Tag: karrierën

  • Firma e fundit që do të hedh në kontratë, Hansi Flick e mbyll karrierën si trajner me Barcelonën

    Firma e fundit që do të hedh në kontratë, Hansi Flick e mbyll karrierën si trajner me Barcelonën

    Hansi Flick është duke grumbulluar disa rezultate mbreslënëse me Barcelonën. Javën e ardhshme, drejtuesit e Barcelonës do të zhvillojnë një takim me të dhe tema e bisedës do të jetë vazhdimi i bashkëpunimit. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, drejtimi i Barcelonës do të jetë puna e fundit në karrierën e Hansi Flick si trajner.
    Barcelona do t’i zgjasë kontratën aktuale Flick deri në vitin 2027 dhe me opsion për një sezon tjetër. Edhe vetë trajneri është shumë i lumtur me rezultatet e arritura deri tani dhe punën te Barcelona, ndërsa sipas asaj që flitet në Spanjë, pasi të mbarojë këtë eksperiencë në Barcelonë, Flick do ta mbyll përfundimisht me trajnimin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Usyk rrëfen pengun më të madh të karrierës së tij: Kam fituar gjithçka, por më mungon vetëm kjo sfidë

    Usyk rrëfen pengun më të madh të karrierës së tij: Kam fituar gjithçka, por më mungon vetëm kjo sfidë

    4 Prill 2025

    11:32

    Telesport

    Nuk ka asgjë në boks që Oleksandr Usyk nuk e ka fituar. Ai ishte kampion i padiskutueshëm në peshën “cruiserweight” para se të bënte të njëjtën gjë edhe në peshën e rëndë, duke i fituar të gjitha duelet në karrierën e tij.
    Kjo vlen edhe për karrierën e tij amatore, kur ka fituar medaljen e artë olimpike apo të artën në Kampionatin Botëror dhe atë Evropian. Por ukrainasi ka një ëndërr që ai beson se nuk do të jetë në gjendje ta realizojë kurrë.
    Usyk e di se nuk do të arrijë ndonjëherë të luftojë në vendin e tij si kampion bote. 38-vjeçari nuk beson se lufta në Ukrainë do të ketë mbaruar përpara se të tërhiqet nga sporti. “Tani mendoj se nuk është e mundur”, tha ukrainasi për Sky Sports.
    “Rusia lufton me Ukrainën, ka shumë raketa. Unë flas me vajzën time 14 vjeçe. “Hej, si jeni?” “O baba, kjo natë ishte e tmerrshme”. Kështu që, të dueloj si kampion bote para fansave të mi nuk besoj se do të realizohet ndonjëherë”, tha Usyk.

  • “Rama një meme e gjallë”, Berisha prezanton programin e PD, thirrje të rinjve: Këto 39 ditë kthejini në luftë për rrëzimin e diktaturës

    “Rama një meme e gjallë”, Berisha prezanton programin e PD, thirrje të rinjve: Këto 39 ditë kthejini në luftë për rrëzimin e diktaturës

    Sali Berisha ka prezantuar sot programin e Partisë Demokratike përpara të rinjve.

    Ai e nisi fjalën e tij duke kujtuar vendimin që mori për të lënë karrierën e tij si mjek dhe futjen në politikë. Ai tha se nuk ka realizim ëndrre nëse nuk merr një vendim, duke u bërë thirrje të rinjve që në këto 39 ditë që kanë mbetur të marrin vendimin për të luftuar siç tha ai diktaturën e dytë.
    Ndërkohë Edi Ramën e ka quajtur ‘meme e gjallë, meme që ecën’, të cilin të rinjtë e tmerruan në rrjetet sociale dhe për këtë arsye sipas Berishës, ai mbylli TikTok-un.
    “Të dashur miq, për të kuptuar rëndësinë e datës 11 maj për të ardhmen tuaj, unë këtë fjalë do ta nis me një histori thjesht personale.
    Jo para, pas moshës 40 vjeçare unë mora një vendim. Dhe dua t’ju them ju këtu se vendimi është arma më e fuqishme e njeriut.Jeta e njeriut në fund të fundit është një shumësi e vendimeve të tij. Shumë prej jush, kur mendojnë Sali Berishën, në mend iu vjen Sali Berisha politikan.
    Shumë prej jush mund ta kenë të vështirë të imagjinojnë Sali Berishën me bluzën e bardhë të mjekut, apo Sali Berishën me stetoskop.
    Por e vërteta është se, më shumë se gjysma e jetës sime ka kaluar si mjek dhe kjo, pra, një periudhë 40 e sa vjeçare.Karrierën politike unë nuk e nisa në moshën e re, e nisa pas të 40-tave. Por si ndodhi ky transformim. Ky ndodhi vetëm nga një vendim. Kaq e thjesht. Një vendim miqtë e mi. Vendimi erdhi pak vite para se të nisja karrierën time politike. Dhe ky vendim i shte që t’i dilja kundër diktaturës komuniste. Një vendim jo i lehtë për kohën, sepse siç thashë, kisha një karrierë për kohën, isha familjar. Ata që kanë jetuar ato vite e dinë se ky vendim mund të ishte një vendim fatal. Por, ai vendim, një vendim i vetëm ndryshoi çdo gjë.
    Sepse, e vërteta është se ky vendim, jo vetëm transformoi jetën time në moshën 46 vjeçare, por preku dhe shumë e shumë jetë të tjera dhe në një farë mënyre ndikoi edhe në fatin e Shqipërisë.Po të mos ishte për këtë vendim, unë sot ndoshta nuk do isha sot midis jush, por do isha një mjek me karrierë të arrirë.
    Po të mos ishte për këtë vendim, po të mos ishte vendimi i Azem Hajdarit, tribunit të lirisë, po të mos ishin vendimet e mijëra studentëve liberatorë, që në dhjetor të vitit 1990 dolën si heronj të vërtetë, u ngritën si Sfinksi, nga hiri i një diktature, dhe u përballën në rrugët dhe sheshet e këtij kryeqyteti me falangat e diktaturës më të egër. Përsëri, pa ata ndofta, historia jonë do të ishte tjetër.Pra, vendimet transformojë fate. Vendimet, transformojnë kohërat. Transformojnë vendet, transformojnë kombet”, tha Berisha.
     

    Top Channel