Objektet e kultit në Shqipëri nuk gjejnë qetësi as nga zjarret dhe as nga njerëzit. Vendet ku adhurohet Zoti kthehen shpesh shënjestra edhe të kontigjentëve kriminalë, teksa së fundmi është plaçkitur edhe një prej tyre në fshatin Grabovë të Gramshit.
Policia vendore konfirmoi ngjarjen e ndodhur. Kallëzimi në Komisariat është bërë nga E. Xh., 42 vjeç, se në kasafortën e objektit të kultit fetar që ai ka në administrim, në fshatin Grabovë, kanë vjedhur një shumë parash.
“Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, tha policia, teksa ekspertët janë përpjekur të këqyrin për gjurmë daktiloskopike dhe prova të tjera.
Nuk jepen detaje rreth dinamikës dhe dyshimeve për autorësinë dhe shumën e grabitur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Tag: kasafortën
-

Grabiten paratë në kasafortën e objektit të kultit në Gramsh, autorët të paidentifikuar
-

Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen se kanë vjedhur një kasafortë me 15 000 euro nga një banesë në rrugën “Muhamet Gjollesha” në kryeqytet, më datë 2 qershor 2025.
Të arrestuarit janë shtetasit A. Xh., 40 vjeç, dhe L. Gj., 38 vjeç, të dy banues në Vlorë dhe me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje. Sipas hetimeve, njëri prej tyre, A. Xh., ndodhej në masë sigurie “arrest në shtëpi” pikërisht për këtë vepër penale, në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
Autoritetet kanë sekuestruar edhe automjetin e dyshuar që është përdorur për kryerjen e vjedhjes. Arrestimet u kryen pas hetimeve të nisura nga kallëzimi i banorit të dëmtuar.
Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. -

Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, vihen në pranga dy autorët në Tiranë
Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë vjedhur një kasafortë me 15 000 euro nga një banesë në rrugën “Muhamet Gjollesha” në kryeqytet, më datë 2 qershor 2025.
Të arrestuarit janë shtetasit Arbnor Xhimaj 40 vjeç, dhe Lejdjan Gjoka, 38 vjeç, të dy banues në Vlorë dhe me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje. Sipas hetimeve, Xhimaj, ndodhej në masë sigurie “arrest në shtëpi” pikërisht për këtë vepër penale, në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
Autoritetet kanë sekuestruar edhe automjetin e dyshuar që është përdorur për kryerjen e vjedhjes. Arrestimet u kryen pas hetimeve të nisura nga kallëzimi i banorit të dëmtuar.
Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.Top Channel
-

VD- Grabitet banesa e mjekut pediatër Dritan Alushani/ Vidhet kasaforta me 15 mijë euro, USB dhe dokumente
Pamje nga grabitja
TIRANË- Një grabitje ka ndodhur në një banesë në Tiranë. ZËRI ka mësuar se “pre” e grabitësve ka përfunduar banesa e një mjeku pediatër, Dritan Alushanit. Autorët janë futur në banesë, e cila ndodhet pranë një qendre tregtare në zonën e “Zogut të Zi” në kryeqytet, duke marrë kasafortën me rreth 15 mijë euro brenda saj. Përveç sendeve me vlerë kanë marrë edhe dokumente, por edhe USB dhe hardisk me të dhëna. Aktualisht, 2 prej grabitëve janë vendosur në pranga. Ata janë identifikuar si: Lejdjan Gjoka dhe Arbnor Xhimaj. Ky i fundit ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpi”, pasi ishte i dënuar për vjedhje. Por kishte thyer masën e sigurisë për të kryer një tjetër shkelje.
Në pamjet e publikuara nga Policia, duken dy autorët që dalin nga ashensori me kasafortën në duar, dhe e fusin në mjetin e tyre.
PAMJET E PUBLIKUARA NGA POLICIA:NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.
Vodhën kasafortën me 15 000 euro, në një banesë, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Të 2 të arrestuarit, të dënuar më parë për vjedhje. Njëri prej tyre, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për këtë vepër penale. Sekuestrohet automjeti i dyshuar i përdorur nga autorët, për të realizuar vjedhjen. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, pas kallëzimit nga një shtetas, se i kishin vjedhur kasafortën me një shumë parash, në banesë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Reagimi”, për zbardhjen e rastit.
Si rezultat i operacionit u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: A. Xh., 40 vjeç dhe L. Gj., 38 vjeç, të dy banues në Vlorë, të dënuar më parë për vjedhje. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi A. Xh. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”. Nga hetimet e kryera gjatë operacionit dyshohet se këta shtetas, më datë 02.06.2025, kanë vjedhur një kasafortë me 15 000 euro, në një banesë në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI -

Hajdutët grabisin kasafortën e biznesit me furgon, bien në kanal
Një biznes në Lushnje u grabit. Gjatë natës hajdutët kanë hyrë në thertore dhe kanë vjedhur kasafortën si dhe kanë marrë një nga furgonat e kompanisë për ta transportuar dhe larguar nga vendngjarja.
Gjatë largimit në nxitim, hajdutët kanë gabuar dhe kanë dalë nga rruga me makinën që po kryenin vjedhjen dhe kanë rënë në kanalin kullues.
Pasi furgoni me të cilin po largoheshin ka rënë në kanal në dalje të fshatit Golem i vogël drejt autostradës, autorët janë larguar me një tjetër mjet dhe sipas burimeve nga policia kanë dalë në autostradën Lushnje-Rrogozhinë.
Në zonë po merren edhe pamjet filmike nga kamerat e sigurisë së bizneseve për të gjetur dhe për të zbardhur dinamikën e ngjarjes si dhe për të zbuluar se me çfarë mjeti shkuan autorët për të kryer vjedhjen. -

Hajdutët në Lushnjë grabisin kasafortën e biznesit dhe furgonin, gjatë largimit përfundojnë në kanal
Një biznes në afërsi të Golemit në Lushnje ka rënë pre e grabitjes gjatë orëve të natës.
Mësohet se në një biznes thertore kanë hyrë disa persona dhe kanë vjedhur kasafortën si dhe kanë marrë një nga furgonat e kompanisë për ta transportuar dhe larguar nga vendngjarja. Gjatë largimit në nxitim, hajdutët kanë gabuar dhe kanë dalë nga rruga me makinën që po kryenin vjedhjen dhe kanë rënë në kanalin kullues.
Policia në vendngjarje ka kryer ekspertizën dhe ka dokumentuar provat që mund të çojnë në gjetjen dhe kapjen e autorëve.
Gjithashtu në zonë po merren edhe pamjet filmike nga kamerat e sigurisë së bizneseve për të gjetur dhe për të zbardhur dinamikën e ngjarjes si dhe për të zbuluar se me çfarë mjeti shkuan autorët për të kryer vjedhjen.
Pasi furgoni me të cilin po largoheshin ka rënë në kanal në dalje të fshatit Golem i vogël drejt autostradës, autorët janë larguar me një tjetër mjet dhe sipas burimeve nga policia kanë dalë në autostradën Lushnje-Rrogozhinë.