Tag: kashmir

  • Mjeshtri i fundit i Santoorit në Kashmir, lufta për të ruajtur një trashëgimi muzikore

    Mjeshtri i fundit i Santoorit në Kashmir, lufta për të ruajtur një trashëgimi muzikore

    Në rrugicat e qeta dhe të ngushta të Srinagarit, në Kashmirin e administruar nga India, ndodhet një punëtori e vogël dhe me dritë të zbehtë, që është një nga mbrojtëset e fundit të një zanati në zhdukje.

    Brenda kësaj punëtorie ndodhet Ghulam Zaz, i cili njihet si mjeshtri i fundit në rajon që di të ndërtojë santoor me dorë. Santoor është një instrument muzikor me tela në formë trapezi, i ngjashëm me dulcimer-in, i luajtur me paleta. Ai njihet për tingullin e kristaltë, të pastër si zile, dhe ka qenë shenja dalluese muzikore e Kashmirit për shekuj.

    Ghulam vjen nga një familje mjeshtrash që kanë ndërtuar instrumente me tela në Kashmir për më shumë se shtatë brezash. Emri i familjes Zaz ka qenë prej kohësh sinonim i prodhuesve të santoor-it, rabab-it, sarangi-t dhe sehtar-it. Por në vitet e fundit, kërkesa për instrumente të punuara me dorë është zvogëluar ndjeshëm, pasi janë zëvendësuar nga versione të prodhuara me makineri, më të lira dhe më të shpejta për t’u bërë. Ndryshimet në shijet muzikore kanë ndikuar gjithashtu në këtë rënie.

    “Me hip hop-in, rap-in dhe muzikën elektronike që dominojnë tani peizazhin muzikor të Kashmirit, brezat e rinj nuk lidhen më me thellësinë apo disiplinën e muzikës tradicionale,” thotë Shabir Ahmad Mir, mësues muzike. Ai shton se kjo ka çuar në rënien e kërkesës për santoor dhe mungesën e nxënësve për mjeshtrat.

    Në punëtorinë e tij shekullore, Ghulam qëndron pranë një blloku të zbrazët druri dhe veglave të vjetra hekuri, mbetje të heshtura të një tradite në zhdukje. Ai thotë: “Nuk ka më askënd që të vazhdojë zanatin. Unë jam i fundit.”

    Por kjo nuk ka qenë gjithmonë situata. Gjatë viteve, artistë të njohur sufi dhe folklorikë kanë luajtur me santoorë të punuar nga Ghulam Zaz. Një foto në punëtorinë e tij tregon mjeshtrat Pandit Shiv Kumar Sharma dhe Bhajan Sopori duke performuar me instrumentet e tij.

    Santoor, i cili besohet të ketë origjinë në Persia, ka arritur në Indi në shekullin e 13-të ose 14-të, duke u përhapur nëpër Azinë Qendrore dhe Lindjen e Mesme. Në Kashmir, instrumenti ka marrë një identitet të veçantë, duke u bërë pjesë qendrore e poezisë sufi dhe traditave folklorike.

    “Fillimisht, pjesë e Sufiana Mausiqi (një traditë muzikore ansambli), santoor kishte një tingull të butë dhe folklorik,” shpjegon Shabir Ahmad Mir.

    Pandit Shiv Kumar Sharma e përshtati më vonë për muzikën klasike indiane, duke shtuar tela, duke riorganizuar urat për rezonancë më të pasur dhe duke futur teknika të reja të luajtjes.

    Bhajan Sopori, me rrënjë në Kashmir, “thelloi gamën e tingullit dhe i dha një shprehje sufi”, shton Mir, duke ndihmuar që santoor të konsolidohej në muzikën klasike indiane.

    Ghulam Zaz ka marrë çmimin Padma Shri nga Presidentja Droupadi Murmu në vitin 2022, një nderim për mjeshtërinë e tij me çmimin e katërt më të lartë civil në Indi./BBC/KultPlus.com

  • Nga makthi bërthamor te kontrolli i Kashmirit dhe ujit/ Ç’fshihet pas konfliktit të armatosur mes Indisë e Pakistanit

    Nga makthi bërthamor te kontrolli i Kashmirit dhe ujit/ Ç’fshihet pas konfliktit të armatosur mes Indisë e Pakistanit

    Kriza midis Indisë dhe Pakistanit, e nxitur nga sulmi dy javë më parë në Kashmir, është përshkallëzuar në konflikt të hapur. Nju Delhi ka nisur një operacion ushtarak të quajtur “Sindoor” dhe Islamabadi ka thënë se është gati t’i përgjigjet veprimeve të armikut të tij historik. Ky episod tani rrezikon të ringjallë një nga mosmarrëveshjet më të gjata dhe më të paqëndrueshme të Azisë Jugore midis dy vendeve të armatosura me armë bërthamore.
    Çfarë ndodhi në orët e fundit
    Natën ndërmjet të hënës dhe të martës, India kreu sulme ajrore ndaj të paktën 9 objektivave në 6 lokacione në të gjithë Pakistanin dhe Kashmirin pakistanez, duke goditur baza të dyshuara të grupeve ekstremiste si Jaish-e-Mohammed dhe Lashkar-e-Taiba, të cilat fajësohen për sulmin e 22 prillit.
    Operacioni ushtarak u quajt “Sindoor”, në lidhje me pluhurin e kuq që mbajnë gratë hindu si simbol të martesës. Referenca nuk është e rastësishme, pasi sulmi kundër turistëve në Kashmirin Indian më 22 prill i pa hindutë si viktimat kryesore. Një sulm, përgjegjësia e të cilit iu atribuua menjëherë Pakistanit, i akuzuar nga India për mbështetje të organizatave terroriste.
    Megjithatë, Islamabadi mohon se bombardimet e natës së kaluar kanë goditur infrastrukturën “terroriste” dhe në vend të kësaj raporton 26 civilë të vrarë dhe 46 të plagosur në sulmet të cilat goditën edhe vendet fetare, përfshirë vendet e adhurimit. Kryeministri pakistanez Mian Muhammad Shehbaz Sharif e quajti sulmin indian një “akt lufte”, duke autorizuar ushtrinë t’i përgjigjet zjarrit indian në përputhje me nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, i cili sanksionon të drejtën e shteteve për t’u mbrojtur në rast të një sulmi të armatosur. Të dyja palët vazhduan të shkëmbenin zjarr artilerie përgjatë Vijës së Kontrollit (LoC), zona kufitare de facto midis dy territoreve të kontestuara. Autoritetet indiane kanë urdhëruar evakuimin e zonave të konsideruara në rrezik në Kashmir, ndërsa Pakistani ka mbyllur hapësirën e tij ajrore për 48 orë.
    Kashmiri, një territor i kontestuar prej dekadash
    Rajoni i Kashmirit, në rrëzë të Himalajeve, është kontestuar midis Indisë dhe Pakistanit që nga themelimi i tij në vitin 1947. Të dy vendet e pretendojnë atë në tërësi, por secili kontrollon një pjesë të territorit, të ndarë nga një prej kufijve më të militarizuar në botë: Vija e Kontrollit (LoC), bazuar në një kufi të vendosur pas luftës së viteve 1947-48. Kina kontrollon një pjesë tjetër në lindje.
    Nga makthi bërthamor te kontrolli i Kashmirit dhe ujit/
    Rajoni i diskutueshëm
    Mosmarrëveshja i ka rrënjët në ndarjen e Indisë postkoloniale në vitin 1947 – pasi ajo fitoi pavarësinë nga Britania – kur principatat e vogla gjysmë-autonome në nënkontinent duhej të vendosnin nëse do t’i bashkoheshin Indisë apo Pakistanit të sapoformuar. Sundimtari i Kashmirit, pavarësisht popullsisë së saj me shumicë myslimane, zgjodhi t’i bashkohej Indisë. Më 22 tetor 1947, shpërtheu lufta e parë midis dy vendeve për kontrollin e Kashmirit, i cili u aneksua menjëherë pas kësaj nga India. Vitin pasardhës, Kombet e Bashkuara miratuan një rezolutë që bënte thirrje për një referendum mbi vetëvendosjen për rajonin, por propozimi u refuzua nga Nju Delhi. Konflikti përfundoi më 1 janar 1949 me një armëpushim dhe krijimin e një Linje Kontrolli (LoC) prej 770 kilometrash, e cila e ndau Kashmirin në dy pjesë: 37 përqind nën administrimin pakistanez (Azad Kashmir) dhe 63 përqind nën kontrollin indian (Jammu dhe Kashmir). Pavarësisht marrëveshjes, India dhe Pakistani vazhdojnë të pretendojnë të gjithë rajonin deri më sot.
    Kashmiri ka qenë gjithmonë një anomali në peizazhin indian: me një shumicë myslimane në një vend kryesisht hindu, ai ka gëzuar një “status të veçantë” të sanksionuar në Kushtetutën indiane që nga viti 1949, e cila i garantonte një shkallë të gjerë autonomie. Ky status u revokua në vitin 2019 nga qeveria nacionaliste e Kryeministrit Modi, e cila e ndau rajonin në dy territore të ndara: Jammu dhe Kashmir dhe Ladakh.
    Revokimi i autonomisë u shoqërua me retorikë armiqësore ndaj pakicës myslimane dhe një centralizim të fortë të pushtetit në Nju Delhi. Për shembull, për herë të parë, të huajve iu lejua të blinin tokë në Kashmir, duke shkaktuar akuza se qeveria nacionaliste e udhëhequr nga Partia Bharatiya Janata (BJP) e Modit po kërkonte të shpronësonte tokën lokale dhe të ndryshonte demografinë kryesisht myslimane të rajonit. Në të kaluarën, statusi i veçantë i Kashmirit i pengonte jo-rezidentët të blinin tokë ose të merrnin vende pune dhe bursa studimi. Me ligjin e ri të vendbanimit, India ka zgjeruar kriteret e rezidencës, duke nxitur tensione në rajon. Në të njëjtën kohë, qeveria Modi i ka kushtuar shumë rëndësi promovimit të turizmit në Kashmir, duke e paraqitur atë si një shenjë të stabilitetit të sapogjetur.
    Furnizimi me ujë i përdorur si armë ushtarake
    Ekziston një çështje tjetër që nxit konfliktin midis dy vendeve. Pas sulmit të 22 prillit, India pezulloi një traktat për ndarjen e ujit dhe revokoi vizat për qytetarët pakistanezë, ndërsa reduktoi edhe stafin diplomatik pakistanez në Nju Delhi. Në përgjigje, Pakistani i quajti masat e Indisë “të papërgjegjshme”, duke revokuar vizat e indianëve, duke ndërprerë tregtinë dhe duke mbyllur hapësirën ajrore të saj për avionët indianë.
    Vendimi për të pezulluar Traktatin e Ujërave të Indusit, i cili rregullon përdorimin e ujërave midis dy vendeve, është veçanërisht kritik. Marrëveshja e nënshkruar në vitin 1964 rregullon ndarjen e ujërave të lumit Indus, gjë që është themelore për Pakistanin: rreth 80 përqind e nevojave të tij për ujë varen nga ai pellg. Sipas burimeve indiane, qeveria fillimisht mbylli digat, përpara se t’i rihapte ato, duke shkaktuar përmbytje të mëdha në Kashmirin pakistanez.
    Lufta sureale e ujit midis dy fuqive bërthamore
    Varësia e madhe e bujqësisë së Pakistanit nga ujërat e sistemit të lumit Indus për ujitje e bën traktatin thelbësor për vendin. Islamabadi ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të bllokuar ose devijuar rrjedhën e lumenjve do të konsiderohet një “akt lufte”. Pezullimi i traktatit mund ta përkeqësojë krizën e ujit në Pakistan, e cila tashmë është e pllakosur nga thatësira dhe reshjet e pakta të shiut.
    Makthi Bërthamor
    Pastaj është edhe spektri i armëve bërthamore. Konflikti i fundit i madh midis dy vendeve daton që nga viti 1999, me Luftën e Kargil, një përplasje e kufizuar krahasuar me luftërat e mëparshme. Edhe pse të dy vendet zotërojnë armë bërthamore, pikëpamja mbizotëruese është se kjo ka ndihmuar në vetpërmbajtje, në vend që të ushqejë, rrezikun e konfliktit në shkallë të gjerë në dekadat e fundit.
    Alarmi është ende i lartë. Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI), India ka rreth 172 koka bërthamore, pak përpara Pakistanit që ka 170. Të dy vendet janë të angazhuara në një program për modernizimin e forcave të tyre bërthamore. Rreziku i përshkallëzimit – sipas analistëve të cituar nga Associated Press – është “real dhe mund të rritet me shpejtësi”.

  • Sulmi me 26 viktima në Indi, kryeministri indian: Autorët do të marrin ndëshkimin më të rreptë të mundshëm

    Sulmi me 26 viktima në Indi, kryeministri indian: Autorët do të marrin ndëshkimin më të rreptë të mundshëm

    Autorët dhe ata që komplotuan sulmin në Kashmirin të Indisë që vrau 26 persona “do të përballen me ndëshkimin më të rreptë të mundshëm”, përsëriti sot kryeministri indian, Narendra Modi.

    Sipas deklaratave të kryeministrit indian, të cituara nga Al Jazeera, Modi tha se sulmi ndodhi ndërsa “demokracia po forcohej” në Kashmir, pa përmendur masa specifike.
    Qeveria Modi në vitin 2019 hoqi statusin special të Kashmirit, duke e vendosur atë nën administrim federale. Qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike, në pushtet që nga viti i kaluar, praktikisht nuk ka asnjë fjalë në qeverisjen e rajonit.
    Ekspertët thonë se qasja e Modit që vë sigurinë në radhë të parë i ka armiqësuar më tej kashmirianët, të cilët janë përballur me dhunë të madhe që nga shpërthimi i një kryengritjeje të armatosur në fund të viteve 1980.
    Rebelët e Kashmirit, të cilët kërkojnë pavarësi ose bashkim me Pakistanin, kanë luftuar sundimin indian që atëherë.
    Ndërkohë, ushtarët indianë të stacionuar në Kashmir shkatërruan shtëpitë e dy të dyshuarve për kryerjen e sulmit më vdekjeprurës ndaj civilëve në rajon në 20 vjet.
    Anëtarët e familjeve të dy militantëve të dyshuar u ndaluan gjithashtu për t’u marrë në pyetje pas sulmit, sipas të afërmve të tyre dhe një oficeri policie.
    Deri më tani, nëntë shtëpi që u përkisnin militantëve janë granatuar që nga sulmi në Kashmir, tha një oficer policie për AFP.
    Aktivistët dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë theksuar se sulmet e fundit shkelin një vendim të Gjykatës Supreme që u kërkonte autoriteteve të jepnin njoftime të arsyetuara para se të prishnin shtëpitë.
    Gjykata Supreme tha se është “tërësisht jokushtetuese” të prishësh shtëpinë e një personi pa ndjekur procesin e duhur.

    Top Channel

  • Sulmi terrorist ku mbetën të vrarë 26 turistë në Kashmir, India mbyll kufirin dhe akuzon Pakistanin: Ata që e bënë do përballen shpejt me përgjigjen

    Sulmi terrorist ku mbetën të vrarë 26 turistë në Kashmir, India mbyll kufirin dhe akuzon Pakistanin: Ata që e bënë do përballen shpejt me përgjigjen

    India ka mbyllur një kufi tokësor të rëndësishëm me Pakistanin, ka anuluar një marrëveshje për ndarjen e ujërave dhe ka ndaluar hyrjen e qytetarëve pakistanezë nën një skemë përjashtimi nga viza, pas sulmit të së martës nga militantët islamikë në Kashmir, ku u vranë 26 turistë.

    Ministri i Mbrojtjes së Indisë, Rajnath Singh, tha se ata që e kryen dhe planifikuan sulmin më të rëndë ndaj civilëve në rajonin e Kashmirit në vitet e fundit – përfshirë edhe ata “prapa skenave” – do të përballen me një përgjigje të shpejtë.
    Duke shpallur uljen e marrëdhënieve me Pakistanin, sekretari i jashtëm i Indisë, Vikram Misri, u tha mediave se lidhjet ndërkufitare me sulmin ishin “zbuluar” në një takim të veçantë të kabinetit të sigurisë, pas së cilit u vendos që të ndërmerreshin masa.
    Misri tha se India do të pezullojë traktatin për ujin e Indusit “derisa Pakistani të heqë dorë në mënyrë të besueshme dhe të pakthyeshme nga mbështetja për terrorizmin ndërkufitar”. Pakistani ka mohuar përfshirjen në sulm dhe ka bërë të ditur se kryeministri i tij, Shehbaz Sharif, do të kryesojë një mbledhje të komitetit të sigurisë kombëtare të enjten për të reaguar.

    Top Channel

  • Sulm në Indi, rreth 30 turistë të vrarë pas një atentati terrorist në Kashmir

    Sulm në Indi, rreth 30 turistë të vrarë pas një atentati terrorist në Kashmir

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e së martës në Pahalgam, një destinacion i njohur turistik në Kashmir, ku persona të armatosur hapën zjarr ndaj një grupi turistësh.Sipas autoriteteve indiane, të paktën 24 persona kanë humbur jetën, ndërsa burime lokale flasin për një bilanc tragjik që mund të shkojë deri në 30 viktima.
    Sulmi ndodhi rreth orës 14:30, vetëm 55 milje larg kryeqytetit rajonal Srinagar. Pamjet rrëqethëse të publikuara në rrjetet sociale tregojnë skena kaotike dhe të dhimbshme, me trupat e plagosur të shtrirë në tokë dhe të afërmit e tyre që luteshin për ndihmë. Daily Mail shkruan se autorët e dyshuar – një grup prej dy deri në tre personash të armatosur – kanë ndaluar turistët dhe i kanë kërkuar të identifikohen përpara se të hapnin zjarr në mënyrë brutale.
    Kryeministri Omar Abdullah e përshkroi ngjarjen si “sulmin më të rëndë ndaj civilëve në vitet e fundit”, duke theksuar se numri i viktimave mund të rritet më tej.
    Në një deklaratë të ashpër, ai u shpreh: “Ky sulm ndaj vizitorëve tanë është i neveritshëm. Autorët janë çnjerëzorë, kafshë, dhe të denjë për përbuzje.”
    Policia dhe forcat e sigurisë janë në ndjekje të autorëve, ndërsa rajoni është futur në gjendje të lartë alarmi.
    Hetimet janë duke vijuar për të zbardhur motivet dhe identitetin e sulmuesve, ndërkohë që komuniteti vendas dhe autoritetet po bëjnë apel për gjakftohtësi dhe solidaritet me familjet e viktimave.

  • Sulm i përgjakshëm në Indi, rreth 30 turistë të vrarë pas një atentati terrorist në Kashmir

    Sulm i përgjakshëm në Indi, rreth 30 turistë të vrarë pas një atentati terrorist në Kashmir

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e së martës në Pahalgam, një destinacion i njohur turistik në Kashmir, ku persona të armatosur hapën zjarr ndaj një grupi turistësh.

    Sipas autoriteteve indiane, të paktën 24 persona kanë humbur jetën, ndërsa burime lokale flasin për një bilanc tragjik që mund të shkojë deri në 30 viktima.
    Sulmi ndodhi rreth orës 14:30, vetëm 55 milje larg kryeqytetit rajonal Srinagar. Pamjet rrëqethëse të publikuara në rrjetet sociale tregojnë skena kaotike dhe të dhimbshme, me trupat e plagosur të shtrirë në tokë dhe të afërmit e tyre që luteshin për ndihmë.
    Daily Mail shkruan se autorët e dyshuar – një grup prej dy deri në tre personash të armatosur – kanë ndaluar turistët dhe i kanë kërkuar të identifikohen përpara se të hapnin zjarr në mënyrë brutale.
    Kryeministri Omar Abdullah e përshkroi ngjarjen si “sulmin më të rëndë ndaj civilëve në vitet e fundit”, duke theksuar se numri i viktimave mund të rritet më tej.
    Në një deklaratë të ashpër, ai u shpreh: “Ky sulm ndaj vizitorëve tanë është i neveritshëm. Autorët janë çnjerëzorë, kafshë, dhe të denjë për përbuzje.”
    Policia dhe forcat e sigurisë janë në ndjekje të autorëve, ndërsa rajoni është futur në gjendje të lartë alarmi.
    Hetimet janë duke vijuar për të zbardhur motivet dhe identitetin e sulmuesve, ndërkohë që komuniteti vendas dhe autoritetet po bëjnë apel për gjakftohtësi dhe solidaritet me familjet e viktimave.

    Top Channel