Kryeministri Edi Rama njoftoi sot, 26 tetor, se shqiptarët do të mund të pajisen me identitetin digjital duke filluar nga viti 2026.
Gjatë episodit të katërt të sezonit të pestë të podcastit të tij, në rubrikën “Shënimet e javës”, Rama tha se pas përfundimit të koncesionit të mëparshëm për kartat e identitetit, shteti krijoi kompaninë shtetërore “Identitek”.
Sipas tij, kompania ka realizuar kartat e reja me kosto më të ulët dhe cilësi më të lartë dhe po përgatitet për sfidën e radhës: kalimin e kartës së identitetit në version digjital, të përdorshëm nga telefoni ose kompjuteri si një portofol shumëfunksional dhe i thjeshtë për qytetarët.
Rama shtoi se Bashkimi Europian po ecën në të njëjtën drejtim, duke vendosur vitin 2027 si afatin për futjen e identitetit digjital në jetën e përditshme të qytetarëve europianë.
Edhe më herët, numri një i kabinetit ka theksuar se po punohet që teknologjia dhe inteligjenca artificiale të përfshihen shumë shpejt edhe në shërbimin shëndetësor, arsim si dhe transport.
Projekti “Smart City”, që parashikon vendosjen e sistemit të kamerave inteligjente jo vetëm në akset kryesore por edhe brenda shkollave, sipas tij, është në rrugën e duhur.
Tag: kartat
-

“Portofoli digjital vjen për shqiptarët në 2026-ën”
-

Rama njofton: Kartat e ID do kalojnë në celular! Identiteti digjital për shqiptarët nga 2026
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga viti 2026 shqiptarët do të pajisen me identitetin e vet digjital.
Në podkastin “FLASIM”, Rama u shpreh se kartat e ID-së do të kalojnë në celular apo në kompjuter.
Kreu i qeverisë theksoi se do të funksionojë si një portofol digjital komod drejtpërdrejt nga telefoni.
“Edhe BE po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur që në vitin 2027, të jetë afati i futjes së identitetit digjital në jetën e përditshme të Evropës dhe aktivitetin e përditshëm të qytetarëve evropianë”, tha Rama.
Edi Rama: Ndërkohë IdentiTek është angazhuar për sidën e re të identitetit digjital, pra të kalimit të kartës së identitetit në celular apo në kompjuter dhe funksionimit të saj si një portofol digjital shumëfunksional e komod drejtpërdrejt nga telefoni.
Edhe BE po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur që në vitin 2027, të jetë afati i futjes së identitetit digjital në jetën e përditshme të Evropës dhe aktivitetin e përditshëm të qytetarëve evropianë.
Shqipëria është gati, karta e identitetit digjital u prezantua si një produkt i kompanisë IdentiTek dhe testet e fundit janë në vijim në mënyrë që çdo shqiptar të mund të pajiset me identitetin e vet digjital duke filluar nga viti 2026. -

Nga Gazprom te teknologjia ushtarake, BE paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë
Komisioni Evropian ka miratuar paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë, njoftoi këtë të premte, 19 shtator, zëdhënësja Paula Pinho. Masat e reja synojnë kartat e kreditit, importet e hidrokarbureve dhe asetet e kompanive ruse, si pjesë e mbështetjes për Ukrainën.
Presidentja Ursula von der Leyen kishte paralajmëruar përmbajtjen kryesore të paketës, ndërsa ministri italian Giancarlo Giorgetti shprehu dyshime për përdorimin e aseteve të ngrira të oligarkëve rusë për të ndihmuar Ukrainën, duke përmendur kufizime ligjore dhe reputacionale.
Paketa e re përfshin:
-Kufizim të eksportit të teknologjive ushtarake, duke goditur 45 kompani ruse dhe të vendeve të treta që furnizojnë industrinë ushtarake të Moskës.
-Goditje ndaj gazit dhe naftës: 119 anije të dyshuara si pjesë e “flotës fantazmë” shtohen në listën e zezë të BE-së. Objektivi është ndalimi i importit të gazit natyror të lëngshëm rus deri më 1 janar 2027.
-Ndalim i transaksioneve me kriptovaluta dhe kufizime për platformat digjitale.
-Kartat e kreditit ruse goditen përmes bllokimit të sistemeve të pagesave të shpejta.
-Gazprom dhe Rosneft përjashtohen nga çdo transaksion, përfshirë edhe kompanitë e vendeve të treta si Kina. Të ardhurat nga nafta ruse në Evropë kanë rënë me 90% në tre vitet e fundit.
Von der Leyen shtoi se BE-ja po punon për një zgjidhje që të përdorë asetet e ngrira ruse për të financuar mbrojtjen e Ukrainës: Kjo është lufta e Rusisë dhe ata që e shkaktuan duhet të paguajnë. -

72 orë kohë, Tare tregon kartat, zbulon lëvizjet e fundit të “djallit”
Igli Tare, Drejtori Sportiv i “djallit”, nuk fshihet, por zbulon kartat, flet me emra konkret duke zbardhur planin e tij në këto ditë të fundit të merkatos. Përpara gazetarëve, Tare u ndal fillimisht tek tema më e nxehtë, një shkëmbim i mundshëm Gimenez-Dovbyk:
“Numerikisht jemi të kompletuar në sulm, por po e vlerësojmë si opsion këtë shkëmbim me Romën. A mund të jenë të dy në Milano? Jo, kjo nuk është e mundur. Me një ndeshje në javë duhet të kemi grupin e duhur. Nëse realizohet shkëmbimi dakord, nëse jo do të qëndrojmë kështu siç jemi”.Igli Tare u ndal më pas goditja tij e fundit, Nkunku: “Dëmtimi i Leaos nxori në pah se kemi mungesë shpejtësie, për këtë arsye morëm në konsideratë këtë operacion. 3-4 ditë më parë ishte e pamundur, kjo për shkak të kostove, por më pas përfituam nga situata që ai kishte me Chelsea-n, u treguam të zotë duke mbyllur marrëveshjen”.
Jo vetëm afrime në sulm, në këto orë të fundit, Tare po kujdeset për të afruar në Milano edhe një mbrojtës me eksperiencë, ku Akanji i Man.City është opsioni kryesor: “Nuk kemi ende një përgjigje, në këto 72 orë duhet të tregohemi të zotë të sjellim një mbrojtës me eksperiencë. Kemi ndryshuar modul për t’i dhënë ekipit më shumë siguri”, u shpreh Tare.
() -

Sekretari i NATO-s, Rutte: Nëse i luajmë kartat tona, mund ta ndalojmë shkatërrimin e Ukrainës
Aktualitet Bota E Hënë, 18 Gusht 2025 21:17
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha në takimin që presidenti Trump po zhvillon me liderët e Europës në Shtëpinë e Bardhë, tha se duhet që të ndalohet shkatërrimi i Ukrainës. “Nëse i luajmë kartat tona siç duhet, mund ta ndalojmë shkatërrimin e Ukrainës”, tha ai.
-

E FUNDIT/ Perla e Bregut nuk mjafton për të bërë surprizën ndaj Hajdukut, Dinamoja do të luajë të gjitha kartat e kualifikimit në “Air Albania”
Ka përfunduar me shifrat 2-1 ndeshja e sotme mes Hajdukut të Splitit dhe Dinamos. “Nëndetësja blu” i shkoi pranë befasisë në Kroaci. Dejvi Bregu tundi rrjetën nga distanca në minutën e 36, duke shtangur për një moment Hajdukun e Splitit. Por perla e lojtarit të Dinamos nuk mjaftoi.
Pjesa e dytë e lojës nisi vrullshëm për kroatët, të cilët hynë në fushë të motivuar për të përmbysur rezultatin. Durdovi riktheu baraspeshën në minutën e 49, ndërsa në të 63-tën Bamba përmbysi ndeshjen në shifrat përfundimtare 2-1. Një rezultat i ngushtë për Dinamon, që mban të hapur çështjen e kualifikimit. Ekipi i Dajës do të luajë të gjitha kartat në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet javën e ardhshmë në “Air Albania”./Sport Ekspres/ -

Meta kërkon lirinë, avokati: Ka hetim të thelluar nga SPAK, provat po përforcohen për veprat e dyshuara!
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila vlerësoi si të ligjshëm masën e sigurisë “arrest me burg”.
Meta përmes avokatit Kujtim Cakrani, kërkon në Kushtetuese lirimin nga qelia dhe shfuqizimin e masës aktuale.
Avokati i njohur Romeo Kara, i ftuar në “Ora e Fundit” tha se të gjitha shkallët e gjyqësorit, deri tani kanë konfirmuar se arrestimi i ilir Metës ka qenë i ligjshëm.
Gjatë diskutimit në studio, avokati Kara tha se nga hetimet që po kryen SPAK, provat që rëndojnë pozitat e Ilir Metës mund të përforcohen.
“Të gjitha shkallët e gjykimit nuk e gjetën se qëndron pretendimi i palës së Metës përballë prokurorisë, pasi nuk e gjykuan se ky arrestim është i paligjshëm. Me trendin e hetimit mund të përforcohen provat për veprat që ka bërë. Ka hetim të thelluar dhe po dalin prova pas provash, po dalin kartat, këto janë fakte.
Këto s’kanë dalë nga fantazitë e prokurorisë, por janë prova dhe janë dhe dëshmi. Do kemi dhe një proces të gjatë. Provat janë aty, sistemi TIMS, telefonata të përgjuara. Prokuroria e ka krijuar bindjet përtej dyshimit të arsyeshëm. Faktet dhe provat që tregojnë se ka kryer vepra të rënda, janë vepra më të rënda se ato të Berishës”, u shpreh ai.
Ai theksoi se hetimet duhet të provojnë nëse Ilir Meta ka përfituar nga kartat, që ka përdorur ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.
“Meta do të përgjigjet nëse kartat i sollën përfitime. SPAK të marrë darët e ligjit dhe t’i sekuestrojë çdo pasuri”, theksoi ai -

“U shkel besimi”, Blushi: Divorci mes Metës dhe Kryemadhit u bë pasi u zbulua përdorimi i kartave
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në “Real Story” tha se përdorimi i kartës nga Monika Kryemadhi ka çuar në divorcin me Ilir Metën, për shkelje të besimit dhe shkelje të ligjit.
Ai theksoi se kartat e zbuluara nga SPAK nuk janë përdorur nga Ilir Meta.
“SPAK tregon në emër të kujt janë kartat dhe kush i ka përdorur. Nuk është z. Meta fare. E thotë SPAK. SPAK thotë se kartat janë në emër të Shatkut dhe në emër të Monika Kryemadhit.
Nuk ka asnjë kartë të Metës. Në momentin kur Meta është vënë dijeni të këtyre kartave, ai ka bërë dhe divorcin me zonjën Kryemadhi si një tradhti e para për një shkelje ligji, dhe ndaj besimit të tij.
Kjo çoi në divorc pa diskutim, patjetër, e ka sqaruar vetë z. Meta. Në momentin që është vënë në dijeni nga SPAK, që kemi zbuluar një kartë, çfarë karte ka përdorur dhe në këtë moment ai ka vendosur divorcin me zonjën Kryemadhi”, theksoi ai. -

“Nuk ka lidhje me kartat”, Blushi zbulon detajet: Meta u nda nga Kryemadhi për tradhti dhe shkelje ligji
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në një emision televiziv tha se përdorimi i kartës nga Monika Kryemadhi ka çuar në divorcin me Ilir Metës, për shkelje të besimit dhe shkelje të ligjit.
Ai theksoi se kartat e zbuluara nga SPAK nuk janë përdorur nga Ilir Meta.
“SPAK tregon në emër të kujt janë kartat dhe kush i ka përdorur. Nuk është z. Meta fare. E thotë SPAK. SPAK thotë se kartat janë në emër të Shatkut dhe në emër të Monika Kryemadhit. Nuk ka asnjë kartë të Metës. Në momentin kur Meta është vënë dijeni të këtyre kartave, ai ka bërë dhe divorcin me zonjën Kryemadhi si një tradhti e para për një shkelje ligji, dhe ndaj besimit të tij.
Kjo çoi në divorc pa diskutim, patjetër, e ka sqaruar vetë z. Meta. Në momentin që është vënë në dijeni nga SPAK, ë kemi zbuluar një kartë, çfarë karte ka përdorur dhe në këtë moment ai ka vendosur divorcin me zonjën Kryemadhi”, theksoi ai.
-

“Pensionistëve iu morën kartat”/ Berisha tregon tjetër video: Zgjedhjet e 11 Majit na janë vjedhur
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi një tjetër video, që sipas tij, dëshmon atë që ai e quan farsë elektorale, ku aleanca e udhëhequr prej tij humbi me mbi 300 mijë vota diferencë ndaj Partisë Socialiste.
Videoja e publikuar në konferencën e kësaj të mërkure, sipas Berishës, tregon se pensionistëve iu morën kartat e identitetit, që të mos votonin.
“Këto janë karta identitetit të hedhur përtokë në Petrelë ditën e votimeve. Këto janë me fotografi, janë me numër, janë me të gjithë elementët e një karte identiteti. Këta persona janë përjashtuar nga votimi ose me kartat e tyre kanë votuar të tjerët”, u shpreh kreu i PD, Sali Berisha.
Sulmeve për 11 Majin, Berisha iu shtoi sot një akuzë të re ndaj Edi Ramës, për të cilin tha se po iu bën presion vëzhguesve ndërkombëtarë.
“Ne e kemi kapur në flagrancë Edi Ramën me krime monstruoze elektorale dhe bandën e tij që udhëheq. Ai po bën presione të jashtëzakonshme, janë kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtarë këtu, që nuk di të ketë ndodhur në ndonjë vend tjetër”, shton më tej kryedemokrati.
Sali Berisha tentoi sërish të mbulojë pakënaqësitë mes kandidatëve të tij për votat, duke thënë se të gjitha strukturat e Partisë Demokratike janë angazhuar në verifikimin, sipas tij, të farsës elektorale të Ramës. Ndërkohë, Berisha dënoi dhe zgjatjen e afateve të hetimit për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke e cilësuar vendimin në shkelje të ligjit.Top Channel