Tag: kartëmonedha

  • EMRAT – Hidhin në treg euro të falsifikuara, arrestohen 4 të rinj, një nga Shkodra, në kërkim një tjetër

    EMRAT – Hidhin në treg euro të falsifikuara, arrestohen 4 të rinj, një nga Shkodra, në kërkim një tjetër

    Katër persona që bashkëpunonin në formën e një grupi kriminal janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi hidhnin në treg kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara.
    Në pranga u vunë shtetasit Alesio Brungaj, 19 vjeç, banues në Shkodër; një i mitur 17 vjeç, banues në Tiranë; Serxhio Lala, 26 vjeç, banues në Tiranë dhe Enis Aliaj, 19 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. P, 19 vjeç, banues në Krujë.
    Sipas policisë shtetasit Serxhio Lala, Enis Aliaj. dhe i mituri u kapën në flagrancë në momentin që po tentonin të tërhiqnin në një postë në Tiranë, 11 pakot që përmbanin kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara.
    Këto dërgesa kryheshin nga shtetasi Alesio Brungaj, i cili përdorte një emër tregtar të rremë për të maskuar veprimtarinë dhe për të shpërndarë kartëmonedhat e falsifikuara.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Goditet grupi kriminal që hidhte në treg euro false, 4 në pranga, pakot me kartëmonedha vinin me postë

    Goditet grupi kriminal që hidhte në treg euro false, 4 në pranga, pakot me kartëmonedha vinin me postë

    kartëmonedhat e sekuestruara

    TIRANË-Katër të rinj janë arrestuar dhe një i pestë është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Wrong Delivery”, ku një grup kriminal i cili hidhte në treg euro false është goditur. 
    Tre nga të arrestuarit janë identifikuar si Alesio Brungaj, Serxhio Lala dhe Enis Aliaj. Këta dy të fundit u arrestuan në flagrancë teksa po tërhiqnin nga posta 11 pakot që përmbanin kartëmonedha euro të falsifikuara. Eurot false dërgoheshin nga Brungaj, i cili përdorte një emër tregtar të rremë për të maskuar veprimtarinë.
    Njoftimi i policisë:
    Finalizohet operacioni policor i koduar “Wrong Delivery”.
    Bashkëpunonin në formën e një grupi kriminal për hedhjen në treg të kartëmonedhave euro të dyshuara të falsifikuara, vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.
    Sekuestrohen 11 pako që përmbanin kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara.
    Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Wrong Delivery”, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të kartëmonedhave.
    Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. B, 19 vjeç, banues në Shkodër; një i mitur 17 vjeç, banues në Tiranë; S. L, 26 vjeç, banues në Tiranë dhe E. A, 19 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. P, 19 vjeç, banues në Krujë.
    Shtetasit S. L., E. A. dhe i mituri u kapën në flagrancë në momentin që po tentonin të tërhiqnin në një postë në Tiranë, 11 pakot që përmbanin kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara. Këto dërgesa kryheshin nga shtetasi A. B., i cili përdorte një emër tregtar të rremë për të maskuar veprimtarinë dhe për të shpërndarë kartëmonedhat e falsifikuara.
    Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, A. P., si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./ZËRI

  • Braçe me zarf me vete në Kuvend, i tregon opozitës me kartëmonedha se sa do të rritet pensioni

    Braçe me zarf me vete në Kuvend, i tregon opozitës me kartëmonedha se sa do të rritet pensioni

    Deputeti socialist Erion Braçe ka zgjedhur një mënyrë efikase për t’i sqaruar qytetarëve që e ndjekin përmes ekranit seancën maratonë të Kuvendit të Shqipërisë, ku po diskutohet për buxhetin, por edhe deputetëve të opozitës se sa do të jetë rritja e pensioneve.
    Braçe tha se gjatë gjithë viteve si deputet, qoftë në opozitë apo dhe në mazhorancë, për herë të parë po flitet për rritje pensioni me mijë lekë, jo më me qindarka.
    Për t’i dhënë fund lojërave të fjalëve për rritjen e pensioneve, Braçe kishte marrë me vete një zarf me kartëmonedha, për t’i demonstruar para qytetarëve por edhe opozitës se sa do të jetë rritja e pensioneve.
    “Ju më keni dëgjuar mua herë në opozitë e herë në mazhorancë, por për herë të parë unë po flas për rritje pensionesh me mijë lekë, jo më me qindarka. Rritja e pensionit vitin e parë do të jetë 1800 lekë, për herë të parë është po ashtu e pasqyruar se si do të jetë rritja për të gjithë mandatin”, u shpreh Braçe.