Tag: katedrales

  • Letra anonime që alarmoi Parisin: Mos e hapni Katedralen Notre-Dame, do ketë masakër

    Letra anonime që alarmoi Parisin: Mos e hapni Katedralen Notre-Dame, do ketë masakër

    Pas disa pakove të dyshimta të dërguara më herët drejt personaliteteve publike në Francë, një tjetër incident ka alarmuar autoritetet në Paris. Një letër anonime u zbulua të premten pasdite brenda Katedrales së famshme Notre-Dame, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e qytetarëve dhe turistëve.
    Letra u gjet pranë vendit ku vendosen qirinjtë, dhe përmbante një mesazh të daktilografuar me përmbajtje alarmante.
    “Mos e hapni katedralen më 11 dhe 12 tetor. Do të ketë vizitorë të huaj që, me ndihmën e të tjerëve, kanë fshehur thika brenda katedrales gjatë ditëve të fundit. Do të ndodhë një masakër. Ju lutem, mos e hapni katedralen.”, raporton Le Parisien.

    Menjëherë pas zbulimit, punonjësi i dioqezës njoftoi ekipin e sigurisë së objektit. Në atë moment, në katedrale ndodheshin turistë, por autoritetet vendosën të mos evakuojnë godinën. Megjithatë, është kryer një kontroll i hollësishëm në ambientet e saj për të siguruar që asnjë armë nuk ishte fshehur brenda.
    Pavarësisht kërcënimit, katedralja është rihapur të shtunën në mëngjes dhe ka vijuar normalisht aktivitetin, duke mirëpritur mijëra vizitorë.
    “Para rihapjes për publikun këtë mëngjes, është kryer një inspektim i përbashkët sigurie nga ekipi i sigurisë së katedrales dhe forcat e rendit të Drejtorisë së Policisë së Qarkullimit dhe Rendit Publik. Nga kontrolli rezultoi se nuk kishte asnjë rrezik konkret,” njoftoi Prefektura e Policisë së Parisit.

  • Me koncert solemn shënohet 115-vjetori i lindjes së Shën Nënë Terezës dhe 20-vjetori i Katedrales

    Me koncert solemn shënohet 115-vjetori i lindjes së Shën Nënë Terezës dhe 20-vjetori i Katedrales

    Me rastin e 115-vjetorit të lindjes së Shën Nënë Terezës dhe 20- vjetorit të bekimit të gurëthemelit të Katedrales që mban emrin e saj është mbajtur një koncert solemn për të nderuar veprën e shenjtores së njohur në mbarë botën, shkruan KultPlus.

    Ky aktivitet solemn i cili ka mbledhur personalitete të shumta nga arti, kultura, religjioni dhe politika është organizuar nga Ipeshkvia Prizren-Prishtinë në bashkëpunim me Qendrën për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore (QTSHK).

    Pjesa e parë e mbrëmjes iu dedikua fjalimeve përshëndetëse, ligjëratës historike nga Don Shan Zefi për 20-vjetorin e gurthemelit të Katedrales dhe dokumentarit me pamje arkivore nga dita e bekimit të gurëthemelit.

    Ndërsa, pjesa e dytë solli një program të pasur artistik me: Besiana Mehmedi (mezzosoprano), Mariana Leka (soprano), Gerald Murra (tenor), Bledar Domi (bas), Rudina Ciko (piano), kori “Të Mirët e Kombit” nën drejtimin e dirigjentit të njohur Zhani Ciko.

    Një atmosferë e paharrueshme me tinguj që vallëzonin në hapësirën e madhe të këtij objekti të rëndësishëm religjioz u dha përmes veprave të njohura si: “Ave verum corpus”- “W.A. Mozart, “Ombra mai fu nga opera Xerxes”-G.F. Handel, “Pieta, Signore”- A. Stradella, “Panis Angelicus”- Cesar Franck, “Lamtumirë”- Lorenc Antoni, “Aria e Rozafës”- Imzot Mikel Koliqi, “Nënës së mirë”- Gjon Gjeveleka”, “Fanar”-S. Piraj, “Me gjak shqiptari”- Gj.Simoni, “La Vergine degli angeli nga La forza del destino”-G. Verdi, “Valsi i lumturisë”- A.Mula, “Happy Birthday”- Chopin, “Ti më je si një gonxhe”.

    Ndërkaq, aktorja Safete Rogova e veshur me “sari”-n që e mbante veshur e madhja e popullit shqiptar, në një mënyrë shumë origjinale solli “Lutjet e Shën Nënë Terezës” duke bërë thirrje për paqe, mëshirë dhe dashuri. Aktori Xhevat Limani përmes performancës së tij solli në skenë figurën e “Skënderbeut”, duke sjellë porosi për mbrojtjen e atdheut dhe bashkimin e trojeve shqiptare.

    Në këtë mbrëmje dedikuar misionares së shenjtë, me mirënjohje për kontributin e saj ndaj Ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën e vitit 1999 u nderua Stanë Pjetër Gashi- Nëna e UÇK-së, nga Ipeshkëvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

    Në fjalimin e tij, Imzot Dodë Gjergji, përmes fjalëve të Shën Nënë Terezës ka bërë thirrje për të kontribuar për vendin.

    “Nga viti 1997 kur ajo kaloi në amshim, ia shtrëngoi dorën e Zotit, dhe ka vazhduar të thotë të njëjtën fjalë, jam i bindur me fe, bën diçka për popullin tim. Dhe, me të vërtetë me Nënë Terezën qielli është afruar më afër popullit tonë, sikurse edhe populli jonë është afruar më afër qiellit, sepse një kishë e këtij vendi i dhuroi botës një nënë të bamirësisë, mirësisë, butësisë, vuajtjes, shërbimit dhe sakrificës. Ai nga qielli na dhuroi një shenjtëreshë, një shenjtëreshë e cila vazhdon të ndritë zemrat e të gjithë njerëzve” ka thënë Imzot Dodë Gjergji.

    Kurse, artisti i njohur i skenës, dirigjenti Zhani Ciko ka thënë se e ka lumturuar pjesëmarrja në këtë përvjetor të rëndësishëm të figurës së Shën Nënë Terezës dhe të katedrales qe mban emrin e saj.

    “Po nderojmë me modestinë tonë artistike dhe qytetare një figurë shumë të madhe. Unë jam i lumtur që kam në krah partnerë dhe kolegë të artit, një numër të shkëlqyer të tyre. Jam i lumtur dhe e quaj për nder që jam i ftuar sot të jap kontributin tim në këtë drejtim”, ka thënë dirigjenti Zhani Ciko.

    Ndërkaq, udhëheqësja e mbrëmjes artistike dhe solistja Besiana Mehmedi ka thënë se programi për një figurë kaq domethënëse është realizuar në saje të një përkushtimi të veçantë.

    “Koncerti solemn ‘Shën Nënë Tereza- Nëna e mbarë globit’ është bërë më një dashuri dhe përkushtim të jashtëzakonshëm. Faleminderit që keni mbushur këtë katedrale të kryeqytetit tonë plotë dhe na keni mbushur zemrat plot”, ka thënë ajo.

    Anjezë Gonxhe Bojaxhiu- Nëna Terezë ka lindur më 26 gusht 1910 në Shkup. Me misionin e saj u shëndrrua në një nga personalitetet më me ndikim në botë, duke fituar edhe Çmimin Nobel për Paqe (1979). Shën Nënë Tereza u përkujdes për 960 mijë të sëmurë në mbarë botën në 213 qendra dhe është përkujdesur për 47 mijë viktima me lebrozë. Në vitin  2003 është shpallur e Lume nga Papa Gjon Pali II, ndërsa në vitin 2016 është shpallur Shenjtore nga Papa Françesku./ KultPlus.com

  • Sura e Kuranit në Katedralen e Palermos!

    Sura e Kuranit në Katedralen e Palermos!

    Jahja Drancolli

    Mbishkrimi daton në kohën e dominimit arab në Siçili, rreth viteve 820-1070, kur vendi ku ndodhet sot katedralja strehonte Xhaminë e Madhe të Bal’harmit, emri arab i Palermos. Ky mbishkrim arab në një kolonë katedrale është krejtësisht i dukshëm edhe sot e kësaj dite. Për sa i përket autenticitetit të tij, nuk duket se është vërtetuar asnjë hipotezë e kundërt. Duhet thënë se gdhendja në kolonën e katedrales nuk është e vetmja e këtij lloji në kishat e Palermos. Shembuj të tjerë të ngjashëm përfaqësohen nga një mbishkrim arab në kolonën dhe kupolën e kishës Martorana i vitit 1149 (kisha i përket Eparkisë së Piana degli Albanesi), si dhe nga mbishkrimet në tavanet e Capella Palatina te viteve 1129 -40!

    Ndër bukuritë e Katedrales, një detaj i vogël shpesh kalon pa u vënë re. Është një mbishkrim kurioz në arabisht të gdhendur në një kolonë.

    Katedralja e Palermos qëndron në vendin ku u ndërtua një nga kishat e para të hershme të krishtera e ndërtuar në shek. IV të erës sonë. Ajo më vonë është shkatërruar nga shpërnguljet e vandalëve, të cilët plaçkitën dhe vunë zjarrin në gjithë zonën (440). Mbi rrënojat e kësaj kishe në vitin 590 është ndërtuar Bazilika Santa Maria, e cila u bë pikë referimi për besimtarët e Palermos.

    Me ardhjen e arabëve, në shekullin IX, pjesa e madhe e kishave u shndërruan në xhami. Nëse për shumicën e kishave transformimi në xhami kërkonte ndryshime minimale, për bazilikën kryesore projektet ishin krejt të ndryshme. Komuniteti i madh mysliman që sapo kishte lindur në Palermo, kishte nevojë për një xhami të madhe, të quajtur Gami, ku besimtarët mund të mblidheshin për festimet kryesore. Prandaj, ndërtesa ekzistuese u rinovua dhe u zgjerua ndjeshëm. Në një kohë të shkurtër ajo u shndërrua në Xhaminë e Madhe të Palermos, një monument impozant, që sipas kronikës së kohës mund të mbante deri në 7000 njerëz.

    Sundimi arab përfundoi në vitin 1072, kur normanët të udhëhequr nga Roberto il Guiscardo e Ruggero d’Altavilla morën qytetin, duke riinstaluar zyrtarisht kultin e krishterë. Xhamia e madhe u ripërkushtua dhe u përdor si kishë. Ndërtesa mbeti praktikisht e pandryshuar deri në vitin 1169, kur një tërmet i fortë e dëmtoi rëndë. Atëherë, argjipeshkvi i Palermos Gualtiero Offamilio filloi punën për ndërtimin e katedrales madhështore. Pavarësisht nëse kjo histori është e vërtetë apo jo, është e sigurt që rindërtimi u lehtësua nga ripërdorimi i materialeve që përbënin xhaminë e shekullit IX, e cila, duke qenë tashmë në vend, lejonte pjesërisht të kursente në nxjerrjen dhe transportin e blloqeve të reja prej guri dhe mermeri. Kjo shpjegon pse një nga kolonat e xhamisë së vjetër, e kompletuar me një mbishkrim arab nga Kurani, u ripërdor për ndërtesën e re! /Trungu & InforCulture.info

  • Sura e Kuranit në Katedralen e Palermos!

    Sura e Kuranit në Katedralen e Palermos!

    Jahja Drancolli

    Mbishkrimi daton në kohën e dominimit arab në Siçili, rreth viteve 820-1070, kur vendi ku ndodhet sot katedralja strehonte Xhaminë e Madhe të Bal’harmit, emri arab i Palermos. Ky mbishkrim arab në një kolonë katedrale është krejtësisht i dukshëm edhe sot e kësaj dite. Për sa i përket autenticitetit të tij, nuk duket se është vërtetuar asnjë hipotezë e kundërt. Duhet thënë se gdhendja në kolonën e katedrales nuk është e vetmja e këtij lloji në kishat e Palermos. Shembuj të tjerë të ngjashëm përfaqësohen nga një mbishkrim arab në kolonën dhe kupolën e kishës Martorana i vitit 1149 (kisha i përket Eparkisë së Piana degli Albanesi), si dhe nga mbishkrimet në tavanet e Capella Palatina te viteve 1129 -40!

    Ndër bukuritë e Katedrales, një detaj i vogël shpesh kalon pa u vënë re. Është një mbishkrim kurioz në arabisht të gdhendur në një kolonë.

    Katedralja e Palermos qëndron në vendin ku u ndërtua një nga kishat e para të hershme të krishtera e ndërtuar në shek. IV të erës sonë. Ajo më vonë është shkatërruar nga shpërnguljet e vandalëve, të cilët plaçkitën dhe vunë zjarrin në gjithë zonën (440). Mbi rrënojat e kësaj kishe në vitin 590 është ndërtuar Bazilika Santa Maria, e cila u bë pikë referimi për besimtarët e Palermos.

    Me ardhjen e arabëve, në shekullin IX, pjesa e madhe e kishave u shndërruan në xhami. Nëse për shumicën e kishave transformimi në xhami kërkonte ndryshime minimale, për bazilikën kryesore projektet ishin krejt të ndryshme. Komuniteti i madh mysliman që sapo kishte lindur në Palermo, kishte nevojë për një xhami të madhe, të quajtur Gami, ku besimtarët mund të mblidheshin për festimet kryesore. Prandaj, ndërtesa ekzistuese u rinovua dhe u zgjerua ndjeshëm. Në një kohë të shkurtër ajo u shndërrua në Xhaminë e Madhe të Palermos, një monument impozant, që sipas kronikës së kohës mund të mbante deri në 7000 njerëz.

    Sundimi arab përfundoi në vitin 1072, kur normanët të udhëhequr nga Roberto il Guiscardo e Ruggero d’Altavilla morën qytetin, duke riinstaluar zyrtarisht kultin e krishterë. Xhamia e madhe u ripërkushtua dhe u përdor si kishë. Ndërtesa mbeti praktikisht e pandryshuar deri në vitin 1169, kur një tërmet i fortë e dëmtoi rëndë. Atëherë, argjipeshkvi i Palermos Gualtiero Offamilio filloi punën për ndërtimin e katedrales madhështore. Pavarësisht nëse kjo histori është e vërtetë apo jo, është e sigurt që rindërtimi u lehtësua nga ripërdorimi i materialeve që përbënin xhaminë e shekullit IX, e cila, duke qenë tashmë në vend, lejonte pjesërisht të kursente në nxjerrjen dhe transportin e blloqeve të reja prej guri dhe mermeri. Kjo shpjegon pse një nga kolonat e xhamisë së vjetër, e kompletuar me një mbishkrim arab nga Kurani, u ripërdor për ndërtesën e re!