Tag: kasaj

  • TAEKWONDO/ Spektakël në Kupë, Tirana fiton 26 medalje

    TAEKWONDO/ Spektakël në Kupë, Tirana fiton 26 medalje

    Taekwondo mbylli edicionin e Kupën së Shqipërisë, një turne që këtë vit u zhvillua në Shkodër. Afro 270 sportistë garuan ndërmjet tyre, ku në fund, fitues u shpall ekipi i Tiranës.
    Nën drejtimin e trajneres Arjola Kasaj, bardheblutë konkurruan me 26 sportistë, në të gjithë kategoritë, duke dominuar Kupën e Shqipërisë me 15 vende të para, 6 vende të dyta dhe 5 të treta. Në kategorinë për të rritur, Tirana arriti të fitojë 7 medalje ari dhe 4 argjend.

    Tirana doli me madje ari edhe në kategorinë e të rinjve ku Kidlin Kasaj dhe Pelivan Merdanaj siguruan medalje ari në peshat e tyre.
    Me Arjola Kasaj në stol, Tirana vijon rrugëtimin fantastik në Shqipëri, këtë herë duke shkëlqyer në Kupën  e Shqipërisë.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Në makinë me autorin e atentatit në Fallkë! Pranga edhe Ferhat Kajës, dhunoi pronarin e lokalit ‘Tokyo’ në Tiranë

    Në makinë me autorin e atentatit në Fallkë! Pranga edhe Ferhat Kajës, dhunoi pronarin e lokalit ‘Tokyo’ në Tiranë

    Laret Kasaj dhe Ferhat Kaja

    TIRANË-Një operacion i policisë së Tiranës ka çuar në arrestimin e të riut që dhunoi pronarin e lokal ‘Tokyo’ Laret Kasaj, pas sherrit të dyshuar për aksionin e lirimit të hapësirave publike. Ferhat Kaja ndodhej në makinë me Kid Kazain, autorin e atentatit ndaj Arbër Gorejas më 30 maj.

    Ferhat Kaja dhe Oltian Kaja, pronarët të lokalit “Stockholm” u shpallën në kërkim si autorë të dhunës brutale ndaj pronarit të restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj në Deliorgj. Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e 21 korrikut, dyshohet se ka ardhur si pasojë e një denoncimi që Kasaj kishte bërë pranë Kryeministrisë, ku ai kishte raportuar për uzurpimin e hapësirave publike dhe vendosjen e tendave të jashtëligjshme.
    Vetë biznesmeni, Laert Kasaj ka mohuar akuzat e bëra ndaj tij dhe pretendon se shkaku i sulmit ka qenë një postim i shpërndarë nga një portal online, ku përmendej dhe lokali “Stockholm”./ZËRI

  • Sërish erë korrupsioni te AKSHI! Laert Kasaj merr 860 milionë nga Mirlinda Karçanaj 

    Sërish erë korrupsioni te AKSHI! Laert Kasaj merr 860 milionë nga Mirlinda Karçanaj 

    Një tender i dyshimtë me vlerë qindra milionë lekë ka rënë sërish në duart e biznesmenit të njohur Laert Kasaj, i cili vetëm pak javë më parë u bë protagonist i një ngjarjeje të rëndë në Tiranë.
    Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) shpalli fituese kompaninë RATECH, pjesë e R&M Group, në tenderin me objekt “Mirëmbajtja e sallës së monitorimit për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve”. Fondi limit i këtij tenderi ishte 79,996,200 lekë të reja pa TVSH ose rreth 960 milionë lekë të vjetra me TVSH, ndërsa vlera fituese u shpall 71,996,600 lekë pa TVSH ose rreth 860 milionë lekë të vjetra me TVSH. Në përqindje, kjo përbën 90% të fondit limit, një shifër tipike për tenderat e paracaktuar, ku nuk ka konkurrencë reale.

    Dokumentet e tenderit tregojnë se në garë kanë marrë pjesë pesë kompani. Nga këto, tre ofruan çmime më të ulëta se kompania e Kasaj, por pavarësisht kësaj, ato u skualifikuan. Ndërkohë, një kompani tjetër nuk paraqiti fare ofertë, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se procesi ishte i manipuluar që në fillim. Kjo është një skemë e njohur në tenderat publikë shqiptarë: firmat e “shokëve” futen për të rritur artificialisht numrin e pjesëmarrësve, por fituesi është vendosur paraprakisht.

    RATECH, fituesja e tenderit, është e regjistruar formalisht në emër të Migen Kasajt, me administrator Laert Kasajn. Por sipas të dhënave, “de facto” pronar është vetë Laert Kasaj. Për të shmangur ekspozimin, ai në korrik 2024 ia dhuroi kompaninë të vëllait, ndërsa në praktikë vijon ta kontrollojë vetë. Ky manovrim juridik është përdorur shpesh nga biznesmenë të lidhur me pushtetin për të fshehur konfliktet e interesit dhe për të shmangur verifikimet e institucioneve.

    Kjo aferë tenderash vjen vetëm pak kohë pas një episodi të bujshëm ku Kasaj u përfshi si viktimë. Më 21 korrik 2025, rreth orës 22:30, ai u dhunua brutalisht në kompleksin “Delijorgji” në Tiranë. Sipas burimeve, sulmuesit dyshohet të kenë qenë pronarët e barit “Stockholm”, përballë kompleksit, të cilët nuk e kanë përtypur mirë një denoncim të mundshëm të Kasajt pranë kryeministrit, lidhur me uzurpimin e hapësirave publike dhe vendosjen e tendave pa leje nga lokalet e zonës. Për këtë arsye, në rrethin e biznesit ai u etiketua si “spiun”.

    Ironia është se vetëm pak javë pas dhunimit, Kasaj përfitoi një kontratë të majme publike me vlerë 860 milionë lekë të vjetra.
    Ky rast ngre pikëpyetje të mëdha mbi mënyrën se si AKSHI menaxhon fondet publike dhe se si kompani të lidhura me individë të kontestuar arrijnë të përfitojnë kontrata kaq të mëdha, pavarësisht se ka oferta më të ulëta dhe më konkurruese në garë. Modeli është i njëjtë: tenderat duket se bëhen për sy e faqe, ndërsa paratë shkojnë tek të njëjtët emra.
    Pra, ndërsa pak javë më parë u përfol si “spiun” dhe u dhunua fizikisht, sot Kasaj është përfitues i rreth 860 milionë lekëve nga një tender publik i AKSHI-t, me të gjitha gjasat i fituar në mënyrë të dyshimtë.
    /JOQ/

  • U rrah brutalisht nga pronari i lokalit me shtesën pa leje, biznesmeni Kasaj: Sulm i organizuar, erdhën poshtë zyrës sime dhe më goditën me mjete të forta

    U rrah brutalisht nga pronari i lokalit me shtesën pa leje, biznesmeni Kasaj: Sulm i organizuar, erdhën poshtë zyrës sime dhe më goditën me mjete të forta

    Biznesmeni Laert Kasaj ka reaguar publikisht pasi u rrah brutalisht në Tiranë disa ditë më parë.

    Ai shprehet se persona me mjete të forta i kanë shkuar poshtë zyrës dhe e kanë dhunuar.
    Biznesmeni thekson se nuk ka bërë asnjë denoncim, ashtu siç pretendojnë autorët.
    Sipas dëshmitarëve, në momentin e sulmit një nga agresorët i është drejtuar Laert Kasajt me fjalët: “Pse më ke denoncuar?”. Motivi i sherrit dyshohet se është prishja e tendave pa leje pavarësisht se dhe restoranti “Tokyo” është prekur nga aksioni i IKMT në kryeqytet.
    Uniformat blu bëjnë me dije se, autorët e dyshuar të dhunës janë Ferhat dhe Oltian Kaja, të dy vëllezërit janë shpallur në kërkim. Autorët e dyshuar janë pronarët e lokalit “Stockholm”, që ndodhet përballë kompleksit ku ndodhi përplasja.
    “Në këto ditë të vështira për mua dhe familjen time, ndjej nevojën të ndaj disa fjalë me publikun.Para dy ditësh jam bërë objekt i një sulmi të dhunshëm, të paramenduar dhe të organizuar, ngapersona konkretë që kanë ardhur poshtë zyrës sime të pajisur me mjete të forta. Pavarësisht seishte një ngjarje e paprovokuar, në vend që të dënohej dhuna, janë bërë përpjekje për tajustifikuar atë, madje duke më akuzuar se e kam nxitur vetë.
    Shkak për gjithë këtë, sipas vetë autorëve, është bërë një postim i shpërndarë nga një portalonline, në të cilin përmendet lokali i tyre ndër të tjerë. Ironikisht, në atë postim, lokali nëpronësinë time është ai që shihet në disa foto, ndërsa të tjerët, përfshirë lokalin e autorëve,pasqyrohen më pak. Megjithatë, kjo u mjaftoi për të më vënë në shënjestër.
    Për më tepër, janë shpërndarë lajme të rreme se unë paskam bërë denoncime te Kryeministrikundër autorëve. Ky është një pretendim absurd, pasi unë nuk kam asnjë kontakt meKryeministrin dhe, pas rreth 20 vitesh në biznes, nuk kam nevojë të merrem me punët e tëtjerëve, aq më pak me persona që as nuk janë konkurrentët e mi. Zotëroj 12 kompani që janëndër më të suksesshmet në Shqipëri në fushat e tyre.
    Këto biznese punësojnë rreth 250 punonjës, të cilët çdo ditë japin më të mirën e tyre me përkushtim dhe profesionalizëm. Ata nuk kanë pse të përballen me pasiguri apo frikë, për shkak të një fushate të padrejtë që nuk ka të bëjë me punën tonë.
    Në këtë klimë të rënduar, më shqetëson edhe se si disa portale online publikojnë çdo gjë që usjell klikime, pa verifikuar burimet, pa u interesuar për të vërtetën, pa menduar për pasojat qësjellin mbi njerëzit. Kjo është një sjellje e rrezikshme, që ushqen dhunë, urrejtje dhe ndjenjëpadrejtësie.Në përfundim, kam vendosur të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të mbrojtur dinjitetin tim, tëvërtetën dhe të drejtën time për të mos u përballur me dhunë dhe shpifje”, ka shkruar Laert Kasaj.

    Top Channel

  • U dhunua brutalisht! FOTOT- Me sy të nxirë e hematoma në fytyrë, ja si paraqitet gjendja e Laert Kasajt

    U dhunua brutalisht! FOTOT- Me sy të nxirë e hematoma në fytyrë, ja si paraqitet gjendja e Laert Kasajt

    Laert Kasaj

    TIRANË-Janë publikuar fotot nga spitali të pronarit të “Tokyo”, Laert Kasaj, i cili u dhunua brutalisht nga pronari i lokalit “Stockholm”, Ferhat Kaja, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme tek kompleksi “Delijorgji”. Në imazhet e ndara, biznesmeni shihet në spital me hematoma e fasho në fytyrë dhe sy të nxirë.

    Laert Kasaj

    Laert Kasaj

    Laert Kasaj

    Pronari i restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj është dhunuar nga biznesmeni Ferhat Kaja, si edhe një person tjetër i afërm i tij, Oltian Kaja, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia. Dhuna dyshohet se ka ardhur si pasojë e një denoncimi që Kasaj kishte bërë pranë Kryeministrisë, ku ai kishte raportuar për uzurpimin e hapësirave publike dhe vendosjen e tendave të jashtëligjshme nga disa lokale përreth./ZËRI

    522600296 1176719641164794 4707853063692376630 n

    522506436 1176719701164788 724343395092191156 n

    522393360 1176719744498117 4957015075077892085 n

  • “Pse më denoncove?“, Policia pas 3 ditësh shpall në kërkim vëllezërit Kaja të “Stockholm” që dhunuan biznesmenin

    “Pse më denoncove?“, Policia pas 3 ditësh shpall në kërkim vëllezërit Kaja të “Stockholm” që dhunuan biznesmenin

    Pronari i rrjetit të lokaleve, “Stockholm”, Ferhat Kaja akuzohet se ka dhunuar brutalisht biznesmenin konkurent Laert Kasaj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së martës (22 Korrik) tek Kompleksi “Delijorgji”.
    Sipas burimeve, pronari i restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj është dhunuar nga biznesmeni Ferhat Kaja, si edhe një person tjetër i afërm i tij, Oltian Kaja, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.
    Autorët mësohet se janë pronarë të lokalit “Stockholm”, që ndodhet përballë kompleksit “Delijorgji” ku ndodhi ngjarja dhe ku ndodhet restoranti i Laert Kasajt.
    Sipas dëshmitarëve, në momentin e sulmit një nga agresorët i është drejtuar Laert Kasajt me fjalët: “Pse më ke denoncuar?”.
    Mësohet se shkak i sherrit ka qenë aksioni i lirimit të hapsirave publike, ku Policia Bashkiake dhe Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, hoqi tendat e lokaleve dhe strukturat metalike të vendosur prej bizneseve.
    Dyshohet se shkak për sherrin ka qenë denoncimi i Laert Kasajt ndaj biznesit të Ferhat Kajat,  pikërisht per zaptimin e hapësirës publike.
    Për këtë ngjarje Policia ka reaguar me një njoftim të shkurtër vetëm pas 3 ditësh, kur çeshtja është bërë mediatike, teksa e cilëson ngjarjen si të ndodhur për motive të dobëta.
    “Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2: Shpallën në kërkim shtetasin Ferhat Kaja, 31 vjeç dhe Oltian Kaja, 30 vjeç, pasi me datë 21.07.2025, rreth orës 22:30, në Rrugën e Kavajës, tek kompleksi “Delijorgji” dyshohet për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dyshohet dhe me sende të forta shtetasit E. K dhe Laert Kasaj, të cilët pas marrjes së asistencës mjekësore u larguan për në banesë. Punohet për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit”, njoftoi policia.
    Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe është vënë në ndjekje të autorëve të dyshuar.

    Në foto, pronari i restorantit Laert Kasaj, i dhunuar me hematoma në fytyrë dhe sy të nxirë

  • Sherr me grushte mes tre personave në Tiranë, shkak hapësira publike! Dy vëllezër dhunojnë pronarin e lokalit që “i denoncoi”

    Sherr me grushte mes tre personave në Tiranë, shkak hapësira publike! Dy vëllezër dhunojnë pronarin e lokalit që “i denoncoi”

    Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim vëllezërit Ferhat Kaja, 31 vjeç dhe Olti Kaja, 30 vjeç, pasi akuzohen se dy ditë më parë, më datë 21 korrik, tek kompleksi “Delijorgji”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dhe me sende të forta shtetasit E. K dhe Laert Kasaj.

    Siç mëson gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, vëllezërit Ferhat dhe Olti Kaja, rezultojnë të jenë pronarë të një lokali përballë kompleksit “Delijorgji”.
    Ata dyshohet se kanë dhunuar pronarin e një lokali tjetër, Laert Kasaj.

    Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë një konflikt për hapësirat publike.
    Burime pranë policisë thonë se në ditët e fundit, nëpër faqe të ndryshme online, ka pasur disa denoncime të ndryshme për mos heqjen e pjesëve metalike mbi trotuar.
    Vëllezërit Kaja, kanë pasur dyshime se biznesi i tyre ishte publikuar nga Kasaj dhe kanë shkuar për t’i kërkuar sqarim, por Kasaj menjëherë ka reaguar keq dhe ka nisur t’i shajë.
    Në këtë moment të tre janë rrahur me grushte me njëri-tjetrim, por më i dëmtuar ka mbetur Kasaj, i cili është dërguar në spital për mjekim për disa orë. Vëllezërit Kaja vijojnë të jenë në kërkim.

  • Dhunuan brutalisht Laert Kasajn! Shpallet në kërkim pronari i “Stockholm”, Ferhat Kaja dhe i afërmi i tij

    Dhunuan brutalisht Laert Kasajn! Shpallet në kërkim pronari i “Stockholm”, Ferhat Kaja dhe i afërmi i tij

    Laert Kasaj

    TIRANË- Pas përplasjes fizike të regjistruar mbrëmjen e së hënës në kompleksin “Delijorgji” në Tiranë, ku Laert Kasaj, pronari i restorantit “Tokyo”, u dhunua në mënyrë brutale nga disa persona, Policia ka shpallur në kërkim Ferhat Kajën dhe të afërmin e tij, si autorë të sulmit. Të dy dyshohet se janë pronarë të lokalit “Stockholm”, që ndodhet përballë kompleksit ku ndodhi ngjarja.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1: shpallën në kërkim shtetasin F. K., 31 vjeç dhe O. K., 30 vjeç, pasi me datë 21.07.2025, rreth orës 22:30, në Rrugën e Kavajës, tek kompleksi “Delijorgji” dyshohet për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dyshohet dhe me sende të forta shtetasit E. K dhe L. K, të cilët pas marrjes së asistencës mjekësore u larguan për në banesë. Punohet për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.

    Çfarë ndodhi në Deliorgj
    Laert Kasaj, pronari i restorantit “Tokyo”, u dhunua brutalisht mbrëmjen e 21 korrikut. Kasaj u sulmua nga pronarët e barit “Stockholm”, ku shkak dyshohet të jetë bërë zaptimi i hapësirave publike. Dhuna dyshohet se ka ardhur si pasojë e një denoncimi që Kasaj kishte bërë pranë Kryeministrisë, ku ai kishte raportuar për uzurpimin e hapësirave publike dhe vendosjen e tendave të jashtëligjshme nga disa lokale përreth. Kasaj është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet ende në gjendje të rëndë shëndetësore./ZËRI

  • VD-Dhunohet barbarisht biznesmeni Laert Kasaj, shkak, përplasjet për zaptimin e hapësirave publike te Delijorgji

    VD-Dhunohet barbarisht biznesmeni Laert Kasaj, shkak, përplasjet për zaptimin e hapësirave publike te Delijorgji

    Laert Kasaj

    TIRANË-Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në ambientet e kompleksit “Delijorgji”, ku është dhunuar brutalisht pronari i restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj.
    Sipas burimeve të JOQ Albania, Kasaj është sulmuar nga disa persona të cilët dyshohet se janë pronarët e barit “Stockholm”, një lokal që ndodhet përballë kompleksit “Delijorgji”. Dhuna dyshohet se ka ardhur si pasojë e një denoncimi që Kasaj kishte bërë pranë Kryeministrisë, ku ai kishte raportuar për uzurpimin e hapësirave publike dhe vendosjen e tendave të jashtëligjshme nga disa lokale përreth.
    Burime të redaksisë bëjnë me dije se Kasaj është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet ende në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka ndërhyrë vetëm pasi ngjarja kishte përfunduar dhe biznesmeni ishte në nevojë për ndihmë mjekësore.
    Në video shfaqet momenti i përplasjes fizike, ku dëgjohen qartë të shara dhe ofendime, ndërsa një person, i cili dyshohet të jetë Laert Kasaj, shihet duke mbuluar fytyrën e përgjakur me bluzën e tij.

    Aktualisht nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që denoncimi i mëparshëm i Kasajt ndaj shkeljeve urbane nga lokalet fqinje po shihet si motiv kryesor i sulmit fizik ndaj tij.
    Në një mesazh të ardhur në redaksinë e JOQ Albania thuhej:
    “Mbrëmë në orën 22:30 në darkë, brenda kompleksit Delijorgji kanë rrahur shumë keq dhe ndodhet akoma në spital pronarin e restorantit Tokyo, Laert Kasaj, pronarët e barit Stockholm-it me arsyen pse i ka denoncuar tek kryeministri për të hequr tendat e lokaleve. Ja ku e mori makina e policisë, e çoi në spital.”

  • Vrasja e dy britanikëve nga shqiptari, zbardhen detaje, 34-vjeçari ka qenë nën masën ‘liri me kusht’

    Vrasja e dy britanikëve nga shqiptari, zbardhen detaje, 34-vjeçari ka qenë nën masën ‘liri me kusht’

    Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e dy të rinjve në Britaninë e Madhe nga një 34-vjeçar shqiptar.

    Mëngjesin e 3 shtatorit të vitit 2023, Emiljano Kasaj përplasi për vdekje një këmbësor, Leo Moran dhe një çiklist Joel Carriedo. Kësaj i cili ishte emigrant ilegal, ka qenë në masën ‘liri me kusht’ në momentin që ka ndodhur ngjarja e rëndë.
    Në mars të këtij viti, Kasaj u deklarua fajtor për një akuzë për ‘vrasje të mbetur në tentativë’ dhe dy akuza për ‘ vrasje të paqëllimshme’.
    Në seancën gjyqësore që u mbajt sot, u shfaqën pamje filmike nga kamerat e sigurisë ku Kasaj, i cili drejtonte një automjet ‘Mercedes Benz’ është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe më pas u përplas me murin e një shtëpie.
    Mediat britanike raportojnë se 34-vjeçari, është diagnostikuar me një psikozë paranojake të lidhur me skizofreninë.
    “Ai i tha psikiatrit mbrojtës se, pasi kishte lënë shkollën, kishte punuar në një larje makinash dhe më pas kishte udhëtuar për në Athinë për të gjetur punë. Ai erdhi në Mbretërinë e Bashkuar rreth dy vjet para veprave penale dhe ishte vendosur në Coventry”, shkruajnë mediat britanike.
    Në gusht të 2022, ai u arrestua pasi kishte mbërritur në Angli ilegalisht. Më 7 tetor po të të njëjtit vit, ai u lirua me kusht në mënyrë që më pas të regjistrohej në Qendrën e Imigracionit në Solihull, por që nuk u paraqit më.
    Në seancën e mbajtur sot, u paraqitën prova se Kasaj vuan nga një sëmundje e rëndë mendore e cila mund të jetë përkeqësuar nga përdorimi i kanabisit apo kokainës para se t’i merrte jetën dy shtetasve britanikë.

    Top Channel