Tag: katërt

  • PS çel fushatën, Balluku: Mandati i katërt, mandati i shqiptarëve. Objektiv 10 mandate në Fier

    PS çel fushatën, Balluku: Mandati i katërt, mandati i shqiptarëve. Objektiv 10 mandate në Fier

    Drejtuesja politike e qarkut Fier Belinda Balluku, në celjen zyrtare të fushatës së socialistëve në sheshin Skënderbej u shpreh se ky mandat i katërt është i shqiptarëve për ta cuar vendin përpara sic vetëm Rama di. Më tej Balluku përmendi dhe objektivin e socialistëve në Fier që shkon përtej 10 mandateve.

    “Mirë se erdhët në sheshin më të madh të Shqipërisë në ditën e festës së PS. Do ta nis me djemtë këtu që bën një këngë popullore që njeh gjithë Fierin, më pas si të gjithë shqiptarët që kishin një ëndërr largohen nga vendi për të bërë jetën e tyre diku tjetër. Këta janë miqtë e mi të Free MC që jetojnë jashtë vendit dhe nuk kanë votuar kurrë deri më sot. Free MC voton për PS ashtu sic do votojë gjithë Shqipëria, Fier dhe cdo shqiptar. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Nuk ka me bukur kur mblidhemi të gjithë bashkë dhe kjo energji shkon në themel të Shqipërisë për ta cuar këtë vend përpara sic vetëm Rama di. Kërkojmë një mandat të katërt që duket si shumë, por ky është mandati i shqiptarëve për ta cuar Shqipërinë njëherë e mirë në Evropë për ta bërë vendin pjesë të BE. Shqiptarët që janë më europianë se kushdo tjetër dhe tashmë është koha që t’i bashkohen asaj tryeze. Fieri ka një objektiv, 10 mandate deputetësh për t’i ulur në parlamentin shqiptar. Ndërkohë priten, 11 mandate nga ne. Nëse ne jemi të gjithë bashkë për Shqipërinë, me Ramën në krye nuk ka asgjë që na ndal.”Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

  • “Vetëm Rama e çon vendin përpara”, Balluku: Mandati i katërt për të përmbushur premtimin “Shqipëria në BE”

    “Vetëm Rama e çon vendin përpara”, Balluku: Mandati i katërt për të përmbushur premtimin “Shqipëria në BE”

    Partia Socialiste ka hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 11 Majit ditën e sotme. Socialistët kanë zbritur në sheshin “Skënderbej” për një takim festiv për “Shqipërinë 2030” siç e quan kreu i PS-së, Edi Rama.
    Drejtuesja politke e qarkut Fier, Belinda Balluku, tha se PS po kërkon një mandate të katërt në mënyrë që të përmbushin premtimin e dhënë në vitin 2013, për të çuar Shqipërinë në BE.
    Belinda Balluku: Mirëseerdhët në ditën e festës së PS-së. Nuk ka më bukur kur mblidhemi të gjithë bashkë. Kjo energji shkon në themelet e Shqipërisë për t’i forcuar ato dhe për ta çuar këtë vend përpara si vetëm Edi Rama di, po kërkojmë një mandat të katërt. Mandati i katërt duket shumë për ata që hedhin baltë mbi ne, por ky është mandati i shqiptarëve dhe do të përmbushë që marrëveshje që Edi Rama ka nënshkruar me shqiptarët në vitin 2013, për ta çuar Shqipërinë në Evropë./vizionplus.tv

  • Rama: Mandati i katërt, yllin e BE-së e kemi në dorë dhe të mos e lëshojmë

    Rama: Mandati i katërt, yllin e BE-së e kemi në dorë dhe të mos e lëshojmë

    Kryeministri Edi Rama, thotë se për herë të parë Shqipëria ka në dorë një mundësi historike reale dhe aktuale që të hyjë në BE brenda kësaj dekade. Po ashtu theksoi se sot kemi në tavolinë planin për t’i mbyllur negociatat për dy vjet. Në një takim me gratë dhe vajzat socialiste, Rama shtoi se PS në qeverisje e ngriti çdo vit e më lart emrin e Shqipërisë dhe pozicionin e flamurit ndërkombëtarisht, aty ku nuk kishte qenë kurrë më përpara.
    ”Shkuam deri në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ndërkohë që Tiranën e kthyem në pikën e referimit ndërkombëtar për rajonin dhe erdhën në Shqipëri për herë të parë të gjithë udhëheqësit e BE-së në të parën mbledhje jashtë BE-së.

    Në vitin 2027 te sheshi përballë do të zbarkojnë të gjithë udhëheqësit e Aleancës së Atlantikut të Veriut për Samitin e NATO-s në Shqipëri. Negociatat i hapëm dhe sot jemi aty ku as që mund të imagjinohej kur ne morëm detyrën. Shqipëria ishte një emër që i shkaktonte stres të huajve dhe vlerësohej më shumë si problem i Europës se sa si anëtar i mundshëm i familjes europiane.
    Para ca javësh doli këneta dhe tha se nuk ka më Konferenca, hapje kapitujsh të tjerë. Madje bufi tha se mua më kishin lënë pa ngrënë se isha sjellë si bandit. Sot u publikua data 14 prill për Konferencën e katërt Ndërqeveritare dhe do hapim një seri të tjerë kapitujsh”, tha Rama.

  • Rama: Në mandatin e katërt do të zgjerojmë rrjetin e shërbimeve sociale

    Rama: Në mandatin e katërt do të zgjerojmë rrjetin e shërbimeve sociale

    Kryeministri Edi Rama e ka nisur fushatën e tij elektorale me gratë në një takim ”Vajzat dhe Gratë Socialiste për Shqipërinë 2030”.Gjatë fjalës së tij Rama është shprehur se Partia Socialiste ka çuar buxhetin e shëndetësisë në 1 miliardë Euro. Rama gjatë fjalës së tij ka theksuar se gjatë mandatit të katërt të qeverisjes së Partisë Socialiste do të zgjerojnë rrjetin e shërbimeve sociale.
    “Në të gjithë rrugëtimin tonë të shtetbërjes europaine ku reformat e vështira, masat shtrënguese, mundësitë të pamjaftueshme që kanë kufizuar, ne nuk e kemi harruar asnjëherë asnjë minutë se njerëzit janë arsyeja madhore e qeverisjes sonë dhe në këtë PS  e ndihmon krijimi i këtij kapaciteti të burimeve njerëzore gra dhe vajza që ka në të gjitha nivelet. Prandaj sot ne e kemi çuar buxhetin e shëndetësisë në 1 miliardë Euro dhe prandaj e kemi trefishuar buxhetin e ndihmës ekonomike dhe prandaj kemi financuar 84 shërbime të reja sociale për rreth 44 mijë përfitues. Kemi dyfishuar ndihmën për gratë kryefamiljare me dy apo tre fëmijë.Kemi krijuar dhe fuqizuar programin e bonusit të bebes duke mbështetur afro çerek milionë bebe, me një vlerë që deri tani ka arritur një vlerë 170 milionë Euro dhe prandaj në mandatin e katërt do ta zgjerojmë rrjetin e shërbimeve sociale me 40 shërbime të reja sipas hartës së nevojave. Do të krijojmë 20 ndërmarrje të reja sociale për gratë dhe vajzat në nevojë”, deklaron Kryeministri.
    Gjithashtu Rama ka pasur një lajm të mirë edhe për familjet e fëmijëve autik apo me nevoja të veçanta.
    “Njëkohësisht mandati i katërt do të sjellë një lajm shumë të mirë për nënat e fëmijëve autikë apo nevoja të tjera të veçanta për të cilat do ta rrisim mbështetjen aktuale deri në dyfishimin e saj. Ne kemi vendosur për herë të parë mësuesin ndihmës dhe sot nuk kemi asnjë shkollë ku ka fëmijë të tillë dhe nuk ka mësues ndihmës. Sot janë 2100 mësues ndihmës, por ama nuk do të ndalemi këtu. Do të shkojmë më tutje. Ashtu sikundër kemi filluar ndërtimin klasave për fëmijët e shtruar në pediatri. Klasa të veçanta me kurikul të veçantë dhe mbi të gjitha do ju japin atyre ndjesinë që ata janë të mbështetur nga shoqëria”, thekson Rama.

  • “Mandati i katërt jo vetëm një fitore politike”, Rama: Yllin e BE e kemi në dorë, të mos e lëshojmë

    “Mandati i katërt jo vetëm një fitore politike”, Rama: Yllin e BE e kemi në dorë, të mos e lëshojmë

    Fushatën e PS për zgjedhjet e 11 majit, kreu i qeverisë e nisi me gratë e vajzat të cilat i ftoi që në fletën e votimit të votojnë numrin 5. Sipas tij jo më kot, por për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe që të gjithë shqiptarët të kenë pasaportën europiane që do u japë mundësi gjithë shqiptarëve të trajtohen njësoj.
    Rama gjatë fjalës së tij nuk la pas batutat dhe as ironitë ndaj kundërshtarëve politikë, të cilët nuk i cilësoi aspak seriozë.
    “Si mundet që një njeri normal shqiptar, që ka minimumi respekt për veten e vet, sidoqoftë deri këtu. Si mund ta marrin seriozisht dhe t’i japin votën një force politike që e quan veten “Aleanca Madhështore” dhe pastaj slogani thotë për Peqinin, Mamurrasin madhështor. Këtë slogan e prodhon vetëm një çmendinë. Si mund të dalë njeriu të dielën, të vishet, rruhet, qethet, rregullohet, shkon atje dhe hedh votën në një kënetë madhështore. A i ka vërtet Shqipëria a ka kaq shumë budallenj. Nuk është thjesht një fitore aritmetike, por një fitore gjeopolitike e fitores së Shqipërisë. Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme për votuesit e parë”, tha Rama.
    Rama tha se tashmë PS nuk synon mandatin e katërt vetëm si një fitore numerike, por si një fitore gjeopolitike në të mirë të Shqipërisë e të shqiptarëve. Ai shtoi se tani e kemi në dorë yllin e BE-së dhe nuk duhet ta lëmë të ikë.
    “Për të hyrë në BE na duhet një mandat i katërt jo numerikisht, por që të jetë më i fortë se tre mandatet e mëparshëm. Ky është ylli jonë në BE sepse e kemi në dorë. Këtë yllin që na ka ardhur në dorë ne nuk do e kthejmë, por do e mbajmë fort dhe ta çojmë atje”, shtoi kryeministri.

  • S’ka më hapje kapitujsh me BE? Rama ironizon Berishën: Shihemi me 14 prill, dhis is ë mirrakëll of fridom

    S’ka më hapje kapitujsh me BE? Rama ironizon Berishën: Shihemi me 14 prill, dhis is ë mirrakëll of fridom

    Kryeministri Edi Rama komentoi lajmin për mbajtjen e konferencës së katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE më 14 prill në Luksemburg. Rama ironizoi Berishën i cili është shprehur se s’do të ketë më hapje kapitujsh me BE. ”Po si thanë? S’ka më hapje kapitujsh ëëë?! U alarmua Europa nga narkodiktatura ëëë?! Madje mua s’më dhanë as darkë se u solla keq. Të hënën në BE për Konferencën e Katërt të negociatave dhe një seri tjetër kapitujsh që hapen”, thekson Rama.
    Postimi i plotë

    Po si thanë? S’ka më hapje kapitujsh ëëë?! U alarmua Europa nga narkodiktatura ëëë?! Madje mua s’më dhanë as darkë se u solla keq ëëë?!
    Ëh ëh ëh. Të hënën në BE për Konferencën e Katërt të negociatave dhe një seri tjetër kapitujsh që hapen.
    Këto janë negociatat më intensive në historinë e integrimit dhe kur mendon që Mali i Zi negocion që nga 2012, ndërsa ne që vjet dhe kur mendon edhe që kalendari ynë është vetëm 3 vjet.
    Pra i mbyllim në 2027 e jemi gati për të hyrë në BE, atëherë s’ke si mos u thuash honxhobonxhove të kënetës politike e mediatike dhis is ëë mirrakëll of fridom.

  • Konferenca e katërt ndërqeveritare në 14 prill/ Rama: S’ke si mos u thuash honxhobonxhove të kënetës politike e mediatike…

    Konferenca e katërt ndërqeveritare në 14 prill/ Rama: S’ke si mos u thuash honxhobonxhove të kënetës politike e mediatike…

    Kryeministri, Edi Rama ka reaguar pas caktimit të datës të mbajtjes së konferencës së katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE.Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka ironizuar opozitën, pasi sipas tij kanë deklaruar se nuk ka më hapje kapitujsh.
    Më tej, ai ka thënë se këto janë negociatat më intensive në historinë e integrimit.“Po si thanë?
    S’ka më hapje kapitujsh ëëë?! U alarmua Europa nga narkodiktatura ëëë?! Madje mua s’më dhanë as darkë se u solla keq ëëë?!
    Ëh ëh ëh… Të hënën në BE për Konferencën e Katërt të negociatave dhe një seri tjetër kapitujsh që hapen.
    Këto janë negociatat më intensive në historinë e integrimit dhe kur mendon që Mali i Zi negocion që nga 2012, ndërsa në që vjet dhe kur mendon edhe që kalendari ynë është vetëm 3 vjet, pra i mbyllim në 2027 e jemi gati për të hyrë në BE, atëherë s’ke si mos u thuash honxhobonxhove të kënetës politike e mediatike dhis is ëë mirrakëll of fridom.
    God blles Allbenia God blles Jurop“, shkruan Rama.

  • Konferenca Ndërqeveritare me BE, Rama ironizon opozitën: “Dhis is ë mirrakëll of fridom”

    Konferenca Ndërqeveritare me BE, Rama ironizon opozitën: “Dhis is ë mirrakëll of fridom”

    Këto janë negociatat më intensive në historinë e integrimit, shkruan kryeministri Edi Rama, në një reagim pasi u njoftua se të hënën e 14 prillit, Shqipëria mban konferencën e katërt ndërqeveritare në Luksemburg.
    Në statusin e tij në rrjetin socisal “Facebook”, Rama nuk ndal as ironinë ndaj opozitës dhe deklaratave të kryedemokratit Sali Berisha.
    “Po si thanë? S’ka më hapje kapitujsh ëëë?! U alarmua Europa nga narkodiktatura ëëë?! Madje mua s’më dhanë as darkë se u solla keq ëëë?! Ëh ëh ëh… Të hënën në BE për Konferencën e Katërt të negociatave dhe një seri tjetër kapitujsh që hapen
    Këto janë negociatat më intensive në historinë e integrimit dhe kur mendon që Mali i Zi negocion që nga 2012, ndërsa në që vjet dhe kur mendon edhe që kalendari ynë është vetëm 3 vjet, pra i mbyllim në 2027 e jemi gati për të hyrë në BE, atëherë s’ke si mos u thuash honxhobonxhove të kënetës politike e mediatike dhis is ëë mirrakëll of fridom God blles Allbenia️God blles Jurop”, shkruan Rama.
    Këshilli i Europës njoftoi këtë të premte mbajtjen e konferencës së katërt të Shqipërisë, ku pritet hapja e dy grupkapitujve për tregun e brendshëm dhe konkurrencës, që përfshin konkretisht lëvizjen e lirë të mallrave dhe punëtorëve, lirinë për të ofruar shërbime, mbrojtjen e konsumatorëve, etj.

  • Bisedimet e anëtarësimit në BE/ Më 14 prill konferenca e katërt, hapen dy grupkapituj

    Bisedimet e anëtarësimit në BE/ Më 14 prill konferenca e katërt, hapen dy grupkapituj

    Shqipëria shënon një tjetër hap me rëndësi në procesin e integrimit drejt Bashkimit Europian.

    Të hënën e 14 prillit, Shqipëria mban konferencën e katërt ndërqeveritare në Luksemburg.
    Këshilli i Europës njoftoi këtë të premte mbajtjen e konferencës së katërt të Shqipërisë, ku pritet hapja e dy grupkapitujve për tregun e brendshëm dhe konkurrencës, që përfshin konkretisht lëvizjen e lirë të mallrave dhe punëtorëve, lirinë për të ofruar shërbime, mbrojtjen e konsumatorëve, etj.
    Sipas njoftimit zyrtar nga Këshilli i Europës, në konferencën ndërqeveritare do të diskutohen proceset e radhës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
    Deri më tani janë zhvilluar 3 konferenca ndërqeveritare, të cilat kanë pasur në objektivin e vet diskutimet dhe avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit.
    Konferenca e parë ndërqeveritare u mbajt më 19 korrik 2022, në Bruksel, dhe e dyta më 15 tetor 2024, në Luksemburg, ku u çelën negociatat për grup-kapitujt e parë, në disa fusha me rëndësi, si drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik apo reforma e administratës publike.
    Konferenca e tretë ndërqeveritare u mbajt më 17 dhjetor 202224, në Bruksel, në nivel ministror, dhe shërbeu për hapjen e negociatave në politikën e jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes.

    Top Channel

  • Konferenca e katërt ndërqeveritare në 14 prill/ Rama: Negociatat më intensive në historinë e integrimit, honxhobonxhove të kënetës politike u them…

    Konferenca e katërt ndërqeveritare në 14 prill/ Rama: Negociatat më intensive në historinë e integrimit, honxhobonxhove të kënetës politike u them…

    Këto janë negociatat më intensive në historinë e integrimit, shkruan kryeministri Edi Rama, në një reagim pasi u njoftua se të hënën e 14 prillit, Shqipëria mban konferencën e katërt ndërqeveritare në Luksemburg.

    Në statusin e tij në rrjetin socisal “Facebook”, Rama nuk ndal as ironinë ndaj opozitës dhe deklaratave të kryedemokratit Sali Berisha.
    “Po si thanë? 🦉🐸🐛🦎🦂 S’ka më hapje kapitujsh ëëë?! U alarmua Europa nga narkodiktatura ëëë?! Madje mua s’më dhanë as darkë se u solla keq ëëë?! Ëh ëh ëh… Të hënën në BE për Konferencën e Katërt të negociatave dhe një seri tjetër kapitujsh që hapen😍
    Këto janë negociatat më intensive në historinë e integrimit dhe kur mendon që Mali i Zi negocion që nga 2012, ndërsa në që vjet dhe kur mendon edhe që kalendari ynë është vetëm 3 vjet, pra i mbyllim në 2027 e jemi gati për të hyrë në BE, atëherë s’ke si mos u thuash honxhobonxhove të kënetës politike e mediatike dhis is ëë mirrakëll of fridom😘 God blles Allbenia🇦🇱🖐️🇪🇺God blles Jurop”, shkruan Rama.
    Këshilli i Europës njoftoi këtë të premte mbajtjen e konferencës së katërt të Shqipërisë, ku pritet hapja e dy grupkapitujve për tregun e brendshëm dhe konkurrencës, që përfshin konkretisht lëvizjen e lirë të mallrave dhe punëtorëve, lirinë për të ofruar shërbime, mbrojtjen e konsumatorëve, etj.

    Top Channel