Tag: karrotrec

  • Bllokoi korsinë e autobusëve, makina hiqet me karrotrec

    Bllokoi korsinë e autobusëve, makina hiqet me karrotrec

    Policia Bashkiake e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë nisur një aksion duke intensifikuar kontrollet për të garantuar lëvizjen e lirë të autobusëve urbanë. Këtë të hënë në terren kanë qenë vetë drejtuesja e Policisë Bashkiake, Elona Lalaj dhe shefi i Komisariatit Nr. 2 Ermal Kenaci.
    Gjatë operacionit në terren, disa automjete të parkuara në mënyrë të parregullt janë larguar me karrotrec, ndërsa drejtuesit janë sensibilizuar për respektimin e korsive të transportit publik.
    Sipas Policisë Bashkiake dhe asaj të Shtetit qëllimi i këtyre masave është përmirësimi i qarkullimit në kryeqytet, ulja e vonesave në transportin publik dhe rritja e sigurisë rrugore.

  • Policia e Vlorës në aksion/ Qindra gjoba ndaj drejtuesve që kishin parkuar keq, dhjetëra makina hiqen me karrotrec

    Policia e Vlorës në aksion/ Qindra gjoba ndaj drejtuesve që kishin parkuar keq, dhjetëra makina hiqen me karrotrec

    Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Drejtorisë së Policisë Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë intensifikuar veprimet për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve që parkojnë gabim automjetet e tyre, duke sjellë problematika në lëvizjen e këmbësorëve dhe të automjeteve të tjera, me fokus të veçantë zonat më të frekuentuara të qytetit, si: “Muradia”, bulevardi “Ismail Qemali”, Lungomare, si dhe akse të tjera me fluks të shtuar për shkak të sezonit turistik.
    Si rezultat: Janë vendosur qindra masa administrative ndaj drejtuesve që kishin zënë trotuaret dhe rrugëkalimet për këmbësorë; Janë larguar me karrotrec dhjetëra automjete që pengonin qarkullimin në këto zona.
    Kontrollet do të vijojnë çdo ditë, për të garantuar qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.
    Apeli për drejtuesit e automjeteve:
    Parkimi i dyfishtë nuk do të ndëshkohet vetëm administrativisht, por edhe penalisht për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal. Respektoni rregullat e qarkullimit, pasi çdo shkelje do të ndëshkohet dhe mjeti do të tërhiqet me karrotrec!

  • Vlora në aksion për lirimin e hapësirave publike, hiqen me karrotrec dhjetëra makina të parkuara gabim

    Vlora në aksion për lirimin e hapësirave publike, hiqen me karrotrec dhjetëra makina të parkuara gabim

    Policia e Vlorës vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike ku në 48-orët e fundit janë hequr dhjetëra makina me karrotrec, për parkim të gabuar.
    Sipas njoftimit të policisë, gjatë 48-orëve të fundit janë vendosur dhjetëra gjoba për drejtues automjetesh që kanë parkuar gabim, në rrugëkalime për këmbësorë, trotuare dhe segmente rrugore ku pengohej qarkullimi.
    “Janë larguar me karrotrec automjete të parkuara në mënyrë të gabuar, që krijonin pengesë për lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve të tjera.
    Këto kontrolle do të vijojnë pa ndërprerje, për të siguruar një mjedis të qetë, të sigurt dhe funksional për banorët dhe turistët”, thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës.

  • Policia Rrugore heq me karrotrec mjetet e parkuara anës rrugës/ Pengojnë itinerarin e garës “Giro d’Italia, ja ku…

    Policia Rrugore heq me karrotrec mjetet e parkuara anës rrugës/ Pengojnë itinerarin e garës “Giro d’Italia, ja ku…

    Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë nisur procesin e zhvendosjes së automjeteve të parkuara në mënyrë të gabuar, në kuadër të masave të ndërmarra nga Policia e Shtetit, për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit ndërkombëtar “Giro d’Italia”, si dhe për garantimin e sigurisë publike gjatë etapës që do të zhvillohet në Tiranë.
    Procesi i kontrollit dhe zhvendosjes do të vijojë deri sa të lirohet e gjithë hapësira e itinerarit të garës. Automjetet do të largohen me mjet ngritës (karrotrec) dhe do të çohen në një hapësirë të dedikuar, në rrugën e vjetër të Farkës, ku pronarët mund t’i tërheqin pas përfundimit të garës.
    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë iu bën thirrje qytetarëve/drejtuesve të mjeteve, të tregojnë mirëkuptim dhe bashkëpunim, për zbatimin e këtyre kufizimeve që do të mundësojnë zhvillimin e garës në kushte optimale sigurie. Gjithashtu, apelon që të shmangen parkimet e gabuara, në akset e përfshira në itinerarin e garës. Mbarëvajtja e garës ndikon pozitivisht dhe në mënyrë të drejtpërdrejt në imazhin e vendit.