Tag: katalanasit

  • Sevilla “spektakël” ndaj Barcelonës. Një ish-ndëshkon katalanasit, Ronald Araujo e dreqos ndeshjen që në fillim (video)

    Sevilla “spektakël” ndaj Barcelonës. Një ish-ndëshkon katalanasit, Ronald Araujo e dreqos ndeshjen që në fillim (video)

    5 Tetor 2025

    17:07

    Telesport

    Në “Ramón Sánchez Pizjuán”, Sevilla po përballet me Barcelonën, ndeshje e vlefshme për javën e tetë të La Ligës. Pjesa e parë është mbyllur 2-1 për vendasit. Në minutën e 12-të, Ronald Araujo ndërhyn në mënyrë të gabuar brenda zonës ndaj Isaac Romero, pas ekzekutimit të një goditjeje këndi.
    Arbitri jep penallti, katalanasit nuk janë aspak dakord me të. Alexis Sanchez, një ish-i katalanasve tregohet i saktë nga 11-metrat dhe kalon vendasit në avantazh.
    Në minutën e 37-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Sevilla shënon golin e dytë. Renato Vargas asiston për Isaac Romero, ky i fundit dërgon topin në rrjetë. Në fund të shtesës së pjesës së parë, Barcelona ngushton shifrat me golin e Marcus Rashford. Anglezi shënon një gol shumë të bukur, pas asistit perfekt të Pedrit.
    SHIKOGOLAT

  • Paraqitja e Barçës kritikohet në Spanjë: E mposhti PSG B, ky është realiteti i hidhur

    Paraqitja e Barçës kritikohet në Spanjë: E mposhti PSG B, ky është realiteti i hidhur

    2 Tetor 2025

    10:33

    Alfred Lleshi

    Humbja e Barcelonës ndaj PSG në Champions League ka habitur shtypin spanjoll, i cili provoi superioritetin e kampionëve të Europës, pavarësisht mungesave të shumta. “Versioni i realitetit” titullon “Marca”, duke theksuar se entuziazmi blaugrana u shua përballë stabilitetit të parizienëve:
    “Nuk ishte një ndeshje e keqe e Barcelonës, por skuadra e Luis Enrique e vuri nën presion, duke zbutur optimizmin që mbizotëronte te katalanasit. Kjo bëhet edhe më e dhimbshme duke konsideruar se PSG nuk luante me formacionin e vet më të mirë”.
    “Mundo Deportivo” e quan “një humbje të egër”, duke theksuar se katalanasit humbën mundësinë për të mposhtur kampionët në fuqi dhe lanë ndjesinë e një hapi pas në sfidat europiane. “As” e përshkruan ndeshjen si “kurs magjistral i PSG”, ku forca fizike dhe vazhdimësia e lojës e thyen Barcelonën pas një ore: “Një spektakël i madh, por blaugranët ishin në vështirësi prej kohësh”.
    Debati vazhdoi edhe në TV. Në “El Chiringuito”, një gazetar tha se Barcelona dominoi 30 minutat e para, por prezantuesi Pedrerol kujtoi: “Tri gjuajtje në portë nuk mjaftojnë”. Një opinionist shtoi: “Barça humbi ndaj PSG B”.

  • Deco zbulon prapaskenën e merkatos: Man. City donte yllin tonë të skuadrës, por përgjigjja ishte “jo”

    Deco zbulon prapaskenën e merkatos: Man. City donte yllin tonë të skuadrës, por përgjigjja ishte “jo”

    1 Tetor 2025

    18:16

    Telesport

    Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka zbuluar një prapaskenë të merkatos së verës. Man. City është interesuar për mbrojtësin e djathtë të Barcelonës, Jules Kunde, por katalanasit kanë kthyer direkt përgjigje negative.
    “Manchester City pyeti nëse Jules Kounde ishte në shitje… dhe përgjigjja jonë e menjëhershme ishte “jo”. Nuk pati asnjë ofertë zyrtare apo negociata, duke qenë se refuzuam që në fillim”, tregon Deco.
    Kujtojmë që Koundes rinovoji vetëm pak kohë më parë me Barcelonën deri në vitin 2030. Francezi u transferua nga Sevilla te katalanasit në vitin 2022 për 50 milionë euro dhe sot është një nga lojtarët më të mirë në botë në pozicionin e tij.

  • Ish-lojtari i Realit ndëshkon Barcelonën, Koundes rikthen barazpeshën (video)

    Ish-lojtari i Realit ndëshkon Barcelonën, Koundes rikthen barazpeshën (video)

    28 Shtator 2025

    19:21

    Telesport

    Barcelona po përballet me Real Sociedadin në stadiumin olimpik të Katalonjës, në sfidën e vlefshme për javën e 7-të në La Liga. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1.
    Në minutën e 30-të, ish-mbrojtësi i Real Madridit, Alvaro Odriozola, dërgon topin në rrjetë, pas një gjysmë pasimi, gjysmë goditje të Barrenetxea, duke i dhënë avantazhin Sociedadit.
    Barcelona barazon shifrat në minutën e 44-të me Jules Kounde, francezi shënon me kokë pas krosimit të Marcus Rashford nga goditja e këndit.
    Katalanasit vijnë me disa ndryshime në formacion sot, duke ditur që në mesjavë do të përballen me PSG-në në Champions League.
    Në portë luan Szczesny, në vend të Joan Garcia i dëmtuar. Për katalanasit debuton në mesfushë, 17-vjeçari Dro Fernandez. Po ashtu nga minuta e parë dhe suedezi Roony Bardghji.
    SHIKOGOLAT

  • Joan Garcia bën gafën e vitit, Real Oviedo ndëshkon Barcelonën me një supergol (video)

    Joan Garcia bën gafën e vitit, Real Oviedo ndëshkon Barcelonën me një supergol (video)

    25 Shtator 2025

    22:15

    Telesport

    Real Oviedo është duke fituar 1-0 ndaj Barcelonës, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të La Ligës. Edhe pse katalanasit vinin si favoritët e padiskutueshëm në këtë takim, fusha po tregon të kundërtën.
    Në minutën e 33-të, Joan Garcia bën një dalje të gabuar dhe aty përfiton Alberto Reina, i cili dërgon topin në rrjetë më një goditje të bukur nga distanca. Joan Garcia nuk iu beson dot syve, festë e madhe për vrndasit. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për Real Oviedo.
    Gjithsesi, katalanasit kanë ende shumë minuta në dispozicion për të barazuar shifrat si dhe për të tentuar përmbysjen e madhe.
    SHIKOOGLIN

  • Barcelona nuk i ndahet Realit, katalanasit kalojnë pa probleme “pengesën” Getafe dhe përgatiten për… Topin e Artë

    Barcelona nuk i ndahet Realit, katalanasit kalojnë pa probleme “pengesën” Getafe dhe përgatiten për… Topin e Artë

    Barcelona ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, duke mundur me rezultatin 3-0 Getafen në javën e pestë të La Ligës.

    Sfida e luajtur në “Estadi Johan Cruyff” nisi në mënyrën më të mirë për të besuarit e Hansi Flick, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 15’ me anë të Ferran Torres, i cili pas 19 minutash shënoi dhe të dytin.
    Në minutën e 62’ ishte Dani Olmo i cili vulosi takimin dhe siguroi tri pikët për katalanasit.
    Kështu Barcelona shkon në kuotën e 13 pikëve, dy më pak se Reali kryesues, ndërsa vëmendja e ekipit katalanas do të jetë në Paris të hënën, te ceremonia e “Topit të Artë”.
    REZULTATI:
    BARCELONA 3-0 GETAFE
    Ferran Torres 15’, 34’, Dani Olmo 62’

    Top Channel

  • Barcelona nuk e llogarit Getafe-n, spektakël dhe fitore bindëse nga katalanasit (video)

    Barcelona nuk e llogarit Getafe-n, spektakël dhe fitore bindëse nga katalanasit (video)

    21 Shtator 2025

    22:53

    Telesport

    Barcelona ka mposhtur Getafe-n 3-0 në stadiumin “Johan Cruyff”. Me shumë mundësi kjo ishte ndeshja e fundit për Barcelonën në këtë stadium 6000 vendesh, pasi katalanasit do rikthehen në “Camp Nou”.
    Goli i parë i ndeshjes do të vinte në minutën e 15-të, pas kombinimit të përkyrer Raphinha-Dani Olmo-Ferran Torres, ishte pikërisht ky i fundit që dërgoi topin në rrjetë.
    Në minutën e 34-të, Ferran Torres dyfishoi shifrat. Pas një topi të gjatë të marrë nga mbrojtja, Raphinha asiston bukur për Ferran Torres, i cili nuk e kishte aspak të vështirë të mposhte i vetëm portierin e Getafe. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Barcelonën.
    Goli i tretë për katalanasit do të vinte në minutën e 63-të, Rashford asiston, Dani Olmo shënon. Rezultati final, 3-0. Barcelona mban vendin e dytë me 13 pikë, dy pikë më pak se Real Madrid i vendit të parë.
    SHIKOGOLAT

  • Barcelona piketon zëvendësuesin ideal të Lewandowsk-it, do të vijë si lojtar i lirë

    Barcelona piketon zëvendësuesin ideal të Lewandowsk-it, do të vijë si lojtar i lirë

    18 Shtator 2025

    19:00

    Telesport

    Tashmë është e konfirmuar se Robert Lewandowski do të largohet në fund të këtij sezoni nga Barcelona. Për këtë arsye, katalanasit po punojnë për të gjetur një zëvendësues ideal për polakun.
    “Gazzetta dello Sport” raporton se Barcelona ka piketuar Dusan Vlahovic si pasuesin e mundshëm të Lewandowski-t. Sulmuesi serb ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Juventusin dhe deri tani nuk ka shenja për rinovim mes palëve.
    Në 4 ndeshje këtë sezon, Vlahovic ka shënuar 4 gola, duke treguar një super formë, edhe pse e ka nisur nga stoli. Dëshira e madhe e katalanasve është Julian Alvarez, por duke ditur se argjentinasi kushton mbi 100 milionë euro, atëherë Vlahovic është pista më e mundshme, duke ditur se sulmuesi serb mund të vijë në “Camp Nou” falas gjatë verës së ardhshme.
    Përveç Barcelonës, për Vlahovic ka interes të madh edhe nga klube të tjera të mëdha, ndaj katalanasit nuk do e kenë aspak të lehtë garën për transferimin e sulmuesit serb.

  • Mungon Yamal, a do e thyejë Barcelona sot rekordin negativ?

    Mungon Yamal, a do e thyejë Barcelona sot rekordin negativ?

    14 Shtator 2025

    17:33

    Telesport

    Barcelona do të ndeshet sonte në darkë me Valencia-n në “Estadi Johan Cruyff”, sfidë e vlefshme për javën e katërt në La Liga. Katalanasit do të zbresin sot në fushë pa yllin e tyre kryesor, Lamine Yamal, i cili ka marrë një dëmtim në ije në ndeshjen e fundit me Spanjën dhe sot do të mungojë.
    “Sport” raporton se Barcelona ka një rekord tejet negativ pa Lamine Yamal në fushë, që nga koha kur drejtimin e stolit e ka marrë Hansi Flick. Barcelona e Flick nuk ka fituar asnjëherë në La Liga, kur ka munguar Yamal. Në tre ndeshje që mungoi vjet Yamal, Barcelona pësoi dy humbje ndaj Real Sociedad dhe Atletico Madrid dhe një barazim ndaj Celta Vigo-s.
    Mbetet për t’u parë nëse katalanasit do arrijnë sot të fitojnë dhe të thyejnë këtë rekord negativ kur mungon Yamal.

  • Hansi Flick i pakënaqur, por merr premtimin e madh: Alvarez ose Harry Kane

    Hansi Flick i pakënaqur, por merr premtimin e madh: Alvarez ose Harry Kane

    2 Shtator 2025

    16:13

    Telesport

    Përtej zhgënjimit për merkaton e dobët që klubi këtë verë, Hansi Flick ndihet pozitiv për faktin që katalanasit nuk lejuan shitjen e asnjë ylli të skuadrës.
    Gjermani donte që Fermin Lopez, sidomos, të vijonte në “Camp Nou”, sepse sezoni është i gjatë dhe spanjolli është lojtar polivalent. Mund të luajë si 8-sh, si 10-sh dhe si sulmues krahu.
    Flick ka marrë premtime nga presidenti Laporta. Vera e vitit 2026 do të jetë spektakolare, sepse bilancet e klubit do të përmirësohen ndjeshëm.
    Barcelona do të blejë një sulmues të klasit botëror. Opsionet janë Julian Alvarez dhe Harry Kane. Katalanasit do të blejnë gjithashtu një qendërmbrojtës të kushtueshëm dhe një mesfushor defensiv.