Tag: katarit

  • Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

    Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

    Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi ato me qëllim eliminimin e udhëheqësve të Hamasit palestinez dhe bëri thirrje për “de-eskalim”.

    Deklarata, e miratuar unanimisht nga 15 shtetet anëtare, shpreh “solidaritetin e tyre me Katarin” dhe nënvizon mbështetjen për “sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial” të emiratit.
    Ata gjithashtu theksojnë se “lirimi i pengjeve – përfshirë ata të vrarë nga Hamasi – dhe përfundimi i luftës dhe vuajtjeve në Gaza duhet të mbeten përparësia më e lartë” për Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

    Top Channel

  • Izraeli urdhëron shkretimin e Gazës, Netanjahu ultimatum Katarit: Dëboni Hamasin, ose e bëjmë ne

    Izraeli urdhëron shkretimin e Gazës, Netanjahu ultimatum Katarit: Dëboni Hamasin, ose e bëjmë ne

    Pavarësisht gjuhës ndëshkuese nga bota dhe paralajmërimeve nga Katari, Izraeli nuk ndalet. Kryeministri Benjamin Netanjahu e krahason 7 tetorin kur sulmoi Hamasi me 11 shtatorin, ditën atentatit terrorist të Al Kaedës në zemër të Shteteve të Bashkuara, ndërsa shton se ashtu si Uashingtoni që luftoi për sigurinë e tij, edhe Tel Avivi po bën të njëjtën gjë.
    “Në po u shkojmë pas terroristëve që kryen masakrën e 7 tetorit. Ne sulmuam në Katar, pasi është një shtet i cili u mundëson atyre: qëndrim të sigurtë, strehon terroristët, financon Hamasin, u jep shefave të terrorit vila luksoze, pra u jep gjithçka atyre. I them Katarit dhe të gjitha shteteve që strehojnë terroristët: dëbojini ata, ose nxirrini para drejtësisë. Pasi nëse nuk e bëni ju, ne do ta bëjmë”, tha Netanjahu.
    Ndërkohë, Izraeli ka urdhëruar të gjithë popullatën në qytetin e Gazës që të largohet nga territori, ndërsa forcat e tij të armatosura po pushtojnë të gjithë pjesën veriore të tokës palestineze, shkruan A2 CNN. Sulmet e ushtrisë kanë shkatërruar disa blloqe pallatesh të larta. IDF konfirmon se tashmë ka pushtuar gjysmën e qytetit të Gazës dhe se po përgatitet që të luftojë atë që kryeministri Netanjahu e quajti “bastionin e fundit të rëndësishëm” të Hamasit.
    Ushtria izraelite pretendon se numri total i të zhvendosursve ka shkuar në rreth 200 mijë. Por vlerësohet se afër 1 milionë palestinezë kanë qenë të pranishëm në Qytetin e Gazës përpara nisjes së ofensivës së re. Shumica prej tyre jetojnë në tenda apo strehimore. Palestinezët sfidojnë urdhrat për evakuimin madje edhe Hamasin, duke kërkuara që liderët e grupit të mos qëndrojnë në dhoma luksoze në Katar, por të kthehen në qytet. “Të pëlqen ty ose jo, zoti Netanjahu, ne nuk do të largohemi”, thotë një banor për median BBC. “Shko merru me Hamasin, vritini ata dhe jo ne, pasi nuk kemi faj. Është nëse varrosem këtu, nuk do të largohem. Kjo është toka ime”, shtoi ai. Kryeministri i Katarit në një intervistë ekskluzive për CNN e quajti sulmin e Izraelit një veprim barbar dhe terrorizëm shtetëror, ndërsa konfirmoi se veprimi ka vrarë shpresën për lirimin e pengjeve.

  • Sulmi izraelit mbi Katar: a po shkundet udhëheqja saudite?

    Sulmi izraelit mbi Katar: a po shkundet udhëheqja saudite?

    Princi i Kurorës saudite Mohammed bin Salman e ka dënuar dhe me gjuhë islame sulmin izraelit ndaj Dohas, duke theksuar se sulmi ndaj Katarit kërkon veprim ndërkombëtar për të kundërshtuar agresionin izraelit.
    Në hapje të vitit të dytë të sesionit të nëntë të Këshillit të Shura-s Saudite, bin Salman tha: “Ne e hedhim poshtë dhe e dënojmë agresionin e autoriteteve pushtuese izraelite në rajon, i fundit prej të cilëve ishte agresioni brutal kundër shtetit vëlla të Katarit, i cili kërkon veprime arabe, islame dhe ndërkombëtare për të kundërshtuar këtë agresion dhe për të marrë masa ndërkombëtare për të ndaluar autoritetet pushtuese dhe për t’i dekurajuar ato nga praktikat e tyre kriminale të destabilizimit të sigurisë dhe stabilitetit të rajonit.”
    Ai shtoi: “Ne do të qëndrojmë pranë vendit tonë vëlla të Katarit në çfarëdo mase që ai merr pa kufizime, dhe do të përdorim të gjitha kapacitetet tona për ta arritur këtë.”

    Në të njëjtin kontekst, princi saudit i kurorës dënoi “vazhdimin e sulmeve brutale ndaj popullit vëllazëror palestinez në Gaza dhe këmbënguljen në kryerjen e krimit të urisë dhe zhvendosjes me forcë të palestinezëve”.
    Ai theksoi se “toka e Gazës është palestineze dhe të drejtat e popullit të saj janë të patjetërsueshme dhe nuk mund të merren nga agresioni ose të anulohen nga kërcënimet. Qëndrimi ynë është i vendosur: mbrojeni të drejtën dhe punoni me zell për të parandaluar shkeljet e saj”. /tesheshi.com/

  • Netanyahu i bën thirrje Katarit pas sulmit në Doha: Dëboni terroristët

    Netanyahu i bën thirrje Katarit pas sulmit në Doha: Dëboni terroristët

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i bëri thirrje Katarit që “të dëbojë apo të ndjekë penalisht terroristët” që janë në tokën e tij.
    Kjo thirrje vjen një ditë pasi Izraeli kreu sulme ajrore në Doha të Katarit, duke shënjestruar zyrtarë të lartë të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
    “I them Katarit dhe të gjitha vendeve që strehojnë terroristë, ose t’i dëboni ose t’i sillni para drejtësisë. Sepse, nëse nuk e bëni këtë, ne do ta bëjmë”, tha Netanyahu.
    Deklarata e Netanyahut vjen pasi më herët gjatë ditës ministri i tij i Mbrojtjes, Israel Katz, u zotua se shteti do të “veprojë kundër të gjithë armiqve, kudo”.
    “Nuk ka vend që ata mund të fshihen”, shkroi Katz në X. “Kushdo që ka marrë pjesë në masakrën e 7 tetorit do të mbahet përgjegjës”, tha ai, duke iu referuar sulmit që Hamasi kreu në tetor të vitit 2023 në Izrael, duke nxitur luftën në Gazë.
    Hamasi tha se gjatë sulmeve në Doha të Katarit u vranë gjashtë persona, përfshirë një ndihmës dhe djali i kryenegociatorit të grupit, Khalil al-Hayya, si dhe tre roje dhe një zyrtar i sigurisë i Katarit.
    Por, grupi tha se udhëheqësit e lartë i shpëtuan sulmit.
    Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ishte pajtuar me vendimin e Izraelit për të ndërmarrë veprime ushtarake dhe e kishte njoftuar Katarin paraprakisht për sulmet.
    Por, Doha tha se kishte pranuar paralajmërimin nga Uashingtoni kur sulmet kishin nisur.
    Në Katar gjendet selia e byrosë politike të Hamasit.
    Katari, së bashku me SHBA-në dhe Egjiptin kanë udhëhequr një sërë përpjekjesh që synojnë dhënien fund të luftës në Gazë dhe lirimin e pengjeve që mbahen nga radikalët palestinezë.
    Gjatë sulmit të 7 tetorit, Hamasi vrau afër 1.200 dhe rrëmbeu 251 të tjerë. Ndërkaq, si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 64.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin palestinez – shifra që konsiderohen të besueshme nga Kombet e Bashkuara./ REL

  • Netanyahu thirrje Katarit: Dëboni terroristët, ose do ta bëjmë ne

    Netanyahu thirrje Katarit: Dëboni terroristët, ose do ta bëjmë ne

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i bëri thirrje Katarit që “të dëbojë apo të ndjekë penalisht terroristët” që janë në tokën e tij.
    Kjo thirrje vjen një ditë pasi Izraeli kreu sulme ajrore në Doha të Katarit, duke shënjestruar zyrtarë të lartë të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
    “I them Katarit dhe të gjitha vendeve që strehojnë terroristë, ose t’i dëboni ose t’i sillni para drejtësisë. Sepse, nëse nuk e bëni këtë, do ta bëjmë ne”, tha Netanyahu.

    Deklarata e Netanyahut vjen pasi më herët gjatë ditës ministri i tij i Mbrojtjes, Israel Katz, u zotua se shteti do të “veprojë kundër të gjithë armiqve, kudo”.
    “Nuk ka vend që ata mund të fshihen”, shkroi Katz në X. “Kushdo që ka marrë pjesë në masakrën e 7 tetorit do të mbahet përgjegjës”, tha ai, duke iu referuar sulmit që Hamasi kreu në tetor të vitit 2023 në Izrael, duke nxitur luftën në Gazë.
    Hamasi tha se gjatë sulmeve në Doha të Katarit u vranë gjashtë persona, përfshirë një ndihmës dhe djali i kryenegociatorit të grupit, Khalil al-Hayya, si dhe tre roje dhe një zyrtar i sigurisë i Katarit. Por, grupi tha se udhëheqësit e lartë i shpëtuan sulmit.

  • Tensionet në Lindjen e Mesme, kryeministri i Katarit: Netanyahu “vrau çdo shpresë” për pengjet izraelite

    Tensionet në Lindjen e Mesme, kryeministri i Katarit: Netanyahu “vrau çdo shpresë” për pengjet izraelite

    Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Thani, thotë se sulmi izraelit ndaj Dohas ka “vrarë çdo shpresë” për lirimin e pengjeve që ndodhen ende në Rripin e Gazës.

    Në një intervistë, Al-Thani theksoi se nuk mund të parashikonte si do të reagonte Hamasi ndaj propozimeve më të fundit amerikane për armëpushim, nëse Izraeli nuk do të kishte kryer sulmin e së martës. Megjithatë, ai paralajmëroi se të dyja palët, si Izraeli edhe Hamasi, “po i afrohen fundit të mundësive” për të arritur një marrëveshje.
    “Isha duke u takuar me një nga familjarët e pengjeve atë mëngjes, para sulmit. Ata po mbështeten tërësisht te kjo ndërmjetësim për armëpushim, nuk kanë më asnjë shpresë tjetër”, tha ai.
    “Mendoj se ajo që bëri (kryeministri izraelit Benjamin) Netanyahu dje, ishte që vrau çdo shpresë për ato pengje,” përfundoi ai.

    Top Channel

  • Izraeli sulmoi zyrtarët e Hamasit në Doha, reagon Katari: Kemi të drejtë të përgjigjemi

    Katari njoftoi se po krijon një ekip të posaçëm ligjor për të shqyrtuar mënyrat për ta mbajtur përgjegjës kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke e akuzuar atë për shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare.

    Në një konferencë për shtyp, kryeministri i Katarit e përshkroi sulmin si “një akt terrorizmi shtetëror të kryer nën përgjegjësinë e kryeministrit izraelit” dhe theksoi se ai përbën një “shkelje të sovranitetit”.
    Një deklaratë zyrtare e lëshuar pas konferencës për shtyp vuri në dukje se “Shteti i Katarit rezervon të drejtën për t’iu përgjigjur sulmit izraelit dhe do të veprojë me vendosmëri kundër çdo veprimi ose sulmi të pamatur që kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”.
    E njëjta deklaratë theksoi se “do të merren të gjitha masat e nevojshme në përgjigje” dhe shtoi se “Katari do të vazhdojë me një rishikim gjithëpërfshirës të politikave dhe procedurave të tij me qëllim pengimin e veprimeve të ngjashme dhe parandalimin e përsëritjes së tyre”.

    Top Channel

  • Avionë luftarakë të fshehtë dhe bomba rrëshqitëse, si e depërtoi IDF-ja mbrojtjen ajrore të Katarit

    Avionë luftarakë të fshehtë dhe bomba rrëshqitëse, si e depërtoi IDF-ja mbrojtjen ajrore të Katarit

    Ajo që ndodhi në Katar ishte një operacion që kalon edhe një kufi tjetër në luftën e pafundme që Izraeli po zhvillon kundër armiqve të tij dhe jo vetëm për rekordin e distancës nga bazat. Për herë të parë është sulmuar një vend që nuk është armiqësor dhe që është aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara. Dhe për herë të parë sfida u zhvillua në një shtet të vogël, me mbrojtje ajrore të fuqishme dhe moderne, me dhjetëra avionë luftarakë Eurofighter dhe Rafale.
    “Samiti i zjarrit” ishte një mision i planifikuar prej kohësh. Ai u aktivizua kur “ndjekësit” e shërbimit sekret izraelit Shin Bet morën konfirmimin se udhëheqësit e Hamasit në mërgim po mblidheshin në të njëjtin vend. Agjentët izraelitë arritën të depërtojnë në komunikimet e mbrojtura të Hamasit, gjë që nuk ishte aspak e lehtë: pas vrasjes së Ismail Haniyeh, kreut politik të Hamasit që u vra në Teheran më 31 korrik 2024, masat e sigurisë ishin rritur në maksimum. Por pasardhësit e tij mbështeteshin në mbrojtjen e Katarit, i cili ka një shërbim të zbulimit shumë të avancuar: gjatë sulmit u vra një punonjës i Ministrisë së Brendshme të Katarit dhe katër të tjerë u plagosën, të gjithë pjesë e eskortës që shoqëronte përfaqësuesit palestinezë.
    Informacionet e përfituara përmes përgjimeve u verifikuan nga agjentë të infiltruar të Shin Bet në Katar: këta zakonisht rekrutohen jashtë Izraelit dhe shpesh përdoren gra për ndjekje në terren, për shkak të rrezikut të lartë. Vendndodhjet e mundshme të takimit u monitoruan me mikro-kamera të fshehura në zonë, dhe është e mundur që ekspertët kibernetikë izraelitë të kenë hakeruar sistemet e kontrollit të trafikut apo rrjetet e vëzhgimit urban, për të ndjekur lëvizjet e të kërkuarve. Edhe satelitët optikë ndihmuan nga hapësira: ata kanë “sy elektronikë” që kapin çdo detaj. Përdorimi i dronëve ishte më i vështirë, për shkak të rrjetit radarik ushtarak dhe të aeroportit ndërkombëtar, që mund t’i zbulonte. Megjithatë, prej kohësh dyshohet se Izraeli ka zhvilluar një “super-dron” të padukshëm të quajtur RA-1, i drejtuar nga inteligjenca artificiale për misione vëzhgimi pa lënë gjurmë.
    Kur Shin Bet ishte i bindur se drejtuesit e Hamasit ishin mbledhur, u dha drita jeshile për ndërhyrjen e skuadrave elitare të Heyl Ha’Avir, forca ajrore izraelite “ekzekutuesit“. Sulmi kërkonte gati dy orë fluturim, ndaj duhej një koordinim i saktë midis lokalizimit të objektivave dhe veprimit të bombarduesve. Agjentët në terren dhanë konfirmimin final për pozicionin e objektivave dhe pastaj u dha urdhri për të goditur. Megjithatë, në këtë kohë të shkurtër, nuk përjashtohet mundësia që disa nga personat në shënjestër të kenë ikur: Hamasi thotë se udhëheqësit kanë mbijetuar, por nuk ka ende konfirmime të pavarura.
    Në sulm thuhet se u përdorën dhjetë avionë. Formacioni përfshinte tre deri katër avionë cisternë, për të furnizuar me karburant skuadrën të paktën tri herë gjatë misionit. Një Gulfstream Oron ka koordinuar operacionin, duke dërguar të dhëna tek avionët luftarakë nga dronët dhe agjentët e fshehur në rrugët e Dohas përmes një lidhjeje të koduar satelitore. Oron ka edhe një aftësi tjetër: krijon një mburojë me impulse që maskon lëvizjet e sulmuesve, duke “verbëruar” radarët në mënyrë të përzgjedhur, pa ngritur dyshime tek mbrojtja ajrore.
    Sipas raportimeve jozyrtare, faza përfundimtare iu besua pesë avionëve F-35I, avionë “të padukshëm”, që Izraeli i ka pajisur me teknologji edhe më të avancuar se ato të NATO-s. Mendohet se ata kanë përdorur bomba që rrëshqasin me sasi të kufizuar eksplozivi për të kufizuar dëmet dhe viktimat: fotot tregojnë shkatërrimin e një kati të vetëm, ai ku ndodhej salla e mbledhjeve, ndërsa makinat jashtë ndërtesës kanë mbetur të paprekura. Kjo saktësi tregon se bombat mund të jenë drejtuar me rreze lazer, sepse koordinatat GPS zakonisht targetojnë gjithë ndërtesën, jo një kat të vetëm.
    Operacioni nga forcat ajrore është përshkruar si një “blitz” i kryer sipas manualit. Mbetet të kuptohet se sa të detajuara kanë qenë të dhënat që ka mbledhur Shin Bet.
    Shkrim nga La Repubblica

  • Çfarë pritet të ndodhë me Katarin dhe Lindjen e Mesme pas sulmit?

    Çfarë pritet të ndodhë me Katarin dhe Lindjen e Mesme pas sulmit?

    Për herë të dytë brenda tre muajsh, Katari i vogël, por jashtëzakonisht i pasur, është gjendur nën goditjen e raketave. Pas sulmit simbolik të Iranit në qershor ndaj bazës ajrore amerikane në al-Udeid, afër Dohas, vendi po përballet sërish me rreziqe që rrisin tensionet në gjithë rajonin.

    Në familjen sunduese Al-Thani, një nga dinastitë më të fuqishme të Gjirit, duket se po ngrihen pikëpyetje serioze mbi politikat e Katarit: strehimin e një organizate të shpallur terroriste, por edhe të një baze të madhe amerikane, e cila e kthen vendin në objektiv të vazhdueshëm.

    Ndërkohë, Doha ka qenë më shumë e fokusuar në shfrytëzimin e pasurisë së saj të gazit natyror për të blerë aksione strategjike në tregjet globale dhe prona luksoze në Londër, sesa në aventura ushtarake. Por sulmi i fundit mund të ndryshojë prioritetet e Katarit dhe të vendosë në provë ekuilibrin e brishtë rajonal.

    Bisedimet e paqes në Gaza, të ndërmjetësuara nga Katari, tashmë janë bllokuar. Kjo përbën një lajm të keq si për pengjet izraelite, jeta e të cilëve mbetet në rrezik, ashtu edhe për civilët palestinezë, që vazhdojnë të përballen me dhunë dhe krizë humanitare të përditshme.

    Nga ana tjetër, Izraeli ka treguar se me mbështetjen e heshtur të administratës amerikane mund të godasë pa pasoja serioze, qoftë në Gaza, Liban, Siri, Iran apo Jemen. Por sulmi ndaj Katarit mund të jetë një vijë e kuqe edhe për Donald Trump, pasi një reagim negativ rajonal ka shumë gjasa të drejtohet kundër interesave amerikane – më të prekshme se ato izraelite.

    Pyetja që mbetet e hapur: A do të kthehet Katari nga një ndërmjetës i paqes në një vatër të re konflikti në Lindjen e Mesme?/ BBC – Syri.Net

  • Erdogan telefonon emirin e Katarit pas sulmit izraelit: Turqia është pranë jush

    Erdogan telefonon emirin e Katarit pas sulmit izraelit: Turqia është pranë jush

    Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i ka garantuar emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, se Turqia do të mbështesë Dohën me të gjitha mjetet pas sulmit të Izraelit.

    Kjo u bë e ditur gjatë një telefonate mes dy liderëve të martën, njofton presidenca turke.
    Sulmi izraelit në Doha ka rritur tensionet në Lindjen e Mesme dhe ka nxitur reagime ndërkombëtare. Bashkimi Evropian e ka dënuar sulmin, duke e cilësuar atë shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe duke shprehur solidaritet me Katarin.
    Në bisedën telefonike, Erdogan dhe emiri i Katarit diskutuan edhe hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrin së bashku për të menaxhuar situatën.
    Situata në rajon mbetet e tensionuar, ndërsa vendet e përfshira po kërkojnë mënyra për të shmangur përshkallëzimin dhe për të arritur një armëpushim.

    Top Channel