Tag: karrige

  • Rama “frikëson” punonjësit e shtetit që “rrinë në karrige”: E pagëlltitshme ç’më panë sytë me historinë e marrëveshjes me Emiratet

    Rama “frikëson” punonjësit e shtetit që “rrinë në karrige”: E pagëlltitshme ç’më panë sytë me historinë e marrëveshjes me Emiratet

    Teksa prezantoi ministren e re të Ministrisë së Brendshme, kreu i qeverisë Edi Rama, u ndal edhe tek disa problematika në struktura në varësi të këtij institucione.

    Ndërkohë, Rama ka paralajmëruar të gjithë punonjësit e administratës publike, të cilëve u kërkoi që të vazhdojnë me ritëm punët dhe t’i çojnë përpara, dhe jo të rrinë në zyrë dhe të ‘thonë se janë mirë’.
    “Se ç’më panë sytë dhe ç’më dëgjuan veshët në historinë e marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara, ishte e pagëlltitshme. Të shkosh të lutesh për të marrë një mbështetje mbi 100 milionë euro dhe për të marrë teknologjinë dhe pastaj ata të cilët i japin këto, të të pyesin ku ka mbetur puna, është kulmi. Domethënë, është e pabesueshme dhe kjo nuk mund të ndodhë më. Kurrë! Prandaj kush ka një tavolinë dhe është ulur në një karrige në një zyrë, duhet ta dijë mirë që puna e tij apo e saj, është t’i çojë punët përpara. Nuk është të thotë lëre se është mirë”, tha kreu i ekzekutivit.

  • Rama paralajmëron punonjësit e shtetit që “rrinë në karrige”: Ç’më panë sytë me historinë e marrëveshjes me Emiratet, e pagëlltitshme

    Rama paralajmëron punonjësit e shtetit që “rrinë në karrige”: Ç’më panë sytë me historinë e marrëveshjes me Emiratet, e pagëlltitshme

    Teksa prezantoi ministren e re të Ministrisë së Brendshme, kreu i qeverisë Edi Rama, u ndal edhe tek disa problematika në struktura në varësi të këtij institucione.

    Ndërkohë, Rama ka paralajmëruar të gjithë punonjësit e administratës publike, të cilëve u kërkoi që të vazhdojnë me ritëm punët dhe t’i çojnë përpara, dhe jo të rrinë në zyrë dhe të ‘thonë se janë mirë’.
    “Se ç’më panë sytë dhe ç’më dëgjuan veshët në historinë e marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara, ishte e pagëlltitshme. Të shkosh të lutesh për të marrë një mbështetje mbi 100 milionë euro dhe për të marrë teknologjinë dhe pastaj ata të cilët i japin këto, të të pyesin ku ka mbetur puna, është kulmi. Domethënë, është e pabesueshme dhe kjo nuk mund të ndodhë më. Kurrë! Prandaj kush ka një tavolinë dhe është ulur në një karrige në një zyrë, duhet ta dijë mirë që puna e tij apo e saj, është t’i çojë punët përpara. Nuk është të thotë lëre se është mirë”, tha kreu i ekzekutivit.
     
     
     

    Top Channel

  • Rama paralajmëron punonjësit e shtetit që “rrinë në karrige”:’ Ç’më panë sytë me historinë e marrëveshjes me Emiratet, e pagëlltitshme

    Rama paralajmëron punonjësit e shtetit që “rrinë në karrige”:’ Ç’më panë sytë me historinë e marrëveshjes me Emiratet, e pagëlltitshme

    Teksa prezantoi ministren e re të Ministrisë së Brendshme, kreu i qeverisë Edi Rama, u ndal edhe tek disa problematika në struktura në varësi të këtij institucione.

    Ndërkohë, Rama ka paralajmëruar të gjithë punonjësit e administratës publike, të cilëve u kërkoi që të vazhdojnë me ritëm punët dhe t’i çojnë përpara, dhe jo të rrinë në zyrë dhe të ‘thonë se janë mirë’.
    “Të vazhdojmë punën me ritëm dhe vizion. se ç’më panë sytë me historinë e marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara, ishte e pagëlltitshme. Të shkosh, të lutesh për të marrë një mbështetje mbi 100 mln euro dhe teknologjinë dhe ata që t’i japin të të pyesin ku ka mbetur puna, është kulmi. Kjo nuk mund të ndodhë më kurrë. Ndaj kush është ulur në një karrige në zyrë duhet ta fije që puna e tij është t’i çojë punët para, jo të thotë lere së është mirë”, tha kreu i ekzekutivit.
     
     
     

    Top Channel

  • (VIDEO) Grushte dhe karrige, dalin pamjet e sherrit në Korçë/ Momente tmerri për klientët

    (VIDEO) Grushte dhe karrige, dalin pamjet e sherrit në Korçë/ Momente tmerri për klientët

    Në pak minuta, pamja e qetë e këtij lokali në hyrje të parkut në qytetin e Korçës, kthehet në një skenë dhune që çoi në plagosjen me thikë të dy personave dhe më pas arrestimin e 10 të tjerëve.
    Këto janë momentet e nisjes së konfliktit që u zhvillua më 31 gusht, ku duken dy nga personat e përfshirë të debatojnë me fjalë, duke tërhequr vëmendjen e klientëve dhe më pas të godasin njëri-tjetrin.
    Pasi nis konflikti fizik, klientët lënë lokalin dhe e gjithë hapësira, nga njëri cep në tjetrin, kthehet në një shfaqje dhune ku sheh njerëz që godasin njëri-tjetrin me grushte e karrige.
    Pasi sherri qetësohet pak në hapësirën e bar-kafes, shfaqen pamje të personave të përfshirë në konflikt që lëvizin me këmbë karrige në duar.
    Policia tha se sherri ka nisur për motive të dobëta dhe për të arrestoi 10 persona, duke u ngarkuar atyre respektivisht akuza të vrasjes së mbetur në tentativë për dy plagosjet me thikë, plagosje të rëndë dhe të lehtë me dashje, shkatërrim të pronës, prishje të qetësisë publike dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore.

  • Rama imiton Velianj: Një pemë për çdo karrige që lokalet duan të mbajnë në hapësirat publike

    Rama imiton Velianj: Një pemë për çdo karrige që lokalet duan të mbajnë në hapësirat publike

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër video nga aksioni i prishjes së objekteve të IKMT. Por kësaj radhe paralajmëroi një risi ku thotë se nëse lokalet që duan të mbajnë tavolina jashtë, do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige në hapësirën e kufizuar.
    “Atyre që shqetësohen për karriget u them bëni durim, shpejt u vjen radha së bashku me kushtet e reja për vendosje karrigesh jashtë, por si fillim mund të them se për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbërt që do të krijojë qeveria e re”, shkruan Rama.
    Nisma e Ramës sjell menjëherë në mendje “sportin” e preferuar të ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili përnatë dilte nëpër kronika duke mbjellë pemë, ndërkohë që pas shfaqjes publike vijonte betonizimi i kryeqytetit. Mesa duket, edhe ky ritual propagandistik nuk paska qenë ekskluzivitet i Veliajt, por një recetë që tani po e përdor edhe Rama.
    Nëse qëllimi i aksionit paszgjedhor është lirimi i hapësirave publike, mbetet e paqartë se si do të funksionojë logjika kur një lokal, duke mbjellë disa pemë, mund të pushtojë sërish trotuarin me karrige.
    A do të jetë kjo metoda e radhës për të amnistuar disa biznese të justifikojnë karriget në hapësirat e përbashkëta?! Të shpresojmë që jo. Por që të jetë transparente deri në fund, taksirat i kryeminiatrit të dalë në terren me ta të mbjellë pemë… të paktën Veliaj kështu bënte.

  • Pas lirimit të hapësirave publike, Rama: Një pemë për çdo karrige në Fondin e Gjelbërimit që do krijojë qeveria e re

    Pas lirimit të hapësirave publike, Rama: Një pemë për çdo karrige në Fondin e Gjelbërimit që do krijojë qeveria e re

    Kryeministri Edi Rama, teksa postoi një video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, u shpreh se ‘radhën e kanë karriget’.

    Sipas kreut të qeverisë, do të ketë kushte të reja për vendosjen e karrigeve jashtë bareve dhe restoranteve.
    “Atyre që shqetësohen për karriget u them bëni durim, shpejt u vjen radha së bashku me kushtet e reja për vendosje karrigesh jashtë, por si fillim mund të them se për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbër që do të krijojë qeveria e re”, tha ai.

    Top Channel

  • Radhën e kanë karriget/ Rama: Për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbër

    Radhën e kanë karriget/ Rama: Për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbër

    Kryeministri Edi Rama, teksa postoi një video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, u shpreh se ‘radhën e kanë karriget’.

    Sipas kreut të qeverisë, do të ketë kushte të reja për vendosjen e karrigeve jashtë bareve dhe restoranteve.
    “Atyre që shqetësohen për karriget u them bëni durim, shpejt u vjen radha së bashku me kushtet e reja për vendosje karrigesh jashtë, por si fillim mund të them se për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbër që do të krijojë qeveria e re”, tha ai.

    Top Channel

  • “60 mijë vota të zhgënjyera”, Bejko për përplasjen Shabani–Lapaj: Treguan papjekuri politike, u zunë për një karrige

    “60 mijë vota të zhgënjyera”, Bejko për përplasjen Shabani–Lapaj: Treguan papjekuri politike, u zunë për një karrige

    Analisti Roland Bejko komentoi në një emision televiziv , përplasje e krijuar mes Endrit Shabanit dhe Adriatik Lapajt. Ai u shpreh se u krijua një pritshmëri e lartë dhe se shumë njerëz treguan që donin t’i jepnin një shans të rinjve. Por sipas tij, këto dy figura treguan papjekuri politike dhe se mund ta kishin shmangur këtë sherr të krijuar mes tyre, pasi si shtoi Bejko, “treguan se u zunë për një karrige”.
    “Shabani bënte sikur nuk e donte sikur ishte parimore dhe shprehej se i takonte Lapajt. Por nga ana tjetër i pari që e ngacmoi këtë situatë ishte daja i Shabanit. Dhe kur del daja në këtë moment , pra kur del garant për dikë dhe ai prish loja përgjegjësia të mbetet ty. Ata 60 mijë vota kanë votuar duke marrë parasysh lidershipin e asaj partie. Ai mandat i takonte Lapaj, por po të ishin dy figura politike të pjekura dhe të prevalonte ideali, do ta kishin zgjidhur pa dalë fare ky sherr. Treguan që kanë mungesë pjekurie politike. Duhet të dëshmonin se ideali i tyre është më i lartë se çdo gjë tjetër. Por sot shikohet që këta u zunë për një karrige. Tani duhet të bëjnë akte shumë të forta që të ndryshohet qasja. Lapaj që do të vazhdojë duhet të tregojë që realisht është ndryshe…”, tha më tej Bejko.
     
     

  • Tavo për ultimatumet e Ramës: Ka në administratë që flenë gjumë prej 12 vitesh, Kryeministri ka të drejtë

    Tavo për ultimatumet e Ramës: Ka në administratë që flenë gjumë prej 12 vitesh, Kryeministri ka të drejtë

    Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka komentuar për herë të parë paralajmërimet e forta të kryeministrit Edi Rama ndaj pushtetit vendor dhe administratës. I ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, Tavo u shpreh se qëndrimi i Ramës është një sinjal i qartë që vjen nga qytetarët, të cilët duan shërbim dhe efikasitet nga administrata.
    “Mbështetja që i është dhënë mazhorancës nga shqiptarët është një mesazh që tregon se besojnë në një qeveri dhe kërkojnë një administratë që t’u shërbejë. Kryeministri nuk bën gjë tjetër veçse përçon mesazhin që e votuan këtë mazhorancë për ta qeverisur këtë vend.”
    Tavo pranoi se ka sektorë ku administrata lokale është shndërruar në “zonë rehatie”. “Nuk mundet që në një karrige të qëndrosh për 12 vite. Ka një pjesë të administratës që i ka zënë gjumi. Vjen një moment që edhe mund të jenë lodhur, jo e gjithë administrata, por mendojnë se kjo karrige është e tyre dhe nuk ua merr njeri dhe flenë gjumë.”
    Kreu i Bashkisë Himarë shtoi se janë ngritur mekanizma që monitorojnë performancën, për të shmangur zvarritjen në poste pa meritë: “Prandaj ka struktura që monitorojnë performancën e të gjithsecilit dhe në fund vendoset se kush duhet të jetë në një karrige apo në një tjetër”, tha Tavo .

  • Karrige, çadra dhe objekte provizore, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Durrës

    Karrige, çadra dhe objekte provizore, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Durrës

    Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Durrës, i shtrirë pothuajse në te gjithë qendrën e qytetit dhe zonat turistike në qytet.

    Karrige, çadra dhe objekte provizore janë objekt i prishjeve në këto zona, që nuk dihet nëse do jenë momentale për t’ju “bindur” direktivave, apo të përhershme.

    Kujtojmë se kryeministri Edi Rama është angazhuar këto ditë personalisht me këto aksione, duke dalë edhe vetë në terren, për të parë nga afër “pastrimin” e territorit.

    Kujtojmë se aksione të ngjashme në Durrës nuk kanë munguar herë pas here, por në pak kohë janë rikthyer në të njëjtën gjendje.