Tag: katarit

  • Sulmi izraelit në Doha, vriten 6 anëtarë të Hamasit

    Sulmi izraelit në Doha, vriten 6 anëtarë të Hamasit

    Grupi palestinez Hamas ka konfirmuar se gjashtë anëtarë të tij janë vrarë gjatë sulmit izraelit të kryer në Doha, Katar, përfshirë një anëtar të forcave të sigurisë së Katarit.
    Mes viktimave është edhe djali i udhëheqësit të Hamasit, Khalil Al-Hayya, si dhe tre punonjës nga stafi i tij personal, shkruan Sky News.
    “Netanyahu dhe qeveria e tij nuk duan të arrijnë marrëveshje për paqe”, tha Hamasi përmej një deklarate.

    Hamasi ka reaguar ashpër pas sulmit, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë bashkëpërgjegjëse për aktin. Sipas tyre, qëllimi i sulmit ishte goditja e delegacionit negociator, por tentativa ka dështuar.
    Situata vjen në një kohë tensioni të lartë në rajon, ndërsa përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi mbeten të ngrira.
    Tensionet në Lindjen e Mesme u përshkallëzuan më tej pas sulmiy ajror të Izraelit në kryeqytetin e Katarit, Doha, me qëllim goditjen e udhëheqësve të lartë të Hamasit.
    Sipas Hamasi, nga sulmi humbën jetën gjashtë persona, përfshirë edhe një anëtar të forcave të sigurisë së Katarit, por ekipi udhëheqës i Hamasit i mbijetoi sulmit.
    Pamjet e publikuara pas ngjarjes tregojnë dëme të rënda në një ndërtesë në pjesën veriore të Dohas.
    Katari, vendi ku po zhvilloheshin negociatat indirekte mes Izraelit dhe Hamasit, ka reaguar ashpër, duke e cilësuar sulmin si një “shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar.”
    Nga ana tjetër, Ushtria izraelite (IDF) ka deklaruar se kreu një “sulm të saktë”, ndërsa Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se “nuk do të ketë imunitet për udhëheqësit e Hamasit, kudo që të jenë.”
    Sipas analistëve ndërkombëtarë, sulmi tregon se Izraeli po e mbyll derën e bisedimeve dhe po ndjek një strategji përshkallëzimi të drejtpërdrejtë.

  • OKB dënon sulmin në Doha: Shkelje flagrante mbi sovranitetin dhe integritetin territorial të Katarit

    OKB dënon sulmin në Doha: Shkelje flagrante mbi sovranitetin dhe integritetin territorial të Katarit

    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka dënuar sulmin izraelit mbi Doha të Katarit duke thënë se përbën “shkelje flagrante të sovranitetit dhe integritetit territorial të Katarit”.
    Duke folur në një konferencë për shtyp pak çaste pas sulmit ndaj udhëheqësve të Hamas në Katar, Guterres e ka përshkruar Katarin si “një vend që ka luajtur një rol shumë pozitiv për të arritur një armëpushim dhe lirimin e të gjithë pengjeve”.
    Ai kërkoi nga palët të punojnë për të arritur një armëpushim të përhershëm dhe jo për ta shkatërruar atë.
    “Të gjitha palët duhet të punojnë për të arritur një armëpushim të përhershëm, jo për ta shkatërruar atë”, tha shefi i OKB-së.

  • “Samiti i Zjarrit” që tronditi Katarin, detajet e sulmit izraelit

    “Samiti i Zjarrit” që tronditi Katarin, detajet e sulmit izraelit

    Me një sulm të paprecedentë në territorin e Katarit, që duket se është autorizuar nga Presidenti Donald Trump, shteti hebre përpiqet të eliminojë të gjithë udhëheqjen e Hamasit. Operacioni, i organizuar nga forcat e armatosura izraelite dhe nga Shin Bet, shërbimi i inteligjencës së brendshme, është pagëzuar me emrin “Atzeret HaDin”, (Samiti i Zjarrit) dhe ka përfshirë avionë luftarakë që kanë fluturuar 1.800 kilometra nga Izraeli në Doha.
    Në orët e pasdites, në kryeqytetin e Katarit janë dëgjuar shpërthime në disa pjesë të qytetit.
    “Një sulm i ulët i kryer nga Izraeli ka goditur ndërtesa banimi ku strehohen disa anëtarë të zyrës politike të Hamasit”, deklaroi Majed al-Ansari, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit.
    Kush e udhëheq Hamasin?
    Pas vrasjes së Yahya Sinwar në tetor 2024, Hamasi nuk ka emëruar zyrtarisht një lider suprem të ri: drejtimi është besuar një drejtorati prej pesë anëtarësh, të përbërë nga Muhammad Darwish, Khalil al-Hayya, Khaled Meshaal, Zael Jabbarin dhe Nizar Awadallah. Midis tyre, Darwish duket se ka fituar një rol më të lartë, të paktën përfaqësues institucional, siç dëshmon vizita e fundit e grupit në Iran: Darwish ishte i pari që përshëndeti ajatollahun Ali Khamenei.
    Forcat e armatosura izraelite kanë konfirmuar zyrtarisht operacionin.
    “Për vite me radhë, këta anëtarë të Hamasit kanë udhëhequr operacionet e organizatës terroriste, janë përgjegjës për masakrën e 7 tetorit dhe kanë orkestruar luftën kundër Izraelit”, thuhet në deklaratë.
    Kush ishte në shënjestër të sulmit?
    Informacionet janë ende të pakta dhe të pavërtetuara. Televizionet saudite raportojnë për katër vrasje mes “zyrtarëve të lartë” të lëvizjes islamiste palestineze, por Hamasi, për momentin, mohon vdekjen e udhëheqësve të tij. Mediat e Katarit dhe ato saudite bien dakord se Khalil al-Hayya ishte mes objektivave.
    Anëtar i lartë i Zyrës Politike të Hamasit, që nga fillimi i luftës në Gaza ai ka udhëhequr ekipin negociator në Doha dhe mbetet përgjegjës politik për Rripin e Gazës. Pikërisht përmes tij u bë e ditur se Hamasi, tre javë më parë, kishte pranuar “pa kushte” propozimin për armëpushim të paraqitur nga Katari dhe Egjipti. I lindur në Gaza në vitin 1960, ai konsiderohet si një nga njerëzit më të afërt me Sinwarin, ideatorin e sulmit të 7 tetorit.
    Sipas një gazetari të AFP-së në Doha, shpërthimet ndodhën brenda një kompleksi që strehon Hamasin.
    Ka raportime se sulmi ndodhi teksa po zhvillohej një takim i nivelit të lartë të Hamasit për të përcaktuar pozicionin e grupit ndaj negociatave me Izraelin, dhe pikërisht ky “Samit i Zjarrit” i ka dhënë emrin operacionit.
    Para se IDF të konfirmonte sulmin, televizioni irakian Sabrin News raportoi se objektivi ishte selia qendrore e Hamasit në Doha. Në takim thuhet se morën pjesë al-Hayya, Meshaal, Darwish, Razi Hamad dhe Izzat al-Rishq.
    Kanali saudit Al Arabiya pretendon se al-Hayya është vrarë, pasi në shënjestër ka qenë zyra e tij. Al Hadath, një tjetër kanal saudit, shton se edhe Zael Jabareen (përgjegjës për Hamasin në Bregun Perëndimor), Khaled Meshaal (i lindur në Silwad në Bregun Perëndimor në vitin 1956, ka udhëhequr Hamasin nga 1996 deri në 2017) dhe Nizar Awadallah (anëtar i politbyrosë, ishte një nga të besuarit e sheikut Yassin, themeluesit të Hamasit) mund të jenë vrarë.
    Megjithatë, siç u tha, Hamasi për momentin mohon këto lajme.

  • Sulmi në Katar, reagon Izraeli: Amerika ishte e informuar

    Sulmi në Katar, reagon Izraeli: Amerika ishte e informuar

    Bota E Martë, 9 Shtator 2025 16:21
    Një zyrtar izraelit tha se Shtetet e Bashkuara ishin informuar paraprakisht për sulmin që u zhvillua në Doha të Katarit këtë të martë. Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar mbi sulmin. Izraeli bombardoi disa zona në Doha dhe tha se objektivi ishin zyrtarë të lartë të Hamasit. “Para sulmit, u morën masa për të zbutur dëmin ndaj civilëve, duke përfshirë përdorimin e municioneve të sakta dhe inteligjencës shtesë”, tha ushtria në një deklaratë.
    Shteti i Katarit ka dënuar me ashpërsi sulmin izraelit që goditi ndërtesa banimi në kryeqytetin Doha, ku ndodheshin disa anëtarë të Byrosë Politike të Hamasit. Në një deklaratë zyrtare të shpërndarë në rrjetin social X, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari, e cilësoi këtë akt si një “sulm kriminal të turpshëm” dhe një shkelje flagrante të të gjitha ligjeve dhe normave ndërkombëtare.

    Al Ansari theksoi se sulmi përbën një kërcënim serioz për sigurinë dhe jetën e qytetarëve të Katarit, si dhe të rezidentëve të huaj në vend. Ai konfirmoi se forcat e sigurisë, mbrojtja civile dhe autoritetet përkatëse reaguan menjëherë për të menaxhuar pasojat dhe për të garantuar sigurinë e banorëve dhe zonave përreth. “Katari nuk do të tolerojë sjelljen e papërgjegjshme të Izraelit, as cenimin e sigurisë dhe sovranitetit të tij. Ky akt përbën një rrezik të madh për stabilitetin rajonal”, thuhet në deklaratë.

  • VIDEO/ Izraeli sulmon zyrtarët e Hamasit në Katar, raportohet për shpërthime

    VIDEO/ Izraeli sulmon zyrtarët e Hamasit në Katar, raportohet për shpërthime

    Shpërthime të shumta janë dëgjuar në Doha, Katar ditën e sotme sipas dëshmitarëve që folën për Reuters.
    Një dëshmitar tha se mbi lagjen Katara të kryeqytetit të Katarit dallohej tym.

    Reporte sobre explosiones en Doha, Catar.Se trataría aparentemente de un intento de asesinato.
    Se continuará actualizando en caso necesario/relevancia.

    Moked Bitajón pic.twitter.com/phTPDFh0ZI
    — Moked Bitajon X (@Moked_Bitajon) September 9, 2025

    Ushtria izraelite konfirmoi se kishte kryer një sulm që synonte zyrtarë të lartë të Hamasit në Katar, por nuk specifikoi se ku ndodhi sulmi.
    “Ne sulmuam udhëheqjen e Hamasit në Katar, përfshirë Khalil al-Haya dhe Jabarin. Po presim rezultatet e sulmit”, tha një zyrtar izraelit për Kanalin 12 të Izraelit.

    Another video showing the Israeli attack on Doha. pic.twitter.com/YcnICBpEnJ
    — Clash Report (@clashreport) September 9, 2025

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dhënë dritën jeshile sulmit izraelit ndaj Katarit, sipas një zyrtari të lartë izraelit.
    Al Jazeera, duke cituar një burim nga Hamasi, theksoi se objektivi i sulmit izraelit ishin anëtarët e ekipit negociues të organizatës që po takoheshin në kryeqytetin e Katarit.

  • Izraeli kryen operacion në Katar, sulmon udhëheqjen e Hamasit

    Izraeli kryen operacion në Katar, sulmon udhëheqjen e Hamasit

    Izraeli kreu një sulm kundër udhëheqjes së Hamasit në Doha, tha një burim izraelit për CNN, pasi një shpërthim u dëgjua në kryeqytetin e Katarit.

    Nuk dihet kush ishte në shënjestër, por udhëheqësit e Hamasit e kanë përdorur kryeqytetin e Katarit si seli jashtë Gazës prej vitesh.
    Të hënën, kryenegociatori i Hamasit, Khalil Al-Hayya, u takua me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, në Doha.
    Sulmi duket se shënon herën e parë që Izraeli ka ndërmarrë një operacion në Katar.

    Top Channel

  • Sulmi izraelit, reagon Katari: Nuk do t’i tolerojmë sjelljet kriminale e të turpshme

    Sulmi izraelit, reagon Katari: Nuk do t’i tolerojmë sjelljet kriminale e të turpshme

    Shteti i Katarit ka dënuar me ashpërsi sulmin izraelit që goditi ndërtesa banimi në kryeqytetin Doha, ku ndodheshin disa anëtarë të Byrosë Politike të Hamasit. Në një deklaratë zyrtare të shpërndarë në rrjetin social X, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari, e cilësoi këtë akt si një “sulm kriminal të turpshëm” dhe një shkelje flagrante të të gjitha ligjeve dhe normave ndërkombëtare, përcjell A2 CNN.
    Al Ansari theksoi se sulmi përbën një kërcënim serioz për sigurinë dhe jetën e qytetarëve të Katarit, si dhe të rezidentëve të huaj në vend. Ai konfirmoi se forcat e sigurisë, mbrojtja civile dhe autoritetet përkatëse reaguan menjëherë për të menaxhuar pasojat dhe për të garantuar sigurinë e banorëve dhe zonave përreth.
    “Katari nuk do të tolerojë sjelljen e papërgjegjshme të Izraelit, as cenimin e sigurisë dhe sovranitetit të tij. Ky akt përbën një rrezik të madh për stabilitetin rajonal”, thuhet në deklaratë.
    Autoritetet e Katarit kanë nisur hetime në nivelin më të lartë dhe kanë paralajmëruar se detaje të tjera mbi incidentin do të bëhen publike sapo të jenë të disponueshme.

  • Katari kërcënon Evropën: ‘Tërhiqni menjëherë këto vendime ose….”

    Katari kërcënon Evropën: ‘Tërhiqni menjëherë këto vendime ose….”

    Në një letër drejtuar Komisionit Evropian (KE) dhe qeverisë belge, e cila u sigurua nga e përditshmja gjermane Welt am Sonntag, qeveria e Katarit kërcënoi anëtarët e Bashkimit Evropian me pezullimin e furnizimit me gaz natyror të lëngshëm (LNG) nëse rregulloret kontroverse për mbrojtjen e mjedisit nuk tërhiqen.
    Le t’ju kujtojmë se Katari është furnizuesi i tretë më i madh i gazit natyror në Evropë, furnizimet e të cilit po fitojnë rëndësi shtesë për shkak të vendimit të BE-së për të ndërprerë plotësisht rrjedhën e gazit nga Rusia.
    Direktiva kontraverse
    Në një letër drejtuar qeverisë belge të datës 21 maj, ministri i Energjisë i Katarit, Saad Sherida al-Kaabi, deklaroi se vendi po i përgjigjet Direktivës së BE-së për Qëndrueshmërinë e Korporatave (CSDDD), e cila kërkon që kompanitë e mëdha që operojnë në BE të identifikojnë dhe adresojnë çështjet e të drejtave të njeriut dhe mjedisit në zinxhirët e tyre të furnizimit.
    “Thënë thjesht, nëse nuk bëhen ndryshime të mëtejshme në CSDDD, Shteti i Katarit dhe Qatar Energy, tha al-Kaabi, nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse të shqyrtojnë seriozisht tregjet alternative jashtë BE-së për LNG-në e tij dhe produktet e tjera, të cilat ofrojnë një mjedis biznesi më të qëndrueshëm dhe mikpritës,” raportoi Reuters, duke cituar citate nga letra e lartpërmendur e botuar nga Welt am Sonntag.
    Një zëdhënës i Komisionit Evropian konfirmoi për Reuters se kishte marrë letrën, duke zbuluar se Komisioni dhe shtetet anëtare të BE-së po negocionin aktualisht ndryshime në direktivën e qëndrueshmërisë korporative.
    “Tani është në dorën e tyre të negociojnë dhe të miratojnë ndryshimet thelbësore të thjeshtimit të propozuara nga Komisioni”, tha zëdhënësi.
    Brukseli më herët këtë vit propozoi ndryshime në direktivën e qëndrueshmërisë korporative për të ulur kërkesat, duke përfshirë shtyrjen e lançimit të saj me një vit, në mesin e vitit 2028, dhe kufizimin e kontrolleve që kompanitë do të duhet të kryejnë në zinxhirët e tyre të furnizimit. Kompanitë që nuk i përmbushin kërkesat mund të përballen me gjoba deri në pesë përqind të xhiros së tyre globale, shtoi Reuters.
    Rifokus në Azi
    Saad al-Kaabi dërgoi paralajmërimin në emër të qeverisë së Katarit, si dhe Qatar Energy, ku ai është drejtor ekzekutiv dhe e cila ka kontrata afatgjata me kompanitë evropiane për të furnizuar LNG. Nëse BE do të këmbëngulte në direktivë, kompanitë që bashkëpunojnë me Qatar Energy do të preken nga penalitetet.
    “As Shteti i Katarit dhe as Qatar Energy nuk kanë ndonjë plan për të arritur zero emetime neto të CO2 në të ardhmen e afërt“, thuhet në letrën e Kaabit. Katari gjithashtu ka dërguar sinjale gjatë vitit të kaluar se kompania e tij shtetërore e LNG-së nuk do të mbajë koston e mundshme shtesë të të bërit biznes me Evropën, por do t’i drejtohet tregjeve të tjera.
    Vlerësohet se Katari mund t’i ridrejtojë lehtësisht furnizimet e tij në Kinë, Indi dhe tregje të tjera aziatike. Megjithatë, disa media evropiane kanë kujtuar se ambicia e Katarit është të dyfishojë prodhimin e tij të LNG-së në mënyrë që të forcojë rolin e tij energjetik në Azi dhe Evropë. Prodhimi aktual i LNG-së i Katarit është 77 milionë ton dhe është planifikuar të zgjerohet në 142 milionë ton në vit deri në vitin 2027.
    ksportet e LNG-së të Katarit në BE u rritën me 13.7 përqind në tremujorin e parë të vitit 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas Al-Sharq, eksportet e gazit të Katarit në Evropë në tremujorin e parë të vitit 2024 arritën në rreth 2.33 milionë ton dhe në gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar arritën në rreth 2.65 milionë ton.
    Evropa blen sasitë më të mëdha të LNG-së nga Shtetet e Bashkuara, rreth 50 përqind të konsumit vjetor. Rusia mbetet në vendin e dytë me një pjesëmarrje të konsumit evropian prej 17 përqind, ndërsa Katari dhe Algjeria janë afërsisht të barabarta në vendin e tretë dhe të katërt me pjesëmarrje prej rreth nëntë përqind, të cilat ndryshojnë në varësi të kohës së vitit.
    Sasi të konsiderueshme të LNG-së shkojnë gjithashtu në Evropë nga Nigeria dhe Angola, por në rast të përkeqësimit të marrëdhënieve midis BE-së dhe Katarit dhe ndërprerjes së paralajmëruar të furnizimeve nga Rusia, vetëm Shtetet e Bashkuara mund ta mbyllin hendekun e nevojshëm. /tesheshi.com/

  • Katari kërcënon Evropën me ndërprerje të furnizimit me gaz

    Katari kërcënon Evropën me ndërprerje të furnizimit me gaz

    Katari ka kërcënuar të ndërpresë furnizimet me gaz për Bashkimin Evropian në përgjigje të ligjit të bllokut për kujdesin e duhur mbi punën e detyruar dhe dëmtimin e mjedisit. Kjo dëshmohet nga letra e Katarit drejtuar qeverisë belge.

    Katari është eksportuesi i tretë më i madh në botë i gazit natyror të lëngshëm (LNG) pas Shteteve të Bashkuara dhe Australisë. Ai ka furnizuar 12% deri në 14% të LNG-së së Evropës që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

    Në një letër drejtuar qeverisë belge të datës 21 maj, Ministri i Energjisë i Katarit, Saad al-Kaabi, deklaroi se vendi po reagonte ndaj Direktivës së BE-së për Kontrollin e Duhur të Qëndrueshmërisë Korporative (CSDDD), e cila kërkon që kompanitë më të mëdha që operojnë në BE të identifikojnë dhe adresojnë çështjet e të drejtave të njeriut dhe mjedisit në zinxhirët e tyre të furnizimit.

    ‘Thënë thjesht, nëse nuk bëhen ndryshime të mëtejshme në CSDDD, Shteti i Katarit dhe QatarEnergy nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse të shqyrtojnë seriozisht tregjet alternative jashtë BE-së për LNG-në tonë dhe produktet e tjera që ofrojnë një mjedis biznesi më të qëndrueshëm dhe të favorshëm’, thuhet në letër.

    Një zëdhënës i përfaqësisë së Belgjikës në BE nuk pranoi të komentonte mbi letrën, e cila u raportua për herë të parë nga gazeta gjermane Welt am Sonntag.

    Komisioni Evropian mori gjithashtu një letër nga Katari të datës 13 maj, tha një zëdhënës i Komisionit për Reuters, duke vënë në dukje se ligjvënësit e BE-së dhe vendet e BE-së tani po negociojnë ndryshime në CSDDDD.

     ‘Tani u takon atyre të bien dakord dhe të miratojnë ndryshimet thelbësore në lidhje me thjeshtimin e propozuar nga Komisioni’, tha zëdhënësi.

     

  • Katari, ndërmjetësi kryesor i paqes në Lindjen e Mesme! Si e fitoi besimin e SHBA-ve?!

    Katari, ndërmjetësi kryesor i paqes në Lindjen e Mesme! Si e fitoi besimin e SHBA-ve?!

    Më 13 qershor, vetëm disa orë pas një sulmi izraelit në Teheran, presidenti amerikan Donald Trump kontaktoi Katarin, duke kërkuar ndihmën e emirit Sheik Tamim për të bindur Iranin të negocionte. Edhe pse Irani refuzoi bisedimet nën kërcënimin e sulmeve, Katari u përfshi menjëherë në përpjekjet për të ulur tensionet, duke vepruar si një urë mes SHBA-ve dhe Iranit gjatë luftës 12-ditore që pasoi.
    Katari, vend i vogël, por me ndikim, ruan marrëdhënie të mira si me Iranin, ashtu edhe me SHBA-të aleaten e saj më të madhe dhe mikpritësen e bazës më të madhe ushtarake amerikane në rajon. Kjo e vë atë në një pozitë delikate, sidomos në kohë konflikti. Më 22 qershor, një tjetër përshkallëzim ndodhi kur SHBA goditi objektet bërthamore iraniane. Irani, si kundërpërgjigje simbolike, lëshoi raketa drejt bazës ajrore al-Udeid në Katar, por falë koordinimit të mëparshëm me SHBA-në dhe autoritetet katariase, dëmet ishin minimale dhe nuk pati viktima.

    Katari e dënoi sulmin, por nuk reagoi ushtarakisht, duke zgjedhur diplomacinë mbi konfrontimin. Kjo manovër e zgjuar u pa si një sakrificë për të ruajtur paqen dhe për të shmangur një përplasje më të gjerë në rajon. Falë këtij qëndrimi, më 24 qershor, kryeministri katarias arriti të bindte Iranin të pranonte një armëpushim, duke i dhënë fund konfliktit.
    Ky episod e vuri në pah rolin që në heshtje Katari ka ndërtuar ndër vite si ndërmjetësues global. Përtej Lindjes së Mesme, Katari është përfshirë në negociata për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, lirimin e pengjeve nga Irani e Hamas, kthimin e fëmijëve ukrainas nga Rusia dhe marrëveshje paqeje në Afrikë e Amerikën Latine. Në korrik 2025, Katari është i angazhuar në 10 procese aktive ndërmjetësimi, duke përfshirë edhe dialogun SHBA–Venezuelë dhe bisedimet e vazhdueshme mes Izraelit dhe Hamasit.
    Në një rajon të trazuar, Katari ka ndërtuar reputacionin e një ndërmjetësi të besueshëm. Megjithëse është një vend i vogël, me një popullsi ku shumica janë të huaj dhe një elitë të pasur të përqendruar, ai përdor diplomacinë si armën më të fortë për të ruajtur sigurinë e vet dhe për të ndikuar në zhvillimet globale.
    Sot, Doha është kthyer në një qendër të rëndësishme të diplomacisë ndërkombëtare, duke zëvendësuar në shumë raste Gjenevën apo Oslon, dhe duke treguar se edhe një shtet i vogël mund të luajë një rol të madh në politikën botërore.
    Katari nga anonimati në skenën globale brenda 54 vitesh
    Që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1971, Katari ka kaluar nga një vend pothuajse i panjohur në një aktor të rëndësishëm global. Në dekadat e para, vendi nuk kishte ndikim ekonomik, politik apo kulturor si fqinjët e tij, dhe shihej si i varur nga Arabia Saudite. Ndryshimi erdhi në vitet ’90, kur u zbuluan rezervat gjigante të gazit natyror në fushën South Pars/North Dome, burimi më i madh i gazit në botë, që ndan me Iranin. Brenda pak vitesh, Katari u bë eksportuesi kryesor i gazit të lëngshëm (LNG), gjë që e rriti pasurinë dhe ambiciet e tij.
    Në vitin 1995, emiri Hamad bin Khalifa al-Thani mori pushtetin përmes një puçi kundër të atit dhe nisi një strategji për ta kthyer Katarin në një faktor ndërkombëtar. Një vit më pas, u krijua kanali televiziv Al Jazeera, që sfidoi narrativat zyrtare në botën arabe dhe e bëri Katarin një qendër të debatit politik rajonal. Në të njëjtën kohë, përmes Autoritetit të Investimeve, Katari filloi të blejë prona dhe kompani prestigjioze në Londër, Paris, SHBA dhe Azi, duke forcuar ndikimin ekonomik në skenën ndërkombëtare.
    Ngjarja kulmore ishte sigurimi i organizimit të Kupës së Botës 2022. Ndërsa turneu u zhvillua me sukses, Katari u përball me kritika për kushtet e rënda të punëtorëve emigrantë. Autoritetet e mohuan përgjegjësinë, por ndërmorën disa reforma. Megjithatë, turneu e ngriti imazhin e vendit dhe u quajt “ofertë publike fillestare” për Katarin në arenën ndërkombëtare.
    Brenda vendit, Katari ruan një sistem konservator, por jo radikal. Shumica e popullsisë përbëhet nga punëtorë të huaj, ndërsa qytetarët e Katarit përfaqësojnë një elitë të pasur dhe të privilegjuar. Krahasuar me fqinjët si Dubai apo Riadi, Katari ruan një stabilitet politik dhe identitet më të qëndrueshëm. Në vend të ekstremeve modernizuese, ai ka zgjedhur një rrugë të vetën, me ndryshime të kontrolluara dhe pa tronditje sociale.
    Në planin ndërkombëtar, Katari ka ndërtuar reputacionin si ndërmjetës paqeje. Në një intervistë, emiri e përshkroi rolin e vendit me dy fjalë: “furnizues energjie dhe ndërmjetës paqeje” një kombinim që reflekton fuqinë e tij ekonomike dhe ambicien politike. Nga një shtet i vogël dhe periferik, Katari është shndërruar në një faktor të rëndësishëm diplomatik dhe ekonomik në skenën botërore, falë një vizioni strategjik të ndjekur me vendosmëri në vetëm pesë dekada.

    Diplomacia, qendra e identitetit të Katarit
    Diplomacia është në qendër të identitetit shtetëror të Katarit, e sanksionuar edhe në Kushtetutën e vitit 2003, e cila thekson rolin e vendit në promovimin e paqes dhe zgjidhjes paqësore të konflikteve ndërkombëtare. Zyrtarët e shohin këtë rol jo vetëm si një strategji politike, por edhe si një mision të bazuar në parime. Ministri i Shtetit Al-Khulaifi e krahason rolin e ndërmjetësve me atë të mjekëve që përpiqen të ofrojnë “ilaçin” e duhur për kriza të ndërlikuara globale.
    Katari nuk kërkon përfitime të drejtpërdrejta nga ndërmjetësimi, si akses në pasuri natyrore apo ndikim në rezultatet politike, por synon ndërtimin e statusit dhe besimit si një aktor neutral dhe i besueshëm. Proceset diplomatike zakonisht udhëhiqen nga një ekip shumë i vogël, që përfshin emirin, kryeministrin dhe ministrin e shtetit për ndërmjetësim. Emiri shpesh ndërhyn drejtpërdrejt me liderët botërorë për të nxitur pjesëmarrjen në negociata, siç ndodhi me presidentin e Ruandës për negociatat me Republikën Demokratike të Kongos.
    Katari luan disa role në proceset e paqes: si ndërmjetës, bindës, facilitues dhe financues. Ai ka aftësinë të komunikojë me të gjitha palët, të zbusë gjuhën provokuese në negociata dhe të mbështesë proceset përmes ndihmës financiare. Për shembull, në vitin 2020 transportoi me avion 400 delegatë talibanë në Doha për fazat finale të marrëveshjes me SHBA-në. Në raste të tjera, si në konfliktin e Darfurit, ka premtuar ndihma të mëdha për të siguruar pjesëmarrjen në negociata.
    Zyrtarët e Katarit theksojnë se filozofia e tyre diplomatike buron nga historia e Katarit si një vend i vogël që ka strehuar të përjashtuarit. Kjo është mishëruar në shprehjen historike “Kaaba e të persekutuarve”, që sipas tyre përmbledh identitetin e vendit si mbrojtës i të dobëtëve dhe ndërmjetës i paanshëm.
    Qasja e Katarit është konsideruar serioze dhe parimore edhe nga burime të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë një zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit, një aktivist palestinez dhe një negociator izraelit. Katari ka ofruar mbështetje për Hamasin, por gjithashtu ka mbajtur kontakte të drejtpërdrejta me Izraelin, duke treguar një qasje më të ndërlikuar sesa thjesht përkrahje për një palë.
    Në thelb, diplomacia është mënyra përmes së cilës Katari mbulon kufizimet e tij si një shtet i vogël dhe jo-ushtarak në një rajon të trazuar, duke e shndërruar veten në një faktor të domosdoshëm për stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar.

    Fokusimi i fortë i Katarit në diplomaci, pasojë e viteve të konflikteve të ashpra
    Fokusimi i Katarit në diplomaci është rrjedhojë e përvojave të tensionuara rajonale, veçanërisht pas Pranverës Arabe. Nën udhëheqjen e sheikut Hamad bin Khalifa al-Thani, Katari mbështeti lëvizjet revolucionare në vendet arabe si Egjipti, Siria, Tunizia dhe Libia, duke u shkëputur nga qëndrimet e fqinjëve si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara. Kanali Al Jazeera, pronë shtetërore e Katarit, luajti rol kyç duke fuqizuar protestat dhe narrativën e tyre në mbarë botën arabe.
    Katari mbështeti Vëllazërinë Myslimane dhe qeverinë e zgjedhur të Mohamed Morsit në Egjipt me ndihma ekonomike dhe politike, duke forcuar lidhjet historike me figurat si Yusuf al-Qaradawi, teolog i Vëllazërisë që kishte gjetur strehim në Katar. Pas ardhjes në pushtet të princit Tamim në vitin 2013, ai vijoi fillimisht politikën e babait të tij, duke mbështetur kauza popullore dhe opozitare në rajon.
    Por kjo qasje solli pasoja të rënda. Në vitin 2017, Arabia Saudite, Emiratet, Egjipti dhe vende të tjera ndërprenë marrëdhëniet me Katarin dhe vendosën një bllokadë të plotë, duke tentuar ta izolonin politikisht dhe ekonomikisht. Rreziku i invazionit ishte real, por ndërhyrja e Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, e shmangu atë. Katari arriti të përballojë bllokadën me ndihmën e shpejtë të Turqisë dhe përmes investimeve të brendshme në bujqësi dhe industri ushqimore.
    Kjo krizë i dha Katarit katër mësime thelbësore: Mbështetja e hapur për palë të caktuara në konflikte rajonale është e rrezikshme. Fuqia e butë dhe ndërmjetësimi janë mjete më efektive për ndikim rajonal. Neutraliteti duhet të jetë baza e politikës së jashtme. Katari duhet të jetë i domosdoshëm për aleatin kyç: SHBA-në.
    Pas 2021, Katari riformatoi strategjinë e tij diplomatike duke u pozicionuar si ndërmjetës neutral në konfliktet ndërkombëtare, një rol që i jep siguri, ndikim dhe mbrojtje strategjike nga presionet rajonale.

    Si e fitoi Katari besimin e SHBA-së dhe u bë aktor global në diplomaci
    Ndryshimi rrënjësor në marrëdhëniet SHBA–Katar përmblidhet në dy deklarata të ish-presidentit Trump. Në vitin 2017 ai akuzoi Katarin për financim të ideologjive radikale, por në maj 2025, gjatë vizitës së tij zyrtare si president i rizgjedhur, e përgëzoi Katarin për “punën spektakolare”. Ky transformim është rezultat i një fushate të fokusuar diplomatike, ushtarake dhe lobuese nga Katari për t’u bërë i pazëvendësueshëm për interesat e SHBA-së.
    Në qendër të kësaj strategjie është baza ajrore al Udeid, një strukturë jetike për operacionet e SHBA-së në Lindjen e Mesme, që strehon mijëra trupa amerikane dhe të NATO-s. Katari ka investuar miliarda dollarë për ndërtimin dhe zgjerimin e saj, duke përfshirë një premtim prej 10 miliardë dollarësh në maj 2025 për zhvillime të mëtejshme.
    Paralelisht, Katari ka investuar rëndë në lobim në Uashington: që nga viti 2017 ka punësuar firma dhe figura kyçe politike pranë Trump-it, si Pam Bondi, Kash Patel dhe David Planning. Po ashtu, janë bërë investime të mëdha financiare në kompani të lidhura me Jared Kushner dhe Steve Witkoff. Ky i fundit, tashmë emisar i Trump për Lindjen e Mesme, ka lavdëruar rolin e Katarit si ndërmjetës.

    Në të njëjtën kohë, Katari është pozicionuar si ndërmjetës i rëndësishëm në konfliktet globale përfshirë atë midis Izraelit dhe Hamasit, duke përfituar nga reputacioni si ndërmjetës neutral, edhe pse është kritikuar si sponsor i terrorizmit nga disa media dhe politikanë amerikanë. Katari e justifikon strehimin e Hamasit në Doha si një kërkesë amerikane për të mbajtur hapur kanalet e komunikimit.
    Në sfondin e këtyre përpjekjeve, Katari përballet me sfida të kapacitetit, pasi ka një ekip diplomatik të vogël, ndërkohë që kërkesat për ndërmjetësim janë rritur ndjeshëm. Raste si “Qatargate” në Izrael, ku dy këshilltarë të Netanyahu-t u arrestuan për ryshfet në promovimin e imazhit të Katarit, tregojnë se roli i shtuar vjen edhe me rreziqe politike.
    Zyrtarët shfaqin krenari për arritjet e vendit në diplomaci, por mbeten të vetëdijshëm për kufizimet e ndërmjetësimit. Ata theksojnë se nuk mund të detyrojnë palët në konflikt të bien dakord dhe se fuqia e tyre qëndron te besueshmëria, jo presioni. Katari tashmë është bërë një lojtar kyç në politikën globale, me një ndikim më të madh se madhësia e tij fizike do ta linte të kuptohej. Detyra e radhës është të menaxhojë këtë rol në mënyrë të qëndrueshme dhe të përgjegjshme.