Janë mbyllur ndeshjet e javës së 14-të të Kategorisë së Parë.
Dueli më i fortë i javës, Laçi – Pogradeci, u mbyll në barazim 0–0. Me të njëjtin rezultat përfundoi edhe takimi Lushnja – Kukësi.
Burreli mori një fitore të rëndësishme ndaj AF Luftëtarit, me rezultatin minimal 1–0. Në Fier, Apolonia triumfoi 2–0 ndaj Besës së Kavajës, duke marrë tre pikë të vlefshme për renditjen.
Korabi fitoi në shtëpi 3–2 ndaj Kastriotit, në një ndeshje me ritëm dhe gola. Takimi Iliria – Skënderbeu nuk u zhvillua.
Kategoria e Parë, java 14
KF Laçi – Pogradeci 0-0
Lushnja – Kukësi 0-0
Burreli – AF Luftëtari 1-0
Apolonia – Besa 2-0
Korabi – Kastrioti 3-2
Tag: kategorisë
-

Renditja e Kategorisë së Parë/ Barazimi i Laçit dhe Pogradecit favorizon Skëndërbeun për shkëputje, Apolonia ngjitet dhe do vendin e dytë
-

Java e 12-të e Kategorisë së Parë/ Fitojnë Skënderbeu, Pogradeci, Apolonia & Kastrioti
Java e 12-të e Kategorisë së Parë u mbyll sot me ndeshjen e fundit, Kastrioti – Besa. Në stadiumin “Redi Maloku”, Kastrioti triumfoi me përmbysje 2-1.
Në ndeshjet e tjera të luajtura një ditë më parë, Skënderbeu mori një fitore të rëndësishme ndaj Burrelit në transfertë me rezultatin 1-2. Me të njëjtin rezultat 1-2 fitoi edhe Pogradeci në stadiumin “Roza Haxhiu” ndaj Lushnjes.
Apolonia mundi Kukësin 2-0, ndërsa dy ndeshje u mbyllën në barazim 1-1, Laçi – Iliria dhe Korabi – AF Luftëtari.
Skënderbeu kryeson kampionatin me 31 pikë, nëntë pikë më shumë se Laçi që ndodhet në vendin e dytë. -

Superiorja ka sulm të dobët diferencën e bën Vllaznia kryesuese
Adriatik BALLA
Java e 9-të e Kategorisë Superiore do të luhet këtë mesjavë, pra sot dhe nesër, me duele të forta ku spikat derbi Dinamo-Partizani, por edhe përplasja mes Tiranës dhe Elbasanit, sikurse dhe Egnatia-Teuta, apo Flamurtari-Vllaznia e Bylis-Vora. Por kampionati ynë ka probleme me sulmin. Skuadrat shënojnë shumë pak dhe strategjia kryesore e tyre për të pasur sukses është mbrojtja. Diferencën e bën Vllaznia, ekipi që ka një mesatare afro 2 gola për ndeshje, kurse ekipi tjetër që vjen më pas shkodranëve është Dinamo me 9 gola të shënuar, pra 1.1 gola për ndeshje. Shumica e skuadrave kanë shënuar 7 gola në këto 8 xhiro të luajtura deri tani, pra më pak se 1 gol për ndeshje, duke dëshmuar sulm të dobët. Skuadra që ka pësuar më shumë është Flamurtari, plot 14 gola, pra mbrojtja vlonjate del e “shpuar” këtë sezon. Mbrojtje të dobët kanë edhe Partizani e Tirana, që kanë pësuar nga 11 gola secila.
Egnatia synon të ndalë vrullin e Teutës
Egnatia përballet këtë mesjavë me skuadrën e Teutës në një ndeshje shumë të rëndësishme për moralin dhe klasifikimin. Rrogozhinasit kanë një pikë më shumë në renditje se sa durrsakët që nuk kanë provuar ende shijen e humbjes në këtë kampionat. Ndaj fitorja merr një rëndësi të veçantë, siç e ka theksuar edhe vetë trajneri Edlir Tetova para mediave. “Janë pak orë në dispozicion por do të kërkojmë maksimumin nesër. Skuadra do ketë rotacion nesër, por këtë e vendosim para ndeshjes. Mungesa e golit? Jo, nuk është aspak shqetësim, e rëndësishme për mua është të krijohet rasti, herët apo vonë goli do të vijë. Mendoj që problemi nuk është as psikologjik, as teknik, por individual se lojtarët e bëjnë punën, e çojnë topin deri te goditja e fundit. Teuta është një kundërshtar që javë pas jave po tregon rritje dhe përderisa s’ka asnjë humbje, mbetet ekipi për t’u mundur. Ideja ime është të lidh të gjitha repartet në fazën e mbrojtjes dhe të sulmit, sidomos në sulm ku jemi shfaqur shumë të nxituar. Është e vërtetë që çdo pikë ka vlerë, në fund llogaritë bëhen me pikë. Sigurisht që të duam prodhim, jo vetëm Egnatia, por të gjitha ekipet, na duhet infrastrukturë në kushte maksimale për lojë. Fundja është lojë futbolli dhe fjalën e parë e ka pasim kështu që në kushte të pa përshtatshme asgjë nuk e zbukuron lojën”, theksoi Tetova para mediave.
Kalendari/ Ndeshjet e Kategorisë së Parë të martën dhe të mërkurën
Ndeshjet e javës së 9-të të Kategorisë së Parë do të luhen këtë të martë dhe të mërkurë. Apolonia – Iliria do të jetë ndeshja hapëse e kësaj jave të 9-të, që është programuar të luhet në ora 14:00. Të gjitha ndeshjet e tjera të javës së 9-të do të luhen ditën e mërkurë në orën 14:00. Laçi do të udhëtojë drejt Gjirokastrës, ku do të përballet me ekipin e AF Luftëtarit. Një tjetër ndeshje me mjaft emocione do të jetë ajo mes Kastriotit dhe Skënderbeut që do të luhet në stadiumin “Redi Maloku”. Në të njëjtën orë, Besa do të presë Kukësin në stadiumin “Luz i vogël”, ndërsa Lushnja do të përballet me Burrelin në transfertë. Sfida tjetër mjaft interesante e javës është ajo në Peshkopi, Korabi – Pogradeci. -

Mbyllet java e 8-të e Kategorisë së Parë, Skënderbeu vijon ecurinë perfekte
Java e 8-të e Kategorisë së Parë u mbyll me disa rezultate interesante, ku spikati fitorja e Skënderbeut ndaj Besës me rezultatin 1-0, që ishte edhe suksesi i gjashtë radhazi për korçarët.
Laçi arriti një fitore bindëse 4-0 ndaj Burrelit, ndërsa Pogradeci triumfoi me të njëjtin rezultat 4-0 ndaj Kastriotit.Iliria fitoi 2-1 përballë Korabit, ndërsa Apolonia mori tri pikë të rëndësishme në transfertë ndaj Lushnjës, pasi triumfoi minimalisht 1-0. Nga ana tjetër, Kukësi dhe AF Luftëtari ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2.
Në renditje, Skënderbeu kryeson me 22 pikë, i ndjekur nga Laçi me 16 dhe Iliria me 14 pikë.
Ndeshjet e javës së 8-të:
Lushnja 0-1 Apolonia
Iliria 2-1 Korabi
Skënderbeu 1-0 Besa
Laçi 4-0 Burreli
Kukësi 2-2 AF Luftëtari
Pogradeci 4-0 Kastrioti
BalkanWeb -

Java e 7-të e Kategorisë së Parë, Skënderbeu kryeson me 19 pikë
19 Tetor 2025
15:27
Telesport
Është mbyllur java e 7-të e Kategorisë së Parë, ku Skënderbeu ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Luftëtarit me rezultatin 1-0, duke qëndruar në krye të renditjes.
Laçi triumfoi 3-0 në fushën e Kukësit, ndërsa Burreli fitoi 2-1 në Fier ndaj Apolonisë.
Korabi mposhti Lushnjën 2-0, ndërsa ndeshjet Besa–Pogradeci dhe Kastrioti–Iliria përfunduan në barazim 1-1.
Pas kësaj jave, Skënderbeu kryeson me 19 pikë, i ndjekur nga Laçi me 13, ndërsa Iliria dhe Burreli ndajnë vendin e tretë me nga 11 pikë.
Rezultatet e javës së 7-të:
Kukësi – Laçi 0-3AF Luftëtari – Skënderbeu 0-1Besa – Pogradeci 1-1Kastrioti – Iliria 1-1Korabi – Lushnja 2-0Apolonia – Burreli 1-2 -

Laçi i shënon tre gola Kukësit dhe Skënderbeu nuk njeh humbje në krye të renditjes! Njihuni me rezultatet e Kategorisë së Parë
Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 7 të Kategorisë së Parë. Skënderbeu vazhdon të kryesojë i pamposhtur renditjen. Korçarëvr u ka mjaftuar vetëm një gol ndaj Luftëtarit për të marrë kështu fitoren e 6 në kampionat. Tre pikët i ka siguruar edhe Laçi i vendit të dytë. Kurbinasit kanë mposhtur me shifrat 0-3 Kukësin në transfertë.
Fitoren e kanë festuar edhe Korabi me Burrelin, që kanë mpshtur respektivisht Lushnjen me rezultatin 2-0 dhe Apoloninë me shifrat 1-2. Ndërkohë dy sfidat e tjera Kastrioti-Iliria dhe Besa-Pogradeci kanë përfunduar në barazim 1-1./Sport Ekspres/
Java e 7, Kategoria e Parë
Luftëtari – Skënderbeu 0-1
Kukësi – Laçi 0-3
Korabi – Lushnje 2-0
Apolonia – Burreli 1-2
Kastrioti – Iliria 1-1
Besa – Pogradeci 1-1 -

Mbyllet java e pestë e Kategorisë së Parë, Skënderbeu vijon kryesimin me 13 pikë
Java e pestë e Kategorisë së Parë u mbyll pasditen e djeshme.
Skënderbeu mundi Laçin 1-0 dhe vazhdon të kryesojë kampionatin me 13 pikë.
Pogradeci fitoi 3-1 në fushën e Kukësit, ndërsa Iliria mposhti AF Luftëtarin 2-1.
Kastrioti – Burreli dhe Besa – Lushnja u mbyllën në barazim 1-1, ndërsa në ndeshjen Korabi – Apolonia nuk u shënua asnjë gol dhe sfida përfundoi 0-0.
Rezultatet e javës së pestë:
Kukësi 1-3 Pogradeci
AF Luftëtari 1-2 Iliria
Kastrioti 1-1 Burreli
Korabi 0-0 Apolonia
Besa 1-1 Lushnja
Skënderbeu 1-0 Laçi -

Ndryshime në oraret e ndeshjeve të javës së dytë të “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë
Departamenti i Garave në FSHF njofton se ndeshjet e programuara për nesër në orën 17:00, në kampionatin “Abissnet Superiore” dhe në Kategorinë e Parë, do të nisin një orë më herët, në orën 16:00.
Ky vendim është marrë për shkak të kushteve të vështira atmosferike që parashikohen ditën e nesërme në vendin tonë.
Ndeshja e “Abissnet Superiore” Flamurtari – Bylis, si edhe pesë takimet e Kategorisë së Parë: Iliria – Pogradeci, Korabi – Besa, Apolonia – AF Luftëtari, Laçi – Kastrioti dhe Burreli – Kukësi, do të zhvillohen në orën 16:00.
Vazhdo leximin
-

“Carabao Cup”, turpërohet nga skuadra e kategorisë së katërt. Amorim: Iu kërkoj ndjesë tifozëve tanë
Në “Blundell Park”, mes Grimsby dhe Manchester United, ndodhi e paimagjinueshmja. Skuadra e kategorisë së katërt të futbollit anglez arriti, pas një serie prej 26 penalltish, të eliminojë nga “Carabao Cup”, në raundin e 1/16-ve skuadrën nga “Old Trafford”.
Pa vlerë mbeti barazimi i marrë në fund, me golat e Mbeumo dhe Maguire. Ruben Amorim, trajneri aktual i Manchester United, mori përgjegjësinë dhe komentoi disfatën e plotë të skuadrës së tij, pas penalltive:
“Dua vetëm t’iu kërkoj ndjesë tifozëve tanë, s’kam asgjë tjetër për të thënë në lidhje me paraqitjen. Kur gjithçka është kaq e rëndësishme në klubin tonë, përpiqesh t’i bësh të gjitha. Që nga parasezoni, edhe kundër Arsenalit…, mund ta humbasësh ndeshjen, por të paktën je aty, po përmirësohesh, sheh se çfarë bëjnë lojtarët në fushë”.
Duke analizuar më tej sfidën e mbrëmshme ndaj Grimsby, trajneri portugez nuk i kurseu fjalët: “Pastaj arrin në një ndeshje të tillë, ku gjithçka është kaq e rëndësishme për klubin tonë. E fillon kështu…, mendoj se lojtarët e mi po e thonë me zë të lartë se çfarë duan vërtet”.
Dhe për ta mbyllur: “Prandaj, më vjen shumë keq për tifozët tanë. Nuk kam gjë tjetër për të shtuar”. -

Kategoria e Parë nis të shtunën, FSHF nis përgatitjet në detaje
21 Gusht 2025
15:26
Telesport
Sezoni i ri i Kampionatit të Kategorisë së Parë 2025-2026 nis të shtunën, më 23 gusht, në orën 17:00, ku do të luhen katër ndeshjet e para. Java e parë do të mbyllet të dielën me sfidën Pogradeci – Lushnja.
Në prag të rifillimit të kampionatit, edhe Sektori i Arbitrimit në FSHF po kryen përgatitjet e fundit. Janë mbyllur me sukses testet fizike për arbitrat dhe asistentët e Kategorisë së Parë, ndërsa në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” po zhvillohet seminar teorik.
Gjatë seminarit po trajtohen tema të ndryshme me fokus ndryshimet në rregulloren e lojës për sezonin 2025/2026. Në qendër të diskutimeve janë gjithashtu sistemi VAR, incidentet në zonën e penalltisë, prekjet me dorë dhe situata të ndryshme të lojës. Arbitrat dhe asistentët i janë nënshtruar edhe provimit teorik, si dhe kanë punuar në grupe për analiza të rasteve konkrete.
Po ashtu, Sektori i Arbitrimit zhvilloi edhe seminarin me vëzhguesit e Kategorisë së Parë, duke diskutuar për nisjen e sezonit të ri dhe çështjet që kërkojnë përmirësim.