Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
Tag: karteli
-

‘Droga, vendimarrëse kryesore’/ Berisha: Karteli i Troplinëve, pas portit të Durrësit merr të gjithë bregdetin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me emërimin e Xheni Beqaj si Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit nga kryeministri Edi Rama.
‘Karteli i Troplinëve pas portit të Durrësit merr të gjithë bregdetin, dhëndri i tyre Xheni Beqaj emërohet nga Ramaduro car i Bregdetit!’, shkruan Berisha në Facebook.
Postimi i plotë:
Karteli i Troplinëve pas portit të Durrësit merr të gjithë bregdetin, dhëndri i tyre Xheni Beqaj emërohet nga Ramaduro car i Bregdetit!
Dënoj me forcën më të madhe vendimin që dëshmon se droga është vendimarrëse kryesore e Shqipërisë!
-

“Kryeministri sillet si bos karteli”/ Këlliçi, nuk ndal akuzat: Udhëton me charter privat, hap ekspozita më okulte…
Deputeti Belind Këlliçi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama duke thënë se sillet si bos karteli. I ftuar në një emision televiziv, Këlliçi përmendi udhëtimet me charter, biletat 25 mijë euro për të parë ndeshjet, si dhe përfshirjen në interesa okulte kriminale të kryeministrit.
“Ke një kryeministër që sillet si bos karteli. Ku ke kryeministër në botë që udhëton me charter privat, hap ekspozita në mbarë botën ku përfshihen interesat më okulte kriminale të botës, për çdo dhuratë mbi 150 mijë dollarë duhet ta deklarojë, favoret dhe paratë e tjera që merr, biletat që shkon e sheh NBA, 25 mijë euro bileta”, tha Këlliçi. -

Këlliçi: Karteli Soros dhe Narkoshteti i Ramës do të rrëzohen me çdo kusht
Pas konstituimit të Parlamentit të Shqipërisë, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, me anë të një reagimi në Facebook, shkruan se karteli Soros i ngritur në Shqipëri dhe narkoshteti i Edi Ramës do të rrëzohen me çdo kusht nga demokratët.
‘Pas farsës elektorale të 11 majit dhe rezultatit deformues për shoqërinë tonë, rikthehem në atë që do duhej të ishte tempulli i demokracisë, por që për fatkeqësinë e Shqipërisë është shndërruar në kopshtin personal të autokratit Edi Rama.’
Ai thekson detyrën e Partisë Demokratike dhe të deputetëve për të mbajtur fokusin tek qytetarët dhe shqetësimet e tyre, duke falënderuar në veçanti votuesit e Tiranës.
‘Pavarësisht të gjithave, është detyrë e Partisë Demokratike dhe e jona si deputetë të mbajmë fokusin tek shqiptarët, tek shqetësimet e qytetarëve dhe opozitarëve të Tiranës që na dhanë votëbesimin, në një klimë të paprecedentë të presionit politik.’
‘Mirënjohje pafund qytetarëve të Tiranës, e në veçanti banorëve të Njësive Administrative nr.2, nr.5, nr.9 dhe Vaqarrit, Pezës e Ndroqit, për rrugëtimin dhe betejën tonë të përbashkët, për të sjellë ndryshimin e shumëpritur. Ju garantoj se votëbesimi juaj nuk do të shkojë dëm. Personalisht kam dhënë prova për këtë!’, shkruan Këlliçi në reagimin e tij.
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ngriti shqetësimin për ‘gropën demografike’ dhe dramat familjare që vijnë nga shpopullimi, si dhe për rrënimin e ekonomive familjare dhe vështirësitë që kanë të rinjtë për të ndërtuar një jetë dinjitoze në vendin e tyre.
‘Çdo demokrat dhe njeri i arsyeshëm sot është i vetëdijshëm për gropën e madhe demografike dhe dramën familjare të shpopullimit, për rrënimin e ekonomive familjare, për vështirësitë e të rinjve për të ndërtuar një jetë dinjitoze në shtëpinë e tyre.’
Ai akuzon qeverinë për krizën e përfaqësimit dhe për problemet ekonomike e sociale, duke e cilësuar atë si ‘kartel ndërkombëtar i influencave të paligjshme politike’.
‘Në të njëjtën kohë është në sytë e të gjithëve ne emëruesi i përbashkët dhe rrënja e problemeve ekonomike, sociale dhe krizës së përfaqësimit. Problemi është qeveria e Ramës, e cila legjitimohet nga një kartel ndërkombëtar i influencave të paligjshme politike, me axhenda që nuk përputhen më aspiratat, dëshirat dhe nevojat e shqiptarëve të thjeshtë. Karteli Soros dhe Narkoshteti i Ramës, do të rrëzohen me çdo kusht!’
Sipas tij, rruga për ndryshim kalon përmes rikthimit tek qytetarët dhe tek vlerat njerëzore.
‘Ka një rrugë për të dalë nga kjo fatkeqësi. Është rikthimi tek njerëzit e thjeshtë, tek vlerat njerëzore të pandryshueshme dhe shpirti i madh i një populli kaq të nëpërkëmbur.’
Ai thekson se me mbështetjen e qytetarëve mund të përballen çdo sfidë politike dhe sociale.
‘Me besimin dhe mbështetjen e tyre mund të përballemi në çdo front me keqqeverisjen dhe autokracinë, nga liritë individuale të shtypura tek lufta ndaj korrupsionit të pandalshëm dhe mbajtjes së pamëshirshme në varfëri të shtresave të gjera të shoqërisë, me qëllim mpakjen e vendit tonë.’
Në përfundim, Këlliçi shprehet optimist se fatkeqësitë politike mund të mposhten përmes qëndresës dhe mbështetjes nga qytetarët.
‘Me këtë fatkeqësi politike mund të përballemi dhe ta mposhtim, me dëshirën e mirë, qëndresën dhe mbështetjen nga çdo shqiptar i ndershëm e vullnetmirë. Faleminderit!’
-

Këlliçi: Karteli Soros dhe narkoshteti i Ramës do të rrëzohen me çdo kusht!
Pas konstituimit të Parlamentit të Shqipërisë, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, me anë të një reagimi në Facebook, shkruan se karteli Soros i ngritur në Shqipëri dhe narkoshteti i Edi Ramës do të rrëzohen me çdo kusht nga demokratët.
‘Pas farsës elektorale të 11 majit dhe rezultatit deformues për shoqërinë tonë, rikthehem në atë që do duhej të ishte tempulli i demokracisë, por që për fatkeqësinë e Shqipërisë është shndërruar në kopshtin personal të autokratit Edi Rama.’
Pas konstituimit të Parlamentit të Shqipërisë, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, me anë të një reagimi në Facebook, shkruan se karteli Soros i ngritur në Shqipëri dhe narkoshteti i Edi Ramës do të rrëzohen me çdo kusht nga demokratët.
“Pas farsës elektorale të 11 majit dhe rezultatit deformues për shoqërinë tonë, rikthehem në atë që do duhej të ishte tempulli i demokracisë, por që për fatkeqësinë e Shqipërisë është shndërruar në kopshtin personal të autokratit Edi Rama”, thekson ai.
PostimiPas farsës elektorale të 11 majit dhe rezultatit deformues për shoqërinë tonë, rikthehem në atë që do duhej të ishte tempulli i demokracisë, por që për fatkeqësinë e Shqipërisë është shndërruar në kopshtin personal të autokratit Edi Rama.
Pavarësisht të gjithave, është detyrë e Partisë Demokratike dhe e jona si deputetë të mbajmë fokusin tek shqiptarët, tek shqetësimet e qytetarëve dhe opozitarëve të Tiranës që na dhanë votëbesimin, në një klimë të paprecedentë të presionit politik.
Mirënjohje pafund qytetarëve të Tiranës, e në veçanti banorëve të Njësive Administrative nr.2, nr.5, nr.9 dhe Vaqarrit, Pezës e Ndroqit, për rrugëtimin dhe betejën tonë të përbashkët, për të sjellë ndryshimin e shumëpritur. Ju garantoj se votëbesimi juaj nuk do të shkojë dëm. Personalisht kam dhënë prova për këtë!
Çdo demokrat dhe njeri i arsyeshëm sot është i vetëdijshëm për gropën e madhe demografike dhe dramën familjare të shpopullimit, për rrënimin e ekonomive familjare, për vështirësitë e të rinjve për të ndërtuar një jetë dinjitoze në shtëpinë e tyre.
Në të njëjtën kohë është në sytë e të gjithëve ne emëruesi i përbashkët dhe rrënja e problemeve ekonomike, sociale dhe krizës së përfaqësimit. Problemi është qeveria e Ramës, e cila legjitimohet nga një kartel ndërkombëtar i influencave të paligjshme politike, me axhenda që nuk përputhen më aspiratat, dëshirat dhe nevojat e shqiptarëve të thjeshtë. Karteli Soros dhe Narkoshteti i Ramës, do të rrëzohen me çdo kusht!
Ka një rrugë për të dalë nga kjo fatkeqësi. Është rikthimi tek njerëzit e thjeshtë, tek vlerat njerëzore të pandryshueshme dhe shpirti i madh i një populli kaq të nëpërkëmbur.
Me besimin dhe mbështetjen e tyre mund të përballemi në çdo front me keqqeverisjen dhe autokracinë, nga liritë individuale të shtypura tek lufta ndaj korrupsionit të pandalshëm dhe mbajtjes së pamëshirshme në varfëri të shtresave të gjera të shoqërisë, me qëllim mpakjen e vendit tonë.
Me këtë fatkeqësi politike mund të përballemi dhe ta mposhtim, me dëshirën e mirë, qëndresën dhe mbështetjen nga çdo shqiptar i ndershëm e vullnetmirë.
-

“Shqipëria 2030, McGonigal Karteli Ruso-Kinez”/ Pankarta e opozitës që mori vëmendje në Kuvend
Deputetët e opozitës kanë refuzuar që të votojnë me fletë normale votimi emrin e kryetarit të ri të Kuvendit, që nga PS është propozuar Niko Peleshi.
Në momentin e votimit, deputetët demokrat kanë hedhur në kutinë e votimit secili pankarta të ndryshme ironizuese kundër qeverisë.
Sali Berisha mbante në dorë pankartën me mbishkrimin “Shqipëria 2030, McGonigal Karteli Ruso-Kinez”. -

‘Trump i shpall luftë ligjore Sorosit’, Balliu: Një betejë historike për rikthimin e vlerave konservatore dhe drejtësisë në Shqipëri
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në edicionin e mesditës në Syri TV, tha se deklarata e presidentit Donald Trump është një nga më të rëndësishmet e dekadës së fundit.
Ai e cilësoi këtë deklaratë si fillimin e një maratone të gjatë ndëshkimi nga qytetërimi, kundër ndikimit të George Sorosit, i cili sipas Balliut po tenton të minojë vlerat konservatore, respektin ndaj ligjit dhe fjalës së lirë, si dhe traditat dhe sovranitetin e kombeve.
Balliu theksoi se denoncimi që Trump bëri për të hetuar Sorosin në bazë të ligjit RICO e barazon shoqërinë e hapur të Sorosit me kartelët më të rrezikshëm të drogës në botë, siç është karteli Sinaloa, duke e quajtur këtë një nismë të rëndësishme për drejtësi dhe luftë kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.
Sipas tij, opozita shqiptare ka qenë për shumë vite viktimë e këtij ndikimi të Sorosit dhe financimit të tij, ku edhe vetë lideri historik i opozitës, Sali Berisha, ka qenë objekt sulmesh të drejtpërdrejta nga ky kartel.
Klevis Balliu shtoi se reforma në drejtësi në Shqipëri është bërë nga ky kartel, duke dështuar në mënyrë flagrante në qëllimet e saj.
Klevis Balliu:
“Në mendimin tim, deklarata e presidentit Trump është një nga më të rëndësishmet në 10 vitet e fundit e cila nis një maratonë ndëshkimi nga qytetërimi që sjell George Soros tek rikthimi i vlerave konservatore, respektimit të ligjit të fjalës së lirë, traditës e kombeve.
Denoncimi që presidenti Trump bëri për ta hetuar Sorosin në bazë të akteve RICO, e barazon shoqërinë e hapur Soros me kartelët më të rrezikshme në botë sic është SINALOA.
Ajo që vlen sot për qytetarët që na ndjekin është të mos harrojmë se opozita ka qenë nën sulm nga kjo shoqëri, financuar nga Sorosi, brenda e jashtë vendit.
Vetëm lideri i opozitës Sali Berisha ka qenë një sulm frontal nga George Soros dhe non-grata i Berishës ka qenë financim nga koka te këmbët i Sorosit.
Pra ky kartel, karteli SOROS është karteli që kërkonte të dënojë Berishën e ajo që është e rëndë është se ky kartel na ka bërë reformën në drejtësi.
Drejtësia në Shqipëri është bërë nga karteli që ka denoncuar presidenti i SHBA Donald Trump, kujtoni në çfarë situate është vendi.
I gjithë kabineti i Ramës ka punuar në këtë shoqëri, të gjitha politikat e ndjekura nga Rama janë politikat e Sorosit, nga Open Ballkan, te prindi 1 dhe prindi 2 të gjithë shqiptarët që po i detyron të largohen nga vendi është sistemi ekonomik i ardhur nga Soros.
Për ne që e kemi ditur këtë armik prej kohësh, armik i të drejtave të njeriut apo demokracisë, për ne sot është një ditë e madhe pasi kemi një aleat në këtë perandori të së keqes, dhe ai aleat është Donald Trump.
Kjo tregon se kukullave të Sorosit në të gjithë botën po u vjen dita për t’u përballur me të vërtetën dhe ligjin”.
-

Bosi famëkeq i karteli Sinaloa, El Mayo pranon fajin: Kërkoj falje që përmbyta SHBA-në me drogë
Ismael Zambada
SHBA- Bashkëthemeluesi i kartelit meksikan ‘Sinaloa’ u deklarua fajtor për akuzat e trafikimit të drogës në SHBA. Ismael Zambada, 75 vjeç, i cili njihet si El Mayo, u shpreh se i vinte keq që ndihmoi në përmbytjen e SHBA-së me kokainë dhe substanca të tjera të paligjshme.
Ai tha se karriera e tij filloi kur ishte adoleshent dhe pranoi shkallën e madhe të rrjetit Sinaloa, duke përfshirë vartësit që ndërtuan marrëdhënie me prodhuesit e kokainës në Kolumbi, mbikëqyrën importimin e kokainës në Meksikë me anije dhe aeroplan dhe kontrabandën e drogës përtej kufirit SHBA-Meksikë. Ai pranoi se njerëzit që punonin për të u paguanin ryshfete policisë dhe komandantëve ushtarakë meksikanë “në mënyrë që të mund të vepronin lirisht”, duke u kthyer që në kohën kur karteli sapo kishte filluar.
“Fillova të përfshihesha me drogë të paligjshme në vitin 1969, kur isha 19 vjeç, kur mbolla marihuanë për herë të parë. Vazhdova të shisja heroinë dhe droga të tjera, veçanërisht kokainë. E njoh dëmin e madh që drogat ilegale u kanë shkaktuar njerëzve në Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë. Gjatë më shumë se 50 viteve të mia në këtë aktivitet, krijova një sipërmarrje të madhe kriminale që drejtova dhe udhëhoqa, e cila u bë e njohur si Karteli Sinaloa,”-u shpreh ai para gjykatës, raportojnë mediat e huaja.
El Mayo themeloi kartelin Sinaloa me Joaquin “El Chapo” Guzman, duke transportuar të paktën 1.5 milion kilogramë kokainë që nga viti 1980, kryesisht në Shtetet e Bashkuara dhe duke ruajtur kontrollin përmes përdorimit të rregullt të dhunës, ryshfetit dhe vrasjeve.Prokurorët thonë se Zambada kryesoi një kartel të dhunshëm, shumë të militarizuar me një forcë private sigurie të armatosur me armë të fuqishme dhe një grup “sicarios” ose vrasësish me pagesë, që kryenin vrasje, rrëmbime dhe tortura. Ai do të dënohet me burgim të përjetshëm dhe pranoi të humbasë 15 miliardë dollarë si të ardhura nga krimet e tij.
Karteli Sinaloa është një prej sindikatave më të mëdha të tafikut të kokainës dhe pastrimit të parave në mbarë botën. Ky kartel prej viteve 1980 ka lëvizur qindra-mijëra tonelata kokainë drejt SHBA-ve, Europës dhe pjesë të tjera të botës përmes avionëve, anijeve, nëndetëseve dhe tuneleve. Deri në vitin 2021 Sinaloa ka qenë në aleancë me Gulf Cartel (Kartelin e Gjirit), por tashmë është në luftë të ashpër me Kartelin “Jalisco New Generation”. /ZËRI -

‘Ka lidhje me Maduron’, SHBA-ja sanksionon bandën venezueliane ‘Karteli i Diellit’
Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj një grupi venezuelian që, sipas tij, drejtohet nga presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, duke pretenduar se ky grup mbështet kartelet kryesore të drogës.
Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit njoftoi për kufizime ndaj të ashtuquajturës “Karteli i Diellit”, duke e klasifikuar atë si një entitet të përcaktuar globalisht si terrorist.
Agjencia OFAC, e cila përcakton sanksionet bazuar në politikën e jashtme të SHBA-së, thotë se grupi është “drejtuar nga Nicolas Maduro” dhe “persona të tjerë të lartë venezuelianë në regjimin e Maduros”.
Gjithashtu, pretendohet se karteli “ofron mbështetje materiale” për Tren de Aragua dhe Kartelin e Sinaloas – banda kriminale të shpallura si grupe terroriste nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump.
“Veprimi i sotëm ekspozon më tej ndihmën që regjimi i paligjshëm i Maduros i jep narkoterrorizmit përmes grupeve terroriste si Kartel de los Soles”, tha në një deklaratë Sekretari i Thesarit, Scott Bessent.
Administrata e parë e Trumpit ngriti aktakuzë ndaj Maduros dhe disa nga ndihmësit e tij të lartë për “narkoterrorizëm” dhe ofroi shpërblim për kapjen e tyre pretendime që u kundërshtuan ashpër nga udhëheqësi i majtë venezuelian.
Sipas administratës së Trumpit, “Kartel de los Soles” ka për qëllim “përdorimin e përmbytjes së narkotikëve të paligjshëm si armë kundër Shteteve të Bashkuara.”
Trump ka vënë në shënjestër disa grupe në jug të kufirit të SHBA-së, të cilat, sipas tij, po sjellin sasi të mëdha të drogës së rrezikshme të paligjshme në SHBA dhe janë të përfshira në zhvatje, kontrabandë migrantësh dhe krime të tjera të dhunshme.
Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Karakasit janë përkeqësuar prej vitesh. Në vitin 2019, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtuan rizgjedhjen e Maduros, e cila u konsiderua gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar si e manipuluar.
Këtë vit, Trump njoftoi një ndalim të pjesshëm për udhëtarët nga Venezuela, përkrah disa vendeve të tjera. Të enjten, Maduro njoftoi se Shtetet e Bashkuara po lejonin gjigantin e naftës Chevron të rifillonte operacionet në vendin e Amerikës së Jugut pas vendosjes së mëparshme të sanksioneve. Uashingtoni nuk e ka konfirmuar ende këtë zhvillim.

