Tag: kartelit

  • SHBA në dilemë: A do ta godasë Trump Shqipërinë për lidhjet me kartelin Sinaloa?

    SHBA në dilemë: A do ta godasë Trump Shqipërinë për lidhjet me kartelin Sinaloa?

    Media e njohur amerikane, Washington Examiner, në një artikull të saj ngre alarmin për një çështje që mund të trondisë balancat e aleancave ndërkombëtare të Shqipërisë.
    Në prapaskenë të marrëdhënieve të buta diplomatike, po merr formë një histori që sfidon kufijtë e asaj që pranohet si bashkëpunim i pastër mes dy vendeve të NATO-s.
    Ndërsa Donald Trump shpall luftë totale kundër karteleve të drogës në mandatin e tij të dytë, një pyetje e pakëndshme po ngrihet në Washington: A do të ketë guxim presidenti amerikan të shohë edhe drejt Tiranës, aty ku nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria akuzohet se është shndërruar në portë kryesore të pastrimit të parave dhe trafikut global të kokainës?
    Nëse lidhjet e errëta mes mafias shqiptare dhe kartelit famëkeq Sinaloa janë aq të thella sa sugjerojnë burimet e inteligjencës amerikane, atëherë heshtja e Washingtonit mund të ketë një kosto shumë më të lartë sesa mendohet.
    Nga Tom Rogan, Washington Examiner

    Pse administrata Trump duket se është e qetë me idenë që kryeministri i një vendi aleat të NATO-s të veprojë si partner pastrimi parash për kartelin meksikan Sinaloa?
    Presidenti Donald Trump e ka bërë ndalimin e drogave të paligjshme që hyjnë në SHBA një prioritet të madh të mandatit të tij të dytë. Por ai duhet të pranojë se trafiku global i drogës përfshin jo vetëm armiq të hapur si diktatori venezuelas Nicolás Maduro, por edhe aleatë që në letër janë pro-amerikanë.
    Vëmendja kryesore kohët e fundit i është kushtuar presionit në rritje të Trump-it ndaj Maduros për rolin e tij në kontrabandimin masiv të drogës drejt SHBA. Dhe megjithëse do të ishte gabim që Trump ta rrëzonte me forcë ushtarake Maduron, ai ka autoritetin dhe të drejtën të përdorë ushtrinë kundër karteleve të drogës që operojnë brenda dhe jashtë Venezuelës. E megjithatë, nëse ai është vërtet serioz për t’i goditur kartelet, do t’i duhet të rrisë ndjeshëm presionin ndaj një aleati të veçantë të NATO-s, Shqipërisë.
    Nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, Shqipëria është sot kryeqendra e pakontestuar e trafikut të drogës në Europë. Mafia shqiptare përdor aksesin në portet më të mëdha të Europës dhe kontrollon tregje shumë fitimprurëse të drogës, si ai i Londrës. Ajo është e specializuar në trafikun dhe shpërndarjen e kokainës, por merret edhe me trafik armësh dhe shfrytëzimin e grave të reja për prostitucion. Grupet kriminale shqiptare përdorin dhunë ekstreme për të dominuar tregjet e krimit dhe për të shmangur forcat europiane të rendit, të cilat shpesh janë të pafuqishme. Megjithatë, edhe pse Rama shfaqet i qeshur në takime me udhëheqës të NATO-s dhe BE-së, burime të shumta amerikane të shërbimeve sekrete dhe të sigurisë i kanë thënë ‘Washington Examiner’ se ai përfiton drejtpërdrejt nga aktivitetet e krimit të organizuar shqiptar. Ka edhe prova publike që po shtohen për përgjegjësinë e tij.
    Këtu hyn në lojë Luftar Hysa. Kreu i familjes kriminale Hysa në Shqipëri, Luftar Hysa paraqitet si biznesmen i njollosur dhe si bos mafie. Realiteti, sipas burimeve të shumta të shërbimeve sekrete dhe zbatimit të ligjit që kanë folur për ‘Washington Examiner’, është se ai është një nga pastruesit kryesorë të parave të kartelit Sinaloa.
    Karteli Sinaloa është karteli i dytë më i fuqishëm në Meksikë, i tejkaluar vetëm së fundmi nga karteli “Jalisco New Generation”. Edhe pse i përçarë nga lufta e brendshme mes ndjekësve të Joaquín “El Chapo” Guzmán-it dhe Ismael “El Mayo” Zambada García, ky kartel mbetet tepër i fuqishëm dhe me ndikim të gjerë. Ai është përgjegjës për sasi gjigante të drogës që kontrabandohen çdo vit përtej kufirit SHBA–Meksikë.
    Sinaloa ruan lidhje të ngushta edhe me figura të larta të partisë Morena të presidentes meksikane Claudia Sheinbaum. Për të pasuruar drejtuesit e tyre dhe rrjetet e korruptuara të politikës dhe sigurisë, kartelet kanë nevojë të fusin drogën në tregjet e huaja dhe të pastrojnë fitimet. Këtu hyn rëndësia e Shqipërisë.
    Administrata Biden praktikisht e la pas dore korrupsionin e lidhur me kartelet në Shqipëri. Por me 13 nëntor, administrata Trump njoftoi ngrirjen e aseteve të Luftar Hysës dhe katër vëllezërve të tij. Amerikanët tani ndalohen të kryejnë biznes me ta. Departamenti i Thesarit thekson se grupi kriminal Hysa ka “përdorur ndikimin e tij përmes investimeve ose kontrollit të bizneseve të ndryshme në Meksikë, përfshirë kazino dhe restorante, për të pastruar paratë e trafikut të drogës”.
    Në një mesazh jo shumë të fshehur për Policinë Kanadeze, njoftimi i Thesarit përmend udhëtimet e rregullta të Luftarit në Kanada dhe përfshin dy nga bizneset e tij kanadeze në listën e sanksioneve. Më tej shpjegon se:
    “Grupi kriminal Hysa besohet se operon me miratimin e kartelit Sinaloa, i cili kontrollon shumë nga zonat ku ky grup zhvillon aktivitetet e tij… Luftar dhe Arben Hysa kanë përdorur një entitet me bazë në Europë për t’u pasuruar duke pastruar fonde të paligjshme të trafikut të drogës. Luftari zotëron ose drejton disa kompani të përdorura nga grupi kriminal Hysa.”
    Cili mund të jetë ky “entitet europian”? Nuk mund të jemi të sigurt, por një takim i tetorit 2020 me kryeministrin Rama jep një ide.
    Në tetor të vitit 2020, Rama priti në zyrën e tij në Tiranë një takim me ndihmësin e tij politik Dorian Duçka, ish-deputetin gjerman Mark Hauptmann, Luftar Hysën dhe Besnik Lulajn.
    Kur identiteti i personave u bë publik dy vite më vonë, Rama deklaroi se takimi kishte të bënte me investime të ligjshme.
    Mirëpo, duket se Hysa nuk e mori “nuk mori udhëzimin për të qëndruar te i njëjti skenar”, sepse ai deklaroi se kishin diskutuar për një libër turizmi që po shkruante një mik britanik. Shumë raporte dhe foto të daljes së tyre nga zyra e Ramës janë fshirë, por linket e arkivuara ekzistojnë ende.
    Besnik Lulaj është i rëndësishëm në këtë pjesë. Qeveria dhe familja e Ramës i kanë dhënë Lulajt projekte të shumta ndërtimi shumë fitimprurëse. Por më e rëndësishme është Marina Bay, resorti dhe kazinoja e tij. Sipas gazetës El Universal, kjo kazino është një nga qendrat kryesore të pastrimit të parave të kartelit Sinaloa në Shqipëri.

    Për të pastruar miliarda dollarë, kartelit i duhet diversitet gjeografik. A mund të jetë Marina Bay “entiteti europian” të cilin përmend Departamenti i Thesarit?
    Minimalisht, është e qartë se Rama e ka lejuar Shqipërinë të bëhet një shtet i kapur nga mafia, që ofron një strehë të sigurt për disa nga kriminelët ndërkombëtarë më të rrezikshëm dhe pasuritë e tyre të paligjshme.
    Në rastin më të keq, ashtu si Maduro në Venezuelë, Rama është lehtësuesi kryesor i këtij aktiviteti, duke u pasuruar ai dhe aleatët e tij në këmbim të pjesës së fitimeve.
    Por rreziqet e tolerimit amerikan duhet të jenë të qarta.
    Në Amerikën Latine, trafiku masiv i drogës ka bërë që politikanët dhe zyrtarët e sigurisë të përfitojnë vetë nga ky trafik në vend që ta luftojnë. Vetëm pak njerëz shumë të guximshëm dalin kundër karteleve. Dhe si në rastin e kryebashkiakut Carlos Manzo, ata shpesh përfundojnë të vrarë. Kartelet tregojnë se si aktorët joshtetërorë po zëvendësojnë gradualisht autoritetin e shtetit me të tyrin.
    Administrata Trump ka shumë mjete presioni ndaj Shqipërisë, përfshirë tarifa, sanksione dhe kufizime të bashkëpunimit. Por minimalisht, SHBA-ja duhet të kërkojë menjëherë ekstradimin e familjes kriminale Hysa nga Meksika, duke i bërë të qartë presidentes Sheinbaum se kjo është një çështje me përparësi.
    Më pas Trump duhet t’i bëjë të ditur Ramës se, nëse nuk ndryshon kurs dhe nuk përballet me aleatët e tij të deritanishëm, pasojat nuk do t’i pëlqejnë.

  • Artikulli bombë i medias amerikane: A do ta ‘mbyllë’ Donald Trump njërin sy për Edi Ramën për kartelet e drogës?

    Artikulli bombë i medias amerikane: A do ta ‘mbyllë’ Donald Trump njërin sy për Edi Ramën për kartelet e drogës?

    Media e njohur amerikane, Washington Examiner, në një artikull të saj ngre alarmin për një çështje që mund të tronditë balancat e aleancave ndërkombëtare të Shqipërisë. Në prapaskenë të marrëdhënieve të buta diplomatike, po merr formë një histori që sfidon kufijtë e asaj që pranohet si bashkëpunim i pastër mes dy vendeve të NATO-s.
    Ndërsa Donald Trump shpall luftë totale kundër karteleve të drogës në mandatin e tij të dytë, një pyetje e pakëndshme po ngrihet në Washington: A do të ketë guxim presidenti amerikan të shohë edhe drejt Tiranës, aty ku nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria akuzohet se është shndërruar në portë kryesore të pastrimit të parave dhe trafikut global të kokainës? Nëse lidhjet e errëta mes mafias shqiptare dhe kartelit famëkeq Sinaloa janë aq të thella sa sugjerojnë burimet e inteligjencës amerikane, atëherë heshtja e Washingtonit mund të ketë një kosto shumë më të lartë sesa mendohet.
    Pse administrata Trump duket se është e qetë me idenë që kryeministri i një vendi aleat të NATO-s të veprojë si partner pastrimi parash për kartelin meksikan Sinaloa?
    Presidenti Donald Trump e ka bërë ndalimin e drogave të paligjshme që hyjnë në SHBA një prioritet të madh të mandatit të tij të dytë. Por ai duhet të pranojë se trafiku global i drogës përfshin jo vetëm armiq të hapur si diktatori venezuelas Nicolás Maduro, por edhe aleatë që në letër janë pro-amerikanë.
    Vëmendja kryesore kohët e fundit i është kushtuar presionit në rritje të Trump-it ndaj Maduros për rolin e tij në kontrabandimin masiv të drogës drejt SHBA. Dhe megjithëse do të ishte gabim që Trump ta rrëzonte me forcë ushtarake Maduros, ai ka autoritetin dhe të drejtën të përdorë ushtrinë kundër karteleve të drogës që operojnë brenda dhe jashtë Venezuelës. E megjithatë, nëse ai është vërtet serioz për t’i goditur kartelet, do t’i duhet të rrisë ndjeshëm presionin ndaj një aleati të veçantë të NATO-s, Shqipërisë.
    Nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, Shqipëria është sot kryeqendra e pakontestuar e trafikut të drogës në Europë. Mafia shqiptare përdor aksesin në portet më të mëdha të Europës dhe kontrollon tregje shumë fitimprurëse të drogës, si ai i Londrës. Ajo është e specializuar në trafikun dhe shpërndarjen e kokainës, por merret edhe me trafik armësh dhe shfrytëzimin e grave të reja për prostitucion. Grupet kriminale shqiptare përdorin dhunë ekstreme për të dominuar tregjet e krimit dhe për të shmangur forcat europiane të rendit, të cilat shpesh janë të pafuqishme. Megjithatë, edhe pse Rama shfaqet i qeshur në takime me udhëheqës të NATO-s dhe BE-së, burime të shumta amerikane të shërbimeve sekrete dhe të sigurisë i kanë thënë Washington Examiner se ai përfiton drejtpërdrejt nga aktivitetet e krimit të organizuar shqiptar. Ka edhe prova publike që po shtohen për përgjegjësinë e tij.
    Këtu hyn në lojë Luftar Hysa. Kreu i familjes kriminale Hysa në Shqipëri, Luftar Hysa paraqitet si biznesmen që padrejtësisht shihet si bos mafie. Realiteti, sipas burimeve të shumta të shërbimeve sekrete dhe zbatimit të ligjit që kanë folur për Washington Examiner, është se ai është një nga pastruesit kryesorë të parave të kartelit Sinaloa.
    Karteli Sinaloa është karteli i dytë më i fuqishëm në Meksikë, i tejkaluar vetëm së fundmi nga karteli “Jalisco New Generation”. Edhe pse i përçarë nga lufta e brendshme mes ndjekësve të Joaquín “El Chapo” Guzmán-it dhe Ismael “El Mayo” Zambada García, ky kartel mbetet tepër i fuqishëm dhe me ndikim të gjerë. Ai është përgjegjës për sasi gjigante të drogës që kontrabandohen çdo vit përtej kufirit SHBA–Meksikë.
    Sinaloa ruan lidhje të ngushta edhe me figura të larta të partisë Morena të presidentes meksikane Claudia Sheinbaum. Për të pasuruar drejtuesit e tyre dhe rrjetet e korruptuara të politikës dhe sigurisë, kartelet kanë nevojë të fusin drogat në tregjet e huaja dhe të pastrojnë fitimet. Këtu hyn rëndësia e Shqipërisë.
    Administrata Biden praktikisht e la pas dore korrupsionin e lidhur me kartelet në Shqipëri. Por me 13 nëntor, administrata Trump njoftoi ngrirjen e aseteve të Luftar Hysës dhe katër vëllezërve të tij. Amerikanët tani ndalohen të kryejnë biznes me ta. Departamenti i Thesarit thekson se grupi kriminal Hysa ka “përdorur ndikimin e tij përmes investimeve ose kontrollit të bizneseve të ndryshme në Meksikë, përfshirë kazino dhe restorante, për të pastruar paratë e trafikut të drogës”.
    Në një mesazh jo shumë të fshehur për Policinë Kanadeze, njoftimi i Thesarit përmend udhëtimet e rregullta të Luftarit në Kanada dhe përfshin dy nga bizneset e tij kanadeze në listën e sanksioneve. Më tej shpjegon se: “Grupi kriminal Hysa besohet se operon me miratimin e kartelit Sinaloa, i cili kontrollon shumë nga zonat ku ky grup zhvillon aktivitetet e tij… Luftar dhe Arben Hysa kanë përdorur një entitet me bazë në Europë për t’u pasuruar duke pastruar fonde të paligjshme të trafikut të drogës. Luftari zotëron ose drejton disa kompani të përdorura nga grupi kriminal Hysa.”
    Cili mund të jetë ky “entitet europian”? Nuk mund të jemi të sigurt, por një takim i tetorit 2020 me kryeministrin Rama jep një ide.
    Në tetor të vitit 2020, Rama priti në zyrën e tij në Tiranë një takim me ndihmësin e tij politik Dorian Ducka, ish-deputetin gjerman Mark Hauptmann, Luftar Hysën dhe Besnik Lulajn.
    Kur identiteti i personave u bë publik dy vite më vonë, Rama deklaroi se takimi kishte të bënte me investime të ligjshme. Mirëpo, duket se Hysa nuk e mori “memorandumin e të njëjtës histori”, sepse ai deklaroi se kishin diskutuar për një libër turizmi që po shkruante një mik britanik. Shumë raporte dhe foto të daljes së tyre nga zyra e Ramës janë fshirë, por linket e arkivuara ekzistojnë ende.
    Besnik Lulaj është i rëndësishëm në këtë pjesë. Qeveria dhe familja e Ramës i kanë dhënë Lulajt projekte të shumta ndërtimi shumë fitimprurëse. Por më e rëndësishme është Marina Bay, resorti dhe kazinoja e tij. Sipas gazetës El Universal, kjo kazino është një nga qendrat kryesore të pastrimit të parave të kartelit Sinaloa në Shqipëri.
    Për të pastruar miliarda dollarë, kartelit i duhet diversitet gjeografik. A mund të jetë Marina Bay “entiteti europian” të cilin përmend Departamenti i Thesarit?
    Minimalisht, është e qartë se Rama e ka lejuar Shqipërinë të bëhet një shtet i kapur nga mafia, që ofron një strehë të sigurt për disa nga kriminelët ndërkombëtarë më të rrezikshëm dhe pasuritë e tyre të paligjshme.
    Në rastin më të keq, ashtu si Maduro në Venezuelë, Rama është lehtësuesi kryesor i këtij aktiviteti, duke u pasuruar ai dhe aleatët e tij në këmbim të pjesës së fitimeve.
    Por rreziqet e tolerimit amerikan duhet të jenë të qarta.
    Në Amerikën Latine, trafiku masiv i drogës ka bërë që politikanët dhe zyrtarët e sigurisë të përfitojnë vetë nga ky trafik në vend që ta luftojnë. Vetëm pak njerëz shumë të guximshëm dalin kundër karteleve. Dhe si në rastin e kryebashkiakut Carlos Manzo, ata shpesh përfundojnë të vrarë. Kartelet tregojnë se si aktorët joshtetërorë po zëvendësojnë gradualisht autoritetin e shtetit me të tyrin.
    Administrata Trump ka shumë mjete presioni ndaj Shqipërisë, përfshirë tarifa, sanksione dhe kufizime të bashkëpunimit. Por minimalisht, SHBA-ja duhet të kërkojë menjëherë ekstradimin e familjes kriminale Hysa nga Meksika, duke i bërë të qartë presidentes Sheinbaum se kjo është një çështje me përparësi.
    Më pas Trump duhet t’i bëjë të ditur Ramës se, nëse nuk ndryshon kurs dhe nuk përballet me aleatët e tij të deritanishëm, pasojat nuk do t’i pëlqejnë.

  • Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

    Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

    Nga Basir Collaku
    Media meksikane, në një dosier i rikthehet mafias shqiptare dhe lidhjeve të saj me politikën e pushtetin. Luftar Hysa pjesë e kartelit “Sinaloa” në Meksikë, është nyja lidhëse edhe me kryeministrin Edi Rama, të cilin ai e ka takuar, e më pas bizneset e tij, nën akuza federale, pastrimi miliona eurosh, morën një tjetër zhvillim në Shqipëri. Kur shtypi më herët zbuloi lidhjet e kartelit me bandën shqiptare, Rama u hodh në mbrojtje agresive të miqve të tij të “ndershëm” që ai kishte pritur në zyrë me personin B, këshilltarin e tij, në historinë e dosjes së Charles. Vajti deri në rrjedhjen psikike të zakonshme kur përballet më të vërteta djegëse, sa tha se …”doli një artikull atje dhe mbushet gjithë rrjeti i kanaleve të vatanit këtu me një llumhane që nuk di si i bëhet për ta frenuar”. E vërteta vonon por nuk harron. Kanalet e llumhanevë paskan pasur të drejtë, ndërsa shënjestra e tyre jo. Kur gazetari italian i Rai Tre e pyeti KM rrëfeu një histori bajate biznesi si sportelist informacioni për taksat e mjedisin. Hysa sipas hetimit të Ëashingtoni ishte pjesë e një rrjeti kazinosh të pastrimit të parave, në lidhje me kartelin e drogës. Kjo solli nga presioni amerikan të mbyllen mbi 10 kazino në Meksikë, ku u prekën edhe bizneset e lojërave të fatit të familjes Hysa, si akuzë për lidhjet me trafikun. Media meksikane shkruan mes të tjerash se, “në mes të kaosit, mësuan se Ministria e Brendshme po përsëriste të njëjtën manovër me 10 biznese të tjera të së njëjtës familje: një bastisje e sinkronizuar nga Baja California deri në Sinaloa…” Prokuroria e Përgjithshme me presionin e Shtëpisë së Bardhë, kishte mësyrë dyert e bizneseve të akuzuar, siç pretendonte zyra e kontrollit të aseteve të huaja. Ata, familja Hysa, dyshohen prej vitesh në këtë lidhje me kartelet e pastrimit të parave të kartelit Sinaloa. E tani atje, ato biznese, janë mbyllur me urdhër të presidentit Trump. Mafia shqiptare është nën hetim nga SHBA.-A e dinte Edi Rama kur priti Luftar Hysën, se kë po priste në zyrë?-A kërkoi ai informacion për origjinën e bizneseve të tij në Meksikë? -A kërkoi të dhëna ngaqë prej vitesh ata, familja Hysa, akuzoheshin në disa shtete si pastruesh parash të kartelit ndër më të mëdhenjtë të drogës, me lojëra fati dhe ndërtime ?Ai kërkoi pikërisht zgjerimin e këtij biznesi. Po agjencitë e tjera të shërbimeve dhe zbatimit të ligjit, asgjë nuk dinin?-A ishte Rama arsyeja e mbylljes së gojës së tyre?-Po sot, a ka hetime për këtë sanksion të ndërmarrë tani nga Departamenti i Thesarit, për biznese të mbyllura të këtij rrjeti? Hysaj tashmë është shënjestër e lëvizshme. Ai tërheq hetuesit kudo ka shkuar e ka përfituar për të ndërtuar skemën e tij të pastrimit. E një nga ndalesat është kryeministri, zyra pritëse e favorizuese më pas. Ndaj Rama është një nga shënjestrat e Trump në luftën ndaj bandave terroriste të narkotikëve. Kjo u provua edhe në urimet e Trump dhe Rubio ditën e pavarësisë, ku kërkohej cilësisht lufta ndaj krimit të organizuar e karteleve të kokainës e atyre që bashkëpunojnë. E më pas dosjet vetëm shtohen.-A do të përgjigjet Rama se kush ishte në Aruba në 2019-tën, në samitin e kokainës?-A do të përgjigjet nëse është takuar me Artur Shehun, një ndër të akuzuarit në shumë dosje të trafikut të drogës, por edhe investitor i madh me leje të Ramës në bregdet?-A do të pranojë edhe biseda, takime me shumë emra të botës së Mafias vendase e ndërkombëtare, të kthyer më pas në investitorë strategjikë në Shqpëri? Sky-enchro kanë material të pafundme. Ai, kreu i organmizatës, njëherësh qeverisë, mund të mohojë tashmë gjithçka, sepse është në shenjestër çdo orë të qëndrimit në zyrën e KM. Në atë zyrë të pushtuar nga kokaina. Deri një ditë të afërme. Një ditë kur përgjime, mesazhe, video, dëshmi, të penduar, të hidhen në tryezën e tij. Balluku ndonëse vjedhje e çmendur marramendëse me dhunë bashkë me shefin, është halli shpartallues. Por është i vogël, krahasuar me shënjestruesin e Shtëpisë së Bardhë nga Uashingtoni. Ai, është hall i madh i të dyve, i të treve, i të gjithëve.. Organizatë kriminale, është akuzë zyrtare amerikane, e cila do të përkthehet në shqip së shpejti, nga zyra e “përkthimeve” të dosjeve në SPAK.

  • Media meksikane: Si i pastronte miku i Ramës, Luftar Hysa milionat e kartelit Sinaloa

    Media meksikane: Si i pastronte miku i Ramës, Luftar Hysa milionat e kartelit Sinaloa

    Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara thekson se këto biznese të vendosura në Kuliakán, Mazatlán, Los Mochis dhe Guamúchil janë pjesë e një rrjeti kompanish që i përkasin familjes Hysa, me origjinë shqiptare, e cila që prej vitit 2021 është identifikuar si e lidhur me grupe kriminale.
    Nga Roxana Vivanco, RIO DOCE
    Mes viteve 2017 dhe 2024, dhjetë kazino – përfshirë Mirage në Kuliakán – dhe tre degë të kazino Midas në Mazatlán, Los Mochis dhe Guasave, të operuara nga familja Hysa, lehtësuan pastrimin e më shumë se 2 milionë dollarëve për Kartelin e Sinaloas, sipas FinCEN të Departamentit të Thesarit të SHBA-së.
    Këto biznese, duke përfshirë Midas në Agua Prieta, Sonora dhe Rosarito, Baja California; Palermo në Nogales dhe Skampa në Ensenada, Baja California dhe Villahermosa, Tabasko, sipas SHBA-së kontrollohen dhe mbikëqyren nga drejtuesit e lartë të Midas Casino në Mazatlán. Nga 2021 deri në 2023, ata kryenin pagesa mujore për Kartelin e Sinaloas përmes depozitave në para të gatshme në llogari të ndryshme bankare në Meksikë.
    “Prej vitesh, bizneset e lojërave të fatit, përfshirë drejtuesit e tyre, u kanë dërguar pagesa anëtarëve të lartë të kartelit për të shmangur zbulimin. FinCEN vlerëson se drejtuesit e këtyre bizneseve kanë marrë udhëzime të detajuara nga Karteli i Sinaloas për mënyrën e shmangies së kontrolleve kundër pastrimit të parave,” deklaroi agjencia.
    Drejtuesve të kazinove u kërkohej të kryenin një ose dy transaksione drejt llogarive të bankave të zgjedhura nga një anëtar shumë me ndikim i Kartelit të Sinaloas, dhe të lejonin që paratë të merreshin fizikisht në Midas në Mazatlán.
    Për të shmangur zbulimin, karteli kërkonte që të bëheshin dy depozita për çdo llogari, jo më shumë se 90,000 peso secila (4,354 dollarë), në ditë jo të njëpasnjëshme, për të mos aktivizuar sinjalet e bankave.
    FinCEN e quan këtë një operacion të sofistikuar, të krijuar për të shmangur çdo lidhje të dokumentueshme mes bizneseve të lojërave të fatit dhe Kartelit të Sinaloas.
    Në një rast, një anëtar me ndikim i kartelit dha mbi 30 llogari bankare të kompanive në Meksikë që të përdoreshin për depozitat në para të gatshme.
    Sipas FinCEN-it, këto pagesa hynë në sistemin financiar meksikan me dokumentacion minimal ose pa dokumentacion, gjë që përbën rrezik për integritetin e sistemit financiar amerikan, i cili është shumë i lidhur me bankat meksikane.
    Sanksionet dhe pasojat
    “Vëllimi, kohëzgjatja dhe natyra e përsëritur e kësaj veprimtarie tregojnë se këto biznese janë burim i rëndësishëm dhe i qëndrueshëm i fondeve dhe lehtësues të pastrimit të parave për Kartelin e Sinaloas”.
    Vetëm në vitin 2024, tregtia SHBA–Meksikë arriti 935 miliardë dollarë, dhe një pjesë e parave të pastruara nga kazinotë përfundoi në banka meksikane me lidhje direkte me bankat amerikane.
    Karteli i Sinaloas mbetet një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në botë, që transporton sasi të mëdha fentanili dhe heroine drejt SHBA-ve.
    Dokumenti i datës 13 nëntor ndalon bankat amerikane të mbajnë llogari korrespondente me banka të huaja të lidhura me kazinotë e sanksionuara.
    Sanksioni u publikua një ditë pasi Omar García Harfuch deklaroi se 13 kazino fizike dhe virtuale në disa shtete të Meksikës kishin bërë transaksione të pajustifikuara në para të gatshme dhe transferta ndërkombëtare.
    Pati bllokime llogarish, pezullime aktivitetesh, kallëzime penale dhe bllokim të faqeve elektronike.
    Qeveria nuk publikoi emrat e kazinove, por biznesmeni Ricardo Salinas Pliego konfirmoi se dy prej kazinove virtuale ishin të kompanive të tij.
    Ministria e Financave deklaroi se, në bashkëpunim me OFAC dhe FinCEN, u pezulluan aktivitetet e kompanive të lidhura me një grup të krimit të organizuar me lidhje me Kartelin e Sinaloas, si dhe entitete të huaja që operonin rrjete pastrimi parash në Meksikë, SHBA dhe Evropë.
    OFAC shpalli si Grup të Krimit të Organizuar Hysa anëtarët Luftar, Arben, Ramiz, Fatos dhe Fabjon Hysa, si dhe Eselda Baku dhe meksikanin Gilberto López López, së bashku me 19 kompani. UIF identifikoi edhe pesë të tjera, duke çuar në 31 persona të bllokuar.
    Analiza tregoi se 24 kompani dhe 7 individë operonin struktura dhe rrjete ndërkombëtare financiare për të transferuar dhe fshehur fonde të paligjshme, përmes lëvizjeve shumë milionëshe dhe triangulimit të flukseve mbi 1 miliard peso midis Meksikës, SHBA-ve, Kanadasë, Belize-s, Panamasë, Rumanisë, Polonisë dhe Shqipërisë.
    UIF paraqiti kallëzime për pastrim parash dhe përdorim të kompanive fantazmë për të justifikuar të ardhura të rreme.
    Midas-i i Mazatlán dhe familja Hysa
    Sipas SHBA-ve, kazinoja Midas në lagjen Alameda në Mazatlán, si dhe nëntë kazinotë e tjera të sanksionuara, operohen nga familja Hysa, kryesisht përmes kompanisë Entretenimiento Palermo SA de CV, themeluar më 13 shkurt 2006 në Sonora dhe zhvendosur në Mazatlán në 2024.
    Partnerët themelues ishin Miguel Ángel Valdez Estrada dhe Arben Hysa. Më pas u bashkuan Luftar Hysa dhe Marcelo Falce García, dhe në 2021 Gilberto López López u bë komisioner.
    Gilberto López López, nga Culiacán, është aksioner edhe në El Arte de Cocinas y Beber SA de CV dhe Cucina del Porto SA de CV, të dyja të themeluara në 2023, si dhe Operadora Alejil SA de CV, themeluar në 2014 në Nuevo León.
    Tre nga kompanitë e përfshira janë pjesë e grupit prej 19 të sanksionuar nga SHBA, të cilat thuhet se operohen nga familja Hysa, anëtarët e së cilës jetojnë në Meksikë, Kanada dhe Shqipëri.
    Nuk është hera e parë që familja Hysa akuzohet për lidhje me krimin e organizuar. El Universal raportoi në 2022 se një hetim kundër tyre për pastrim parash përmes kazinove dhe restoranteve ishte hapur që dy vite më herët.
    Pas shpalljes së sanksioneve, kazinotë Midas në Guamúchil, Mazatlán dhe Los Mochis u pezulluan. Ndërkohë, Mirage në Culiacán ka qenë jashtë funksionit të paktën për tre vite.
     
  • Ahmetaj shpërthen me akuza të forta: Pyesni Ramën për kazinotë e kartelit Sinaloa

    Ahmetaj shpërthen me akuza të forta: Pyesni Ramën për kazinotë e kartelit Sinaloa

    Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke i lidhur me licencimin e kazinove për llogari të kartelit meksikan Sinaloa dhe duke e akuzuar SPAK-un për një “genocid” ndaj familjes së tij.
    Në një lidhje telefonike me Çim Peka Live në SYRI TV, i pyetur me licencën e dhënë për disa shtetas shqiptaro-meksikanë, të shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Thesarit për pastrim parash të kartelit Sinaloa, Ahmetaj mohoi kategorikisht të ketë firmosur ndonjë licencë kazinoje gjatë kohës që shërbente si ministër i Financave. “Sa kam qenë unë ministër i Financave nuk ka pasur liçenca kazino. Zero,” deklaroi ai, duke e adresuar përgjegjësinë te kryeministri. “Pyesni Edi Ramën,” shtoi ai, duke kujtuar se kryeministri e ka sulmuar publikisht dhe ka paralajmëruar se do të përfundonte në duart e drejtësisë.
    Në vijim, Ahmetaj drejtoi kritika të ashpra ndaj SPAK, duke pretenduar se ky institucion nuk ka kryer hetime të thelluara për pastrimin e parave nga organizatat kriminale. Sipas tij, në vend që të hetojë krimin e organizuar “nga A-ja te Zh-ja”, SPAK po kryen një “genocid kundër familjes” së tij. “E kanë menduar ndonjëherë këta kur shkojnë në shtëpi, që kanë shkatërruar jetë pa të drejtë?” pyeti ai, duke lënë të kuptohet se është duke u përndjekur padrejtësisht
    Debati mori një tjetër drejtim kur u soll në vëmendje një episod i ndodhur gjatë një ndeshjeje futbolli. U zbulua se kupola drejtuese e SPAK, përfshirë kreun Altin Dumani dhe Arben Kraja, ishin të pranishëm me familjet e tyre në tribunën VIP të stadiumit. Kjo ngriti pyetje mbi mënyrën se si prokurorët siguruan biletat e shtrenjta dhe mbi imazhin publik që përcjellin, duke u shfaqur të relaksuar dhe duke u argëtuar, ndërkohë që supozohet se janë në krye të luftës kundër krimit dhe korrupsionit.
    Në këtë kontekst, u hodh hipoteza se përndjekja ndaj Ahmetajt mund të jetë një reagim ndaj dëshmive të tij, të cilat duket se kanë “prishur rahatllëkun” e zyrtarëve të lartë. Sipas këtij arsyetimi, shfaqja publike e drejtuesve të SPAK-ut në evente luksoze dhe sulmet ndaj familjes së Ahmetajt janë dy anë të së njëjtës medalje: një sistem që godet këdo që i cenon rehatinë.

  • El Pais’: Trump godet në zemër financat e Sinalos, bllokohet perandoria e familjes shqiptare

    El Pais’: Trump godet në zemër financat e Sinalos, bllokohet perandoria e familjes shqiptare

    El Pais’: Trump godet në zemër financat e Sinalos, bllokohet perandoria e familjes shqiptareNga Karina Suarez dhe Andres Rodriguez, EL PAIS
    Nga dritat e makinave të lojërave të fatit dhe kuzhinës gourmet, te dyshimet për pastrim parash për Kartelin e Sinaloas.
    Qeveria e Donald Trump ka goditur këtë javë zemrën e financave të organizatës kriminale që kontrollohet nga trashëgimtarët e Joaquín El Chapo Guzmán dhe Ismael El Mayo Zambada. Departamenti Amerikan i Thesarit ka bllokuar perandorinë e bizneseve të familjes shqiptare Hysa dhe rreth dhjetëra kazinove për pastrim të dyshuar parash në favor të bandës.
    Raporti i fundit i Zyrës së Krimeve Financiare (FinCEN) shpjegon një rrjet të ndërlikuar që përfshin kompani fasadë, transferta miliona dollarëshe jashtë vendit dhe pagesa për kartelin përmes këtyre kazinove.
    Ajo që dukej një histori suksesi me bare, kazino, restorante luksoze, kompani energjie dhe tregtare veshjesh, është shndërruar në një makth. Familja shqiptare Hysa dhe 20 prej kompanive të tyre janë tashmë në shënjestër të SHBA-së, në kuadër të ofensivës financiare të Trump kundër karteleve meksikane.
    Grupi i krimit të organizuar Hysa, i përbërë nga Luftari, Arbeni, Ramizi, Fatosi dhe Fabjoni, ka përdorur ndikimin e tyre përmes investimeve dhe bizneseve të ndryshme në Meksikë për të larë paratë e trafikut të drogës. Besohet se ky grup operon me pëlqimin e Kartelit të Sinaloas,” tha Thesari.
    Si pasojë, administrata Trump ka bllokuar financiarisht gjashtë anëtarë të familjes Hysa, bashkëpunëtorin e tyre meksikan Gilberto López dhe rreth 20 kompani në Meksikë, Kanada dhe Poloni.
    Sipas hetimit të SHBA-së, 57-vjeçari Luftar Hysa është një nga shtyllat kryesore të organizatës, duke udhëtuar vazhdimisht mes Meksikës dhe Kanadasë. Një figurë tjetër kyçe në kontrabandën e sasive të mëdha të parave në dorë, sipas Thesarit, është Arben Hysa, pronar dhe drejtor i disa kompanive të korporatës. Po ashtu, autoritetet amerikane theksojnë se Fatos dhe Fabjon Hysa kanë qenë të përfshirë në përdorimin e një entiteti me bazë në Evropë për t’u pasuruar përmes pastrimit të fondeve të paligjshme që u përkisnin trafikantëve të drogës.
    Pas hetimeve, Thesari njoftoi ngrirjen e të gjitha aseteve të individëve dhe kompanive të përmendura në SHBA dhe ndaloi qytetarët amerikanë të kryenin transaksione me to.
    Nuk është hera e parë që hija e narkotrafikut bie mbi bizneset e Hysëve. Edhe pse familja mban profil të ulët, në shtator 2022 Luftar Hysa botoi në disa media një deklaratë ku mbronte veten kundër akuzave për lidhje me Kartelin e Sinaloas, veçanërisht me El Mayo Zambada. Në atë kohë, Luftari mohoi çdo lidhje me aktivitete të paligjshme. Inxhinieri dhe biznesmeni tha se kur emigroi në Meksikë në vitin 2004, kërkonte vetëm të dilte nga kriza e vendit të tij: “Unë, Luftar Ali Hysa, asnjëherë i dënuar, asnjëherë i proceduar, asnjëherë i arrestuar, deklaroj se nuk kam pasur asnjë problem me drejtësinë në jetën time. Të gjitha problemet që kam pasur në jetë kanë qenë me padrejtësinë,” deklaroi ai.
    Tre vite më parë, Luftar Hysa bëri një mbrojtje të fortë për ligjshmërinë e bizneseve të tij dhe të familjes. Ai tregoi një jetë me sfida, emigrim dhe diskriminim. “Ditën kur ika nga Shqipëria, synimi im i vetëm ishte t’i ikja varfërisë për veten dhe familjen time, dhe të kërkoja mundësi të reja zhvillimi. Gjithmonë kam mbrojtur me krenari kombësinë time. Me të njëjtën krenari dua të theksoj se në kompanitë, që unë dhe vëllai im kemi krijuar, punësojmë më shumë se 1.500 persona vetëm në Meksikë,” tha ai atëherë.
    Ai po ashtu tregoi udhëtimin e tij nga Shqipëria drejt Afrikës së Jugut e pastaj në Peru, derisa mbërriti në Meksikë në 2004. “Nuk është hera e parë që më sulmojnë, është konkurrenca që më sulmon. Janë fjalë të liga. Nuk e njoh Ismael El Mayo, kurrë s’e kam parë. Aftësitë e mia janë karizma dhe aftësia për të bërë biznes,” u shpreh ai para mediave shqiptare.
    Përkohësisht larg vëmendjes, familja Hysa është sërish në bankën e të akuzuarve për lidhje të dyshuara me narkotrafikun.
    SHBA thotë pa hezitim se klani Hysa ka ngritur një sistem të ndërlikuar për pastrimin e parave të Kartelit të Sinaloas përmes kazinove, restoranteve dhe kompanive fasadë. Sipas OFAC, ky model e ka forcuar bandën, që deri para pak vitesh drejtohej nga El Chapo. Thesari thotë se Luftari, Fatosi, Arbeni dhe Fabjoni kanë bashkëpunuar me një shtetas amerikan për pastrim parash, përfshirë transportimin e sasive të mëdha të parave nga Meksika në SHBA.
    Mes kompanive të kontrolluara nga Hysa që janë sanksionuar financiarisht nga SHBA janë: Bliri; Cucina Del Porto; Diversiones Los Mochis; El Arte de Cocinas y Beber; Entretenimiento Villahermosa; Entretenimiento y Espectáculos; Grupo Internacional Canhysamex; H Hidrocarburos Hysa Forëarders; LH Pro-Gaming; Procesadora de Alimentos HS; Rosetta Gaming; Hysa Holdings, e të tjera. Rrjeti i tyre shtrihet në Nuevo León, Sinaloa, Sonora dhe Baja California.
    El Mayo dhe lidhja meksikano-shqiptare
    Dyshimet për praninë e narkotrafikut në shtete të ndryshme, si dhe pastrimin e parave përmes kazinove dhe investimeve imobiliare, nuk janë të reja. Në 2023, gazetarja Jesusa Cervantes raportoi se kompania Procesadora de Alimentos HS —një nga ato të listuara nga OFAC— kishte marrë leje nga ish-kryebashkiakja e Rosaritos, Hilda Araceli Brown, për shitjen dhe konsumin e alkoolit në restorantin Ochuna, brenda kazinosë Midas. Kjo është një nga kazinotë e akuzuara nga SHBA për pastrim parash. Brown, tani deputete e partisë qeverisëse Morena, u sanksionua gjithashtu nga OFAC në shtatorin e kaluar për lidhje të mundshme me Kartelin e Sinaloas, bashkë me gjashtë persona dhe 22 kompani. Ajo akuzohet se ka mbledhur pagesa shantazhi për këtë organizatë dhe se ka ndihmuar në fshehjen e operacioneve të tyre gjatë mandatit të saj (2021–2024).
    Një element i veçantë në këtë histori është prania e supozuar e grupeve kriminale shqiptare në Meksikë. Sipas ekspertit të sigurisë publike Víctor Sánchez, lidhjet mes një rrjeti shqiptar dhe Kartelit të Sinaloas lidhen, sipas burimeve të sigurisë, vijnë përmes El Mayo-s. Sánchez shpjegon se mafiet shqiptare operojnë kryesisht në portet kryesore të Evropës dhe pastrojnë fitimet e tyre në projekte ndërtimi, komplekse turistike dhe prona të tjera.
    “Për organizatat meksikane ka qenë një biznes i leverdishëm të krijonin aleanca me këto klane, sepse jo vetëm ishin blerësit e tyre kryesorë për drogën që shkon në Evropë, por edhe i ndihmonin me pastrimin e parave në tregje ku ishte shumë më e vështirë t’i gjurmoje,” tha ai.
    Ai shton se, bazuar në mënyrën se si operojnë këto organizata familjare shqiptare, ka arsye për të menduar se individët e familjes Hysa, të vendosur në Meksikë, mund të jenë pjesë e një rrjeti kriminal më të madh me lidhje me klane të tjera shqiptare.
    Eksperti vëren se investimet e krimit të organizuar në kazino nuk janë ndonjë risi. “Ndodh në të gjithë botën,” thotë ai, sepse këto biznese raportojnë shuma shumë më të ulëta se ato që realisht lëvizin. Ai përmend edhe dy milionë dollarët e zbuluar nga OFAC, për të cilët foli edhe sekretari i Sigurisë, Omar García Harfuch. “Janë operacione shumë të vështira për t’u audituar,” shton ai.
    Ai thekson se ajo që ka ndodhur në Evropë, ku karteli ka pastruar para, po pasqyrohet edhe në territore të Meksikës ku karteli është pozicionuar, si Baja California, Sur dhe Sonora, ku vitet e fundit janë ngritur hotele të reja, qendra nate, restorante e spa.
    ‘Modus operandi’ i kazinove
    FinCEN ka vënë nën hetim 10 kazino në Meksikë për dyshime të forta për pastrim parash. Në dokumentet e paraqitura nga OFAC, përshkruhet se si kazinotë Midas, Emine, Mirage, Palermo dhe Skampa në Shtetet Sonora, Sinaloa, Baja California dhe Tabasco dyshohet se lehtësuan pastrimin e më shumë se dy milionë dollarëve në pagesa të paligjshme për Kartelin e Sinaloas midis viteve 2017 dhe 2024.
    Sanksionet e SHBA u publikuan një ditë pasi Ministria e Financave e Meksikës njoftoi bllokimin e llogarive bankare të 13 kazinove kombëtare. Hetimet zbuluan transaksione në para të gatshme, lëvizje ndërkombëtare dhe përdorim të platformave digjitale jo të mbikëqyrura.
    FinCEN specifikon se drejtues të lartë të kazinosë Midas në Mazatlán jepnin çdo muaj shuma të mëdha parash për këtë organizatë kriminale si pjesë e një marrëveshjeje me një drejtues të lartë të kartelit. Po ashtu, kazinotë Emine (San Luis Río Colorado), Palermo (Nogales), Skampa (Ensenada) dhe Mirage (Culiacán) drejtoheshin nga e njëjta strukturë, i cili kryente pagesa të rregullta drejt kartelit. Marrëveshja përfshinte edhe filialet e tjera të tyre në Agua Prieta, Guamúchil, Los Mochis, Mazatlán dhe Rosarito, si edhe kazinonë Skampa në Villahermosa.
    Sipas dokumentit, drejtuesit e kazinove morën udhëzime të detajuara nga karteli për të shmangur zbulimin nga kontrollet bankare kundër pastrimit të parave. Organizata urdhëroi që të bëheshin jo më shumë se dy depozita në llogari të caktuara dhe secila të mos e kalonte shumën prej 90.000 pesos (rreth 4.354 dollarë). Gjithashtu u kërkua që të mos bëheshin depozita në ditë radhazi për të shmangur bllokimet. Një tjetër mundësi ishte që një drejtues i lartë i kartelit të merrte vetë paratë fizikisht në kazino Midas.
    “Si provë e këtyre përpjekjeve për fshehje, struktura drejtuese e kazinosë mori udhëzime për mënyrën e pagesave ndaj Kartelit të Sinaloas, duke përdorur më shumë se 30 llogari bankare të kompanive meksikane për të bërë depozita në para të gatshme,” përfundon dokumenti.

  • Sanksionet e SHBA ndaj Luftar Hysës/ ‘El Pais’: Si u bllokua perandoria e mikut të Edi Ramës

    Sanksionet e SHBA ndaj Luftar Hysës/ ‘El Pais’: Si u bllokua perandoria e mikut të Edi Ramës

    Nga Karina Suarez dhe Andres Rodriguez, EL PAIS
    Nga dritat e makinave të lojërave të fatit dhe kuzhinës gourmet, te dyshimet për pastrim parash për Kartelin e Sinaloas.
    Qeveria e Donald Trump ka goditur këtë javë zemrën e financave të organizatës kriminale që kontrollohet nga trashëgimtarët e Joaquín El Chapo Guzmán dhe Ismael El Mayo Zambada. Departamenti Amerikan i Thesarit ka bllokuar perandorinë e bizneseve të familjes shqiptare Hysa dhe rreth dhjetëra kazinove për pastrim të dyshuar parash në favor të bandës.
    Raporti i fundit i Zyrës së Krimeve Financiare (FinCEN) shpjegon një rrjet të ndërlikuar që përfshin kompani fasadë, transferta miliona dollarëshe jashtë vendit dhe pagesa për kartelin përmes këtyre kazinove.
    Ajo që dukej një histori suksesi me bare, kazino, restorante luksoze, kompani energjie dhe tregtare veshjesh, është shndërruar në një makth. Familja shqiptare Hysa dhe 20 prej kompanive të tyre janë tashmë në shënjestër të SHBA-së, në kuadër të ofensivës financiare të Trump kundër karteleve meksikane.
    “Grupi i krimit të organizuar Hysa, i përbërë nga Luftari, Arbeni, Ramizi, Fatosi dhe Fabjoni, ka përdorur ndikimin e tyre përmes investimeve dhe bizneseve të ndryshme në Meksikë për të larë paratë e trafikut të drogës. Besohet se ky grup operon me pëlqimin e Kartelit të Sinaloas,” tha Thesari.

  • Gazeta e madhe ‘El Pais’: Trump godet në zemër financat e Sinalos, bllokohet perandoria e familjes shqiptare

    Gazeta e madhe ‘El Pais’: Trump godet në zemër financat e Sinalos, bllokohet perandoria e familjes shqiptare

  • Gazeta e madhe ‘El Pais’: Edi Rama mori në mbrojtje publikisht njeriun që pastronte paratë e Kartelit të Sinaloas

    Gazeta e madhe ‘El Pais’: Edi Rama mori në mbrojtje publikisht njeriun që pastronte paratë e Kartelit të Sinaloas

    Vazhdon të bëjë shumë bujë sanksionimi nga SHBA i Luftar Hysës, njeriut të Edi Ramës brenda Kartelit të Sinaloas, i shpallur nga Uashingtoni si organizatë terroriste. Një nga gazetat më të mëdha në planet, EL PAIS, shkruan se Edi Rama e mori në mbrojtje Luftar Hysën, njeriun që pastronte paratë e Sinaloas
    Nga Carlos Carabana, EL PAIS
    Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara sanksionoi këtë javë një sërë kazinosh, restorantesh dhe pronarët e tyre në Meksikë, duke i akuzuar ata për pastrim të dyshuar parash për Kartelin e Sinaloas. Në total, thuhet se këto shtëpi bastesh kanë ndihmuar në pastrimin e dy milionë dollarëve nga viti 2017 deri në 2024; gjë që bëri që Rrjeti i Kontrollit të Krimeve Financiare të lëshojë një alert për 10 kazino, ndërsa Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja sanksionoi 20 kompani dhe 7 individë.
    Nga këta, shumica i përkasin familjes Hysa, një grupi biznesmenësh shqiptarë që “kanë përdorur influencën ose kontrollin mbi investimet e tyre në Meksikë për të pastruar fitimet e trafikut të narkotikëve”, të cilët ishin përmendur edhe vite më parë për lidhjet e tyre me grupe kriminale.
    Sipas njoftimeve të Shteteve të Bashkuara, “Grupi i Krimit të Organizuar Hysa” përfshin Luftar Hysën, Arben Hysën, Ramiz Hysën, Fatos Hysën, Fabjon Hysën dhe Eselda Baku-Hysën dhe “mendohet të ketë operuar me miratimin e Kartelit të Sinaloas”, i cili kontrollon një pjesë të madhe të territorit ku ky grup zhvillonte aktivitetet e tij. Dhjetë kazinotë e përmendura ndodhen në shtetet Sinaloa, Tabasco, Baja California dhe Sonora, dhe emrat e tyre u bënë publikë një ditë pasi qeveria meksikane bllokoi llogaritë bankare të 13 kazinove në Meksikë për pastrim të supozuar kapitalesh dhe lidhje me krimin e organizuar.
    Luftari, i cili jeton mes Meksikës dhe Kanadasë, është drejtuesi i familjes dhe ka dhënë intervista për bizneset e familjes së tij në Meksikë dhe Europë. “Luftari, Fatosi, Arbeni dhe Fabjoni kanë punuar nga afër me një qytetar të Shteteve të Bashkuara për të pastruar para, përfshirë edhe transportimin e sasisë së mëdha të parave në dorë nga Meksika në SHBA, ku përdornin kompaninë e këtij qytetari për të pastruar fondet”, thuhet në njoftim. “Luftari dhe Arbeni kanë përdorur kompani europiane për t’u pasuruar me këto fonde që i përkasin trafikantëve të supozuar të narkotikëve; përveç kësaj, Luftari është pronar i disa kompanive të përdorura nga ky grup”.
    Herën e parë që emri i Luftarit doli në dritën publike ishte në fund të vitit 2022. Atëherë, disa media publikuan lajmin se qeveria meksikane po hetonte faktin se Ismael ‘El Mayo’ Zambada, atëkohë një nga liderët e Kartelit të atëhershëm të bashkuar të Sinaloas, ishte lidhur me mafian shqiptare për të pastruar miliona dollarë përmes bizneseve dhe investimeve në brigjet meksikane. Këto krime supozohej se po ndodhnin në një sërë kazinosh të familjes Hysa.
    Asokohe, Luftari u dërgoi një letër mediave shqiptare dhe dha një konferencë shtypi. Në të, përveç mohimit të çdo lidhjeje me krimin e organizuar, ai jepte disa të dhëna mbi mënyrën dhe kohën kur kishte mbërritur në Meksikë. Ai emigroi nga Shqipëria në vitin 1997 dhe mbërriti në Meksikë në vitin 2004, kur një mik nga Australia u kishte thënë se tregu i kazinove po hapej në Meksikë. Kjo përkonte me mandatin e presidentit Vicente Fox, gjatë të cilit u legalizuan lojërat e fatit në kazino dhe shtëpitë e basteve. Familja e tij jeton në Kanada, ku është rezident, ndërsa ai ka edhe nënshtetësi meksikane. Thotë se ka më shumë se 10 biznese në Meksikë, mes tyre bare, restorante dhe kazino.
    Në ato data, shtypi shqiptar publikoi disa fotografi të Luftarit duke dalë nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë; gjë të cilën e shfrytëzoi opozita për ta akuzuar për lidhje me krimin e organizuar meksikan. “Është shumë e pakëndshme që një familje shqiptare të kryqëzohet vetëm me një copë letër”, deklaroi atëherë Rama.
    Në Kanada, Luftari ka pasur gjithashtu probleme me ligjin për lidhjet e supozuara me krimin e organizuar. Në tetor 2023, gazeta ‘La Presse’ publikoi se Policia Mbretërore e Kanadasë po e hetonte për rolin e tij në kazinonë ‘Magic Palace’ në Kahnawake, një rezervat indigjen i irokezëve në jug të qytetit të Kebekut.
    “Çdo gjë tregon se Luftar Hysa është infiltruar në rezervatin indigjen të Kahnawake për të lehtësuar aktivitete të pastrimit të parave në emër të kartelit meksikan të Sinaloas, si edhe për përfitimin e tij personal”, thuhet në një deklaratë të depozituar në drejtësinë kanadeze. Aty, ai përshkruhet si një pastrues ndërkombëtar parash me bazë në Kebek dhe me udhëtime të shpeshta midis Montrealit, Meksikës dhe Evropës.
    Burimet e ‘La Presse’ sigurojnë se autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e homologëve të tyre në Kanada për ta hetuar, duke pohuar se ai dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal të përkushtuar në pastrimin e kapitaleve të ardhura nga aktivitete kriminale në Meksikë, Kanada, Panama, Poloni dhe Shqipëri, dhe se posedon më shumë se 30 kazino dhe restorante të shpërndara në këto vende.
    I njëjti artikull thotë se Qendra e Analizës së Transaksioneve dhe Raporteve Financiare të Kanadasë ngriti një alarm në mars 2023 për aktivitete të mundshme të pastrimit të parave nga ana e Luftarit. Sipas publikimit, ai merrte qindra transferta milionëshe nga Meksika, të cilat më pas i shpërndante në shuma të vogla, përveç dërgimit, në më pak se një vit, të 28 milionë dollarëve në llogari të ndryshme në Shqipëri, Meksikë, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Itali.

  • Gazeta “El Pais” plas ‘bombën’: Rama mori në mbrojtje publikisht njeriun që pastronte paratë e Kartelit të Sinaloas

    Gazeta “El Pais” plas ‘bombën’: Rama mori në mbrojtje publikisht njeriun që pastronte paratë e Kartelit të Sinaloas