Tag: katërt

  • Shqipëria mban konferencën e katërt ndërqeveritare me BE-në më 14 prill

    Shqipëria mban konferencën e katërt ndërqeveritare me BE-në më 14 prill

    Konferenca e katërt ndërqeveritare ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian do të zhvillohet më 14 prill 2025. Njoftimi është bërë publik në faqen zyrtare të Këshillit Evropian.
    Gjatë kësaj konference pritet të hapen negociatat për grup-kapitullin 2, që lidhet me tregun e brendshëm. Ky kapitull përfshin rregulla dhe standarde që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe punëtorëve brenda Bashkimit Europian.

    Deri më tani, Shqipëria ka hapur negociatat dhe ka nisur punën për grup-kapitullin 1, që trajton shtetin e së drejtës, dhe grup-kapitullin 6, që lidhet me marrëdhëniet me jashtë.
    Gjatë vizitës së fundit në Tiranë, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, deklaroi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030 është një objektiv i arritshëm, duke nënvizuar rëndësinë e zbatimit të reformave dhe forcimit të sundimit të ligjit.

  • Anëtarësimi në BE, zbulohet data e konferencës së katërt ndërqeveritare

    Anëtarësimi në BE, zbulohet data e konferencës së katërt ndërqeveritare

    Konferenca e katërt ndërqeveritare e Shqipërisë me Bashkimin Europian do të mbahet me 14 prill. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Europës, ku mësohet se në këtë konferencë do të hapen negociatat për grup kapitullin 2 që kanë të bëjnë me tregun e brendshëm.
    Deri më tani vendi ynë ka hapur negociatat dhe ka nisur punën për Grup-kapitullin 1 që ka të bëjë me shtetin e të drejtës dhe Grup-kapitullin 6 për marrëdhëniet me jashtë.
    Gjatë vizitës së fundit në vendin tonë përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme Kaja Kallas tha se është plotësisht e mundshme që Shqipëria të jetë vend i BE-së në vitin 2030. Ajo vlerësoi reformat, por tha se zbatimi i tyre dhe veçanërisht sundimi i ligjit janë kyçe për integrimin.

  • Sondazhi i italianëve: PS merr mandatin e katërt me mbi 50%! Berisha pëson rënie! Lapaj-Shabani, forcë e tretë

    Sondazhi i italianëve: PS merr mandatin e katërt me mbi 50%! Berisha pëson rënie! Lapaj-Shabani, forcë e tretë

    Një ditë para nisjes zyrtarisht të fushatës elektorale të 11 majit, Report Tv në bashkëpunim me Institutin Piepoli sollën sondazhin e radhës. Sipas të dhënave, PS me në krye Edi Ramën do të siguronin mandatin e katërt qeverisës me një përqindje mes 46.5%-50.5%. PS ruan të njëjtat vlera me rezultatet e dy sondazheve të mëparshme, më 13 dhe 27 mars. PS ruan thuajse të njëjtin nivel me rezultatin e vitit 2021 (48.7%). Por, ndërsa PS siguron mandatin e katërt, nga ana tjetër të dhënat e sondazhit tregojnë një rënie për koalicionin e Sali Berishës i cili ka zbritur nga 35%-39% në 33%-37%. Koalicioni i Berishës ka një rënie të thellë edhe më rezultatin e 2021 kur PD e bashkuar mori 39.4%.
    Ndërkohë, sa i takon partive të reja, koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt merr 6.5%-8.5%, një rënie krahasuar me rezultatet e sondazhit të 27 marsit kur ishte në vlerat 7%-9%. Ndërkohë, kemi një rritje për Partinë Mundësia të Agron Shehajt, duke kaluar nga 2.5%-4.5% në rezultatin e 27 marsit, në 4%-6% në prill.
    Partitë e tjera si PSD e Tom Doshit, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës apo koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim’ i Dashamir Shehit mbeten nën 3%. Vihet re një rritje e lehtë e partisë së Bashës, duke kaluar nga një mbështetje prej 0%-0.5% në mars, në 0.5%-1% në prill. Edhe PSD e Tom Doshit po ashtu rritet nga 0.5%-2.5%, duke u kthyer në vlerat e mëparshme në nivelin 1%-3%. Ndërkohë, parti të tjera do të merrnin 0%-0,5% të votave.

  • “Ujë 24 orë, në 43 zona urbane”/ Kryeministri Rama: Në mandatin e katërt hapim edhe 5 kantiere

    “Ujë 24 orë, në 43 zona urbane”/ Kryeministri Rama: Në mandatin e katërt hapim edhe 5 kantiere

    Kryeministri Edi Rama thotë se aktualisht, në vend janë 43 zona urbane, që furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm. Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, Rama u shpreh se në mandatin e katërt, do të hapen edhe 5 kantiere.
    “Për ujin 24 orë, kur ne morëm detyrën, kishte ujë 24 orë në 4 zona urbane, sot ka ujë 24 orë 43 zona urbane dhe 98 zona rurale. Janë 11 kantiera të hapura dhe do duhet të hapim 5 kantiere të tjera në mandatin e katërt. Shqipëria nuk ka pasur kurrë ujë 24 orë, as në kohën e komunizmit. Edhe këtu, disa mund të flasin si të duan, duke u nisur nga mllefi, tifozllëku, politika, nga arsye që nuk kanë të bëjnë me faktet, por këto që unë them, i dëgjojnë të gjitha. Në 11 maj, do marrim shumicën absolute, përsëri”, theksoi ai.

  • Tre mandate kryeministër, Rama: Në mandatin e katërt do e ulim papunësinë

    Tre mandate kryeministër, Rama: Në mandatin e katërt do e ulim papunësinë

    “Brenda vitit 2030, synojmë që papunësia në vend të ulet në 6%”, u shpreh kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me biznese dhe punonjës në Tirana Industrial Park.Në fund të mandatit të tretë, Rama thotë se gjatë mandatit të katërt do të rriten rrogat në sektorin publik në vendin tonë.
    Edi Rama: Në 2030 synojmë të kemi një papunësi 6%. Do të rrisim pagën minimale në 500 euro në janar 2026. Ppor, po të përjashtojmë një kategri të veçantë, që vetëm ulet në numër, paga minimale është shumë herë më e lartë.Ta çojmë pagën mesatare nga 830 në 1000 euro në sektroin privat Brenda mandatit të katërt. Kemi nevojë të shohim me shumë më tepër optimizëm rritjen e pagave në sektorin public. Duke rritur pagat në sektorin publik, kemi nxitur edhe sektorin privat.

  • Paloka: Rama largoi shqiptarët dhe sjell kriminelë nga Afrika, do të përgjigjet për fakteqësitë që shkaktoi

    Paloka: Rama largoi shqiptarët dhe sjell kriminelë nga Afrika, do të përgjigjet për fakteqësitë që shkaktoi

    Kryetari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Edi Paloka, komentoi deklaratat e kryeministrit Rama lidhur me mandatin e katërt dhe perspektivën e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
    Sipas Palokës, Rama është i sinqertë në pjesën që thotë se fitorja për Rilindjen është e domosdoshme, por për arsye krejt të ndryshme nga ato që ai pohon. Paloka e lidh këtë nevojë për fitore me frikën e një humbjeje të mundshme që do ta çonte Ramën para drejtësisë për pasojat e qeverisjes së tij.
    Ai ka theksuar se në vitin e fundit janë larguar më shumë se 100 mijë shqiptarë nga vendi, dhe ka përmendur ardhjen e 40 ‘kriminelëve’ nga Afrika që do të transferohen në Shqipëri. Paloka ka kritikuar gjithashtu kërkesën e Ramës për një mandat të katërt, duke thënë se këtë e kanë hedhur poshtë të gjitha palët që kanë autoritet mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, pasi negociatat janë ndërprerë dhe Rama ka dështuar të plotësojë kushtet për anëtarësim.
    “Sigurisht edhe Rama është i sinqertë deri në pjesën që thotë, ‘që edhe për Rilindjen fitorja është e detyrueshme, e domosdoshme’, por jo për arsyen që thotë ai. Për arsye krejt të tjera. Sepse Rama e di që në rast të një humbje të tij, do të jetë shumë shpejt para drejtësisë dhe do të duhet t’i përgjigjet drejtësisë dhe shqiptarëve për të gjitha ato të zeza dhe fatkeqësi që i ka shkaktuar shqiptarëve në këto 12 vite.
    Më e fundit fare është që vetëm në vitin e fundit janë larguar mbi 100 mijë shqiptarë dhe lajmi i ditës sot ishte që, nesër do të vijnë në Shqipëri një numër prej 40 kriminelësh, do ta them copë, nga Afrika. Kanë ardhur në Itali, të cilët ndodhen të burgosur aty dhe do të vijnë t’i depozitojnë në burgun që Rama ka ngritur në mes të Europës dhe quhet Shqipëri. I thashë këto dy raste sepse do të mjaftonin për një vend tjetër këto dy detaje për të kuptuar se ku ka shkuar një vend.
    Ndërkohë që Rama, ka pafytyrësinë të thotë që duhet patjetër një mandat i katërt. Pas 12 vitesh, kërkon një mandat të katërt, që Shqipëria të shkojë në Bashkimin Evropian.
    Së pari, këtë fluckën e fundit ja kanë hedhur poshtë të gjithë ata që praktikisht e kanë në dorë anëtarësimin ose jo të Shqipërisë, pra ata që japin OK, nëse Shqipëria hyn ose në BE. Fillimisht i ndërprenë negociatat me të cilat Rama ato ditë po mburrej se ka ecur më shpejt sesa duhej me negociatat. E pikërisht atë ditë që Rama bënte këtë deklaratë BE, i ndërpreu vazhdimin e negociatave. Pra, hapjen e kapitujve dhe vazhdimin e diskutimit të hapjes së kapitujve të rinj të negociatave. Më e fundit ishte dje, në takimin që Rama mendonte se do ta shfrytëzonte për fushatë por që i doli e kundërta. Dhe dje iu tha copë se jo vetëm nuk ka lidhje qëndrimi në pushtet i PS me integrimin e Shqipërisë, por është krejt tjetër, janë të tjera arsyet se pse Shqipëria mund të integrohet dhe kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për t’u integruar. Kushte që Rama në 12 vite nuk i plotëson”, u shpreh ai.

  • Berisha në PPE: Për të siguruar një mandat të katërt, Edi Rama burgosi liderët e partive kryesore opozitare

    Berisha në PPE: Për të siguruar një mandat të katërt, Edi Rama burgosi liderët e partive kryesore opozitare

    Kryetari i PD, Sali Berisha ka marrë pjesë ditën e sotme në takimin e grupit të PPE në Strasburg, ku gjatë fjalës së tij denoncoi kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut dhe abuzime të pushtetit.
    Berisha tha se Shqipëria është nën diktaturë, ku krimi dhe korrupsioni janë të përhapura dhe lidhjet ndërmjet politikës dhe krimit janë të thella.
    Ai foli mbi arrestimin e liderëve të opozitës, duke përfshirë edhe arrestimin e tij politik prej 330 ditësh, arrestimin e kryetarit të PL, Ilir Meta dhe përfshirjen në proces gjyqësor për një çështje të gjykuar 15 vjet më parë të kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
    Kryetari i PD kërkoi ndihmën e institucioneve ndërkombëtare për të luftuar këtë regjim dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni.
    Në përfundim të fjalës së tij, Berisha kërkoi një Komision të të Vërtetës për të zbuluar lidhjet ndërmjet krimit dhe politikës dhe theksoi se Shqipëria duhet të respektojë plotësisht standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe minoritetet.
    “Për të siguruar një mandat të katërt, Edi Rama, i cili erdhi në këtë institucion dhe mbajti një fjalim që kujtonte shumë atë të Hoxhës apo të Gaddafit, vendosi që për mandatin e katërt të arrestojë tre liderë të partive kryesore të opozitës.
    Ai arrestoi kryetarin e Partisë Demokratike, vendosi në arrest shtëpie për 330 ditë kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, me akuza të rreme pas një hetimi që zgjati katër vjet. E akuzuan se kishte dhënë për dhëndrin e tij 400 metra tokë publike, ndërkohë që toka kurrë nuk kishte qenë publike. Sipas dokumenteve zyrtare, ajo ishte tokë private që i përkiste gjyshërve të tij. Ai ishte një nga gjysmë milioni njerëz që morën mbrapsht pronat e konfiskuara nga regjimi komunist. Duke shkelur çdo ligj dhe çdo kushtetutë, atij iu bllokua komunikimi me avokatët.
    Por disa muaj më parë, ai arrestoi kreun e partisë së dytë opozitare, Ilir Meta, si person nën hetim. E arrestuan, e keqtrajtuan në rrugë, e tërhoqën zvarrë, e rrahën, pa i treguar asnjë urdhër arresti. I treti, kreu i partisë së tretë opozitare, Fatmir Mediu, ish-ministër i mbrojtjes, ndodhet në një proces penal për një çështje që është gjykuar para 15 vitesh dhe nuk ekziston më asnjë fakt i ri.
    Regjimi i merr mandatet opozitës. Edi Rama i mori mandatin dhe arrestoi Fredi Belerin. Aktualisht ai është deputet në Parlamentin Evropian. U arrestua me dëshmi të rreme, dhe ndonëse ishte zgjedhur, nuk iu lejua kurrë të bënte betimin, sepse Rama donte me çdo kusht që Beleri të mos bëhej kryetar i bashkisë së Himarës. Kjo sepse, për interesa mafioze, Edi Rama kishte marrë pjesë në një pronë publike, duke e trajtuar si pronë të tij, ndërkohë që nuk ishte e tillë. Kështu, Belleri kaloi një vit e gjysmë në burg, nuk u lejua të bënte betimin dhe humbi mandatin si kryetar bashkie.
    Një deputet i ri, i quajtur Ervin Salianji, pati guximin të publikojë një përgjim nga një gazetare trime, në të cilin tregoheshin faktet që vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kërkohej në Itali, sepse ishte dënuar me tetë vite si udhëheqës i një rrjeti trafikimi kokaine në Bolonja, dhe që drejtonte trafikun nga Vlora drejt Italisë. Të nesërmen, ata e transferuan vëllanë e ministrit në Itali, por për pesë vite me radhë bënë gjithçka për të burgosur deputetin Salianji, duke e akuzuar për dëshmi të rreme, ndonëse ai kurrë nuk kishte dorëzuar ndonjë dokument apo provë zyrtar“, tha Berisha.

  • Berisha në Strasburg, merr pjesë në mbledhjen e PPE-së, akuza Ramës: Burgosi liderët e opozitës që të fitojë mandatin e katërt

    Berisha në Strasburg, merr pjesë në mbledhjen e PPE-së, akuza Ramës: Burgosi liderët e opozitës që të fitojë mandatin e katërt

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ndodhet në Strasburg, ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e grupit të PPE (Partitë Popullore Europiane).
    Berisha ka akuzuar kryeministrin e vendit Edi Rama se ka burgosur liderët e partive kryesore opozitare në Shqipëri me qëllimin për të fituar mandatin e katërt.
    Berisha: Për të siguruar një mandat të katërt, Edi Rama, i cili erdhi në këtë institucion dhe mbajti një fjalim që kujtonte shumë atë të Hoxhës apo të Gaddafit, vendosi që për mandatin e katërt të arrestojë tre liderë të partive kryesore të opozitës. Ai arrestoi kryetarin e Partisë Demokratike,vendosi në arrest shtëpie për 330 ditë kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, me akuza të rreme pas një hetimi që zgjati katër vjet.

    E akuzuan se kishte dhënë për dhëndrin e tij 400 metra tokë publike, ndërkohë që toka kurrë nuk kishte qenë publike. Sipas dokumenteve zyrtare, ajo ishte tokë private që i përkiste gjyshërve të tij. Ai ishte një nga gjysmë milioni njerëz që morën mbrapsht pronat e konfiskuara nga regjimi komunist. Duke shkelur çdo ligj dhe çdo kushtetutë, atij iu bllokua komunikimi me avokatët. Por disa muaj më parë, ai arrestoi kreun e partisë së dytë opozitare, Ilir Meta, si person nën hetim. E arrestuan, e keqtrajtuan në rrugë, e tërhoqën zvarrë, e rrahën, pa i treguar asnjë urdhër arresti. I treti, kreu i partisë së tretë opozitare, Fatmir Mediu, ish-ministër i mbrojtjes, ndodhet në një proces penal për një çështje që është gjykuar para 15 vitesh dhe nuk ekziston më asnjë fakt i ri.
    Berisha u ndal te zgjedhjet e 11 majit dhe tha se vendi po jeton në një diktaturë. Ai akuzoi sërish kreun e qeverisë për blerje votash.
    Berisha: Kështu që këto zgjedhje janë një proces me një makinerie të madhe blerjesh votash dhe një makineri të madhe frike që kontrollon vullnetin e popullit. Gjatë këtyre javëve, kryeministri vetë do japë 100 euro për çdo pensionist di dhuratë për votën. Ai nuk respekton asnjë ligj të Kodit Elektoral. Këto janë, kjo është panorama e Shqipërisë, situata ku jemi.
    Kreu i opozitës, në fund të fjalës së tij, tha se opozita do të luftojë, pasi sipas tij, në diktaturë nuk ka asnjë opsion tjetër./vizionplus.tv

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Spiropali takim në Kavajë dhe Rrogozhinë: Beteja për mandatin e katërt më thelbësorja, sepse…

    Zgjedhjet e 11 majit/ Spiropali takim në Kavajë dhe Rrogozhinë: Beteja për mandatin e katërt më thelbësorja, sepse…

    Drejtuesja politike e PS për qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, vijon intensivisht takimet elektorale në kuadrin e zgjedhjeve të 11 majit. Në takimin e organizuar paraditen e sotme me qytetarë të Golemit ishin edhe kandidatët Ilva Gjuzi, Pandeli Majko dhe Eldi Çepeli, ndërsa në takimin e pasdites me qytetarë të Rrogozhinës ishin kandidatët Pandeli Majko dhe Antonela Dedej.
    “Ekipi ynë për Kavajën dhe Rrogozhinën është një ekip kompakt që rrezaton punë dhe përkushtim për njerëzit.
    Beteja për mandatin e katërt qeverisës është më thelbësorja dhe më e rëndësishmja, sepse është beteja mes nesh që po e çojmë Shqipërinë në Bashkimin Europian dhe atyre që duan ta kthejnë në baltën ku ishte para 12 vjetësh.
    Me ne Shqipëria po shkon drejt familjes europiane, e cila nuk të le kurrë vetëm dhe është një shans i jashtëzakonshëm për të gjithë shqiptarët, fermerët, studentët, njerëzit e thjeshtë dhe komunitetet.
    Ne e sollën Shqipërinë para dyerve të Bashkimit Europian dhe kjo nuk ishte as një fushë me lule dhe as një rrugë e shtruar me tapet të kuq, por një betejë për të lartësuar prestigjin e vendit tonë, që e mundësoi vetëm qeverisja e PS dhe Edi Ramës. Ne fituam besimin e njerëzve dhe po ua kthejmë atyre me punë, arritje dhe dinjitet.”, theksoi Spiropali.

  • Spiropali takime në Kavajë dhe Rrogozhinë: Beteja për mandatin e katërt më thelbësorja, sepse është mes Shqipërisë në BE dhe baltës

    Spiropali takime në Kavajë dhe Rrogozhinë: Beteja për mandatin e katërt më thelbësorja, sepse është mes Shqipërisë në BE dhe baltës

    Drejtuesja politike e PS për qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, vijon intensivisht takimet elektorale në kuadrin e zgjedhjeve të 11 majit. Në takimin e organizuar paraditen e sotme me qytetarë të Golemit ishin edhe kandidatët Ilva Gjuzi, Pandeli Majko dhe Eldi Çepeli, ndërsa në takimin e pasdites me qytetarë të Rrogozhinës ishin kandidatët Pandeli Majko dhe Antonela Dedej.
    “Ekipi ynë për Kavajën dhe Rrogozhinën është një ekip kompakt që rrezaton punë dhe përkushtim për njerëzit.
    Beteja për mandatin e katërt qeverisës është më thelbësorja dhe më e rëndësishmja, sepse është beteja mes nesh që po e çojmë Shqipërinë në Bashkimin Europian dhe atyre që duan ta kthejnë në baltën ku ishte para 12 vjetësh.
    Me ne Shqipëria po shkon drejt familjes europiane, e cila nuk të le kurrë vetëm dhe është një shans i jashtëzakonshëm për të gjithë shqiptarët, fermerët, studentët, njerëzit e thjeshtë dhe komunitetet.
    Ne e sollën Shqipërinë para dyerve të Bashkimit Europian dhe kjo nuk ishte as një fushë me lule dhe as një rrugë e shtruar me tapet të kuq, por një betejë për të lartësuar prestigjin e vendit tonë, që e mundësoi vetëm qeverisja e PS dhe Edi Ramës. Ne fituam besimin e njerëzve dhe po ua kthejmë atyre me punë, arritje dhe dinjitet.”, theksoi Spiropali.