Tag: kategorinë

  • “Tirana ka rënë zyrtarisht në Kategorinë e Parë”, Dabulla thotë fjalën e fundit: Nuk ka më shpresë, ka mbetur vetëm ana formale

    “Tirana ka rënë zyrtarisht në Kategorinë e Parë”, Dabulla thotë fjalën e fundit: Nuk ka më shpresë, ka mbetur vetëm ana formale

    Tirana ka marrë një tjetër humbje dhe këtë herë dhemb më shumë pasi vjen në derbin me Partizanin. Bardheblutë ndodhen në vendin e fundit, teksa Dabulla, i ftuar në “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN” ka thënë edhe fjalën e fundit, për të, Tirana ka rënë zyrtarisht nga Superiorja.
    “Para disa muajsh kam thënë në studion tënde që Tirana është për mbijetesë. Pastaj kur fillojë edhe ky sezon, e thashë po të njëjtën gjë, që jemi për mbijetesë. Tani jemi më keq, kemi dalë. Për mua nuk ka asnjë lloj shprese, Tirana ka rënë në Kategorinë e Parë, nuk kemi kujt t’i marrim vendin. Më vjen inat që më doli fjala edhe këtë herë, tani ka mbetur vetëm ana formale, ne kemi dalë. Me atë paraqitje që kam parë sot dhe në kohët e fundit, nuk ka shpëtim, as në merkaton e janarit”, tha Dabulla. /Sport Ekspres/?

  • Java e 12-të/ Renditja në Kategorinë e Parë

    Java e 12-të/ Renditja në Kategorinë e Parë

    Java e 12-të e Kategorisë së Parë u mbyll sot me ndeshjen e fundit, Kastrioti – Besa. Në stadiumin “Redi Maloku”, Kastrioti triumfoi me përmbysje 2-1.
    Në ndeshjet e tjera të luajtura një ditë më parë, Skënderbeu mori një fitore të rëndësishme ndaj Burrelit në transfertë me rezultatin 1-2. Me të njëjtin rezultat 1-2 fitoi edhe Pogradeci në stadiumin “Roza Haxhiu” ndaj Lushnjes.
    Apolonia mundi Kukësin 2-0, ndërsa dy ndeshje u mbyllën në barazim 1-1, Laçi – Iliria dhe Korabi – AF Luftëtari.
    Skënderbeu kryeson kampionatin me 31 pikë, nëntë pikë më shumë se Laçi që ndodhet në vendin e dytë.

  • Kategoria e Parë, renditja/ Laci bën hap të gabuar kundër Besës, Lushnja fiton, Kukësi drejt Kategorisë së Dytë

    Kategoria e Parë, renditja/ Laci bën hap të gabuar kundër Besës, Lushnja fiton, Kukësi drejt Kategorisë së Dytë

    Në ditën e sotme janë zhvilluar katër takime në Kategorinë e Parë. Korabi ka arritur të fitojë ndaj Kukësit duke thelluar akoma më shumë krizën e verilindorëve. Kukësi gjendet me pikë në vendin e fundit dhe me këtë ritëm, duket i rënë në Kategorinë e Dytë. Nga krahu tjetër Lushnja ka fituar ndaj Ilirisë 1-0.
    Një fitore e madhe e djemëve të Bicajt që mundin Ilirinë, duke e hequr akoma më shumë nga dy vendet e para. Besa ka ndalur Lacin në barazimin 0-0, me kurbinasit që nuk përfituan dot nga gabimi i Pogradecit për t’u shkëputur në vendin e dytë. Kastrioti fitoi ndaj Luftëtarit 3-1, për të dalë nga zona e ftohtë e klasifikimit. /Sport Ekspres/
    Besa-Laci 0-0Kastrioti-Luftëtari 3-1Korabi-Kukësi 1-0Lushnja-Iliria 1-0

  • Momente tensioni në Kategorinë e Parë, portieri përplaset me shokun e skuadrës pas golit

    Momente tensioni në Kategorinë e Parë, portieri përplaset me shokun e skuadrës pas golit

    Sfida mes Kastriotit dhe Luftëtarit ka prodhuar një përplasje mes dy lojtarëve të krutanëve. Bëhet fjalë për portierin Mateo Jaupllari dhe mbrojtësin Alesandro Kacbufi.
    Një keqkuptim mes të dyve në minutën e 74-t, bëri që Luftëtari të ngushtonte shifrat. Dy lojtarët nuk reaguan mirë ndaj njëri-tjetrit për këtë rast.

    Kastrioti megjithatë ndodhej në avantazh të sigurt. Në sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë së Parë, po fiton 3-1.

  • Tirana zhytet në fund, mposhtet edhe nga Vora. 4 ndeshje në Kategorinë e Parë: Korabi, Lushnja dhe Kastrioti fitojnë në shtëpi

    Tirana zhytet në fund, mposhtet edhe nga Vora. 4 ndeshje në Kategorinë e Parë: Korabi, Lushnja dhe Kastrioti fitojnë në shtëpi

    Tirana ka pësuar humbjen e katërt rresht, këtë herë është mposhtur 0-2 nga Vora, në ndeshjen e luajtur në “Selman Stërmasi”, e vlefshme për javën e 11-të. Në stadium kishte shumë pak tifozë bardheblu, të zhgënjyer nga gjendja aktuale e ekipit të tyre.
    Vora e drejtuar nga Arian Bellai gjeti avantazhin që në minutën e 11-të, ku Patrik Bardhi pasi përfitoi një top nga mungesa e vëmendjes së spanjollit Victor Fernandez, e dërgoi atë në rrjetë më një goditje në kufijtë e zonës së rreptësisë.
    Në minutën e 30-të, Kleandro Lleshi shkakton faull brenda zonës ndaj nigerianit Adeloye, arbitri jep 11-metërsh. Godet Irigi Kasalla, topi përfundon në rrjetë. Tafas në njërën anë dhe topi në anën tjetër. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për Vorën.
    Në minutën e 60-të, gjeorgjiani i futur në pjesën e dytë, Tsotne Patsatsia, pretendon për një penallti në zonë, për kontakt me Kasallën, por arbitri e ndëshkon sulmuesin bardheblu me karton të verdhë për simulim. Rezultati final 0-2. Tirana e drejtuar nga Ardian Nuhiu zhytet në fund me 6 pikë në 11 ndeshje, Vora renditet në vendin e gjashtë me 14 pikë.
    Janë luajtur edhe 4 ndeshje në Kategorinë e Parë, ku Kastrioti fitoi në shtëpi 3-1 ndaj Luftëtarit. Korabi fitoi 1-0 në fushën e vetë ndaj Kukësit. Lushnja fitoi 1-0 në frymën e fundit ndaj Ilirisë. Në ndeshjen tjetër, Besa barazoi pa gola ndaj Laçit
    Java e 11-të në Kategorinë e Parë mbyllet nesër me sfidën Apolonia-Skënderbeu.

  • Kategoria e Parë, rezultatet/ Kukësi rrezikon seriozisht Kategorinë e Dytë, Pogradeci kërkon të prish planet e Superiores

    Kategoria e Parë, rezultatet/ Kukësi rrezikon seriozisht Kategorinë e Dytë, Pogradeci kërkon të prish planet e Superiores

    Në Kategorinë e Parë janë zhvilluar disa takime në ditën e sotme. Laci ka arritur të fitojë kundër Lushnjes në shifrat 2-1. Me këtë fitore, kurbinasit mbajnë vendin e dytë, dy pikë më pak se Skënderbeu kryesues, por me një ndeshje më shumë të luajtur.
    Dy ekipet që jemi mësuar t’i shohim në Superiore, këtë herë do të kenë rivalitetin e fortë të Pogradecit. Pogradeci ka mundur Apoloninë 1-0 dhe vjen në vendin e tretë me dy pikë më pak sesa Laci. Ndërkohë Iliria e Fushë Krujës ka barazuar 2-2 me Burrelin duke lënë vendin për Pogradecin. Ajo që bie në sy është padyshim një tjetër humbje e Kukësit me Kastriotin, me verilindorët që mbajnë vendin e fundit në Kategorinë e Parë me vetëm 5 pikë, dukshëm në rrezikun e madh të dërgimit në Kategorinë e Dytë. /Sport Ekspres/
    Luftëtari-Besa 1-2 (Lala 34’/ Chinëendu 30′, Spahiu 38′)Iliria-Burreli 2-2 (Jakubu 74′, Veriu 92’/ Fetaj 23′, Rrapi 79′)Kukësi-Kastrioti 0-1 (Idris 2′)Laçi-Lushnja 2-1 (Myrta 2′, Cena 88’/ Ribaudo 10′)Pogradeci-Apolonia 1-0 (Kasmollari 17′)

  • 2 nëntori, Ditë Zie Kombëtare. FSHF njofton shtyrjen e ndeshjeve

    2 nëntori, Ditë Zie Kombëtare. FSHF njofton shtyrjen e ndeshjeve

    Dita e diel është shpallur Ditë Zie Kombëtare pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se më 2 nëntor ndeshjet e planifikuara në kampionatin “Abissnet Superiore”, Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë, Kategorinë e Tretë, kampionatin e vajzave dhe kampionatet e moshave do të shtyhen.
    Në kampionatin “Abissnet Superiore”, takimet e ditës së diel do të spostohen të hënën në të njëjtin orar, ndërsa ndeshjet që ishin planifikuar për të hënën do të luhen të martën në orën 16:00.
    Abissnet Superiore, java 10
    Tirana – Bylis, 03.11.2025, 14:00
    Dinamo City – Teuta, 03.11.2025, 17:00
    Flamurtari – AF Elbasani, 03.11.2025, 17:00
    FK Vora – Partizani, 04.11.2025, 16:00
    Egnatia – Vllaznia, 04.11.2025, 16:00
    Në Kategorinë e Parë, pesë ndeshjet që ishin planifikuar të luhej të dielën do të spostohen të hënën në orën 14:00. Të gjitha ndeshjet e javës së 10-të të Kategorisë së Parë do të zhvillohen të hënën.
    Kategoria e Parë, java 10
    Iliria – Burreli 03.11.2025 14:00
    Kukësi – Kastrioti 03.11.2025 14:00
    AF Luftëtari – Besa 03.11.2025 14:00
    Laçi – Lushnja 03.11.2025 14:00
    Pogradeci – Apolonia 03.11.2025 14:00
    Skënderbeu – Korabi 03.11.2025 17:00
    Në Kategorinë e Dytë, ndeshjet e Grupit A do të luhen sipas programit të shtunës, ndërsa takimet e Grupit B, të planifikuara për të dielën, do të spostohen të hënën në orën 13:00.
    Partizani B – Devina, 03.11.2025, 13:00
    Oriku – Maliqi, 03.11.2025, 13:00
    Butrinti – Tomori, 03.11.2025, 13:00
    Këlcyra – Eagle Football, 03.11.2025, 13:00
    Ashtu siç është bërë e ditur më parë, në të gjitha ndeshjet e kampionateve “Abissnet Superiore”, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë do të mbahet një minutë heshtje në nder të kujtimit të Fatos Nanos.

  • 2 nëntori, Ditë Zie Kombëtare për Fatos Nanon, FSHF njofton shtyrjen e ndeshjeve

    2 nëntori, Ditë Zie Kombëtare për Fatos Nanon, FSHF njofton shtyrjen e ndeshjeve

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Dita e zisë kombëtare për Nanon, FSHF shtyn të gjitha ndeshjet e të gjitha kampionateve të futbollit

    Dita e zisë kombëtare për Nanon, FSHF shtyn të gjitha ndeshjet e të gjitha kampionateve të futbollit

    Dita e diel është shpallur Ditë Zie Kombëtare pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se më 2 nëntor ndeshjet e planifikuara në kampionatin Superligë, Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë, Kategorinë e Tretë, kampionatin e vajzave dhe kampionatet e moshave do të shtyhen.
    Në Superligë takimet e ditës së diel do të spostohen të hënën në të njëjtin orar, ndërsa ndeshjet që ishin planifikuar për të hënën do të luhen të martën në orën 16:00.
    Superliga, java 10
    Tirana – Bylis, 03.11.2025, 14:00
    Dinamo City – Teuta, 03.11.2025, 17:00
    Flamurtari – AF Elbasani, 03.11.2025, 17:00
    FK Vora – Partizani, 04.11.2025, 16:00
    Egnatia – Vllaznia, 04.11.2025, 16:00
    Në Kategorinë e Parë, pesë ndeshjet që ishin planifikuar të luhej të dielën do të spostohen të hënën në orën 14:00. Të gjitha ndeshjet e javës së 10-të të Kategorisë së Parë do të zhvillohen të hënën.
    Kategoria e Parë, java 10
    Iliria – Burreli 03.11.2025 14:00
    Kukësi – Kastrioti 03.11.2025 14:00
    AF Luftëtari – Besa 03.11.2025 14:00
    Laçi – Lushnja 03.11.2025 14:00
    Pogradeci – Apolonia 03.11.2025 14:00
    Skënderbeu – Korabi 03.11.2025 17:00
    Në Kategorinë e Dytë, ndeshjet e Grupit A do të luhen sipas programit të shtunës, ndërsa takimet e Grupit B, të planifikuara për të dielën, do të spostohen të hënën në orën 13:00.
    Partizani B – Devina, 03.11.2025, 13:00
    Oriku – Maliqi, 03.11.2025, 13:00
    Butrinti – Tomori, 03.11.2025, 13:00
    Këlcyra – Eagle Football, 03.11.2025, 13:00
    Ashtu siç është bërë e ditur më parë, në të gjitha ndeshjet e kampionateve Superligë, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë do të mbahet një minutë heshtje në nder të kujtimit të Fatos Nanos. Ish-kryeministri do përcillet të diel (nesër) për në banesën e fundit me një ceremoni shtetërore.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, shtyhen të gjitha ndeshjet e së dielës

    Ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, shtyhen të gjitha ndeshjet e së dielës

    Dita e diel është shpallur Ditë Zie Kombëtare pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se më 2 nëntor ndeshjet e planifikuara në kampionatin “Abissnet Superiore”, Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë, Kategorinë e Tretë, kampionatin e vajzave dhe kampionatet e moshave do të shtyhen. Në kampionatin “Abissnet Superiore”, takimet e ditës së diel do të spostohen të hënën në të njëjtin orar, ndërsa ndeshjet që ishin planifikuar për të hënën do të luhen të martën në orën 16:00.