Analisti politik Roland Bejko i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News komentoi lëvizjet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke u ndalur te vizita e mjekut dhe deputetit Ilir Alimehmeti në zyrën e Sali Berishës. Sipas Bejkos, pas këtij takimi fshihen dy arsye kryesore: frika për karrierën politike që sapo ka nisur dhe bindja se e ardhmja e Alimehmetit në PD varet ende nga Berisha.
Ai theksoi se kreu i opozitës po shfaq shqetësim nga zërat kritikë në parti, përfshirë Alimehmetin dhe Salianjin, ndërsa akuzoi Berishën se flet për statut, por e ka shkelur vetë atë duke mos u tërhequr pas humbjes së zgjedhjeve dhe duke penguar rritjen e figurave të reja në PD.
“Duhet të ketë disa arsye që Alimehmeti ka shkuar në zyrën e Berishës. Ka kuptuar që nuk mund të ketë lëvizje si Berisha. E para është çështja e frikës, sepse sa e ka nisur karrierën dhe është një nga njerëzit më të votuar. E dyta që Alimehmeti ka shkuar te Berisha është fakti që pa Berishën nuk mund të jetë të ardhme politike për të. Mendoj që këto kanë qenë dy arsyet. Berisha është ai që të prët karrierën, flet për statutin, por kurrë nuk e respektoi atë.
Statuti nuk ndalon një anëtar të Kryesisë që të takojë qytetarët. Berisha flet për statut, por e ka shkelur vetë atë, sepse pas humbjes së zgjedhjeve duhej që të largohej. Berisha është shqetësuar jo vetëm nga fjalimet e politikanëve, Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, por edhe të qytetarëve, sepse u thanë të gjitha dështimet e Berishës.
U premtua që do ketë demokraci dhe meritokraci në fitore, nuk ka, u premtua që do të fitonin zgjedhjet dhe nuk i fituan. Berisha është frikësuar, sepse është mësuar që të mos ketë kundërshtarë. Duke qenë se Berisha e ka mbyllur partinë dhe e kontrollon PD-në, kjo i duket si rrezik. Berisha nuk pranon që të ketë figura që rriten në PD”, tha Bejko.
Tag: karrierën
-

Bejko: Alimehmeti i frikësuar për karrierën. Berisha nuk pranon kundërshtarë!
-

Horoskopi për ditën e sotme, e diel 7 dhjetor 2025
DashiMarrja e vendimeve sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për gjërat në kokën tuaj për orë të tëra, konsultohuni me dikë tjetër. Shkëmbimi i ideve me të tjerët është strategjia juaj më e mirë për sukses. Komunikimi do të rrjedhë mirë midis jush.
DemiTani është koha për të vendosur objektiva njëvjeçare për veten tuaj në lidhje me karrierën tuaj. Energjia është në dispozicion për të mbjellë farat. Kaloni kohë vetëm për të menduar se çfarë ka më shumë rëndësi për ju dhe çfarë dëshironi të arrini gjatë 12 muajve të ardhshëm.BinjakëtDo të vini re ndryshime të mëdha në lidhje me punën sot. Atmosfera ka të ngjarë të ndihet jashtëzakonisht e ndryshme nga një ditë më parë. Merrni vendime bazuar në mënyrën se si janë gjërat tani në vend të asaj se si ishin. Jini fleksibël ose do të mbeteni prapa.
GaforrjaDo të ndjeni një valë të jashtëzakonshme krijuese që ju përshkon sot. Imagjinata juaj është e shfrenuar. Mos e ndaloni dhe mos u përpiqni ta zbutni. Shfrytëzoni këtë energji duke ndjekur një qasje më artistike ndaj karrierës suaj dhe do të lulëzoni si kurrë më parë.
LuaniPavendosmëria do të jetë armiku juaj më i keq sot. Ka shumë të ngjarë që do t’ju mundojë si kurrë më parë. Gjatë gjithë kësaj kohe, mund të përfitoni nga idetë e të menduarit përpara, për sa kohë që jeni të gatshëm të merrni një rrezik dhe të mos ngecni duke debatuar se cilën rrugë të ndiqni.
VirgjëreshaNjë cikël i ri fillon për ju sot që do të zgjasë rreth katër javë. Mundësi të pabesueshme në lidhje me karrierën tuaj do t’ju shfaqen gjatë kësaj kohe. Edhe pse do të ketë ulje-ngritje brenda asaj periudhe, përparësia e përgjithshme është e juaja.
PeshorjaMendohuni dy herë para se të vazhdoni me një ide të vjetër. Sot do t’ju dalin informacione të reja që do t’ju bëjnë të merrni në konsideratë një qasje të re. Merreni seriozisht këtë qasje të re. Nuk është diçka që duhet ta hidhni poshtë automatikisht.
AkrepiSituata juaj në karrierë po arrin kulmin. Gjatë katër javëve të ardhshme, do të gjendeni në një udhëkryq të rëndësishëm. Vlerësoni progresin tuaj gjatë gjashtë muajve të fundit dhe gjeni një mënyrë për ta përmirësuar situatën për gjashtë muajt e ardhshëm.
ShigjetariMënyra juaj e të folurit dhe të menduarit shpejt do të jetë shumë e dobishme sot. Do të ketë shumë mundësi në të cilat do t’ju duhet të mendoni shpejt. Besojini vetes që të merrni këto vendime spontane në vend që të kaloni orë të tëra duke menduar.
BricjapiGjatë katër javëve të ardhshme, do të keni mundësinë të bëni hapa të mëdhenj përpara në karrierën tuaj. Shfrytëzojeni këtë kohë për të bërë çdo hap të madh që e keni shtyrë. Skena është gati. E tëra çfarë duhet të bëni është të pranoni rolin tuaj dhe të dilni në qendër të vëmendjes.
UjoriIdetë tuaja të menduara përpara janë të mira, por ato duhet të rafinohen. Kërkoni këshillën e të tjerëve. Bëjini gjërat me një partner. Nuk ka nevojë të shpikni rrotën nga e para, veçanërisht kur keni burimet në majë të gishtave për të përmbushur qëllimet tuaja me lehtësi.
PeshqitObjektivat e karrierës që i keni vendosur vetes disa muaj më parë duhet të zbatohen tani. Filloni të bëni kërkime dhe kërkoni këshilla nga të tjerë që e dini se mund t’ju ndihmojnë në këtë rrugë. Njerëzit janë më se të gatshëm t’ju ndihmojnë në këtë kohë. -

Guardiola i lutet Fodenit: Qëndro këtu gjithë karrierën. Kapiten i ardhshëm? Pse jo…
2 Dhjetor 2025
13:39
Alfred Lleshi
Pep Guardiola dëshiron që Phil Foden, “djali i adoptuar” i Manchester City, të bëhet simbol i klubit dhe, pse jo, kapiteni i së ardhmes. I rritur në akademinë e City dhe shpërthyer me fanellën blu, Foden po kalon një formë të shkëlqyer dhe vjen nga dopieta kundër Leeds. Para ndeshjes me Fulham, Guardiola deklaroi: “Shpresoj të mund të qëndrojë këtu gjithë karrierën. Është një lojtar special, një tifoz i City, rritur në akademinë tonë”.
Sa i takon mundësisë për ta bërë kapiten, trajneri u shpreh: “Nëse ai do, po. Kapitenët lindin nga sjellja e tyre brenda dhe jashtë fushe. Në fushë ka qenë gjithmonë lider, nuk fshihet kurrë dhe merr përgjegjësi që ditën e parë”.
Guardiola kujtoi edhe sezonet e tij më të mira: “Kur fituam titullin e fundit dhe 4 radhazi, ai ishte lojtari më i mirë. Duhet të shënojë përsëri shumë gola. Suksesi nuk varet vetëm nga sulmuesit, por edhe nga anësorët dhe mesfushorët ofensivë”. -

Shqipëria i ndryshon karrierën Nedim Bajramit, trajneri i Rangers merr vendim tjetër për shqiptarin
Shqipëria mund të thuhet pa frikë se i ka ndryshuar karrierën Nedim Bajramit. Futbollisti shqiptar po kalonte momentet më të errëta në karrierën e tij teksa pasi u përjashtua nga ekipi për ndeshjet e Europa League, me ardhjen e trajnerit të ri, Rohl, u përjashtua edhe për ndeshjet e kampionatit.
E në momentin kur u duk se aventura e tij me Rangers kishte marrë fund totalisht, ndodhi e papritura. Shqipëria e ftoi dhe Bajrami luajti titullar kundër Anglisë, atje ku nxori një ndeshje të nivelit të lartë. Kjo ndeshje është parë edhe nga trajneri i Rangers, i cili në ndeshjen e ardhshme, e kthehu Bajramin në stol dhe i dha pak minuta në pjesën e dytë.
Në ato minuta Bajrami tregoi përkushtim të nivelit të lartë duke shkëlqyer dhe kjo ka ndryshuar gjithë historinë e tij. Në ndeshjen e nesërme kundër Falkirik, Bajrami pritet që ta nisi si titullar. Por jo vetëm kaq, sipas mediave skoceze, trajneri do t’i jap më shumë mundësi Bajramit tani dhe nëse shqiptari i shfrytëzon, atëherë nuk do të largohet nga Rangers në merkaton e janarit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

Befason Icardi: Asnjëherë në karrierën time nuk kam qenë në 100% të formës time
Në prag të ndeshjes vendimtare të Champions League kundër Union Saint-Gilloise, sulmuesi Mauro Icardi foli hapur për situatën e tij personale dhe profesionale. Sulmuesi i Galatasaray përsëriti se nuk i kishte parë vajzat e tij për pesë muaj, një situatë komplekse për të cilën klubi i dha leje të veçantë.
“Nuk është justifikim, pasi unë bëj punën time çdo ditë. Paguhem për të qenë profesionist, për të dhënë gjithçka, për të shënuar gola. Kjo është puna ime, unë duhet të shënoj gola“, tha Icardi.
Icardi theksoi se jeta e tij private nuk ndikon në performancën e tij: “Të gjithë kanë probleme personale. Unë përpiqem t’i zgjidh edhe ato, por të qenit larg vajzave të mia nuk është justifikim.”
Argjentinasi më pas kujtoi se shpesh luante në gjendje të pasigurt fizike. “Që kur kam qenë te Galatasaray, gjithmonë kam pasur dhimbje dhe lëndime. Ndonjëherë kam dhimbje në thembër ose kyçin e këmbës dhe luaj me injeksione. Ndeshje çdo tre ditë, stërvitje intensive: por gjithmonë jap gjithçka“, tha argjentinasi.
I vetëdijshëm për rolin e tij në dhomën e zhveshjes, Icardi theksoi rëndësinë e lidershipit: “Unë jam një lojtar kyç, unë jam kapiteni. Gjithmonë dua të jem 100%, edhe pse pothuajse kurrë nuk kam qenë vërtet kështu në karrierën time.”
“Ne kemi një ëndërr: të vazhdojmë të fitojmë në Champions League dhe të avancojmë në raundin tjetër. Pasi humbëm në ndeshjen e parë, kemi siguruar tre fitore vendimtare. Besojmë se mund të shtojmë edhe një të katërt“, tha Icardi. -

Gareth Bale na lë pa fjalë! “Kundërshtari më i vështirë në karrierën time ka qenë…”
21 Nëntor 2025
16:02
Telesport
Gareth Bale i ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij të fundit. Uellsiani ka thënë se kundërshtari më i vështirë në karrierën e tij ka qenë Micah Richards, ish-mbrojtësi i djathtë i Manchester City.
Ata janë përballur pesë herë, nga të cilat Gareth Bale vetëm një herë ka gjetur rrugën e rrjetës.
Richards, i njohur për shpejtësinë dhe fizikun e tij, ka fituar dy herë titullin kampion. Ai e ndërpreu karrierën për shkak dëmtimesh.
Bale më pas zgjodhi Cristiano Ronaldon si shokun e tij më të mirë të skuadrës, zgjedhje kjo e pritshme. -

Përdorues i kokainës/ Fituesi i “Këpucës së Artë” shkatërron karrierën
Mario Zhardel, dy herë fitues i “Këpucës së Artë” në Europë, në vitet 1999 dhe 2002, dikur i vlerësuar si një nga sulmuesit më të rrezikshëm të kohës së tij, e pa karrierën e shkëlqyer të shembej për shkak të varësisë nga kokaina. Ish-shokët e skuadrës kujtojnë se si gjithçka ndryshoi papritur: “Erdhi një taksi dhe ai u zhduk…”
Ndërkohë, ish-trajneri i tij te Sportingu, Laszlo Boloni, ka folur për Zhardel dhe problemet e tij me kokainë, duke e cilësuar edhe si lojtarin më problematik që kishte menaxhuar.
“Lojtari më i vështirë për t’u stërvitur dhe ai me të cilin kisha më shumë probleme, ishte Zhardel. Prindërit e tij ishin alkoolikë, ky ishte problemi. Unë shkruaja formacionin në tabelë, para lojtarëve, e vendosja në formacionin titullar dhe mjeku më thoshte se nuk ishte e mundur sepse Zhardel kishte… (ai kalon gishtat mbi hundë). Ata e testonin për të parë nëse mjeku mund ta autorizonte të luante dhe ai rezultonte pozitiv”, përshkroi Boloni.
“Në vitin 2002 mora mbidozova kokainë dhe qëndrova zgjuar për shtatë ditë. Për ju që më shikoni, kjo nuk është aspak shembull. Punësova femra, qëndrova në atë mënyrë jetese duke menduar se nuk do të më ndodhte asgjë, se gjithçka ishte në rregull,” pranoi Zhardel në vitin 2022 gjatë pjesëmarrjes në reality shoë-n “Big Brother”. -

Pas Bianca Censorit, vëmendjen e merr motra e saj Angelina me veshjet provokuese
Angelina Censori po ndjek gjurmët e mësueses më të mirë që mund të ketë, motrës së saj Bianca. Ajo është personi tek i cili mbështetet për të vazhduar karrierën e saj në rrugën e duhur.
Në rrjetet e saj sociale, Angelina ndau një video ku tregon se si duket me veshjen transparente për të luajtur me sensualitetin. Përveç shfaqjes së bukurisë së saj, Censori dëshiron të tregojë se është gati për ndryshime dhe sfida të reja.Me një vlerë prej 995 dollarësh, fustani i tregon gjoksin, barkun dhe këmbët, pjesë të trupit të dukshme nga dizajni i veshjes; megjithatë, pjesët e saj intime janë të mbuluara me dantellë. Në këtë mënyrë, ajo nxit interesin tek ata që e shohin.
Dhe funksionoi! Në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, modelja 21-vjeçare mori më shumë se 100 komente pothuajse menjëherë pas postimit të videos. Ndjekësit dhe admiruesit e saj të rinj nxituan ta nderonin me lëvdata dhe komplimente.Por veshja nuk është gjithçka. Angelina mësoi gjithashtu nga Bianca se flokët luajnë një rol të rëndësishëm në plotësimin e pranisë që mund të japin fiziku dhe veshja. Kjo është arsyeja pse ajo shfrytëzoi prerjen e saj të shkurtër dhe zgjodhi një model flokësh të përditshëm me funde të valëzuara në mënyrë që fytyra e saj të dukej po aq e rëndësishme sa pjesa tjetër.
Bazuar në karrierën që ka krijuar motra e saj, Bianca, Angelina po përparon në transformimin e saj hap pas hapi. -

Meghan Markle rikthehet në aktrim pas tetë vitesh!
Pas një ndërprerjeje tetëvjeçare, Meghan Markle do të rikthehet në aktrim me një rol në filmin e ri hollivudian “Close Personal Friends”, ku do të interpretojë vetveten. Filmi është një komedi që tregon historinë e dy çifteve dhe përfshin një kast të njohur aktorësh, përfshirë Lily Collins, Brie Larson dhe Jack Quaid.
Sheshxhirimet e filmit po zhvillohen në Pasadena, Los Angeles, dhe produksioni po realizohet nga Amazon MGM Studios. Një burim pranë projektit i tha mediave se rikthimi i Meghan është një moment i rëndësishëm dhe shumë i duhur për karrierën e saj: “Ajo ka marrë shumë oferta, por ky projekt dukej më i përshtatshmi. Princi Harry e mbështet plotësisht dhe dëshiron vetëm që Meghan të ndjekë pasionin e saj.”
Meghan është e njohur për rolin e saj si Rachel Zane në serialin televiziv amerikan “Suits”, ku luajti për shtatë sezone para se të ndërpriste karrierën për t’u përkushtuar jetës mbretërore. Ajo dhe Princi Harry dhanë dorëheqjen nga detyrat mbretërore në vitin 2020 dhe u zhvendosën në Shtetet e Bashkuara, duke u fokusuar në projektet humanitare dhe mediatike.
Ky rikthim i Meghan në ekran është gjithashtu një rikthim në pasionin e saj origjinal dhe mund të konsiderohet një hap i ri në karrierën e saj artistike, duke kombinuar përvojën e aktrimit me profilin e saj publik global. Fansat e saj tashmë po e presin me padurim shfaqjen në film dhe rikthimin e saj në Hollivud. -

Messi largon “lamtumirën”: Dua të vazhdoj të kënaqem duke luajtur futboll
6 Nëntor 2025
10:14
Alfred Lleshi
Lionel Messi, ylli i Inter Miami, dëshiron të vazhdojë të luajë futboll, prandaj do të ketë kohë për të reflektuar mbi atë që ka bërë në karrierën e tij të jashtëzakonshme. Siç ka thënë ai, kjo ditë nuk do të vijë derisa të tërhiqet.
Duke pasur një kontratë deri më 2028, kjo ditë mund të mos jetë afër. “Nuk është diçka për të cilën kam menduar apo jam i shqetësuar, – tha Messi në spanjisht, kur u pyet për trashëgiminë e tij, duke folur në “American Business Summit” në Miami, SHBA.
– Kur të tërhiqem, me kalimin e viteve, padyshim që do t’i jap shumë më tepër vlerë gjithçkaje që kam bërë në karrierën time dhe arritjeve profesionale. Gjithsesi, sot është koha për të vazhduar të kënaqem dhe të luaj futboll”.