Tag: karton

  • Goditi me shqelm në fytyrë portierin e Barcelonës, sulmuesi shqiptar ndëshkohet me karton të kuq pas ndërhyrjes horror

    Goditi me shqelm në fytyrë portierin e Barcelonës, sulmuesi shqiptar ndëshkohet me karton të kuq pas ndërhyrjes horror

    Vedat Muriqi e ka nisur mjaft keq sezonin e ri të La Ligës me Mallorcan, kjo pasi në ndeshjen hapëse me Barcelonën, është ndëshkuar me karton të kuq pas vetëm 39 minutash lojë. Pas një sulmi në zonën katalanase, Muriqi zgjati këmbën për të kapur topin, por në vend të tij, ai gjeti kokën e portierit Joan Garcia.
    Gjyqtari e ndëshkoi si fillim me karton të verdhë “Piratin”, por pas një rishikimi me VAR, vendosi që ngjyra e kartonit të ishte e kuqe. Kjo gjë i përkeqësoi gjërat për skuadrën e tij, e cila jo vetëm po humbte me dy gola diferencë, por ngeli me dy lojtarë më pak, pasi 6 minuta më parë ishte ndëshkuar me të kuq edhe Morlanes.

  • VIDEO/ Muriqi bën “karate” në vend të futbollit, shkelmi në kokën e portierit të Barçës e nxjerr me karton të kuq

    VIDEO/ Muriqi bën “karate” në vend të futbollit, shkelmi në kokën e portierit të Barçës e nxjerr me karton të kuq

    Ndeshja e parë e sezonit ka zgjatur vetëm 39 minuta për Vedat Muriqin. Sulmuesi shqiptar është larguar nga fusha përpara kohe, teksa është ndëshkuar me karton të kuq. Shkelmi i Muriqit në stilin e arteve marciale përfundoi në kokën e portierit të Barcelonës.
    Një ndërhyrje e tillë, ndonëse në dyluftim për zotërimin e topit, nuk mund të tolerohej kurrsesi nga gjyqtari kryesor i takimit. Ky i fundit i tregoi “piratit” kartonin e kuq, i cili shkoi në dhomën e zhveshjes përpara kohe. Ndërkaq, Barcelona është duke fituar me shifrat 0-2 në transfertën kundër Majorkës./Sport Ekspres/

  • U ndëshkua me karton të kuq në minutën e 7, Kurtuaja i tërheq veshin shokut të ekipit: U bë ndeshja e dytë që ndodh i njëjti gabim

    U ndëshkua me karton të kuq në minutën e 7, Kurtuaja i tërheq veshin shokut të ekipit: U bë ndeshja e dytë që ndodh i njëjti gabim

    Reali i Madridit mori mbrëmjen e djeshjme fitoren e parë nën drejtimin e Çabi Alonsos. Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për spanjollët, teksa Asensio u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 7. Por Reali diti si ta menaxhojë lojën dhe në fund ia doli të mposhtte Paçukën me rezultatin 3-1.
    Tibu Kurtuaja ka thënë për “DAZN”-in pas përfundimit të sfidës se u bë hera e dytë që ndodh i njëjti gabim te madrilenët. Portieri belg i ka “tërhequr veshin” Asensios, teksa është shprehur se shokët e tij të skuadrës duhet të tregohen më inteligjent në ndërhyrjet e tyre.
    “U bënë dy ndeshje dhe në të dyja herët ndodhi pak a shumë i njëjti gabim. Duhet të jemi më tepër inteligjentë dhe të mos shkaktojmë goditje dënimi të tilla. Por nuk ka problem, do të luftojmë për të dhe do të fitojmë pa të (Asension)”, ka deklaruar Tibu Kurtuaja./Sport Ekspres/

  • Me karton të kuq në dorë, i vetmi deputet opozitar në Kuvend që votoi kundër

    Me karton të kuq në dorë, i vetmi deputet opozitar në Kuvend që votoi kundër

    Nga salla e Kuvendit, një moment po bëhet viral. Në një sallë bosh nga ana e opozitës në Kuvend, i vetmi që ishte prezent ka qenë deputeti Dashnor Sula. I ulur dhe me karton të kuq në dorë. Ai shoqëroi momentin e votimit duke e ngritur kartonin kundër projektligjit, teksa kolegët e tij të mazhorancës që arritën të bënin edhe kuorumin, edhe shumicën, e kaluan me 72 vota.
     

  • FOTOLAJM/ Me karton të kuq në dorë, Sula i vetmi deputet opozitar në Kuvend, votoi kundër

    FOTOLAJM/ Me karton të kuq në dorë, Sula i vetmi deputet opozitar në Kuvend, votoi kundër

    Një moment pikant nga votimi në Kuvend ditën e sotme ishte salla bosh në krahun e opozitës, e cila e braktosi në momentin që do votohej për projektligjin e performancës së energjisë në ndërtesa.
    I vetmi që ishte prezent ka qenë deputeti demokrat Dash Sula. I ulur dhe me karton të kuq në dorë, ai shoqëroi momentin e votimit, duke e ngritur kartonin kundër projektligjit, teksa kolegët e tij të mazhorancës që arritën të bënin edhe kuorumin, edhe shumicën, e kaluan me 72 vota.

  • Kampioni i botës “tradhton” Aston Villa-n, e mbyll me karton të kuq ndeshjen e fundit për këtë klub (video)

    Kampioni i botës “tradhton” Aston Villa-n, e mbyll me karton të kuq ndeshjen e fundit për këtë klub (video)

    25 Maj 2025

    18:05

    Telesport

    Ndeshja e fundit e Emiliano Martinez me fanellën e Aston Villa nuk ka shkuar aspak siç pritej. Argjentinasi është ndëshkuar me karton të kuq në sfidën ndaj Manchester United, për një ndërhyrje të gabuar ndaj Rasmus Hojlund në fund të pjesës së parë jashtë zonës së rreptësisë. SHIHVIDEON
    Rezultati i takimit është 0-0, por miqtë do të luajnë me një lojtar më pak në pjesën e dytë. Manchester United nuk luan për asnjë objektiv sot, ndërsa Aston Villa është ende në garë për një biletë për në Champions League.
    Ekipi i drejtuar nga Unai Emery do ta ketë shumë të vështirë pjesën e dytë me një lojtar më pak ndaj “Djajve” dhe i duhet me patjetër fitorja për të shpresuar për biletën që të dërgon në Champions League.
    Sa për Emiliano Martinez, argjentinasi nuk e meritonte ta mbyllte kështu aventurën me Aston Villa-n.

  • Portieri i njohur spanjoll e mbyll karrierën me “turp”, ndëshkohet me karton të kuq në ndeshjen e fundit (video)

    Portieri i njohur spanjoll e mbyll karrierën me “turp”, ndëshkohet me karton të kuq në ndeshjen e fundit (video)

    23 Maj 2025

    21:47

    Telesport

    Inter është duke fituar 0-1 në transfertë ndaj Como, në ndeshjen e fundit për këtë sezon në Serie A. Rezultati u zhbllokua nga Stefan De Vrij, holandezi shënoi me kokë në minutën e 21-të pas krosimit nga këndi nga Hakan Calhanogolu.
    Në fund të pjesës së parë, vendasit mbetën me 10 lojtarë, pasi Pepe Reina u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të gabuar ndaj Mehdi Taremi jashtë zonës së rreptësisisë.
    Pasi ndërhyri VAR dhe arbitri pa pamjet në ekran, vendosi të nxjerrë jashtë fushe portierin spanjoll, për të cilin sot është ndeshja e fundit në karrierë. 42-vjeçari do të tërhiqet përfundimisht nga futbolli i luajtur pas sfidës së sotme.
    SHIKORASTIN

  • Video/ Trofeu i parë pas 17 vitesh, Tottenham fiton në Bilbao dhe ngre për herë të tretë Ligën e Europës! Sezon i dështuar për Man. United

    Video/ Trofeu i parë pas 17 vitesh, Tottenham fiton në Bilbao dhe ngre për herë të tretë Ligën e Europës! Sezon i dështuar për Man. United

    Tottenham është kampion i Europa League, duke mposhtur në finale Manchester United me rezultatin minimal 1-0 në Bilbao, falë një goli të realizuar nga Johnson në minutën e 42-të.

    Skuadra e Amorim nuk arriti të shfrytëzonte rastet në pjesën e dytë dhe pavarësisht tentativave të Garnacho, Hojlund Shaw dhe Casemiro, nuk mundën të ndryshojnë rezultatin.
    Ndeshja ishte e fortë dhe me tensione, me disa kartonë të verdhë të akorduar për lojtarët si Maguire, Zirkzee, Bissouma, Diallo dhe Van de Ven. Trajnerët bënë shumë zëvendësime në pjesën e dytë, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
    Ky është trofeu i parë për “Spurs”-at që nga viti 2008 dhe hera e tretë në histori që ata fitojnë këtë kompeticion europian.
    Pavarësisht një sezoni zhgënjyes në Premier League, Tottenham arrin të mbyllë edicionin me një sukses madhor, që i siguron gjithashtu edhe një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm. Fitorja në këtë finale vjen si një shpërblim i madh për ekipin e Postecoglou.
    Nga ana tjetër, Manchester United e mbyll një nga sezonet më të errëta në historinë e klubit, pa asnjë trofe dhe me shumë pikëpyetje mbi të ardhmen.
    Sfida u transmetua drejtpërsëdrejti në DigitAlb.
    Rezultati:
    Tottenham 1-0 Manchester United
    Johnson 42′
    Komenti Live:
    90+9′ Mbyllet finalja e Europa League me fitoren 1-0 të Tottenham!
    90+8′ Casemiro provon me një roveshatë brenda zonës, por topi shkon jashtë kuadratit.
    90+7′ Shaw provon me kokë nga shumë afër, por Vicario arrin ta ndalë.
    90+5′ Yoro provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon mbi kuadrat.
    90+2′ Johnny Evans ndëshkohet me karton të verdhë nga stoli për protesta.
    90′ Akordohen 7 minuta shtesë.
    89′ Dy zëvendësime te Tottenhami. Largohen Pedro Porro dhe Udogie, në vendet e tyre futen Gray dhe Spence.
    88′ Maguire shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Romeros dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
    85′ Zëvendësim te Manchester United. largohet Mazraoui dhe në vendin e tij futet Dalot.
    84′ Zirkzee shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
    78′ Zëvendësim te Tottenham, largohet autori i golit Johnson dhe në vendin e tij futet Danso.
    74′ Garnacho tenton me një gjuajtje brenda zonës, por Vicario arrin t’i mohojë golin e barazimit.
    72′ Mazraoui hedh një krosim të rrezikshëm në zonë, që gjen Fernandes, tentativa e të cilit shkon jashtë kuadratit.
    71′ Dy zëvendësime te Manchester United. Largohen Hojlund dhe Mount, në vendet e tyre futen Zirkzee dhe Garnacho.
    68′ Vicario nuk kontrollon dot si duhet një top në zonë dhe Hojlund godet me kokë, por Van de Ven largon në mënyrë fantastike rrezikun në vijën fatale.
    68′ Bissouma tenton të vonojë lojën pas një faulli dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
    66′ Zëvendësim te Tottenham. Largohet Richarlison dhe në vendin e tij futet Heung-Min Son.
    58′ Bruno Fernandes hedh një krosim të rrezikshëm në zonë, me Vicarion që ndërhyn si duhet për të larguar rrezikun.
    49′ Van de Ven shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
    48′ Diallo hedh një krosim në zonë, por goditja e Hojlund është për t’u harruar me topin që shkon mbi kuadrat.
    46′ Nis pjesa e dytë!
    45+2′ Mbyllet pjesa e parë e finales!
    45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
    42′ GOOOL TOTTENHAM 1-0/ Johnson përfiton nga një krosim në zonë dhe në një mënyrë, Shaw e devijon dhe sulmuesi i Spurs-ave e shtyn drejt rrjetës. (VIDEO)
    35′ Pas një ndërhyrje të gabuar, Diallo ndëshkohet me karton të verdhë.
    32′ Diallo tenton të hedhë një krosim në zonë, por topi shkon shumë lart kuadratit.
    16′ Diallo hyn në zonë dhe godet me të djathtën, me topin që përfundon jashtë kuadratit.
    11′ Johnson futet në zonë dhe provon të surprizojë Onanën, por ky i fundit arrin të ndalë topin.
    1′ Nis finalja e Europa League në Bilbao!
    Formacionet Zyrtare:

    Top Channel

  • Sevilla-Real Madrid, sulmuesi vendas lë fushën pa kaluar as 2 minuta sa ishte futur (video)

    Sevilla-Real Madrid, sulmuesi vendas lë fushën pa kaluar as 2 minuta sa ishte futur (video)

    18 Maj 2025

    20:25

    Telesport

    Po luhen ndeshjet e javës së parafundit në La Liga dhe të gjitha luhen në të njëjtin orar. Në “Ramón Sánchez Pizjuán”, Sevilla po përballet me Real Madridin, në një sfidë ku nuk kanë munguar tensionet.
    Në minutën e 12-të, vendasit mbetën me 10 lojtarë, pasi Loic Bade u ndëshkua direkt me karton të kuq për ndërhyrje të gabuar ndaj Kylian Mbappe dhe ishte lojtari i fundit. SHIHVIDEO
    Në fillim të pjesës së dytë, trajneri vendas bën një zëvendësim në sulm, del Dodi Lukebakio dhe futet Isaac Romero, i cili pa kaluar as 2 minuta në fushë del direkt me karton të kuq. SHIHVIDEON
    Sulmuesi bëri një ndërhyrje shumë të ashpër dhe të rrezikshme ndaj Aurelien Tchouameni, ndërhyn VAR, arbitri sheh pamjet në ekran dhe nxjerr sulmuesin e sapo futur në fushë direkt me karton të kuq. Sevilla mbetet me 9 lojtarë, ndërsa rezultati aktual është 0-0.

  • Asist në minutën e parë dhe karton i kuq, Hysaj i bën të gjitha në fitoren e rëndësishme të Lazios kundër Empolit

    Asist në minutën e parë dhe karton i kuq, Hysaj i bën të gjitha në fitoren e rëndësishme të Lazios kundër Empolit

    Elseid Hysaj ishte një nga protagonistët absolut të fitores së Lazios kundër Empolit, në një duel të rëndësishëm për garën në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm.

    Mbrojtësi shqiptar asistoi në minutën e parë të sfidës, me Dian që shënoi, i cili rezultoi dhe goli i vetëm i takimit.
    Në minutën e 76’, Hysaj u kthye sërish në protagonist, kësaj radhe me një karton të kuq, duke e lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë për minutat e mbetura të sfidës, të cilat u menaxhuan mirë nga bardhekaltrit.
    Kështu Lazio ngjitet momentalisht në vendin e katërt, në kuotën e 63 pikëve, një më shumë se Juventusi ndjekës, me bardhezinjtë që kanë një ndeshje për të luajtur.

    Top Channel