Rreth 6.5 milionë shqiptarë kanë dalë jashtë territorit të vendit në janar-shtator të këtij viti, rreth 9.4% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Padyshim që fluturimi me avion është forma më e përdorur e transportit nga shqiptarët, por edhe udhëtimi me makinë për të kaluar pushimet në një nga vendet fqinje e jo vetëm, nuk mbetet shumë prapa. Por sa e siguruan shqiptarët makinën e tyre kur udhëtuan gjatë kësaj vere?
Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), të ardhurat e arkëtuara prej kompanive të sigurimit nga primet e shkruara bruto të Kartonit Jeshil kapën një shifër prej 1.5 miliardë lekësh deri në shtator të këtij viti, duke u rritur me 11% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sigurimi me Karton Jeshil bëhet për të gjitha automjetet e regjistruara në Shqipëri të cilat udhëtojnë jashtë vendit dhe mbulon dëmet që i shkaktohen palëve të treta në rast aksidenti. Prej 1 shkurtit të këtij viti, të gjithë makinat që udhëtojnë drejt Malit të Zi, përfituan zbritje të çmimit të sigurimit për “Karton Jeshil”. Nga 400€ që ishte primi për 1 vit, tani ata paguajnë vetëm 50€. Ndërkohë, nga 1 prilli, qytetarët shqiptarë fituan edhe mundësinë që të lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut me policën e sigurimit “Karton Jeshil” me afat 1-vjeçar, me çmim të reduktuar 50 euro.
Ulja e çmimit të sigurimit nuk është reflektuar në uljen e të ardhurave të arkëtuara nga kompanitë e sigurimit, për shkak se kanë pasur një shtim të kontratave të sigurimit për këtë lloj produkti. Statistikat flasin për një rritje me 2.5% të numrit të kontratave.
Nga ana tjetër, e kundërta ka ndodhur me sigurimin kufitar për automjetet me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Shqipërisë. Referuar shifrave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, primet e shkruara bruto kanë rënë në 417 milionë lekë, rreth 1.6% më pak se në janar-shtator të 2024. Edhe numri i kontratave është ulur me gati 2%.
Makinat me targa shqiptare që udhëtojnë jashtë vendit janë siguruar më shumë, ndërsa makinat me targa të huaja që futen në Shqipëri u siguruan më pak.
Tag: karton
-

Shqiptarët udhëtojnë më shumë jashtë, rriten me 9.4% të ardhurat nga sigurimi i makinave me Karton Jeshil
-

Mori karton të kuq përballë Liverpulit, Enzo Mareska: Karton i vlefshëm, do e merrja përsëri nëse fitoja
Adriatik BALLA
Trajneri i Çelsit, Enzo Mareska, tha se kartoni i kuq që mori në fund të fitores 2-1 ndaj kampionëve në fuqi të Premier League, Liverpul, ka qenë “i vlefshëm”, ndërsa ka folur edhe për “presionin” që ndjeu pas emërimit të tij në “Stamford Bridge”. Trajneri italian ishte një nga folësit e ftuar në “Festival dello Sport” në Trento këtë fundjavë, së bashku me emra si Luçiano Spaleti, Roberto Mançini dhe Zinedine Zidane. 45-vjeçari vjen pas një fitoreje të madhe ndaj Liverpulit, por u përjashtua nga loja dy minuta para fundit për shkak të një kartoni të dytë të verdhë, pas golit vendimtar të Estevao në kohën shtesë. Maresça ishte paralajmëruar që në pjesën e parë dhe mori kartonin e dytë kur doli nga zona teknike për të festuar me lojtarët e tij përpara tifozëve.
Duke folur në skenë gjatë festivalit, Mareska shpjegoi pse reagoi me aq shumë emocion pas atij goli të vonë dhe bëri shaka duke thënë se përjashtimi “ia vlente”: “Është një ndjesi e mrekullueshme. Kjo është sezoni im i dytë në klub, por nuk kishim fituar kurrë në minutën e fundit në shtëpi më parë”, tha Mareska. “Reagimi që çoi në përjashtimin tim ishte instinktiv, por ndoshta ia vlente. Po flasim për një nga klubet më të mëdha në botë, që ka vuajtur për shumë arsye në vitet e fundit. Kur nënshkrova për herë të parë, ndjeva presionin e të qenit italiani i vetëm që nuk kishte fituar këtu (në Itali), por fatmirësisht nuk shkoi ashtu. Ta rikthesh këtë klub në majë është një ndjenjë shumë e kënaqshme”, shtoi ai. Mareska foli gjithashtu me detaje për fushatën fituese të Kupës së Botës për Klube gjatë verës dhe finalen kundër favoritëve të PSG-së: “Bëmë një ndeshje të madhe.
Ishte një situatë klasike: të gjithë i kishin ata si favoritë. Ne mposhtëm një ekip që, sipas mendimit tim, ishte më i forti në botë në atë moment. Por unë nuk shkoj në punë çdo ditë sepse fituam Kampionatin Botëror; e bëj sepse e dua këtë punë. Nuk zgjohem në mëngjes duke menduar për trofetë që kemi fituar. Luajtëm shtatë ndeshje të ndryshme, provuam ndryshime taktike për të surprizuar kundërshtarët. Ishte e vështirë, pati disa dëmtime, por ia vlejti. Trofeu është i mrekullueshëm, edhe pse pak i rëndë!” Para triumfit në Kupën e Botës për Klube, Çelsi ishte shpallur gjithashtu kampion i Conference League, duke u bërë kështu skuadra e vetme që ka fituar të treja garat evropiane kryesore: Champions, Europa dhe Conference League. “Ishte e vetmja garë që mund të fitonim. I binda lojtarët e mi që ishte gjëja më e rëndësishme në botë. Dhe në fund, fituam dy tituj për dy muaj”, përfundoi Mareska. -

Turpi i UEFA-s, karton i verdhë për shqiponjën?!
Nga Lutfi Dervishi
Rey Manaj shënoi mbrëmë golin që i hap rrugën Shqipërisë për pjesëmarrje në Botëror! Ishte momenti më i bukur i karrierës së tij dhe, ndoshta, i gjithë kombëtares shqiptare. Për atë emocion, ai tha se ishte i gatshëm të jepte 10 vite jetë.
Gëzimi i tij u shpreh natyrshëm: fluturoi duke formuar me duar shqiponjën dykrenare. Ky gjest, një simbol krenarie dhe kujtesë për origjinën, u fiksua në foto, në mendjen e shqiptarëve dhe, pak sekonda më pas, u ndëshkua me karton të verdhë.
Kur u pyet pas ndeshjes, Manaj nuk mbante mend as dënimin, as arsyen. Por arbitri nuk foli: rregullorja foli për të. Sipas UEFA-s dhe FIFA-s, çdo shenjë që mund të interpretohet si “mesazh politik ose provokues” është e ndaluar. Kështu, shqiponja dykrenare, e cila është në qendër të flamurit të Shqipërisë dhe në vetë fanellën e kombëtares, trajtohet sikur të jetë një simbol urrejtjeje. Këtu qëndron paradoksi: institucioni që e pranon shqiponjën në uniformë, e dënon po atë shenjë kur bëhet me duar.
UEFA dhe FIFA kanë qëllim të mirë për ta mbajtur futbollin larg politikës, por bëjnë një gabim thelbësor kur vënë shenjën e barazimit mes nacionalizmit përçarës dhe identitetit kulturor.Çfarë përbën ky gjest që e bën atë të quhet “ekstremizëm”? Asgjë. Është një shenjë që s’bën thirrje as për luftë, as për urrejtje, por është thjesht një kujtesë për origjinën. Shqiptarët, kudo që ndodhen, e kanë bërë atë gjest në gëzim, në krenari, në art, në sport. Nga Rita Ora në Wembley, te Xhaka dhe Shaqiri në Rusi, e deri te çdo fëmijë shqiptar në diasporë që e mëson shqiponjën para alfabetit.
Nuk është gjest që bëhet vetëm kur luhet ndaj Serbisë!
Shqiponja dykrenare nuk është simbol lufte, por simbol bashkimi. Ajo ka lindur në flamurin e Skënderbeut, është flamur zyrtar i shtetit shqiptar, anëtar i OKB-së, valon në çdo ndeshje ndërkombëtare dhe, më e rëndësishmja, është pjesë e stemës së Federatës Shqiptare të Futbollit, e miratuar vetë nga UEFA dhe FIFA.
Penalizimi i një lojtari për një simbol që është i ligjshëm dhe përfaqësues zyrtar i shtetit të tij, është jo vetëm paradoks i hapur, por edhe padrejtësi e madhe. Është sikur të ndëshkosh një brazilian që vallëzon Samba pas golit, apo një japonez që përkulet nga respekti; ato janë shfaqje të natyrshme të identitetit kombëtar.Federata Futbollit dhe diplomacia duhet të ndërhyjnë duke kërkuar një sqarim zyrtar nga UEFA dhe FIFA.
Nëse shqiponja është në flamur, në fanellë, dhe në identitetin e një kombi anëtar, si mund të quhet papritmas “e ndaluar” në duart e një futbollisti?
Nëse ajo përbën “rrezik politik”, atëherë duhet të ndalohen të gjitha flamujt, të gjitha himnet dhe të gjitha uniformat kombëtare, sepse secila
prej tyre ka një histori, një ndjenjë dhe një kujtesë që dikush diku mund ta quajë “provokim”.Një lojtar shqiptar që bën shqiponjën nuk po bën thirrje për ndasi, por po kujton kush është dhe po falënderon vendin që e rriti. Dhe nëse dikush ndjehet i provokuar nga një shqiponjë që fluturon, problemi nuk është te shqiponja.
Futbolli është lojë e emocioneve të pastra. Të ndëshkosh një emocion vetëm se vjen nga një komb i vogël, do të thotë t’i presësh krahët vetë sportit. Dhe për një popull që është mësuar të ngrihet gjithmonë nga hiri, asnjë karton i verdhë s’mund ta ndalojë shqiponjën të fluturojë. -

Karton i verdhë për shqiponjën?! Po ajo është në fanellë
Rey Manaj shënoi mbrëmë golin që i hap rrugën Shqipërisë për pjesëmarrje në Botëror! Ishte momenti më i bukur i karrierës së tij dhe, ndoshta, i gjithë kombëtares shqiptare. Për atë emocion, ai tha se ishte i gatshëm të jepte 10 vite jetë.
Gëzimi i tij u shpreh natyrshëm: fluturoi duke formuar me duar shqiponjën dykrenare. Ky gjest, një simbol krenarie dhe kujtesë për origjinën, u fiksua në foto, në mendjen e shqiptarëve dhe, pak sekonda më pas, u ndëshkua me karton të verdhë.
Kur u pyet pas ndeshjes, Manaj nuk mbante mend as dënimin, as arsyen. Por arbitri nuk foli: rregullorja foli për të. Sipas UEFA-s dhe FIFA-s, çdo shenjë që mund të interpretohet si “mesazh politik ose provokues” është e ndaluar. Kështu, shqiponja dykrenare, e cila është në qendër të flamurit të Shqipërisë dhe në vetë fanellën e kombëtares, trajtohet sikur të jetë një simbol urrejtjeje. Këtu qëndron paradoksi: institucioni që e pranon shqiponjën në uniformë, e dënon po atë shenjë kur bëhet me duar.
UEFA dhe FIFA kanë qëllim të mirë për ta mbajtur futbollin larg politikës, por bëjnë një gabim thelbësor kur vënë shenjën e barazimit mes nacionalizmit përçarës dhe identitetit kulturor.
Çfarë përbën ky gjest që e bën atë të quhet “ekstremizëm”? Asgjë. Është një shenjë që s’bën thirrje as për luftë, as për urrejtje, por është thjesht një kujtesë për origjinën. Shqiptarët, kudo që ndodhen, e kanë bërë atë gjest në gëzim, në krenari, në art, në sport. Nga Rita Ora në Wembley, te Xhaka dhe Shaqiri në Rusi, e deri te çdo fëmijë shqiptar në diasporë që e mëson shqiponjën para alfabetit.
Nuk është gjest që bëhet vetëm kur luhet ndaj Serbisë!
Shqiponja dykrenare nuk është simbol lufte, por simbol bashkimi. Ajo ka lindur në flamurin e Skënderbeut, është flamur zyrtar i shtetit shqiptar, anëtar i OKB-së, valon në çdo ndeshje ndërkombëtare dhe, më e rëndësishmja, është pjesë e stemës së Federatës Shqiptare të Futbollit, e miratuar vetë nga UEFA dhe FIFA.
Penalizimi i një lojtari për një simbol që është i ligjshëm dhe përfaqësues zyrtar i shtetit të tij, është jo vetëm paradoks i hapur, por edhe padrejtësi e madhe. Është sikur të ndëshkosh një brazilian që vallëzon Samba pas golit, apo një japonez që përkulet nga respekti; ato janë shfaqje të natyrshme të identitetit kombëtar.
Federata Futbollit dhe diplomacia duhet të ndërhyjnë duke kërkuar një sqarim zyrtar nga UEFA dhe FIFA. Nëse shqiponja është në flamur, në fanellë, dhe në identitetin e një kombi anëtar, si mund të quhet papritmas “e ndaluar” në duart e një futbollisti?
Nëse ajo përbën “rrezik politik”, atëherë duhet të ndalohen të gjitha flamujt, të gjitha himnet dhe të gjitha uniformat kombëtare, sepse secila prej tyre ka një histori, një ndjenjë dhe një kujtesë që dikush diku mund ta quajë “provokim”.Një lojtar shqiptar që bën shqiponjën nuk po bën thirrje për ndasi, por po kujton kush është dhe po falënderon vendin që e rriti. Dhe nëse dikush ndjehet i provokuar nga një shqiponjë që fluturon, problemi nuk është te shqiponja.
Futbolli është lojë e emocioneve të pastra. Të ndëshkosh një emocion vetëm se vjen nga një komb i vogël, do të thotë t’i presësh krahët vetë sportit. Dhe për një popull që është mësuar të ngrihet gjithmonë nga hiri, asnjë karton i verdhë s’mund ta ndalojë shqiponjën të fluturojë.
Shkruar nga Lufti Dervishi -

Dinamo bën detyrën ndaj Flamurtarit, fiton pastër dhe i zhyt në fund vlonjatët
Dinamo ka fituar 2-0 ndaj Flamurtarit në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”, e vlefshme për javën e 6-të të Superiores. Në minutën e 27-të, mesfushori grek Dimitris Chantakias, del nga fusha e lojës i dëmtuar. Në vend të tij futet Eric Veiga, i cili luan vetëm 4 minuta dhe ndëshkohet me karton të kuq, pas ndërhyrjes së ashpër ndaj Guindo.
Fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë, ndërhyn VAR, arbitri shikon pamjet në ekran dhe nxjerr kartonin e kuq. Në minutat shtesë së pjesës së parë, Guindo shënon me kokë dhe kalon Dinamon në avantazh 1-0, pas krosimit perfekt të Lorran.
Fitoren e “Bluve” do e vuloste Thiago Nani me golin e tij në minutën e 74-të, me një goditje të bukur me të majtën në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Në 10 minutat e fundit, edhe Dinamo luajti me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Ferrukut. Sulmuesi i Dinamos u ndëshkua me karton të kuq, pasi një goditjeje me takë në kokë të portierit të vlonjatëve Aleksovski, gjatë një dyluftimi mes tyre. Arbitri sheh pamjet në ekran dhe ndëshkon sulmuesin e Dinamos me karton të kuq, i cili kishte vetëm pak minuta në fushë.
Rezultati nuk ndryshon deri në fund, Dinamo fiton 2-0. Pas kësaj fitoreje, Dinamo ngjitet në vendin e dytë me 10 pikë, ndërsa Flamurtari zhytet në fund me vetëm 2 pikë. -

Ndodh çudia në Dinamo-Flamurtari, zëvendësuesi del me karton të kuq pas 4 minutash lojë
4 Tetor 2025
16:34
Telesport
Në “Elbasan Arena”, Dinamo është duke udhëhequr 1-0 ndaj Flamurtarit, pas 45 minutave të para, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Superiores.
Vlonjatët e mbyllën pjesën e parë me një lojtar më pak. Në minutën e 27-të, mesfushori grek Dimitris Chantakias, del nga fusha e lojës i dëmtuar. Në vend të tij futet Eric Veiga, i cili luan vetëm 4 minuta dhe ndëshkohet me karton të kuq, pas ndërhyrjes së ashpër ndaj Guindo.
Fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë, ndërhyn VAR, arbitri shikon pamjet në ekran dhe nxjerr kartonin e kuq. Në minutat shtesë së pjesës së parë, Guindo shënon me kokë dhe kalon Dinamon në avantazh 1-0, pas krosimit perfekt të Lorran. -

Futbolli “nxjerr” kartonin jeshil/ Për herë të parë në histori u përdor një risi e tillë
Nuk është për ndëshkim. Edhe pse e ka emrin karton, sërish ai me ngjyrë të blertë nuk përdoret nga arbitrat e futbollit, por nga trajnerët.
Për herë të parë historinë e sportit më popullor të botës, kartoni jeshil u përdor në Kupën e Botës U20 që po zhvillohet në Kili, në ndeshjen mes Koresë së Jugut dhe Ukrainës.
Trajneri koreanojugor Li Çan Uon ngriti lart këtë karton duke kërkuar të rishikohej një aksion në zonën kundërshtare, duke pretenduar për penallti.
Kjo kërkesë është një detyrim për gjyqtarin, sipas rregullores së re të FIFA-s, që të shqyrtojë aksionin me pamje filmike në ekranin e VAR-it.
Arbitri Kejlor Herrera nga Kosta Rika bëri atë që duhej, ndonëse vendimi I tij nuk ia dha kënaqësinë koreanojugorëve.
Ai nxorri përfundimin se aksioni me kontaktin mes dy lojtarëve nuk ishte në kushtet për të dhënë një 11-metërsh.
Në fund, Ukraina arriti fitoren 2-1 me golat e shënuar nga Sinçuk e Pishçuk në pjesën e parë, dhe me rrjetën e aziatikëve në 80’ nga Kim Mjun Xhun.
Pritet që kjo risi e kartonit të blertë të bëhet pjesë e ndeshjeve të futbollit edhe në nivelin e të rriturve. -

Teuta-Vora pa fitues, Elbasani i falet një goli ndaj Dinamos
Teuta barazoi 1-1 në “Niko Dovana” ndaj Vorës, në sfidën e Superiores. Durrsakët kaluan në epërsi në minutën e 33-të, pas autogolit të Shehit. Skuadra nga Vora reagoi dhe vendosi ekuilibrat me Tabakun, 13 minuta nga fundi. Dalja me karton të kuq e Vrapit la ekipin e Bellait me një lojtar më pak, por gjithsesi shifrat mbeten të njëjta.
Elbasani fitoi 1-0 ndaj Dinamos në shtëpi. Dalja me karton të kuq e Alijit pas gjysmë ore lojë komplikoi llogaritë për dinamovitët, që rezistuan vetëm në pjesën e parë. Takimi u vendos nga Bunjaku, me golin e tij në të 52-tën.© BalkanWeb
-

Shimpanzetë, opozita, parlamenti?!
Nga Ben Andoni
Legjislatura e re e Parlamentit shqiptar dha simptomat e njëjta me atë të shkuarën: bojkot, zhurmë, akuza, përqeshje, përfolje dhe tollovi. Masa e madhe e deputetëve të PS-së më shumë e përdorën gjuhën e trupit në votimin për kryetarin për të treguar diferencën dhe arrogancën e numrave, sesa seriozitetin e ditës së parë të parlamentit. Opozita e sprovuar tashmë në tollovi dhe në plot 12 vite sakrifica së të qënurit në minorancë bëri atë që dinte të bënte më mirë: Përqeshjen, bojkotin dhe tollovinë. Dita inauguruese që shkonte edhe me përkujtimin e figurës së Azem Hajdarit tregoi dhe ndarjen e thellë mes palëve. Për fatin e keq, PD ka kontribuar negativisht në krijimin e respektit për këtë figurë, kurse organet e shtetit shqiptar asnjëherë nuk e zbardhën si duhet figurën e personalitetit të tij, bashkë me arsyet e nderimit sublim shtetëror. Berisha ka kontribuar si askush në këtë amulli me malin e sharjeve që ngriti në të gjallë.
Parlamenti është mbase në legjislaturën e fundit me këtë numër të madh anonimësh dhe karton-ngritësish. Të paktën Rama e kuptoi atë shqetësim publik dhe real të shumë artikullshkruesve për një realitet parlamentar që nuk i shkon vendit. Madje, shkruesi i këtyre rreshtave ka propozuar kthimin te Teatri i Kukullave, atje ku i shkon simbolikisht, madje me një numër edhe më të vogël. Demografikisht dhe cilësisht i justifikuar. Edhe pse, lëvizja e Ramës për reduktimin e këtyre karton-ngritësve duket se e ndih peshën e PS-së, madje edhe të PD-së, një gjë është fakt: Ky parlament me këtë përbërje ka kohë që nuk e luan rolin e tij. Një mësim i madh edhe për publikun shqiptar që voton qorrazi. Ndërkohë që karton-ngritësit e Ramës nuk mëtohet se do të sjellin ndonjë risi të madhe veçse aprovimin e çdo direktive të Ramës, ata të PD-së, falë dhe Berishës, vuajnë mungesën e identitetit dhe mospërfshirjen në rreshtat e tyre të demokratëve që mund ta çonin shumë lart diskurin për ligjet dhe betejën ndaj korrupsionit. Janë një amalgamë e dy krahëve që në përgjithësi e njohin mirë njëri-tjetrin dhe ku një pjesë e tyre janë marrë më shumë me fjalë sesa me sfidat që e presin vendin. Për fatin e keq të vendit mbeten vetëm dy njerëz, të cilët bëjnë ligjin për gjithçka. Rama dhe Berisha dhe këtë legjislaturë do luajnë fatet e vendit, kurse ne do mbetemi spektatorë të shpesh mizeries që do na dhurojë për çdo ditë në katër vitet e ardhshme parlamenti. Ky është destini ynë, krijuar nga vetë ne. Sikur të ishin ca shqiptarë të panjohur dhe të bashkoheshin për një ideal që ta shikonin Shqipërinë zonjë, mbase do kishte produktivitet shumë më të lartë. Ideali i Rilindasve të shekullit XIX dhe XX ka humbur. Por kjo është situata, ky është parlamenti ky është fati ynë. Sikur i ka gjetur një përkufizim filozofi i kohëve tona Noah Harari: “Nëse merrni 10,000 shimpanze dhe i bashkoni së bashku në stadiumin Wembley ose në Parlament, do të keni kaos të vërtetë. Por nëse merrni 10,000 njerëz që nuk janë takuar kurrë më parë, ata mund të bashkëpunojnë dhe të krijojnë gjëra të mahnitshme”. Po ky nuk është rasti ynë. Është legjislatura XI e Parlamentit shqiptar. (Javanews)
-

Ikje masive e shqiptarëve për pushime jashtë, rriten me 13 për qind primet nga kartoni jeshil
Gjatë muajve të verës, janë të shumtë shqiptarët që zgjedhin t’i kalojnë pushimet e tyre jashtë vendit. Sidomos në shtetet fqinje, si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut apo Greqia, por me raste edhe në vende më të largëta të Evropës, mjeti kryesor me të cilin udhëtojnë është makina. Por, sa e kanë siguruar ata makinën e tyre kur kanë lëvizur jashtë?
Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare e konfirmojnë këtë trend gjatë verës, pasi sigurimi me Karton Jeshil rezulton të ketë pësuar një rritje të konsiderueshme.
Sigurimi me karton jeshil për të gjitha automjetet e regjistruara në Shqipëri të cilat udhëtojnë jashtë vendit, ka pësuar një rritje me 13% të vëllimit të primeve të shkruara bruto nga janari deri në korrik të këtij viti, duke e çuar vlerën totale në 1.2 miliardë lekë. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 7.7% llogaritur me janar-korrik 2024.
Përveç shqiptarëve të cilët i kalojnë pushimet jashtë, është i madh edhe numri i të huajve që zgjedhin t’i kalojnë pushimet e tyre në Shqipëri. Por pavarësisht këtij fakti, sigurimi kufitar për automjetet me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Shqipërisë, ka pësuar një rritje të primeve, por një ulje të kontratave. Vëllimi i primeve të shkruara bruto pësoi një rritje me 1.3% krahasuar me 7 muajt e parë të 2024, ndërsa numri i kontratave është ulur me 0.1%.
Prej 1 shkurtit të këtij viti, të gjithë makinat që udhëtojnë drejt Malit të Zi, përfituan zbritje të çmimit të sigurimit për “Karton Jeshil”. Nga 400€ që ishte primi për 1 vit, tani ata paguajnë vetëm 50€. Ndërkohë, nga 1 prilli, qytetarët shqiptarë fituan edhe mundësinë që të lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut me policën e sigurimit “Karton Jeshil” me afat 1-vjeçar, me çmim të reduktuar 50 Euro./
/TvScan/