Autoritetet gjermane kryen një operacion ndërkombëtar që synonte rrjetet e dyshuara të mashtrimit dhe pastrimit të parave që shtriheshin në tre kontinente.
“Më shumë se 250 oficerë u vendosën në tetë lande gjermane”, tha Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA) dhe agjenci të tjera.
18 urdhërarreste u ekzekutuan të martën si në Gjermani ashtu edhe jashtë saj.
Të 44 të dyshuarit, 36 burra dhe tetë gra, të moshës midis 32 dhe 74 vjeç, akuzohen për përdorimin e informacionit të kartave të kreditit nga viktimat në 193 vende, për të krijuar mbi 19 milionë abonime të rreme nëpërmjet faqeve të internetit të rreme të drejtuara profesionalisht.
“Mashtrimi përfshinte mbi katër milionë mbajtës të kartave të kreditit dhe më shumë se 500 kompani të rreme”, thanë autoritetet.
Dëmi total nga viti 2016 deri në vitin 2021 vlerësohet në më shumë se 300 milionë euro (344 milionë dollarë).
Sipas prokurorëve, hetimi ndërkombëtar pesëvjeçar filloi në qytetin Montabaur të Gjermanisë Perëndimore, ku një i dyshuar drejtonte një kompani.
“Shumë nga faqet e falsifikuara të internetit përfshinin shërbime të dyshuara pornografike, takimesh dhe transmetimi, të cilat përdoreshin vetëm për të ngarkuar kartat e kreditit të viktimave”, tha BKA.
Tarifat mujore ishin qëllimisht të vogla, rreth 50 euro ose dollarë, dhe të listuara nën përshkrime të paqarta, duke i bërë ato të lehta për t’u anashkaluar ose për t’u identifikuar gabim nga mbajtësit e kartave. /ATSH
Tag: kartave
-

Shkatërrohet rrjeti global që mashtroi katër milionë mbajtës kartash krediti
-

Qytetarët e Kosovës po braktisin paranë e gatshme, përdorimi i kartave arrin në mbi 1.6 milionë
Numri i kartave bankare në Kosovë vazhdon të shënojë rritje të qëndrueshme. Sipas raportit më të ri të Bankës Qendrore, në fund të vitit 2024 janë raportuar 1,684,034 karta aktive të klientëve – duke përfshirë karta debiti, krediti dhe të debiti të vonuar për individë e biznese. Përdorimi i kartave bankare në Kosovë po njeh rritje të ndjeshme, duke reflektuar një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si qytetarët kryejnë pagesat e përditshme.Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), gjatë vitit 2024 është regjistruar një rritje e qëndrueshme si në numrin e kartave në qarkullim, ashtu edhe në volumin e transaksioneve që kryhen përmes tyre – qoftë përmes POS terminaleve, ATM-ve apo blerjeve online.Vetëm gjatë vitit 2024 janë realizuar 1.37 milionë transaksione me karta krediti, me një vlerë që arrin në 150 milionë euro, ndërsa në vitin 2023 ishin regjistruar 1.47 milionë transaksione me vlerë 138 milionë euro.Analiza e BQK-së tregon se 69% e transaksioneve janë kryer nga meshkujt, ndërsa 31% nga femrat, me dominim të grupmoshave 26–35 vjeç dhe 36–45 vjeç.Në aspektin e shumave, 74% e vlerës së përgjithshme të transaksioneve me kredit karta është realizuar nga meshkujt, duke treguar një hendek të ndjeshëm gjinor në përdorimin e këtij instrumenti financiar.Një nga ndryshimet më të mëdha që vërehet në tregun financiar është rritja e shpejtë e pagesave online.Në vitin 2024, janë kryer 5.82 milionë transaksione përmes internetit, krahasuar me vetëm 2.99 milionë në vitin 2023.Edhe vlera e këtyre transaksioneve është rritur pothuajse dyfish, duke arritur në 296 milionë euro, nga 157 milionë euro një vit më parë.Sipas BQK-së, kjo rritje vjen si rezultat i përhapjes së shërbimeve elektronike të bankave, platformave të tregtisë online dhe përmirësimit të sigurisë në transaksione.“Përhapja e shpejtë e teknologjive ‘contactless’ dhe aplikacioneve mobile ka bërë që gjithnjë e më shumë qytetarë të përdorin pagesat digjitale në vend të parasë fizike,” thuhet në raportin e Bankës Qendrore.Rrjeti i terminaleve bankare: 635 ATM dhe mbi 20 mijë POSNë fund të vitit 2024, në vend janë regjistruar gjithsej 635 bankomate (ATM) dhe 20,913 terminale POS (Point of Sale). Numri i terminaleve për pagesa në pika tregtare është rritur me 21.7 për qind brenda vitit, duke arritur nivelin më të lartë historik.Krahasuar me dy vitet paraprake, rritja është e qëndrueshme: nga 14,769 POS në vitin 2022, në 20,913 në 2024. Për çdo 1 milion banorë, Kosova ka 13,236 terminale POS dhe 401.9 ATM, ndërsa për çdo 100 kilometra katrorë raportohen 192 terminale POS dhe 6 ATM.Pjesa më e madhe e terminaleve është përqendruar në Prishtinë, për shkak të numrit më të madh të banorëve, filialeve bankare dhe bizneseve që operojnë në kryeqytet. Në qytetet tjera, si Prizren, Ferizaj, Gjilan, Pejë e Gjakovë, rrjeti është më i kufizuar, por në rritje të vazhdueshme.Gjatë këtij viti, përmes POS-ve janë realizuar 27 milionë transaksione me kartë, që përbën një rritje prej 36.7% krahasuar me vitin 2023.Në totalin e këtyre pagesave, 72% janë me vlera nën 20 euro, çka tregon se qytetarët tashmë po i përdorin kartat edhe për blerje të vogla, si kafene, supermarkete apo karburante.Kjo tregon një zhvendosje të qartë drejt një ekonomie më pa para fizike.Pavarësisht rritjes së pagesave digjitale, tërheqjet nga bankomatet (ATM) vazhdojnë të mbeten të larta.Sipas raportit, 60% e tërheqjeve i realizojnë meshkujt, ndërsa 40% femrat, me shumicën e transaksioneve në vlera mes 20 dhe 50 euro.Megjithatë, rreth 22% e tërheqjeve përfshijnë shuma mbi 200 euro, çka tregon se një pjesë e qytetarëve ende preferon të mbajë para në dorë.Në aspektin teknologjik, kartelat me çip EMV po e zëvendësojnë plotësisht teknologjinë e vjetër të shiritit magnetik.Në fund të vitit 2024, 95% e kartave në qarkullim ishin të bazuara në EMV, krahasuar me vetëm 83% në fund të vitit 2023.Kjo nënkupton një rritje të sigurisë dhe ulje të mundësive për abuzim apo mashtrime financiare.Gjinia dhe mosha: kush përdor më shumë kartatTë dhënat e BQK-së tregojnë se meshkujt dominojnë në shumicën e transaksioneve, si në numër ashtu edhe në vlerë, me një pjesëmarrje mesatare prej 70% në pagesat përmes kartave.Nga ana tjetër, femrat po rrisin ndjeshëm pjesëmarrjen në blerjet online, ku për vitin 2024 arrijnë në 30% të totalit.Në ndarjen sipas moshës, përdoruesit më aktiv janë ata mes 26 dhe 45 vjeç, ndërsa grupmoshat mbi 56 vjeç përbëjnë vetëm 10% të përdoruesve aktivë të kartave, çka tregon nevojën për edukim financiar dhe digjital në këtë grup.BQK thekson se trendi i rritjes së përdorimit të kartave, sidomos atyre “contactless” dhe online, është një tregues i fortë i modernizimit të sistemit bankar dhe të ekonomisë familjare në Kosovë.Në raportin e saj theksohet se “përmirësimi i infrastrukturës digjitale dhe edukimit financiar të qytetarëve do të ndikojë në uljen e përdorimit të parasë fizike dhe rritjen e transparencës në ekonomi”.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Mashtrim digjital/ Kujdes nga pajisjet POS pirate, ju grabisin nga kartat që mbani në xhep a çantë
Foto ilustruese
TIRANË- Një mënyrë e re mashtrimi digjital ka krijuar shqetësim në përdoruesit e kartave bankare. Nëpërmjet një pajisje POS pirate, e cila duket identike me lexuesit normalë të kartave të instaluara në njësitë e biznesit, tentohet të grabitet mbajtësi i saj duke manipuluar pagesa të paautorizuara prej tij, thjesht duke iu afruar çantave apo xhepave ku mbahen kartat.
Mekanizmi i këtij mashtrimi shfrytëzon mundësinë që kanë kartat bankare për të kryer pagesa pa qenë nevoja që përdoruesi ta vendosë kartën në POS dhe të shtypë PIN-in për të autorizuar kryerjen e transaksionit.
Nga MSc Roland Tashi, ekspert i çështjeve të sigurisë
Ndryshe nga grabitjet në ATM dhe mashtrimet e pagesave online për të cilat ka informacion të mjaftueshëm lidhur me teknikat që përdoren, fenomeni i ri që po shfaqet kërkon akoma analizë dhe ekspertizë për të verifikuar mënyrën e përshtatjes, modifikimit të POS-it “grabitës” për të tërhequr para në mënyrë të paligjshme.
Dilema më e madhe lidhet me nivelin e sofistikimit të sistemit të mashtrimit duke ngritur pyetjen nëse pajisja është modifikuar nga ekspertë të informatikës apo funksionon falë një aplikacioni jozyrtar të instaluar në një smartphone që lejon manipulimin e terminalit.
Mekanizmi i funksionimit të POS-it pirat ende nuk është plotësisht i qartë, nuk është saktësuar nëse shuma që do të transferohet, grabitet, duhet të vendoset manualisht apo terminali është në gjendje të kryejë tërheqje automatike.
Në nivel ndërkombëtar, raste të dokumentuara vijnë nga Italia dhe Kanadaja, ku nga kjo e fundit një bandë kriminale arriti të përfitonte rimbursime të rreme të konsiderueshme duke përdorur terminale të modifikuara.
Le të ndalemi te grabitjet në Itali, deri tani të konstatuara në dy qytete, të cilat në rast se konfirmohen nga specialistët e fushës do të përbëjnë një evolucion, sofistikim të mashtrimit nëpërmjet modifikimit të pajisjeve POS.
Një grabitëse me një POS të fshehur në çantë, vidhte turistët duke u afruar pranë në mënyrë të “rastësishme” pa tërhequr vëmendjen e tyre.
E ndaluar pas një vjedhje, në çantën e saj u gjet një pajisje POS contactless aktive dhe plotësisht funksionale.
Jo një pajisje e zakonshme për pagesa, por një mjet teknologjik të cilin e përdorte për të tërhequr para nga llogaritë bankare të viktimave përmes mikrotransaksioneve.
Sipas hetimeve, pajisja grabitëse përdorte teknologjinë NFC për të kryer pagesa të paautorizuara thjesht duke e afruar pranë çantave ose xhepave ku ndodheshin karta krediti apo debiti contactless.
Si funksionon një POS i piratuar dhe pse është i rrezikshëm?
Një POS contactless i instaluar në njësitë e biznesit dhe kudo tjetër, është pajisje legale e autorizuar për kryerjen e pagesave nga një institucion financiar.
Kjo pajisje përdoret nga bizneset e të gjitha niveleve për të pranuar pagesa të shpejta edhe pa vendosur kodin e sigurisë, siç njihet ndryshe PIN, deri në një limit të paracaktuar.
Ky instrument, i përdorur jashtë sistemit të autorizuar, mund të kthehet në një instrument të heshtur grabitës.
Pajisja mund të konfigurohet paraprakisht për të kryer transaksione minimale duke vendosur manualisht shumën dhe duke aktivizuar leximin përmes NFC.
Duke e afruar pajisjen disa centimetra pranë një karte aktive, pagesa kryhet si të ishte autorizuar nga administruesi i saj, proces që ndodh brenda pak sekondash pa u vënë re nga viktima. Transaksionet janë reale, të regjistruara dhe shpesh vështirë të kontestohen nëse nuk kontrollohet rregullisht llogaria bankare.
Vjedhja favorizohet duke përfituar nga distanca shumë e shkurtër e nevojshme për komunikimin NFC.
POS-i pirat aktivizohet ndërkohë që grabitësi i afrohet viktimës në vende të mbushura me njerëz, stacione, autobusë, qendra tregtare, etj. Mjafton një kontakt i afërt për të finalizuar transaksionin.
Pajisja lëshon një sinjal të lehtë, që zakonisht humbet mes zhurmës së ambientit përreth. Në shumë raste, viktima nuk merr asnjë njoftim në kohë reale, sidomos nëse ka çaktivizuar njoftimet nga banka.
Megjithëse procedura duket e thjeshtë, vjedhja me një POS contactless nuk është aq e lehtë dhe pa vështirësi. Pajisja kërkon vendosjen e shumës përpara leximit dhe ka një kohë shumë të shkurtër aktive.
Për më tepër, distanca efektive e NFC është vetëm 1-2 cm dhe prania e më shumë kartave ose barrierave fizike (si portofol prej lëkure ose çanta të mbyllura) mund ta pengojnë transaksionin. Nëse dy karta NFC ndodhen pranë njëra-tjetrës, sinjali mund të çorientohet dhe pagesa mund të dështojë.
I rëndësishëm mbetet fakti se të gjitha transaksionet janë të gjurmueshme, çdo terminal lidhet me një llogari bankare e cila përmban të dhëna fiskale dhe transaksione të regjistruara, moment që e rrezikon grabitësin të arkëtojë paratë pa u zbuluar.
Pagesat contactless kanë revolucionarizuar pagesat e përditshme duke i bërë më të shpejta dhe më të lehta, por ky komoditet siç duket ka filluar të shoqërohet nga rreziqe.
Kufijtë e pagesave pa PIN, të menduara për lehtësi dhe shpejtësi veprimi, janë gjithashtu një dobësi e mundshme për t’u shfrytëzuar.
Kartat NFC janë shumë të përhapura por jo të gjithë përdoruesit kanë informacionin e mjaftueshëm për ekspozimin që ato kanë ndaj veprimeve mashtruese me qëllime përfitimi.
Duhet kuptuar gjithashtu se edhe pajisjet mobile si Google Pay apo Apple Pay, ndonëse më të sigurta për shkak të mbrojtjeve digjitale, mund të keqpërdoren nëse nuk kanë konfigurime të sigurta.
Duke vlerësuar këto situata, është e rëndësishme që mbajtësit dhe përdoruesit e kartave të jenë të mirinformuar për rreziqet, pa demonizuar teknologjinë si “qenie” me fuqi të fshehtë që ka në dorë fatin e një njeriu, por duke njohur përparësitë, kufizimet dhe rrezikun që vjen nga keqpërdorimi i saj.
Ashtu si në të gjitha situatat që lidhen me sigurinë njerëzore, mbetet në fuqi postulati mbrojtja më efektive është parandalimi. Përdorimi i një portofoli të mbrojtur me teknologji RFID-blocker është sot një investim i nevojshëm.
Këto aksesorë mund të bllokojnë sinjalin NFC duke penguar komunikimin mes kartës dhe një pajisje të jashtme.
Gjithashtu, ruajtja e kartave në xhepa të brendshëm ose në portofola të fortë, të mbajtur larg skajeve të çantës apo të shpinës, redukton ndjeshëm rrezikun.
Në ambiente të mbushura me njerëz, kujdesi ndaj atyre që afrohen shumë është një pengesë efektive ndaj vjedhjeve.
Për më tepër, mund të kërkoni nga banka juaj që të çaktivizojë përkohësisht funksionin contactless ose të ulë kufijtë e pagesave automatike pa PIN.
Si duhet të veprojmë nëse dyshojmë për një mashtrim me pajisje contactless?
Hapi i parë është të kontrollohen lëvizjet bankare, edhe një pagesë e vogël dhe e dyshimtë duhet të krijojë shqetësim, duhet të raportohet menjëherë në bankë e cila duhet të nisë procedurat verifikuese për kundërshtim dhe bllokim të kartës.
Në rastet e mashtrimeve të konfirmuara, është thelbësore të bëhet denoncimi pranë autoriteteve ligjzbatuese duke specifikuar të gjitha detajet e transaksioneve.
Kjo u lejon forcave të rendit të ndërthurin të dhënat dhe të gjurmojnë terminalet e përdorura për të arritur te grabitësi.
Është shumë e rëndësishme të jemi kontribuues ndaj çështjeve të sigurisë, pasi edhe një denoncim i vetëm, në dukje i panevojshëm, mund të ndihmojë në zbardhjen e rrjeteve të mëdha të mashtrimit.
Në të gjitha rastet, ekspertët e sigurisë këshillojnë kujdes, por jo panik. Mundësia për të qenë viktimë e një POS-i të piratuar ekziston, por është e kufizuar nëse zbatohen sjellje të kujdesshme dhe ka informacion për këtë fenomen.
Siguria teknike e sistemeve NFC, gjurmueshmëria e transaksioneve, si dhe kërkesat për kushte specifike gjatë përdorimit të terminaleve POS, e bëjnë këtë mënyrë grabitje gjithmonë e më të vështirë për t’u aplikuar.
Megjithatë, rastet e dokumentuara shtrojnë nevojën për të tërhequr vëmendjen e publikut, në mënyrë që përdoruesit e kartave me teknologjinë contactless të mos viktimizohen nga kurthet digjitale gjithnjë e më të sofistikuara./MINITOR -

Kujdes nga pajisjet POS pirate! Ju grabisin nga kartat që mbani në xhep a çantë
Një mënyrë e re mashtrimi digjital ka krijuar shqetësim në përdoruesit e kartave bankare. Nëpërmjet një pajisje POS pirate, e cila duket identike me lexuesit normalë të kartave të instaluara në njësitë e biznesit, tentohet të grabitet mbajtësi i saj duke manipuluar pagesa të paautorizuara prej tij, thjesht duke iu afruar çantave apo xhepave ku mbahen kartat. Mekanizmi i këtij mashtrimi shfrytëzon mundësinë që kanë kartat bankare për të kryer pagesa pa qenë nevoja që përdoruesi ta vendosë kartën në POS dhe të shtypë PIN-in për të autorizuar kryerjen e transaksionit.
Nga MSc Roland Tashi, ekspert i çështjeve të sigurisë
Ndryshe nga grabitjet në ATM dhe mashtrimet e pagesave online për të cilat ka informacion të mjaftueshëm lidhur me teknikat që përdoren, fenomeni i ri që po shfaqet kërkon akoma analizë dhe ekspertizë për të verifikuar mënyrën e përshtatjes, modifikimit të POS-it “grabitës” për të tërhequr para në mënyrë të paligjshme.
Dilema më e madhe lidhet me nivelin e sofistikimit të sistemit të mashtrimit duke ngritur pyetjen nëse pajisja është modifikuar nga ekspertë të informatikës apo funksionon falë një aplikacioni jozyrtar të instaluar në një smartphone që lejon manipulimin e terminalit.
Mekanizmi i funksionimit të POS-it pirat ende nuk është plotësisht i qartë, nuk është saktësuar nëse shuma që do të transferohet, grabitet, duhet të vendoset manualisht apo terminali është në gjendje të kryejë tërheqje automatike.
Në nivel ndërkombëtar, raste të dokumentuara vijnë nga Italia dhe Kanadaja, ku nga kjo e fundit një bandë kriminale arriti të përfitonte rimbursime të rreme të konsiderueshme duke përdorur terminale të modifikuara.
Le të ndalemi te grabitjet në Itali, deri tani të konstatuara në dy qytete, të cilat në rast se konfirmohen nga specialistët e fushës do të përbëjnë një evolucion, sofistikim të mashtrimit nëpërmjet modifikimit të pajisjeve POS.
Një grabitëse me një POS të fshehur në çantë, vidhte turistët duke u afruar pranë në mënyrë të “rastësishme” pa tërhequr vëmendjen e tyre.
E ndaluar pas një vjedhje, në çantën e saj u gjet një pajisje POS contactless aktive dhe plotësisht funksionale. Jo një pajisje e zakonshme për pagesa, por një mjet teknologjik të cilin e përdorte për të tërhequr para nga llogaritë bankare të viktimave përmes mikrotransaksioneve. Sipas hetimeve, pajisja grabitëse përdorte teknologjinë NFC për të kryer pagesa të paautorizuara thjesht duke e afruar pranë çantave ose xhepave ku ndodheshin karta krediti apo debiti contactless.
Si funksionon një POS i piratuar dhe pse është i rrezikshëm?
Një POS contactless i instaluar në njësitë e biznesit dhe kudo tjetër, është pajisje legale e autorizuar për kryerjen e pagesave nga një institucion financiar. Kjo pajisje përdoret nga bizneset e të gjitha niveleve për të pranuar pagesa të shpejta edhe pa vendosur kodin e sigurisë, siç njihet ndryshe PIN, deri në një limit të paracaktuar. Ky instrument, i përdorur jashtë sistemit të autorizuar, mund të kthehet në një instrument të heshtur grabitës. Pajisja mund të konfigurohet paraprakisht për të kryer transaksione minimale duke vendosur manualisht shumën dhe duke aktivizuar leximin përmes NFC.
Duke e afruar pajisjen disa centimetra pranë një karte aktive, pagesa kryhet si të ishte autorizuar nga administruesi i saj, proces që ndodh brenda pak sekondash pa u vënë re nga viktima. Transaksionet janë reale, të regjistruara dhe shpesh vështirë të kontestohen nëse nuk kontrollohet rregullisht llogaria bankare. Vjedhja favorizohet duke përfituar nga distanca shumë e shkurtër e nevojshme për komunikimin NFC.
POS-i pirat aktivizohet ndërkohë që grabitësi i afrohet viktimës në vende të mbushura me njerëz, stacione, autobusë, qendra tregtare, etj. Mjafton një kontakt i afërt për të finalizuar transaksionin. Pajisja lëshon një sinjal të lehtë, që zakonisht humbet mes zhurmës së ambientit përreth. Në shumë raste, viktima nuk merr asnjë njoftim në kohë reale, sidomos nëse ka çaktivizuar njoftimet nga banka. Megjithëse procedura duket e thjeshtë, vjedhja me një POS contactless nuk është aq e lehtë dhe pa vështirësi. Pajisja kërkon vendosjen e shumës përpara leximit dhe ka një kohë shumë të shkurtër aktive.
Për më tepër, distanca efektive e NFC është vetëm 1-2 cm dhe prania e më shumë kartave ose barrierave fizike (si portofol prej lëkure ose çanta të mbyllura) mund ta pengojnë transaksionin. Nëse dy karta NFC ndodhen pranë njëra-tjetrës, sinjali mund të çorientohet dhe pagesa mund të dështojë. I rëndësishëm mbetet fakti se të gjitha transaksionet janë të gjurmueshme, çdo terminal lidhet me një llogari bankare e cila përmban të dhëna fiskale dhe transaksione të regjistruara, moment që e rrezikon grabitësin të arkëtojë paratë pa u zbuluar. Pagesat contactless kanë revolucionarizuar pagesat e përditshme duke i bërë më të shpejta dhe më të lehta, por ky komoditet siç duket ka filluar të shoqërohet nga rreziqe.
Kufijtë e pagesave pa PIN, të menduara për lehtësi dhe shpejtësi veprimi, janë gjithashtu një dobësi e mundshme për t’u shfrytëzuar. Kartat NFC janë shumë të përhapura por jo të gjithë përdoruesit kanë informacionin e mjaftueshëm për ekspozimin që ato kanë ndaj veprimeve mashtruese me qëllime përfitimi.
Duhet kuptuar gjithashtu se edhe pajisjet mobile si Google Pay apo Apple Pay, ndonëse më të sigurta për shkak të mbrojtjeve digjitale, mund të keqpërdoren nëse nuk kanë konfigurime të sigurta. Duke vlerësuar këto situata, është e rëndësishme që mbajtësit dhe përdoruesit e kartave të jenë të mirinformuar për rreziqet, pa demonizuar teknologjinë si “qenie” me fuqi të fshehtë që ka në dorë fatin e një njeriu, por duke njohur përparësitë, kufizimet dhe rrezikun që vjen nga keqpërdorimi i saj.
Si të mbroheni?
Ashtu si në të gjitha situatat që lidhen me sigurinë njerëzore, mbetet në fuqi postulati mbrojtja më efektive është parandalimi. Përdorimi i një portofoli të mbrojtur me teknologji RFID-blocker është sot një investim i nevojshëm.
Këto aksesorë mund të bllokojnë sinjalin NFC duke penguar komunikimin mes kartës dhe një pajisje të jashtme.
Gjithashtu, ruajtja e kartave në xhepa të brendshëm ose në portofola të fortë, të mbajtur larg skajeve të çantës apo të shpinës, redukton ndjeshëm rrezikun.
Në ambiente të mbushura me njerëz, kujdesi ndaj atyre që afrohen shumë është një pengesë efektive ndaj vjedhjeve.
Për më tepër, mund të kërkoni nga banka juaj që të çaktivizojë përkohësisht funksionin contactless ose të ulë kufijtë e pagesave automatike pa PIN.
Si duhet të veprojmë nëse dyshojmë për një mashtrim me pajisje contactless?
Hapi i parë është të kontrollohen lëvizjet bankare, edhe një pagesë e vogël dhe e dyshimtë duhet të krijojë shqetësim, duhet të raportohet menjëherë në bankë e cila duhet të nisë procedurat verifikuese për kundërshtim dhe bllokim të kartës. Në rastet e mashtrimeve të konfirmuara, është thelbësore të bëhet denoncimi pranë autoriteteve ligjzbatuese duke specifikuar të gjitha detajet e transaksioneve. Kjo u lejon forcave të rendit të ndërthurin të dhënat dhe të gjurmojnë terminalet e përdorura për të arritur te grabitësi. Është shumë e rëndësishme të jemi kontribuues ndaj çështjeve të sigurisë, pasi edhe një denoncim i vetëm, në dukje i panevojshëm, mund të ndihmojë në zbardhjen e rrjeteve të mëdha të mashtrimit.
Në të gjitha rastet, ekspertët e sigurisë këshillojnë kujdes, por jo panik. Mundësia për të qenë viktimë e një POS-i të piratuar ekziston, por është e kufizuar nëse zbatohen sjellje të kujdesshme dhe ka informacion për këtë fenomen. Siguria teknike e sistemeve NFC, gjurmueshmëria e transaksioneve, si dhe kërkesat për kushte specifike gjatë përdorimit të terminaleve POS, e bëjnë këtë mënyrë grabitje gjithmonë e më të vështirë për t’u aplikuar. Megjithatë, rastet e dokumentuara shtrojnë nevojën për të tërhequr vëmendjen e publikut, në mënyrë që përdoruesit e kartave me teknologjinë contactless të mos viktimizohen nga kurthet digjitale gjithnjë e më të sofistikuara./Monitor -

Grabitje me POS të modifikuar
Një mënyrë e re mashtrimi digjital ka krijuar shqetësim në përdoruesit e kartave bankare.Nëpërmjet një pajisje POS pirate, e cila duket identike me lexuesit normalë të kartave të instaluara në njësitë e biznesit, tentohet të grabitet mbajtësi i saj duke manipuluar pagesa të paautorizuara prej tij, thjesht duke iu afruar çantave apo xhepave ku mbahen kartat.Mekanizmi i këtij mashtrimi shfrytëzon …
-

Numri i kartave të kreditit pësoi rënie në 2024, por tregu u bë më konkurrues
Tregu i kartave të kreditit pësoi përsëri rënie vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të vitit 2024 bankat raportonin 113 290 karta krediti aktive, në rënie me 6.1% krahasuar me një vit më parë.Rënia ka ardhur kryesisht nga dy bankat kryesore, Banka Kombëtare Tregtare dhe Raiffeisen, që kanë pësuar rënie të numrit të kartave aktive dhe të pjesës së tregut. Ndërkohë, bankat e tjera në përgjithësi kanë pasur një tendencë në rritje të numrit të kartave të kreditit dhe pjesës së tyre të tregut.Pavarësisht rënies së tyre gjatë 2024, Banka Kombëtare Tregtare (BKT) dhe Raiffeisen Bank Albania vazhdojnë ta dominojnë tregun e kartave të kreditit, me rreth 64% të numrit total të tyre.Gjatë vitit të kaluar, banka kryesuese e tregut për këtë produkt, BKT, pësoi një rënie të mëtejshme të pjesës së saj, në 32.2%, nga 36.3% që mbante një vit më parë.Edhe banka e dytë, Raiffeisen Bank, vitin e kaluar pësoi rënie, duke zbritur në 31.9% të numrit të kartave, nga 34.1% që të tregut që zotëronte një vit më parë.Banka e tretë në këtë treg pozicionohet Union Bank, që në fund të 2024 zotëronte 8% të kartave aktive, në rritje nga niveli prej 6.7% që mbante një vit më parë.E katërta u rendit Tirana Bank, me 6.6% të tregut, edhe kjo në rritje nga niveli 5.6% që mbante një vit më parë.Në vend të pestë renditet Credins Bank, me 6.6%, nga 4.7% që mbante një vit më parë.Më tej, vijojnë Banka OTP Albania, me 5.3% të tregut, Fibank, me 4.7%, Intesa Sanpaolo Bank Albania, me 3.6%, ABI Bank, me 1% dhe ProCredit Bank Shqipëri, me 0.2%.Në vitet e fundit, sektori bankar po raporton një rritje të shpejtë të pagesave me kartë, të nxitur sidomos nga turistët e huaj. Kërkesa e tyre për të paguar me kartë po shtyn një numër më të madh biznesesh të pranojnë pagesa me këto instrumente.Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2024 pagesat me kartë në terminalet POS (pikat elektronike të shitjes) arritën në pothuajse 19.6 milionë, me një rritje prej 35% krahasuar me një vit më parë.Megjithatë, edhe në vijim të një rritjeje të shpejtë të pagesave elektronike, karta e kreditit është një produkt që ende nuk po arrin të masivizohet shumë në tregun shqiptar.Kjo mund të lidhet me nivelin relativisht të lartë të informalitetit dhe me faktin se ekonomia shqiptare ka një përqindje të lartë të përdorimit të parasë fizike si instrument për transaksionet ekonomike, ndërkohë që karta e kreditit është një produkt i dedikuar kryesisht për pagesat jo cash.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare efektive e interesit e kartave të kreditit për 6-mujorin e parë 2025 (për shumat e deri në 200 mijë lekë) ishte 20.29% për kartat në Lekë dhe 16.95% për kartat në Euro. Krahasuar me një vit më parë, normat mesatare të interesit kanë pësuar rënie për kartat në Euro, po janë rritur lehtë për ato në Lekë.Në terma mesatarë, megjithatë, normat e interesit të kartave ngelen relativisht të larta në raport me produktet e ngjashme të kredisë konsumatore bankare (për shembull, overdraftet). Kjo ndodh për shkak të një shkalle relativisht të lartë të rrezikut që kartat e kreditit bartin si produkte kreditore, por edhe me ekzistencën e një periudhë faljeje, brenda të cilës klienti mund ta paguajë detyrimin pa interesa./ E.ShehuBurimi: Shoqata Shqiptare e BankaveKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Numri i kartave të pagesave u rrit më tej në tremujorin I
Biznesi i kartave të pagesave shënoi rritje edhe në tremujorin e parë të këtij viti, si në numrin e tyre, ashtu edhe në volumin e përdorimit.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit mars numri i kartave aktive arriti në 1.54 milionë, në rritje me 2.2% që nga fillimi i vitit.Rritja është mbështetur në masën dërrmuese nga zgjerimi i vazhdueshëm në segmentin më të madh atë të kartave të debitit, por edhe tendencat pozitive në numrin e kartave të kredititi dhe pjesërisht edhe të kartave me funksion paraje elektronike.Numri i kartave të debitit në fund të 3-mujorit 2025 arriti në 1.35 milionë, në rritje me 2.1% që nga fillimi i vitit. Ky produkt ngelet dominues dhe përbën pothuajse 88% të numrit të përgjithshëm të kartave të pagesave.Karta e debitit është një instrument bazik pagese, i lidhur me llogaritë rrjedhëse të bizneseve dhe individëve. Rritja e numrit të tyre tregon njëkohësisht përmirësim të përfshirjes financiare dhe zgjerim të përdorimit të prdukteve bankare nga publiku.Vitin e kaluar, hyri në fuqi ligji “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike”. Vlerësohet se ligji i ri ka dhënë një shtysë të mëtejshme përdorimit të llogarive bankare ngë shqiptarët, por edhe kartave të debitit, si një instrument i lidhur me llogarinë e pagesës.Sipas ligjit, llogaria e pagesave me shërbime bazike u ofrohet konsumatorëve në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha bankat, pavarësisht nivelit të të ardhurave, statusit të punësimit dhehistorikut të aftësisë paguese. Për mbajtësit e kësaj llogarie, bankat duhet të ofrojnë disa shërbime bazike të pagesave pa aplikuar tarifa ose kundrejt një tarife të arsyeshme.Ndërkohë, produkti tjetër konsumator, ai i kartave të kredititi, ka shfaqur një ecuri pozitive.Në fund të marsit, sektori financiar raportonte më shumë se 117 mijë karta krediti aktive, me një rritje me 3% që nga fillimi i vitit.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për 3-mujorin 2025, pagesat me kartë në terminalet POS arritën vlerën e 22.8 miliardë lekëve, ose 10% më shumë krahasuar me mesataren tremujore të vitit të kaluar.Veprimet me karta janë në rritje edhe në numër transaksionesh. Për 3 muajt e vitit 2025, klientët e sektorit bankar kanë kryer rreth 5.85 milionë pagesa me kartë, shifër kjo 19% më e lartë krahasuar me mesataren tremujore të vitit të kaluar.Pesha e veprimeve me kartë në terminalet POS për 3-mujorin 2025 përbënte rreth 17% të totalit të veprimeve karta bankare, nga 16% që ishte ky raport për vitin 2024.Megjithëse veprimet me karta vazhdojnë të dominohen nga tërheqjet cash në ATM, pesha e pagesave elektronike në vitet e fundit është në rritje dhe për 3-mujorin I 2025 ka prekur nivelin më të lartë historik./ E.ShehuBurimi: BSHKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Zgjedhjet/ Zyrat për tërheqjen e kartave të identitetit qëndrojnë të hapura edhe sot deri në orën 16:00
Ministria e Brendshme ka njoftuar sot se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të qëndrojnë të hapura edhe gjatë ditës së zgjedhjeve, deri në orën 16:00.
Në një njoftim për mediat, saktësohet se ky vendim është marrë nga shoqëria “IdentiTek”, për të lehtësuar qytetarët që nuk kanë mundur të tërheqin në kohë dokumentet e identifikimit të nevojshme për të votuar.
“Zyrat e aplikimit të ‘IdentiTek’ do të jenë të hapura deri në orën 16:00 për tërheqjen e kartave”, thuhet në njoftim. -

Ministria e Brendshme: Shpërndarja e kartave të ID do të bëhet edhe të shtunë
Ministria e Brendshme ka njoftuar pasditen e sotme se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 10 maj 2025.
Ky vendim është marrë nga shoqëria “IdentiTek”, me qëllim për t’u ardhur në ndihmë shtetasve që nuk kanë mundur të tërheqin dokumentet në kohë.
Sipas njoftimit të Ministrisë, zyrat e aplikimit të “IdentiTek” do të jenë të hapura nga ora 09:00 deri në orën 14:00 për tërheqjen e kartave.
Njoftimi i plotë:
“Këto ditë është konstatuar një fluks i shtuar aplikimesh nga shtetasit, të cilëve u kanë skaduar afatet e vlefshmërisë së dokumenteve të identitetit, e nxitur kjo edhe për shkak të procesit të zgjedhjeve të përgjithshme.
Qeveria miratoi gjithashtu Aktet Normative që çdo shtetas të votojë, edhe në rast se dokumenti biometrik që zotëron, është me afat të skaduar. Këto masa merren me qëllim që të garantohet mbarëvajtja e procesit zgjedhor dhe çdo shtetas të ushtrojë të drejtën e votës pa asnjë pengesë.” -

Zgjedhjet/ Zyrat e shpërndarjeve të kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe të shtunën
Ministria e Brendshme bën me dije se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, më 10 maj 2025.
Vendimi është marrë nga shoqëria “IdentiTek”, me qëllim lehtësimin e qytetarëve që nuk kanë mundur të tërheqin dokumentet brenda orareve zyrtare gjatë ditëve të javës.
Zyrat do të jenë të hapura nga ora 09:00 deri në 14:00, vetëm për procesin e tërheqjes së kartave të identitetit.
Sipas autoriteteve, është vërejtur një rritje e ndjeshme e aplikimeve nga qytetarët, të cilëve u kanë skaduar dokumentet e identitetit, sidomos në prag të zgjedhjeve të përgjithshme.
Qeveria ka miratuar gjithashtu aktet normative që u lejojnë shtetasve të votojnë edhe nëse zotërojnë një dokument biometrik me afat të skaduar, për të garantuar që çdo qytetar të mund të ushtrojë të drejtën e votës pa pengesa.