Tag: kartelit

  • Dëshmia e djalit të El Chapos mund të tronditë qeverinë meksikane

    Dëshmia e djalit të El Chapos mund të tronditë qeverinë meksikane

    Ovidio Guzmán López, djali i narkotrafikantit famëkeq Joaquín “El Chapo” Guzmán, ka pranuar fajësinë për akuza të shumta për trafik droge dhe drejtim të një organizate kriminale. Më shumë se një akt pendese, ky bashkëpunim me autoritetet amerikane mund të hapë “kutinë e Pandorës” dhe të zbulojë lidhjet mes Kartelit të Sinaloas dhe zyrtarëve të korruptuar meksikanë.
    Guzmán López, i njohur si një nga drejtuesit kryesorë të fraksionit “Los Chapitos” të Kartelit të Sinaloas, doli para një gjykate federale në Çikago, ku pranoi fajësinë për katër akuza kryesore. Sipas aktakuzës, ai dhe tre vëllezërit e tij morën drejtimin e kartelit pas arrestimit dhe ekstradimit të El Chapos në vitin 2019. Karteli, që konsiderohet si një ndër organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në botë, ka fituar qindra miliona dollarë nga prodhimi dhe shpërndarja e fentanilit në SHBA.
    Pas seancës gjyqësore, avokati i tij i njohur, Jeffrey Lichtman, sulmoi ashpër qeverinë meksikane, duke e akuzuar për bashkëpunim ose mosveprim ndaj krimeve të kartelit për më shumë se katër dekada. Ai kritikoi faktin që Ismael “El Mayo” Zambada, bashkëthemelues i Kartelit të Sinaloas, nuk ishte arrestuar asnjëherë, deri sa një nga djemtë e El Chapos thuhet se e bindi të dorëzohej në kufirin me SHBA.
    Presidentja e re e Meksikës, Claudia Sheinbaum, reagoi duke paditur për shpifje avokatin Lichtman, duke deklaruar: “Nuk do të zhvilloj një dialog me avokatin e një trafikanti droge”. Por Lufta e fjalëve nuk ndaloi këtu. Në një postim në rrjetin X, Lichtman tha se Sheinbaum sillet më shumë si “zyra e marrëdhënieve me publikun e një organizate kriminale sesa si një lidere e ndershme”.
    Megjithatë, ish-zyrtari i lartë i DEA-s amerikane, Ray Donovan, e sheh situatën ndryshe. Ai e përshkroi bashkëpunimin e Ovidio Guzmánit si një mundësi historike për Meksikën që të rindërtojë institucionet e saj dhe të përballet me korrupsionin e rrënjosur në sistem. Sipas tij, Sheinbaum ka kapacitetin dhe integritetin për ta udhëhequr këtë reformim dhe për ta forcuar partneritetin me SHBA.
    Një element kyç në këtë histori është edhe fakti që vendimi i Ovidios për të bashkëpunuar erdhi vetëm pak muaj pasi 17 anëtarë të familjes së tij, përfshirë nënën, motrën, gruan dhe fëmijët, kaluan kufirin në SHBA nën mbrojtjen e autoriteteve federale. Sipas Donovanit, këto lëvizje strategjike nga “Los Chapitos” u dhanë atyre një mundësi për të negociuar dhe mbijetuar politikisht e ekonomikisht në kontekstin e ri.
    Ndërsa e ardhmja e kartelit mbetet e paqartë, një gjë është e sigurt: dëshmia e Ovidio Guzmán mund të zbulojë emra të mëdhenj dhe të vendosë në shënjestër politikanë e zyrtarë të lartë në Meksikë. Nëse Claudia Sheinbaum do të arrijë ta kthejë këtë krizë në një moment historik të reformës, mbetet për t’u parë. Por beteja mes ligjit, korrupsionit dhe fuqisë së kartelit sapo ka hyrë në një fazë të re dhe të rrezikshme.

  • Berisha: Troplini ushtar i krimit, paralajmëroi kreun e kartelit për arratisje

    Berisha: Troplini ushtar i krimit, paralajmëroi kreun e kartelit për arratisje

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani si një ushtar të botës së krimit në farsën elektorale të 11 majit.
    “Altin Troplini ishte në këtë fushatë thjesht një ushtar i botës së krimit, ai njoftoi kreun e kartelit më të rrezikshëm në Europë që të arratisej”, u shpreh Berisha gjatë konferencës për mediat në selinë blu.

    Berisha: Kaluan mbi tre javë dhe Altin Troplini nuk ka dhënë asnjë përgjigje për njoftimin që u bë klanit apo kartelit më të rrezikshëm në Europë, njoftim i cili u siguroi atyre lirinë dhe largimin.
    Altin Troplini mbajti për rreth 3 javë në xhep mandatin ndërkombëtar të arrestit të bosëve të kartelit të vetëm në Europë që disponon port dhe e ekzekutoi atë ditë pasi bosët e kartelit ishin njoftuar dhe kaluan në fshehtësi, në arrati.
    Çdo ditë që kalon fakton se Altin Troplini është një bashkëpunëtor në krim me kartelin më të rrezikshëm të drogës në Europë.
    Gjer sot, shqiptarët nuk kanë asnjë shpjegim.
    U përpoq të implikojë Antimafian Italiane, DEA-n amerikane, por një gjë kanë të qartë shqiptarët, se kurrë as Antimafia Italiane, as DEA amerikane nuk kanë njoftuar bosët e kartelit më të rrezikshëm të Europës, Troplinët për t’u larguar nga Shqipëria.
    Gjer sot ka vetëm mashtrimet dhe trillimet e tij, përpjekjet e tij për t’u fshehur pas DEA-s dhe Antimafies, në një kohë kur njoftimi është direkt vepër e atij që mbante në xhep mandat-arrestin dhe nuk e ekzekutonte gjersa ata të përfundonin në vendin e fshehur dhe të sigurt.
    Sigurisht duke qenë një klan i lidhur kryekëput me qeverinë, Troplini në prokurori ndjehet i mbrojtur.
    Por e garantoj se ky problem do të bëhet sa kombëtar, aq edhe ndërkombëtar.
    Dhe nuk do mund ta kapërcejnë me dëshmitarë të rremë si Alfred Shehu, siç bëri para medias që e thirri shpejt e shpejt në ndihmë dhe u detyrua të ndërrojë ato që kishte thënë dy minuta më parë.
    Njoftimi i kreut të kartelit më të fuqishëm të drogës në Shqipëri dhe largimi i tij, pasi ai drejtoi fushatën elektorale të partisë së krimit në Durrës, dëshmon se Altin Troplini ishte në këtë fushatë thjesht një ushtar i botës së krimit, i karteleve të drogës dhe Edi Ramës.

  • Berisha: Altin Troplini ushtar i botës së krimit në fushatë, njoftoi kreun e kartelit më të rrezikshëm në Europë që të arratisej

    Berisha: Altin Troplini ushtar i botës së krimit në fushatë, njoftoi kreun e kartelit më të rrezikshëm në Europë që të arratisej

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani si një ushtar të botës së krimit në farsën elektorale të 11 majit.

    ‘Altin Troplini ishte në këtë fushatë thjesht një ushtar i botës së krimit, ai njoftoi kreun e kartelit më të rrezikshëm në Europë që të arratisej’, u shpreh Berisha gjatë konferencës për mediat në selinë blu.

    Berisha: Kaluan mbi tre javë dhe Altin Troplini nuk ka dhënë asnjë përgjigje për njoftimin që u bë klanit apo kartelit më të rrezikshëm në Europë, njoftim i cili u siguroi atyre lirinë dhe largimin.

    Altin Troplini mbajti për rreth 3 javë në xhep mandatin ndërkombëtar të arrestit të bosëve të kartelit të vetëm në Europë që disponon port dhe e ekzekutoi atë ditë pasi bosët e kartelit ishin njoftuar dhe kaluan në fshehtësi, në arrati.

    Çdo ditë që kalon fakton se Altin Troplini është një bashkëpunëtor në krim me kartelin më të rrezikshëm të drogës në Europë.

    Gjer sot, shqiptarët nuk kanë asnjë shpjegim.

    U përpoq të implikojë Antimafian Italiane, DEA-n amerikane, por një gjë kanë të qartë shqiptarët, se kurrë as Antimafia Italiane, as DEA amerikane nuk kanë njoftuar bosët e kartelit më të rrezikshëm të Europës, Troplinët për t’u larguar nga Shqipëria.

    Gjer sot ka vetëm mashtrimet dhe trillimet e tij, përpjekjet e tij për t’u fshehur pas DEA-s dhe Antimafies, në një kohë kur njoftimi është direkt vepër e atij që mbante në xhep mandat-arrestin dhe nuk e ekzekutonte gjersa ata të përfundonin në vendin e fshehur dhe të sigurt.

    Sigurisht duke qenë një klan i lidhur kryekëput me qeverinë, Troplini në prokurori ndjehet i mbrojtur.

    Por e garantoj se ky problem do të bëhet sa kombëtar, aq edhe ndërkombëtar.

    Dhe nuk do mund ta kapërcejnë me dëshmitarë të rremë si Alfred Shehu, siç bëri para medias që e thirri shpejt e shpejt në ndihmë dhe u detyrua të ndërrojë ato që kishte thënë dy minuta më parë.

    Njoftimi i kreut të kartelit më të fuqishëm të drogës në Shqipëri dhe largimi i tij, pasi ai drejtoi fushatën elektorale të partisë së krimit në Durrës, dëshmon se Altin Troplini ishte në këtë fushatë thjesht një ushtar i botës së krimit, i karteleve të drogës dhe Edi Ramës.

  • Berisha lexon mesazhin që la në SPAK:Altin Dumani do quhet Altin Troplini,kjo zyrë..

    Berisha lexon mesazhin që la në SPAK:Altin Dumani do quhet Altin Troplini,kjo zyrë..

    Kreu i PD, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pas paraqitjes së tij në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”.
    Gjatë fjalës së tij pas daljes nga SPAK, Berisha ka zbuluar edhe mesazhin që ka lënë për kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.
    “Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo zyrë shteti që paguhet me rrogat më të larta në gadishullin e Ballkanit, paguhet me 7 mijë euro personin nga prokurorët për meritën e veçantë se komunikojnë dhe bëjnë pazare me kriminelët, do të shpallet seksion i kartelit Troplini.
    Do të shpallet seksion i kartelit më të fuqishëm të drogës në Europë, karteli i vetëm që administron portin kryesor të vendit, portin e Durrësit. Ndaj dhe në shënimin që i lashë Altin Troplinit, e informova se sot e tutje nga Dumani, do ta quajmë Altin Troplini.
    Kjo për arsye të forta ligjore sepse ky bashkëpunëtor i kartelit më të rrezikshëm, më të fuqishëm të Europës, mbajti në zyrën e tij 22 ditë vendimin e gjykatës për arrestin e Xhevdet Troplinit, Elvis Doçit apo Pojës, sepse Poja quhet në fakt ky kartel droge. Dhe jo vetëm e mbajti 22 ditë, por e çoi për ekzekutim pasi Xhevdeti dhe Elvisi kishin mbërritur në destinacionet që kishin zgjedhur dhe të lirë sot, duke kontrolluar nga vendndodhjet e tyre përsëri në çdo metër katror portin e Durrësit dhe trafikun e kokainës.
    Ndaj dhe unë i lashë këtë shënim: Me mbajtjen për 22 ditë të fletëarrestit të gjykatës për bosët e kartelit më të madh në Europë të drogës, kartelit Troplini, Altin Dumani do regjistrohet si bashkëpunëtor kryesor i këtij karteli dhe do ndryshojë mbiemrin e tij nga Dumani në Altin Troplini”, tha Sali Berisha.

  • FOTO/ Në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha lexon mesazhin që la në Prokurorinë e Posaçme: Dumani do quhet Altin “Troplini”

    FOTO/ Në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha lexon mesazhin që la në Prokurorinë e Posaçme: Dumani do quhet Altin “Troplini”

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në SPAK ditën e sotme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

    Jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme Berisha u prit nga mbështetësit. Pasi doli nga SPAK, në një deklaratë për mediet, zbuloi edhe shënimin që i la kreut të kësaj Prokurorie, Altin Dumani.
    Berisha ka akuzuar kreun e SPAK se ka lidhje me bandat kriminale.

    Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo zyrë shteti që paguhet me rrogat më të larta në gadishullin e Ballkanit, paguhet me 7 mijë euro personin nga prokurorët për meritën e veçantë se komunikojnë dhe bëjnë pazare me kriminelët, do të shpallet seksion i kartelit Troplini.
    Do të shpallet seksion i kartelit më të fuqishëm të drogës në Europë, karteli i vetëm që administron portin kryesor të vendit, portin e Durrësit.
    Ndaj dhe në shënimin që i lashë Altin Troplinit, e informova se sot e tutje nga Dumani, do ta quajmë Altin Troplini.
    Kjo për arsye të forta ligjore sepse ky bashkëpunëtor i kartelit më të rrezikshëm, më të fuqishëm të Europës, mbajti në zyrën e tij 22 ditë vendimin e gjykatës për arrestin e Xhevdet Troplinit, Elvis Doçit apo Pojës, sepse Poja quhet në fakt ky kartel droge.
    Dhe jo vetëm e mbajti 22 ditë, por e çoi për ekzekutim pasi Xhevdeti dhe Elvisi kishin mbërritur në destinacionet që kishin zgjedhur dhe të lirë sot, duke kontrolluar nga vendndodhjet e tyre përsëri në çdo metër katror portin e Durrësit dhe trarikun e kokainës.
    Ndaj dhe unë i lashë këtë shënim: Me mbajtjen për 22 ditë të fletëarrestit të gjykatës për bosët e kartelit më të madh në Europë të drogës, kartelit Troplini, Altin Dumani do regjistrohet si bashkëpunëtor kryesor i këtij karteli dhe do ndryshojë mbiemrin e tij nga Dumani në Altin Troplini.
    Shënimi që Berisha i la Altin Dumanit
    Më 19 maj, Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen “Partizani”. Ish-kryeministri vendit Sali Berisha do të perballet me togat e zeza tashmë zyrtarisht në bankën e të akuzuarve.
    Atij do t’i duhet t’i nënshtrohet procesit gjyqësor në themel nën akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë. Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj tha se nuk do të kërkojnë gjykim të shkurtuar.
    I bashkëpandehur me Berishën është dhëndri i i tij, Jamarbër Malltezi  ndaj te cilit pozita ligjore është më e ashpër për shkak të akuzës së pastrimit të parave. Të përfshirë në këtë dosje janë edhe biznesmenët, Fatmir Bektashi, e Xhimi Begeja së bashku me noteren Andia Pustina.
    Sipas prokurorisë së posaçme, Sali Berisha krijoi kushte kur shërbente si kryeministër i vendit që dhëndri i tij të përfitonte nga nxjerrja e akteve nënligjore privatizimin e trojeve shtetërore të ish- klubit sportiv, Partizani. Tashmë mbi truallin e privatizuar, janë ndërtuar 19 pallate../vizionplus.tv

  • U paraqit për masën e sigurisë, Berisha sulmon SPAK-un

    U paraqit për masën e sigurisë, Berisha sulmon SPAK-un

    Kreu i PD, Sali Berisha, ka dhënë një deklaratë për mediat pas paraqitjes së tij në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
    Berisha ka zbuluar edhe mesazhin që ka lënë për kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

    “Kjo zyrë shteti që paguhet me rrogat më të larta në Ballkan, me 7 mijë euro personin, do të shpallet seksion i kartelit Troplini, më të fuqishëm të drogës në Europë, i vetmi që administron Portin e Durrësit. Ndaj dhe në shënimin që i lash Altin “Troplinit”, e informova se sot e tutje Dumanin do ta quajmë Altin Troplini. Kjo për arsye të forta ligjore sepse ky bashkëpunëtor i kartelit më të fuqishëm të Europës, mbajti në zyrën e tij 22 ditë vendimin e gjykatës për arrestin e Xhevdet Troplinit, Elvis Doçit apo Pojave”, tha Berisha.

  • Berisha nga SPAK: Dumani do të quhet Altin Troplini, kjo zyrë u kthye në seksionin e kartelit të drogës

    Berisha nga SPAK: Dumani do të quhet Altin Troplini, kjo zyrë u kthye në seksionin e kartelit të drogës

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha sapo ka dalë nga ambientet e Prokurorsë së Posaçme.
    Berisha e bëri përgjegjës Altin Dumanin për të cilin tha se është bashkëpunëtor i krimit në Shqipëri, duke theksuar se vonoi 22 ditë vendimin e gjykatës për arrestin e Troplinit, Elvis Doçit apo Pojave.
    Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar mesazhin që u la oficerëve të OPGJ-së pas daljes nga godina e Prokurorisë së Posaçme.
    “Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo zyrë shteti që paguhet me rrogat më të larta në gadishullin e Ballkanit, paguhet me 7 mijë euro personin nga prokurorët për meritën e veçantë se komunikojnë dhe bëjnë pazare me kriminelët, do të shpallet seksion i kartelit Troplini. Do të shpallet seksion i kartelit më të fuqishëm të drogës në Europë, karteli i vetëm që administron portin kryesor të vendit, portin e Durrësit.
    Ndaj dhe në shënimin që i lashë Altin Troplinit, e informova se sot e tutje nga Dumani, do ta quajmë Altin Troplini. Kjo për arsye të forta ligjore sepse ky bashkëpunëtor i kartelit më të rrezikshëm, më të fuqishëm të Europës, mbajti në zyrën e tij 22 ditë vendimin e gjykatës për arrestin e Xhevdet Troplinit, Elvis Doçit apo Pojës, sepse Poja quhet në fakt ky kartel droge.
    Dhe jo vetëm e mbajti 22 ditë, por e çoi për ekzekutim pasi Xhevdeti dhe Elvisi kishin mbërritur në destinacionet që kishin zgjedhur dhe të lirë sot, duke kontrolluar nga vendndodhjet e tyre përsëri në çdo metër katror portin e Durrësit dhe trarikun e kokainës.
    Ndaj dhe unë i lashë këtë shënim: Me mbajtjen për 22 ditë të fletëarrestit të gjykatës për bosët e kartelit më të madh në Europë të drogës, kartelit Troplini, Altin Dumani do regjistrohet si bashkëpunëtor kryesor i këtij karteli dhe do ndryshojë mbiemrin e tij nga Dumani në Altin Troplini”, tha Sali Berisha.

  • Berisha lexon mesazhin që la në SPAK: Altin Dumani do quhet Altin Troplini, kjo zyrë shteti është seksion i kartelit më të rrezikshëm në Europë

    Berisha lexon mesazhin që la në SPAK: Altin Dumani do quhet Altin Troplini, kjo zyrë shteti është seksion i kartelit më të rrezikshëm në Europë

    Lideri i PD-së Sali Berisha u paraqit sot në SPAK për të plotësuar masën ‘detyrim me paraqitje’ . Pasi doli nga SPAK ai bëri publik mesazhin që i la Altin Dumanit.

    Sali Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo zyrë shteti që paguhet me rrogat më të larta në gadishullin e Ballkanit, paguhet me 7 mijë euro personin nga prokurorët për meritën e veçantë se komunikojnë dhe bëjnë pazare me kriminelët, do të shpallet seksion i kartelit Troplini.

    Do të shpallet seksion i kartelit më të fuqishëm të drogës në Europë, karteli i vetëm që administron portin kryesor të vendit, portin e Durrësit.

    Ndaj dhe në shënimin që i lashë Altin Troplinit, e informova se sot e tutje nga Dumani, do ta quajmë Altin Troplini.

    Kjo për arsye të forta ligjore sepse ky bashkëpunëtor i kartelit më të rrezikshëm, më të fuqishëm të Europës, mbajti në zyrën e tij 22 ditë vendimin e gjykatës për arrestin e Xhevdet Troplinit, Elvis Doçit apo Pojës, sepse Poja quhet në fakt ky kartel droge.

    Dhe jo vetëm e mbajti 22 ditë, por e çoi për ekzekutim pasi Xhevdeti dhe Elvisi kishin mbërritur në destinacionet që kishin zgjedhur dhe të lirë sot, duke kontrolluar nga vendndodhjet e tyre përsëri në çdo metër katror portin e Durrësit dhe trarikun e kokainës.

    Ndaj dhe unë i lashë këtë shënim: Me mbajtjen për 22 ditë të fletëarrestit të gjykatës për bosët e kartelit më të madh në Europë të drogës, kartelit Troplini, Altin Dumani do regjistrohet si bashkëpunëtor kryesor i këtij karteli dhe do ndryshojë mbiemrin e tij nga Dumani në Altin Troplini.

  • Berisha lexon mesazhin që la në SPAK: Altin Dumani do quhet Altin Troplini, kjo zyrë është…

    Berisha lexon mesazhin që la në SPAK: Altin Dumani do quhet Altin Troplini, kjo zyrë është…

    Sali Berisha, pas paraqitjes së tij në SPAK ku ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ka lëshuar një deklaratë të fortë në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumani, dhe institucionit që ai drejton, duke e quajtur këtë të fundit “seksion të një karteli droge”.
    Duke iu drejtuar qytetarëve jashtë ambienteve të SPAK-ut, Berisha deklaroi se i kishte lënë një mesazh zyrtar kreut të Prokurorisë së Posaçme: “Nga sot Altin Dumani do quhet Altin Troplini”.
    Sipas Berishës, arsyeja për këtë epitet është se “Dumani ka mbajtur për 22 ditë një vendim arresti për Xhevdet Troplinin, Elvis Doçin dhe të tjerë pjesëtarë të një karteli të fuqishëm droge, duke i lejuar që të largohen nga vendi pa u ndaluar”.
    “Kjo zyrë shteti, e paguar me rroga nga më të lartat në Ballkan, është bërë seksion i kartelit që kontrollon portin e Durrësit dhe trafikun e kokainës në Europë. Për këtë arsye, unë e quaj zyrtarisht Altin Troplini, bashkëpunëtor i kartelit më të fuqishëm të drogës në kontinent”, deklaroi Berisha.
    Ai e akuzoi SPAK-un si një strukturë që bën “pazare me kriminelët” dhe “mbron trafikantët duke sabotuar drejtësinë”.
    Sipas ish-kryeministrit, Elvis Doçi dhe Xhevdet Troplini – të cilët ai i identifikon si bosët e kartelit – kanë arritur të largohen të lirë, ndërsa Prokuroria “ka qëndruar pasive”.

  • “Portin e Durrësit Rama ia dorëzoi kartelit Troplini” Berisha: Kandidati i tij mori mbi 21 mijë vota

    “Portin e Durrësit Rama ia dorëzoi kartelit Troplini” Berisha: Kandidati i tij mori mbi 21 mijë vota

    Portin e Durrësit Edi Rama ia dorëzoi kartelit Troplini. Kështu deklaroi kreu demokrat Sali Berisha në studion e Debatit me Alba Alishanin në A2 CNN, duke vijuar denoncimet për zgjedhjet e 11 majit. Sipas kreut demokrat prej 3 vitesh në këtë port nuk kapet asnjë gram drogë ndërsa thekson ai, ky kartel kontrollon çdo punonjës dhe çdo metër katror të këtij porti.
    “Ajo që ndodhi më 11 maj për çdo shqiptar që beson se vota është një vlerë dhe që beson se për të dhe fëmijët e tij duhet të vendosë ai me përfaqësuesit e tij dhe jo kartelet më të rrezikshme të drogës në Europë të cilat sot duke disponuar Portin e Durrësit si port të lirë për drogën. Prej 3 vitesh nuk kapet qoftë edhe një gram. Prej vitit 2020 ai iu dorëzua klanit Troplini dhe aty ata kontrollojnë çdo të emëruar, shkarkuar çdo metër katror, roje e vinçier e punonjës të thjeshtë në administratë, duke ua dorëzuar portin më të madh të vendit kartelit Troplini”. 
    Berisha thekson se Edi Rama fuqizoi atë në një proporcion të jashtëzakonshmjë duke bërë që karteli të vendosë edhe në listën e hapur e të mbyllur të Ramës atë që dëshironte.
    “Ky kartel vendosi në listën e mbyllur ata që deshte dhe mori përsipër të fusë nga lista e hapur me qëllim për poste të larta ministrore ata që deshte. Ku i kemi faktet? Gjatë fushatës kam denoncuar në mënyrë të përsëritur se Elvis Doçi, Suel Çela, Ergys Agasi, Vangjush Dako bënin te lokali kodra e kuajve te Shkëmbi i Kavajës. Pas denoncimeve të mia këta u spostuan te shtëpia e Dakos ku ka marrë pjesë edhe kryeministri”.
    Sipas Berishës kandidati i kartelit Troplini mori 5 mijë vota më shumë se Edi Rama në 2021.
    “Rezultati është se karteli Troplini kandidati i tyre mori 20 mijë vota dhe ishte kandidat për ministër të brendshëm. Ka marrë 21 mijë vota, 5 mijë vota më shumë se rama në 2021. Poja  dominon mbi bandat e Durrësit”.