Tag: kastrioti

  • Tri shtyllat e biografisë së vërtetë të Gjergj Kastriotit

    Tri shtyllat e biografisë së vërtetë të Gjergj Kastriotit

    NGA: GJON KEKA

    Debati mbi biografinë e jetës dhe veprave të Gjergj Kastriotit nuk ka nisur sot ,as dje, por që me daljen e tij në skenën europiane, aty nisin debatet dhe nuk mbarojnë as sot, e nuk do të mbarojnë as nesër nëse ,një herë e mirë nuk triumfojnë tri shtyllat e mëpoashtme të së vërtetës, në vend të gënjeshtrave e shtrembërimeve të mëvonshme që nxorrën kokën nga errësirat e tyre.

    Kështu që,tri shtyllat mbi të cilat qëndron e vërteta e jetës dhe veprave të kryezotit arbëror Gjergj Ksstrioti janë këto:

    Pal Engjëlli, sekretar i shtetit të Arbërit,këshilltar e bashkëpunëtor i ngushtë i kryezotit arbëror Gjergj Kastrioti,dëshmitar okular ,i pa të gjitha me sytë e tij atë që bëri dhe jetoi Gjergj Kastrioti i madh,

    closevolume_offDhimitër Frangu, arkëtar i shtetit të Arbërit, këshilltar,diplomat dhe bashkëpuntor i kryezotit Gjergj Kastrioti, dëshmitar okular ,i pa të gjitha me sytë e tij atë që bëri dhe jetoi Gjergj Kastrioti i madh,

    Marin Barleti, bashkëkohës dhe mbledhës i gjurmëve të jetës e veprave të kreyzotit arbëror Gjergj Kastrioti

    I vendosa këto tre emra ,të cilët edhe kanë shkruar edhe vepra për mbretin dhe kryezotin arbëror Gjergj Kastriotin si shtylla mbi të cilat është ndërtuar biografia e vërtetë e jetës dhe veprës së Gjergj Kastriotit.Dhe kjo jo pa arsye, sepse sot ka edhe në mesin tonë që thonë ,se ajo që është shkruar për Skënderbeun është përrallë, madje deri në mohime. Por,si mund të thuhet përrallë ,kur dihet se dy nga emrat që nënvizova më lartë janë dëshmitar okular, pra flasin atë që kanë parë me sy dhe kanë jetuar e bashkëvepruar me mbretin dhe kryezotin tonë arbëror Gjergj Kastrioti.

    Unë për vete ,nuk kam nevoj me i besu askujt tjetër dhe për asnjë dëshmi tjetër për ta përcjell mesazhin e jetës dhe veprave të të madhit tonë Gjergj Kastrioti pos këtyre tri shtyllave , mbi të cilat është ndërtuar biografia e këtij mbreti të madhë të arbërir dhe Europës, madje edhe autorët ,studiuesit dhe historianët e gjithë botës janë mbështetur në këto tri shtylla.Edhe përkthimet në gjuhët e botës e veprave të Gjergj Kastriotit janë mbështetur në këto tri shtylla.

    Nisur nga kjo, të gjithë ata që kanë shkruar mëpas nëse nuk janë mbështetur tek këto tri shtylla,unë nuk kam asnjë arsye me i besu atyre.

    Madje ,ka pas edhe autor, studiues,historian etj,që kanë shkruar gënjeshtra ,shtrembërime,të cilët nuk janë mëbshtetur në këto tri shtylla të lartpërmendura të së vërtetës, por në gënjeshtra të cilat sot ka njerëz që i besojnë më shumë këtyre pseudohistorianëve,pseudostudiuesve e pseudoautorëve të cilët e kanë shtrembëruar biografinë e mbretit dhe kryezotit tonë Gjergj Kastrioti.

    Unë i besoj dëshmitarëve okular dhe bashkëpunëtorëve të kreyzotit tonë arbëror Gjergj Kastrioti,siç janë: Pal Engjëlli, Dhimitër Frangu dhe Marin Barleti ,sepse ata kanë shkruar atë që kanë parë sytë e tyre dhe kanë jetuar më të e bashkëvepruar. Nuk mund t’i besoj unë asnjë dhe askujt tjetër që nuk kanë qenë as dëshmitar okular të të bëmave të kreyheroit tonë ,as bashkëkohës ,e as bashkëveprimtar. Poashtu nuk mund t’i besoj unë,”pseudove” të mëvonshëm që jo vetëm se nuk kanë qenë dëshmitar, por as nuk janë mbështetur në këto tri shtylla të së vërtetës,por në imagjinata,gënjeshtra ,iluzione etj.

    Sot, është koha e të vërtetës,pra që më shumë t’i besohet këtyre tri shtyllave si më larët mbi të cilat është pru para nesh imazhi, jeta ,vepra dhe pasqyra e plotë e asaj epoke të lavdisë së historisë së kombit tonë,se sa me i besu atyre që kanë nxjerrë më pas teza,kanë errësu, dhe kanë shtrembëru figurën dhe jetën e veprën e kreyzotit dhe mbretit arbëror Gjergj Kastriotit,madje tendencat vazhdojnë deri në ditët tona.

  • Sekretet që nuk i dinim për Skënderbeum – Ja çfarë thoshte senati i Venedikut

    Sekretet që nuk i dinim për Skënderbeum – Ja çfarë thoshte senati i Venedikut

    Shkruar nga Gjon Keka

    Sipas një italiani të quajtur Petruzi, në një letër dërguar Senatit të Venedikut, jepen disa karakteristike të panjohura më parë për heroin kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

    Sipas Petruzit, bashkëkohës i Skënderbeut e që e kishte parë atë disa herë në beteja, “Kastrioti është i madh më tepër se madhësia e zakonshme e njeriut, i fuqishëm, muskuloz – me dhunti dhe fisnikëri që nga lindja e tij!”

    “Natën, shpata e tij gjithmonë duhet të qëndrojë tek shtrati. Në paqe ai shkon shpesh i veshur, në bazë të veshjes kombëtare (artit të veshjes se vendit).”

    “Ai është jashtëzakonisht i masës në të ngrënë dhe në të pirë, ndërsa, për nga morali ai mund të shërbejë si shembull (model) i pastër, i devotshëm, i butë, orator dhe bujarë.”

    “Skënderbeu zotëron një kujtesë të paimagjinueshme, në mënyrë që ai si Pirro, paraardhësi i tij i madh, i njeh emrat e pothuajse të të gjithë luftëtarëve të tij …”.

    Përveç gjuhës amtare, Petruzi kishte thënë se Skënderbeu flet plotësisht turqishten, tatarishten, gjuhët sllave, latinishten, persishten dhe velshisten, e se, po ashtu e njeh mirë historinë e lashtë greke dhe romake.

  • Fallsifikimi i historisë. E vërteta mbi historinë e Gjon Muzakës

    Fallsifikimi i historisë. E vërteta mbi historinë e Gjon Muzakës

    Ilirjan Gjika*

    Pak kohë më parë me disa miq të mi intelektualë zhvilluam prezantimin e librit te Historianit të njohur. Pëllumb Xhufi, të titulluar: ”Nga Paleologët tek Muzakaj”. Në këtë aktivitet ku nuk mungoi edhe autori, u shpalosën ide interesante dhe u diskutuan probleme të rëndësishme të kësaj vepre madhore për historinë e Shqipërisë Mesjetare.    Rëndësia e këtij libri qëndron në faktin se ne te çertifikohet historia e qyteteve tona si: Vlora, Berati dhe familjeve fisnike Shqiptare të Muzakajve, Gropajve, Matrengëve, etj. Midis morisë së problemeve Prof. Xhufi trajton edhe kronikën e Gjon Muzakës duke i bërë asaj dhe një kodifikim kritik. Për here të parë ai shpjegon sesi u zbulua ajo, në ç’formë u publikua, si erdhi në Shqipëri dhe ç’qëndrim mbajtën studjuesit ndaj saj. Ja se ç’thotë në librin e tij historiani i njohur, kur për here të parë tregohet si u zbulua ky dorëshkrim. Kronika e Gjon Muzakës u gjet në shtëpinë e sekretarit mbretëror në Napoli, Skipion Volpiçelës nga Karl Hopf, historian Gjerman, i cili për ta vlerësuar atë ja dorëzoi albanologurt Georg Hann si njeri kompetent në fushën e historisë për ta publikuar në botën shkencore. Hanni, duke mos njohur Shqipërinë nga afër ja dha një kopje Doktor Auerbahut, Konsullit Austro-Hungarez në Vlorë, njeri i apasionuar pas historisë dhe arkeologjisë. Më pas kronika ra në duart e Peshkopit të Beratit Anthim Aleksudhit, i cili e dorëzoi në vitin 1885 në Bibliotekën Kombëtare të Athinës. Që këtej kopja erdhi në Shqipëri ku u pasua nga botime dhe ribotime të ndryshme, ndërsa botimi i parë i saj u bë në vitin 1813. Ndërkohë që këtu fillojnë përsëri problemet Shqiptare të cilat do të përpiqemi ti sqarojmë më poshtë.    Në librin në fjalë të botuar në Itali në vitet 1508-1510 nga Princi Gjon Muzaka, thuhet se: ”Pal Kastrioti zotëronte në Mat dy fshatra, Sinjën dhe Gardhin e Poshtëm”. Këtë fakt të çuditshëm që Muzaka e citon në librin e tij ne e kostatojmë si kontradiktor, sepse Sinja dhe Gardhi i poshtëm nuk gjenden në Mat, por sot ato përfshihen në Dibër. Për këtë të dhënë por edhe për fakte të tjera të tilla Gjon Muzaka është vënë nën shënjëstrën e akuzave të studjuesve të historisë. Kronikën e tij, Babingeri e quan si material me të dhëna të rreme. Ndërsa Dyselie thekson se ai është një material me të dhëna konfuze.    Ndërkohë për të gjykuar origjinën regjionale Shqiptare të Kastriotëve, historianët e shkollës Gjermane si Thalloczy, Jireçek dhe Shuflai e gjykuan të saktë idenë se Kastriotët ishin nga Mati. Le të citojmë Milan Shuflain i cili në faqen 31 të librit ”Serbët dhe Shqiptarët” thotë: Gjergj Kastrioti është pjella më e shkëlqyer e kësaj përzgjedhjeje të vdekur, luftëtari më i tmerrshëm të cilin e krijoi lufta e Europës me Turqit. Europa perëndimore e mbuloi atë me legjendë ende sa ishte gjallë. Bestytnia mbi fuqinë e tij të mbinatyrshme e bëri armikun turk që të humbte besimin në fat. Fantasia e popujve të Ballkanit, të cilët të shtypur nga të pafetë krijoi nga Skënderbeu heroin e këngëve dhe të rrëfimeve të tyre. Shqiptarët këndonin deri në shekullin e XVII, madje dhe në prani të turqve këngë për Skënderbeun, Emri i tij është ruajtur edhe sot e kësaj dite në Mat si dhe ndër disa fusha, duke filluar nga Fandi deri në Pukë dhe ndër shpella, prej të cilave njëra mban emrin Gjurma e kalit të Skënderbeut.    Ndërsa në një tjetër pasazh të po këtij libri në faqen 27, Shuflai duke ju referuar Jireçekut dhe Thalloczy-t thotë: Në një kartë sërbe të sundimtarit të Vlorës dhe Kaninës, Aleksandrit të birit të despotit Jovan përmendet (1366) qefalia i Kaninës Kastrioti. Ai mori nga Balsha i II-të aty nga viti 1383 dy fshatra në Shqipërinë e mesme në Mat.    Pra është i qartë pohimi i tre emrave autoritare të historografisë se Kastriotët janë nga Shqipëria e mesme pikërisht nga Mati. Por le ti kthehemi përsëri Muzakës. Përse ai thekson se Pal Kastrioti zotëronte në Mat dy fshatra Sinjën dhe Gardhin e Poshtëm!.    Ne qofte se do të bëjmë një analize të thjeshtë na del se në kohën e Gjon Muzakës në shekullin e XV Mati kishte shtrirje më të gjerë deri në Korab, duke futur brenda tij edhe luginën e Drinit të zi, ku shtriheshin Sinja dhe Gardhi. Ose Muzaka në mënyrë të qëllimshme dhe dashakeqe thotë se Kastriotët janë nga Mati, por thekson se ata zotërojnë në të dy fshatra të cilat rezultojnë se ndodhen sot në Dibër, siç është rasti i Sinjës dhe Gardhit. Pra duket se hipoteza se Dibra e mirëfilltë shtrihej përtej kufijve të sotëm krahinore është e vërtetë dhe se territori ku shtriheshin dikur Sinja dhe Gardhi mesjetar i përkiste dikur Matit. Mos ndoshta Muzaka ka vërtet të drejtë, sepse i ati i heroit Gjoni dhe vetë Skënderbeu mbanin titujt Princa të Matit. Megjithatë le të vazhdojmë ta trajtojmë Muzakën përsëri në mënyrë Kritike.    Vetë Muzaka në një pasazh të Kronikës nuk e fsheh inatin që ka me burrin e kushërirës, Skënderbeun, kur e akuzon se i ka marrë Myzeqenë e vogël dhe Beratin me forcë.    Gjithashtu në antitezë me origjinën e Kastriotëve, ai bën një tjetër gafë, duke e nxjerrë origjinën e familjes Muzaka nga Perandorët e Kostandinopojës, një sajesë tepër të hiperbolizuar.    Pra Gjon Muzaka në mënyrë apriori dëshmon se: Pal Kastrioti i kishte zotërimet në Mat, por sikur të mos mjaftonte kjo gjë në Kronikën e Muzakajve do të ndodhnin çudi të tjera. Në botimin e saj të bërë në kohën e Shqipërisë socialiste një dorë specialisti e hoqi termin Mat. Pra, nëqoftë se Muzaka shkroi se Pal Kastrioti zotëronte në Mat Sinjën dhe Gardhin e Poshtëm, në botimin e monizmit doli pasazhi se Pal Kastrioti zotërone dy fshatra Sinjën dhe Gardhin e Poshtëm. Këto dy të fshatra ndodhen në Dibër dhe duke u nisur nga ky “fakt” i fallsifikuar në vitin 1974 doli teza se Kastriotët ishin nga Dibra.    Në Shqipërinë e asaj kohe kur historia shkruhej me urdhër nga lart dhe kur vlerësoheshin si figura të historisë kombëtare qe nuk ishin te tilla si p.sh Haxhi Qamili, nuk ishte e vështirë që Skënderbeut ti ndërrohej origjina, nga Matjane në Dibrane. Fundja ndonjë gjë e madhe nuk ishte, sepse ai përsëri Shqiptar mbetej. Megjithëse ai kurrë nuk u quajt Dibrani, sepse nuk ishte prej Dibrës. Me këtë llagap quhej një tjetër figure e shquar e luftës Shqiptaro-Turke të shekullit të XV, Moisiu i Dibrës ose Moisi Dibrani bashkëluftëtari i Skënderbeut dhe një nga miqtë e tij të afërm, Moisi Golemi. Pra nuk ka dyshim që ndryshimi i këtij fakti i interesonet klanit të Dibrës, e cila në raport me krahinat rreth saj nuk kishte nxjerrë një figure historike të një rangu të tillë. Kështu piknisje ishte kronika e Gjon Muzakës, për të vazhduar më pas me toponime dhe legjenda, për Skënderbeun të cilat nuk mungojnë në ish territoret e Principatës së Kastriotëve si në Mat, Krujë, Dibër, etj.    Tek Vepra e Prof. Pëllumb Xhufit ”Nga Palelogët tek Muzakaj” vëmë re se në pjesën e fundit të saj botohet në dy gjuhë Italisht dhe Shqip, Kroniken e Gjon Muzakës, autori e komenton duke bërë sqarime të rëndësishme dhe me shumë vlera. Por edhe aty në faqen 454 nuk citohet fjalia origjinale e shkruar nga despoti Gjon Muzaka ”Se Gjyshi i Skënderbeut quhej Pal Kastrioti dhe ky zotëronte në Mat dy katunde që quheshin Sinjë dhe Gardhi i Poshtëm”, por edhe këtu mungon termi Mat. Kjo gjë jo për faj të P. Xhufit, por për shkaqet e mësipërme ku qellimisht është hequr emri i Matit. Për ta ilustruar këtë gjë po japim një shembull tjetër. Në librin e tij të botur së fundmi në Shqipëri Antalogji Historike, albanologu dhe Politikani Mustafa Kruja, rrëfen pa dashje të vërtetën. Në kapitullin e XII, të titulluar ”Beteja e parë e fushë Kosovës dhe arbëreshët”, megjithëse ithtar i tezës se Kastriotët ishin nga Dibra, kjo figure e shquar e Shqipërisë së gjysmës së parë të shekullit XX-të, na bën një shërbim të shquar duke cituar tekstin autentik të kronikës të botimit të parë të Hopfit, botuar në Berlin në vitin 1875 në të cilin thuhet se Gjyshi i Skënderbeut zotëronte në Mat dy fshatra: Sinjën dhe Gardhin e Poshtëm.    Pra Muzaka i ngratë që vdiq në ekzil pavarësisht se çfarë shkroi, në fillim të deklaratës së tij pranon që Kastriotët janë nga Mati. Kështu me dashje ose pa dashje shkojmë përsëri tek e dhëna e Barletit se Kastriotët ishin nga një derë fisnike nga Mati.    Këtij fakti ju bashkuan edhe historianët dhe albanologët Hopf, Hann, Jireçek, Thalloczy dhe Shuflai, të cilët duke gjykuar në mënyrë të drejtë kronikën në fjalë pohuan me mënyrë të drejtë se Kastriotët ishin nga Mati.    Kjo derë e shquar që nxorri Gjon Kastriotin zotërues së një pjese të Shqipërisë, Gjergj Kastriotin heroin Kombëtar të Shqiptarëve, Gjonin, Dukë i Shën Pjetrit të Galantinës në Mbretërinë e Napolit, Don Ferrante Kastriotin e të tjerë personalitete, nuk ishe një derë dosido që zotëronte vetëm dy katunde në periferi të Shqipërisë. Këtu nis edhe një nga dyshimet e forta mbi kronikën e Muzakës, faktet e së cilës janë jo vetëm në kontraditë me njëra tjetrën, por duan një kodifikim më të thellë për të arritur tek e vërteta e pa mohueshme se Kastritotët janë nga Mati.

    Gjon Muzaka

    Shqiponja dykrenare ne krye te tertamentit per pasardhesit e familjes Muzaka /usalbanianmediagroup.com/

  • Për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti -Skënderbeu- ku janë eshtrat? (me rastin e 555 vjetorit të vdekjes)

    Për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti -Skënderbeu- ku janë eshtrat? (me rastin e 555 vjetorit të vdekjes)

    Me 17 janar 1468 bëhen 555 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

    Sipas Marin Barletit thotë se: ““Trupi i tij u varros në Lezhë në Katedralen e Shën Nikollës, sipas zakonit të stërgjyshërve të tij, varrimi u bë me një ceremoni plot zi dhe dhimbje të pamatë nga kapedanët dhe ushtarët e princave fisnikë aleatë të tij. Askush nuk e kishte menduar se në Shqipëri në ato vende të krishtërimit do të derdheshin aq shumë lot“,.…;

    Pra jo sipas riteve katolike se ndryshe, përse do të përmendte Barleti ritet e varrimit? Madje u varros ne parcelën e të krishterëve orthodoksë sipas një historian francez.

    Dihet se popullata qytetare dhe fshatare në atë kohë ishte ortodokse në të gjithë Arbërinë dhe Epirin me përjashtim të qyteteve Lezhë, Shkodër, Drisht, Tivarr Durrës, të cilat kishin nga dy lloj kishash-katolike dhe ortodokse në atë kohë.

    Për shumë kohë është menduar se ushtria osmane e cila pushtoi Lezhën Njëmbëdhjetë vjet më vonë, kur turqit pushtuan Lezhën në vitin 1478, sipas Marin Barletit biografi i parë i Skënderbeut, Barleti, në librin e tij “Historia e Skënderbeut” na jep këtë pasazh:

    “Turqit dhe Barbarët duke u bërë zotër të qytetit të Lisos, gjetën dhe nxorën nga varri me dëshirë shumë të madhe trupin e Skënderbeut. Te eshtrat dhe varri i tij u mblodhën që të gjithë kush e kush më parë, sepse kujtonin se do të ishe fatbardhë, shumë i lumtur ai që do të siguronte për vete një copëz prej tyre, të cilën e qepnin dhe e zbukuronin një palë me argjend, një palë me ar dhe e varnin në qafë, si ndonjë gjë hyjnore, të shenjtë dhe vendimtare për fatin e tyre dhe e nderonin me respekt shumë të madh, duke kujtuar se të gjithë ata që i mbanin me vete ato thërrmija do të kishin në jetë po atë fat e mbarësi që pat edhe gëzoi sa qe gjallë vetë Skënderbeu”.

    Sidoqoftë tete shkruesit e fitoreve osmane në Arbri dhe Epir nuk e përmëndin këtëë fakt të shkruar nga Marin Barleti:

    1)-“Tursun Beu;Tarih-i ebu’l-feth(Historia e atit te pushtimeve)

    2)-“Kevami;Fetih-name-i Sultan Mehmed (Veper mbi fitoret e Sulltan Mehmetit)

    3)-“Idriz Bitlisi(14?!-1520); Hest Bihist (Tete Parajsat)”;….

    4)-“Kemal Pashazade/Ibn Kemali(1468-1534);Tevarih-i al-i Osman (Historia e Dinastise Osmane)-Defteri/Vellimi i VII-te”;….

    5)-“Hoxha Saddedin/Hasan Xhan bin Hafiz Muhammed isfahani(1536-1599);Tac-ut-tevarih (Kurora e Historive)”;…

    6)-“Ali/Mustafa bin Ahmed bin Abdullah al-Mavla Celebi(1541-1600);Kunh-ul-ahbar (Berthama e lajmeve)”;

    7)-“Sollakzade/Mehmet Hemdemi(?!..-1657);Fihrist-i Sahan(Pasqyra e mbreterve)ose Tarih-i Solakzade(Historia e Sollakzadese)”…

    8)-“Mynexhimbashi/Dervish Ahmed dede bin Luftullah(1631-1702);…

    Pra nuk shkruajnë asnjëri nga ata se u hap varri i Heroit kombatar nga osmanet të cilët i `përdorën kockat si talizmanë` por japin dëshmi tjetër dhe na pohojnë se turqit prishën edhe varrezat e dikurshme të kishës duke i hedhur eshtrat e varreve në lumin Drin që ndodhej aty pranë (Harvat Glasnik XXI, Dok 83). Pra, ajo që thuhet se turqit u përpoqën të zhduknin plotësisht kujtimin e Skënderbeut mund të jetë e vërtetë. Sidoqoftë nuk përmëndin faktin që përmënd Marin Barleti` se i morën kockat për talismanë` , ndoshta sepse Barleti nuk deshte që Skënderbeu të kishte varr sepse nuk ishte katolik. Mendoj se këta shkrues janë më të saktë për ngjarjet e atyre viteve se i panë me sy kurse Barleti shkrovi sipas kujtimeve të të tjerëve.

    Sami Frashëri, eruditi më i madh i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, në veprën e tij enciklopedike “Fjalor i Përgjithshëm i Historisë dhe i Gjeografisë”, botuar në Stamboll në vitin 1889, në zërin Lezha, shkruan se: “Ajo kishte ndërtesa të bukura dhe fortifikime, ishte mjaft e madhe dhe e lulëzuar. Nga pesë kishat e mëdha të asaj kohe, njëra u shdërrua në xhami dhe pastaj u rrënua. Thuhet se në rrethet e kësaj është varrosur Skënderbeu, megjithatë varri nuk gjendet kurrkund” (Sami Frashëri. Vepra iI. Tiranë 1988. Fq 352). Pra Skënderbeu duhet të jetë varrosur në Kështjellën e Lezhës, dhe jo jashtë saj.

    Rivarrimi i eshtrave të Heroit Kombëtar duket se ka patur tërësisht aspektin fetar për shkak të varrezave të Familjes Kastrioti në Manastirin Orthodoks Hilandar. Nje dokument venecjan me date 17 Gusht 1424 na tregon shkruan ai se përfaqësonjësi i Gjon Kastriotit, AtDhimitri, i paraqit një kërkesë Senatit në gjuhen greke, gjë që dëfton se ai ishte ortodoks oriental edhe jo-katolik latin. Po si qëndron e vërteta? Argumenti qëndron se Bashkëshortja e Heroit Kombëtar Donika Kastrioti (Androniki Arianiti motra e Shën Angjelinës sipas mbiemrit vajzëror) e dinte se egzistonte varreza e Familjes Kastrioti në Manastirin e Hilandarit tek Pirgu Arbanas (Pirgu -Kullë i Shën Gjergjit) ku ishin varrosur i jati, Gjon Kastrioti me 2 maj 1437 (si Murgu Joakim), Reposh Kastrioti me 25 korrik 1431, dhe Kostandin Kastrioti vdekur (??). Kështu që gjatë kohës prej dhjetë vjetës derisa u pushtua Lezha, Bashkaëshortja e Heroit do ti ketë lëvizur eshtrat e Heroit Kombëtar. Kjo vërtetohet se Donika Kastrioti ka drejtuar principatën gjatë kësaj kohe por ka lëvizur disa herë gjatë këtyre viteve si në Napoli me djalin e saj, duke dërguar fshehurazi dhe vajzën 7 vjeçare me emrin Maria të Kontit Drakula duke e quajtur si vajzën e saj. Kështu ajo para se të largohej nga Arbëria i çvarrosi eshtrat e Heroit Kombatar dhe i dërgoi fshehurazi në Manastirin Hilandar aty ku i vjehrri Gjon Kastrioti, kishte pronën e tij në Manastirin Hilandar. sipas Adelfateve të viti 1426 dhe 1430.

    Sipas A Xharas, Andronika, e cila në historinë e Arbërisë njihet me emrin Donika, mbërriti në itali më 23maj të vitit 1468, për më shumë por ka dëshmi se Andronica Commeno ose Cominata, pat jetuar disa kohë në Monte S. Angelo edhe në vitin 1467, dhe se ajo Gjon Kastrioti kur erdhi në trevat Napolitane, gjeti strehë në atë feud ose në Napoli, ndërsa Kruja u ishte lënë në posedim dhe mbrojtje venecianëve.“Më 27 gusht 1468 ajo u zhvendos nga feudet që mbreti Ferdinand, ia kishte dhënë të shoqit në Salento drejt Napolit, dhe në 1501 u largua për në Valencia ku edhe vdiq dhe u varros ne 1505 në shtator në Manstirin Trinitti. (https://www.academia.edu/41269447/Dhjet%C3%AB_misteret_e_Donika_Kastriotit?auto=download).

    Çvendosja është bërë brënda kësaj hapësire kohore pas 17 janarit 1468 deri në 23 maj 1468. Perse? Sepse Donika Kastrioti nuk mund të linte eshtrat e burrit të saj në një vënd që mund të pushtohej nga dita në ditë nga hordhitë osmane dhe së dyti , dihet se mos besimi ndaj Republikës së Shën Markut (Venedikut), ndaj të cilit kishte dyshime të forta se Heroi Kombëtar mund të ishte helmuar nga ata për shkak se Venediku kishte një marëveshje të fshehtë paqeje me osmanët që para vdekjes se Skënderbeut dhe se prania e tij rrezikonte paqen.

    Ku mund të jetë rivarrosur Heroi Kombëtar në Manastirin e Hilandarit? Ka dy vënde. Njëri është tek varri i Stefan Dushanit, sepse në Epitafin e tij dhe në të majtë sipër kur e sheh përballë, gjëndet stena e Kastriotëve.

    Pse mund të jetë varrosur aty brënda një varri të huaj dhe jo tek Pirgu Arbanas? sepse dihet nga frika se osmanët mund të përdhosnin eshtrat e Heroit Kombëtar. Tjetri mund të jetë tek varri i një serbi tjetër Grur Braknovic i cili u varros me nofkën -Germanus nga nipi i tij murg. Dihet që në vitin 2001 u dogj Manastir aty pranë Pirgut Arbanas dhe kjo ndoshta për të zhdukur gjurmët. Dihet se në Manastirin e Hilandarit janë varrosur ndër vite .edhe njerëz që nuk ishin pjestarë të Manastirit por që ishin njerëz të shquar. Heroi ynë Kombëtar e kishte vëndin e tij pushimit të përjetshëm në Manastirin e Hilandarit pranë Pirgut Arnanas. Ky Pirg deri në shek e XVII u mirëmbajt nga Princët vllehë, ndoshta nga që Donika Kastrioti ndihmoi bijën e Drakulës për të dërguar në Itali. Më vonë nuk u mirëmbajt.

    Shpresojmë që shteti ynë dhe KOASH të vënë dorë mbi këtë vënd të shënjtë për ta mirëmbajtur dhe ndoshta për të bërë një ADN, aty ku është rivarrosur Gjergj Kastrioti -Skënderbeu.

  • Kështu ka shkruar Ferdinand Maksimilian pl. Šišić, në parathënien e studimit të tij të famshëm kushtuar Gjergj Kastrioti-Skënderbeut në vitin 1901

    Kështu ka shkruar Ferdinand Maksimilian pl. Šišić, në parathënien e studimit të tij të famshëm kushtuar Gjergj Kastrioti-Skënderbeut në vitin 1901

    Jahja Drancolli

    Kalendari historik i sotëm ndalon në një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, 555 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastrioti-Skënderbeut.: “Ajo që është midis poetëve Shakespeare, të oratorëve Fox, të komandantëve Napoléon, ky është Skënderbeu në mesin e trimave trim i vërtetë”; “Kur Europa dridhej […], skifteri arbëror nuk dinte se çfarë ishte disfata, çfarë ishte robëria, çfarë ishte frika”!

    Kështu ka shkruar Ferdinand (Ferdo) Maksimilian pl. Šišić (1869 – 1940), një nga themeluesit e historiografisë moderne kroate, në parathënien e studimit të tij të famshëm kushtuar Gjergj Kastrioti-Skënderbeut në vitin 1901. Dorëshkrimi i këtij studimi ruhet në koleksionet e Arkivit të Akademisë (HAZU), Zagreb.

    Konstatimet e shprehura nga historiani i madh kroat mund të merren njëkohësisht edhe si përgjigje ndaj disa historianëve serbë dhe grekë, të cilët nga gjysma e dytë e shekullit XIX e këndej trumbetuan me zë të lartë kundër historisë shqiptare në përgjithësi dhe Gjergj Kastrioti – Skënderbeut në veçanti. Në këtë kontekst shkruan edhe për origjinën e Skënderbeut duke thekësuar se, ngatërresat kanë nisur me kronikën e Kostadin Muzakës (Musachi), i cili nënën e Heroit e quante tribale. Mirëpo, sipas studiuesit Šišić, Muzaka nuk kishte të drejtë, meqë këtë e bën me qëllim për të nëpërkëmbur rëndësinë historike të Skënderbeut karshi familjës Muzaka. Nuk kishte të drejtë as ndonjë historian tjetër, që duke iu referuar Muzakës, ngatërrojnë konceptet etnike të shfaqura në periudhën e Humanizmit dhe Rilindjes. Për të mbështetur tezën e tij për origjinën arbërore të Skënderbeut, historiani kroat Šišić i referohet edhe njohësit më të mirë të rrethanave historike në Ballkan, historianit me origjinë çeke, prof. Konstantin Jireček! /Trungu & InforCulture.info

  • Gjergj Kastrioti i kishte dërguar mbretit Matthias Korvini dhuratë dy luanë?!

    Gjergj Kastrioti i kishte dërguar mbretit Matthias Korvini dhuratë dy luanë?!

    NGA: GJON KEKA

    Kryezoti ynë arbëror Gjergj Kastrioti që nga rikthimi i tij në Arbëri, ringritja dhe uniteti i shtetit të Arbërit ai më pas krijojë edhe marrëdhënie ndërshtetëror me aleatët e tij, përveç Janosh Huniadit që kishte krijuar raportet miqësie e aleance qysh para kthimit në atdhe,aleanca dhe miqësia vazhdoj edhe me mbretin e Hungarisë Matthias Korvinin.Poashtu ai kishte aleanca dhe raporte miqësie me Mbretin e Napolit, me Raguzanët, Venedikasit, Romën, Hungarinë, Gjermaninë etj.

    Sa i përket miqësisë dhe aleancës me mbretin Krovini, një vepër-dokument (N.J.m.j.III,1840) thotë se raportet e miqësisë ishin të tilla sa Gjergj Kastrioti i dhuroi atij dy Luanë. Dhe ja se si përshkruhet kjo:

    “Pas pak të dy kafshët u shtrinë krah për krah me një zhurmë të dëgjueshme dhe koka e bukur e luaneshës qëndronte me sy të mbyllur në qafën e mashkullit – Luanit.

    Koka e bukur e luaneshës qëndronte me sy të mbyllur në qafën e mashkullit

    Vajza festoi me pamjen e çiftit të mrekullueshëm të kafshëve, pamja e të cilave ishte e përshtatshme për ta befasuar shumë.

    Ajo e dinte se Gjergj Kastrioti, udhëheqësi i Arbërisë, i kishte dërguar mbretit si dhuratë dy luanë, të cilët ai i pëlqeu shumë dhe se më në fund u mësuan aq shumë me të, saqë i ndiqnin hapat e tij si qen. Ndonjëherë ata shtriheshin në dhomat e pallatit, ose në një hapësirë të fronit të tij, për t’i shqetësuar jo pak të pranishmit, të cilët mund ta dinin se me një truproje të tillë jeta e tyre varej nga një tundje me kokë nga mbreti Matthias Korvini; sepse sytë e dy bishave krenare ishin fiksuar vazhdimisht te mbreti, sikur në të vërtetë ata prisnin vetëm një shenjë prej tij.

    Por, ajo e dinte gjithashtu se këto kafshë mbaheshin në anën e kundërt të kopshtit, në një ndërtesë të ngritur posaçërisht për ta, nën hekura të forta dhe lëshoheshin vetëm herë pas here gjatë ditës.”

    Sipas Legjendës dihet se Mbreti Matthias Korivini kishte dy luanë të zbutur.

  • Histori për Skënderbeun nga Volteri, filozof francez

    Histori për Skënderbeun nga Volteri, filozof francez

    Referenca : Shqiperoi Rezart Dani

    Në veprën e tij me famë botërore, “Ese mbi Historinë e përgjithshme dhe mbi zakonet dhe shpirtin e popujve, që nga Karli i Madh deri në ditët tona” Volteri (1694-1778) i kushton një artikull Heroit Kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke e rreshtuar në listën e personaliteteve më të famshme botërore.

    Ka disa gabime, në emërtimin e personazheve, por duke parë kontekstin e kohës dhe mungesën e informacionit mbi popujt e Perandorisë Osmane, kjo duhet anashkaluar, pasi nuk prekin aspak thelbin e shkrimit.

    Kërkova mbrëmë në arkivin e Bibliotekës Kombëtare Franceze, versionin e parë, e më në fund e gjeta, duke u munduar ta përkthej e përshtas për ju, pasi dhe shkrimi është në frëngjishten e kohës, ndryshe nga ajo që flitet sot.Gjithsesi po publikoj edhe tre faqet origjinale të veprës që shkrimi të lexohet e vërtetohet edhe nga miqtë e mi frankofonë.

    Nga Rozart Dani Luksemburg 2023.

    SKANDERBEGUT.

    Kapitulli tetëdhjetë e gjashtë. Vëllimi i tretë.

    Një tjetër luftëtar jo më pak i famshëm, të cilin nuk e di nëse duhet ta quaj osmanlli apo të krishterë, ndaloi përparimin e Muratit, (1) madje ishte për një kohë të gjatë një bastion i të krishterëve kundër fitoreve të Mehmetit të Dytë.(2) E kam fjalën për Skënderbeun, i lindur në Shqipëri, pjesë e Epirit, një vend i shquar që nga kohët e quajtura heroike, dhe nga kohët vërtet historike Romake.Emri i tij ishte Gjergj Kastrioti (3). Ai ishte djali i një despoti, i një Hospodari (4) të vogël të këtij vendi, domethënë një princi vasal, pro kjo nënkuptonte Despot, dhe është e çuditshme që fjala Despotik u është mveshur që atëherë Sovranëve të mëdhenj që e bënë veten absolut.Gjergj Kastrioti ishte akoma fëmijë kur Murati, disa vite përpara betejës së Varnës, për të cilën fola më lart, pushtoi Shqipërinë pas vdekjes së babait të Kastriotit. Ai e rriti këtë fëmijë, i cili kishte mbetur i vetmi nga katër vëllezërit e tij.Analet turke nuk thonë fare se këta katër princër janë vrarë për hakmarrje nga Murati. Nuk duket se këto barbarizma kanë qenë në karakterin e këtij Sulltani, i cili ka hequr dorë dy herë nga kurora, dhe ka shumë të ngjarë që Murati t’u ketë dhënë afeksionin dhe besimin e tij, atij nga i cili duhej të priste vetëm urrejtje të paepur. Ai e donte atë, e bënte të luftonte përkrah tij personalisht. Gjergj Kastrioti ra në sy aq shumë, sa sulltani dhe jeniçerët i dhanë atij emrin Skënderbeg, që do të thotë Zoti Aleksandër.Më në fund miqësia mbizotëroi mbi politikën. Murati i’a besoi komandën e një ushtrie të vogël, kundër Despotit të Serbisë, i cili kishte dalë në anën e të krishterëve, e po luftonte kundër Sulltanit, dhëndrit të tij: kjo ishte përpara abdikimit. Skënderbeu, i cili nuk i kishte mbushur akoma njëzet vitet, projektoi planin për të mos pasur më zot mbi kokë, por për të mbretëruar vetë.Ndodhi që pranë kampit të tij kaloi një sekretar që mbante vulat e Sulltanit. E ndaloi atë, e prangosi, e detyroi të shkruante dhe vuloste një urdhër, drejtuar guvernatorit të Krujës, kryeqytetit të Epirit, që t’ia kthejë qytetin dhe kështjellën, Skënderbeut. Pas dërgimit të këtij urdhri, ai vret sekretarin në suitën e tij. Marshon drejt Krujës; Guvernatori ia lëshoi vendin pa vështirësi.Po atë natë ai nxori para shqiptarët, me të cilët ishte marrë vesh më herët. Ai vrau Guvernatorin e garnizonit.Skënderbeu i udhëhoqi me aq zotësi, përfitoi aq shumë nga terreni i thyer e malor, sa që me pak trupa ia doli të ndalonte çdo herë ushtritë e shumta turke.Myslimanët e shihnin atë si tradhtar: të krishterët e admironin si një Hero, i cili duke mashtruar zotërit e tij armiq, kishte marrë përsëri kurorën e babait të tij, ai e meritoi atë me guximin e tij.

    Shënim i përkthyesit;

    Amurat nënkupton Sulltan Muratin.

    Mohamed II nënkupton Mehmeti i Dytë.

    Gjon Kastriot nënkupton Gjergj Kastriotin.

    Hospodar është titulli sllavisht për Zotëriun sundimtar, Gospodine.

  • Gjergj Kastrioti, burrështeti i madh, lexonte libra të preferuar të tij

    Gjergj Kastrioti, burrështeti i madh, lexonte libra të preferuar të tij

    NGA: GJON KEKA

    Kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti nuk ishte vetëm një njeri e gjeneral që mbante shpatë në duar,por edhe burrështeti e njeri i librit, ai lexonte sikur mësohet nga një bashkëkohës i tij.

    Ai lexonte jetëshkrimet e Plutarkut,komentarët e Cezarit etj.

    Sikur shihet edhe nga ky imazh( nga :“Maurice Lachatre, Histoire des Papes, Rois, Reines, Empereurs,…187?“), në të cilin Gjergj Kastrioti mbreti ynë është pasqyruar me libër në dorë ,pra një imazh ndryshe nga ajo që kemi parë vazhdimisht në beteja dhe me shpatë në dorë.

    Prandaj,Gjergj Kastrioti nuk ishte vetëm njeri i artit të luftës,një strateg i madh, por edhe një burrështeti i madh,dhe njeri që lexonte libra të ndryshëm të preferuar të tij.

  • Ëndrra që pa Vojsava, bashkëshortja e Gjon Kastriotit, shfaqja e mrekullisë që paralajmëroi lindjen e Skënderbeut

    Ëndrra që pa Vojsava, bashkëshortja e Gjon Kastriotit, shfaqja e mrekullisë që paralajmëroi lindjen e Skënderbeut

    Nga Albert Vataj

    Të gjithë njerëzit e zgjedhur e paralajmërojnë ardhjen e tyre në jetë. Është gjuha e ëndrrave dhe gjyha e yjeve që vjen si një mesazh, vjen si një lajm hyjnor, vjen si një parathëenie ogurmirë. Asgjë e rastësishme nuk ndodh. Gjithçka është e parathënë. Gojëdhënë, legjendë apo trill i shkrimtarit, skalitja e këtij lajmi të mirë, sendërgjimi i kësaj paraardhje hyjnore të magjeps edhe sot pas kaq vjetësh qyshkur u lind dalzotësi i Arbrit.

    Edhe e lindja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastroti-Skënderbeu erdhi përmes një ëndrre paralajmëruese, një ëndrre e cila u skalit me yjet e natës së ngjarjes galaktike.

    “Ajo që unë e mora si një shfaqje mrekullie dhe që u profetizua prej shumë vetave për lavdinë e këtij njeriu”, ishte lajmi i lindjes së Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Thonë se kur e ëma, Vojsava, mbeti shtatzënë me të, pa në ëndërr se lindi një dragua aq i madh, saqë mbulonte gati gjithë Epirin, kokën e shtrinte ndërmjet kufijve të Turqisë, të cilët i përpinte me gurmazin e vet të gjakosur, ndërsa bishtin e mbante në det, ndërmjet kufijve të krishterë dhe sidomos të shtetit venedikas. Gjon Kastrioti, me t’iu rrëfyer ëndrra, e qetësoi me gëzim të madh të shoqen, dhe e profetizoi se prej saj do të lindte një burrë i përmendur në luftë e në vepra, i cili do të ishte armiku më i rreptë i turqve dhe kapedani i tyre më fatbardhë, mbrojtës i fesë së krishtërimit dhe nderiues i përhershëm i pushtetit venedikas. shkruan Marin Barletti “Historia e Skënderbeut”.

    “Ky atë plot kujdes as vetë s’u gënjye, as të tjerët s’i gaboi, përkundrazi besimi në profecinë e tij u bë edhe më i madh kur lindi djalë-vijon Barletti. Sepse një shenjë tjetër krenarie luftarake, shumë më e bukur dhe më e ndritur, u pa në krahun e djathtë të fëmijës, një shpatë e shkruar me një mënyrë, që dukej si të ishte bërë me dorë.

    O Bujari e shënuar e natyrës! Edhe kur lindin foshnjat na jep mësime dhe mu në trup të tyre skalit shenja, që pastaj, patjetër duhet të japin pasojat e veta!”

    Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405 në Diber. U mor peng si nizamë pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (içogllanëve) që përgatiste komandantë e nëpunës.

    Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskënder (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti “(Skënderi)” kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë princ ose fisnik pra Skënderbeg do të thotë Aleksandri princ ose fisnik. Ai nuk e harroi vendin e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t’i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare. Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t’u kthyer në Shqipëri në fronin e të atit, deri në vitin 1443 kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.

    Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare i Kastriotëve.

    Kryengritja u përhap shpejt në viset e tjera dhe feudalët e tjerë u ngritën gjithashtu. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone. Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Ai u martua me të bijën e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin për të forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.

    Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë. I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali. Rreth përkrenares ekziston ideja se e ka mbajtur për nder të Pirros së Epirit, pasi edhe ai ka mbajtur po të njëjtën përkrenare.

  • Përse serbët janë fantaksur pas Heroit Kombëtar Shqiptar, Gjergj Kastrioti?

    Përse serbët janë fantaksur pas Heroit Kombëtar Shqiptar, Gjergj Kastrioti?

    Sigurisht jo të gjithë serbët janë të magjepsur me Gjergj Kastriotin dhe kanë pretendime ndaj figurës së tij, por ata që janë të fantaksur (që e pretendojnë si trashëgimi serbe) janë të keqorientuar për shkak të fesë së tij. Ose këtë të fundit e përdorin si justifikim për teoritë e tyre.

    Fisi Kastrioti i përket kishës ortodokse, kjo është pikënisja e konfuzionit të shumë individëve që zhurmojnë nëpër rrjetet sociale. Përtej kësaj edhe pohimet e disa historianëve shqiptarë, të cilët qëllimisht janë keqinterpretuar e nxjerrë nga konteksti.

    Gjon Kastrioti u martua me Vojsavën (jo Vojisllava duke shtuar theksin sllav) “vajza e një sundimtari Triball” (pa emër, asnjë e dhënë nuk jepet për babain e saj, përveç titullit sundimtar?) Triballët mund t’i studiojë kushdo gjerë e gjatë, dhe s’do gjejë shenjë të trashëgimisë sllave në zonën e Pollogut, Gostivar, veçanërisht në shek. 14.

    Gjoni dhe djali i tij Reposhi u varrosën në malin Athos si fisnik dhe mbrojtës të Ortodoksisë. Djali i tij Gjergj Kastrioti i lindur dhe i pagëzuar si ortodoks, i marrë nga osmanët peng, u konvertuar mysliman, por në fund (vdiq) si katolik, për hir të marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë. Gjatë mbretërimit të tij, ai kundërshtoi osmanët…. (të gjithë e dimë këtë histori).

    Për të ardhur në pikën e axhendës magjepsëse apo të fshehtë, duhet të jetë e qartë një çështje, “Mali Athos” është çelësi kryesor i zgjidhjes së çështjes apo dyshimit. Sipas burimeve serbe, “Hilandari” i përket kishës serbe.

    Për shkak të periudhës së Stefan Nemanja (emri origjinal Stefanos Nemania në varrin dhe vulën e tij) SFRAGIS STEFANI MEGALISI PANITOV NEMANIA (Gërma KOINE), nuk ka asnjë shenjë të vetme sllave në Sfragis (Vula).

    Rrënojat e kalasë së Arsës, kryeqyteti i Stafan Nemania, është një vend që nuk lejohet të hulumtohet arkeologjikisht, PSE?

    Është afër qytetit të Novi Pazarit, ku edhe sot të ndalon policia nëse përpiqesh për të arritur majën e kodrës. Në udhëkryqin e Tutinit dhe Sjenicës, pranë lumit të vogël ka një restorant, por nga ajo pjesë nuk shihet kalaja. Rruga që shikon poshtë nga kalaja, në të majtë, është rruga për Tutin.

    Ne e dimë se kush e shpiku historinë e identitetit kombëtar, nacionalist serb, por në shekujt 12 dhe 13, e vërteta është krejt e anasjellta, në atë periudhë nuk ka identitet kombëtar. Madje vetë Kisha “Serbe” vetëm në këtë periudhë e mori autonominë nga Kisha “Greke”, që për konvencion liturgjik përdorte shkronjat koine, që shumë më vonë u bënë gjuha kombëtare e Greqisë moderne. Në atë kohë është e qartë se nuk ka pasur asnjë ideologji tjetër për fisnikërinë, njerëzit e pushtetit dhe klerin përveç të ashtuquajturit krishterim. Çdo lloj ideologjie tjetër do të dënohej si herezi, rezultati do të ishte dënimi me vdekje.

    Si shembull është historia e Maksimus Grekut:

    Në vitin 1504 (sipas rrëfimeve të tjera, 1505 ose fillimi i vitit 1506), Maksimi (Maksimusi) u largua nga Manastiri Dominikan i Shën Markut dhe shkoi në malin Athos ku mori betimet për murg, në Manastirin e Vatopedit në vitin 1507. Në 1515, Princi i Madh Vasili III i kërkoi igumenin të këtij manastiri për t’i dërguar atij një murg me emrin Savva për të përkthyer një sërë tekstesh fetare. Savva ishte aq i vjetër sa igumeni vendosi të dërgonte në vend të tij Maksimusin energjik, edhe pse ai nuk dinte Gjuhën Kshtare Sllave.

    Pra është e qartë se dikush dëshiron të bëjë falsifikim duke e quajtur “Hilandarin” një manastir serb edhe pse aty nuk përdoret Gjuha e Vjetër Sllave.

    Le të kthehemi te serbët e magjepsur me Heroin Kombëtar Shqiptar. Gjergji e deklaroi veten me shkrim si Arbër jo shqiptar për shkak se siç u theksua më lartë mungonte nocioni komb, por mbi të gjitha ishte i krishterë, më i rëndësishmi është përdorimi i gjuhës arbërore që është sot shqipja moderne.

    A ka ndonjë axhendë dhe motiv të fshehur pas gjithë kësaj?

    Natyrisht, ndarja e qëllimshme është e dukshme, serbët i quajnë “shiptarë” shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë, përkundër identifikimit të tyre gjuhësor dhe personal që i përkasin popullsisë shqiptare, kjo me qëllimin përfundimtar, se duke qenë praktikues të fesë islame t’i i lidhin dhe identifikojnë me turqit. Në mënyrë të atillë që të thjeshtojnë shpërnguljen e një popullsie të tërë për në Turqi siç bënin në të kaluarën. (Ky nuk është thjesht supozim, siç mund të shqyrtoni vetë, edhe në burimet e mëposhtme)

    ——————————-

    The Foreign Policy of Serbia (1844-1867): IIija Garašanin’s Načertanije… Edhe pse në libër shkrimtari tenton të relativizojë planet, nëse libri lexohet dhe ideja kuptohet mes rreshtave, shumë gjëra lexohen qartë, si merren dhe ku bazohen vendimet politike në periudhën nga shekulli i 18-të deri në shekullin e 20-të.

    ENEMY FIGURE: Rethinking SERBIAN-ALBANIAN RELATIONS – Nga heronj në egërsira: Shqiptarët në heroizmin serb dhe ligjërimin kombëtar (eposin) nga mesi i shekullit të tetëmbëdhjetë deri në fillim të shekullit të njëzetë… -Aleksandar Pavlović, Centre for Southeast European Studies, University of Graz /, Institute for Philosophy and Social Theory, University of Belgrade

    Arsyeja pas gjithë kësaj?

    Pa asnjë dyshim shtimi i ndikimin sllav tek shqiptarët, duke përdorur si mburojë e mbulesë demagogjinë e teorinë me sfond fetar (ortodoksinë), duke lënë qëllimisht në harresë faktin se serbët janë kryesisht me origjinë vllahe dhe përvetsuan kulturën dhe gjuhën sllave duke refuzuar gjuhën e tyre. Russia’s Balkan Entanglements, 1806-1914 – referuar “Ngatërresat ballkanike të Rusisë, 1806-1914” një proces i ngjashëm me Arvanitasit, Arbërorët e Greqisë moderne.

    Përgatiti Elis Buba / usalbanianmediagroup