Tag: karrige

  • VIDEO/ Skandal në Ibiza, futbollisti anglez godet gruan me karrige

    VIDEO/ Skandal në Ibiza, futbollisti anglez godet gruan me karrige

    Një video që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të shumta, pasi shfaq sulmuesin e Oldham Athletic, Kian Harratt, teksa godet me një karrige një turiste britanik gjatë një sherri pranë një pishine në një hotel në Ibiza.

    Sipas mediave britanike, përplasja ndodhi më 21 qershor, kur Harratt dhe tre miqtë e tij akuzohen se u sollën në mënyrë të pahijshme ndaj një grupi grash turiste. Turisti britanik Kyle Crawford tha për “The Sun” se 23-vjeçari dhe shokët e tij “po silleshin keq” me gratë përpara se situata të përshkallëzohej në dhunë.
    Në dy video të publikuara në rrjet, njëra duket se tregon momentin kur futbollisti  i identifikuar nga pamja me mjekër karakteristike dhe veshur me pantallona të shkurtra të zeza  hedh një karrige në drejtim të njërit prej pushuesve.

    Kyle, i cili ndërhyri bashkë me mikun e tij për të mbrojtur gratë, tha: “Nuk e dinim kush ishin. Thjesht pamë që po silleshin keq dhe hodhëm zërin për të mbrojtur vajzat. Ky video nuk e tregon plotësisht situatën  ne thjesht u sollëm si zotërinj.”

    Më pas, ai e identifikoi Harratt-in pasi e pa sërish videon. Sipas tij, futbollisti dhe shokët e tij ishin duke hedhur topa të vegjël rugby-je drejt grave në pishinë, njëra prej të cilave më vonë u godit edhe nga karrigia.
    Kian Harratt, 23 vjeç, është sulmues i Oldham Athletic në League Two. Ai është me origjinë nga Pontefract dhe ka qenë pjesë e akademisë së Huddersfield Town, ndërsa ka luajtur më parë edhe me Leeds United, Barnsley, Fleetwood, Bradford dhe Port Vale. Në vitin 2024, ai u pezullua për katër muaj pasi kishte vendosur 484 baste për ndeshje futbolli, përfshirë edhe për ekipin e tij. Për shkeljet, u gjobit me 3,200 paund.
    Deri në momentin e publikimit, klubi Oldham Athletic nuk ka reaguar zyrtarisht për incidentin.

  • Sherr për një karrige në Bulqizë! Zyrtari godet me shuplaka drejtuesen e Task Forcës në UKD: Pse zihesh me gruan time?! (DËSHMIA)

    Sherr për një karrige në Bulqizë! Zyrtari godet me shuplaka drejtuesen e Task Forcës në UKD: Pse zihesh me gruan time?! (DËSHMIA)

    Bulqizë

    BULQIZË- Një sherr mes dy zyrtarëve është regjistruar mesditën e një dite më parë në Bulqizë. Juljan Damzi, drejtor i Kujdesit Shëndetësor në Bulqizë 40 vjeç ka qëlluar me shuplakë Shimë Dodën, drejtuesen e Task Forcës në Ujësjellës Kanalizimeve Dibër (UKD), e cila është 26 vjeçe.
    Doda ka deklaruar se i gjithë sherri ka nisur me gruan e Damzit, Erla Damzi, e cila ishte paraqitur në zyrë në momentin që 26-vjeçarja po i sistemonte dhe ka kërkuar që të marrë tavolinat pasi kishte ‘urdhër nga lart’. Më pas, sipas Dodës, Erla Damzi kishte nisur të bërtiste për një karroge të dëmtuar dhe të kërkonte 15 mijë lekë të reja për të.
    “Nxorri tavolinat në korridor dhe më pas u fut tek zyra tjetër duke marrë një karrige. Karrigia ishte dëmtuar dhe filloi duke bërtitur që si e keni marrë këtë karrige ashtu do e dorëzoni. Unë i thashë që karrigia është një mjet për t’u përdorur për punët e zyrës së shtetit dhe i thashë se ajo karrige ekziston, është, por thjesht është prishur. Nga ky moment, ajo vazhdoi duke bërtitur dhe duke thënë që do t’i them drejtorit që keni prishur karriget dhe do të mbani ju përgjegjësi për këtë që keni bërë ose do paguani 15.000 lek të reja për karrigen e dëmtuar,”- thuhet në dëshminë e saj.
    Pas këtij sherri, Doda thotë se në zyrë ka mbërritur Julian Damzi që e ka goditur me shuplakë dhe e ka ndjekur për ta sulmuar. 26-vjeçarja shprehet gjithashtu se kur kolegia e saj ka tentuar të telefonojë administratorin, Damzi i ka hedhur telefonin dhe më pas është rikthyer duke e goditur me shuplakë në krah dhe pas koke.
    “Në këtë moment vjen përsëri Erla Dazmi bashkë me bashkëshortin e saj Julian Damzi, i cili më drejtohet me zë të lartë duke më thënë se çfarë ke ti që zihesh me nusen time dhe direkt më ka shtyrë dhe më ka goditur me shuplakë. Më pas kanë ndërhyrë punonjësit që ishin prezent të cilët janë Norald Zuna, Luljeta Mullameti, Elda Curri për të ndaluar por ai përsëri nuk ndalonte dhe vazhdonte duke më ndjekur për të më goditur,”- përfundon Doda.
     

  • Zyrtari në Bulqizë godet me shuplakë shefen e Task Forcës së Ujësjellës-Kanalizimeve, përplasja për një karrige të dëmtuar

    Zyrtari në Bulqizë godet me shuplakë shefen e Task Forcës së Ujësjellës-Kanalizimeve, përplasja për një karrige të dëmtuar

    Sherri për një karrige mes dy zyrtarëve në Bulqizë ka përfunduar në polici. 40-vjeçari Juljan Damzi, drejtor i Kujdesit Shëndetësor në Bulqizë, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me shuplakë 26-vjeçaren, Shime Doda, drejtuese e Task Forcës në Ujësjellës Kanalizimeve Dibër (UKD). Çështja është referuar në Prokurorinë e Dibrës.
    “U referuan materialet në Prokurori për shtetasin J.D., 40 vjeç, banues në Bulqizë, i cili dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me shuplakë, për shkak të detyrës shtetasen Sh.D 26 vjeçe. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.”, njoftoi policia e Dibrës.
    Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, me 10 qershor. Shime Doda ka deklaruar se është goditur me shuplakë në ambientet e punës nga Juljan Damzi. Në dëshminë e saj, Doda pretendon se ka qenë duke sistemuar zyrat kur është paraqitur shtetasja Erla Damzi, bashkëshortja e Juljan Damzit, duke kërkuar që të marrë tavolinat pasi kishte urdhër nga lart.
    Debati ka nisur për një karrige të dëmtuar, për të cilën Doda, pretendon se i kërkoi edhe shumën prej 15 mijë lekësh të reja për të.
    “Nxorri tavolinat në korridor dhe më pas u fut tek zyra tjetër duke marrë një karrige. Karrigia ishte dëmtuar dhe filloi duke bërtitur që si e keni marrë këtë karrige ashtu do e dorëzoni. Unë i thashë që karrikja është një mjet për t’u përdorur për punët e zyrës së shtetit dhe i thashë se ajo karrige ekziston është por thjesht është prishur. Nga ky moment, ajo vazhdoi duke bërtitur dhe duke thënë që do t;i them drejtorit që keni prishur karriget dhe do të mbani ju përgjegjësi për këtë që keni bërë ose do paguani 15.000 lek të reja për karrigen e dëmtuar”, thuhet në dëshminë e saj.
    Më tej, ajo thotë se u paraqit edhe Julian Damzi, ku edhe e ka goditur me shuplakë dhe e ka ndjekur për ta sulmuar përsëri. Doda thotë se kur kolegia e saj ka tentuar të telefonojë administratorin, Damzi i ka hedhur telefonin dhe më pas është rikthyer duke e goditur me shuplakë në krah dhe pas koke.
    “Në këtë moment vjen përsëri Erla Dazmi bashkë me bashkëshortin e saj Julian Damzi, i cili më drejtohet me zë të lartë duke më thënë se çfarë ke ti që zihesh me nusen time dhe direkt më ka shtyrë dhe më ka goditur me shuplakë. Më pas kanë ndërhyrë punonjësit që ishin prezent të cilët janë Norald Zuna, Luljeta Mullameti, Elda Curri për të ndaluar por ai përsëri nuk ndalonte dhe vazhdonte duke më ndjekur për të më goditur”, thotë ajo.

  • Sherr për një karrige të dëmtuar në Bulqizë, zyrtari godet me shuplakë shefen e Task Forcës së Ujësjellës-Kanalizimeve

    Sherr për një karrige të dëmtuar në Bulqizë, zyrtari godet me shuplakë shefen e Task Forcës së Ujësjellës-Kanalizimeve

    Sherri për një karrige mes dy zyrtarëve në Bulqizë ka përfunduar në polici. 40-vjeçari Juljan Damzi, drejtor i Kujdesit Shëndetësor në Bulqizë, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me shuplakë 26-vjeçaren, Shime Doda, drejtuese e Task Forcës në Ujësjellës Kanalizimeve Dibër (UKD). Çështja është referuar në Prokurorinë e Dibrës.
    “U referuan materialet në Prokurori për shtetasin J.D., 40 vjeç, banues në Bulqizë, i cili dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me shuplakë, për shkak të detyrës shtetasen Sh.D 26 vjeçe. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.”, njoftoi policia e Dibrës.
    Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, me 10 qershor. Shime Doda ka deklaruar se është goditur me shuplakë në ambientet e punës nga Juljan Damzi. Në dëshminë e saj, Doda pretendon se ka qenë duke sistemuar zyrat kur është paraqitur shtetasja Erla Damzi, bashkëshortja e Juljan Damzit, duke kërkuar që të marrë tavolinat pasi kishte urdhër nga lart.
    Debati ka nisur për një karrige të dëmtuar, për të cilën Doda, pretendon se i kërkoi edhe shumën prej 15 mijë lekësh të reja për të.
    “Nxorri tavolinat në korridor dhe më pas u fut tek zyra tjetër duke marrë një karrige. Karrigia ishte dëmtuar dhe filloi duke bërtitur që si e keni marrë këtë karrige ashtu do e dorëzoni. Unë i thashë që karrikja është një mjet për t’u përdorur për punët e zyrës së shtetit dhe i thashë se ajo karrige ekziston është por thjesht është prishur. Nga ky moment, ajo vazhdoi duke bërtitur dhe duke thënë që do t;i them drejtorit që keni prishur karriget dhe do të mbani ju përgjegjësi për këtë që keni bërë ose do paguani 15.000 lek të reja për karrigen e dëmtuar”, thuhet në dëshminë e saj.
    Më tej, ajo thotë se u paraqit edhe Julian Damzi, ku edhe e ka goditur me shuplakë dhe e ka ndjekur për ta sulmuar përsëri. Doda thotë se kur kolegia e saj ka tentuar të telefonojë administratorin, Damzi i ka hedhur telefonin dhe më pas është rikthyer duke e goditur me shuplakë në krah dhe pas koke.
    “Në këtë moment vjen përsëri Erla Dazmi bashkë me bashkëshortin e saj Julian Damzi, i cili më drejtohet me zë të lartë duke më thënë se çfarë ke ti që zihesh me nusen time dhe direkt më ka shtyrë dhe më ka goditur me shuplakë. Më pas kanë ndërhyrë punonjësit që ishin prezent të cilët janë Norald Zuna, Luljeta Mullameti, Elda Curri për të ndaluar por ai përsëri nuk ndalonte dhe vazhdonte duke më ndjekur për të më goditur”, thotë ajo.

  • Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

    Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

    “Kjo është fushata e karrigeve. Karriget janë simboli dhe fenomeni i ri i zgjedhjeve në Shqipëri. Të gjith partitë, partitë e reja apo të vjetra, partia qeveritare, apo ato opozitare, po vuajnë krizën e pjesëmarrjes, që do të thotë se kjo është fushata më apatike, më e ftohtë, më paentuziasëm dhe me numrin më të vogël të pjesëmarrësve. Po ta vini re, edhe mitingjet përmbyllëse, edhe mitingjet e para, në çdo qytet, këta ulen nëpër karrige sepse është e vetmja mundësi që sheshi të ngjajë plot, sepse duke vendosur karriget 4 ose 5-fishohet për shkak të distancës, ajo gjeometria hapësira.
    Nëse këta do jenë në këmbë atëherë do të duken shumë pak dhe mendoj që karrigia është simbolika dhe ajo çfarë demostron krizën politike të partive në Shqipëri, që do të thotë kanë mbetur një grup shumë i vogël dhe nga ana tjetër ngjan si një kinema verore, konferenca shtypi në hapësirë, në ajër të pastër, sepse edhe njerëzit janë të ftohtë, janë indiferentë, po të rrinë në këmbë nuk ka brohoritje, nuk ka thirrje, nuk ka shpresë dhe kjo ndodh për disa arsye. Kjo ndodh si në një ndeshje ku rezultati dihet. Populli nuk është i interesuar për një fushatë ku 80% e publikut e dinë shumë mirë kush është fituesi dhe humbësi. Në një garë shkohet me interes kur ka konkurencë”,- tha Spahiu

  • Karrige kokës dhe plumba/ Si dhe pse nisi sherri në Tiranë, ja çfarë dyshohet

    Karrige kokës dhe plumba/ Si dhe pse nisi sherri në Tiranë, ja çfarë dyshohet

    Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri mbrëmjen e djeshme tek zona e liqenit artificial në Tiranë. Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali.
    Plumbat kapën dy persona. Në sherr kanë qenë të përfshirë shtatë persona. Pas ofendimeve, grushteve dhe karrigeve kanë kaluar tek arma.
    Në vendin e ngjarjes u gjetën, arma, gëzhoja dhe njolla gjaku, kurse të gjithë u arratisën. Paraprakisht dyshohet se sherri ka nisur për një prishje pazari, cështje borxhesh.

  • Picula sulmon ashpër Serbinë: Janë ulur në katër karrige, me këtë lidership nuk mund të hyjnë në BE

    Picula sulmon ashpër Serbinë: Janë ulur në katër karrige, me këtë lidership nuk mund të hyjnë në BE

    Serbia është vendi më me ndikim në mesin e vendeve kandidate për anëtarësim, por nuk është reale që të hyjë në Bashkimin Evropian me lidershipin aktual, i cili është ulur në katër karrige, u tha në një konferencë për shtyp të përfaqësuesve socialdemokratë përgjegjës për zgjerimin. “Është mendimi im i sinqertë se ambicia e presidentit Aleksandër Vuçiç nuk është të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, sepse kjo do të nënkuptonte se ai dhe opsioni i tij duhet të respektojnë rregullat dhe standardet shumë strikte të BE-së në lidhje me sistemin demokratik, lirinë e medias, minoritetet dhe çështje të tjera. Në vend të kësaj, ai po luan lojërat e veta,” tha Tonino Picula , Parlamentari Evropian i Serbisë.
    Picula, së bashku me deputeten belge Kathleen Van Brempt , e cila është përgjegjëse për zgjerimin në klubin parlamentar të socialdemokratëve, dhe raportuesin për Shqipërinë, deputetin austriak Andreas Schieder, folën për rolin e zgjerimit në kontekstin aktual gjeopolitik. Përfaqësuesi socialdemokrat kroat tha se Serbia po udhëheq të ashtuquajturën politikë të jashtme multivektoriale. “Ka katër shtylla të politikës së jashtme serbe – Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina, dhe nuk mendoj se është e mundur të ulemi në katër karrige gjatë gjithë kohës. Unë nuk mendoj se ne ndajmë vlerat dhe qëllimet gjeopolitike me Kinën dhe Rusinë në shumicën e fushave, aq më pak me Shtetet e Bashkuara”, tha Picula. I pyetur nëse Serbia mund të hyjë në Bashkimin Evropian me lidershipin aktual, Picula është përgjigjur negativisht, duke theksuar se është e pamundur të ketë ambicie për të përfunduar negociatat deri në fund të vitit 2026, pa një ndryshim rrënjësor të pozicionit dhe sjelljes.

  • Skandal i madh në negociata: Delegatët rusë u grindën për një karrige para amerikanëve

    Skandal i madh në negociata: Delegatët rusë u grindën për një karrige para amerikanëve

    Siç rezulton, Vladimir Putini ia besoi negociatat me SHBA-të dy ekipeve rivale.
    Fillimisht, pala ruse supozohej të përfaqësohej vetëm nga ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov dhe ndihmësi i Putinit, Ushakov. Më vonë, delegacionit iu shtua i dërguari special i Putinit, Dmitriev, por Lavrov nuk u informua.
    Pikërisht ky fakt ka bërë që Lavrov të nxehej së tepërmi me situatën dhe të mos lejonte Dmitrievin të kishte një karrige të tijën.
    Ministri i Jashtëm rus e largoi karrigen nga tavolina, duke thënë: “Nëse dëshiron të marrë pjesë, le të ma thotë personalisht Vladimir Vladimirovich (referuar Putinit, red.)”.
    Pas kësaj, Dmitriev doli nga dhoma për të folur me gazetarët në korridor. E gjithë kjo u shpalos para zyrtarëve amerikanë. Këta të fundit raportohet nga gazeta se kanë mbetur absolutisht të shastisur dhe të habitur nga e gjithë situata e krijuar me delegacionin rus.
    “Të gjithë shkojnë tek Putini një për një dhe ai i thotë secilit prej tyre diçka të ndryshme. Kjo është një pjesë e arsyes pse askush nuk mund të formulojë qartë kërkesat e Rusisë në negociata”, tregoi ndër të tjera burimi i Agentstvo për gjithë tablonë e çështjes.
    Një reagim mbi këtë ende mungon nga Kremlini. Ndërsa koment nuk ka pasur as nga pala amerikane.

  • Erion Braçe: Votoni numrin 5 dhe mua si kandidat për deputet

    Erion Braçe: Votoni numrin 5 dhe mua si kandidat për deputet

    Nga Erion Braçe-
    PËR TË PASUR NJË DEPUTET ZONE NË KUVEND!

    JO NJË KARRIGE PËR DEPUTET APO NJË DEPUTET KARRIGE!
    PËR TË PASUR NJË DEPUTET QË:
    ✔ JU DËGJON
    ✔ FLET ME JU
    ✔ DISKUTON ME JU
    ✔ PROPOZON PËR JU
    ✔ LUFTON PËR SECILIN PREJ JUSH
    ✔ PA HARRUAR KËRKËND, PA LËNË PAS ASNJË!
    QË TË KENI MË SHUMË SE NJË MIK, TË KENI NJË LUFTËTAR PËR ÇDO HALL TUAJIN!

  • Si është të mos kesh një karrige me rrota? Kryetari i Shoqatës së Para-Tetraplegjikëve, Bajram Tirana, ndan historinë e tij

    Si është të mos kesh një karrige me rrota? Kryetari i Shoqatës së Para-Tetraplegjikëve, Bajram Tirana, ndan historinë e tij

    Bajram Tirana është një 61-vjeçar i pazakontë, me një energji të jashtëzakonshme për të shijuar ajrin dhe diellin, pavarësisht të vërtetës së tij të trishtë: Çdo rrugë që lë pas vetes dhe që i rikthehet qoftë edhe për të pirë një kafe, e përshkon me një karrige me rrota.

    Bajrami është Kryetari i Shoqatës së Para-Tetraplegjikëve në Shqipëri. Ka 21 vite që i përgjigjet komunitetit te tij me gjithçka që mundet, ndonëse jo pak herë ndjen se ka një punë të vështirë. Ai njeh çdo problematikë të kësaj kategorie, ndërsa veçon prej tyre integrimin në shoqëri. Bajrami e di se ç’do të thotë të luftosh për një vend që të takon në shoqëri, e që padrejtësisht të të mohohet.

    Po prej 21 vitesh, Bajrami menaxhon disa terrene sportive pranë Klubit Sportiv Tirana  – punë kjo që e ka bërë të integrohet edhe më tej, duke patur një jetë sociale mes shume të rinjve dhe të rejave me pasion sportin.

    Ishte viti 1985. Ai ishte vetëm 21 vjeç – një ushtar i zellshëm që përgjatë stërvitjes së radhës rrëzohet për t’u ringritur ndryshe, pa u mbështetur mbi këmbët e tij, por vetëm në forcën e vullnetit dhe këmbënguljes.

    Asokohe, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale pa sukses. Siç e risjell në vëmendje, inati i rioshit e shtyu të izolohej për 3 vite në ambientet e Spitalit Ushtarak. Nuk mund ta pranonte kurrsesi të tashmen dhe të ardhmen e tij.

    Donte të besonte se do ia dilte, se këmbët e tij nuk do ta linin në baltë. Nga ana tjetër, i duhej t’i largohej shtratit; i duhej të jetonte.

    40 vite më parë, i gjithë Spitali Ushtarak kishte vetëm një karrige me rrota dhe kjo karrige, u përvetësua nga Bajrami.  Por, “vetëpronësia” i njihej vetëm brenda ambienteve spitalore. Mirëpo, ditët dhe muajt bënë të tyren. Bajrami zgjodhi të jetonte përtej mureve të spitalit dhe kështu bëri. Në një ditë të ngjashme me të tjerat, ai vendosi të dilte në një orë të vonë mbrëmjeje. Përse? I ishte fiksuar se të gjithë do e shihnin dhe do e mëshironin.

    Prej atij çasti, Bajrami u “izolua” në shtëpi. Jo për 1 apo 2 vite, por për plot 6 vite. Sepse atij i mungonte një karrige me rrota. Sot, e sheh veten si të jetë një spektator i jashtëm kur qëndronte në një karrige prej dërrase dhe kërcente me forcën e duarve sa në një vend në tjetrin, e kur rrëzohej jo pak herë sa në një dhomë në tjetrën. Çdo lëvizje e bërë, për të dalë dhe për të hyrë në shtëpi, ishte në varësi të personave që e vizitonin.

    Kjo është arsyeja përse e ka të shënjuar në memorie vitin kur u pajis me karrigen e tij të parë me rrota.  Ishte viti 1992. Dhe kjo, është po e njëjta arsye përse ka të memorizuar datën kur u prezantua nisma e Fondacionit Mane në ndihmë të personave para-tetraplegjikë në Shqipëri.

    Më 20 shkurt të këtij viti, Fondacioni Mane, nën kujdesin e themeluesit Z.Samir Mane, shpërndau në Pallatin e Sportit Asllan Rusi, në Tiranë, 260 karrige me rrota, nga ku u bë e ditur se ishte thjesht një aksion i parë, pasi pritet shpërndarja e 1,000 karrigeve në total, në të gjithë vendin.

    Themeluesi i Fondacionit, Z.Samir Mane, premtoi se Fondacioni Mane do të vijojë punën që të gjithë personat para dhe tetraplegjikë në Shqipëri të pajisen me karrige me rrota, për të patur pavarësinë dhe lehtësinë e munguar.

    Nisma ka marrë një jehonë të jashtëzakonshme, sipas asaj që thotë Bajrami. Telefoni i tij s’pushon së rëni. Ai gjykon se realiteti i hershëm i tij, fatkeqësisht, është realiteti i sotëm për qindra të tjerë para dhe tetraplegjikë.

    “Forca e të gjithëve ne, të personave para-tetraplegjikë,” shprehet Bajrami, “ka qenë, është dhe do të mbetet karrigia me rrota. Sepse një karrige me rrota, nëse për ju është thjesht një mjet lëvizës, për ne është një bashkëudhëtare që na rikujton, edhe kur nuk duam, vendosmërinë për të jetuar.”