Tag: kastrioti

  • Kategoria e Parë, përcaktohet kalendari për pesë javët e ardhshme – Balkanweb.com – News24

    Kategoria e Parë, përcaktohet kalendari për pesë javët e ardhshme – Balkanweb.com – News24

    Është përcaktuar kalendari i kampionatit të Kategorisë së Parë për pesë javët e ardhshme, deri në pushimin e imponuar nga ndeshjet e ekipeve Kombëtare.
    Java e shtatë do të luhet të dielën, më 19 tetor. Java e tetë është ndarë në dy ditë, më 24 dhe 25 tetor. Java e nëntë do të zhvillohet të martën dhe të mërkurën, më 28 dhe 29 tetor, ndërsa java e dhjetë do të luhet të dielën dhe të hënën, më 2 dhe 3 nëntor.

    Java e 11-të është planifikuar të zhvillohet më 8 dhe 9 nëntor.
    Java 7   
    Kukësi – Laçi  19.10.2025 14:00
    AF Luftëtari – Skënderbeu 19.10.2025 14:00
    Besa – Pogradeci 19.10.2025 14:00
    Kastrioti – Iliria 19.10.2025 14:00
    Korabi – Lushnja 19.10.2025 14:00
    Apolonia – Burreli 19.10.2025 14:00
     
    Java 8   
    Iliria – Korabi 24.10.2025 14:00
    Lushnja – Apolonia 24.10.2025 14:00
    Skënderbeu – Besa 24.10.2025 17:00
    Pogradeci – Kastrioti  25.10.2025 14:00
    Kukësi – AF Luftëtari  25.10.2025 14:00
    Laçi – Burreli 25.10.2025 14:00
    Java 9    
    Apolonia – Iliria 28.10.2025 14:00
    AF Luftëtari – Laçi 29.10.2025 14:00
    Besa – Kukësi 29.10.2025 14:00
    Kastrioti – Skënderbeu  29.10.2025 14:00
    Korabi – Pogradeci 29.10.2025 14:00
    Burreli – Lushnja 29.10.2025 14:00
     
    Java 10   
    Iliria – Burreli 02.11.2025 14:00
    Kukësi – Kastrioti  02.11.2025 14:00
    AF Luftëtari – Besa  02.11.2025 14:00
    Laçi – Lushnja  02.11.2025 14:00
    Skënderbeu – Korabi 02.11.2025 17:00
    Pogradeci – Apolonia 03.11.2025 14:00
     
    Java 11   
    Besa – Laçi 08.11.2025 14:00
    Kastrioti – AF Luftëtari  08.11.2025 14:00
    Korabi – Kukësi 08.11.2025 14:00
    Burreli – Pogradeci 08.11.2025 14:00
    Lushnja – Iliria  08.11.2025 14:00
    Apolonia – Skënderbeu 09.11.2025 14:00

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Kategoria e Parë, përcaktohet kalendari për pesë javët e ardhshme

    Kategoria e Parë, përcaktohet kalendari për pesë javët e ardhshme

    Është përcaktuar kalendari i kampionatit të Kategorisë së Parë për pesë javët e ardhshme, deri në pushimin e imponuar nga ndeshjet e ekipeve Kombëtare.
    Java e shtatë do të luhet të dielën, më 19 tetor. Java e tetë është ndarë në dy ditë, më 24 dhe 25 tetor. Java e nëntë do të zhvillohet të martën dhe të mërkurën, më 28 dhe 29 tetor, ndërsa java e dhjetë do të luhet të dielën dhe të hënën, më 2 dhe 3 nëntor.
    Java e 11-të është planifikuar të zhvillohet më 8 dhe 9 nëntor.
    Java 7
     
    Kukësi – Laçi 19.10.2025 14:00
     
    AF Luftëtari – Skënderbeu 19.10.2025 14:00
     
    Besa – Pogradeci 19.10.2025 14:00
     
    Kastrioti – Iliria 19.10.2025 14:00
     
    Korabi – Lushnja 19.10.2025 14:00
     
    Apolonia – Burreli 19.10.2025 14:00
     
     
     
    Java 8
     
    Iliria – Korabi 24.10.2025 14:00
     
    Lushnja – Apolonia 24.10.2025 14:00
     
    Skënderbeu – Besa 24.10.2025 17:00
     
    Pogradeci – Kastrioti 25.10.2025 14:00
     
    Kukësi – AF Luftëtari 25.10.2025 14:00
     
    Laçi – Burreli 25.10.2025 14:00
     
    Java 9
     
    Apolonia – Iliria 28.10.2025 14:00
     
    AF Luftëtari – Laçi 29.10.2025 14:00
     
    Besa – Kukësi 29.10.2025 14:00
     
    Kastrioti – Skënderbeu 29.10.2025 14:00
     
    Korabi – Pogradeci 29.10.2025 14:00
     
    Burreli – Lushnja 29.10.2025 14:00
     
     
     
    Java 10
     
    Iliria – Burreli 02.11.2025 14:00
     
    Kukësi – Kastrioti 02.11.2025 14:00
     
    AF Luftëtari – Besa 02.11.2025 14:00
     
    Laçi – Lushnja 02.11.2025 14:00
     
    Skënderbeu – Korabi 02.11.2025 17:00
     
    Pogradeci – Apolonia 03.11.2025 14:00

  • Kastrioti kërkon fitoren e parë, Kukësi përballja me Pogradecin ‘ndan’…objektivë

    Kastrioti kërkon fitoren e parë, Kukësi përballja me Pogradecin ‘ndan’…objektivë

    Katër ndeshje sot në Kategori të Parë. Ata zhvillohen në orën 16:00 dhe i takojnë javës së 5-të të sezonit 2025/2026. Takime në dukje të balancuara, me Kastrioti- Burreli e cila për nga emrat dhe fakti që zhvillohet në Fushë Krujë paraqitet si sfidë kryesore.

    Po ashtu Korabi- Apolonia në provë force. Dualitet me shumë të panjohura paraqiten dhe Kukësi- Pogradeci e Luftëtari- Iliria.

    Sot, ora 16:00:

    Kukësi-Pogradeci

    AF Luftëtari-Iliria

    Kastrioti- Burreli

    Korabi- Apolonia

    Luajtur dje:

    Besa-Lushnja 1-1

    Skënderbeu- Laçi 1-0/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Pogradeci- Laçi sfida kryesore, te Besa debuton Duro

    Pogradeci- Laçi sfida kryesore, te Besa debuton Duro

    Pas Kukësi- Lushnja 1-1 dhe Skënderbeu-Iliria 2-0 luajtur dje, sot inferiorët në orën 16:00 zhvillojnë katër takimet e kësaj jave të tretë. Kryesfida luhet në Pogradec mes vendasëve dhe kurbinasëve të Laçit ndërsa Besa gjën strehë në Luz të Vogël për të pritur Apoloninë.

    Përballje interesante dhe në Gjirokastër mes Luftëtarit dhe Burrelit teksa Kastrioti- Korabi në program për t’u luajtur në Fushë Krujë mbetet gjithnjë një duel i paparashikueshëm.

    Kategori e Parë, java e tretë

    Ora 16:00

    Pogradeci- Laçi

    Kastrioti- Korabi

    Besa-Alolonia (në Luz)

    AF Luftëtari- Burreli/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Karaxha Beu në 1462 i premtoi Sulltan Mehmetit II se do të sillte Gjergj Kastriotin në këmbët e tij o të gjallë o të vdekur

    Karaxha Beu në 1462 i premtoi Sulltan Mehmetit II se do të sillte Gjergj Kastriotin në këmbët e tij o të gjallë o të vdekur

    Pasi depërtonin nga Alhira ushtritë osmane futeshin në dy gryka kryesore me qëllim arritjen në Krujë, depërtimi i parë ishte Drin i Zi-Dibër-Vajkal dhe i dyti Shkumbin-Elbasan. Një depërtim tjetër ishte Shkup-Grykë e Dervenit-Tetovë-Pollog-Radikë në këtë rrugë janë zhvilluar shumë beteja.

    Karaxha Beu në 1462 i kërkon Sulltan Mehmetit II që ta lërë në krye të 30000 ushtarëve për të mposhtur Gjergj Kastriotin, ai premtoi se do të sillte Gjergjin në këmbët e sulltanit o të gjallë o të vdekur. Sulltan Mehmeti pranoi duke shtuar dhe 10000 ushtarë të tjerë, duke i dhënë Karaxha Beut një numër total prej 40000 ushtarësh.

    Njerëzit e fshehtë të Gjergj Kastriotit e zbuluan shpejtë këtë lëvizje duke e informuar atë. Karaxha Beu kaloi Ohrin dhe vendosi kampin e tij në Livadhi të Strugës. Gjergj Kastrioti nisi përgatitjet e tij duke çuar 2000 kalorës dibranë rreth kampit turk. Ata të fshehur në male dhe në kalatë arbërore përreth kryenin sulme të shpejta dhe të befasishme. Karaxha Beu nisi më herët një trupë prej 4000 ushtarësh të cilët u zbuluan dhe u vranë prej arbërve, ndërsa pjesa kryesore e Karaxhasë qëndroi në vendin e quajtur Kier në lindje të Livadhisë.

    Karaxha Beu donte të kthehej mbrapa dhe të vinte pranverën e ardhshme për të mposhtur Gjergjin por turpi nuk e la ta bënte. Në vjeshtë të 1462 në vendin e quajtur Livadhi, Karaxha Beu i çon fjalë Gjergj Kastriotit për të bërë një betejë të drejt për drejt.

    Gjergj Kastrioti e pranoi, duke nisur kështu betejën. Beteja po fitohej nga Gjergj Kastrioti por gjatë saj nisi një shi i fortë i cili ndërpreu betejën. Shiu zgjati 3 ditë gjë që i dha mundësi osmanëve me në krye Karaxhanë të largohen prej aty. Karaxha Beu u prit ashpër nga Sulltani, i cili në po të njejtin vit dërgoi ushtri të tjera në tokat arbërore të cilat u kthyen mbrapsht pa sukses. /traditat, instagram/ InforCultutre.info

  • Imazhi i Mirditës, në vitin 1877

    Imazhi i Mirditës, në vitin 1877

    NGA: GJON KEKA

    Një imazh i Mirditës së vitit 1877(L.i.J.u.nr.1776,viti 1877), ku shihet shefi mirditor i cili inspekton fshatrat malore.

    Historikisht dihet që vetëm Mirditorët pas vdekjes së Gjergj Kastriotit kanë patur një lloj pavarësie dhe kanë ruajtur traditat kombëtare e shpirtërore të vendit.Shumë kronist, autor dhe studiues europian e kanë nënvizuar këtë fakt se :”Gjergj Kastrioti- Skënderbeu ,respektivisht familja fisnore e Kastriotëve ishte nga Mirdita.”

    Duhet ditur edhe këtë se Gjergj Kastrioti ushtarët më të talentuar të cilët i kishte aftësuar ai vetë ishin Mirditorët e tij.

  • Beteja e Torviollit dhe fitorja historike ishte fryti i parë i unitetit të Lezhës së 2 marsit 1444

    Beteja e Torviollit dhe fitorja historike ishte fryti i parë i unitetit të Lezhës së 2 marsit 1444

    NGA: GJON KEKA

    Beteja e Torviollit apo e Dibrës – e datës 29 qershor 1444, betejë ku Gjergj Kastrioti, si një strateg, lider vizionar dhe i talentuar, arriti të mundë me strategjinë dhe taktikën e tij të aftësisë prej arti luftarak Ali Pashën, si komandant i një pjese të ushtrisë otomane( turke) me rreth 40 000 trupa.

    Pasi ata kishin mbërritur në këtë territor, kishin uzurpuar pronat e arbërorëve, kishin vrarë gra e fëmijë, kishin plaçkitur të gjitha pasuritë e arbërorëve të kësaj pjese dhe i kishin urdhëruar gjithë të tjerët që t’i braktisin shtëpitë dhe pasurinë e tyre.

    Mirëpo, pasi kishte hasur në një rezistencë të fuqishme me trupat e Gjergj Kastriotit, Ali Pasha ishte mposhtur menjëherë për pak kohë, dhe kështu vendi kishte marrë pamjen e tij të jetës normale dhe të gjallërisë së përhershme, në zhvillimin e trojeve të tyre të lashta të kombit.

    Gjergj Kastrioti i rezistoi në këtë betejë me një ushtri prej 15 000 trupash, 8 000 kalorësish dhe 7 000 këmbësorësh.

    Në lidhje me këtë betejë, ja se ç’shkruan biografi i njohur Marin Barelti:

    “(…) Nga kjo, ushtria, gjithkund fitimtare, sillte nëpër mend fitoren e shkëlqyer në këtë betejë dhe po admironte atë punë aq të madhe të kryer në një kohë aq të shkurtër. Në këtë luftë u vranë afro 22 000 barbarë, ndërsa 2 000 të tjerë u kapën të gjallë. Kështu, epirotët atë ditë, siç e shpresonin dhe e prisnin të gjithë, korrën një fitore me të vërtetë të madhe, sepse në atë betejë nuk mungonte asgjë nga ato që kanë mundësi, jo vetëm Skënderbeu, ideator i Bashkimit Europian 49 ta ndjellin fatin për të dalë faqebardhë, por edhe ta detyrojnë për një gjë të tillë; nuk mungoi as koha, as vendi, as rregulli i përsosur në të gjitha veprimet, as arsyeja e drejtë dhe njëkohësisht e domosdoshme për t’u përleshur. Më në fund, për komandantët dhe ushtarët do të mund të thosha këtë: Atë ditë luanët kanë komanduar luanë! Një pjesë e vogël e këtyre ishin veteranë, që kishin shërbyer dikur si ushtarë bashkë me të atin e Gjergj Kastriotit, kështu që ata mund t’i merrje jo për ushtarë, por për mjeshtër të zgjedhur të ushtrisë. Prandaj dukej se, po të fitonin në një betejë të tillë e po t’ia thyenin një herë hundën armikut, lufta kishte marrë fund. Pasi u arrit fitorja, Gjergj Kastrioti e kaloi tërë atë ditë dhe atë natë në kamp me qetësinë më të madhe.

    Në mëngjes, plot krenari për fitoren, iu përvesh punëve (…). E fryrë nga fitorja që sapo kishte korrur, kalorësia fluturonte nga gëzimi e, asgjë nga ato që mund t’i prishë shpata dhe zjarri nuk kursente, veçse gra dhe fëmijë (…). Asnjëri nuk rëndohej, nuk e ndiente lodhjen; burrave u ishin zhdukur djersët që sapo i patën (….). Pasi e kaluan atë natë në kamp, Gjergj Kastrioti, të nesërmen, kur sapo kishte aguar drita, dha urdhër të mblidhnin plaçkat dhe bashkë me ushtrinë fitimtare u nis për në qytetin mbretëror të Krujës.

    Populli, që ishte derdhur nëpër gjithë rrugët, po i priste me brohori, duke i quajtur fitimtarë një për një. Të gjithë çuditeshin me plaçkën e madhe. Kalorësit e rinj mezi njiheshin nga njerëzit e tyre. Për shumë ditë me radhë u bënë përgëzime dhe gjithë princërve të Epirit iu dërguan letra të kurorëzuara me dafina, si edhe disa flamuj ushtarakë; një pjesë tjetër e këtyre u ngulën nëpër faltore.”

    Ishte tepër e qartë se pas unitetit të bërë në Kuvendin e Lezhës më 2 mars të vitit 1444, së bashku me kryefisnorët dhe fisnorët dhe përfaqësuesit e tjerë diplomatik, Gjergj Kastrioti, së bashku me mbështetësit e tij ishin në gjendje pothuajse për t’i shtypur në kokë të gjitha veprimet e armikut, duke mos lejuar asnjë hap më tutje të këtij pushtuesi të egër turk. Kështu, mund të thuhet se kjo betejë u shndërrua në betejë të guximit, të entuziazmit për më tutje, betejë për të pasur arsye edhe më shumë se vetëm tek uniteti – ashtu siç edhe thoshte në fjalimin e tij Gjergj Kastrioti – është fuqia e atij lumi që rrjedh nga të gjitha anët, por që mblidhet në një shtrat të përbashkët. Kjo fuqi u pa qartë se jo vetëm përbënte efektivin e procesit të arritjes së synimeve dhe idealeve të larat të kombit shqiptar europian, por edhe arrinte korrjen e fitores ndaj armikut barbar turk që e kërcënonte vazhdimisht qenien e kombit arbëror.

    Këtu shihet fryti i parë i unitetit të kombit përmes kryefisnorëve dhe fisnorëve, i themeluar në Kuvendin e Lezhës. Pra, këtu shihen se hapat e përbashkët janë hapa vendimtarë dhe që mbrojnë fuqishëm, si shtylla të përjetshme, shtëpinë e përbashkët të kombit dhe të identitetit tonë kombëtar europian.[Gjon KEKA]

  • Skënderbeu gaboi që i dëgjoi këshillat e Papëve

    Skënderbeu gaboi që i dëgjoi këshillat e Papëve

    NGA: GJON KEKA

    Dëmin më të madhë Gjergj Kastriotit ia bënë lëvdatat e Papëve ,sidomos Papa Piu II i cili e këshilloj t’i prish traktatet e paqes me perandorinë otomane.

    Duhet ditur një gjë se Gjergj Kastrioti kishte vendos stabilitet pas forcimit që i bëri shtetit të tij ,dhe një paqe me Perandorinë otomane ai e bëri për të ruajtur ato pjesë të Arbërisë së tij që i kishte rimarrë me gjak e djersë. Por ishte këshilla e gabuar e Papës Piut II i cili e udhëzoj atë të prish traktatin e paqes me sulltanin. Një gabim ky që i kushtoj më pas Gjergj Kastriotit ,sidomos pas vdekjes së Papa Piut në Ankona. Si duket as vetë Papa nuk e kishte llogarit këtë se një prishje e marrëveshjes së tillë do t’i bënte tepër dëm Gjergj Kastriotit dhe shtetit të Arbërit të ndërtuar me sakrificë ,gjak e me djersë të madhe.

    Prandaj ,pas prishjes së traktatit të vitit 1462 ,askush më nuk u interesua për Arbërinë, as vetë Papa Pali i Ii edhe si të tjerët me fjalë e lëvdata e ngopën Gjergjin ,por nuk kishte vepra mbrojtëse e as ndihma në përballje e gjithë asaj makinerie të Perandorisë otomane të asaj kohe.

    Këshillat e gabuara të papëve i kushtuan Gjergj Kastriotit tepër shumë, pastaj Arbërisë e cila u bë qengji në therrtore i Europës , gjaku i arbërorëve të pafajshëm e mbrojti Europanë dhe civilizimin europian, gjaku i pafajshëm i cili u derdh për shkak të këshillave të gabuara të papëve.Pas vdekjes së Papa Piut II ,dhe dështimin të projektit të tij të cilën e pruri deri në Ankona kur edhe mbeti vetëm projekt në letër, Arbëria mbeti e vetme,Gjergj Kastrioti tanimë kishte prish traktatin e paqes me sulltanin me këshillën e papës, ndërsa sulltani tani kishte një urrejtje edhe më të madhe pas prishjes së traktatit edhe pse edhe vetë sulltani nuk mbante traktatet ,por i prishte sipas interesave të tij.Por në këtë rast prishja e traktatit të paqes së vitit 1462 nga Gjergj Kastrioti me këshillën e papës i kushtoi Arbërisë me gjak.

    Ishte tepër vonë edhe për vetë Gjergjin tonë të madh i cili e kuptoi se prishja e asaj marrëveshje të paqes ishte një gabim sepse Arbëria dhe ai vetë u bënë si qengjat ne therrtore, dhe e gjithë kjo therrtore ndodhi për fajin e Papa Piut II dhe princav e mbretëve tjera të europës që nuk i dolën në ndihmë Gjergj Kastriotit për ta ndalë këtë të keqe të madhe për fatin e Arbërisë dhe Europësn në përgjithësi.

    Nisur nga kjo në shtratin e vdekjes Gjergj Kastrioti i la një testament të mrekullueshëm birit të tij Gjonit, duke e këshilluar të rrij sa më larg Papëve , t’i respektoj ,por të mos i dëgjoj këshillat e tyre, as të mos lejoj t’i përzihen në punët e tij e të shtetit apo mbretërisë së tij.Këtë për shkak se e kishte kuptuar se sa me pasoja ishte që ai e dëgjoj këshillën e Papëve e sidomos Papës Piut II i cili nuk arriti ta realizonte planin e tij dhe as nuk la më pas vetes ta qonte dikush në fund sëbashku bë Gjergjin tonë të Madh.

  • Andronika, princesha e denjë arbërore

    Andronika, princesha e denjë arbërore

    Nga: Bardhosh Gaçe

    Familja Kastrioti me të drejtë ka zënë një vend të gjerësishëm në historinë shqiptare, duke përcjellë dhe një nga ngjarjet më të rëndësishme të kohës, për shkak të luftës epike që princi i Kastriotëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu bëri kundër perandorisë më të madhe të kohës, duke e ekspozuar Shqipërinë dhe personazhin e tij ndaj konsideratës më të lartë të Evropës Perëndimore, që kishte një makth të natyrshëm, duke u rrezikuar prej pushtimit otoman, synim i shpallur që herët prej perandorisë në fjalë.

    Në këtë vlerësim të vëmendshëm dhe të rëndësishëm për Skënderbeun, siç dihet për princin shqiptar, janë shkruar me mijëra libra të natyrave të ndryshme; shumë personazhe të tjerë afër Skënderbeut, pjesëtarë dhe bashkudhëtarë të afërt të tij janë hijezuar apo janë anashkaluar pa qëllim. Një nga këto personazhe historike, ndoshta më emblematiket dhe më të nevojshmet për ta njohur, është figura e Andronika Arianitit (Donika Kastriotit), bashkëshortes së Skënderbeut, e cila vinte nga një familje me ndikim të madh brenda dhe jashtë vendit, një familje në të cilën kishte një taban të fortë dhe të qëndrueshëm për të kuptuar zhvillimet e kohës, një familje e cila e kishte krijuar dimensionin e saj në rrjedhat dhe zhvillimet historike të Arbërisë së kohës, në marrëdhëniet brenda dhe jashtë vendit.

    Familja Arianiti ishte një referencë e rëndësishme në kancelaritë e kohës, veçmas ato përtej detit, deri në hierarkinë e papatit të Romës. Duke qenë kaq e lidhur me zhvillimet e kohës, Andronika Kastrioti – Arianiti (Donika Kastrioti), dhe para se të ishte gruaja e Skënderbeut ishte një nga princeshat e Arbërisë së kohës, duke qenë dhe e bija e princit të njohur Gjergj Arianiti, e cila njihej me statusin e dukeshës. Gjergj Arianiti ishte martuar dy herë. Me Marie Muzakën (gruan e parë), Gjergj Arianiti pati gjashtë vajza, Andronika ishte e para, ndërsa me gruan e dytë (Pietrina Frankonesin) pati tetë fëmijë, pesë vajza dhe tre djem, ku shquan Konstandini, për të cilin do të flitet më gjersisht. Andronika ka lindur në Kaninë në vitin 1428.

    Familja Arianiti vjen nga anale të hershme historiografike, duke pasur lidhje të forta me perandoritë e kohës, për shkak të fuqisë që Komnenët zotëronin, si dhe pozitës gjeopolitike dhe gjeostrategjike që kishte dhe ka gjithmonë Shqipëria në gadishullin ballkanik. Në veprimtarinë luftarake dhe diplomatike të Gjergj Ariantit bie në sy një lidhje e fortë me fatet e vendit, të familjes dhe më gjerësisht. Në rrethana të shtrënguara luftërash dhe përballjesh me perandorinë otomane, Gjergj Arianiti qe i shtrënguar të bënte aleanca dhe miqësi, të cilat “perimetronin” interesa të rëndësishme atdhetare dhe familjare.

    Gjergj Arianiti ishte një prijës luftëtar i shquar i kohës, ku shquan në luftën për të ruajtur zotërimet e tij në viset malore të Shqipërisë Qendrore dhe Shqipërisë Juglindore dhe në zonat gjatë luginës së Shkumbinit, brenda vendit, por dhe në drejtim të Maqedonisë, në kuadër të luftërave të popujve të Ballkanit kundër pushtimit osman. Ai kishte bashkëpunim me ekspeditat antiosmane hungareze të vitit 1443. Pas Lidhjes së Lezhës (1444), Gjergj Arianiti, pasi mori pjesë në Kuvendin e Lezhës, u lidh ngushtë me luftën e udhëhequr nga Skënderbeu, duke marrë pjesë në të gjithë betejat kundër-osmane deri në vitin 1450. Duke qenë dhe vjehrri i Skënderbeut, Gjergj Arianiti luftoi për të qenë i pavarur, zotërues i zotërimeve të tij, të cilën e vërtetojnë dhe shumë marrëveshje që ai i ka bërë i pavarur nga askush tjetër me shtetet të tjera.

    Gjergj Arianiti trashëgonte një histori të hershme familjare dhe me zotërime të shumta. Kjo e bënte atë dhe familjen e tij të ishte i lidhur mjaft me zhvillimet që ndodhnin brenda vendit dhe jashtë vendit. Në vitet 1430-1440 zgjedha otomane u bë e padurueshme, kështu Gjergj Arianiti u vu në qendër të kryengritjeve kundër osmanëve në Himarë, Lumin e Vlorës, Kurvelesh, Tepelenë, Skrapar, Mallakastër, Berat, Çermenikë e gjetkë.

    Në vitin 1432 Gjergj Arianiti, që u vu në krye të kryengritjeve fshatare, u përkrah gjithashtu në Durrës dhe Tiranë nga Andrea Topia dhe në Veri nga Nikollë Dukagjini. Në këto kushte Porta e Lartë kërcënohej nga rreziku që kishte të bënte me kryengritjet e përmasave të mëdha. Duke iu përgjigjur me ushtri dhe përforcime të shumta, Danja e Dukagjinëve ra, po ashtu dhe zotërimet e Topiajve u kthyen në gjendje të mëparshme, ndërsa Gjergj Arianitin ushtritë turke nuk arritën ta thyejnë. Gjergj Arianti e zgjeroi mjaft objektin e kryengritjes, duke e shndërruar atë në një forcë të madhe, ku bie në sy refuzimi në Kurvelesh që iu bë perandorisë dhe beteja e vitit 1432-1433, kur ushtria e Ali bej Evrezonit, e cila e gjendur në ngushticat e vargmaleve të luginës së Shkumbinit (Bërzeshta), pësoi një humbje tragjike. Gjergj Arianiti fiton emër të madh në këtë kohë, duke u përgëzuar edhe nga fuqitë evropiane.

    Pas luftërave të njohura, emri i Gjergj Arianitit arrin te Papa Eugjen IV, Mbreti Alfons V i Napolit, perandori gjerman Sigizmund, Republika e Raguzës etj. Gjergj Arianiti përballoi me forcë dhe me luftë të ashpër edhe betejën e tretë të vitit 1434, që kishte në plan të pushtonte Vlorën, ndërsa në vitet 1443-1444 ai me forcat e veta depërtoi deri në thellësi të Maqedonisë, në një aleancë luftarake me forcat hungaro-polake-rumune të strategut hungarez, Vladislavit.

    Kur Kruja sulmohej me topa e ç’mundej nga ushtria venedikase, Gjergj Arianiti ishte 67 vjeçar, por ai dërgon të birin Konstandinin bashkë me 3000 luftëtarë, duke iu bashkuar fushatës çlirimtare antivenedikase. Veprimet luftarake të Konstandinit ndihmuan në marrjen e Durrësit, Danjës dhe qyteteve kështjella bregdetare, që ishin nën protektoratin venedikas deri në Shkodër. Po ashtu, i vënë në krye të një ushtrie me 4000 luftëtarë, Gjergj Ariantiti i moshuar, me një sasi të konsiderueshme argjendi, ai mbështeti idenë e rimarrjes së kështjellës së Sfetigradit, betejë gjatë të cilës iu vra i vëllai.

    Gjergj Arianiti pati dy kryeqendra të njohura të tij, në bregdet Kaninën dhe në malësitë lindore Sopotin. Në kushtet e luftërave të shumta me pushtuesin Arianitët krijuan lidhje me familjet dhe fiset feudale si Buat, Zenevistët, Sgurët, Topiajt, Muzakët, Dukagjinët, Gropajt, Balshët, Kastriotët, Spanët e të tjerë, me të cilët ndanin fate të përbashkëta. Ai është një nga figurat më të rëndësishme të Kuvendit të Lezhës (1444), rëndësia e të cilës është e njohur. Përveç Gjergj Arianiti në kuvend morën pjesë princër si, Andrea Topia me djemtë, Gjergj Stres Balsha, Nikollë e Pal Dukagjini, Teodor Muzaka me disa familjarë, Lek Zaharia, Pjetër Spani me djemtë dhe Lekë Dushmani. Në kuvend mori pjesë edhe Stefan Cërnojeviç.

    Gjatë gjithë jetës dhe veprimtarisë familjare dhe personale si luftëtar, i kudogjendur, në Sopot a në Kaninë, në Lezhë apo në Krujë, Arianiti mbeti një figurë komplekse dhe me ndikim atdhetar, qoftë brenda Arbërisë, por dhe më gjerë. Gjergj Arianiti dhe familja e tij krijoi lidhje të forta gjatë kohës, për shkak të zhvillimeve dhe zotërimeve të mëdha që ai kishte dhe që i rrezikoheshin herë pas here. Andronika, siç duket ka marrë shumë në personalitetin e saj nga klima dhe ndikimi i familjes së saj në lidhjet e shumta që pati dhe krijoi kohë pas kohe dhe rast pas rasti. Arianiti krijoi krushqi të forta dhe me ndikim për kohën. Kështu vajzën Gojsavën e pati martuar me Gjon Crojeviçin e Zetës (Mali i Zi), pastaj vajzat Ana, Helena dhe Dhespina ishin martuar me vëllezërit Dukagjini (Nikolla I, Gjergji III dhe Tanushi IV që ishin fëmijët e Gjergjit I. Ndërsa, vajza e fundit Komita Arianiti qe martuar me Gojka Balshën (djali i Stefan Maramonte dhe Vlajkës, motër e Skënderbeut), zot i Misias, një krahinë midis Krujës dhe Lezhës. Angjelina Arianiti, për të cilën nuk dihet mirë nëse ishte me gruan e parë apo të dytën të Gjergj Arianitit, u martua me Stefan Brankoviçin, djalin e despotit të Serbisë me të cilin pati dy fëmijë, Gjonin që u bë dhespot i Serbisë dhe Marian, e cila u martua me Markezin e Monferratës, trashëgimtari i fundit i Paleologëve.

    Sipas regjistrave Apostolikë, në vitet 1479-1484, Angjelina hyri në shërbim të Papës; më pas ajo u vendos në kështjellën e Kupinovës, pranë lumit Sava, në manastirin ku shërbente për pelegrinazhet e besimtarëve ortodoksë. Murgesha Angjelinë, me të birin prift, Gjergjin, (Maksim) bashkëpunoi ngushtë edhe me Patrikun e Kostandinopojës, Niton, me origjinë shqiptare. Angjelina jetoi shumë vite në Manastirin e Krushodolit, ku vdiq në vitin 1516. Ky manastir u ndërtua nga Angjelina dhe i biri, Gjergji. Ndër pikturat murale të këtij manastiri edhe sot të shfaqen portretet e Angjelinës dhe dy djemve, si dhe skena e familjes së saj. Për historinë e Shën Angjelinës, të bijës së Gjergj Arianitit, kanë shkruar mjaft autorë të shquar europianë.

    Interesante janë dhe martesat e vajzave që Gjergj Arianiti pati me Pietrina Frankonesin (Maria, Teodora dhe Katerina), martesat e të cilave janë: Maria me Bartolomeo Xhupo, me lidhje të njohura me papën Sisto IV (1414-1484), Teodora qe e pafat në martesën e saj me një shqiptar, banues në Venedik (ajo u martua tri herë) dhe Katerina, e cila pati tre burra: Andre Spani (një feudal nga Drishti), burri i dytë Nikol Bokali (duka i Moreas) dhe burri i tretë Mërkur Bue Shpata (dhespot i Eiprit).

    Gjergj Arianiti pati dhe tre djem përveç njëmbëdhjetë vajzave, Thomai, i cili gjatë viteve 1484 shënohet se ka qenë sekretar i kancelarisë së Vatikanit, për të cilin mendohet se ka qenë mjaft i zoti për komandë, Konstantini dhe Arianiti. Konstandin Arianiti është një personazh dhe një pinjoll emblematik i derës së Arianitëve. Ka lindur rreth vitit 1456 në Durrës, i biri i Gjegj Arianitit, një nga shqiptarët e njohur për luftëra, politikë dhe diplomaci me gruan e tij të dytë Pjetrina Frankone (nga Pulja). Burimet venedikase shpjegojnë se në këtë kohë Gjergj Arianiti (1456) ishte në Durrës, i cili në fundin e jetës së tij ishte nën mbrojtjen e Republikës së Venedikut. Pas vdekjes së Gjergj Arianitit, Pietrina, e veja e tij (gruaja e dytë) braktisi Durrësin dhe u kthye në Lecce, që pavarësisht pasurive që kishte atje, ajo u transferua në Romë, ku Vatikani e lejoi që të merrte ndihma për veten dhe fëmijët e saj.

    Një nga figurat emblematike të familjes Arianit është Konstandini, emri i të cilit përmendet jo pak në burme të ndryshme romane, franceze dhe të tjera. Jetëshkrimi i tij është me ulje – ngritje të shumta, që nga momenti kur ai hyri në shërbimin e kryepriftërisë, në vendin e sekretarit të parë apostolikë dhe në vitin 1483 i konfirmohet privilegji i fisnikërisë së Venetit. Pozitat e Konstandinit ndryshonin sa herë që kishte ndryshime apo vdekje të njerëzve të rëndësishëm në Vatikan, siç ishte vdekja e Sistos IV pas vdekjes së Bonifacit (pasi ishte martuar me të bijën e tij Franceska, prindërit e të cilës, Bonifaci vdiq në vitin 1494 dhe e ëma e saj Maria vdiq në vitin 1495), me pëlqimin e fisnikërisë së Monferatit, mori detyrën e guvernatorit të markezatit dhe të tutorit të dy fëmijëve të vegjël të çiftit Guliem Xhovani dhe Xhorxho Sebastiano, shkak që u kërcënua nga sulmet e Karlit të VIII-të, ku dhe njëherë Konstandini shpalosi zotësi diplomatike me francezët.

    Ndërkohë burimet arkivore të Vjenës tregojnë për lidhje të ngushta të Konstandinit me oborrin perandorak, ku njoftohet, se perandori Maksimiliano I i konformoi atij edhe lidhje gjaku, titull që rridhte nga emërtimi i detyrave të larta kalorësiake, por dhe si rezultat i martesës së mbesës Lukrecia me Paolo Sforca, i afërm i gruas së perandorit. Lidhjet me perandorin Maksimiliano u forcuan sa ky i fundit propozoi si mëkëmbësin e tij të përgjithshëm në gjithë pjesët që kishte ai nën zotërim në të gjithë Italinë. Ndërsa Filipi de Komynes kishte planifikuar ta emëronte Konstandinin si mbret të Maqedonisë. Me vdekjen e mbretit, Konstandini humbi mbështetjen e nga oborri i Francës, ai u hoq nga guvernator i Monferatit nga pasardhësi i Karlit VIII (Luigji i XII), syrgjynohet në kështjellën e Novarës dhe pasi iku nga andej, shkon në Pizza dhe i drejtohet Romës për t’i afruar papatit shërbimet e tij.

    Duke mos gjetur mbështetjen e duhur në Senatin e Venedikut, në vitin 1501 kapërcen Alpet e Italisë dhe shkon në Vjenë. Maksimiliani i e emëron ambasadorin e tij në Vatikan, për shkak të njohjeve dhe lidhjeve të shumta që kishte zhvilloi një aktivitet të dendur diplomatik. Pastaj ai kaloi në shërbimin e Xhulios II kryesisht në çështjet aventureske në Republikën e Venedikut. Për shërbimin e tij, Xhulio II e emëroi Kanstandinin kapiten të ushtrisë së Këshillit, në Letarno (1512-1517), por Montefiore mbeti shtëpia e banimit të tij. U varros në bazilikatën e Shën Apostolit. Konstandini pati gjashtë vajza dhe një djalë të quajtur Arianit, për të cilin thuhet se ka qenë princ i Maqedonisë, me një aktivitet të dendur diplomatik dhe ushtarak. Historiografia disponon nga burime të shumta martesat e fëmijëve të Konstandinit të cilat janë të sërës së lartë të kohës, duke vijuar traditën familjare, me lidhje të shumta të karakterit politik dhe diplomatik.

    Djali tjetër i Gjergj Arianit Komnenit, Arianiti në fillim ka qenë në shërbim të Venedikut, por më pas u kthye në mysliman me emrin Mehmet. Qe mytesarif i Himarës (1485), më pas sanxhakbej i Vlorës dhe u vra nga himarjotët e Vlorës, pse kishte braktisur fenë ortodokse. Familja e Komnenëve është një nga familjet e njohura shqiptare, për historinë e të cilës ka shumë burime në disa vende evropiane dhe për të cilën janë bërë mjaft interpretime, që në disa raste ka keq- interpretime, pasaktësi dhe gabime të qarta. Familja Arianiti, veçmas Gjergj Arianit është një nga personalitetet e shquara të kësaj familjeje i cili u shqua për diplomaci, për politikë dhe për luftëtarë të shquar kundër pushtuesit osman në veçanti, linja mashkullore e të cilit u shua kryesisht në Itali

    Ky është dhe domeni i gjerë i familjes së Donika Kastriotit, e cila në martesën me princin e arbërit, Gjergj Kastriotin Skënderbeun, do të marrë një rol të rëndësishëm në historinë e Arbërisë së kohës, pavarësisht lidhjeve të shumta që Gjergj Arianiti kishte krijuar, jo vetëm me princër, mbretër dhe guvernatorë të huaj në Ballkan apo në Itali, por dhe në dinastitë e kohës si Dukagjinët dhe Kastriotët, duke shpaluar një histori interesante dhe mjaft të mirëpërdorur politikisht nga Gjergj Arianiti, që ai i përdori për t’iu kundërvënë armikut të shqiptarëve, otomanëve, por dhe për të mbrojtur zotërimet e tij të shumta gjatë gjithë luginës së lumit Shkumbin deri në bregdet, ku ai kishte një nga selitë e tij.

    Martesa e Andronika (Donika) Komnenit (Arianitit) ka qenë një martesë politike për kohën, por ajo u kthye në një model të shkëlqyer të raportit të saj me bashkëshortin, i cili mori mbi shpinë një emision madhorë para historisë dhe atdheut, por dhe si një zonjë që reflektoi madhështinë e familjes së Arianitëve dhe të Kastriotëve. Pra ajo, qe një bashkëpërkuese komplekse e bashkëshortes dhe e kohës. Duke qenë vajza e prijësit të famshëm të luftës kundër osmanëve, Gjergj Arianitit, ndërkohë ajo ishte dhe një dukeshë e njohur, atribut që rridhte nga hierarkia familjare.

    Andronika (Donika) Kastrioti ka lindur në Kaninë në vitin 1428. Martesa e saj me Gjergj Kastriotin ishte një nga martesat më të rëndësishme të kohës, e cila i bëri një shërbim të jashtëzakonshëm gjithë shtetit të Arbërit. Sipas Marin Barletit, në veprën e tij “Historia e Skënderbeut” prijësi ynë nuk e kishte mendjen për martesë, por me këmbënguljen e të afërmve, Vojsavës dhe farefisit, ai vendosi, duke dërguar Gjin Muzakën, për të kërkuar dorën e vajzës së Gjergj Arianitit. Donika ishte 23 vjeçe kur u martua me Skënderbeun, ndërsa bashkëshorti i saj ishte 46-vjeçar. Martesa e tyre shënohet me datën 23 prill të vitit 1451, një dasmë që zgjati tri ditë. Dasma e Donika dhe Gjergj Kastriotit është një nga dasmat më të mëdha dhe më të shënuara të kohës. Ajo u përjetësua në kujtesën popullore, në këngë dhe në valle të shumta me një shkëlqim të pazakontë në kalanë e Kaninës, ku u bë dhe shkëmbimi i unazave, sipas kronikave të kohës. Në Qishbardhë (Kisha e Bardhë), afër Kaninës, çifti Kastrioti mori bekimin ungjillor, për të vazhduar ceremonia martesore në Manastirin e Ardenicës, ku rezultojnë dhe shënimet kishtare për këtë ditë të shënuar.

    Në traditën folkloristike të Labërisë, ende ndihen gjurmët e kësaj e dasme madhështore në vargjet poetike është derdhur një tablo e gjerë: “Ç’dasmë që bë Arianiti,/ Atë natë kalaja ndriti,/ kënga dhe vallja buçiti,/çelën llamba, ndezën pisha,/plot tryeza me të gjitha,/mish dashi – Labërie,/verë Parge – Çamërie,/Kanina ndezur në flakë,/ çdo portë e lyer me mjaltë…”. Edhe poeti ynë kombëtar Naim Frashëri, këtë moment të mrekullueshëm të jetës së Donikës me Skënderbeun e ka pikturuar në vargjet e tij: “Dhëndri si dielli ndriste,/edhe nusja që prunë, porsi hëna vetëtinte,/dritënë në dritë e shpunë…”.

    Ceremonia e martesës së Donika dhe Gjergj Kastriotit u përsërit dhe në kalanë e Beratit. Donika Kastrioti ishte një grua me një personalitet të pazakontë, të cilin e demonstroi me urtësi, me qartësi dhe me një raport të theksuar njerëzor, duke qenë nga njëra anë një dukeshë e njohur prej rrënjës familjare dhe një princeshë e parë nga martesa me Skënderbeun. Lidhur me njohjen racionale dhe të plotë të Donika Kastriotit nga historiografia shqiptare ka shumë mangësi, madje dhe për portretin e saj fizik. Ajo shkëlqeu si bashkëshorte dhe si nënë.

    Dëshmi fragmentare për Donika Kastriotin vijnë përmes veprave letrare të kohës, në të cilat ajo spikat epërsinë e një gruaje të fortë, e cila arrin të përballojë ngarkesën e madhe që ajo kishte, gjendjen e vështirë në kushte lufte që bashkëshorti i saj Skënderbeu kishte përballë njërin nga armiqtë më të egër të kohës, përballë një mjedisi, në shumë raste i pleksur me pabesi dhe tradhti, në të cilat personaliteti, maturia dhe raporti i Donika Kastriotit shkëlqen mbi të gjithë. Ajo ka qenë dhe ka mbetur një nga ekuilibrat, një nga shtyllat e forta në të cilat u mbështet dhe qe i suksesshëm princi i shqiptarëve – Skënderbeu.

    Pas vdekjes së Skënderbeut, Donika Kastrioti, bashkë me të birin Gjon Kastriotin, u largua nga atdheu, pasi kuptohet se e priste një fat i keq, me pushtimin e vendit nga otomanët. Republika e Venedikut e pati shpallur të birin e Skënderbeut,- Gjonin, “Qytetar Nderi” dhe i kishin siguruar atij një shtëpi banimi në ishullin Korcola. Donika Kastrioti ishte një grua e zgjuar dhe ekuilibruar. Ajo në këtë rast zgjodhi të jetonte në Mbretërinë e Napolit, ku familja e saj gëzonte dhe dy feude, porse dhe sepse, Mbretëria e Napolit, ndryshe Republikës së Venedikut nuk bënte kompromise të befasishme dhe të papritura me turqit. Kështu Gjon Kastrioti, i biri i Skënderbeut dhe Donika Kastrioti, e ëma e tij, jetonin në pronat që i trashëgonin nga Skënderbeu.

    Gjatë qëndrimit të Gjonit në Itali, bie në sy edukimi i tij si një luftëtarë në gjurmët e të atit të tij dhe të traditës së familjes së nënës së tij Donika Komneni. Siç kuptohet, dhe pse i larguar në moshën 13-14-vjeçare nga Arbëria, e ëma, Donika, e kishte edukuar dhe rritur të birin me ndjenjën e atdheut dhe të luftëtarit. Kështu, ai u përfshi në luftën e Otrantos kundër osmanëve dhe me këtë rast, luftëtarë shqiptarë në këtë luftë i kërkuan atij të kthehej në Shqipëri, kërkesë që ai e pranoi pa hezitim. Duke pasur dhe mbështetjen e mbretit Ferdinant, bashkë me Konstandin Muzakën zbritën në Durrës, ndërkohë në jug (Himarë) ishte një front i nxehtë lufte, në Shqipërinë e Epërme vepronin forcat e Nikollë e Lekë Dukagjinit. Gjon Kastrioti u mirëprit nga banorët e Shqipërisë së Mesme dhe të Himarës, si një trashëgimtar i ligjshëm i vendit.

    Përballja e parë me osmanët, kryesisht me ushtrinë e Sulejman pashë Eunukut, i cili në rrethinat e Vlorës po e përgatiste ushtrinë për të shkuar në Itali, Gjon Kastrioti e humbi, duke humbur dhe besimin e tij. Në këto rrethana mendoi të kthehet përsëri në Itali, por rreth tij, banorë kryesisht të zotërimeve të Kastriotëve u afruan rreth tij (7 mijë të tillë), dhe në vitin 1481 i sulmuan dhe i shpartalluar ushtritë osmane. Me këtë rast u liruan nga luftëtarët e Gjon Kastriotët të gjithë robërit e zënë kohë më parë. Ndërkohë në Jugun e Shqipërisë Konstandin Muzaka dhe Korkodil Klladha sulmuan kështjellën e Himarës dhe të Sopotit (Borshit), duke e detyruar Sulejman Pasha të nisej në ndihmë të forcave osmane, të cilat u shpartalluan nga forcat shqiptare me shumë të vrarë, me robër, njëri prej të cilëve ishte vetë Sulejman Pasha.

    Gjon Kastriotit në këtë rast, himarjotët ia dërguan trofe robin Sulejman Pasha, të cilin Gjoni ia dërgoi mbretit të Napolit si trofe belejbeun e Rumelisë. Pas luftimeve të suksesshme, çlirimin e kështjellës së Himarës, asaj të Sopotit, shpartallimi i ushtrisë së Sulejman Pashës, çlirimi nga ushtria e Napolit dhe kështjellës së Otrantos, Gjon Kastrioti me ushtrinë e tij i drejtohet Krujës, duke ndërmarrë luftime për çlirimin e saj. Gjatë një kohe rekord, deri në vitin 1481 shqiptarët çliruan një pjesë të madhe të zotërimeve të Kastriotëve, përfshirë edhe kështjellën e Stelushit.

    Në vitin 1483 u bë marrëveshja e paqes me Perandorisë Osmane dhe Mbretërisë së Napolit, me këtë rast ushtritë osmane filluan luftimet për të ripushtuar zotërimet e Kastriotëve, që Gjon Kastrioti i pati fituar me luftë. Një vit më vonë, 1484, Gjon Kastrioti me ushtrinë e tij shpartalloi ushtrinë osmane pranë lumit Erzen, që konsiderohet dhe beteja e fundit fituese prej tij, pasi ushtria osmane u fuqizua shumë dhe filloi të rifitonte terrenin e humbur, në vitin 1484 ajo mori kështjellën e Himarës dhe të tjera. Në këtë rrethana Gjon Kastrioti dhe shumë sundimtarë të tjerë shqiptarë u larguan nga vendi. Gjon Kastrioti vdiq në Itali, pas vitit 1502 dhe la pas vetes pesë fëmijë.

    Ndërsa Donika Kastrioti, pas Napolit u largua në Spanjë, ku dhe varroset në një kishë të Valencias në vitin 1506. Burimet historiografike tregojnë se Donika Kastrioti në Itali e kudo shkoi, jetoi me një krenari të veçantë, me mençuri, jo vetëm gjatë kohës që ishte në Shqipëri, por dhe pas largimit të saj nga atdheu në vitin 1468. Në Spanjë, Andronika Kastrioti mendohet se ka ikur në vitin 1501, duke qenë në moshën 73-vjeçare. Pa mundur të rikthehet në Napoli, ajo mund të ketë vdekur mes viteve 1505-1506, varroset në kishën e Trinisë së Shenjtë në Valencie të Spanjës, sipas testamentit të Giovanna-ës III. Një prej burimeve të hershme dokumentare, vepra e G. A. Summonte “Del Istoria della citta e Regno di Napoli IV” botuar në Napoli 1675, shënon se: “Gruaja e Skënderbeut është varrosur në Kishën e Shën Trinisë së shenjtë në Valencia, në vitin 1506”.

    Andronika (Donika) Kastrioti ishte dhe mbeti një princeshë e Arbërisë së kohës. Vepra e saj njerëzore plekset fort me origjinë familjare të saj dhe me kurorëzimin në martesë me Skënderbeun, e më pas në rritjen, edukimin e Gjon Kastriotit, të birit, i cili ndoqi trashëgiminë luftarake të të atit (Skënderbeut) dhe të familjes së ëmës, Arianitëve. Hulumtimet dhe gërmimet në arkivat e perëndimit kanë ende shumë të panjohura për këtë grua të fortë të Arbërisë, për të cilën nuk është shkruar sa duhet. Ajo duhet vlerësuar dhe parë dhe si një personazh apo personalitet më vete, si një princeshë me peshë në historinë shqiptare.

  • Dekreti i vitit 1463: Biri i Gjergj Kastriotit, Gjoni pranohet anëtar i këshillit madhor të Venedikut

    Dekreti i vitit 1463: Biri i Gjergj Kastriotit, Gjoni pranohet anëtar i këshillit madhor të Venedikut

    NGA: GJON KEKA

    Ashtu sikur Gjon Kastrioti babai i Gjergj Kastriotit ishte pjesë e fisnikërisë dhe këshillit Venedikas, edhe Gjergj Kastrioti dhe vëllezërit e tij e gëzonin atë privilegj ,madje ekziston edhe dokumenti ku Gjergj Kastrioti sëbashku më njërin nga vëllezërit e tij kërkonte privilegjet e të Atit të tij të cilat i takonin sipas dekreteve e diplomave që i kishte nga Venedikasit.Edhe ky nderimin për të birin e tij Gjonin është pjesë e taditës që zotëronte dhe mbante privilegjet venedikase familja fisnike arbërore Kastrioti.

    Edhe ky dekret me anë të të cilët Gjon Kastrioti i biri i Gjergj Kastriotit emërohet qytetar nderi dhe anëtar i këshillit madhor të fisnikërisë Venedikase.

    Dekreti është me datën 25.Shtator të vitit 1463 dhe tregon për privilegjet dhe të drejtat që gëzon i biri i të madhit Gjergj Kastrioti si pjesë e qytetarisë dhe fisnikërisë së lartë Venedikase.

    Aty përshkruhet arsyeja e dhënjes së këtij titulli të nderit,privilegjet dhe të drejtat ,si vijon:

    „Më 25.Shtator 1463

    Privilegjet për zotërinë madhështor dhe të fuqishëm Gjon Kastriotit, birit të zotit Gjergj Kastrioti, në pranimin e tij si anëtar i dinjitetshëm i këshillit madhor…

    …zotëria madhështor dhe i fuqishëm Gjon Kastrioti i biri i zotërisë madhështor dhe të fuqishëm Gjergj Kastrioti, një qytetar fisnik i Venedikut, i këshillit tonë madhor, dhe kapiten i ekspeditës në Shqipëri kundër turqëve, ka qenë gjithmonë dhe është. miku më i dashur dhe më i përsosur i zotërimit tonë, siç tregojnë veprat e lavdërueshme dhe të jashtëzakonshme … prandaj ne me krahë të hapur të dashamirësisë e pranojmë atë si anëtar të këshillit madhor të fisnikërisë me të njëjta priviligje,të drejta, imunitete dhe liri si të gjithë qytetarët tanë sipas drekretit…si për të ashtu edhe për trashëgimtarët e tij…“Burimi i këtij dokumenti është pjesë e arkivit tim personal të mbledhura ndër vite.