme që do të hyjë në fuqi nga janari i vitit të ardhshëm.
Ai kujtoi se paga minimale, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, do të jetë jo më pak se 500 euro, duke garantuar se askush në Republikën e Shqipërisë nuk do të paguhet nën këtë nivel.
Rama theksoi se rritja e pensioneve dhe pagave synon të përmirësojë standardin e jetesës dhe të forcojë mbështetjen sociale për qytetarët në vitet në vijim.
“Po ashtu lajmi për pensionet është pasuar nga lajmi për rritjen e pagave, një rritje e konsiderueshme dhe e shtrirë në të gjithë sektorët, e diktuar nga rritja e premtuar e pagës minimale. Nga janari i vitit që po troket, kur paga minimale në sektorin publik dhe atë privat, pra kur ligji t’a sanksionojë në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro”, theksoi Rama. -

Rama në podkastin “Flasim”: Nga janari nuk do të ketë më pagë nën 500 euro
Nga podkasti “Flasim”, kryeministri Edi Rama tha se kryefjala e javës që lamë pas, ka qenë vendosja e pensioneve në fokusin e mandatit të katërt.
“Kjo ka qenë një javë lajmesh të mira, me kryelajmin për vendosjen e pensioneve në fokusin e mandatit të katërt dhe të angazhimit financiar në buxhetin afatmesëm për të arritur objektivat ambiciozë të shpallur paraprakisht, kur e kërkuam mandatin e katërt, – e thënë ndryshe për çuarjen e pensionit mesatar urban të plotë në 400 euro dhe të pensionit rural mesatar minimal në 180 euro”-tha Rama.
Duke folur për rritjen e pagave, Rama përsëriti edhe njëherë se nuk do të ketë më pagë nën 500 euro, duke filluar nga janari.
“Po ashtu, lajmi për pensionet është pasuar nga lajmi për rritjen e pagave, një rritje e konsiderueshme edhe ajo dhe e shtrirë në të gjithë sektorët, por mbi të gjitha, e diktuar nga rritja e premtuar e pagës minimale nga janari i vitit që po troket, kur paga minimale në sektorin publik dhe në atë privat, pra kur ligji që do të kalojmë në parlament i buxhetit 2026 të sanksionojë se në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro”-shtoi Rama.
Kreu i ekzekutivit përmendi edhe hapjen e grup kapitullit të fundit për negociatat me Bashkimin Europian.
“Një tjetër lajm i mirë i javës, ka qenë lajmi për hapjen e grupit të kapitullit të fundit për negociatat me Bashkimin Europian në 17 nëntor, një moment absolutisht i shumëpritur, por edhe historik në kuptimin që me këtë grupkapitull hapen përfundimisht të gjithë kapitujt e negociatave në një kohë rekord prej 12 muajsh. Një shpejtësi unike në procesin e të gjitha integrimeve të mëparshme europiane, që do të thotë, asgjë pra nuk na ndal dhe kemi kapërcyer të gjitha pengesat që kishin të bënin me çeljen e të gjithë kapitujve, tani duhet të kapërcejmë të gjitha pengesat që kanë të bëjnë me mbylljen e kapitujve. Po ndërkohë, ekonomia rritet, pensionet dhe pagat rriten, investimet vendase dhe të huaja shtohen, mbështetja për më të dobëtit dhe për pacientët me sëmundje të rënda zgjerohet, ndërkohë që asnjë taksë nuk parashikohet të rritet dhe puna e institucioneve përmirësohet hap pas hap”-tha Rama. -

“Asnjë pagë nën 500 euro”/ Rama në podkastin “Flasim”: Kapërcyem të gjitha pengesat me çeljen e grupkapitujve
Nga podkasti “Flasim”, kryeministri Edi Rama tha se kryefjala e javës që lamë pas, ka qenë vendosja e pensioneve në fokusin e mandatit të katërt.
“Kjo ka qenë një javë lajmesh të mira, me kryelajmin për vendosjen e pensioneve në fokusin e mandatit të katërt dhe të angazhimit financiar në buxhetin afatmesëm për të arritur objektivat ambiciozë të shpallur paraprakisht, kur e kërkuam mandatin e katërt, – e thënë ndryshe për çuarjen e pensionit mesatar urban të plotë në 400 euro dhe të pensionit rural mesatar minimal në 180 euro”-tha Rama.
Duke folur për rritjen e pagave, Rama përsëriti edhe njëherë se nuk do të ketë më pagë nën 500 euro, duke filluar nga janari.
“Po ashtu, lajmi për pensionet është pasuar nga lajmi për rritjen e pagave, një rritje e konsiderueshme edhe ajo dhe e shtrirë në të gjithë sektorët, por mbi të gjitha, e diktuar nga rritja e premtuar e pagës minimale nga janari i vitit që po troket, kur paga minimale në sektorin publik dhe në atë privat, pra kur ligji që do të kalojmë në parlament i buxhetit 2026 të sanksionojë se në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro”-shtoi Rama.
Kreu i ekzekutivit përmendi edhe hapjen e grup kapitullit të fundit për negociatat me Bashkimin Europian.
“Një tjetër lajm i mirë i javës, ka qenë lajmi për hapjen e grupit të kapitullit të fundit për negociatat me Bashkimin Europian në 17 nëntor, një moment absolutisht i shumëpritur, por edhe historik në kuptimin që me këtë grupkapitull hapen përfundimisht të gjithë kapitujt e negociatave në një kohë rekord prej 12 muajsh. Një shpejtësi unike në procesin e të gjitha integrimeve të mëparshme europiane, që do të thotë, asgjë pra nuk na ndal dhe kemi kapërcyer të gjitha pengesat që kishin të bënin me çeljen e të gjithë kapitujve, tani duhet të kapërcejmë të gjitha pengesat që kanë të bëjnë me mbylljen e kapitujve. Po ndërkohë, ekonomia rritet, pensionet dhe pagat rriten, investimet vendase dhe të huaja shtohen, mbështetja për më të dobëtit dhe për pacientët me sëmundje të rënda zgjerohet, ndërkohë që asnjë taksë nuk parashikohet të rritet dhe puna e institucioneve përmirësohet hap pas hap”-tha Rama.
Top Channel
-

Kryeministri Rama në FLASIM, Episodi 6, Sezoni 5: Rritja e pensioneve dhe pagave, prioritet i mandatit të katërt
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rritja e pensioneve do të jetë një nga prioritetet kryesore të mandatit të katërt të qeverisë, ndërsa angazhimet financiare për këtë reformë janë përfshirë tashmë në projektbuxhetin afatmesëm.
Në episodin e gjashtë të podkastit “Flasim – Zëdhënës malesh”, Rama theksoi se qeveria ka përcaktuar objektiva të qarta dhe ambicioze për rritjen e pensioneve, të cilat janë shpallur paraprakisht gjatë kërkesës për mandatin e ri.“Kryelajmi është vendosja e pensioneve në fokusin e mandatit të katërt dhe të angazhimit financiar në buxhetin afatmesëm për të arritur objektivat ambiciozë të shpallur paraprakisht kur kërkuam mandatin e katërt. E thënë ndryshe, për çuarjen e pensionit mesatar të plotë në zonat urban 400 euro dhe pensionit mesatar në zonat rurale 180 euro”, deklaroi Rama.Kryeministri nënvizoi se ky proces ecën paralel me rritjen e pagave në administratë dhe në sektorët e tjerë, një rritje e konsiderueshme që do të hyjë në fuqi nga janari i vitit të ardhshëm.
Ai kujtoi se paga minimale, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, do të jetë jo më pak se 500 euro, duke garantuar se askush në Republikën e Shqipërisë nuk do të paguhet nën këtë nivel.
Rama theksoi se rritja e pensioneve dhe pagave synon të përmirësojë standardin e jetesës dhe të forcojë mbështetjen sociale për qytetarët në vitet në vijim.
“Po ashtu lajmi për pensionet është pasuar nga lajmi për rritjen e pagave, një rritje e konsiderueshme dhe e shtrirë në të gjithë sektorët, e diktuar nga rritja e premtuar e pagës minimale. Nga janari i vitit që po troket, kur paga minimale në sektorin publik dhe atë privat, pra kur ligji t’a sanksionojë në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro”, theksoi Rama. -

Peshëngritje/ Ertjan Kofsha renditet në vendin e katërt në Lojërat Islamike
Peshëngritësi Ertjan Kofsha u rendit në vendin e katërt në peshën deri në 94 kilogramë, në Lojërat e Solidaritetit Islamik që po mbahen në Riad të Arabisë Saudite.
Sportisti kuqezi bëri një garë shumë dinjitoze në një nga peshat më vështira.
Në shkëputje Ertjan Kosha bëri dy prova të mira me 157 kilogramë dhe 161 kilogramë, ndërsa dështoi në të tretën me 165 kilogramë.
Në shtytje sportisti që stërvitet nga trajneri Leonard Toska e nisi me 185 kilogramë, për të vijuar me 190 kilogramë në provën e dytë dhe një tentativë e pasuksesshme me 195 kilogramë në provën e tretë.
Në total në dygarësh Ertjan Kofsha ngriti 351 kilogramë, duke u renditur në vendin e katërt.
Veç Kofshës, në kategorinë e femrave e reja Enkileda Carja siguroi dy medalje argjendi, duke vendosur edhe rekord botëror për të reja.