Festivali ikonë Coachella ka zbuluar listën e artistëve për edicionin e vitit 2026, që do të mbahet në Indio, Kaliforni, gjatë fundjavave të 10–12 prill dhe 17–19 prill.
Artistët kryesorë të këtij viti do të jenë Sabrina Carpenter, Justin Bieber dhe Karol G.
Carpenter, 26 vjeç, do të hapë festivalin më 10 dhe 17 prill. Ajo kthehet si kryesuese pas suksesit të këngës “Espresso” dhe publikimit të albumit të saj të fundit “Man’s Best Friend”. Justin Bieber, 31 vjeç, do të performojë më 11 dhe 18 prill, duke sjellë këngët nga albumet e tij të reja “Swag” dhe “Swag II”. Ndërsa Karol G, fituese e një çmimi Grammy në vitin 2024, do të ngjitet në skenë më 12 dhe 19 prill, pas albumit të saj të fundit “Tropicoqueta”.
Përveç emrave kryesorë, line-up përfshin edhe artistë si: The Strokes, Nine Inch Noize, David Byrne, Iggy Pop, Addison Rae, Sexyy Redd, Teddy Swims, Moby, Kaskade, Major Lazer, FKA Twigs, PinkPantheress, BIGBANG, the xx, KATSEYE, SOMBR dhe shumë të tjerë.
Biletat do të dalin në shitje të premten, më 19 shtator, në orën 11:00 të mëngjesit me orën lokale. Organizatorët kanë bërë thirrje për regjistrim të hershëm për të pasur akses të garantuar.
Coachella mbetet një nga festivalet më të rëndësishëm të muzikës në botë, ku çdo vit debutojnë artistë të rinj dhe rikthehen yje të mëdhenj për performanca spektakolare në shkretëtirën kaliforniane.
Tag: karol
-

Zyrtare: Justin Bieber, Sabrina Carpenter dhe Karol G kryesojnë Coachella 2026
-

Akuza të rënda ndaj David Luiz, ish-partnerja: Më kërcënon, kam frikë për jetën
3 Shtator 2025
7:57
Alfred Lleshi
David Luiz, ish-mbrojtësi i Chelsea, PSG dhe Arsenalit, sot te Pafos në Qipro, është përfshirë në një skandal të rëndë. Një grua, Francisca Karollainy Barbosa Cavalcante, e njohur si Karol, e akuzon për kërcënime me vdekje dhe dhunë psikologjike pas një lidhjeje jashtëmartesore që, sipas saj, ndodhi gjatë periudhës së tij te Fortaleza.
Gjykata në Cearà i dha asaj masa mbrojtëse, duke pranuar si prova edhe bisedat në rrjetet sociale. Karol deklaron se Luiz e ka kërcënuar duke i thënë se ka “para e pushtet” dhe se mund ta zhdukë nga faqja e dheut, duke i shtuar frikën për jetën e saj dhe të djalit të vogël. Avokatët e saj pretendojnë gjithashtu se futbollisti i ka propozuar një marrëdhënie treshe dhe, pas refuzimit, kanë nisur kërcënimet.
David Luiz reagoi me një video, ku mohoi çdo akuzë. Ai pranoi se ka shkëmbyer mesazhe, por theksoi se kurrë nuk e ka kërcënuar apo takuar personalisht gruan. Futbollisti brazilian theksoi se tashmë ka ndërmarrë hapa ligjorë dhe pret që drejtësia të zbulojë të vërtetën. -

Fans i Trumpit, ish-huligan dhe historian/ Kush është euroskeptiku Karol Nawrocki që do drejtojë Poloninë
Nacionalkonservatori 42 vjeçar Karol Nawrocki fitoi me 50,89% të votave kundrejt pro evropianit Rafal Trzakowski, i cili arriti 49,11% të votave. Vëzhguesit presin që ai të bllokojë qeverinë e Donald Tusk.
Nawrocki ishte i panjohur në politikë: historiani me doktoraturë është drejtor i Institutit të Kujtesës Kombëtare, një autoritet i rëndësishëm në Poloni për hetimin e krimeve komuniste dhe atyre naziste kundër popullit polak.
Në vitin 2017, qeveria e PiS-it e emëroi atë drejtor të Muzeut të Luftës së Dytë Botërore në Gdansk.
Nawrocki njihet si kritik i ashpër i BE-së. Gjatë fushatës zgjedhore ai u shpreh, se e sheh projektin evropian si një Evropë të shteteve kombëtare dhe jo si një konstruksion federal.
“Ne nuk duam të jemi një shtet federal i Bashkimit Evropian, por një Poloni krenare, mbi 1,000-vjeçare, me trashëgiminë dhe zërin e saj”, tha ai në një aktivitet zgjedhor në Koszalin.
Edhe biografia e tij në fushatë la vend për pikëpyetje. Në një intervistë, Nawrocki pranoi se kur ishte më i ri, si tifoz i klubit të futbollit Lechia Gdansk, kishte marrë pjesë në përleshje huliganësh në fushë të hapur.
“Kur bëhet fjalë për format e luftimit fisnik, të luftimit burrëror, ka pasur shumë të tilla në jetën time”, tha ish-boksieri. Ai është përfolur në media edhe për lidhje me rrjete kriminale./dw -

Fitoi zgjedhjet në Poloni/ Presidenti Begaj uron Karol Nawrocki: Presim thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi Presidentin e sapozgjedhur të Polonisë, Karol Nawrocki, përmes një postimi në rrjetin social X, me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale.
“Urime Karol Nawrocki, për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Shqipëria vlerëson miqësinë historike mes vendeve tona dhe mbështetjen e fortë të Polonisë për rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Presim me padurim thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dhe hapjen e të gjitha klasterëve gjatë Presidencës Polake të Këshillit të BE-së“, shkroi Begaj.
Top Channel
-

Konservatori Karol Nawrocki fiton zgjedhjet presidenciale në Poloni
Kandidati i opozitës së djathtë populiste, Karol Nawrocki, i mbështetur nga Partia Ligj dhe Drejtësi (PiS), ka fituar zgjedhjet presidenciale të Polonisë, duke mposhtur rivalin e tij pro-evropian, Rafał Trzaskowski në një garë jashtëzakonisht të ngushtë.
Sipas rezultateve zyrtare, Nawrocki arriti të siguronte 50.89% të votave në balotazh, ndërsa Trzaskowski 49.11%.
Fitorja e Nawrockit është një goditje e madhe për qeverinë e koalicionit të udhëhequr nga Donald Tusk dhe pritet të zgjasë bllokimin aktual politik në vend, si dhe të ndërlikojë pozicionin e vendit në Evropë.
Presidenti i ri i Polonisë do të ketë ndikim të rëndësishëm nëse qeveria qendrore e vendit mund të përmbushë axhendën e saj, duke pasur parasysh fuqinë presidenciale për të vënë veton në ligje.
Ky balotazh vjen pas një raundi të parë votimi me konkurrencë të fortë në maj, ku Trzaskowski fitoi pak mbi 31% dhe Nawrocki gati 30%, duke eliminuar 11 kandidatë të tjerë.
Nawrocki, një historian 42-vjeçar, u zgjodh nga partia Ligj dhe Drejtësi si pjesë e përpjekjes së saj për një fillim të ri.
Partia qeverisi Poloninë nga viti 2015 deri në vitin 2023, kur humbi pushtetin ndaj një koalicioni qendror të udhëhequr nga Tusk. Disa vëzhgues politikë parashikuan se partia nuk do të rikthehej kurrë në pushtet dhe Nawrocki u zgjodh si një fytyrë e re që nuk do të digjej nga skandalet e tetë viteve të qeverisjes së partisë. -

Zgjedhjet në Poloni: Fiton sovranisti Karol Nawrocki me 50.89% të votave
Në zgjedhjet presidenciale të Polonisë, Karol Nawrocki ka dalë fitues me 50.89% të votave, duke mposhtur ngushtë kryetarin liberal të Varshavës, Rafał Trzaskowski, i cili mori 49.11%, pas një gare tepër të ngushtë që mbajti vendin në tension.
Rezultati është bërë i ditur nga agjencia polake e lajmeve Pap, e cila citon të dhëna nga Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve pasi u numëruan të gjitha qendrat e votimit.
Pjesëmarrja në votime ishte 71.63%.
Zgjedhjet u zhvilluan në një klimë të polarizuar politike, ku Nawrocki, një figurë nacionaliste dhe euroskeptike, përfaqësoi linjën e ashpër konservatore, ndërsa Trzaskowski mbrojti një vizion pro-europian dhe liberal.
Kjo garë zgjedhore e theksoi ndarjen e thellë politike në Poloni, një vend strategjik në kufirin lindor të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Rezultati konfirmon ndarjen mes pjesëve urbane, të cilat mbështesin liberalët, dhe zonave rurale që votojnë për nacionalistët.
Fitorja e Nawrockit pritet të shtyjë Poloninë drejt një rruge më nacionaliste, me më shumë fokus te sovraniteti dhe më pak integrim evropian.
Karol Nawrocki ka marrë mbështetje të drejtpërdrejtë nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, çka nënkupton një orientim më të theksuar drejt politikave konservatore ndërkombëtare. -

Zgjedhjet presidenciale në Poloni/ Sovranisti Karol Nawrocki fiton balotazhin me 50.89%
Karol Nawrocki
POLONI- Kandidati pro-rus dhe sovranist Karol Nawrocki kryesoi balotazhin presidencial të fundjavës në Poloni , sipas numërimit përfundimtar. Nawrocki fitoi 50.89% të votave (10,606,628) në një garë të ngushtë kundër kryetarit liberal të Varshavës, Rafał Trzaskowski: rivali i tij pro-evropian fitoi 49.11% (10,237,177 vota).
Këto janë të dhënat nga Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve pas numërimit të të gjitha qendrave të votimit, ndërsa pjesëmarrja në votime ishte 71.63%. Trzaskowski kishte qenë prej kohësh favoriti për të fituar zgjedhjet, por epërsia e tij ndaj Nawrockit ishte zvogëluar në javët e fundit.
Si presidenti i ri i Polonisë, Nawrocki ka të ngjarë të vazhdojë të përdorë fuqinë e tij presidenciale të vetos për të bllokuar programin pro-BE të kryeministrit polak Donald Tusk. Rezultati ka të ngjarë të rigjallërojë edhe mbështetësit e Nawrocki-t, opozitën konservatore kombëtare të Ligj dhe Drejtësi (PiS), e cila humbi pushtetin tetëmbëdhjetë muaj më parë, duke u dhënë atyre besim të përtërirë se do të jenë në gjendje ta mposhtin koalicionin e Tusk në zgjedhjet parlamentare të vitit 2027.
Nawrocki mbështet vlerat tradicionale katolike dhe familjare dhe është një mbështetës i fortë i sovranitetit polak brenda BE-së. Ai qëndron pro mbështetjes së vazhdueshme për Ukrainën, por ka thënë se nuk dëshiron ta shohë vendin të bashkohet me NATO-n dhe BE-në gjatë agresionit të vazhdueshëm të Rusisë, shkruan BBC.
Presidenti i Polonisë ka një rol kryesisht me ndikim të kufizuar në politikën e jashtme dhe mbrojtjen, por presidenti mund të vërë veton mbi legjislacionin. Qeveria e koalicionit pro-BE e Tusk nuk ka një shumicë parlamentare mjaftueshëm të madhe për ta rrëzuar atë.
Presidenti aktual konservator, Andrzej Duda, ka përdorur pushtetin e tij për të penguar Kryeministrin Tusk të përmbushë premtimet kryesore të fushatës, duke përfshirë heqjen e ndikimit politik nga gjyqësori dhe liberalizimin e ligjit të rreptë të abortit në vend.
Të dy kandidatët presidencialë mbështesin vazhdimin e ndihmës për Ukrainën fqinje, por ata kanë mendime të ndryshme në lidhje me qasjen e tyre ndaj BE-së. Trzaskowski, një ish-ministër për Evropën, mbështet vizionin e Tusk për një Poloni në zemër të rrjedhës kryesore evropiane, duke ndikuar në vendime përmes marrëdhënieve të forta me Gjermaninë dhe Francën.