Tag: kastrioti

  • Gjon Kastrioti, Princ dhe Fisnik mesjetar Arbëror

    Gjon Kastrioti, Princ dhe Fisnik mesjetar Arbëror

    Gjon Kastrioti

    Gjon Kastrioti ishte një Princ dhe Fisnik mesjetar Arbëror. Ai lindi në vitin 1380 (ose më herët), ishte djali i Pal Kastriotit si dhe babai i heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

    Ai sundonte një nga Principatat më të fuqishme në historinë mesjetare shqiptare, atë të Kastriotit që shtrihej nga Kepi i Rodonit deri në Dibër. Sundimi i tij zgjati nga viti 1407 deri në vitin 1437. Në dispozicionin e tij ai kishte një ushtri prej 2000 kalorësish.

    Gjon Kastrioti u rebelua 2 herë kundër Perandorisë Osmane gjatë viteve 1432-1436, por pa sukses.

    Gjoni u martua me Princeshën Arbërore, Vojsava Kastrioti, me të cilën patën 9 fëmijë, 5 vajza dhe 4 djem, nga të cilët më i vogli ishte Gjergji, lindur më 6 maj 1405.

    Gjon Kastrioti vdiq më 4 maj 1437 dhe u varros në Manastirin e Hilandarit. Vendi ku ai prehet njihet si “Kulla Arbërore”.

  • Ku prehen eshtrat e Gjergj Kastriot Skënderbeut?

    Ku prehen eshtrat e Gjergj Kastriot Skënderbeut?

    NGA: PROF.DR. PIRRO PRIFTI

    Këtë analizë historike unë po e nis me problemin e varrit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti -Skënderbeu dhe më saktë se ku mund të jenë rivarrosur eshtrat e humbura te Heroit tone Kombetar. Kjo per aresyen e thjeshte se gjetja e varrit të vërtetë të tij do të lehtësonte dhe sqarimin e shumë boshllëqeve të historisë së familjes Kastrioti por edhe sepse ashpërsia dhe egërsia e osmanëve ndaj fisit Arbër& Epirot pas vdekjes së Heroit tonë kombatar është e paparë në historinë e Perandorisë osmanepikërisht për arësye të rezistencës së jashtzakonshme të fisit të Epirotëve dhe Arbërve, osmanët shkatërruan Arbërinë dhe Epirin me themel, duke vrarë, larguar, konvertuar, përdhunuar, dhe duke rrëmbyer e martuar me femrat e Arbërisë dhe Epirit për të lindur individë trima për ti përdorur për të luftuar për Perandorinë Osmane. Aq sa dhe Sulltan Selimi djali i Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm u martua me Sofinë një vajze Arbër&Epirote nga një fshat i Mirditës të cilën e kishin rrëmbyer.

    Për kuptuar më mirë këtë hata dhe tragjedi që i ra kombit Arbër& Epirot pas kësaj lufte të gjatë që u mbyll me pushtimin Osman pas rënies së Shkodrës 10 vite pas vdekjes së Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, mund të përmëndim edhe dy nga shkaqet:

    -Gjergj Kastrioti -Skënderbeu vazhdoi luftën pa kompromis deri në vdekjen e tij për arësye se ishte I detyruar të luftonte për shkak të ndihmave që mori nga Papati dhe Mbretëria e Napolit,

    -Gjergj Kastrioti -Skënderbeu nuk pranoi vasalitetin ndaj Perandorisë Osmane ashtu siç e pranuan Serbia, Rumania, dhe Moldavia (Besarabia) dhe principata të tjera në këmbim të ruajtjes së pronave dhe të religjionit të krishterë, pikërisht për arësye se do të prishej Besëlidhja e miratuar në Lezhë,

    Gjergj Kastrioti Skënderbeu vazhdoi luftën e pabarabartë kundër Perandorisë osmane, për shkak të ndjenjës së krenarisë dhe dëshirës për të mos patur njeri mbi kokë ashtu si e kishte patur I gjithë fisi Epirot dhe Arbëror, krenarinë dhe dëshirën për të drejtuar.

    Kjo sipas Testamentit të Vjetër (Proverbat 16.5) është një nga mëkatet e dënueshme nga Zoti: `Kushdo që ka zemër krenare është i neveritshëm për Zotin; të jeni të sigurt se nuk do të mbetet pa u ndëshkuar“ (30). Këto arësye shaktuan mjerimin e fisit Epirot dhe Arbëror.

    Për të përshkruar ndryshimin e madh që ndodhi në travat e Arbërisë dhe të Epirit që sot quhet Shqipëri nuk mund të mos flasim për vdekjen e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, sepse pas vdekjes së tij Arbëria dhe Epiri pësuan dëmtimin më të madh të të gjitha kohërave ku u ndryshuan shumë gjëra, midis të cilave u fsheh edhe një pjesë e historisë së popullsisë të cilën po përpiqem nëpërmjet analizës së fakteve dhe të literaturës të hedh dritë për të sqaruar boshllëqethistorike (31,32).

    Sipas librit të Marin Barletit “Jeta dhe Veprat e Princit Epirot Gjergj Kastrioti-Skenderbeu“, kupton se si pasi osmanet pushtuan Lezhën me 19 shtator 1478. Sipas Marin Barletit: “Gjergj Kastrioti u varros në qytetin e Lezhës, në kishën e madhe të Shën Kollit me 17 janar 1468. Ceremonia e varrimit të tij, sipas zakonit të të parëve, u bë me një madhështi të paparë

    Trupi i tij u përcoll me vaj nga të gjithë ushtarët dhe me gjëmë, sipas zakoneve të vendit, nga të gjithë princat dhe kapedanët…..” .

    “Kur dëgjoi që po e qanin të vdekur, Lek Dukagjini, princ epirot, doli me vrap në mes të pazarit dhe me fytyrë të pikëlluar e me zë të mbytur tha, duke çkulur mjekrrën dhe flokët; “mblidhuni, mblidhuni me vrap të gjithë o princër e sundimtarë arbëror. Sot u bënë cop dyert e Epirit dhe të Maqedonisë, sot u rrëzuan muret dhe fortesat tona; sot fluturoi tërë forca dhe fuqia jonë, sot u përmbysën fronet dhe pushtetet tanë; sot u shua krejt së bashku me këtë njeri çdo shpresë e jonë”( Marin Barletit “Jeta dhe Veprat e Princit Epirot Gjergj Kastrioti-Skenderbeu) (5).

    Eshtrat e Skënderbeut u zhvarrosën nga turqit pas rënies së Krujës, më 1480, 12 vjet pas vdekjes. Varri i tij, që ndodhej në Kishën e Shën Nikolla në Lezhë, u dhunua dhe eshtrat u morën si hajmali nga ushtarët turq.

    Sipas Barletit, “Turqit dhe Barbarët duke u bërë zotër të qytetit të Lisos, gjetën dhe nxorën nga varri me dëshirë shumë të madhe trupin e Skënderbeut. Te eshtrat dhe varri i tij u mblodhën që të gjithë kush e kush më parë, sepse kujtonin se do të ishe fatbardhë, shumë i lumtur ai që do të siguronte për vete një copëz prej tyre, të cilën e qepnin dhe e zbukuronin një palë me argjend, një palë me ar dhe e varnin në qafë, si ndonjë gjë hyjnore, të shenjtë dhe vendimtare për fatin e tyre dhe e nderonin me respekt shumë të madh, duke kujtuar se të gjithë ata që i mbanin me vete ato thërrmija do të kishin në jetë po atë fat e mbarësi që pat edhe gëzoi sa qe gjallë vetë Skënderbeu”. Kur osmanet gjetne varrin e Skenderbeut ne Kishen e Shen Nikolles ata e hapen dhe i moren kockat si hajmali duke besuar qe nga ato do te beheshin trima. http://ëëë.eupedia.com/forum/threads/26169-Berbers-and-Albanians-E-haplogroup-and-linguistic-similarity/page2).

    Spanduçi, shkrimtar i shek 17th ne librin e tij ”Historia“ shkruante se…Varri i Skenderbeut eshte ne nje varreze orthodokse te Kishes Shen Nikolla….

  • Piktura e humbur e Donika Kastriotit (1556)

    Piktura e humbur e Donika Kastriotit (1556)

    Donika Kastrioti, e lindur në Kaninë rreth vitit 1428, ishte një fisnike arbërore dhe gruaja e Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Donika ishte e bija e princit arbër Gjergj Arianiti, anëtar i familjes fisnike Arianiti, sundimi i të cilit shtrihej përgjatë luginës së Shkumbinit dhe rrugës së vjetër Via Egnatia dhe arrinte në lindje në Manastirin e sotëm ndërsa nëna e saj, princesha Maria Muzaka ishte një anëtare e familjes fisnike Muzaka, sundimi i të cilëve ishte rajoni i Myzeqesë.

    Në prill të vitit 1451, Donika u martua me Skënderbeun me të cilin patën një fëmijë, Gjon II Kastriotin. Pas vdekjes së Skënderbeut në vitin 1468, Donika bashkë me djalin e saj, Gjonin, u larguan nga Arbëria drejt Mbretërisë së Napolit dhe më pas në Valencia ku ajo vdiq në vitin 1506.

    📸 Në fotografi mund të shikoni një skicë të shekullit 19-të në bazë të një pikture më të hershme origjinale të shekullit 16-të (rreth vitit 1556) të Zonjës Donika Kastrioti, pikturë e cila, për fat të keq, është humbur dhe nuk ekziston më. Në këtë skicim, ju mund të shihni portretin më realist të princeshës Donika!

  • Tradhëtari më i tmerrshëm i Kombit Shqiptar;përballë hyjnorit GJERGJ KASTRIOTI”…

    Tradhëtari më i tmerrshëm i Kombit Shqiptar;përballë hyjnorit GJERGJ KASTRIOTI”…

    *(Kjo eshte Biografia e plote e”Ballaban(Mehill)Pashes”nga Martaneshi;Gjenerali i famshem osman qe masakroi bashkeatdhetaret e tij ne emer te Perandorise Osmane dhe ambicies se tij te semure,armiku me i rrezikshem i GJERGJ KASTRIOTIT,i pabese,i pashpirt,anti-Shqiptar dhe nje gjakprishur qe me veprat e tij cnjerezore,eshte ngjitur deri ne piedestalin me te larte te”Tradhetareve te Kombit tone”,duke i lene ne hije figura te urryera si;Hamza Kastrioti,Esat Pashe Toptani,Haxhi Qamili etj.etj.)

    Nga:Paulin Zefi

    *”Mehilli i vogel nga Martaneshi dhe Familja e tij”;…

    Mehill Badera/Bardheri”ka lindur ne Martanesh ne fillim te shek.XV-te(14?!)nga prinder te cilet quheshin;Millosh dhe Helena…Familja e tij ishte Katolike dhe ai u pagezua me emrin Mehill(Mikel)dhe kishte dy vellezer me te medhenj qe quheshin;Kostandin(i madhi)&nje vella te dyte”Jonima”i cili na shfaqet me vone si Komandant osman me emrin”Jonuz”(per femijerine e tij,nuk ka te dhena)…Babai i tij”Milloshi”(Gjakperzier,Shqiptaro-serb)na shfaqet per here te pare si luftetar profesionist dhe mercenar ne sherbim te Vojvodes se Vllahise(Rumania jugore):Mircea Cel Batran(1335-1418)i cili luftoi pareshtur kunder Sulltanit Otoman.Bajazidi i I-re Yildirim(1360-1403)per te mbrojtur Vllahine e tij…Pas vdekjes se Vojvodes se Vllahise,Mircea Cel Batran;Milloshi(Ortodoks),kerkoi strehim ne Arberi dhe u vu ne sherbim te Princit”Gjon Kastrioti”i cili i fali disa prona ne Malesine e Martaneshit ku u martua me nje vajze Katolike vendase me emrin”Helena”…Ketu,Milloshi u konvertua ne Katolicizem dhe vazhdoi qe ti sherbente me besnikeri dhe vetemohim edhe hyjnorit GJERGJ KASTRIOTIT,deri ne fund te jetes se bashku me djalin e tij te madh,”Kostandinin”….

    *”Kryengritja e Princit te fuqishem Gjon Kastrioti(1380?-1437)dhe rrembimi i Mehill Bardherit(Ballabani i vogel)nga ushtaret osmane”;….

    Gjate viteve 1429-1430,”Princi.Gjon Kastrioti”kishte sulmuar disa here,keshtjellen e Krujes se pushtuar nga osmanet,me qellim per ta rimarre kete qytet i cili kishte sherbyer si kryeqyteti i Principates se Kastrioteve por nuk kishte arritur qe ta shtinte ne dore si rezultat i mungeses se artilerise se rende,qendreses se garnizonit turk dhe sidomos fale pozicionit natyror te kesaj keshtjelle….Pavaresisht se nuk u arrit marrja e Krujes,”Gjon Kastrioti”kishte siguruar lirine e plote te Principates se tij duke nisur qe nga Dibra e madhe e deri ne detin Adriatik,territor nga ku ishin debuar autoritetet osmane,pervec garnizonit te Krujes,por hakmarrja e”Sulltan.Muradit te II-te Kodja(1404-1451)”do te vinte shume shpejt….Pasi P.Osmane pushtoi qytetin e Selanikut(29-mars-1430),ushtria osmane e komanduar nga anti-Shqiptari”Isak bej Evrenozi”ju drejtua Arberise dhe ne kete ushtri te perzier,merrnin pjese edhe nje numer i konsiderueshem i trupave serbe,te komanduara nga kunati i Sulltanit(Vellai i Mara Brankoviç)dhe njeri nga djemte e”Despotit.Gjergj Brankoviç(1377-1456)”qe une besoj se behet fjale per”Princin.Todor”pasi ne vitin-1430;Grguri,Sefani&Llazari”ishin femije dhe perkatesisht 15,13 dhe 9-vjec…”Isak Bej Evrenozi dhe Todor Brankoviç”ju drejtuan Principates se”Gjon Kastriotit”ku pervec djegies se vendbanimeve Arbere,plackitjes se Kishave Katolike,masakrave mbi popullsine civile,regjistrimin e dhunshem te popullsise kryengritese,u shkaterruan edhe disa nga keshtjellat me te rendesishme te Gjon Kastriotit dhe u grabiten shume djem te vegjel qe u moren si”Takse gjaku”!!!…Gjate kesaj ekspedite ndeshkimore kaq te tmerrshme,kaloresit osmane te njohur si”Akinxhi”,bastisen te gjitha fshatrat e lugines se Drinit te Zi(Diber)dhe ne luginen e lumit Mat duke depertuan deri ne fshatrat e thella te Martaneshit(territor i Gjon Kastriotit),rajon malor shume i thyer qe osmanet e cilesonin si”çerdhe qafirësh”…Masakrat e osmaneve nuk kursyen asnje familje Arbere ne kete krahine kryengritese ku fatkeqesia pllakosi edhe mbi familjen e”Mehillit te vogel/Ballaban Badera/Bardheri”sepse ushtaret turq,i perdhunuan dhe i vrane nenen e tij,Helenen(gruan e Milloshit),nderkohe qe i ati,Milloshi,ju shpetoi ketyre masakrave se bashku me te birin”Kostandinin”duke u fshehur ne pyjet e dendura te Martaneshit…Djali i tij i dyte”Jonima/Jonuzi”i cili na shfaqet me vone nga autoret e kohes dhe Mehilli(Ballaban Pasha),u moren si skllever duke u derguar ne Adrianopoje(Edirne-Turqia europiane),ku perfshihen ne sistemin e Devshireve(njesoj si GJERGJ KASTRIOTI)…Mehilli i vogel qe ishte i pagezuar si Katolik,tashme u konvertua ne Islam dhe fale aftesive te tij te vecanta dhe sidomos zgjuarsise(ishte biond&trup-shkurter)arriti te realizoje nje karriere ushtarake shume te sukseseshme si Lufretar-Jenicer,kalores feudal-ushtarak ose Spahi dhe u ngjit deri ne rangun e Pashait me emrin Ballaban Pasha(njihej edhe me emrin,Ballaban Badera),Gjeneral i madh,Sanxhakbej i Ohrit etj.etj…..Nderkohe qe fama e tij ne Perandorine Osmane rritej fale aftesive te jashtezakonshme,kulmi i suksesit dhe ngjarja me e rendesishme ne jeten e tij ishte dita e 29-majit-1453 ku pikerisht Komandanti i njohur i P.Osmane”Ballaban Pasha ose Ballaban Badera”ishte i pari qe sulmoi dhe depertoi brenda mureve te pathyeshme te Kostandinopojes nepermjet hyrjes”Kerkoporta”dhe po ashtu,Arberi tjeter i turqizuar”Ulubatli Hasan/Hasani nga fshati Ulubat i Burses(1428-1453)”,Kalores Timarli-Spahi dhe i glorifikuar si martir-turk,ishte i pari qe vendosi flamurin turk mbi muret e 3-fishta te Konstandinopojes ku gjeti vdekjen nga shigjetat e harketareve bizantine por edhe Kapudan Pasha(Admiral i madh),me vone Veziri i madh i P.Osmane,komandant i pergjithshem i ushtrise(1453)apo miku me i besuar i Sulltan.Mehmetit te II-te,i cili ishte Arberi i islamizuar”Zagan Pasha/Zağanos Paşa”ku duke ju referuar Historianit turk”Halil Inalcık(1916-2016)”;”Zagan Pasha”ishte djali i Komandantit te shquar Arber”Vrana Konti/Konti Uran”,te cilin osmanet e kishin marre peng ne femijerine e hershme!!!…Pas tyre,dihet se vershuan plot 100.000-ushtare osmane qe pergjaken rruget e qytetit duke masakruar 30.000 Bizantine(shume prej tyre,ishin Arber Ortodokse)dhe ne kete menyre kaq brutale,Perandoria e lavdishme Bizantine(395-1453)mori fund se ekzistuari duke dale nga skena e Historise…Pra,ishte nje Shqiptar(Perandori Romak,Kostandini i Madh i Ilirise)qe e ngriti kete qytet madheshtor ne vitin-330 duke e bere Kryeqytet te Perandorise Romake dhe ishin perseri 3-Shqiptare te cilet e pushtuan kete qytet per tja dhuruar Perandorise Osmane,duke ndryshuar keshtu,rrjedhen e Historise Boterore,nderkohe qe P.Bizantine kishte qene mburoja kryesore e civilizimit europian duke sherbyer si barriere e pakalueshme per hordhite barbare aziatike…Sulltan Mehmeti i II-te Fatih(1432-1481)hyri triumfalisht ne qytet pas 3-ditesh,i shoqeruar nga renegatet Arber”Zagan Pasha dhe Ballaban Pasha”duke realizuar endrren me te madhe te shtepise se Osmanit,ku”Relikja e fundit e P.Romake”;Kostandinopoja,u shpall si Kryeqyteti i ri i Perandorise Osmane e pagezuar me emrin”Istambul”dhe fale kesaj ngjarje dramatike per civilizimin europian dhe boten e Krishtere,Sulltan.Mehmeti i II-te,u njoh me epitetin”Fatih”(Fitimtari)…….

    *”Turkoshaku Ballaban Pasha;tmerri i Atdheut dhe Familjes se vet.Lufta kunder GJ.KASTRIOTIT,masakrat shkaterrimet dhe vuajtjet qe i shkaktoi Vellezerve-Arber,disfatat e turpshme dhe vdekja e merituar”;….

    16195592_1853665214850005_6372407153509624845_nSulltan.Mehmeti i II-te Fatih,i pashprese ne luften kunder GJERGJ KASTRIOTIT,vendosi qe te nise kunder tij,pikerisht Ballaban Pashen,kete renegat Shqiptar i cili ishte njohes shume i mire jo vetem i territorit(vendlindja e tij)por sidomos i taktikes ushtarake te”Kryetrimit tone”dhe i reflekseve te tij ne fushen e Betejes…Keto ngjarje u zhvilluan nderkohe qe Ballaban Pasha sherbente si Sanxhakbej i qytetit te Ohrit(1464-1465)dhe ngjarjet vijuan ne kete menyre;…….Pas Betejes se Albulenes(2-shtator-1457),Sulltan.Mehmeti i II-te kishte humbur cdo shprese per ta mundur GJERGJ KASTRIOTIN,dhe i kerkoi paqe(1457)por paqja u trazua shume shpejt nga Papa spanjoll”Callistus i III-te(1378-1458)”…Gjithashtu osmanet u munden keqas edhe ne 4-beteja te tjeta sapo GJ.KASTRIOTI u kthye nga ekspedita e lavdishme italiane(1461-1462)ne ndihme te Mbretit te Napolit Ferrante i I-re/Ferdinando d’Aragona(1424-1494)”…Prandaj Sulltani kerkoi perseri qe te vendoste nje armepushim te ri 10-vjecar dhe marreveshja e paqes u nenshkrua ne Shkup me dt.27-prill-1463 por paqja nuk e pati jeten e gjate pasi luftimet rifilluan ne muajin gusht-1464 kur GJERGJ KASTRIOTI shpartalloi nje ushtri osmane prane qytetit te Ohrit,ushtri e komanduar nga Sheremeti(14-gusht-1464)…Menjehere pas ketyre ngjarjeve,Sulltan.Mehmeti i II-te u detyrua qe te therrase Komandantin e shquar osman,renegatin Arber”Ballaban Pasha(ish vartes i SKENDERBEUT ne vitet 1437-1439)”i cili se bashku me djemte e tij;Hamzai dhe Haziri,i kerkoi beteje hyjnorit GJERGJ KASTRIOTI,dhe ky si gjithmone ishte i gatshem per lufte…Perpara zhvillimit te betejes se Vajkalit,Ballabani i dergoi KASTRIOTIT si dhurata:6-kuaj te zgjedhur,rrace e paster arabe dhe nje shpate argjendi(ironia qendronte tek braktisja qe Kryetrimi i kishte bere asaj jete luksoze prane Sulltanit,duke zgjedhur luften nebrojtje te Arberise)dhe nderkohe,KASTRIOTI i dergoi si dhurata;Nje parmende druri,nje bastun bariu dhe nje Shqiponje me mesazhin se;”Me mire te kishe qendruar bujk qe te punoje token ne Mat ose Bari ne Martanesh se bashku me Babain tend dhe te jetoje i lire ne Atdhe,sesa te jetoje ne luks duke luftuar per Sulltanin kunder Atdheut&Familjes tende”!!!…Beteja e pare u zhvillua ne fushen e Vajkalit(Bulqize)ne vitin-1464 ku GJERGJ KASTRIOTI e fitoi kete beteje por fatkeqesisht,ushtaret osmane te Ballaban Pashes i kapin si rober-lufte,8-Komandantet me te shquar Arber si”Moisi Golemi i Dibres,Muzaka i Angjelines(nipi i GJ.KASTRIOTIT),Vladan Gjurica,Gjin Muzaka,Nikolle Berisha,Gjon Perlati,Gjin Manesi dhe Gjergj Kuka”,por gjithashtu edhe vete GJ.KASTRIOTI rrezikoi seriozisht jeten dhe shpetoi vetem fale vrullit te kalit te tij qe e nxori nga pusia e ngritur prej Ballaban Pashes!!!…Ballabani i mundur,i dergoi 8-Komandantet Shqiptare te zene rober per ne Stamboll,ne menyre qe te justifikonte humbjen e tij tek Sulltan.Mehmeti te II-te Fatih,dhe ky i fundit nuk pranoi asnje shperblim nga ana e GJERGJ KASTRIOTIT(i cili i lutej qe ti shkembente 1-Komandant Shqiptar me 200-rober turq)por ai dha urdher qe keto Shqiptare,te rripeshin te gjalle ne qender te Stambollit ku kokat e prera,te argetonin femijet turq dhe kufomat e tyre te shqyheshin nga qente!!!…Kjo ngjarje tragjike e beri GJERGJ KASTRIOTIN shume me te pameshirshem sesa pas tragjedise se Beratit(1455)sepse tani e tutje,ai nuk do te mbante me asnje rob lufte,por do ti masakronte te gjithe pa meshire…Beteja e dyte ndermjet GJ.KASTRIOTIT dhe Ballabanit u zhvillua ne Oranik te Dibres ku gjate kesaj beteje,osmanet pesuan nje disfate tjeter dhe Ballabani mezi shpetoi nga vdekja…Beteja e radhes u zhvillua perseri ne Vajkal(Bulqize)dhe ketu Shqiptaret pervec se fituan ne menyre te shkelqyer,ata me ne krye GJERGJ KASTRIOTIN,marshuan drejt territoreve Osmane ne Maqedonine e sotme dhe arriten deri ne Shkup ku plackiten aq sa munden neper pronat e osmaneve dhe sidomos fermen e madhe te Sulltanit,ku moren te gjithe kuajt dhe bagetine duke jua shperndare me pas,familjeve te varfra ne Arberi…Vlen per tu nenvizuar fakti,se gjate gjithe ketyre ngjarjeve,Babai i Ballabanit;Milloshi(veteran)&Vellai i tij i madh;Kostandini,luftonin pareshtur ne radhet e Gardes Pretoriane si Besnike te palekundur te GJERGJ KASTRIOTIT dhe kunder kriminelit Mehill qe tashme ishte shnderruar ne perbindeshin e turqizuar Ballaban,i cili kishte tradhetuar jo vetem atdheun(Arberine)por edhe kujtimin e Nenes se tij”Helena”te cilen e kishin perdhunuar dhe vrare,ushtaret osmane ne vitin-1430…Tradhetari Ballaban Pasha rikthehet ne Arberi ne muajin qershor-1466 duke shoqeruar Sulltan.Mehmetin e II-te fatih ne krye te nje ushtrie prej 160.000 vetash ne drejtim te keshtjelles legjendare te Krujes per ti dhene goditjen vendimtare,GJERGJ KASTRIOTIT,ne veren e vitit-1466 qe njihet si”Rrethimi i II-te i Krujes”…Sic dihet,Kruja i rezistoi sulmeve te artilerise dhe furise barbare osmane por Sulltani u hakmorr ne menyre kafsherore;Ekzekutoi mijera civile Arber,dogji fshatrat e Krujes,Kurbinit,Matit,Dibres,Durresit dhe pergjate lugines se Shkumbinit,ku vlen te citohet masakra e tmerrshme ne Qidhen te Dibres ku u copetuan plot 10.000 pleq,gra dhe femije por pasojat me te renda do te rezultonin pas ndertimit te Kalase se Elbasanit…Pasi Mehmeti i II-te fatih u terhoq i turperuar drejt Stambollit,ai la Ballaban Pashen ne krye te 80.000 ushtareve qe te vazhdonte rrethimin e Krujes me shpresen se”4000-Luftetaret e Garnizonit te Keshtjelles”qe komandohej nga”Tanush Topia(14?!-1467)”do te dorezoheshin ose te vdisnin nga uria!!!…Gjate gjithe kesaj periudhe(7-muaj radhazi),Ballaban Pasha;masakroi civile,Vellezer te nje gjaku,preu pemet frutore,shkaterroi te mbjellat,dogji vreshtat,e leshoi ushtrine osmane per placke,vrasje&perdhunime dhe sipas burimeve te kohes,keto ishin ditet me te zeza per Historine e Kombit tone,te shkaktuara nga nje Shqiptar…Viti-1466 shenon edhe tradhetine e radhes nga ana e njerezve me te afert te GJ.KASTRIOTIT pasi djali i”Mamica Kastriotit dhe i te ndjerit Muzak Topia”i quajtur”Reposh Topia”u bashkua me Ballaban Pashen pasi u martua me vajzen e tij!!!…Nderkohe,i gjendur ne veshtiresi,ne muajin dhjetor-1466,GJERGJ KASTRIOTI u nis nga Lezha drejt Raguzes(Dubrovnik)dhe lundroi drejt Ankones per te shkuar ne Rome(12-dhjetor-1466)ku”Atletit te Krishtit”,”Mbrojtesit te Krishterimit”dhe”Kapitenit te Pergjithshem te Selise se Shenjte”ju rezervua nje pritje madheshtore si ne kohet e arta te P.Romake kur Perandoret e shquar ktheheshin fitimtare nga ekspeditat ushtarake duke hyre triumfalisht brenda mureve te qytetit te perjetshem…Veneciani”Papa.Pali i II-te/Pietro Barbo(1417-1471)”u mrekullua nga paraqitja epike e hynjorit”GJ.KASTRIOTI”dhe e Luftetareve te tij Arber,por dhe nga e gjithe ajo pjesemarrje e jashtezakonshme e qytetareve romane dhe e banoreve te rrethinave te cilet ishin dyndur ne nje menyre te pabesueshme,prane Selise se Shenjte per te pare nga afer dhe nderuar”Shpaten dhe Mburojen e Krishterimit&civilizimit Europian”…Realisht,ndihma e Papa.Palit te II-te konsistoi vetem tek nje shume financiare e pamjaftueshme(5000-dukate),tituj honorifike,nje relike te shenjte,dhurara te tjera dhe fjale te mira te cilat qendronin shume larg pritshmerive nga ana e”GJ.KASTRIOTIT”i cili i zhgenjyer,u shpreh se;”Paska qene me mire,n.q.s do ti lija Osmanet te marshonin drejt Romes ne menyre qe keto Pape te nxirrnin nje mesim te mire”!!!…Rrethimi i Krujes vazhdoi pergjate gjithe dimrit te veshtire te viteve 1466-1467 dhe GJERGJ KASTRIOTI ne muajin prill-1467,u kthye nga Roma dhe Napoli me ndihma te pakta…Menjehere sapo u kthye ne Atdhe,organizoi nje ushtri prej 16.000-vetash ne qytetin e Lezhes dhe se bashku me Princin famemadh”LEKA i III-te DUKAGJINI(1410-1481)”,Vojvoda i Shkodres”Nikolle Moneta”dhe me ndihmen e disa reparteve Veneciane(500-mercenare)fillimisht sulmoi dhe shpartalloi nje ushtri osmane te komanduar nga vellai i Ballabanit;”Jonima/Jonuzi”me dt.19-prill-1467 dhe ketu zuri rob”Jonuzin se bashku me te birin”dhe u nis per nje sulm te pergjithshem drejt Krujes ku po e priste Ballaban Pasha i hidheruar per disfaten e te vellait renegat dhe pengmarrjen e tij nga GJ.KASTRIOTI…Sulmi u zhvillua diten e”Shen.Gjergjit me 23-prill-1467(sipas kalendarit te sotem Gregorian)”dhe Ballaban Pasha;nga rrethues,u kthye ne”i rrethuar”dhe fatmiresisht gjate ketij sulmi te befasishem,Ballaban Pasha u godit me nje shigjete ne fyt nga nje harketar i garnizonit te Krujes i cili quhej”GJERGJ ALEKSI”qe sipas burimeve historike,ishte nje Harketar-Gjahtar profesionist nga Malesia e Krujes…Vdekja e Ballaban Pashes,shkaktoi demoralizimin e plote te ushtrise osmane e cila u terhoq me shume humbje dhe duke qene se mbeten pa Komandant,ata perbenin nje pre shume te lehte per Malesoret Arber te cilet u leshuan me te gjitha forcat duke u hakmarre pa meshire dhe i ndoqen kemba-kembes deri brenda territorit osman…Pas kesaj fitoreje te bujshme,GJERGJ KASTRIOTI,furnizoi me ushqime Garnizonin legjendar te Krujes qe po behej gati per rrethimin e III-te te Krujes sepse ne muajin korrik-1467,Sulltan.Mehmeti i II-te fatih,u rikthye ne krye te nje ushtrie akoma me te madhe qe te hakmerrej per humbjen katastrofike dhe vrasjes se Ballaban Pashes,por edhe kesaj here,u detyrua qe te terhiqet me shume turp dhe nga ana tjeter e mbyti Arberine ne gjak duke kryer nje gjenocid qe kurre nuk e kishte perjetuar ndonje komb europian deri ne ate kohe ku brenda 15-diteve te qendrimit te Sulltanit ne Arberi,llogaritet qe te jene masakruar deri ne 30.000-Arber(civile)brenda nje dite te vetme(cit.burimet osmane)…….

  • Në veprën e tij (Fjalor latinisht-shqip), shkrimtari shqiptar Frang Bardhi na jep disa të dhëna tepër interesante për Gjergj Kastrioti Skënderbeun

    Në veprën e tij (Fjalor latinisht-shqip), shkrimtari shqiptar Frang Bardhi na jep disa të dhëna tepër interesante për Gjergj Kastrioti Skënderbeun

    Në veprën e tij “Dictionarium latino-epiroticum” (Fjalor latinisht-shqip) shkruar më 1635 në Romë, shkrimtari shqiptar Frang Bardhi (1606-1643) na jep disa të dhëna tepër interesante për Gjergj Kastrioti Skënderbeun

    Në pjesën e nënvizuar mund të lexoni që Frang Bardhi thotë se Gjergj Kastrioti nga shqiptarët është thirrur si “Culçeedra e Arbenit” (Kulçedra e Arbënit) që në latinisht ai e përkthen si “Epiri Draco”.

    Në pjesën më poshtë, shkruar në shqipen e vjetër, Bardhi na jep disa të dhëna për vendlindjen dhe për një emër tjetër të Skënderbeut, me të cilin shqiptarët ndoshta e njihnin si emrin e tij të dytë. Bardhi shkruan:“Croia, Cruia Vendi qu ka leem edalë aio Culçedra e botëssë Arbenit, Giec, oò Gierg Castrioti ξanë, e ξirrë Scanderbegh”

    Nuk besojmë që keni ndonjë problem për ta kuptuar pasi shqipja nga ajo kohë nuk ka ndryshuar gati se aspak, por ne do ‘përmisojmë’ gramatikën e tekstit dhe në shqipen e sotme:“Kroja, Kruja Vendi ku ka le e dalë ajo Kulçedra e botës së Arbënit, Gjec, ose Gjergj Kastrioti, thanë, e thirrë Skanderbegh”

    Është interesant që për vendlindjen e Skënderbeut, Bardhi vendos Krujën, por vendlindja e Gjergjit është e diskutueshme, ku një pjesë e historianëve vendosin Krujën, Dibrën, Matin, Sinjën, etj, si vendlindjen e Skënderbeut, të gjitha këto ishin toka që sundoheshin nga Kastriotët në kohën kur lindi Gjergji (pra në vitin 1405), ndërsa një informacion tjetër që Frang Bardhi na jep, është së përveç emrit Gjergj, Skënderbeu ndoshta njihej dhe me emrin “Gjeç” nga shqiptarët, por të dhëna për këtë nuk kemi, kështu që nevojiten më shumë hulumtime për këtë çështje.

  • Cilat ishin tiparet kryesore të portretit të Heroit Tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu?

    Cilat ishin tiparet kryesore të portretit të Heroit Tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu?

    Cilat ishin tiparet kryesore të portretit të Heroit Tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu?

    Editori, 30 tetori 2021

    Identikiti fillon nga hunda. Ishte po kaq e panatyrshme, madje edhe më tepër se aq, mungesa e pamjes së Dukës Ferrante, birit trashëgimtar të Gjonit Kastriotit, emigruar pas vdekjes së të atit, Skënderbeut, në Mbretërinë e Napolit, në Itali.

    Sepse ky qe shumë më tepër i zëshëm se babai i vet, fort më i pushtetshëm se ai, tepër më i shkathët për të manovruar nëpër labirinthet e luftës për pushtet personal.

    Madje një portret për të në kohën e tij duhet të ketë qenë pak, sepse që prej kohës së tij fjalënajat e vendasve kanë mbërritur deri tani me plot prova se duka Ferrante e ka mbajtur veten përherë në qendër të vëmendjes dhe të dhelave të lajkatarëve, artistëve po ashtu.

    Kjo hollësi e munguar, në mars 2013 përfundoi me zbulimin që pati kryer në Leçe të Italisë miku i Xhankarlo Valones, skënderologut bashkëkohës më të mirë në Itali.

    Ky ishte studiuesi i ri Luixhi Galante (Luigi Galante).

    Për ta popullarizuar edhe më shumë portretin me ngjyra të Dukës Ferrante, dërguar autorit të këtyre rradhëve nga Profesor Valone, përveç se në “Gazeta Shqiptare”, ky e publikoi edhe në ballinë të librit të tij të tretë për Gjergj Kastriotin: “Pasardhësit e Skënderbeut si u mbajtën fshehur” (2014).

    Në këtë shkrim tek “Shqiptarja.com” kjo pamje e dukës Ferrante, duke e ripublikuar, na intereson jo vetëm për dallimin e kryeshenjës karakteristike në fytyrë të Skënderbeut, “hundën kërrutë”, por edhe për të ravijëzuar tipare të tjera.

    Minimalisht hundën, i gjyshi, Gjergj Kastrioti, duhet ta ketë pasur në formën dhe përmasën e nipit, tepër të shprehur në kurrizin e saj.

    Po shprehja e fytyrës, pra tiparet e tjera të Skënderbeut, a mund të identifikohen nëpërmjet Ferrantes, po ashtu edhe Gjonit, birit të vetëm të tij dhe të Donikës, vajzës së princit të famshëm Gjergj Arianiti?

    Duke vëzhguar me sy të lirë fytyrën e të birit nuk mund të mos vësh re se hunda e tij është e madhe dhe me shpinë, edhe pse jo aq kërrute sa e ka i biri i tij, Ferrante.

    Hundëmëdhenj janë, sipas dëshmive që më së fundi u gjetën, edhe një djalë tjetër i Gjonit, me emrin Gjergj, i cili qe sipas moshës trashëgimtari i parë i familjes Kastrioti, por për shkak të disa rrethanave, të cilat i kam rrëfyer në botimet e mia, u konsiderua renegat dhe iu hoq nga vetë gjyshja, Donika, kjo e drejtë.

    Madje u mohua edhe si ekzistencë.

    Pamjen e këtij personi, edhe pse të interpretuar gabimisht sikur është e vetë Skënderbeut, autori i këtyre radhëve e ka gjetur në Rufano, në banesën-kështjellë të Kastriotëve të degës së Leçes.

    Gjyqtari dhe shkrimtari italian Xhenaro Françone, gjithnjë pa të keq dhe duke e keqkuptuar si të Skënderbeut, e ka vendosur në ballinë të librit të tij “Scanderbeg, un eroe moderno”.

    Ai është përkthyer dhe botuar edhe në shqip.

    Hunda karakteristike edhe në këtë portret është shumë e qartë.

    Ajo ngjan mjaft edhe me hundën e Jerinës (Erina Castriota Scanderbeg), vajzës së dukës Ferrante, stërmbesë e Skënderbeut, e cila për shkak të mungesës së meshkujve, u bë trashëgimtare e brezit të katërt të Kastriotëve të emigruar në Itali.

    Si janë sytë, vetullat, mjekra e Gjergj Kastriotit

    Duke i krahasuar tiparet e të gjithëve me çfarë paraqitet në gravurën pararendëse të librit të Marin Barletit, pikturës së konsideruar prej disa studiuesve si të piktorit italian të shumënjohur Xhentile Belini, po ashtu edhe portretit të vendosur mbi portën e dikur bujtinës ku në Romë Skënderbeu kaloi muajqëndrimin e tij, nuk mund të mos dallosh disa ngjashmëri.

    Vetullat dhe forma e syrit, duke e krahasuar me portretin e Skënderbeut tek libri i Marin Barletit, ngjajnë me ato të gjyshit.

    Harku i vetullave, përshembëll, tepër shprehës është i përafërt.

    Fytyra relativisht e gjatë po ashtu.

    Të lihet të kuptosh se edhe sytë Gjergj Kastrioti i ka pasur ngulmues, të përqëndruar dhe intensivë në forcën e vështrimit, pse jo edhe mund të kenë qenë me ngjyrë të kaltër.

    I kemi gjetur të tillë tek stërnipi i tij, tek bankieri Xhorxho Maria Kastrioti Skënderbej (Giorgio Maria Castriota Scanderbeg) i degës familjare të Napolit.

    Buzët dhe mjekra duket se, po ashtu, afrohen në ngjashmëri me ato të Skënderbeut.

    Trupi i bëshëm, krahërori i gjërë, ngjan i përcjellë nga i gjyshi tek nipi Ferrante, edhe pse këtij, për shkak se kemi vetëm vizatimin dhe pikturimin e Gjergj Kastriotit në Romë kur ai qe i moshuar, 61 vjeç, këto karakteristika gjithsesi i dallohen.

    Të mos harrojmë: të gjithë ata kanë marrë edhe nga nëna (apo gjyshja), Donika. Ballin e gjërë duka Ferrante e ka pikërisht nga ajo. Po ashtu edhe Jerina.

    Pra përveç hundës kërrutë edhe disa tipare të tjera të Skënderbeut janë vijuar tek pasardhësit, madje pa u rrënuar deri në prag të viteve dymijë.

    Përshembëll një hundë të tillë si edhe vështrimin ngulmues, që të heton dhe të kupton në fare pak sekonda, autori i këtyre rradhëve i ka gjetur tek mjeku Alessandro Castriota Scanderbeg, mjek radiolog, përfaqësues i parë i degës së Leçes. Ky është autor i një libri profesional të botuar nëpër botë që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në Turqi.

    Muskuloz apo barkalec?

    Sipas një modeli përfytyrimi të përhapur mes historianëve ”Skënderbeu kishte shtat të lartë, ishte tërë muskuj dhe me krahë të fuqishëm…”.

    Në pamundësi që këtë ta kuptojmë prej pikturave të cilat i janë bërë shekuj më parë, mbetet e fortë një dëshmi e tërthortë të bërë të ditur nga historiografia shqiptare, veçanërisht prej kryeskënderologut tonë, të paharuarit Kristo Frashëri: përmasa e një cohe të veshjes së tij zyrtare (ceremoniale).

    Sipas rregullit të kohës, në oborrin e tij (dhe jo vetëm për të, por për shumë princër ballkanikë) kjo porositej, blihej dhe u vinte nga Republika e Venedikut.

    Me njësitë bashkëkohore të matjes coha ishte e përshtatshme për një shtat me lartësi 1 metër e 82 centimetra.

    Dhe është e habitshme: stërnipi i tij, bankieri Xhorxho Maria Kastrioti Skanderbeg, është i gjatë saktësisht 1.82 metra.

    Ka po ashtu një trup të bëshëm sa kur e shoqëruam në 2013 në një vizitë në qytetin e Dibrës në Maqedoni, kryetari shqiptar i bashkisë, një mjek antropolog, pothuaj mbeti pa frymë nga silueta imponuese e Xhorxhos (Gjergjit). “Tani e pashë vërtetë Skënderbeun”, tha dhe të gjithë përreth e duartrokitën me miratim.

    Po duke mos qenë aspak shtatulët a mos ishte një Gjergj Kastrioti një rondokop me bark të fryrë, sepse të tillë në kohën e tij nuk gjeje pak, sidomos nëpër administratën osmane?

    Skënderbeu ka qenë muskuloz jo sepse ashtu dukej më simpatik, por sepse të tillë ia donte shkollimi që pati marrë dhe puna që kryente. Ai nuk vinte nga shkolla të politikës apo e ushtrimit në punët sedentare të gërvishjes dhe germërrumbullakosjes së shkronjave. Gjergj Kastrioti, siç pjesa dërmuese e oficerëve turq, vinte nga shkollat ushtarake, një prej të cilave ishte edhe ajo, më e epërmja, më e specializuara, më e famshmja: e Ic-ogllanëve.

    Kjo ndodhej në kryeqendër të Perandorisë Otomane, në Edrene.

    Në historinë e këtij supershteti kjo shkollë qe një Akademi e vërtetë, ishte fidanishtja e të gjithë klasës udhëheqëse të tij. Atëhere jo vetëm komandanti i njësive luftarake, por edhe drejtuesit e vilajeteve apo të ndarjeve të tjera administrative, deri edhe kryeministri, vinin përgjithësisht nga kjo shkollë. Gara, konkurenca, rivaliteti, ngjitja në pushtet, ruajtja apo marrja e tij, kryhej edhe nëpëmjet përgatitjes dhe aftësisë fizike.

    Nga kronikat osmane si edhe vetë historianët e perandorisë, madje nga ata që ishin të mobilizuar kundër tij, për Gjergj Kastriotin dëshmohet si për një ushtarak shumë pak të përballueshëm në duel. Kjo nuk mund të arrihej pa një trup të fortë e të lartë. Skënderbeu ishte një luftëtar me të dhëna e përmasa modele. Ekzistenca e krahut të tij shumë të fuqishëm gjithashtu nuk mund kurrsesi të kundërshtohet. Konfirmohet nga dhjetra e dhjetra burime.

    Ballaban Pasha ishte shkurtabiq

    Kur ka qënë fjala për Ballaban Pashën, shqiptarin që ishte armiku më i madh i Gjergj Kastriotit, populli ynë me kujtesën e tij nuk ja fsheh, por ja vë në dukje trupin e shkurtër. Kjo mund të thotë se ai në kulturën e vet dimensionin e shtatit nuk e fuste në tiparet që patjetër duhej të rafinoheshin, manipuloheshin apo tjetërsoheshin. Edhe po të kishe dëshirën për ta shëmtuar qëllimisht e kështu shndërruar në një imazh të papëlqyeshëm. Me pak fjalë nga natyra Skënderbeu ishte i gjatë dhe Ballabani shkurtabiq.

    Qe i pashëm Skënderbeu?

    Në rast se Gjergj Kastrioti ishte vërtet shtatlartë, muskuloz dhe me krahë të fuqishëm, fytyrën ka të ngjarë të mos e kishte simpatike. Madje fare natyrshëm ai tiparet mund t’i kishte edhe të shëmtuara ose të paktën të vrazhda.

    Mirëpo historia dhe çdo gjurmë që ka lënë Skënderbeu në të, parathotë të anasjellën. Jo vetëm gojëdhëna popullore, por edhe e gjithë letërsia e krijuar për të në Evropë, nuk lë asnjë dyshim se ai ka qënë një burrë i hijshëm. Ka edhe historianë që edhe hundën me kurriz ia përcaktojnë pjesë të pashme të pamjes së tij. Prej udhëheqësve shqiptarë të pas motit 1912, pra prej fitimtarëve të luftës së brendshme për pushtet, as Ismail Qemali, as Fan Noli, as Enver Hoxha nuk e kanë pasur hundën me kurriz të dukshëm, por mos thoni se nuk e kanë afërisht kërrutë Ahmet Zogu dhe Sali Berisha.

    Në të dy rastet ky tipar nuk i ka bërë ata aspak të shëmtuar, por mjaft tërheqës, veçanërisht për seksin femëror. Pastaj, le ta themi midis nesh, shqiptarët si rregull të padiskutueshëm zgjedhin dhe pranojnë prijës apo pushtetarë të bukur e truplartë.

  • Shtrembërimi i fakteve për Skënderbeun dhe origjinën e tij

    Shtrembërimi i fakteve për Skënderbeun dhe origjinën e tij

    NGA: GJON KEKA

    Që nga shekulli i XV-të e këndej janë shkruar vepra të ndryshme nga historianë e autor të ndryshëm nga e mbarë bota, për kryezotin e Arbërisë Gjergj Kastrioti, duke u thënë ,e përësëritur disa herë e vërteta,por edhe pse është shkruar kaq shumë prapë ka hapësirë për t’u marrë me jetën dhe veprën e këtij njeriu të madh e të pavdekshëm,sepse biografia e tij është e pashterrshme dhe shumë e pasur.

    Megjithëse pasqyra e jetës dhe veprës së kryezotit tonë është e plotë, mjaftë e njohur dhe e pastër për nga aspekti i të vërtetës historike, ka disa çështje e që ndoshta janë tepër të vogëla për t’u marrë me to ,por duke ditur se nga ato janë bërë një mal gabimesh disa me qëllim e disa për t’ia përshtatur dhe disa sipas tendencës për ta përvetësuar këtë figurë të madhe kombëtare europiane të arbërorëve.

    Këtu do të përpiqem t’i sjellë disa sqarime dhe fakte për kërkuesit e të vërtetës historike,dhe për pjesën tjetër që mbajnë në kokat e tyre dyshimin(specialitetin e gënjeshtrës sllave) që ia kanë mbjellë pikërisht disa autorë,historianë e pseudostudiues me prirje sllave,duke e paraqitur Gjergj Kastriotin si një figurë heroike me gjak dhe origjinë sllave.

    closevolume_off

    E vërteta historike e origjinës së Gjergj Kastriotit(Skënderbeut)

    Gjergj Kastrioti i vërtetë ai që e njohim ne arbërorët e tij dhe që e njeh bota e civilizuar në bazë të dokumenteve dhe fakteve historike ,është një arbëror i pastër që i dha atdheut të tij djersën ,gjakun,shtetin, lirinë,identitetin,flamurin,bashkimin,pavarësinë dhe civilizimit të përbashkët europian mburojnë e tij si një engjëll mbrojtës i saj.

    Pra ,kur them ,se historia e vërtetë që njohim ne dhe bota, mbështetem në faktin se për të janë shkruar tri vepra nga vetë bashkëveprimtarët dhe bashkëkohësit e tij sikur që janë:

    1.Vepra e Pal Engjëllit ,“La Vita di Scanderbeg di Paolo Angelo”i ribotuar më 1539, e Ipeshkvit dhe sekretarit e këshilltarit të Gjergj Kastriotit(vepra e Pal Engjëllit thuhet se ka humbur, e që me vonë është gjetur dhe tani ekziston si një vepër e botuar nga një bashkëveprimtar i Skënderbeut sikur që ishte në fakt Pal Engjëlli)

    2.Vepra e Dhimitër Frangut,“Gli illustri et gloriosi gesti, et vittoriose imprese, fatte contra Turchi, dal sign. D. Giorgio Castriotto, detto Scanderbeg, prencipe d’Epirro” e botuar në botimin e parë në vitin 1480,pastaj e ribotur në vitet në vijim.Frangu ishte klerik i kishës katolike arbërore dhe arkëtar i Gjergj Kastriotit(Skënderbeut), i cili, ishte dëshmitar edhe ky ,sepse,ishte bashkëshoqërues i tij në shumë udhëtime jashtë vendit,dhe mbi të gjitha ishte pjesë e strukturës institucionale të shtetit tr Arbërit dhe kryezotit arbëror dhe sigurisht se ka përshkruar atë që ka parë dhe përjetuar sëbashku me Gjergjin e Madh ,si një bashkëpjesmarrës e bashkëveprimtar,

    3.Vepra e Marin Barletit,“Historia del magnanimo, et valoroso signor Georgio Castrioto, detto Scanderbego, dignissimo principe de gli Albani”.Botimi i parë i tij konsiderohet ai i vitit 1508 dhe më pas u ribotua ndër vite dhe u përkthy në gjuhë të ndryshme të botës.Barleti ishte një klerik katolik arbëror nga Shkodra, me formim dhe edukim të lartë .njeri më njohur të thellë e profesor,ai ishte bashkëkohës, i cili më shumë ka dëgjuar dhe është informuar nga njerëzit e afërt të Gjergj Kastriotit ,pra njerëz që shërbenin në oborrin apo pallatin e kryezotit arbëror.

    Sikur që shihet faktet historike për Gjergj Kastriotin i kemi pikërisht nga bashkëveprimtarët e tij ,dhe nëse ata e kanë thënë të vërtetën ,gjë që e kanë thënë me siguri të plotë sepse ishin dëshmitar okular.Atëher tezat e dala nga duar e mendje të oborreve sllave për ta përvetësuar e shtrembëruar këtë të vërtetë janë të kota, sepse e vërteta është si dielli, ndërsa gënjeshtra që e mbulon një të vërtetë është si një pluhur që e merrë një erë e madhe e kohës dhe e nxjerrë të vërtetën ashtu si është në dritën e diellitDhe jo vetëm kaq, sikur që dihet kryezoti ynë arbëror, jo vetëm që ishte një arbëror i pastër si nga Babai i tij Gjoni, por edhe nga nënëa e tij Vojsava e Pollogut.Dhe se Gjergj Kastrioti kur u rikthye në atdhe ai u rkthye në Krujën e tij në trojet atërore e të nënës së tij dhe jo në ndonjë atdhe të pretenduar e të imagjinuar nga shtrembëruesit e të vërtetës ,pra nëj atdhe sllav të imagjinuar sipas pretenduesve dhe përvetësuesve të kësaj figure madhore,fisnike arbërore europiane.

    Ndërkaq një tjetër gjë që duhet nënvizuar është se gjuha me të cilën i fliste Gjergj Kastrioti, si ushtarëve të tij ,ashtu edhe popullit të tij ishte gjuha e nënës,pra gjuha arbërore.Sepse po të ishte ndryshe ,as ushtarët e as populli nuk do ta merrte atë vesh ,nëse ai do t’i fliste në ndonjë gjuhë të pretenduesve, përvetësuesve, dhe mbi të gjitha as që do ta mirëpëritshin me aq zemër të hapur arbërorët rikthimin e tij duke e bërë atë zot përbashkues të vendit dhe udhëheqës të tyre.

    Ajo që më ka lënë përshtypje mua kur kam lexuar veprat e bashkëveprimtarëve të tij ,si Frangut, Engjëllit e bashkëkohësit Barletit ,është kjo se kryezoti i Arbërisë Gjergj Kastrioti i njihte me skatësi trojet arbërore ,madje të gjitha pjesët e saj. Kjo më ka lënë përshtypje, ngase sikur dihet ai si i vogël u dërgua peng në oborrin e sulltanit,edhe pse ishte në oborrin e armikut, ai ,gjaku i tij në vena, gjuha e tij, zemra e tij, mendja e tij dhe ai vetë ishte ruajtur për Arbërinë, dhe nuk e kishte harruar që nga vegjëlia atdheun dhe trojet e tij, as gjuhën e tij ,as gjakun e tij fisnik të lashtë të Kastriotëve, gjak ky që rridhte nga lashtësia, nga mbreti Pirro.

    Një pjesë tjetër e patrajtuar është edhe kjo se ai pasi u rikthye në atdhe, dhe konsolidoj mbretërinë e tij dhe të shtetit të Arbërit duke e forcuar vendin dhe sigurinë e qytetarëve të tij ,ai sëbashku me motrat e tij dhe bashkëushtarët e tij i bënë nderime babit të tij Gjonit dhe nënës së tij Vojsavës që kishin vdekur e që nuk arriti t’i shihte dhe u çmall duke kujtuar kohën e tij kur ai u rritë në vatrën e tij ,në duart e nënës dhe babait të tij dhe u përkund në vegjëli deri në ditën që u morrë peng nga sulltani.

    Nga kjo mund të nënvizoj se nëse bazohen të gjithë në fakte,pra në të vërtetën historike të kësaj familje fisnike arbërore, atëherë nuk mund asnjë popull tjetër ta pretendoj këtë figurë, e as të përvetësoj,as me anë të gënjeshtrave dhe imagjinatave apo shtrembërimit të dokumenteve historike.

    Sikur që shihet nga kjo që u tha më larët ,faktet janë kokëforta dhe të vulosur nga vetë dëshmitarët okular të kohës apo epokës së Gjergj Kastriotit,pastaj edhe nga kronistë e historianë të shumtë që u mbështetën në fakte dhe të cilët jo vetëm na e sjellin të vërteten e familja fisnike arbërore si gjak i pastër arbëror ,por edhe me rrënjë të thella që shkojnë deri në lashtësi e posaçërisht tek rrënjët e mbretit Pirro.Nga kjo nuk ka asnjë dyshim, dhe se e vërteta flet dhe rrezaton si dielli ,se Gjergj Kastrioti ,respektivisht familja Kastrioti përfaqësonte elementin e pastër arbëror.

    Në fakt nuk jam unë i vetmi që po shkruaj këtë Apologji të shkurtër në mbrojtje të origjinës arbërore të Kastriotëve.I pari që e ka mbrojtë origjinën e tij se prej nga vjenë është vetë Gjergj Kastrioti i cili në letrën drejtuar princit të Tarantit ,tregon qartë se “arbërorët dhe ai vetë kanë si paraardhës Aleksandrin(Lekën) e Madh dhe Mbretin Pirro”.Në kuadër të kësaj është edhe Frang Bardhi i cili në “Apologjinë e Skënderbeut” të botuar në vitin 1636 e mbron origjinën arbërore të Kastriotit.

    Mendimi i gabuar i Hopf i vitit 1868 dhe pëvjelja e krahëve e autorëve sllavë për të përvetësuar figurën e Gjergj Kastriotit

    Në kohën kur doli teza e tillë e shtrembërimit të origjinës së familjes së Kastriotit,ishte në fakt kohë kur elementi sllavë po përpiqej të bënte terrenin dhe të zinte rëndësinë politike në gadishullin ballkanik, kështu i përvjelën krahët autorët sllavë dhe ato me prirje sllave duke mos patur figura të krenarisë së tyre, sepse ata nuk ishin autokton, u kapën pas figurave të tjera të huaja sikur që është figura heroike e arbërorëve Gjergj Kastrioti duke tentuar që ta pretendojnë si të tyre dhe ta përvetësojnë si dhe figura tjera të gadishullit Ilirik.Sikur që dihet koha kur po flasim ishte pikërisht pak para se të ndodhte Kongresi i Berlinit(1878) i cili e la jashtë Shqipërinë.

    Në këtë kohë duke ditur se sllavët(serbët) nuk kishin asnjë fakt ,as edhe një dëshmi për ta prezantuar veten si një komb, sepse ata nuk i takonin kombeve autoktone në gadishullin Ilirik, ata sikur e kanë specialitet gënjeshtrën e bëjnë të besueshme përrkohësisht para botës dhe më pas gënjeshtra mbetet gënjeshtër me këmbë pa asnjë bazë dhe pa asnjë fakt.Kështu vepruan edhe me figurën e Gjergj Kastriotit, për ta larguar rishfaqjen apo më mirë të them për ta penguar ringjalljen e kombit arbëror dhe identitetit të tij,ata dhe bashkëautorët tjerë me prirje sllave i përvjelën krahët që me anë të figuravë heroike që bota i njihte sikur që ishte Gjergj Kastrioti ,respektivisht më përvetësimin e tyre dhe pretendimet për të dal me ta para çdo tryeze si shenja të krenarisë së tyre sllave ata me anë të këtyre gënjeshtrave arritën të pranohen edhe në kongresin e Berlinit ,duke mos harruar se serbia u pranua në kongresin e Berlinit(1878) me ndihmën dhe vulën e Perandorisë otomane(turke).

    Përvetësimi i figurës së Skënderbeut nga sllavët u pritë mirë nga sulltanët dhe perandoria otomane(turke) ,por ,edhe nga vezirët e renegatët e tyre, sepse ata donin që Shqipërinë ta mbanin ashtu sikur e kishin planfikuar pa ndërgjegje kombëtare, pa gjuhën ,pa figurat heroike sikur ishte Gjergj Kastrioti ,pa territor të definuar ,pa bshkimin e trojeve etj, por me anë të vezirëve e renegatëve ta mbanin Shqipërinë në bazë të “mileteve e vilajeteve” që i kishin përcaktuar. Por , edhe përkundër kësaj sikur që dihet perandoria otomane(turke) u shemb dhe trojet arbërore i dhuruan sipas marrëveshjeve të mëparshme në mes të sllavëve dhe turqve të cilët mbanin aleancat e tyre tradicionale historike.

    Megjithkëtë, ashtu si shumë personalitete mbikohore që nga antikiteti për të cilët mungojnë dokumente të shumta dhe autentike edhe origjina e Gjergj Kastriotit, apo më mirë familjes Kastrioti ra pre e pretendimeve dhe pëvetësimeve nga disa popuj tjerë të huaj të ardhur në gadishullin Ilirik.

    Deri në vitin 1868 nuk kishte asnjë mendim,dhe asnjë tezë mbi çështjen e origjinës së familjes Kastrioti,përpos asaj të dokumentuar nga Frangu,Engjëlli e Barleti të cilët ishin dëshmitar okular dhe bashkëkohës të Skënderbeut,se familja fisnike arbërore Kastrioti ishte me origjinë të pastër arbërore dhe përcaktoheshin edhe zotërimet e saj pikërisht në hapësirën autoktone iliro-arbërore. Por, nga viti 1868 kur profesori gjerman Karl Hopf i cili bazuar në një dokument të nxjerrë nga libri i autorit Fr.Milosich, “Monumenta Serbica spectantia Historiam Serbiae Bosnae Ragusii,i vitit 1858” ,ku përmendet që në datën 2 Shtator 1368 ,një emër Branilo,por që sipas dokumentit që kam parë nuk ka të bëjë aspak me Kastriotët ,ai Branilo që përmendet nuk ka asnjë lidhje me familjen Kastrioti.Nga ky gabim i qëllimshëm apo i paqëllimshëm i profesorit gjerman Hopf ,e që është gabim i madh, sepse u bë ushqim për shumë autorë ,historianë sllavë dhe me prirje sllave të cilët menjëherë vrapuan që ta pretendojnë figurën e Skënderbeut për qëllime të tyre politike dhe interesa të kohës.

    Karl Hopf në fakt ka gabuar rëndë me hedhjen e një mendimi të tillë të pa studiuar mirë dhe të pa përkthyer mirë,por edhe të panjohur mirë për shkak të mungesës së dokumenteve mbështetëse dhe të vetë dokumentit i cili mund të konsiderohet si një devijim i tij në nxjerrën e mendimit të tij të gabuar dhe me pasoja e në dëm të historisë së popullit shqiptar dhe një shtrembërim i dëmshëm i origjinës së familjes Kastrioti.Hopf u bazua në atë dokument pa e studiuar mirë, dhe pa e përkthyer saktë dhe pa e shpjeguar mirë,sipas tij “i pari nga familja e Kastriotëve ka qenë Branilo”,që në bazë të dokumentit ai ishte një nga firmëtarët,dhe një Kastriot i Kaninës,por që as Branilo dhe Kastrioti nuk kanë lidhje me njëri tjetrin.Ka mundur të jetë një Branilo i ndonjë vendi tjetër që ka bërë tregëti aty apo ka qenë në shërbim por që nuk ka asnjë lidhje me Kastriotët.Kështu e hodhi mendimin e gabuar Karl Hopf duke ia ngjitë mbiemrin e Kastriotit atij Branilos i cili nuk dihej se nga e kishte origjinën e vërtetë,pastaj pa e përkthyer mirë,sepse aty shihet qartë se është një gënjeshtër që i shërbeu më pas autorëve dhe historianëve sllavë dhe atyre me prirje sllave.Ngase aty në dokument kemi të bëjmë më dy persona dhe jo më nje person, sepse aty në përkthim të pastër qëndron edhe një “dhe” personin tjetër dhe jo vetëm një person pra sikur e ka hedh mendimin e gabuar e të gënjshtërt ai.Ky mendim i Hopf është hedhur poshtë nga shumë autorë, historianë e studiues serioz duke e konsideruar hedhjen e kësaj teze si të gabuar dhe se përkthimi ishte barbar e i pasaktë dhe pa shpjegime konkrete e dëshmi shoqëruese.

    Pas hedhjes së këtij mendimi të Karl Hopf në botimin e “Griechenland in Mittelalter und Neuezeit” së vitit 1868, dhe pastaj edhe në”Chroniques gréco-romanes inédites ou peu connues” të vitit 1873 ,iu bashkuan kësaj gënjeshtre ,kësaj teze të pasaktë dhe me pasoja edhe autorë,historianë tjerë me prirje sllave, në mesin e tyre që e miratoi mendimin e gabuar të Hopf ishte historiani dhe orientalisti gjerman Franz Babinger,e që ishte një gabim sepse më pas u botuan vepra të ndryshme dhe u bazuan në këtë gënjeshtër të madhe dhe gabim që e dëmtojë gjenealogjinë e familjes fisnike arbërore Kastrioti.

    Një tjetër autor B.Makuchew në veprën e tij “Mémoire sur les Slaves en Albanie, en russe” të vitit 1871 e mbështetë mendimin e Hopf dhe si gjithë autorët tjerë sllavë edhe ai i përvjelet punës demoniake për ta bërë gënjeshtrën sa më të besueshme duke i mbështetur edhe tezat se gjoja “Kastriotët nuk janë nga familja shqiptare sikur është thënë më parë ,por me origjinë sllave”, një gënjeshtër kjo që edhe sot mbështetet nga qarqe të caktuara si nga jashtë ashu edhe nga brenda vetë kombit shqiptar.Këtë mendim të gabuar e të gënjështër të Hopf ,ai e konsideron si të pamohueshëm mbi origjinën e Skëndebreut,pa ofruar asnjë dokument ,asnjë fakt dhe asnjë shpjegim ,por vetëm mbi bazën e një gënjeshtre, apo përkthimi të pasaktë apo te keq të një dokumenti,e mbi të gjitha pa një shpjegim të detajuar as nga Hopf e as nga Makuchew në atë vepër të tij e cila i shërbente sigurisht politikës pansllaviste.

    Mendimit të gabuar të Hopf iu bashkuan edhe shumë autorë tjerë me prirje sllave të cilët në veprat e tyre e potenconin atë madje me shumë dëshirë dhe duke e konsideruar atë ,por pa dhënë asnjë dëshmi ,asnjë fakt asnjë dokument mbështetës, madje kishte edhe autorë e historian që i cilësonin veprat burimore ,të bashkëkohësve të Skënderbeut si p.sh. Veprën e Barletit si “Fabul” sikur ishte historiani katolik e diplomati austriak Ludwig von Pastor,në veprën e tij, “Geschichte der Päpste seit den Ausgang des Mittelalters,1886”.Edhe autorë e historianë tjerë me prirje sllave mbështetën dhe patën rol të madhë në shpërndarjen e kësaj gënjeshtre apo këtij mendimi të gabuar të Karl Hopf mbi origjinën e Kastritotëve sikur që janë: Pavel Jozef Šafárik ,Leopold von Ranke,Konstantin Jireček etj.Sikur dihet edhe Pavel Jozef Šafárik ishte një autor me prirje sllave i cili i shërbej gjithnjë me anë të veprave të tij elementit sllavë,sidomos atij në ballkan dhe me gjerë, me anë të kësaj ai donte ta bënte elementin sllavë me rëndësi politike.Edhe Šafárik ka tentuar ta paraqes si sllave origjinën e Kastriotëve ,por që nuk ka pas asnjë mbështetje dhe dokument e fakt historik.Ashtu si shumë autorë e historianë me prirje e sllave edhe Šafárik i shpërndau me zellë gënjeshtrat dhe të pavërtetat që kishin filluar t’i ndërtonin sllavët në hapësirën e gadishullit ilirk,duke i përvetësuar objektet dhe figurat dhe vendbanimet e iliro-arbërorëve.

    Rol të madh në shpërndarjen e këtij mendimi dhe kësaj gënjeshtre mbi origjinën e Kastriotëve pati edhe historiani e diplomati çek Konstantin Jireček ,i cili në veprat e tij e mbështet mendimin e Hopf dhe të tjerëve madje një hapësirë të madhe ai i kushton këtyre pretendimeve që i shërbejnë në fakt etjes sllave për ta përvetësuar figurën e Gjergj Kastriotit. Ajo që është për t’u nënvizuar këtë është kjo se Jireček duke patur një rol të tillë edhe si historian edhe si diplomat,ndikojë në formësimin e elementit sllavë në ballkan, dhe në shpërndarjen e gënjeshtrave mbi origjinën e Kastriotëve.

    Duke ditur se Jireček ishte edhe pjesë e udhëheqjes së Institutit të historisë së Europës juglindore në Universitetin e Vjenës,kjo ndikojë që gënjeshtra apo mendimi i gabuar i Karl Hopf ,të mbështetet dhe të merret si bazë,por, pa asnjë dëshmi, pra duke qenë se ai kishte edhe kompetenca të tilla në kuadër të Institutit edhe botimet e studimet e mëvonshme u botuan me referenca të mbështetura nga ky grup i autorëve sllavë dhe i atyre më prirje sllave për ta bërë elementin sllavë me një rëndësi të madhe në gadishullin ilirik duke i mohuar kështu arbërorëve autoktonin dhe rrënjët e tyre e aq më tepër duke i ndërtuar këto mendime e ide të gabuara e gënjeshtra mbi themelet e historisë dhe të figurave të kombit iliro-arbëror(sot shqiptar).

    Pasi e panë se polemika rrethë origjinës sllave nuk kishte asnjë mbështetje në asnjë dokument dhe se teza e Hopf, ishte qesharake dhe pa asnjë fakt, madje një shtrëmbërim demoniak që u bë më pas “ushqim ideologjik” për pretendentët sllavë dhe autorët me prirje sllave apo që ishin edhe vetë sllavë.Atëhre ata u kapën pas tezës tjetër se gjoja nëna e Gjergj Kastriotit,Vojsava ishte me origjinë sllave, duke e lidhur me Tribalët, edhe kjo si teza e parë nuk kishte asnjë mbështetje,asnjë fakt sepse sikur dihet Tribalët janë fis i lashtë ilirë,ndërsa Pollogu ishte historikisht i banuar me arbëror të Maqedonisë, edhe kjo tezë djallëzore e pretendentëve sllavë për ta përvetësuar figurën e Gjergj Kastriotit si nga ana e babait ashtu edhe nga ana e nënës u hodhën në koshin e plehrave ,askush ,asnjë studiues serioz, as historianë me vlerë dhe me autoritet e kompetencë nuk i morri për bazë tezat e tilla e as sot nuk duhet marrë ato teza dashakeqëse që kanë për qëllim shtrembërimin e të vërtetës dhe përvetësimin e kësja figure madhore të kombit tonë iliro-arbëror.

    Krejtë në fund për ta përmbyllë këtë Apologji timen për Gjergj Kastriotin dhe origjinën e pastër të tij arbërore, kërkoj me sinqeritetin me të thellë nga autorët, studiuesit dhe historianët serioz shqiptar që nëse duan të vërteten dhe faktet historike ,të mos i marrinë asnjëherë në referencë dhe as në trajtim e as për bazë veprat e autorëve me prirje sllave që u lartëcekën, sepse vetëm në këtë mënyre duke mos e trashë gënjeshtrën e tyre ,mendimin e gabuar dhe tezat e tilla demoniake ato do të zhduken si errësira përballë dritës së madhe të së vërtetës.

  • Përvjetori i çlirimit të Kepit të Rodonit nga Skënderbeu

    Përvjetori i çlirimit të Kepit të Rodonit nga Skënderbeu

    Më 26 tetor 1467, Gjergj Kastrioti Skënderbeu çliroi Kepin e Rodonit dhe kështjellën e tij strategjike.Kjo kështjellë ishte pronë e familjes së Kastriotëve, dhuratë nga Princi Karl Topia për Pal Gjon Kastriotin.

    Kështjella u ndërtua me rastin e martesës të Mbretit e Mbretëreshës, Gjergj e Donika Arianiti Kastrioti (1451).

    Skënderbeu i kërkoi Venedikut ta ndihmojë, për të rindërtuar kështjellën e shkatërruar nga betejat. Duke pasur frikë forcimin e Skënderbeut dhe të shqiptarëve, Venediku e refuzoi kërkesën e Skënderbeut.

    Kepi i Rodonit u bë vendvarrimi i Princeshës Mamica me dy fëmijët e vet. Gjithashtu u bë fortesa e sigurisë së lartë për familjen Kastrioti. Disa muaj pas vdekjes së bashkëshortit, Mbretëresha Donikë u arratis me birin e vetëm, princin Gjon Gjergj Kastrioti.

  • SEKRETET QË NUK I DINIM PËR SKËNDERBEUN – JA ÇFARË THOSHTE SENATI I VENEDIKUT

    SEKRETET QË NUK I DINIM PËR SKËNDERBEUN – JA ÇFARË THOSHTE SENATI I VENEDIKUT

    Shkruar nga Gjon Keka

    Sipas një italiani të quajtur Petruzi, në një letër dërguar Senatit të Venedikut, jepen disa karakteristike të panjohura më parë për heroin kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

    Sipas Petruzit, bashkëkohës i Skënderbeut e që e kishte parë atë disa herë në beteja, “Kastrioti është i madh më tepër se madhësia e zakonshme e njeriut, i fuqishëm, muskuloz – me dhunti dhe fisnikëri që nga lindja e tij!”

    “Natën, shpata e tij gjithmonë duhet të qëndrojë tek shtrati. Në paqe ai shkon shpesh i veshur, në bazë të veshjes kombëtare (artit të veshjes se vendit).”

    “Ai është jashtëzakonisht i masës në të ngrënë dhe në të pirë, ndërsa, për nga morali ai mund të shërbejë si shembull (model) i pastër, i devotshëm, i butë, orator dhe bujarë.”

    “Skënderbeu zotëron një kujtesë të paimagjinueshme, në mënyrë që ai si Pirro, paraardhësi i tij i madh, i njeh emrat e pothuajse të të gjithë luftëtarëve të tij …”.

    Përveç gjuhës amtare, Petruzi kishte thënë se Skënderbeu flet plotësisht turqishten, tatarishten, gjuhët sllave, latinishten, persishten dhe velshisten, e se, po ashtu e njeh mirë historinë e lashtë greke dhe romake.

  • Emigrimi i Donika Kastriotit në Itali pas vdekjes së Skënderbeut

    Emigrimi i Donika Kastriotit në Itali pas vdekjes së Skënderbeut

    Me vdekjen e Gjergj Kastrioti Skënderbeut më 17 janar të vitit 1468, një valë e re migrimesh të fisnikëve dhe popullatës arbërore ndodhi nga frika e pushtimit osman.

    I njëjtë ishte fati i zonjës Donika bashkë me të birin e saj, Gjon II Kastrioti. Aleati i ngushtë i Skënderbeut, mbreti Ferdinandi i Napolit i ofroi ndihmë Donikës, duke i premtuar se do e strehonte në mbretërinë e tij. Në letrën e mbretit Ferdinand për vdekjen e Skënderbeut dërguar Donikës më 24 shkurt 1468, ai shkruan:

    “Gruas së Skënderbeut nga mbreti i Siçilive…E shkëlqyera Zonjë, po aq dhe nënë shumë e dashur. Me shumë keqardhje dëgjuam së Skënderbeu, burri juaj shumë i dashur, për ne si baba, ka vdekur me vullnetin e Zotit…Jeronim Karvineo, familjari i yni, do ju tregojë si do të veprohet, andaj ju lutem, të keni besim të plotë tek ai…”

    Donika, si shumë fisnikë tjerë shqiptarë, arriti të strehohej në oborrin mbretëror të Napolit deri më 1494, ku kishte miqësi të ngushtë me gruan e Ferdinandit, mbretëreshën Juana të Aragonës, ku Donika, si gjithë fisnikëria tjetër arbërore që u largua nga atdheu, si shenjë nderimi, u lirua nga çdo taksë.

    📸 Gravurë e Donika Kastriotit (1596)“Donice Scanderbegi Uxor” (Donika, Gruaja e Skënderbeut)