Tag: katalanasit

  • Barcelona shënon si e çmendur, por pëson shumë në transfertë. Interi, gati ta godasë në pikën e dobët

    Barcelona shënon si e çmendur, por pëson shumë në transfertë. Interi, gati ta godasë në pikën e dobët

    Një “makineri golash”. Barcelona e këtij sezoni po shkatërron mbrojtjet e gjysmës së Europës. Sulmi i saj spektakolar, i përbërë nga ylli i ri Lamine Yamal, veterani i papërmbajtshëm Robert Lewandowski, dhe Raphinha në formë për “Topin e Artë”, është vetëm një nga rreziqet që sjell skuadra e Hansi Flick.
    Në fakt, nuk janë vetëm ndjesitë që flasin për katalanasit, por edhe shifrat. Barça është skuadra që ka shënuar më shumë në Champions League, plot 37 gola në 12 ndeshje, me një mesatare prej mbi 3 golash për ndeshje. Një ritëm i çmendur që katalanasit e kanë ruajtur edhe në La Liga: 81 gola në 31 takime, sulmi më i mirë mes 5 kampionateve më të forta europiane.
    Megjithatë, ka një pikë që i jep shpresë Interit: nëse Barça shënon shumë, pëson po aq, sidomos në ndeshjet jashtë shtëpie, në Europë. Duke analizuar ecurinë e Barcelonës në transfertë, në Champions, bie në sy një statistikë shumë interesante: në 5 nga 6 ndeshjet jashtë fushe, katalanasit kanë pësuar të paktën nga 2 gola.
    I vetmi përjashtim është ndeshja e parë e 1/8-ave kundër Benfica, ku Barcelona nuk pësoi. Por edhe ajo ndeshje mund të konsiderohet një rast i veçantë: dy skuadrat ishin takuar pak javë më parë në fazën e grupeve, në një ndeshje spektakolare të përfunduar 4-5 për Barcelonën.
    Në total, Barcelona ka pësuar 13 gola në 6 transferta, që përkthehet mesatarisht mbi 2 gola për ndeshje. Ka edhe një precedent që i shërben Interit për të besuar: Barça–Atalanta në “Montjuïc”. Bergamaskët nuk u dorëzuan përballë forcës sulmuese të katalanasve dhe morën barazimin 2-2, me më shumë keqardhje për Gasperinin sesa për Flick.
    Duke pasur parasysh këtë, si dhe duke u mbështetur në një fazë mbrojtëse elitare, Interi mund të tentojë në ndeshjen e parë në “Montjuïc” një strategji të kujdesshme, për të limituar dëmet dhe më pas për të vendosur gjithçka në ndeshjen e kthimit në një “San Siro” të zjarrtë. Barcelona është e frikshme, por edhe e ndëshkueshme. Interi, me cinizmin dhe përvojën e viteve të fundit, di si të luajë në këtë nivel.

  • Dortmund – Barcelona, publikohen formacionet zyrtare! Katalanasit, në ofensivë totale

    Dortmund – Barcelona, publikohen formacionet zyrtare! Katalanasit, në ofensivë totale

    Barcelona nuk kursen thuajse asnjë lojtar për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions League.
    Trajneri Hansi Flick sonte ka rreshtuar një formacion ofensiv kundër Dortmundit në transfertë, ndeshje e cila pritet të prodhojë plot gola dhe spektakël.
    Dortmundi do ta nisë me Guirassy dhe Adeyemi në sulm. Katalanasit do të luajnë me Yamal, Fermin Lopez, Raphinha dhe Lewandowski.
    Borussia Dortmund: Kobel, Cuoto, Anton, Bensebaini, Nmecha, Guirassy, Gross, Beier, Svensson, Sule, Adeyemi.
    Barcelona: Szczesny, Cubarsi, Araujo, Gavi, Lewandowski, Raphinha, Fermin Lopez, Yamal, De Jong, Kounde, Gerard Martin.
    Urojmë të fitojë skuadra më e mirë! Patjetër, favoritja absolute është Barcelona. Kjo skuadër sivjet është thuajse e përkryer.
     

  • VIDEO: Barcelona e nis shumë mirë pjesën e dytë, katalanasit kalojnë në avantazh falë një autogoli

    VIDEO: Barcelona e nis shumë mirë pjesën e dytë, katalanasit kalojnë në avantazh falë një autogoli

    12 Prill 2025

    22:13

    Telesport

    Barcelona po përballet me Leganes në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të në La Liga. Pjesa e parë nuk pati shumë raste dhe u mbyll në barazim pa gola.
    Me fillimin e pjesës së dytë, katalanasit zhbllokuan rezultatin falë një autogoli. Një top i Raphinha-s i asistuar për Lewandowski-n, dërgohet në rrjetë nga Saenz, në portën e tij.
    Në vazhdim, Barcelona do të kërkojë të shënojë golin e dytë dhe të sigurisë, ndërsa vendasit do të tentojnë të barazojnë shifrat. SHIKOAUTOGOLIN

  • Barcelona nuk përfiton nga humbja e Realit, katalanasit “ngecin” në La Liga

    Barcelona nuk përfiton nga humbja e Realit, katalanasit “ngecin” në La Liga

    Reali i Madridit ka marrë sot një humbje të papritur, teksa është mposhtur nga Valencia që po garon për mbijetesë. Por Barcelona nuk ka mundur të marrë maksimumin nga ky hap fals i rivalit të tij për titullin kampion. Katalanasit kanë “ngecur” në La Liga, pasi mbrëmjen e sotme janë ndalur në një barazim 1-1 me Real Betisin. Gavi zhbllokoi rezultatin që në minutën e 8, duke krijuar iluzionin e një goelade. Por Natani ktheu sërish baraspeshën në minutën e 17.
    Shifrat shënuan 1-1 dhe mbetën të pandryshuara deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit. Pas javës së 30 të La Ligës, diferenca mes Barcelonës kryesuese dhe Realit të Madridit është vetëm 4 pikë. Në lojë janë edhe 8 ndeshje për t’u zhvilluar./Sport Ekspres/

  • Barcelona gjen shpejt golin me Gavi-n, por miqtë kundërpërgjigjen direkt (video)

    Barcelona gjen shpejt golin me Gavi-n, por miqtë kundërpërgjigjen direkt (video)

    5 Prill 2025

    21:24

    Telesport

    Ndeshja e sotme e Barcelonës kundër Betis është shumë e rëndësishme për katalanasit. Në rast fitoreje, ata shkëputën 6 pikë nga ndjekësi më i afërt që është Real Madrid.
    “Los Blancos” u befasuan në shtëpi duke u mundur 1-2 nga Valencia, ndaj për Barcelonën sot fitorja është më e detyrueshme se kurrë në La Liga. Takimi ndaj Betis ka nisur me dy gola të shpejtë. Fillimisht katalanasit gjetën golin që në minutën e shtatë me Gavi-n, i cili shënoi pas një asistit të bukur të Ferran Torres.
    Miqtë u kundërpërgjigjën shumë shpejt, duke barazuar shifrat në minutën e 16-të me anë të Natan, i cili shënoi me kokë pas krosimit nga goditja e këndit nga Giovani Lo Celso. SHIKOGOLAT

  • Super Barcelona! Katalanasit shkatërrojnë Girona-n, mbajnë kreun me 3 pikë larg Real Madridit

    Super Barcelona! Katalanasit shkatërrojnë Girona-n, mbajnë kreun me 3 pikë larg Real Madridit

    Barcelona ka arritur që të fitojë thellë në shifrat 4-1 kundër Girona-s. Katalanasit e kanë kaluar pa shumë probleme kundërshtarin e radhdës në La Liga, duke fituar me spektakël dhe me shumë gola takimin e tyre.
    Goli i parë u realizua nga lojtari i Gironas, Krejci, i cili me autogolin e tij, i dha avantazhin vendasve. Ndërkohë Girona barazoi në të 53 me Danjuma, i cili rihapi historinë e ndeshjes. Për fare pak pasi dopieta e Leëandoëski dhe goli i Ferran Torres, vulosën fitoren e thellë të Barcelonës që tani mban vendin e parë me 3 pikë më shumë se Real Madridi. /Sport Ekspres/