Janë luajtur takimet e raundit të tretë të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për meshkuj e femra, turneu mbarëkombëtar i rrjetës mes ekipeve nga Shqipëria dhe Kosova.
Te femrat, Pogradeci qëndron i pamposhtur në Grupin A pas fitores 3-2 ndaj Tiranës (25-20, 25-15, 23-25, 25-27, 15-8). Kjo është fitorja e tretë për pogradecaret në këtë turne me këtë rezultat, duke qëndruar në vendin e dytë, një pikë pas bardhebluve.
Në Grupin B, ekipi i Skënderbeut korri fitoren e parë, duke mundur 3-0 Dinamon (25-12, 25-20, 25-21). Gjithsesi, korçaret qëndrojnë në vendin e tretë, ndërsa “blutë” mbyllin renditjen ende pa asnjë pikë në këtë turne.
Te meshkujt, në Grupin A, Partizani merr kreun e renditjes pas fitores 3-0 ndaj Vllaznisë, ndeshje e luajtur në Shkodër (25-21, 25-21, 25-14). Për shkodranët kjo është humbja e parë në këtë turne dhe zbresin në vendin e dytë.
Në Grupin B, Skënderbeu fitoi 3-2 ndaj Tiranës në “Fahrie Hoti”, në një ndeshje me shumë emocione dhe rivalitet (25-15, 25-20, 23-25, 20-25, 16-14). Fitorja ngjit korçarët në vendin e parë në renditje, ndërsa Tirana ndjek me një pikë më pak.
Liga Gjergj Kastrioti-Femra, Grupi A (raundi 3)
Tirana – Pogradeci, 2-3
Drita – Fushë Kosova, 11 dhjetor
Renditja: Tirana 7 pikë, Pogradeci 6 pikë, Drita 1 pikë, Fushë Kosova 1 pikë.
Liga Gjergj Kastrioti-Femra, Grupi B (raundi 3)
Dinamo – Skënderbeu, 0-3
Ferizaj – Fer Volej, 1-3
Renditja: Fer Volej 9 pikë, Ferizaj 5 pikë, Skënderbeu 4 pikë, Dinamo 0 pikë.
Liga Gjergj Kastrioti-Meshkuj, Grupi A (raundi 3)
Vllaznia – Partizani, 0-3
Ferizaj – Skëndebeu Kos, 11 dhjetor
Renditja: Partizani 7 pikë, Vllaznia 5 pikë, Ferizaj 3 pikë, Skënderbeu Kos 0 pikë.
Liga Gjergj Kastrioti-Meshkuj, Grupi B (raundi 3)
Tirana – Skënderbeu, 2-3
Drita – Peja, 0-3
Renditja: Skënderbeu 8 pikë, Tirana 7 pikë, Peja 3 pikë, Drita 0 pikë.
Tag: kastrioti
-

Liga “Gjergj Kastrioti”/ Skënderbeu “dopio” fitore në kryeqytet, Partizani merr kryesimin me meshkujt
-

Java e 15-të e Kategorisë së Parë/ Pogradeci mund Skënderbeun, fitojnë edhe Laçi, Kastrioti, Iliria, Lushnja & Besa
Java e 15-të e Kategorisë së Parë u mbyll me ndeshjen Besa – Burreli në stadiumin “Luz i Vogël”. Besa mori një fitore të rëndësishme me rezultatin 2-0.
Në ndeshjet e tjera, Pogradeci mundi Skënderbeun në Korçë me rezultatin 2-1, një fitore e rëndësishme për liqenorët, të cilët renditen të tretët në kampionat me 26 pikë.
Laçi u rikthye te fitorja pasi mundi Korabin në transfertë 2-0.
Iliria mundi Kukësin në “Kukës Arena” me rezultatin minimal 1-0. Kastrioti triumfoi në stadiumin “Redi Maloku” 1-0 ndaj Apolonisë. Lushnja fitoi 2-1 ndaj AF Luftëtarit në Gjirokastër.
Pas përfundimit të javës së 15-të, Skënderbeu kryeson kampionatin me 34 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e dytë me 27 pikë.
Kategoria e Parë, java 15
Kukësi – Iliria 0-1
Kastrioti – Apolonia 1-0
AF Luftëtari – Lushnja 1-2
Korabi – KF Laçi 0-2
Skënderbeu – Pogradeci 1-2
Besa – Burreli 2-0 -

Liga “Gjergj Kastrioti” për femra: Tirana e Pogradeci dominojnë në Grupin A, zhgënjejnë Dinamo e Skënderbeu në Grupin B
Në ndeshjet e raundit të dytë të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra, një pamje me dy fytyra për ekipet e Superligës shqiptare.
Në Grupin A, skuadrat e Tiranës dhe Pogradecit janë të pamposhtura deri më tani. Bardheblutë fituan 3-0 ndaj Fushë Kosovës (25-16, 26-24, 25-23), ndërsa pogradecaret mundën 3-2 Dritën (25-15, 22-25, 23-25, 25-11, 15-8).
Në Grupin B humbje për Skënderbeun dhe Dinamon. Korcaret u mundën 3-2 nga Ferizaj (19-25, 13-25, 25-20, 25-18, 15-13), ndërsa Dinamo ndodhet e fundit pa asnjë pikë pas humbjes 3-0 ndaj Fer Volej (25-11, 25-21, 25-19).
Liga “Gjergj Kastrioti”-Femra Grupi A (java 2)
Fushë Kosova – Tirana, 0-3
Pogradeci – Drita, 3-2
Renditja: Tirana 6 pikë, Pogradeci 4 pikë, Fushë Kosova 1 pikë, Drita 1 pikë.
Liga “Gjergj Kastrioti”-Femra Grupi B (java 2)
Skënderbeu – Ferizaj, 2-3
Fer Volej – Dinamo, 3-0
Renditja: Fer Volej 6 pikë, Ferizaj 5 pikë, Skënderbeu 1 pikë, Dinamo 0 pikë. -

Tirana, Vllaznia e Skënderbeu fitojnë ndeshjet e para të Ligës “Gjergj Kastrioti”, humbet vetëm Partizani
Janë luajtur të shtunën ndeshjet e raundit të parë të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për meshkuj, turneu mbarëkombëtar mes 8 ekipeve nga Shqipëria e Kosova. Ndërkohë që, të dielën, do të luhen ndeshjet e raundit të dytë.
Në Grupin A, ekipi i Vllaznisë fitoi 3-1 ndaj Skënderbeut të Kosovës (27-25, 25-20, 19-25, 26-24) dhe merr kryesimin. Mjaft e fortë ndeshja tjetër e këtij grupi, ku Ferizaj mposhti 3-2 Partizanin (25-23, 29-31, 25-18, 21-25, 12-15). Ndeshjet e luajtën në Prishtinë.
Në Grupin B, ndeshjet e të cilit u luajtën në sallën e lojërave në Farkë, u arritën dy fitore të ekipeve nga Shqipëria. Skuadra e Tiranës mposhti 3-0 Dritën (25-12, 25-20, 25-19), ndërsa Skënderbeu fitoi 3-1 ndaj Pejës (25-18, 25-19, 22-25, 25-20).
Liga “Gjergj Kastrioti”-Meshkuj Grupi A (java 1)
Skënderbeu Kos – Vllaznia, 1-3
Partizani – Ferizaj, 2-3
Renditja: Vllaznia 3 pikë, Ferizaj 2 pikë, Partizani 1 pikë, Skënderbeu Kos 0 pikë.
Liga “Gjergj Kastrioti”-Meshkuj Grupi B (java 1)
Peja – Skënderbeu, 1-3
Tirana – Drita, 3-0
Renditja: Tirana 3 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Peja 0 pikë, Drita 0 pikë. -

Liga Gjergj Kastrioti/ Tirana e Pogradeci fitojnë në Grupin A, zhgënjejnë Skënderbeu dhe Dinamo në Grupin B
Ka nisur Liga “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra, turneu mbarëkombëtar i sportit të rrjetës mes ekipeve nga Shqipëria e Kosova. Tetë skuadrat, katër nga Shqipëria e katër nga Kosova, janë ndarë në dy grupe dhe takimet zhvillohen me sistem grumbullimi.
Në Grupin A, ekipet e Superligës shqiptare kanë dalë fituese. Tirana mposhti 3-1 Dritën (26-28, 25-21, 25-21, 25-11), ndërsa Pogradeci mundi 3-2 Fushë Kosovën (24-26, 25-21, 23-25, 25-22, 15-8). Ndeshjet e para u luajtën në Pogradec.
Në Grupin B, ku ndeshjet e para u luajtën në Skënderaj të Kosovës, fituse dolën skuadrat vendase. Fer Volej mundi 3-0 Skënderbeun (25-17, 25-23, 25-15), ndërsa ekipi i Ferizaj mundi 3-0 Dinamon (25-12, 25-17, 265-24). Të dielën luhen ndeshjet e dyta.
Liga “Gjergj Kastrioti”-Femra Grupi A (java 1)
Pogradeci – Fushë Kosova, 3-2
Drita – Tirana, 1-3
Renditja: Tirana 3 pikë, Pogradeci 2 pikë, Fushë Kosova 1 pikë, Drita 1 pikë.
Liga “Gjergj Kastrioti”-Femra Grupi B (java 1)
Fer Volej – Skënderbeu, 3-0
Dinamo – Ferizaj, 0-3
Renditja: Derizaj 3 pikë, Fer Volej 3 pikë, Skënderbeu 0 pikë, Dinamo 0 pikë. -

Kastrioti ndal Laçin, Pogradeci ndjen forcën e Ilirisë, Kukësi më në fund….tri pikë
Kastrioti i Krujës gati sa nuk surprizoi Laçin në “Redi Maloku”. Shifrat në fund të pjesës së parë ishin 2-0 ndërsa në të dytën bardhezinjtë shënuan po aq gola për 2-2 final. Në Gjirokastër AF Luftëtari me Bledar Devollin debutues u thye 0-2 nga Apolonia ndërsa sfida kryesore e ditës luajtur në Pogradec (Pogradeci- Iliria) përfundoi pa gola 0-0.
Zgjohet Kukësi teksa arrin të fitojë 2-0 me matjanët e Burrelit në “Kukës Arena”. Kjo ishte fitorja e dytë sezonale për verilindorët ndërsa tani kanë ngushtuar diferencën me Luftëtarin e Lushnjën në 2 dhe 4 pikë.
Kategoria e Parë, java e 13-të:
Rezultatet:
Kastrioti – Laçi 2-2
AF Luftëtari- Apolonia 0-2
Pogradeci – Iliria 0-0
Kukësi-Burreli 2-0
Luajtur dje:
Besa-Korabi 3-1
Skënderbeu-Lushnja 4-3 /Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

E Para/ Startojnë Besa e Skënderbeu, derbi Kastrioti- Laçi në Fushë Krujë
Kategoria e Parë luan nesër dhe pasnesër ndeshjet e xhiros së 13-të ndërsa mesjavën që vjen aktin e 14-të sezonal.
Kështu, nesër dy takimet Besa-Korabi në orën 13.30 dhe Skënderbeu-Lushnja në 16:30 do t’i paraprijnë javës e cila mbyllet të shtunën me katër ndeshjet e tjera.
Kastrioti i Krujës përballet me Laçin në “Redi Maloku”,AF Luftëtari me Devollin debutues në pankinë pret Apoloninë, Pogradeci zot shtëpie ndaj Ilirisë dhe Kukësii vendit të fundit ndeshet me matjanët e Burrelit.
kategoria e Parë, java e 13-të:
Nesër, 28 nëntor:
Besa-Korabi në orën 13.30 (në Luz të Vogël)
Skënderbeu-Lushnja në 16:30
Të shtunën:
13:30
Kastrioti – Laçi (në “Redi Maloku”)
AF Luftëtari- Apolonia
Pogradeci – Iliria
Kukësi-Burreli /Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Java e 12-të/ Renditja në Kategorinë e Parë
Java e 12-të e Kategorisë së Parë u mbyll sot me ndeshjen e fundit, Kastrioti – Besa. Në stadiumin “Redi Maloku”, Kastrioti triumfoi me përmbysje 2-1.
Në ndeshjet e tjera të luajtura një ditë më parë, Skënderbeu mori një fitore të rëndësishme ndaj Burrelit në transfertë me rezultatin 1-2. Me të njëjtin rezultat 1-2 fitoi edhe Pogradeci në stadiumin “Roza Haxhiu” ndaj Lushnjes.
Apolonia mundi Kukësin 2-0, ndërsa dy ndeshje u mbyllën në barazim 1-1, Laçi – Iliria dhe Korabi – AF Luftëtari.
Skënderbeu kryeson kampionatin me 31 pikë, nëntë pikë më shumë se Laçi që ndodhet në vendin e dytë. -

Skënderbeu nuk ka rivalë, garë e fortë për vendin e dytë. Situata në Kategorinë e Parë, pas 12 javësh
24 Nëntor 2025
17:52
Telesport
Java e 12-të e Kategorisë së Parë u mbyll sot me ndeshjen e fundit, Kastrioti – Besa. Në stadiumin “Redi Maloku”, Kastrioti triumfoi me përmbysje 2-1.
Në ndeshjet e tjera të luajtura një ditë më parë, Skënderbeu mori një fitore të rëndësishme ndaj Burrelit në transfertë me rezultatin 1-2. Me të njëjtin rezultat 1-2 fitoi edhe Pogradeci në stadiumin “Roza Haxhiu” ndaj Lushnjes.
Apolonia mundi Kukësin 2-0, ndërsa dy ndeshje u mbyllën në barazim 1-1, Laçi – Iliria dhe Korabi – AF Luftëtari. Skënderbeu kryeson kampionatin me 31 pikë, nëntë pikë më shumë se Laçi që ndodhet në vendin e dytë. -

Java e 12-të e Kategorisë së Parë/ Fitojnë Skënderbeu, Pogradeci, Apolonia & Kastrioti
Java e 12-të e Kategorisë së Parë u mbyll sot me ndeshjen e fundit, Kastrioti – Besa. Në stadiumin “Redi Maloku”, Kastrioti triumfoi me përmbysje 2-1.
Në ndeshjet e tjera të luajtura një ditë më parë, Skënderbeu mori një fitore të rëndësishme ndaj Burrelit në transfertë me rezultatin 1-2. Me të njëjtin rezultat 1-2 fitoi edhe Pogradeci në stadiumin “Roza Haxhiu” ndaj Lushnjes.
Apolonia mundi Kukësin 2-0, ndërsa dy ndeshje u mbyllën në barazim 1-1, Laçi – Iliria dhe Korabi – AF Luftëtari.
Skënderbeu kryeson kampionatin me 31 pikë, nëntë pikë më shumë se Laçi që ndodhet në vendin e dytë.