Tag: katërt

  • Pamjet televizive “spiunojnë” Bellingham, e quajti arbitrin e katërt “idiot i ndyrë”

    Pamjet televizive “spiunojnë” Bellingham, e quajti arbitrin e katërt “idiot i ndyrë”

    9 Dhjetor 2025

    9:12

    Alfred Lleshi

    Shpërthimi i protestave të lojtarëve të Real Madridit ndaj arbitrit Quintero González dhe ndihmësve të tij në minutat e fundit të ndeshjes dhe pas përfundimit të saj ishte shumë i fortë. Kamerat televizive, siç ndodh shpesh, i fiksuan të gjitha momentet.
    Kamerat e “DAZN” kapën Jude Bellingham teksa i drejtohej arbitrit të katërt dhe i thoshte hapur: “Idiot i ndyrë”. Mesfushori anglez u desh të qetësohej nga shokët e skuadrës për të mos e çuar situatën më tej.
    Protestat nuk u ndalën me kaq. Rodrygo Goes iu drejtua arbitrit kryesor duke treguar stemën dhe bërtitur: “Duhet ta respektosh, shiko ku je”.
    Edhe Vinicius reagoi ashpër ndaj arbitrit kryesor dhe atij të katërt pas kartonit të kuq të Endrick: “Nxirr më shumë, më shumë të kuqe, nxirr të kuqe për të gjithë. Jeni gjithmonë njësoj, gjithmonë njësoj”.

  • Gjoba ndaj Twitter-it, Musk-ut nuk i del e keqja:  BE-ja “Rajhu i Katërt”

    Gjoba ndaj Twitter-it, Musk-ut nuk i del e keqja: BE-ja “Rajhu i Katërt”

    Zemërimi i Elon Musk-ut me Bashkimin Europian nuk fashitet: Manjatit nuk i del e keqja me gjobën prej 120 milionë eurosh që BE-ja i vendosi platformës së tij X, dhe këtë e tregoi qartë me postimin e tij të fundit, ku Brukselin e quante “Rajhu i katërt”.

    Kreu i Teslës ripostoi një foto me flamurin blu të unionit, cep i ngritur i të cilit ekspozonte poshtë një flamur me svastikën naziste dhe me komentin lakonik, me të cilin nënkuptonte se në thelb janë e njëjta gjë. Më herët sakaq, u ishte drejtuar 230 milionë ndjekësve të tij në internet me pretendimet se BE-ja duhet të “shfuqizohet fare” dhe sovraniteti t’i kthehet shteteve individuale.
    Gjoba kundër X ishte e para e vendosur nga Komisioni Europian sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale, DSA, lidhur me përmbajtjen. Komisioni doli në përfundimin se platforma ishte fajtore për shkelje të detyrimit të DSA-së për transparencë. Shkeljet përfshijnë modelin mashtrues të “shenjës blu të kontrollit” të saj për llogaritë që supozohet se janë verifikuar dhe dështimin për të siguruar akses në të dhëna publike për studiuesit.
    Sipas Komisionit Europian, X gjithashtu nuk kishte arritur të ishte mjaftueshëm transparent në lidhje me reklamat e tij.

    Top Channel

  • “Rajhu i Katërt”: Musk dhe kritika ndaj Komisionit Europian

    “Rajhu i Katërt”: Musk dhe kritika ndaj Komisionit Europian

    Bota E Hënë, 8 Dhjetor 2025 15:04
    Elon Musk nuk ka fshehur zemërimin e tij ndaj Bashkimit Europian pas gjobës prej 120 milionë eurosh që Komisioni Europian i vendosi platformës së tij X (ish-Twitter). Në postimin e tij të fundit, Musk e quajti Brukselin “Rajhu i Katërt”.
    Kreu i Teslës ripostoi një foto me flamurin blu të BE-së, ku cepi i poshtëm ekspozonte një flamur me svastikën naziste, duke nënkuptuar se, sipas tij, Bashkimi Europian nuk ndryshon shumë nga regjimet totalitare të së kaluarës. Më herët, ai u kishte drejtuar 230 milionë ndjekësve të tij në internet, duke pretenduar se BE-ja duhet të “shfuqizohet fare” dhe sovraniteti t’i kthehet shteteve individuale.

    Gjoba kundër platformës X është e para që Komisioni Europian vendos sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA), lidhur me përmbajtjen në rrjet. Komisioni konkludoi se platforma kishte shkelur detyrimet e transparencës sipas DSA-së. Shkeljet përfshijnë modelin mashtrues të “shenjës blu të kontrollit” për llogaritë e verifikuara dhe mos-ofrimin e aksesit në të dhëna publike për studiuesit.

    Sipas Komisionit Europian, X gjithashtu nuk ka qenë e mjaftueshme transparente lidhur me reklamat e saj, duke mos përmbushur kërkesat ligjore të përcaktuara nga DSA-ja.

  • EMRI/ Shqiptari “magjistar” arratiset për herë të katërt nga burgu i sigurisë së lartë në Itali

    EMRI/ Shqiptari “magjistar” arratiset për herë të katërt nga burgu i sigurisë së lartë në Itali

    Një arratisje spektakolare ka ndodhur në burgun e sigurisë së lartë në Opera, Milano, ku i dënuari shqiptar Taulant Toma, 41 vjeç, është shpallur në kërkim pas zhdukjes nga qelia e tij të dielën në mëngjes.
    Sipas mediave italiane, alarmi u dha rreth orës 08:00, kur oficerët e policisë së burgut nuk e gjetën Tomën gjatë kontrolleve të mëngjesit. Hetimet paraprake tregojnë se ai mund të ketë prerë hekurat e dritares, është ngjitur në oborr dhe më pas ka kaluar murin rrethues, duke u zhdukur pa lënë gjurmë.
    Forcat e sigurisë po kontrollojnë zonën përreth burgut dhe territoret përreth Milanos, ndërsa po analizohen me imtësi edhe pamjet e kamerave për të rindërtuar çdo hap të arratisjes.

    Kjo është herë e katërt që Toma i shpëton burgimit. Ai ka precedentë për grabitje, vjedhje dhe trafik droge, ndërsa dënimi i tij aktual skadon në vitin 2048.
    Aktualisht, në zonën e Operas dhe më gjerë janë angazhuar njësi të shumta policore, patrulla në tokë, njësi speciale dhe kontrolle rrugore, ndërsa Toma konsiderohet shumë i rrezikshëm për shkak të aftësive të tij për t’u arratisur.
    Hetuesit po punojnë për të zbuluar nëse Toma ka pasur ndihmë nga jashtë apo e ka organizuar arratisjen në mënyrë të pavarur.
    Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në Itali, duke ngritur pyetje mbi sigurinë në burgjet e sigurisë së lartë dhe masat e marra ndaj të dënuarve me rrezik të lartë arratisjeje./vizionplus.tv

  • Shqiptari shpërthen qelinë në Itali dhe zhduket pa gjurmë, arratisja për herë të katërt nga burgu

    Shqiptari shpërthen qelinë në Itali dhe zhduket pa gjurmë, arratisja për herë të katërt nga burgu

    Emri i tij është Taulant Toma, është shqiptar dhe kjo është hera e katërt që arratiset nga burgu. Alarmi u dha në orën 8 të mëngjesit, kur gjatë kontrolleve të mëngjesit, oficerët e burgut në burgun e sigurisë maksimale nuk e gjetën atë në qelinë e tij.

    Dënimi i tij mbaron në vitin 2048, por Toma, një 41-vjeçar shqiptar, ka vendosur ta përshpejtojë lirimin e tij, shkruajnë mediat italiane.

    Që nga mëngjesi i së dielës , është kontrolluar kudo dhe përreth burgut të Operas , dhe jo vetëm atje. Shqiptari me një precedent penal për grabitje, vjedhje dhe drogë, është një “ekspert” në arratisje.
    Alarmi u dha në orën 8:00 të mëngjesit, kur gjatë kontrollit të tyre të mëngjesit, oficerët e policisë së burgut në burgun e sigurisë maksimale në Opera nuk arritën ta gjenin atë në qelinë e tij. Toma besohet se ka prerë hekurat e dritares dhe është ngjitur në oborr, ku më pas është ngjitur mbi mur dhe është zhdukur. Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të rindërtuar në detaje mënyrën dhe kohën e arratisjes së tij dhe për të zbuluar se ku mund të ketë shkuar.
    Kjo është arratisja e katërt në karrierën e tij kriminale; ai është kapur gjithmonë. Rasti i fundit ishte në vitin 2013, kur ai arriti të arratisej nga burgu i Parmës së bashku me një të burgosur tjetër.
    Ai u kap më pas në Belgjikë, por u arratis përsëri disa muaj më vonë, vetëm për t’u kapur përsëri në vitin 2015. Arratisja e tij e parë ishte në tetor 2009 nga burgu i Ternit, gjë që rezultoi në kapjen e tij në fund të dhjetorit në një shtëpi fshati në provincën e Pavias nga oficerë të Njësisë së Burgjeve dhe stacionit të policisë Garibaldi-Venecia.
    gijotina.com/

  • EMRI/ Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të katërt nga burgu

    EMRI/ Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të katërt nga burgu

    Dënimin e ka të vlefshëm deri në vitin 2048, por Taulant Toma, 41-vjeçar shqiptar, ka vendosur “ta përshpejtojë” lirimin e tij, raporton Corriere della Sera. Që prej mëngjesit të së dielës, ai po kërkohet kudo në dhe përreth burgut të sigurisë së lartë të Operas në Milano.

    Toma, me precedentë penalë për grabitje, vjedhje dhe trafik droge, njihet si një ekspert arratisjesh. Alarmit iu dha në orën 08:00 të mëngjesit, kur gjatë kontrollit rutinë, gardianët nuk arritën ta gjenin në qelinë e tij.

    Si ndodhi arratisja?

    Sipas hetimeve paraprake, Taulanti ka prerë hekurat e dritares së qelisë dhe është ngjitur në oborrin e brendshëm. Më pas ka kapërcyer murin perimetral dhe është zhdukur pa lënë gjurmë. Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të rindërtuar në detaje lëvizjet e tij dhe për të zbuluar se ku mund të ketë shkuar.

    Ky është arratisja e katërt në “karrierën” e tij, megjithëse ai është kapur çdo herë.

    Arratisja e fundit ishte në vitin 2013, kur u largua nga burgu i Parmës së bashku me një tjetër të burgosur. U arrestua në Belgjikë, por arriti të arratisej sërish disa muaj më vonë, deri në kapjen e tij në vitin 2015.

    E para arratisje daton në tetor 2009 nga burgu i Ternit, për t’u kapur në fund të dhjetorit në një shtëpi fshati në provincën e Pavias.

  • “Rama nuk do e gëzojë mandatin e katërt”/ Berisha ‘i planifikuar’: Fillojmë sot një analizë, jemi në betejën vendimtare

    “Rama nuk do e gëzojë mandatin e katërt”/ Berisha ‘i planifikuar’: Fillojmë sot një analizë, jemi në betejën vendimtare

    Kreu i PD-së Sali Berisha nisi sot ciklin e foltoreve me bazën e demokratëve. Sot u ndal në njësinë numër 9 në Tiranë, teksa foli edhe për analizën e partisë post-zgjedhje.
    Berisha tha se sot nis analiza, por nuk duhet të shndërrohet në një gjueti shtrigash. Sakaq, kryedemokrati shtoi se PD do kthehet më e fortë dhe nuk do e lejojë Ramën të gëzojë mandatin e katërt.
    Sali Berisha:
    A mundet të përdorim situatën, faktin e një diktature autoritare për të mos analizuar të gjithë dobësitë problematika tona. Në asnjë mënyrë. Fillojmë sot, një debat fillojmë sot një analizë që do e nxjerrim shumë më të fortë dhe të fuqishme PD. Jeni ftuar secili nga ju, të japë mendime, të bëjë kritika për cilindo, të bëjë propozime.
    Kam dy kërkesa, jo gjah shtrigash. Nuk bëhemi në asnjë rrethanë parti e gjahut të shtrigave. Ku i patëm dobësitë tona? Çfarë duhet të ndryshojmë? Nuk kemi frikë të bëjmë të gjithë sugjerimet. Çfarë të përmirësojmë ne? Dy momente, hapësirë, hapësirë, hapësirë. Diktatura është një peshë e rëndë mbi ne. Duhet të zgjerojmë hapësirat, për mendimin, për të rinjtë, për debatin.
    Për të gjithë ata që na duan të bashkohen. Jemi në kushtet e një regjimi autoritar, i cili synon zhdukjen tonë. Ne bëjmë të kundërtën, bëjmë gjithçka të vitalizohemi. Me Edi Ramën zgjedhje s’ka. Nuk ikin diktaturat me votë. E faktuam. Në këtë betejë kemi të drejtën ta kërrejmë këtë qeveri një minutë e më parë nga pushteti. Rama me mandatet të vjedhura në pushtet s’mund të qëndrojë. Jemi në fazën e betejës vendimtare. Kemi faktuar na ka vjedhur zgjedhjet. Nuk do e gëzojë kurrë mandatin e katërt. Duhet të përgatisim partinë. Të bëjmë atë që bëri Nepali, Bangladeshi. Kemi arritur diçka. Nuk mori urim nga qeveria e SHBA.

  • Kështu u “kacafyt” Mbappé me arbitrin e katërt: Shikomë mua kur të flas…

    Kështu u “kacafyt” Mbappé me arbitrin e katërt: Shikomë mua kur të flas…

    2 Dhjetor 2025

    9:52

    Alfred Lleshi

    Lojtarët e Real Madridit nuk u larguan aspak të kënaqur nga Montilivi të dielën e kaluar, pas barazimit 1-1 me Girona, duke vazhduar kështu ecurinë e keqe, që i bëri të humbin kreun në favor të Barcelonës. Kylian Mbappé, që shënoi nga penalltia, nuk mundi t’u siguronte fitoren shokëve të tij.
    Sulmuesi francez pati një përplasje të fortë me arbitrin e katërt, teksa kamerat e “Movistar Fútbol” e kapën momentin nga afër. Mbappé iu afrua për të protestuar mbi një situatë loje, por për shkak të qëndrimit të arbitrit Alejandro Clemente u acarua më shumë dhe i tha disa herë: “Më shiko kur të flas!”
    Alejandro Clemente, duke u përpjekur ta qetësonte Mbappé, më në fund e shikoi dhe i tha “më dëgjo”, por francezi nuk i kushtonte më vëmendje. “Pse po shikon atje? Shikomë mua kur të flas!” – i përsëriti ai.

  • Raundi i katërt në Conference League, programi për sot

    Raundi i katërt në Conference League, programi për sot

    Raundi i katërt në Conference League, programi për sot – Sporti im

    Skip to content

    Vazhdo leximin

    error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!

  • FIFA zyrtarizon vazon, ja ku do të vendosen Shqipëria dhe Kosova në rast kualifikimi

    FIFA zyrtarizon vazon, ja ku do të vendosen Shqipëria dhe Kosova në rast kualifikimi

    FIFA ka zbuluar ndarjen e vazove për shortin e Botërorit, që do të hidhet më 5 dhjetor, në Uashington D.C. Në vazon e parë do të jenë pritësit, SHBA, Meksikë, Kanada, por edhe ekipet e renditura më mirë në renditjen e përgjithshme, si Spanja, Argjentina, Franca, Anglia, Portugalia, Brazili, Holanda, Belgjika dhe Gjermania.
    Të gjashta skuadrat që do të vijnë nga “play-off”-et, ku bëjnë pjesë edhe Shqipëria me Kosovën, do të jenë në vazon e katërt. Kjo procedurë i pozicionon fituesit e “play-off”-eve si skuadrat më të dobëta në vlerësim. Të gjitha skuadrat e Play Off do të bëjnë pjesë në vazon e katërt. Pjesë e vazos së katërt do të jetë edhe një kombëtare e madhe si Italia, pasi rruga e axurrëve duhet të kalojë nëpërmjet Play Off.
    NDARJA E VAZOVE
    Vazo 1: Kanada, Meksikë, SHBA, Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani.
    Vazo 2: Kroaci, Marok, Kolumbi, Uruguai, Zvicër, Japoni, Senegal, Iran, Koreja e Jugut, Ekuador, Austri, Australi.
    Vazo 3: Norvegji, Panama, Egjipt, Algjeri, Skoci, Paraguai, Tunizi, Bregu i Fildishtë, Uzbekistan, Katar, Arabi Saudite, Afrika e Jugut.
    Vazo 4: Jordani, Kepi i Gjelbër, Gana, Kuraçao, Haiti, Zelanda e Re, Fituesi i “play off” europian A, B C dhe D, Fituesi i “play off” ndërkontinental 1 dhe 2.