Tag: kasharit

  • Grabitën lokalin në Kashar, arrestohen 6 pjesëtarët e grupit

    Grabitën lokalin në Kashar, arrestohen 6 pjesëtarët e grupit

    Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen si bashkëpunëtorë të një grabitje me dhunë të ndodhur një ditë më parë në zonën e Kasharit në Tiranë.

    Bëhet fjalë për shtetasit,Florin Stojku, Hil Kaçinari, Tun Kçira, Aleksandër Ndrepepaj, Leonard Mici dhe Safet Kyçyku, të cilët sipas policisë nuk kanë kallëzuar një vjedhje me dhunë, të kryer në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në lokalin ku ata ndodheshin, në pronësi të shtetasit F. S., tek bulevardi i Kasharit.

    Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e lokalit, u gjetën dhe u sekuestruan, si prova materiale, 3 kompjuterë dhe 1 tavolinë që dyshohet se përdoreshin për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.
    gijotina.com/

  • Dhunoi me grushte 39-vjeçarin në Bulevardin e Kasharit, në hetim autori, nuk i bindet policisë

    Dhunoi me grushte 39-vjeçarin në Bulevardin e Kasharit, në hetim autori, nuk i bindet policisë

    Një 39-vjeçar është marrë në hetim në gjendje të lirë, pasi goditi me grushte një person dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për shoqërim.
    Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin e Kasharit, ku i dyshuari, shtetasi M. H., 39 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj një personi të moshës së njëjtë me të.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 39 vjeç, pasi në Bulevardin e Kasharit, ka goditur me grushte një 39-vjeçar, si dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për shoqërimin e tij”.-thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Incidenti në KZAZ-në e Kasharit, gazetari nxjerr detajet: U sekuestrua çanta me mbi 10 mijë €

    Incidenti në KZAZ-në e Kasharit, gazetari nxjerr detajet: U sekuestrua çanta me mbi 10 mijë €

    Duke folur për incidentin kur kryetari i KZAZ-së u godit nga një vëzhgues i kandidatit të PS-së, Orlando Rakipi, në KZAZ-në e Kasharit, gazetari Arion Sulo tha se, sipas burimeve të konfirmuara, është sekuestruar një çantë me 10 deri në 20 mijë euro pranë kësaj KZAZ-je.
    “Nga lajmet e konfirmuara, është sekuestruar një çantë me 10 deri në 20 mijë euro. Nuk bëhet e ditur ende identiteti i personit që ka makinën ku u gjet çanta, është ende i pazbuluar. Kjo ndodh, pasi ka një garë dhe tentohet që të joshen komisionerët”, tha Sulo.
    Kujtojmë se në orët e mesditës të së enjtes, një nga vëzhguesit e kandidatit socialist Orlando Rakipi ka goditur kryetarin e KZAZ-së në Kashar për shkak të një debati lidhur me kontestimin e një vote të Partisë Socialiste.

  • Incidenti në Kashar, Celibashi: Numërimi ka rifilluar! Vetëm vëzhgues ndërkombëtarë dhe media, hetimet i ka Policia

    Incidenti në Kashar, Celibashi: Numërimi ka rifilluar! Vetëm vëzhgues ndërkombëtarë dhe media, hetimet i ka Policia

    Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi shkoi me urgjencë në KZAZ-në e Kasharit pas incidentit të ndodhur për shkak të një vote të kontestuar, ku u sulmua fizikisht sipas pamjeve të publikuara, edhe sekretari i komisionit.
    Për ngjarjen u bë kallëzim në Polici, teksa Celibashi ka vepruar me anë të disa masave të menjëhershme, duke pezulluar të gjitha bezhat e vëzhguesve dhe përjashtuar të gjithë vëzhguesit partiakë të akredituar, përveç atyre të mediave dhe ndërkombëtarë.

    ”Mediat të jenë të pranishme gjatë numërimit. Numërimi në KZAZ-në e Kasharit ka filluar. Numërimi pa praninë e vëzhguesve politikë. Përjashto vëzhguesit ndërkombëtar dhe mediat. Mediat kanë të gjithë të drejtën për ta ndjekur procesin që nga dita e parë.
    Numërimi pa prezencën e vëshguesve politikë. Për shqetësimin e mediave sapo ia kemi komunikuar Policisë së shtetit prezencën tuaj. Nëse nuk ju lejojnë do kthehem përsëri këtu. Diskutimin për fletën për të cilën ndodhi ngjarja nuk është vendi për ta komentuar”.

  • Sherri në KZAZ-në e Kasharit, Celibashi: Numërimi ka rinisur pa praninë e vëzhguesve partiak!

    Sherri në KZAZ-në e Kasharit, Celibashi: Numërimi ka rinisur pa praninë e vëzhguesve partiak!

    Kryekomisioneri Ilirian Celibashi, ka shkuar për monitorim në KZAZ-në 30 në zonë e Kasharit, ku ditën e sotme u dhunua një nga sekretarët.
    Teksa po dilte nga KZAZ-ja 30, Celibashi tha për mediat se numërimi aktualisht kishte nisur pa praninë e vëzhguesve partiak.
    “Numërimi ka rifilluar dhe do të akomodojmë çështjen e vëzhguesve nga përfaqësuesit e partive politike dhe të subjekteve. Aktualisht janë vetëm vëzhguesit ndërkombëtarë”, tha Celibashi.
    Kujtojmë se lidhur me incidentin e sotëm janë shoqëruar dy persona, të cilët dhunuan sekretarin Remzi Mehmeti.
    Njëri prej tyre, sipas policisë është 26-vjeçari Rei Nozlli, ndërsa indentiteti i personit tjetër nuk është bërë ende i ditur.
    Sipas burimeve, Nozlli, vëzhgues i Ornaldo Rakipit, goditi me grusht sekretarin e KZAZ-së, çka ka sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit. Pas ngjarjes, ai është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e konfliktit.