Tag: karrierë

  • Shenjat më fatlume të horoskopit/ Hëna e Plotë e 5 Dhjetorit sjell mbarësi dhe rritje në karrierë

    Shenjat më fatlume të horoskopit/ Hëna e Plotë e 5 Dhjetorit sjell mbarësi dhe rritje në karrierë

    Hëna e Plotë e fundit për vitin 2025 do të ndriçojë boshtin Binjakë–Shigjetar më 5 dhjetor, duke sjellë një valë energjish të fuqishme, veçanërisht për shenjat e ndryshueshme të dekadës së dytë. 
    E njohur si “Hëna e ngrirë”, kjo fazë e plotë e shoqëruar nga nata më e gjatë dhe temperaturat e ulëta vepron si një moment ndalese: na detyron të qëndrojmë për një çast të palëvizshëm për të parë qartë situatat që deri dje dukeshin të turbullta. 
    Cilat janë katër shenja preken më shumë nga Hëna e Plotë? 
    Binjakët 
    Kjo Hënë e Plotë është thellësisht personale për ju. Marrëdhëniet dhe partneritetet arrijnë pikën kulmore, duke ju shtyrë të sqaroni se çfarë dëshironi në të vërtetë. Mund të ketë tensione, fjalë të nxituara apo keqkuptime, ndaj matni reagimet. Kjo energji ju fton të riktheheni tek dëshira juaj autentike dhe të çliroheni nga çdo gjë që nuk ju mbështet më, qoftë një lidhje, një zakon ose një partneritet profesional. 
    Virgjëresha 
    Hëna aktivizon boshtin karrierë–familje, duke ju tërhequr në dy drejtime njëkohësisht. Detyrimet në punë dhe presioni në shtëpi mund t’ju bëjnë të rishikoni prioritetet.Mos reagoni impulsivisht; komunikimi i qetë me eprorët ose familjarët është çelësi. Mund të shfaqet një mundësi karriere ose një ndryshim i rëndësishëm, por nuk është momenti për vendime të shpejta. 
    Shigjetari 
    Si shenjë përballë Binjakëve, Hëna e Plotë ndriçon marrëdhëniet tuaja në mënyrë intensive. Çështjet e fshehura, ankesat ose çekuilibrat mund të dalin në dritë. Mund të duhet të vendosni kufij ose të bëni një bisedë të sinqertë që lëkund ekuilibrat aktualë.Qetësia dhe realizmi janë aleatët tuaj. 
    Peshqit 
    Për ju, Hëna e Plotë nxjerr në pah nevojën për siguri, stabilitet dhe paqe emocionale. Çështjet e shtëpisë, familjes dhe karrierës kërkojnë vëmendje dhe përshtatje. Mund të keni nevojë të bëni ndryshime në hapësirën ose rutinën tuaj të përditshme, ose të merreni me njerëz që po ju rëndojnë psikologjikisht. Në të njëjtën kohë, hapet një dritare për mundësi profesionale, një propozim, njohje ose një rrugë të re karriere. 

  • Humbi penalltinë e parë në karrierë, Asllani bën “Mea Culpa” (video)

    Humbi penalltinë e parë në karrierë, Asllani bën “Mea Culpa” (video)

    30 Nëntor 2025

    17:43

    Telesport

    Kristjan Asllani nuk po gjen qetësinë e duhur as te Torino. Mesfushori shqiptar mund t’i jepte një pikë të rëndësishme sot ekipit të tij në transfertën ndaj Lecce-s, por gaboi për herë të parë në karrierë nga penalltia.
    Në minutën e 8-të, kur rezultati ishte 2-1 për vendasit, Torino fitoi penallti për një faull brenda zonës, për të cilën u desh ndërhyrja e VAR-it. 11-metërshin e merr përsipër Asllani, i cili gjuan keq dhe goditja e tij pritet shumë lehtë nga portieri i Lecce-s, Falcone. SHIKOPENALLTINEASLLANITAsllani ka folur pas ndeshjes dhe ka marrë të gjithë përgjegjësinë për penalltinë e humbur.
    “Nuk kisha humbur kurrë penallti në karrierën time, e humba sot dhe ishte një gjuatje tmerrësisht e keqe. I kërkoj falje trajnerit dhe gjithë shokëve të ekipit. Kushdo mund të humbë penalltinë, por unë marr përgjegjësinë e plotë”, tha Asllani për DAZN pas ndeshjes.

  • “Doja të flisja sot për të marrë përgjegjësinë”! Asllani humbi penalltinë e parë në karrierë: E gjuajta tmerrësisht keq

    “Doja të flisja sot për të marrë përgjegjësinë”! Asllani humbi penalltinë e parë në karrierë: E gjuajta tmerrësisht keq

    Kristjan Asllani ka humbur penalltinë e parë në karrierë. Futbollisti shqiptar ka gabuar në takimin mes Lecce dhe Torinos, e mbyllur në shifrat 2-1. Në minutat e fundit u akordua një penallti, atje ku Asllani gaboi për herë të parë në karrierë dhe i kushtoi një pikë Torinos. Menjëherë pas takimit, Asllani ka dalë në një intervistë për mediat duke kërkuar falje.
    “Doja të dilja dhe të flisja para mikrofonit për të marrë përgjegjësinë. Nuk kisha humbur kurrë penallti në karrierën time, e humba tani dhe e gjuajta tmerrësisht shumë keq. I kërkoj falje trajnerit dhe gjithë shokëve të ekipit. Penalltia mund të humbet, por unë duhet të marrë përgjegjësinë”, tha Asllani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Szczesny rrëfehet në 360 gradë: Nuk jam më i zellshmi në stërvitje, sezonin e parë luajta falas te Barça

    Szczesny rrëfehet në 360 gradë: Nuk jam më i zellshmi në stërvitje, sezonin e parë luajta falas te Barça

    Wojciech Szczesny, portieri karizmatik i Barcelonës, në një intervistë për edicionin polak të GQ, zbulon sekretet e tij më intime, rrëfen mëkatet dhe kujton episode të trishta nga e kaluara: “Kur isha fëmijë, thjesht kisha frikë nga babai im (ish-portieri Maciej Szczesny). Nuk ishte frikë nga dhimbja apo ndëshkimi fizik, por më turpëronte qëllimisht para të tjerëve. Më linte duke menduar: Babi, pse po më bën këtë?”
    Polaku mohon se karriera e tij ishte një duel simbolik me babanë: “Asnjëherë nuk e pashë kështu. Shkoja në stërvitje i bindur se do të isha sulmues, jo portier. Trajnerët vendosën për portën”. Szczesny tregon për zakonet e tij: “Futbollistët nuk lejohen të shtojnë peshë, kontratat kanë sanksione ekonomike për këtë. Më pëlqen të ha dhe, edhe pse e ruaj peshën, theva rekordin e yndyrës trupore te Barcelona”.

    Ai kujton batutat e shokëve: “Njëherë Leandowski , duke më tallur në dhomën e zhveshjes së përfaqësueses polake, tha: Si mundi Szczesny të ketë një karrierë të tillë me atë trup?” Portieri thekson se nuk ka qenë më i zellshmi në stërvitje, por ka ruajtur një nivel të lartë për 18 vite karrierë: “Ndoshta nuk arrita kurrë 10 perfekte, por kurrë nuk dola nën notën 8. Kjo më lejoi të ndërtoja një karrierë të gjatë”.
    Ai rrëfen vendimin e papritur për të mos luajtur më, përveç Barcelonës: “Tri ditë para se të njoftoja tërheqjen, i thashë Lewandowskit se nuk do të luaja më në asnjë klub…, përveç Barcelonës. Kur më thirrën, ndoshta e dinin se mund të më bindnin”. Szczesny luajti sezonin e tij të parë te Barça pa pagesë, kompensimi ishte i barabartë me atë që duhej t’i kthente Juventusit për ndërprerjen e kontratës para kohe.

    Kështu e ngushëlloi polaku Gerard Martín pas eliminimit në Champions, nga Interi: “E pyeta ‘pse qan’ dhe më tha se kishte humbur gjysmëfinalen. Atëherë i kujtova historinë e tij. Ku ishe dy vite më parë? Luaje një futboll mesatar në çdo stadium. Dhe sot, shoku, ke luajtur gjysmëfinalen e Champions League. Do të humbasësh 100 ndeshje të rëndësishme, do të fitosh 100 të tjera, por shiko ku je sot. Shoku, ky është ‘San Siro’ dhe sot po luaje gjysmëfinalen e Champions League. Thua që humbëm… Po, humbëm, por shiko sa larg ke arritur”.

  • 1 mijë ndeshje në karrierë, Guardiola e feston me fitore, “skuq” Liverpool

    1 mijë ndeshje në karrierë, Guardiola e feston me fitore, “skuq” Liverpool

    Në ndeshjen e tij të 1000 në karrierë, Pep Guardiola feston përballë Liverpool, me “qytetarët” që triumfuan me rezultatin e pastër 3-0 duke ngushtuar diferencën në 4 pikë me Arsenalin kryesues. Ndaj ekipit të kuq, City siguroi fitoren e katërt radhazi në të gjithë turnetë duke konfirmuar se janë rikthyer në garë me kohë të plotë. Pep shijon një super Haaland, me biondin që ngjitet në kuotën e 14 gola në Premier League.
    “Bomberi” norvegjez gaboi fillimisht nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 13-të, por bëri shumë shpejt autokritikë, ku minutën e 29-të me një goditje të saktë me kokë solli festë në “Etihad”. Liverpool reagoi dhe në minutën e 38-të, barazoi shifrat me Van Dijk, por goli i holandezit u anulua nga VAR. Në fundin e pjesës së parë, City gjeti dhe golin e dytë, ku goditja e Nico-s gjeti një devijim të lehtë duke përfunduar në rrjetë. Për të mbyllur llogaritë me Liverpool mendoi Doku, me sulmuesin belg që realizoi një super gol në minutën e 63-të duke hipotekuar fitoren e pastër të Man.City, një dhuratë edhe për Guardiola-n në këtë ndeshje të veçantë:

    “Dua vetëm të falënderoj lojtarët dhe stafin për këtë dhuratë. Jam krenar që e arrita këtë kuotë në Mançester në City tim. Mendoj se baza e kësaj arritje është Barcelona B, aty e kuptova që mund të bëjë këtë punë. Ishte më të vërtetë speciale të luaja ndeshjen e 1000 kundër Liverpool, kam një respekt të madh për këtë ekip”, u shpreh Guardiola.
    ()

  • Djokovic fiton turneun nr.101 në karrierë, por vendos të mos luajë në finalet ATP në Torino

    Djokovic fiton turneun nr.101 në karrierë, por vendos të mos luajë në finalet ATP në Torino

    8 Nëntor 2025

    20:44

    Telesport

    Novak Djokovic fitoi turneun ATP 250 të zhvilluar në Athinë, duke mundur 2-1 me përmbysje tenistin italian Lorenzo Musetti në finale (4-6, 6-3, 7-5). Një ndeshje e dueluar deri në fund, që zgjati mbi 2 orë, me serbin që ia doli mbanë të fitojë.
    Për Djokovic ky është titulli nr.101 në karrierë (i pari në Athinë) edhe pse këtë herë bëhet fjalë për një turne “të vogël”, 250 pikësh. Ai u bë lojtari më i vjetër që fiton një turne në epokën e ATP-së që nga viti 1990.
    Gjithsesi, serbi vendosi të tërhiqej nga finalet ATP që luhen në Torino javën e ardhshme, ku luajnë 8 më të mirët në botë. Vetë Djokovic e konfirmoi mungesën e tij (probleme në shpatull). Në vendin e tij do të jetë pikërisht Musetti (vendi 9 në botë).

  • Braçe: Nano u dha mundësinë të gjithëve të bënin karrierë dhe të zhvilloheshin në PS

    Braçe: Nano u dha mundësinë të gjithëve të bënin karrierë dhe të zhvilloheshin në PS

    Deputeti i PS, Erion Braçe mori pjesë në homazhet në nder të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS, Fatos Nanos.
    Në një prononcim për mediat, Braçe tha se Nano iu dha mundësinë të gjithëve, edhe atyre që dolën nga rrënojat e partisë së punës, që të bënin karrierë brenda PS.Lexo edhe :Related Posts
    “Nano i dha mundësi të gjithëve papërjashtim, edhe atyre që ishin në rrënojat e partisë së punës dhe dolën prej saj dhe të gjithë të tjerëve që iu bashkuan PS më pas. Pa i mohuar kurrkujt mundësinë për tu rritur zhvilluar dhe bërë karrierë brenda PS. I dha lirinë të bëheshin njerëz më të mirë dhe të bënin një parti edhe më të mirë se sa ajo që trashëguan”, tha Braçe./vizionplus.tv

  • Cristiano Ronaldo është “i pangopur”: Dua më shumë se 950 gola

    Cristiano Ronaldo është “i pangopur”: Dua më shumë se 950 gola

    26 Tetor 2025

    11:42

    Telesport

    Pasi shënoi golin e tij të 950-të në karrierë në fitoren 2-0 të Al-Nassr ndaj Al-Hazmax Cristiano Ronaldo ka deklaruar se ndihet i pangopur nga golat dhe sukseset.
    Portugezi, si gjithmonë, nuk i vendos limite vetes. Pas ndeshjes, ai ka shkruar një postim domethënës dhe paralajmërues në rrjetet sociale.
    Legjenda e futbollit botëror po i afrohet shifrës së 1000 golave në karrierë dhe tani i duhen edhe 50 të tjerë për të arritur këtë objektiv historik.
    “Kam uri për më shumë. Dua të shënoj gola të tjerë. Faleminderit për mbështetjen”, është shprehur CR7.

  • “Rama kontrollon PS, Manastirlliu nuk ka pavarësi”, Zekthi analizon garën në kryeqytet: Binaj nuk ka karrierë politike

    “Rama kontrollon PS, Manastirlliu nuk ka pavarësi”, Zekthi analizon garën në kryeqytet: Binaj nuk ka karrierë politike

    Analisti, Fitim Zekthi, në një intervistë për një emision televiziv ka folur për garën e Tiranë, duke folur për të dyja kampet. Zekthi theksoi se kandidatja e PS Ogerta Manastirlliu është një zyrtare besnike ndaj kryeministrit Edi Ramës, kurse sipas tij, Florian Binaj nuk ka një karrierë politike.
    “Binaj mund të jenë njeri i mrekullueshëm. Por nuk besoj se politika mund të bëhet me njerëz, që nuk kanë mendim politik. Çfarë pikëpamjesh kanë për rendin taksat ndarjen e pushtetit, vendor, për arkitekturën.Manastirlliu është socialiste e thekur. Profili i saj është një zyrtare e thekur tek zoti Rama. Kryebashkiaku real do të jetë Rama, por jo Manastirlliun.
    PS nuk ka nxjerrë në garë Manastirlliun, por ka nxjerrë Ramën i kamufluar nën umbrellën e Manastirlliut. PD për të kaluar këtë situatë të sikletshme.
    Kjo sëmundje e PD është shfaqur edhe në bashkitë e tjera. Binaj nuk vjen nga një karrierë politike që të bindë që ai ka energji politike. Në fund të fundit çfarë është politika. Është të kesh ide politike më të mira për kundërshtarit.”, tha Zekthi.

  • Modric: Kam fituar gjithçka në karrierë, ëndrra ime është ta bëj këtë edhe me Milanin

    Modric: Kam fituar gjithçka në karrierë, ëndrra ime është ta bëj këtë edhe me Milanin

    Luka Modric foli për Milanin dhe shpalosi ëndrrën e Champions League: “Kam fituar gjithçka në karrierë, tani dua ta bëj edhe me Milanin. Kur nuk heq dorë kurrë, gjithçka është e mundur. Kam ardhur këtu për të fituar, rikthimi në Champions është objektivi minimal, por shpresoj të bëj më shumë”.
    Mesfushori kroat, protagonist i pjesës së parë të sezonit me kuqezinjtë, tregoi se edhe në moshën 40-vjeçare ka uri për suksese dhe dëshirë si një djalë i ri: “Jam te një klub i madh dhe historik, skuadra ka shumë talente, trajneri është fitues. Është një rrugëtim i gjatë, por kam pritshmëri të mëdha”.
    Pasioni për Milanin i lindi qysh fëmijë: “Jam rritur me mitin e Boban, por edhe të Maldini, Kakà, Pirlo, Seedorf…” Për Serie A: “Niveli është shumë i lartë. Nuk ka kaq rivalë të fortë në kampionatet e tjera të mëdhenj; Juve, Inter, Napoli, Lazio, Roma…”
    Kroati po përjeton në “San Siro” emocione të reja: “Stadiumi ‘Bernabeu’ ka qenë special për mua, por ‘San Siro’ është një stadium me histori. Ancelotti më tha që do të ndihem mirë, ai është një nga më të mëdhenjtë”.