Tag: kastriotit

  • Ballaban Pasha, shndërrimi nga admirues në armikun më të rrezikshëm të Gjergj Kastriotit

    Ballaban Pasha, shndërrimi nga admirues në armikun më të rrezikshëm të Gjergj Kastriotit

    BALLABAN PASHA, TRADHËTARI MË I TMERRSHËM I KOMBIT SHQIPTAR

    Nga Paulin Zefi

    *(Kjo eshte Biografia e plote e ”Ballaban(Mehill)Pashes” nga Martaneshi; Gjenerali i famshem osman qe masakroi bashkeatdhetaret e tij ne emer te Perandorise Osmane dhe ambicies se tij te semure, armiku me i rrezikshem i GJERGJ KASTRIOTIT, i pabese, i pashpirt, anti-Shqiptar dhe nje gjakprishur, qe me veprat e tij çnjerezore, eshte ngjitur deri ne piedestalin me te larte te ”Tradhetareve te Kombit tone”, duke i lene ne hije figura te urryera si Hamza Kastrioti, Esat Pashe Toptani, Haxhi Qamili etj. etj.)

    *”Mehilli i vogel nga Martaneshi dhe Familja e tij”;…

    Mehill Badera/Bardheri ka lindur ne Martanesh ne fillim te shek.XV-te  (14?!) nga prinder te cilet quheshin Millosh dhe Helena… Familja e tij ishte Katolike dhe ai u pagezua me emrin Mehill(Mikel) dhe kishte dy vellezer me te medhenj qe quheshin Kostandin (i madhi) & nje vella te dyte ”Jonima”, i cili na shfaqet me vone si Komandant osman me emrin ”Jonuz” (per femijerine e tij, nuk ka te dhena)… Babai i tij ”Milloshi” (Gjakperzier, Shqiptaro-serb) na shfaqet per here te pare si luftetar profesionist dhe mercenar ne sherbim te Vojvodes se Vllahise (Rumania jugore) Mircea Cel Batran (1335-1418), i cili luftoi pareshtur kunder Sulltanit Otoman.

    Bajazidi i I-re Yildirim(1360-1403), per te mbrojtur Vllahine e tij… Pas vdekjes se Vojvodes se Vllahise, Mircea Cel Batran, Milloshi (Ortodoks), kerkoi strehim ne Arberi dhe u vu ne sherbim te Princit ”Gjon Kastrioti”, i cili i fali disa prona ne Malesine e Martaneshit, ku u martua me nje vajze Katolike vendase me emrin ”Helena”… Ketu, Milloshi u konvertua ne Katolicizem dhe vazhdoi qe t’i sherbente me besnikeri dhe vetemohim edhe hyjnorit GJERGJ KASTRIOTIT, deri ne fund te jetes se bashku me djalin e tij te madh, ”Kostandinin”…

    *”Kryengritja e Princit te fuqishem Gjon Kastrioti (1380?-1437) dhe rrembimi i Mehill Bardherit (Ballabani i vogel) nga ushtaret osmane”;…

    Gjate viteve 1429-1430, ”Princi, Gjon Kastrioti” kishte sulmuar disa here keshtjellen e Krujes se pushtuar nga osmanet, me qellim per ta rimarre kete qytet, i cili kishte sherbyer si kryeqyteti i Principates se Kastrioteve por nuk kishte arritur, qe ta shtinte ne dore si rezultat i mungeses se artilerise se rende, qendreses se garnizonit turk dhe sidomos fale pozicionit natyror te kesaj keshtjelle… Pavaresisht se nuk u arrit marrja e Krujes, ”Gjon Kastrioti” kishte siguruar lirine e plote te Principates se tij, duke nisur qe nga Dibra e madhe e deri ne detin Adriatik, territor nga ku ishin debuar autoritetet osmane, perveç garnizonit te Krujes, por hakmarrja e ”Sulltan Muradit te II-te Kodja (1404-1451)”, do te vinte shume shpejt… Pasi Perandoria Osmane pushtoi qytetin e Selanikut (29-mars-1430), ushtria osmane e komanduar nga anti-Shqiptari ”Isak bej Evrenozi”, iu drejtua Arberise dhe ne kete ushtri te perzier, merrnin pjese edhe nje numer i konsiderueshem i trupave serbe, te komanduara nga kunati i Sulltanit (Vellai i Mara Brankoviç) dhe njeri nga djemte e ”Despotit Gjergj Brankoviç (1377-1456)”, qe une besoj se behet fjale per”Princin Todor”, pasi ne vitin-1430, Grguri, Sefani & Llazari” ishin femije dhe perkatesisht 15,13 dhe 9-vjec…

    ”Isak Bej Evrenozi dhe Todor Brankoviç” iu drejtuan Principates se ”Gjon Kastriotit”, ku perveç djegies se vendbanimeve Arbere, plaçkitjes se Kishave Katolike, masakrave mbi popullsine civile, regjistrimin e dhunshem te popullsise kryengritese, u shkaterruan edhe disa nga keshtjellat me te rendesishme te Gjon Kastriotit dhe u grabiten shume djem te vegjel, qe u moren si ”Takse gjaku”!!!… Gjate kesaj ekspedite ndeshkimore kaq te tmerrshme, kaloresit osmane te njohur si ”Akinxhi”, bastisen te gjitha fshatrat e lugines se Drinit te Zi (Diber) dhe ne luginen e lumit Mat, duke depertuar deri ne fshatrat e thella te Martaneshit (territor i Gjon Kastriotit), rajon malor shume i thyer, qe osmanet e cilesonin si ”çerdhe qafirësh”… Masakrat e osmaneve nuk kursyen asnje familje Arbere ne kete krahine kryengritese, ku fatkeqesia pllakosi edhe mbi familjen e ”Mehillit te vogel/Ballaban Badera/Bardheri”, sepse ushtaret turq, i perdhunuan dhe i vrane nenen e tij, Helenen (gruan e Milloshit), nderkohe qe i ati, Milloshi, iu shpetoi ketyre masakrave se bashku me te birin ”Kostandinin”, duke u fshehur ne pyjet e dendura te Martaneshit…

    Djali i tij i dyte ”Jonima/Jonuzi”, i cili na shfaqet me vone nga autoret e kohes dhe Mehilli (Ballaban Pasha), u moren si skllever duke u derguar ne Adrianopoje (Edirne-Turqia europiane), ku perfshihen ne sistemin e Devshireve (njesoj si GJERGJ KASTRIOTI)… Mehilli i vogel qe ishte i pagezuar si Katolik, tashme u konvertua ne Islam dhe fale aftesive te tij te veçanta dhe sidomos zgjuarsise (ishte biond & trup-shkurter), arriti te realizoje nje karriere ushtarake shume te sukseseshme, si Lufretar-Jenicer, kalores feudal-ushtarak ose Spahi dhe u ngjit deri ne rangun e Pashait me emrin Ballaban Pasha (njihej edhe me emrin, Ballaban Badera), Gjeneral i madh, Sanxhakbej i Ohrit etj. etj…

    Nderkohe qe fama e tij ne Perandorine Osmane rritej fale aftesive te jashtezakonshme, kulmi i suksesit dhe ngjarja me e rendesishme ne jeten e tij ishte dita e 29-majit-1453, ku pikerisht Komandanti i njohur i Perandorisë Osmane ”Ballaban Pasha ose Ballaban Badera” ishte i pari qe sulmoi dhe depertoi brenda mureve te pathyeshme te Kostandinopojes nepermjet hyrjes ”Kerkoporta” dhe po ashtu, Arberi tjeter i turqizuar ”Ulubatli Hasan/Hasani nga fshati Ulubat i Burses (1428-1453)”, Kalores Timarli-Spahi dhe i glorifikuar si martir-turk, ishte i pari qe vendosi flamurin turk mbi muret e 3-fishta te Konstandinopojes, ku gjeti vdekjen nga shigjetat e harketareve bizantine por edhe Kapudan Pasha (Admiral i madh), me vone Veziri i madh i P. Osmane, komandant i pergjithshem i ushtrise (1453), apo miku me i besuar i Sulltan Mehmetit te II-te, i cili ishte Arberi i islamizuar ”Zagan Pasha/Zağanos Paşa”, ku duke ju referuar Historianit turk ”Halil Inalcık(1916-2016)”, ”Zagan Pasha” ishte djali i Komandantit te shquar Arber ”Vrana Konti/Konti Uran”, te cilin osmanet e kishin marre peng ne femijerine e hershme!!!…

    Pas tyre, dihet se vershuan plot 100.000 ushtare osmane, qe pergjaken rruget e qytetit duke masakruar 30.000 Bizantine (shume prej tyre, ishin Arber Ortodokse) dhe ne kete menyre kaq brutale, Perandoria e lavdishme Bizantine (395-1453) mori fund se ekzistuari, duke dale nga skena e Historise… Pra, ishte nje Shqiptar (Perandori Romak, Kostandini i Madh i Ilirise), qe e ngriti kete qytet madheshtor ne vitin-330, duke e bere Kryeqytet te Perandorise Romake dhe ishin perseri 3-Shqiptare, te cilet e pushtuan kete qytet per t’ia dhuruar Perandorise Osmane, duke ndryshuar keshtu, rrjedhen e Historise Boterore, nderkohe qe P. Bizantine kishte qene mburoja kryesore e civilizimit europian, duke sherbyer si barriere e pakalueshme per hordhite barbare aziatike… Sulltan Mehmeti i II-te Fatih (1432-1481) hyri triumfalisht ne qytet pas 3-ditesh, i shoqeruar nga renegatet Arber ”Zagan Pasha dhe Ballaban Pasha”, duke realizuar endrren me te madhe te shtepise se Osmanit, ku”Relikja e fundit e P. Romake”, Kostandinopoja, u shpall si Kryeqyteti i ri i Perandorise Osmane, i pagezuar me emrin ”Istambul” dhe fale kesaj ngjarje dramatike per civilizimin europian dhe boten e Krishtere, Sulltan Mehmeti i II-te, u njoh me epitetin ”Fatih” (Fitimtari)…

    *”Turkoshaku Ballaban Pasha, tmerri i Atdheut dhe Familjes se vet. Lufta kunder GJERGJ KASTRIOTIT, masakrat shkaterrimet dhe vuajtjet qe i shkaktoi Vellezerve-Arber, disfatat e turpshme dhe vdekja e merituar”;…

    Sulltan Mehmeti i II-te Fatih, i pashprese ne luften kunder GJERGJ KASTRIOTIT, vendosi qe te nise kunder tij, pikerisht Ballaban Pashen, kete renegat Shqiptar, i cili ishte njohes shume i mire jo vetem i territorit (vendlindja e tij), por sidomos i taktikes ushtarake te ”Kryetrimit tone” dhe i reflekseve te tij ne fushen e Betejes… Keto ngjarje u zhvilluan nderkohe qe Ballaban Pasha sherbente si Sanxhakbej i qytetit te Ohrit (1464-1465) dhe ngjarjet vijuan ne kete menyre: Pas Betejes se Albulenes (2-shtator-1457), Sulltan Mehmeti i II-te kishte humbur çdo shprese per ta mundur GJERGJ KASTRIOTIN, dhe i kerkoi paqe (1457) por paqja u trazua shume shpejt nga Papa spanjoll ”Callistus i III-te (1378-1458)”…

    Gjithashtu osmanet u munden keqas edhe ne 4-beteja te tjeta sapo GJERGJ KASTRIOTI u kthye nga ekspedita e lavdishme italiane (1461-1462), ne ndihme te Mbretit te Napolit Ferrante i I-re/Ferdinando d’Aragona(1424-1494)”… Prandaj Sulltani kerkoi perseri qe te vendoste nje armepushim te ri 10-vjecar dhe marreveshja e paqes u nenshkrua ne Shkup me dt. 27-prill-1463, por paqja nuk e pati jeten e gjatë, pasi luftimet rifilluan ne muajin gusht-1464, kur GJERGJ KASTRIOTI shpartalloi nje ushtri osmane prane qytetit te Ohrit, ushtri e komanduar nga Sheremeti (14-gusht-1464)…

    Menjehere pas ketyre ngjarjeve, Sulltan Mehmeti i II-te u detyrua qe te therrase Komandantin e shquar osman, renegatin Arber ”Ballaban Pasha (ish vartes i SKENDERBEUT ne vitet 1437-1439)”, i cili se bashku me djemte e tij: Hamzai dhe Haziri, i kerkoi beteje hyjnorit GJERGJ KASTRIOTI, dhe ky si gjithmone ishte i gatshem per lufte… Perpara zhvillimit te betejes se Vajkalit, Ballabani i dergoi KASTRIOTIT si dhurata: 6-kuaj te zgjedhur, rrace e paster arabe dhe nje shpate argjendi (ironia qendronte tek braktisja qe Kryetrimi i kishte bere asaj jete luksoze prane Sulltanit, duke zgjedhur luften ne mbrojtje te Arberise) dhe nderkohe, KASTRIOTI i dergoi si dhurata: Nje parmende druri, nje bastun bariu dhe nje Shqiponje me mesazhin se: ”Me mire te kishe qendruar bujk, qe te punoje token ne Mat ose Bari ne Martanesh se bashku me Babain tend dhe te jetoje i lire ne Atdhe, sesa te jetoje ne luks duke luftuar per Sulltanin kunder Atdheut & Familjes tende”!!!…

    Beteja e pare u zhvillua ne fushen e Vajkalit (Bulqize) ne vitin-1464, ku GJERGJ KASTRIOTI e fitoi kete beteje por fatkeqesisht, ushtaret osmane te Ballaban Pashes i kapin si rober-lufte, 8-Komandantet me te shquar Arber si ”Moisi Golemi i Dibres, Muzaka i Angjelines (nipi i GJERGJ KASTRIOTIT), Vladan Gjurica, Gjin Muzaka, Nikolle Berisha, Gjon Perlati, Gjin Manesi dhe Gjergj Kuka”, por gjithashtu edhe vete GJERGJ KASTRIOTI rrezikoi seriozisht jeten dhe shpetoi vetem fale vrullit te kalit te tij, qe e nxori nga pusia e ngritur prej Ballaban Pashes!!!…

    Ballabani i mundur, i dergoi 8-Komandantet Shqiptare te zene rober per ne Stamboll, ne menyre qe te justifikonte humbjen e tij tek Sulltan. Mehmeti te II-te Fatih, dhe ky i fundit nuk pranoi asnje shperblim nga ana e GJERGJ KASTRIOTIT (i cili i lutej qe ti shkembente 1-Komandant Shqiptar me 200-rober turq) por ai dha urdher qe keto Shqiptarë, te rripeshin te gjalle ne qender te Stambollit, ku kokat e prera, te argetonin femijet turq dhe kufomat e tyre te shqyheshin nga qente!!!… Kjo ngjarje tragjike e beri GJERGJ KASTRIOTIN shume me te pameshirshem sesa pas tragjedise se Beratit (1455), sepse tani e tutje, ai nuk do te mbante me asnje rob lufte, por do ti masakronte te gjithe pa meshire… Beteja e dyte ndermjet GJERGJ KASTRIOTIT dhe Ballabanit, u zhvillua ne Oranik te Dibres, ku gjate kesaj beteje, osmanet pesuan nje disfate tjeter dhe Ballabani mezi shpetoi nga vdekja…

    Beteja e radhes u zhvillua perseri ne Vajkal (Bulqize) dhe ketu Shqiptaret perveç se fituan ne menyre te shkelqyer,ata me ne krye GJERGJ KASTRIOTIN, marshuan drejt territoreve Osmane ne Maqedonine e sotme dhe arriten deri ne Shkup ku plackiten aq sa munden neper pronat e osmaneve dhe sidomos fermen e madhe te Sulltanit, ku moren te gjithe kuajt dhe bagetine duke jua shperndare me pas familjeve te varfra ne Arberi…

    Vlen per t’u nenvizuar fakti, se gjate gjithe ketyre ngjarjeve, Babai i Ballabanit; Milloshi(veteran) & Vellai i tij i madh; Kostandini, luftonin pareshtur ne radhet e Gardes Pretoriane si Besnike te palekundur te GJERGJ KASTRIOTIT dhe kunder kriminelit Mehill, qe tashme ishte shnderruar ne perbindeshin e turqizuar Ballaban, i cili kishte tradhetuar jo vetem atdheun (Arberine), por edhe kujtimin e Nenes se tij ”Helena”, te cilen e kishin perdhunuar dhe vrare ushtaret osmane ne vitin-1430…

    Tradhetari Ballaban Pasha rikthehet ne Arberi ne muajin qershor-1466, duke shoqeruar Sulltan Mehmetin e II-te Fatih, ne krye te nje ushtrie prej 160.000 vetash, ne drejtim te keshtjelles legjendare te Krujes, per t’i dhene goditjen vendimtare, GJERGJ KASTRIOTIT, ne veren e vitit-1466, qe njihet si ”Rrethimi i II-te i Krujes”…

    Siç dihet, Kruja i rezistoi sulmeve te artilerise dhe furise barbare osmane, por Sulltani u hakmorr ne menyre kafsherore. Ekzekutoi mijera civile Arber, dogji fshatrat e Krujes, Kurbinit, Matit, Dibres, Durresit dhe pergjate lugines se Shkumbinit, ku vlen te citohet masakra e tmerrshme ne Qidhen te Dibres, ku u copetuan plot 10.000 pleq, gra dhe femije por pasojat me te renda do te rezultonin pas ndertimit te Kalase se Elbasanit… Pasi Mehmeti i II-te Fatih u terhoq i turperuar drejt Stambollit, ai la Ballaban Pashen ne krye te 80.000 ushtareve, qe te vazhdonte rrethimin e Krujes me shpresen se ”4000-Luftetaret e Garnizonit te Keshtjelles”, qe komandohej nga ”Tanush Topia (14?!-1467)” do te dorezoheshin ose te vdisnin nga uria!!!…

    Gjate gjithe kesaj periudhe (7-muaj radhazi), Ballaban Pasha masakroi civile, vellezer te nje gjaku, preu pemet frutore, shkaterroi te mbjellat, dogji vreshtat, e leshoi ushtrine osmane per plaçke, vrasje & perdhunime dhe sipas burimeve te kohes, keto ishin ditet me te zeza per Historine e Kombit tone, te shkaktuara nga nje Shqiptar… Viti-1466 shenon edhe tradhetine e radhes nga ana e njerezve me te afert te GJERGJ KASTRIOTIT, pasi djali i ”Mamica Kastriotit dhe i te ndjerit Muzak Topia”, i quajtur”Reposh Topia” u bashkua me Ballaban Pashen, pasi u martua me vajzen e tij!!!…

    Nderkohe, i gjendur ne veshtiresi, ne muajin dhjetor-1466, GJERGJ KASTRIOTI u nis nga Lezha drejt Raguzes (Dubrovnik) dhe lundroi drejt Ankones per te shkuar ne Rome (12-dhjetor-1466), ku ”Atletit të Krishtit”, ”Mbrojtesit të Krishterimit” dhe ”Kapitenit të Pergjithshem te Selise se Shenjte” iu rezervua nje pritje madheshtore si ne kohet e arta te P. Romake, kur Perandoret e shquar ktheheshin fitimtare nga ekspeditat ushtarake, duke hyre triumfalisht brenda mureve te qytetit te perjetshem…

    Veneciani ”Papa Pali i II-te/Pietro Barbo (1417-1471)” u mrekullua nga paraqitja epike e hynjorit ”GJERGJ KASTRIOTI” dhe e Luftetareve te tij Arber, por dhe nga e gjithe ajo pjesemarrje e jashtezakonshme e qytetareve romane dhe e banoreve te rrethinave, te cilet ishin dyndur ne nje menyre te pabesueshme, prane Selise se Shenjte per te pare nga afer dhe nderuar ”Shpaten dhe Mburojen e Krishterimit & civilizimit Europian”… Realisht, ndihma e Papa Palit te II-te konsistoi vetem tek nje shume financiare e pamjaftueshme (5000-dukate), tituj honorifike, nje relike te shenjte, dhurara te tjera dhe fjale te mira, te cilat qendronin shume larg pritshmerive nga ana e ”GJERGJ KASTRIOTIT”, i cili i zhgenjyer, u shpreh se: ”Paska qene me mire, n.q.s do t’i lija Osmanet te marshonin drejt Romes, ne menyre qe keto Pape te nxirrnin nje mesim te mire”!!!…

    Rrethimi i Krujes vazhdoi pergjate gjithe dimrit te veshtire te viteve 1466-1467 dhe GJERGJ KASTRIOTI ne muajin prill-1467, u kthye nga Roma dhe Napoli me ndihma te pakta…Menjehere sapo u kthye ne Atdhe, organizoi nje ushtri prej 16.000-vetash ne qytetin e Lezhes dhe se bashku me Princin famemadh ”LEKA i III-te DUKAGJINI (1410-1481)”, Vojvoda i Shkodres ”Nikolle Moneta” dhe me ndihmen e disa reparteve Veneciane (500-mercenare) fillimisht sulmoi dhe shpartalloi nje ushtri osmane te komanduar nga vellai i Ballabanit;”Jonima/Jonuzi” me dt. 19-prill-1467 dhe ketu zuri rob ”Jonuzin se bashku me te birin” dhe u nis per nje sulm te pergjithshem drejt Krujes, ku po e priste Ballaban Pasha i hidheruar per disfaten e te vellait renegat dhe pengmarrjen e tij nga GJERGJ KASTRIOTI…

    Sulmi u zhvillua diten e ”Shen Gjergjit me 23-prill-1467 (sipas kalendarit te sotem Gregorian)” dhe Ballaban Pasha, nga rrethues, u kthye në ”i rrethuar” dhe fatmiresisht gjate ketij sulmi te befasishem, Ballaban Pasha u godit me nje shigjete ne fyt nga nje harketar i garnizonit te Krujes, i cili quhej ”GJERGJ ALEKSI”, qe sipas burimeve historike, ishte nje Harketar-Gjahtar profesionist nga Malesia e Krujes… Vdekja e Ballaban Pashes, shkaktoi demoralizimin e plote te ushtrise osmane, e cila u terhoq me shume humbje dhe duke qene se mbeten pa Komandant, ata perbenin nje pre shume te lehte per Malesoret Arber, te cilet u leshuan me te gjitha forcat, duke u hakmarre pa meshire dhe i ndoqen kemba-kembes deri brenda territorit osman…

    Pas kesaj fitoreje te bujshme, GJERGJ KASTRIOTI, furnizoi me ushqime Garnizonin legjendar te Krujes, qe po behej gati per rrethimin e III-te te Krujes, sepse ne muajin korrik-1467, Sulltan Mehmeti i II-te Fatih, u rikthye ne krye te nje ushtrie akoma me te madhe, qe te hakmerrej per humbjen katastrofike dhe vrasjes se Ballaban Pashes, por edhe kesaj here, u detyrua qe te terhiqet me shume turp dhe nga ana tjeter e mbyti Arberine ne gjak, duke kryer nje gjenocid qe kurre nuk e kishte perjetuar ndonje komb europian deri ne ate kohe, ku brenda 15-diteve te qendrimit te Sulltanit ne Arberi, llogaritet qe te jene masakruar deri ne 30.000-Arber (civile) brenda nje dite te vetme (cit. burimet osmane)…

  • Rikrijim i pikturës së humbur të Donika Kastriotit e cila datonte nga viti 1556

    Rikrijim i pikturës së humbur të Donika Kastriotit e cila datonte nga viti 1556

    Donika Kastrioti, e lindur në Kaninë në vitin 1428, ishte bija e princit arbëror Gjergj Arianiti dhe zonjës Maria Muzaka. Në prill të vitit 1451, ajo u martua me Skënderbeun, me të cilin patën një djal, Gjonin. Pas vdekjes së Skënderbeut më 1468, ajo bashkë me të birin migruan drejt Mbretërisë së Napolit, e më pas në Valencia ku ajo dhe vdiq në vitin 1506.

    Një pamje të rrallë të Donika Kastriotit, kemi një gravurë nga viti 1596, e cila u ka mbijetuar shekujve.

    Gjatë shekullit të 19-të, një piktor anonim skicoi një vizatim tepër interesant të Donika Kastriotit, i cili bazoi skicimin e tij në një pikturë të vitit 1556 të princeshës Donika, të cilën ai e kishte parë, por për fat të keq, piktura e bërë në shekullin e 16-të është e humbur dhe nuk ekziston më.

    📸 Në foto, mund të shikoni një pikturë të princeshës Donika, e bërë nga një piktor Italian në vitin 2018, në bazë të skicimit që kemi nga shekulli i 19-të, duke na dhënë një nga pikturat më të bukura të ndonjë figure nga Mesjeta arbërore. Kjo pikturë na jep një përshtypje të mahnitshme se si piktura origjinale e Donikës nga viti 1556 mund të jetë dukur!

    📜 Nësë doni të lexoni më shumë për skicimin e shekullit 19-të, më herët ne kemi nxjerrur një postim tjetër në lidhje me skicimin, kërkojeni dhe sigurohuni që ta lexoni tek faqja jonë!

  • Simbol i rrallë i kryeheroit tonë arbëror Gjergj Kastriotit

    Simbol i rrallë i kryeheroit tonë arbëror Gjergj Kastriotit

    NGA: GJON KEKA

    Në një vepër të vitit 1575 që gjeta gjatë hulumtimeve të mia mbi simbolet e perandorëve të ndryshëm,ishte edhe një simbol i rrallë ku përmendet edhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu, me fjalët në brendësi të simbolit si vijon:

    „Te nunquam Tiumi“(Unë asnjëherë nuk iu kam frikuar.).

    Është me rëndësi të përmendet këtu se ndoshta ky simbol dhe këto fjalë janë sjellë nga legjendat e ndryshme apo kronikat mbi jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit duke ditur se ai ishte një hero i pamposhtur dhe kryetrim i madh i Abrërisë që nuk iu frikua asnjëherë vdekjes edhe pse shpesh ishte i rrezikuar dhe ballë për ballë saj.

    Por,ai triumfoi gjithmonë dhe jetoi një jetë plotë lavdi e famë ,duke e mbushur atdheun e tij me frymën e lirisë,famës dhe të vëndosjes së shtetit të Arbërit mbi themelet e identitetit të lashtë,flamurit kombëtar etj.

  • Mirditori Gjergj Kastrioti gjeni dhe kryehero i Arbërisë

    Mirditori Gjergj Kastrioti gjeni dhe kryehero i Arbërisë

    NGA: GJON KEKA

    “Çdo komb ka genitë dhe heronjtë e tij”, thotë një proverb ,kështu edhe kombi ynë ka qenë i bekuar që në mesin e tij kanë dalë gjeni e heronjë ,e mbi të gjitha një kryehero i papërsëritshëm sikur që ishte burrështeti,kryembreti dhe kryezoti ynë arbëror Gjergj Kastrioti.

    Një gjeni e patriot të tillë sikur ishte Gjergj Kastrioti të cilit zemra e mendja i gjallonin për Arbërinë e tij dhe se fryma e tij ishte ora e jetës së Arbërisë, gjersa ai kishte frymë e i punonte zemra dhe mendja ,edhe Arbërisë i punonte fati dhe ecte me hapa të sigurtë drejtë fuqizimit e zhvillimit të saj, forcimit të shtetit të Arbërit dhe lirisë së plotë.

    Një burrështeti i tillë në të cilin përmblidheshin të gjitha virtytet e një njeriu diellor që jo vetëm reflekton nga brenda tij frymën e lirisë , të autoritetit të tij si në fjalë ashtu edhe në vepra dhe të një burrështeti që i shërbente atdheut të tij me gjithë qenjen e tij, një kapiteni që i dha shembuj edhe shumë kapitenëve të cilët erdhën pas tij në gjithë Europën, sepse ai ishte kapiten i të gjitha kohërave.

    Gjergj Kastriotit këtij patrioti e mbreti arbëror nuk i punoj vetëm krahu mrekullibërës i tij, por edhe truri dhe zemra, ai ishte edhe gjeni edhe gjeneral ,edhe burrështeti edhe mbret, edhe politikan edhe diplomat,ai ishte sinonimi i diellit ndërsa cilësit e tij apo virtytet ishin rrezet që i nxirrte dielli i tij i brendshëm për ta bërë dritë Arbërinë e tij.

    Për autoritetin dhe cilësit apo karkaterin e tij kam shkruar edhe në veprat e mia të mëparshme ,për të mos e zgjatur më shumë ketu po i nënvizoj disa referenca që e përcaktojnë origjinën mirditore të Gjergj Kastriotit:

    “Mirditorët, gjithashtu katolikë, janë një fis, kryeqyteti i së cilës është Oroshi, në vargmalin që përshkon rrugën e vetme…; ata shquhen për besnikërinë, trimërinë dhe karakterin e tyre të paepur; Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) ishte mirditor.“ (Lucien Lanier, 1886)

    “Kishte lindur një Huniad i ri, i cili ishte i destinuar të bëhej jo më pak i famshëm se heroi hungarez.

    Gjergj Kastrioti ishte më i vogli nga djemtë e Gjon Kastriotit,zot i Shqipërisë, ose më saktë i kantonit të Mirditës.”(Menzies, ë. H. Allen,1880)

    “Kah kufiri verior, në atë rrugë të vendit që shtrihet midis Drinit të Zi dhe detit, janë mirditorët ose, në gjuhën e tyre, trimat.

    Këta janë dhe kanë qenë gjithmonë, që nga ditët e kapitenit të tyre të fundit të madh,Kastriotit…”(George F. Dillon,1884)

    “…por me të mbërritur në Mat do të ngushëllojmë veten duke u gjendur mes bashkëqytetarëve mirditorë të Skënderbeut, katolikë për nga besimi me zakonet e tyre, për nga numri janë rreth 250.000 të cilët mbrojnë pavarësinë e tyre nën drejtimin e një princi me banim në Krujë.” (Antologia,1827)

    “Ky rajon qendror banohej nga fisi trim dhe i qytetëruar shqiptar i Mirditorëve, bashkatdhetarët e Gjergj Kastriotit. Ata ishin katolikë dhe gëzonin pavarësinë e tyre nën krerët ose princat e tyre.” (A. L. Køppen,1854) [Gjon Keka]

  • A e punoi dhe e ruajti simbolin e flamurit të pavarësisë nëna e Gjergj Kastriotit

    A e punoi dhe e ruajti simbolin e flamurit të pavarësisë nëna e Gjergj Kastriotit

    Nga Gjon Keka

    Shpesh në histori disa gjëra mbesin të pa thëna, ose edhe të fshehura prapa perdës së mistershme të kohës dhe rrethanave të asaj epoke.

    Për të parë se pse historia e popullit tonë është e shkruar me gjakun e dëshmorëve e të martirëve ,mjafton t’i hedhim një vështrim sakrificës dhe sfidave për arritjen e lirisë dhe pavarësisë së Arbërisë nën udhëheqjen e kryeheroit tonë e vizionarit ,Gjergj Kastriotit.

    Kishin kaluar vite që nga pushtimi i Arbërisë nga dora gjakatare e Perandorisë otomane dhe marrja pengë e shërbimi në oborrin e sulltanit ,ndërsa Arbëria dhe populli i saj në anën tjetër vuanin e derdhnin djersë e gjak vetëm e vetëm për të qëndruar në trojet e paraardhësve të tyre. Kjo sakrificë e qëndresë e madhe ,ky akt heroizmi i burrave e nënave arbërore ,tregon më së miri se sa e shtrenjtë ishte liria që populli e nxorri nga brenda pasi u rikthye arbërori më besnik e atdhedashës në historinë e Iliro-arbërorëve, lideri i urtë,strategu e mbreti Gjergj Kastrioti.

    Ardhja e Gjergj Kastriotit në nëntor solli me vete edhe shpresën e madhe,se Arbëria do të bëhet ,se lirinë do ta gëzojnë të gjithë arbërorët e arbëroret të mëdhenjë e të vegjël, dhe sikur që dihet kjo shpresë e madhe u mishërua.Arbëria nën udhëheqjen e kryezotit Gjergj Kastrioti pati qeverisjen mbretërore më të suksesshme në historinë e Arbërisë dhe të Europës së asaj kohe.

    Ai,jo vetëm e solli lirinë, pavarësinë,por edhe e unifikoj popullin arbëror në kuvendin e Lezhës , me këtë ai tregoi se për të pasur Arbëria themele të forta dhe e sukseshme duhet të jetë e bashkuar dhe të qëndrojë e tillë deri në fund.Madje ky kuvend i unifikimit arbëror nga Gjergj Kastrioti ishte si mësim e shembull për një unifikim të vetë popujve të Europës.

    Dhe kështu ky mbret i urtë i Arbërisë ishte një shpresë jo vetëm për Arbërinë e kohës së tij ,por ai u pa nga sytë e popujve të Europës edhe si shpresa e tyre dhe mbrojtja e tyre ,për aq kohë sa ai jetoi,veproi dhe mbretëroi. Kështu ai deri në fund i mbrojti themelet jo vetëm të atdheut të tij ,por të gjithë qytetërimit europian.Ai ishte i vetmi që mbrojti e ruajti nderin dhe parimet rrënjësore të atdheut të tij.

    Megjithkëtë, në kuadër të kësaj do të ndalem pak tek simboli që ai e ngriti pasi u kthye në Arbërinë e tij. Pyetja që është shtruar dje, e shtrohet sot dhe do të shtrohet edhe nesër e deri në zgjidhjen e kësaj enigme ,ishte se kush e punoi, ruajti dhe mbajti flamurin me Shqiponjën e Yllin që ai e ngriti me rastin e Pavarësisë së Arbërisë më 28.Nëntor 1443? Kam hasur gjatë hulumtimeve të mia në kronika ,pastaj disa autor që janë marrë me historinë e popullit tonë që nuk arrijnë edhe ata ta zgjidhin këtë enigmë ,e përmendin ngritjen e flamurit, dhe aktin e asaj dite me rëndësi,por nuk e tregojnë kush e solli flamurin, kush e punoi atë dhe e ruajti.

    Sidoqoftë për t’i hapë udhë dhe zgjidhje kësaj enigme, dhe duke analizuar rrethanat,pastaj atdhetarinë e babait dhe nënës së Gjergj Kastriotit ,është e mundur që simboli i Shqiponjës së fisnikërisë së Kastriotëve që më pas u bë flamur i pavarësisë dhe Shtetit Arbëror nga nëntori i vitit 1443 të jetë punuar e ruajtur nga nëna e Gjergj KastriotitVojsava e cila ,më shumë gjasë i ka lënë testament të bijave të saj që nëse i kthehet një ditë biri i saj Gjergji ta mbajë , ruaj e ngritë atë si flamur të fitores përballë të keqes dhe armiqëve. Kjo mund të ketë ndodhur ashtu për faktin se nëna dhe babai i Gjergj Kastriotit e kishin edukuar atë dhe fëmijtë tjerë të tyre në frymën e patriotizmit.Kjo rrënjosje e kësaj atdhedashurisë nuk mund të mos jetë ndryshe,pos ajo se ai nuk e harrojë asnjëherë Atë-Mëmdheun – Arbërinë e tij,por iu rikthye asaj si një shpëtimtar.

  • Kush e ka fshehur Dorëshkrimin e Reposh Kastriotit- vëllait të Heroit Kombetar?

    Kush e ka fshehur Dorëshkrimin e Reposh Kastriotit- vëllait të Heroit Kombetar?

    592 vite më parë, me 25 korrik 1431 ose sipas kalendarit arkaik Ortodoks viti 6936 ka vdekur në Malin Athos, Manastirin e Hilandarit tek Kulla e Shën Gjergjit aty ku janë sot gërmadhat e Pirgut Arbanas- Reposh Kastrioti, vëllai i dytë më i madh i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti –Skënderbeu.

    Pak Histori

    Sipas Historisë Reposh Kastrioti i dërguar peng tek Sulltani i asaj kohe Murati i dytë (1421-1444) kthehet rreth viteve 1426 në kohën kur i ati Gjon Kastrioti së bashku me të katër bijtë e tij bleu adelfatet (janë të drejtat e një personi për të qëndruar në Manastir ortodoks dhe për të marrë ndihma prej burimeve të Manastirit. Adelfati është i vlefshëm në emrin e vetë personit dhe nuk mund të transferohet apo të trashëgohet nga një tjetër), duke siguruar të drejtat për të ardhur në Manastirin Hilandar në Malin Athos ( në shqip Mali i Atit), në kullën e Shën Gjergjit që sot quhet Pirgu Arbërit ose `Arbanaski Pirg` për nder të tyre. Sipas një burimi tjetër të njohur Gjon Kastrioti dhe bijtë e tij.. “siguruan një vend si refugjatë për ti shpëtuar invazionit Osman, dhe në 1426 dhe 1430 realizuar një marrëveshje ose adelphat për të gjithë jetën për të përdorur Kullën e Shën Gjergjit në Manastirin e Hilandarit në të katër bijve të tij. Njëri nga ata vdiq më 1431 dhe vetë Gjon Kastrioti hetoi aty si murgu Joachim dhe vdiq në vitin 1437“. Të gjitha këto fakte dëshmojnë lidhjet afat- gjata midis lordëve feudalë Arbër dhe laurës imperiale serbe të asaj kohe

    Sipas Marin Barletit në librin e tij “Jeta dhe Veprat e Princit Epirot Gjergj Kastrioti Skënderbeu“ për Reposh Kastriotin thotë kështu:… “ vëllai i tij Reposhi , u kthye nga Kostandinopoja dhe u fut menjëherë në Manastir duke thënë se konvertimi në turk (mysliman) ishte një krim që nuk lahej dot përveçse të mbyllej në Manastir për gjithë jetën..“ Këtij manastiri, Gjon Kastrioti i dhuroi në vitin 1426 dy fshatra nga pronat e veta në rajonin e Gostivarit, i bleu pirgun e Shën Gjergjit (i njohur edhe me emrin Pirgu Shqiptar) dhe në këtë manastir një nga djemtë e tij, Reposhi, e kaloi jetën si murg derisa vdiq më 25 korrik 1431. Në epigrafin e varrit, Reposhi mban titullin e lartë fisnik. Në marrëveshjen (adelfat) e vitit 1426 janë firmat e Gjon Kastriotit, Reposh Kastriotit, Gjergj Kastriotit, dhe Kostandin Kastriotit. Në Aktin e Dytë, firma e Stanisha Kastriotit mungon. Ndoshta për shkak se Stanisha si djali më i madh ka qëndruar në Kostandinopojë dhe është martuar aty me një turkeshë sipas disa burimeve dhe ishte konvertuar në islam. Pra, në marrëveshjen e dyte (adelfat), janë firmat e tre vëllezërve së bashku me firmën e Gjon Kastriotit. Nga ana e Manastirit të Hilandarit ka qenë përgjegjës Murgu Athanas (Zivojinovic refers to it as “82,” and it is described as “82” in our online library catalog. Në këmbim, Gjon Kastrioti i dhuronte Manastirit Hilandar dy fshatra. Sipas `Acteve të Hilandarit` fshatrat Radostushë, Trebishtë dhe Kisha e tyre. Në këmbim Gjon Kastrioti bleu të drejtën për të jetuar dhe varrosur aty me të tre bijtë si dhe dha 60 florinj për të blerë Kullën e Shën Gjergjit brenda Manastirit Hilandar. Të dy aktet e Hilandarit të blerjes së të drejtës për të jetuar dhe vdekur në Manastir dhe blerjen e Kullës me 60 florinj nga Gjon Kastrioti dhe tre bijtë të firmosura nga Murgu Athanas (Afanasijev), janë zbuluar nga historiani rus Grigorieviç më 1848. Sipas një dokumenti tjetër thuhet: “ Familja e Gjon Kastriotit përbëhej nga katër djem dhe pesë vajza. Vëllai i madh i Gjergjit (Skënderbeut), Reposhi përfundoi murg në gadishullin e Malit të Shenjtë pranë Selanikut, në manastirin e Hilandarit, ndërtuar në shekullin XI. Në arkivën e këtij manastiri ruhen dy dokumente që lidhen me emrin e Gjon Kastriotit. Në një dokument të vitit 1426 thuhet se: “Gjon Kastrioti me katër djemtë e tij, Stanishin, Reposhin, Konstantinin dhe Gjergjin, i falën Manastirit të Hilandarit katundet e krahinës së Rekës në Dibër, Radostushën dhe Trebishtin. Në dokumentin e dytë të padatuar thuhet se, igumeni i Manastirit të Hilandarit i shet Pirgun e Shën Gjergjit, Gjon Kastriotit dhe tre djemve të tij, Reposhit, Konstantinit dhe Gjergjit për 60 florinj”. Ky pirg mban edhe sot emrin “Pirgu i Shqiptarëve”.

    Sipas një burimi tjetër përsëri, përmendet emri Ivan ose Jovan (Gjon) Kastrioti sipas burimeve sllave Gjon shqiptohet si Ivan (SDS = Slavic Documents) HM.SDS.82 and 105., dhe Reposh, Konstandin dhe Giurg (Gjergj) http://library.ohio-state.edu/record=b2234497~S7 and http://library.ohio-state.edu/record=b2231916~S7.

    Në se në aktin e parë të blerjes ishin firmat e katër bijve së bashku më të atin Gjon Kastrioti, më 1426, në aktin e dytë të vitit 1430 (si duket për të paguar qiranë) janë firmat e tre bijve dhe të Gjon Kastriotit. Firma e Stanishës mungon. Kjo tregon se Stanisha qëndroi në Kostandinopojë ishte martuar aty me një turkeshë pasi ishte konvertuar nga ortodoks në besimin islam.

    Studiuesi serb, Sreten Petkoviç, në librin e tij “Chilandar” shkruan se, në vitet 1430-’31, Reposhi, vëllai i të famshmit Skënderbe, nga familja shqiptare e Kastriotëve, u varros në një varr të ndodhur në narteksin e brendshëm të kishës, në murin verior. Reposh Kastrioti duke u vendosur në Manastirin e Hilandarit dhe duke marrë miratimin dhe zotimet nga ana e Manastirit u bashkua me vëllazërinë e Hilandarit, ku edhe vdiq në 25 korrik 1431.

    Më vonë, dhe i ati Gjon Kastrioti u vendos në Manastir si Murg me emrin Joakim, ku jetoi aty deri në 1437 dhe vdiq me 4 Maj 1437 po aty në Manastir.

    Familja Kastrioti ishte e ritit lindor bizantin pra orthodox dhe kjo i jep përgjigje dhe pyetjes së çfarë feje kishte Familja Kastrioti (Slijepčević, Đoko M. (1983). Srpsko-arbanaški odnosi kroz vekove sa posebnim osvrtom na novije vreme (in Serbian). Himelstir. p. 45. Retrieved 7 July 2011.) (Petković, Sreten (2008) [1989], Hilandar (in Serbian), Belgrade, p. 21, iSBN 978-86-80879-78-9).

    Mendohet se, në Hilandar duhet të jenë eshtrat e katër bijve dhe të Gjon Kastriotit. Atë që janë varrosur aty janë Reposh, Kostandin dhe Gjon Kastrioti. Mendohet se mund të jetë varrosur dhe Heroi Kombëtar aty fshehurazi.

    Këtë mund ta shpjegojmë më poshtë. Pirgu Arbanas që u quajt nga murgjit e Manastirit Hilandar ne Malin e Shënjtë Athos ( emri i malit eshte shqip- Mali i Atit, por bizantinët i vendosen nje postfix -os dhe doli Athos). Më Parë quhej Kulla e Shën Gjergjit të cilën e bleu Gjon Kastrioti me tre bijtë. Pas vdekjes së Gjon Kastriotit I cili vdiq me 2 maj 1437 si Murg me emrin Joachim, Kulla e ShenGjergjit mori emrin `Pirgu Arbanas` ose serbisht Arbanaski Pirg. Sot Pirgu Arbanas është i shkatërruar plotësisht dhe ka vetëm gërmadha sepse nuk është mirëmbajtur (shiko fotot).

    Pirgu Arbanas u mirëmbajt deri në shek XVII- nga disa vojvodë vllehë të cilët dhuruan para Manastirit për ta mirëmbajtur. dhuruesi i parë Vllahian mund të ketë qenë Basarab Tepelus dhe më vonë nga princi Rumun Radus dhe Vlad i Riu. Dhurimet në para për mirëmbajtjen e Pirgut Arbanas nga vllehët deri në shek XVIII si pasojë e ndërit që u bëri Donika Kastrioti për kalimin e vajzës së Drakulës në Napoli fshsheurazi, për ta shpëtuar nga osmanët që kërkonin bijën e Vlad Tepeles (Drakula) I cili kishte bashkëpunim më Gjërgj Kastriotin kur ishte gjallë për të luftuar osmanët.

    Kulla e Shën Gjërgjit alias Pirgu Arbanas në Manastirin e Hilandarit, Mali Athos, Greqi

    Në Kullën e Shën Gjergjit të asaj kohe, ose Arbanaski Pirg, studiuesi serb, Sreten Petkoviç, në librin e tij “Chilandar” shkruan se, në vitet 1430-’31, Reposhi, vëllai i të famshmit Skënderbe, nga familja shqiptare e Kastriotëve, u varros në një varr të ndodhur në narteksin e brendshëm të kishës, në murin verior. Shën Gjergji dhe shenjtorët Simeon dhe Sava, bashkë me Virgjëreshën, janë pikturuar në muret sipër për nder të shpirtit të tij. Piktori anonim i afreskut duket i një talenti modest. Sipas studiuesit të njohur kroat, Milan Shuflaj, mbi varrin e Reposhit, i varrosur në brendësi të objektit kryesor të manastirit të Hilandarit, në kishën e Shën Mërisë, është gdhendur identifikimi historik “Duka i ilirëve”. Pra, autorë serbë me emër, citojnë Kullën e Shqiptarëve, blerë nga princi shqiptar Gjon Kastrioti, si dhe faktin e varrosjes së Reposhit, nga familja e famshme shqiptare e Kastriotëve, në Manastirin e Hilandarit në Malin e Shenjtë. Monumentet shprehin historinë, e për këtë duhen studiuar e dokumentuar dhe sigurisht, duhet realizuar edhe mundësia e ekspozimit të tyre në muzetë tona kombëtare“( http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com/t4906-djali-i…). Fakti i fundit i jetës së Reposh Kastriotit është Epitafi mbi varr: `Robi i Zotit Reposh Kastrioti , Dukë i ilirisë“ ose siç gjendet në serbisht ~»Prestavi se rab’ božii Repoš’, douks’ ilirskii, 6939« (https://en.xn--ikipedia-s1a.org/ëiki/Victor_Grigorovich), (Mirjana Živojinovic, Svetogorske kelije i pirgovi u srednjem veku (Beograd, 1972), 106-107, 117.).

    Shën Gjergji dhe shenjtorët Simeon dhe Sava, bashkë me Virgjëreshën, janë pikturuar në muret sipër për nder të shpirtit të tij. Piktori anonim i afreskut duket i një talenti modest. Sipas studiuesit të njohur kroat, Milan Shuflaj, mbi varrin e Reposhit, i varrosur në brendësi të objektit kryesor të manastirit të Hilandarit, në kishën e Shën Mërisë, është gdhendur identifikimi historik “Duka i ilirëve”. Pra, autorë serbë me emër, citojnë Kullën e Shqiptarëve, blerë nga princi shqiptar Gjon Kastrioti, si dhe faktin e varrosjes së Reposhit, nga familja e famshme shqiptare e Kastriotëve, në Manastirin e Hilandarit në Malin e Shenjtë. Monumentet shprehin historinë, e për këtë duhen studiuar e dokumentuar dhe sigurisht, duhet realizuar edhe mundësia e ekspozimit të tyre në muzetë tona kombëtare“( http://diskutime-shqiptare.fr-bb.com/t4906-djali-i…).

    Djegia e Pirgut Arbanas në vitin 2000

    Sot ky mbishkrim nuk ekziston sepse në 2010 kulla e Shëngjergjit u dogj rastësisht apo me qëllim. Sipas shkrimeve të vitit 2000 (kur u dodj nje pjesë e Pirgut Arbanas), në një gazetë serbe e cila thotë: “Hyllenderi u dogj se pari, mu tek muret e “Arbanas Pirg” dhe gurët e varrit të Jovanit (Gjon) dhe Reposh Kastriotit, fisnikë Serb nga Shqipëria, përkatësisht baba dhe vëlla të Gjergj Kastrioti, i njohur më shumë si Skënderbeu. Sipas komentuesve shqiptarë të Maqedonise ata u shprehen: “Diçka e ndaloi dorën e zjarrvënësit tamam tek vendi që zbulon gënjeshtrën mbi origjinën e “Heroit Shqiptar.” Ka provë më të mirë se vendet ku ruhet historia Serbe janë të shenjta?“. Artikullshkruesi shqiptar i asaj kohe të vitit 2000 në kundër përgjigje ndaj gazetës serbe shkruan gjithashtu: “Zjarri i Hyllenderit nuk dogji të vërteten qe Jova-n (Gjon) Kastrioti kishte 9 fëmije me Vojsavën, Repos (Rrapush), Stanisa (Stanish), Kostandin dhe Djuradj (Gjergj), të përmendur në këtë rend në kronikat e Athansios, murg në manastirin e Hyllenderit; dhe 5 vajza- Mara, Jela (Gjela), Andjelija (Angjelina), Vlaitsa (Vllazka) dhe Mamica.

    Zjarri ne Hyllenderi kurseu kapelën (kishën) kryesore, ku në nartheksin e brendshëm që rrethon afreskun e Virgjëreshës me Krishtin, ndeshën pikturat e Shen Simeonit (Stefan nemenjes) dhe të birit Shën Sava, me nënshkrimin poshtë tyre : Dhuruar nga shërbëtori i Zotit repos 6936″ (1431) – një dëshmi autentike që vëllai me i madh i Skënderbeut ishte “murg” ne Hyllender para se të vdiste. Mbase ndonjërit mund t’i duket ky zjarr një rastësi, pikërisht në kohën e luftës të shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë për vetëvendosje. Jo mua. Është e qartë se me këtë vepër i kanë prerë rrugën zbulimit të një të vërtete madhore. Aty mendohet se mund të jenë varrosur fshëhurazi edhe eshtrat e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti -Skënderbeu, por mendohet se janë brënda varrit të Car Dushanit sepse në Epitafin e këtij varri duken sipar majtas Stema e Familjes Kastrioti (shih fig).Vetëm Testi ADN/DNA i mbetjeve ne varrin e Car Dushanit dhe njërit prej Kastriotëve të konfirmuar (vëlla/baba) do duhej për të konfirmuar me saktësi shkencore në se Skënderbeu dhe jo tjetër fisnik shqiptar shtrihej në atë varr. Kësaj ja kanë prerë udhën. Djegia është mënyra e vetme.“

    Varrit real i Heroit Kombatar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

    Sipas Historianit Dhosi Liperi, në shkrimine tij Skënderbejada, thuhet se Marin Barleti nuk ka thënë të vërtetën kur ka shkruar se eshtrat e Gjergj Kastrioti u morën nga osmanët pasi hapën varrin e tij në Lezhë dhe I mbajtën për hajmali. Arsyeae kësaj të pavërtete mund të jetë se Marin Barleti ishte katolik dhe nuk dëshërontë që një Hero si Skënderbeu I cili ishte I ritit lindor të kishte varr ku arbërit dhe epirotët të faleshin dhe ta nderonin. Prandaj shpiku këtë histori të gënjeshtërt. Historiani Dhosi Liperi e kundërshton thënien e Marin Barletit dhe thotë se ; `kur osmanët pushtuan Lezhën 10 vite pas vdekjes së Heroit Komatar , shkruesit osmanë gjithsej shtatë, tregojnë të njëjtën histori ku thonë se trimat osmanë vranë e prenë të pafetë dhe disa nga ata ikën nga sytë këmbët me varkat e venecianëve në det, duke parë qytetin e tyre duke I djegur. Osmanët trima hapën dhe prishënvarret dhe I hodhën në det gjithashtu, por nuk përmëndin faktin që hapën varrin e Heroit Kombëtar.

    Sipas Dhosi Liperit, ka qënë gruaja e Skënderbeut e cila para se të ikte u la porosi besnikëve të Heroit që eshtrat e tij ti largonin nga Varri në Kishën e Shën Kollit , Kishë e cila duhet të ketë qënë në Kështjelle- pra në Kalanë e Lezhes dhe jo aty poshtë ku sot është Mauzoleumi.. Mendohet se eshtrat e Skënderbut janë dërguar pranë Pirgut Arbanas fshehurazi sepse aty ishin varret e vëllezërve të tij dhe varri I të jatit-Gjonit.

    Fati i Dorëshkrimit të Reposh Kastriotit

    Interesant është fakti që Reposh Kastrioti ka lënë një dorëshkrim të shkruar në arbërisht, por me germa cirilike (ndoshta dhe greke). Ky dorëshkrim nuk dihet se ku gjendet, por murgjit që e kanë parë thonë se Dorëshkrimi i lënë nga Reposh Kastrioti flet për Historinë e Familjes. Shpresojmë ta gjemë dhe kërkojmë ndihmën e vëllezërve shqiptarë në Maqedoni dhe Kosovë, sepse do të ishte një fitore e madhe në zbulimin e të vërtetave.

    Dorëshkrimi. Reposh Kastrioti ka lënë një dorëshkrim për historinë e Familjes Kastrioti. Dihet që origjina e Familjes Kastrioti fillon me stërgjyshin e Skënderbeut që quhej Kostandin Kastrioti pastaj më Gjyshin e tij Pal Kastrioti që u vra në betejën e vitit 1389 dhe më babain e tij Gjon (Ivan ose Jovan sipas serbve) i cili vdiq në Manasitirin Hilandar në 2 maj 1437.

    Këtë dorëshkrim kam 12 vjet që po e kërkoj në arkivat serbe, greke, rumune madje dhe ruse, madje edhe në Universitetin e Ohio , SHBA në të cilën gjënden origjinalet e adelfateve të Gjon Kastriotit me murgun Afanasiev të Manastirit Hilandar ndërsa, nja nga autorrët serbë shkruan se një dorëshkrim gjëndet në Biblotekën Rumjankovski në Moskë , Bibliotekë e cila në kohën e rregjimit komunist sovjetik ndryshoi emrin, por akoma nuk kam mundur ta gjej. Dikush nga klerikët fqinjë serbë apo grekë e ka fshehur. Shpresoj ta gjej dhe nuk do ti rresht përpjekjet. Një miku im thotë se këtë dorëshkrim e ka në arkiv Kisha Serbe në Beograd po rata më kanë kthyer përgjigje negative.

    Së fundmi, Historia e Reposh Kastrioti hedh dritë për origjinën tërësisht Arbër-Epirote e Familjes Kastrioti me një religjion otë ritit lindor, në kundërshtim të plotë me të dhënat e Schmid dhe të disa historianëve e pseudo-historianëve të tjerë, sepse këtë e pranojnë dhe vetë serbet duke e pranuar së pari që Gjon Kastrioti ishte Arbër-epirot.

    Sa për Stanishan disa thonë se ai nuk u konvertua në islam, por qëndroi në Kostandinopojë dhe ka vdekur rreth viteve 1440. Hamza Kastrioti u konvertua në islam në 1457. U burgos në Napoli por u martua në 1458 me një serbe pasi u ri konvertua në kristian me emrin Danilo (Dhanil) dhe së bashku me gruan e tij Elena shkuan në Kostandinopoje tek shtëpia e babait-Stanishës. Vendi dhe shtëpia ku ata qëndruan nuk dihet. Sipas një burimi tjetër: “Hamzai u kap i gjallë dhe u dërgua në paraburgim në Napoli me akuza për tradhti. Ai u lirua më vonë dhe shkoi me gruan e tij dhe fëmijët për në Perandorinë Osmane, ku ai vdiq si lypës në fillim te viteve 1460“(https://sq.xn--ikipedia-s1a.org/ëiki/Hamza_Kastrioti)./Fjala

    C

  • A e punoi dhe e ruajti simbolin e flamurit të pavarësisë nëna e Gjergj Kastriotit?!

    A e punoi dhe e ruajti simbolin e flamurit të pavarësisë nëna e Gjergj Kastriotit?!

    Shpesh në histori disa gjëra mbesin të pa thëna, ose edhe të fshehura prapa perdës së mistershme të kohës dhe rrethanave të asaj epoke. Për të parë se pse historia e popullit tonë është e shkruar me gj.akun e dëshmorëve e të martirëve, mjafton t’i hedhim një vështrim sakrificës dhe sfidave për arritjen e lirisë dhe pavarësisë së Arbërisë nën udhëheqjen e kryeheroit tonë e vizionarit, Gjergj Kastriotit.

    Kishin kaluar vite që nga pushtimi i Arbërisë nga dora gja.katare e Perandorisë otomane dhe marrja peng e shërbimi në oborrin e sulltanit, ndërsa Arbëria dhe populli i saj në anën tjetër vuanin e derdhnin djersë e gj.ak vetëm e vetëm për të qëndruar në trojet e paraardhësve të tyre. Kjo sakrificë e qëndresë e madhe, ky akt heroizmi i burrave e nënave arbërore, tregon më së miri se sa e shtrenjtë ishte liria që populli e nxori nga brenda pasi u rikthye arbërori më besnik e atdhedashës në historinë e Iliro-arbërorëve, lideri i urtë, strategu e mbreti Gjergj Kastrioti.

    Ardhja e Gjergj Kastriotit në nëntor solli me vete edhe shpresën e madhe, se Arbëria do të bëhet ,se lirinë do ta gëzojnë të gjithë arbërorët e arbëroret të mëdhenj e të vegjël, dhe sikur që dihet kjo shpresë e madhe u mishërua. Arbëria nën udhëheqjen e kryezotit Gjergj Kastrioti pati qeverisjen mbretërore më të suksesshme në historinë e Arbërisë dhe të Evropës së asaj kohe.

    Ai, jo vetëm e solli lirinë, pavarësinë, por edhe e unifikoj popullin arbëror në kuvendin e Lezhës , me këtë ai tregoi se për të pasur Arbëria themele të forta dhe e suksesshme duhet të jetë e bashkuar dhe të qëndrojë e tillë deri në fund. Madje ky kuvend i unifikimit arbëror nga Gjergj Kastrioti ishte si mësim e shembull për një unifikim të vetë popujve të Evropës.

    Dhe kështu ky mbret i urtë i Arbërisë ishte një shpresë jo vetëm për Arbërinë e kohës së tij, por ai u pa nga sytë e popujve të Evropës edhe si shpresa e tyre dhe mbrojtja e tyre , për aq kohë sa ai jetoi, veproi dhe mbretëroi. Kështu ai deri në fund i mbrojti themelet jo vetëm të atdheut të tij, por të gjithë qytetërimit evropian. Ai ishte i vetmi që mbrojti e ruajti nderin dhe parimet rrënjësore të atdheut të tij.

  • Një tjetër akt vandal ndaj simboleve kombëtare në Kosovë, dëmtohet shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Prizren

    Një tjetër akt vandal ndaj simboleve kombëtare në Kosovë, dëmtohet shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Prizren

    Pas përdhosjes së flamurit kombëtar disa ditë më parë në Suharekë, një tjetër simbol i rëndësishëm kombëtar është bërë objekt i vandalizmit në Kosovë. Kësaj radhe, është dëmtuar shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në qytetin e Prizrenit, ku përkrenarja dhe shpata e heroit janë lyer me ngjyrë ari.

    Shoqata “Trojet e Arbrit” ka reaguar ashpër ndaj këtij veprimi, duke e cilësuar si një “sulm të shëmtuar dhe të qëllimshëm ndaj figurës më të ndritur të historisë sonë kombëtare”. Kryetari i shoqatës, Nue Oroshi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u ka bërë thirrje institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë që të veprojnë menjëherë për të zbuluar dhe ndëshkuar autorët e këtij akti.
    “Ky është një akt i papranueshëm, një provokim i qëllimshëm që cenon jo vetëm figurën e Skënderbeut, por edhe krenarinë tonë kombëtare,” ka deklaruar Oroshi.
    Ndërkohë, Policia Rajonale e Prizrenit ka bërë të ditur se po verifikon gjendjen në terren dhe do të veprojë në përputhje me udhëzimet e Prokurorisë. Sipas tyre, zona ku ndodhet shtatorja është e pajisur me kamera sigurie, të cilat pritet të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.
    Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, e vendosur më 28 nëntor 2020 në rrethrrotullimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Prizren, është një nga monumentet më të rëndësishme historike dhe simbolike të qytetit.

    Top Channel

  • Akt vandal, dëmtohet shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Prizren

    Akt vandal, dëmtohet shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Prizren

    Pas përdhosjes së flamurit kombëtar disa ditë më parë në Suharekë, një tjetër simbol i rëndësishëm kombëtar është bërë objekt i vandalizmit në Kosovë. Kësaj radhe, është dëmtuar shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në qytetin e Prizrenit, ku përkrenarja dhe shpata e heroit janë lyer me ngjyrë ari.
    Shoqata “Trojet e Arbrit” ka reaguar ashpër ndaj këtij veprimi, duke e cilësuar si një “sulm të shëmtuar dhe të qëllimshëm ndaj figurës më të ndritur të historisë sonë kombëtare”. Kryetari i shoqatës, Nue Oroshi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u ka bërë thirrje institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë që të veprojnë menjëherë për të zbuluar dhe ndëshkuar autorët e këtij akti.

    ”Ky është një akt i papranueshëm, një provokim i qëllimshëm që cenon jo vetëm figurën e Skënderbeut, por edhe krenarinë tonë kombëtare”,-ka deklaruar Oroshi. Policia Rajonale e Prizrenit ka bërë të ditur se po verifikon gjendjen në terren dhe do të veprojë në përputhje me udhëzimet e Prokurorisë. Sipas tyre, zona ku ndodhet shtatorja është e pajisur me kamera sigurie, të cilat pritet të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.